Shikimet

Friday, September 25, 2009

Iliada dhe Odisea (Nje enigmë e pazgjidhur)

Duke ju referuar disa librave historikë të Izraelit të lashtë, dy shkrimet epike më të lashta në Qytetërimin Perëndimor janë Iliada dhe Odisea, të shkruara nga poeti i njohur si grek, Homer.

Jane keto dy shkrime qe paraqesin sot mitet dhe legjendat brilante te ndodhura ne nje kohe shume te larget, qe shkon rreth 4000 vjet me pare dhe te shkruara ne shekullin e 7 p.l.k.

Keto legjenda dhe mite pasuan fshirjen nga historia te qytetrimit Mikenian, nje nga qyteterimet me te zhvilluara te kohes.

Mendohet se legjendat gojore te popujve te zones ku shtrihej Greqia e lashte dhe Troja, u mblodhen dhe shkruan nga Homeri.

Po kush ishte ky Homer? Te gjithe e bejme kete pyetje dhe askush deri me sot nuk ka marre nje pergjigje te sakte. Dihet vetem se Homer ishte nje plak i verber, i cili bashke me shkrimet e tij, vuri kete emer, qe sot ne njohim, pa folur aspak per vehten e tij.

200 vjet pas tij, historiani me i madh i tere kohrave, qe quhet edhe babai i historise, Herodoti, na thote se Homeri ishte nje grek nga Jonia ne bregun perendimor te Azise se Vogel. Ndoshta i lindur ne ishullin KOS dhe qe jetoi perafersisht ne vitet 850 deri 750 B.C. (Para Krishtit)

Tek Herodoti ai pershkruhet si rapsod popullor endacak qe bridhte neper vende te ndryshme per te mbledhur legjendat e vjetra, qe kendoheshin ne vargje nga rapsode epike. Kjo nje tradite e vjeter gojore, qe sot per fat te mire ruhet vetem ne nje vend dhe pikerisht ne Shqiperine veriore.

Shume studiues mendojne se epikat poetike te legjendave Homeriane nuk jane shkruar kurre nga nje person i vetem, por nga shume njerez te cilet kane ngleur anonime!

Mua personalisht me kane ngelur ne mendje shume tregime dhe legjenda Homerike, qe babai im m'i tregonte si perralla kur isha femije dhe qe atij ia kishte treguar po i ati. Ata nuk e kishin lexuar kurre Homerin dhe as qe e dinin, nese ekzistonte apo jo nje Homer!!!



Kur une u rrita dhe Homeri u perkthye ne shqip, nxitova ta blej dhe ta lexoj me nje fryme. U befasova! Shume nga ato legjenda une i dija qe nga rrefimet e tim. Kjo me ka vene ne mendime te thella dhe me mundon shume. Si ka mundesi qe babi im dhe babai i tij i dinin kaq mire ato legjenda pa lexuar Homerin?!

Kjo eshte nje pykepyetje shume e madhe tek une dhe qe me mundon. Nuk e di nese nje dite do te di te verteten e kesaj enigme? Po ashtu nuk e di nese shqiptare te tjere (mosha ime dhe me te vjeter) jane rritur me keto "perralla" Homerike dhe nese po, ku i kane mesuar ata pa ekzistuar ne shqip, nje Homer?

Mendohet se keto dy libra qe Homeri vetem sa i ka mbledhur, kane ekzistuar ne mendjet dhe gojet e "grekeve te lashte" shume me pare dhe se jane shkruar 200 deri 300 vjet para se te vinin shkronjat greke dhe te shkruhej greqishtja! Del pyetja se me cfare shkronjash u shkruan ato dhe kush i shkroi, pasi Homeri ishte i verber?




'Skeleti' dhe 'mishi' i 'Iliades'

Iliada' eshte nje permbledhje ne vargje e tere asaj periudhe luftrash greko-trojane deri ne shkaterrimin e Trojes. Shume gjera aty jane pershkruar me nje hiperbolizim te njejte si psh tek 'Eposi i Kreshnikeve' por tregohen dhe disa zakone apo tradita qe ne fakt jane te verteta pasi ato jane te trasheguara edhe sot e kesaj dite ne Shqiperine e veriut, (ne tere Gegerine), dhe kjo ben qe legjendes ti vishet 'mishi' i se vertetes dhe te behet e besueshme.

Po pse tere kjo lufte e grekeve ndaj trojaneve? Per nje femer? Per nje kokekrisje? Apo thjesht per ekspasion? Une mendoj qe asnjera nga keto gjera nuk qendron. Lufta eshte bere vetem per nje arsye; zoterimit te ngushtices se Dardaneleve qe eshte nje pike strategjike, qe kontrollon lidhjen e Detit te Zi me Detin Mesdhe.

Nese pranojme qe Troja ka qene shtrire atje ku na thote arkeologu gjerman Heinrich Schliemann, kjo ndodhet afer ujit dhe ne piken me te afert te Europes me Azine e Vogel. Per greket ka qene me kollaj te dominohej kjo pike per te realizuar gjithe ato hamendje te tjera, qe i vishen lakmise greke per Trojen dhe qe ka ndodhur ne kufijte kohore midis viteve 1250 - 1185 PK.

Per nje kohe te gjate eshte menduar qe "Iliada" eshte nje krijim imagjinar letrar dhe kjo deri ne vitin 1870, kur gjermani Heinrich Schliemann filloi germimin ne ate vend qe sot besohet te kete qene Troja.

Ai kenaqi veten e tij dhe me pas tere boten duke treguar se ai gjeti rrenojat e Trojes! Atje u gjeten, njera mbi tjetren rreth 9 qyteterime ne nje hark kohor prej 3,500 vjetesh dhe natyrisht ato qene qytet-shtete, qe u vertetetuan se kane ekzistuar para Homerit. Troja e Homerit mendohet qe te kete qene i 7-i qytetrim i zhdukur, pas se cilit mendohet te jene edhe dy qyteterime te tjera, qe mund te kene ekzistuar pas Homerit! Muret e Trojes jane te trashe rreth 5 m dhe lartesia nuk dihet per shkak te rrenimit.

Historia e 'Iliades'
Ne qender te historise jane heronj te medhenj dhe perendi e perendesha, por nje nga heronjte me legjendare i pershkruar me shume mjeshteri, eshte Akili grek i cili nuk pershkruhet me perbuzje si heronjte e tjere greke, por me shume dashuri. Edhe zemerimi i Akilit dhe vrasja e Hektorit, heroi me te madh trojan, pershkruhen me mjeshteri te rralle dhe po me ate dashuri per Akilin megjithese ai ben nje veper shume mizore ne inat e siper!

Qellimi i luftes kunder Trojes ishte qe te merrej Helena, gruaja me e bukur e botes, bashkeshorte e mbretit te Spartes, Minelausit, e rrembyer nga princi i Trojes, djali i Priamit, Parisi. Minelausi ishte betuar per hakmarrje. Ai thirri ne ndihme te gjithe mbreterit dhe princat e Greqise, te cilet iu pergjigjen pozitivisht. Nder ata ishin edhe Akili, Ajaksi, Odiseu, Diomedesi, Nestori dhe Agamemnoni, mbret i Mikenes. Agamemnoni ishte vellai i Minelausit dhe u caktua kryekomandant i luftes.

Pergatitja per lufte e grekeve vazhdoi per gati dy vjet, ata ndertuan mbi 1.000 anije lufte dhe thirren nen arme mbi 100.000 djem. Kampi i pergatitjes per lufte u zgjodh porti detar ne gjirin e Aulisit qe gjendet ne pjesen verilindore te Greqise. Nisja u be ne nje dite te qete, kur deti ishte pa dallge pasi kishin bere dhe kurbanin e rastit dhe ishin falur ne kembet statujes kushtuare Perendeshes Artemis (Diana.) Mendohej qe te gjithe perendite ishin fyer me veprimin e bere nga Helena e bukur dhe se zotat ishin ne anen greke.


Nga ana tjeter edhe trojanet po pergatiteshin per lufte. Mbreti trojan Priam qe shume plak per te luftuar vete keshtu qe ai thirri ne ndihme fqinjet e tij dhe u kerkoi ndihme, e cila nuk i mungoi. Vete qyteti i Trojes ishte i rrethaur nga mure qe s'mund te kaperceheshin ne asnje menyre. Ne krye te ushtrise qene trojanet Hektor, Enea, Sarpedon etj.

Kjo lufte nuk shkoi ashtu si e mendonin greket. Per 9 vjet rjesht ata luftuan e derdhen gjakun lume, por Trojen nuk e nenshtruan dot. Pas nje lodhje te gjate, kryetrimi grek, Akili, i thote Agamemnonit se nuk do te luftoje me kunder Trojes dhe u terhoq. Agamemnoni per ta terhequr Akilin ne lufte sajon nje kurth, dhe per kete problem Homeri angazhohet te pershkruaje plot dy te tretat e librit te Iliades! Agamemnoni terheq ne lufte kushuririn dhe njeriun me te afert te Akilit, Patroklin te cilin e lejon te ndeshet me kryetrimin e Trojes, Hektorin, nga i cili ai vritet. Kuptohet qe Akili do te hakmerrej dhe keshtu ai futet ne lufte per ta vrare Hektorin. Kjo eshte dhe pjesa me e bukur e librit. Pershkrimet e hollesishme te jetes se Akilit dhe luftrat e tij deri ne vrasjen e Hektorit, jepen kaq me detaje, sa secili qe i lexon ato pasazhe, e ndjen vehten brenda tuftes greko-trojane.

Vrasja e Hektorit i cili qe nje trim i drejte, i ndershem dhe trim i zgjuar do te beje qe dhe Akili i pamposhtur te vritet ne fund te luftes pas shkaterrimit te Trojes.

Por si erdhi shkaterrimi i Trojes se pamposhtur?

Gedhendesi Odiseu, i ndihmuar edhe nga Perendesha Athina, planifikoi te ndertoje nje kale druri shume te madh qe te mbante brenda tij rreth 100 ushtare.

Plani i tij u zbatua menjehere. Greket u derguan lajm trojanve qe do te terhiqen dhe shkojne ne Greqi si disfatiste dhe ne shenje respekti per luftetaret e medhenj trojane ata ju dhuronin nje kale druri. Per te vertetuar kete gje, greket ngriten velat dhe anijet e tyre moren "rrugen e kthimit." Kalin e drurit ua lane jashte tek porta kryesore me emrin Dardan. Pasi trojanet u siguruan se greket iken, e moren kalin dhe e futen brenda me gjithe kundershtimet e Parisit dhe te Kasandres, djalit te vogel dhe bijes se vetme te Priamit. Te njejten gje beri dhe prifti i mencur Loakoni i cili u tha se, "dhurata e armikut eshte o helm, o thike!"

Kasandra qe ishte dhe parashikuese dhe ajo e terbuar nga inati qe askush nuk e degjonte i tha te atit: "Ati im i dashur, une shoh gjak brenda mureve te kalase dhe me kete gjak shoh te shkruhen fjalet Helene e Trojes dhe Kali i Trojes qe njerzimi s'ka per ti harruar kurre! Te lutem mos e fut kalin brenda!"

Me gjithe kundershtimet e tyre, kali u fut brenda mureve dhe naten, ndersa trojanet flinin, 100 ushtaret greke dolen nga kali dhe pasi vrane disa roje, iu dhane sinjalin grekeve qe prisnin ne det te hapur me anijet gati per tu kthyer mbrapsh. Greket arriten tek muret e Trojes dhe ushtaret greke pasi vrane rojet e portes sekondare me emrin She, e hapen ate dhe lejuan keshtu futjen e ushtrise greke e cila i vuri zjarrin Trojes dhe vrau pothuaj te gjithe trojanet. Vetem pak vete shpetuan dhe me ne krye Enean ata mberriten ne brigjet e Italise, ku ndertuan nje qytet me emrin Troja.

Afer mengjezit, Troja nuk ekzistonte me dhe bashke me te edhe shume nga trimat e saj se bashku edhe me disa nga trimat greke. Helena u kap dhe u mor duke iu dorezuar Minelaosit.

Ketu mbaron dhe libri ILIADA. Greket u kthyen ne Greqi. Gjate kthimit per ne Greqi, nje nga heronjte e saj Odiseu, pason nje udhetim te gjate dhe plot aventura e cila jepet e plote tek libri i dyte i Homerit me titullin ODISEA.

Nga Agim Bacelli

No comments: