Wednesday, September 30, 2009

Klisheja e lajmit bëhet realitet: Njeriu kafshon qenin

Kriteri universal i vlerësimit të profesionit gazetaresk se “lajm nuk është kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”, u realizua në Kanada.

Jonathan Schacher, banor i qytetit Saskatchewan në Kanada, kafshoi në hundë qenin e tij të racës pitbull terrier pasi nuk arriti ta bindte dot që të mos kacafytej me qenin e fqinjit. I ndodhur në qendër të vëmendjes në qytetin Saskatoon, Jonathan e shpjegon kështu situatën:



''Në pjesën e mbrapse të shtëpisë kam një bahçe të vogël të rrethuar me mur të lartë të pakalueshëm për ndonjë kafshë. Shpeshherë e nxirrja qenin tim pas shtëpie të shëtiste dhe e stërvitja për të mësuar disa urdhra. Një ditë, dëgjoj nga pas shtëpie disa zhurma dhe kacafytje. Shkoj të shoh dhe vërej se qeni im po kacafytje me qenin e fqinjit. U mundova t’i ndaj: e pamundur. Megjithëse e urdhërova disa herë ta lëshonte, qeni e kishte kafshuar prej hunde dhe nuk e lëshonte. U detyrova dhe unë ta kafshoja prej hunde qenin tim, derisa ai e lëshoi qenin e fqinjit.”

Në fund, Jonathan Schacher thekson se ''Pasi e kafshova qenin në hundë, ai u qetësua në mënyrë të habitshme dhe më lëpinte në fytyrë sikur po më kërkonte të falur.”

Start

No comments: