Monday, September 28, 2009

Fati i jetës së njeriut !

Krijoi Perëndia gomarin dhe i tha:
Do të jesh gomar, do të punosh nga agimi e gjer në errësirë. Do të bartësh mbi shpinën tënde çdo gjë që të ngarkojnë dhe do jetosh 30-vjet.



Gomari u përgjigj:
Le të jetë vullneti Yt Perëndi, por..…30 vite janë tepër për atë jetë të rëndë,do më kishin mjaftuar qoftë edhe 10-vjet jetë ?
Dëgjoi Perëndia lutjen e gomarit dhe ia realizoi dëshirën.

***Pastaj, krijoi Perëndia qenin dhe i tha: Do të jesh qen. Do të ruash shtëpinë e njeriut. Do të hash çfarë të të japin dhe do jetosh 25-vjet.



Qeni u përgjigj: Le të jetë vullneti Yt Perëndi, por 30-vjet janë tepër për atë lloj jete, do më kishin mjaftuar qoftë edhe 10-vjet jetë e do të isha i lumtur. Dëgjoi Perëndia lutjen e qenit dhe e bëri të tillë.

***Më pastaj, krijoi Perëndia majmunin dhe i tha: Do jesh majmun. Do të kërceshësh nga druri në dru dhe do bësh majmunllëqe për argëtimin e të tjerëve dhe do të jetosh 15-vjet.


Majmuni u përgjigj: Le të bëhet vullneti Yt Perëndi, por..…15-vjet janë tepër, do të më dilnin edhe 5-vjet jetë ?
Dëgjoi Perëndia lutjen e majmunit dhe ia realizoi.

***** Së fundi, Perëndia krijoi njeriun dhe i tha: Do jesh njeri, krijesa më e mençur në botë. Do sundosh botën dhe çdo gjë në të , përveç gruas. Këtë nuk do t'a arrish kurrë. Dhe do jetosh 30-vjet.


Njeriu u përgjigj: Ju falemnderit Perëndi ,u realizoftë vullneti Yti, por 30-vjet janë pak. A ke mundësi të më japësh 20-vjet që nuk i do gomari, 15 që i refuzoi qeni dhe 10 që nuk i donte majmuni ?
Dëgjoi Perëndia lutjen e njeriut dhe ia plotësoi uratën.

Dhe kështu njeriu jeton 30-vjet si njeri.
Pastaj martohet dhe jeton 20-vjet si gomar, duke punuar nga agimi e gjer në mbrëmje dhe duke mbart mbi shpinën e tij barrën e familjes.
Pastaj shkon në pension dhe jeton 15 vite tamam si qen, duke ruajtur shtëpinë dhe duke ngrënë ç'ka ti japin.
Dhe në fund, jeton edhe 10-vjet si majmun, duke u endur nga banesa në banesën e fëmijëve të tij, duke u zgërdhirë për të argëtuar nipër e mbesa...




JETA ESHTE NJE SEMUNDJE VDEKJEPRURESE ME KOEFICENT VDEKSHMERIE 100%

No comments: