Thursday, September 24, 2009

Mbretëria e plehrave !

Kultura e një populli shihet nga mënyra sesi i trajton plehrat e tij, më pati thënë një miku im francez. Në atë kohë kjo shprehje m'u pat dukur gjysmë e sajuar e gjysmë humoristike. Në fund të fundit francezet kanë prirje për të krijuar sentenca! Por sot, kur malet me plehra po ngrihen ne çdo qytet, kur plastika po sundon në tokë e ujë, kur smogu dhe pluhuri kanë zaptuar ajrin, ujërat e zeza qarkullojnë lirisht në rrugë, aq më shumë bindem në vërtetësinë e kësaj sentencë të tij!




Si cdo vit, edhe sivjet kalova pushimet ne Borsh. Dhe kjo ka arsyen e vet : Borshi eshte nje nga fshatrat me te paster ne bregdet dhe deti i tij eshte vertete kristal! Por, ndersa shkoja rruges per atje, neper rrugen mrekullisht te bukur qe sapo eshte ndertuar, ne te dy anet e saj bashkeshoqeruese te saj kishe plehrat! Nje koder me plehra qe digjej dite e nate te lajmeronte perpara tabelave rrugore se po i afroheshe ketij apo atij fshati te bregdetit! Mesazhi ishte i qarte: duhej ndotur jo vetem toka dhe deti, por edhe ajri. Tmerri i vertete ishte disa kilometra perpara se te hyje ne Himare, tek Qafa e Vishes. Tymi i mbeturinave qe digjeshin aty shquhej qe larg, duke leshuar gjithashtu edhe nje arome mbytese per disa kilometra. Epo shyqyr qe pushoj pak me larg mendova, duke mos u shkeputur nga ajo shprehja " larg meje le te behet gjithcka". Por plehrat kishin filluar luften me fshatin edhe ne Borsh. E gjithe rruga buze detit prej disa kilometrash, ishte kthyer ne nje varreze masive plehrash. Edhe aty kishte filluar tradita e djegies se tyre, ndonese shtepite ndodhen disa metra larg. Kemi detin e paster te pakten mendova. Por edhe aty plehrat po tregoheshin kembengulese per te pushtuar siperfaqen dhe fundin e tij. Bisedova me disa borshiote per kete situate alarmante per fshatin, turizmin dhe te ardhurat e tyre. Me thane se komuna kishte caktuar nje makine per te mbledhur plehrat, por kishte edhe njerez qe abuzonin duke i hedhur plehrat vend e pa vend. Mirepo keta njerez, cuditerisht ishin me te shumte se sa te tjeret!

Pas pushimeve ne Borsh, u ktheva ne Tirane. Por vapa e padurueshme e gushtit me detyroi te nisesha perseri, kesaj radhe ne Pogradec. Ky qytet eshte shquar gjithnje per dy gjera: per klimen dhe per pastertine! Duke zbritur Qafen e Thanes ndalova te shihja Linin, kete fshat magjepses, buze liqenit. Thashe te shkoja e te pija nje kafe aty. Padyshim qe do te ishte nje kenaqesi. Kenaqesi mendova? M'u zu kafja ne gryke: te gjitha daljet e shtepive qe jepeshin mbi liqen, ishin kthyer ne magazina te qeseve, shisheve, bidoneve e gjithfare mbeturinash te tjera. Kam degjuar se fshatrat afer lumenjve apo liqeneve jane fshatrat me te pastra per arsyen e thjeshte se kane ujin afer. Por Lini ma hodhi poshte krejtesisht kete mendim. Lashe kafen pergjysme dhe u nisa per ne qytet. Akoma pa hyre mire ne Pogradec e ndjeva menjehere se njera prej vlerave te tij tradicionale kishte humbur:pastertia. Cuditerisht, ka disa vite, qe rruget e ketij qyteti jane te gjitha te prishura. Te gjitha pa perjashtim. Hapen kanale, vendosen tuba ujerash te bardha e te zeza, rikonstruktohen e ndertohen, te gjitha njekohesisht. Pluhuri i rri si kupole kercenuese Pogradecit. Epo, po shkoj me tutje, larg qytetit, thashe me vete. U vendosa ne Tushemisht. Ajri ishte vertete i paster, sic shpresoja, por...Tushemishtin e kam njohur qe vite perpara kur xhiroja dokumentare per televizionin. Atehere me pat bere pershtypje se ne dyshemete e shtepive kishte kanale me ujerat e burimeve rreth e qark dhe cdo familje kishte "rezervatin" e vet te koranit brenda shtepise. Burimi i ketij fshati, I bie atij mes per mes. Por aty tashme nuk kishte me koran as ne shtepite e fshatareve e as ne kanalin me uje te kulluar te burimit. Varkeza te vogla plehrash notonin qetesisht mbi te dhe bashke me rrjedhen ndalonin ne liqen.

Vapa vazhdonte te ishte mbytese ne Tirane dhe perseri mendova te largohesha prej aty. Thashe te shkoja diku ne bjeshke ca kohe. Nje pjese te mire te pushimeve ne femijerine time i kam kaluar ne Razem, nje fshat i njohur per shkodranet qe ne fillimet e shekullit te kaluar. Madje pjesa me e pasur e qytetareve kishte ngritur aty vila te mrekullueshme per verim. Epo, bashke me kujtimet e femijerise po kaloj edhe disa dite te qeta atje mendova. Rruga per ne fshat ishte e gjitha e asfaltuar, shenje e mire kjo per admiruesit e natyres. Por... kete dreq "por" me eshte dashur ta perdor disa here ne kete shkrim si mjet zhgenjimi. Aty gjeta pak pushues por shume plehra. Plehrat kishin pushtuar edhe Razmen! Ato ishin kudo : ne puset e lendines, anash vilave, neper rruget e pyllit, kudo, kudo. Edhe ketu ne mes te maleve ulerita ?! Por ulerima ime jehoi ca kohe neper gryka dhe u shua, si nje shenje e vogel proteste, por qe nuk mund te ndryshoje asgje.

Ne Tirane vazhdonte vapa. Megjithate mendova me mire te kthehesha aty sesa te "zbuloja" akoma me shume fakte per pushtimin e vendit nga plehrat. Sapo hyra ne korridorin e pallatit, me uroi mireseardhjen nje qese me mbeturina mu tek dera e tij. Edhe ketu ?! Ne ate pallat banojne njerez te shquar te biznesit, medias, profesore. Shume prej tyre mbajne punonjese pastrimi ne shtepi. Po ja qe njeri prej tyre nuk kishte hezituar te linte mbeturinat tek dera hyrese e tij. E tmerrshme!

I nervozuar nga ky fakt u ngjita ne shtepi dhe hapa televizorin. Kur jam me pushime nuk e ndjek fare, ndaj thashe te merrja vesh te rejat. Por edhe ketu nuk gjeta rehat. Pashe dy kronika televizive: e para bente fjale per numrin e turisteve qe ishte shtuar me 35% ne raport me vitin e kaluar. E bukur kjo, thashe me vete. E dyta bente fjale per Lumin e Tiranes. Nje specialist I ambientit thoshte ne interviste se ne ate lume jo vetem nuk kishte me peshq, por vinte ne dyshim nese kishte ndonje gjallese ne ujerat e tij. E gjitha kjo sepse shtrati i lumit ishte kthyer ne depozite masive plehrash.

U kujtova per sentencen e shokut tim. Nje shtet kuptohet se si jeton dhe cfare mireqenie ka nga plehrat, vazhdova sentencen e tij. Perpara viteve '90 cdo familje I mblidhte mbeturinat ne nje gazete dhe i hidhte ne koshin e vetem qe ishte per disa pallate, gje qe tregonte varferine e skajshme qe perjetonin qytetaret e tij. Atehere, qofte nga sasia, qofte nga cilesia (ato ishin te gjitha mbetje ushqimore dhe plastika nuk njihej fare ne vend) qytetet e perballonin me sukses mbledhjen dhe trajtimin e tyre. Shqiperia ka ndryshuar shume vitet e fundit. Eshte rritur e zhvilluar ne cdo aspekt. Mireqenia eshte ku e ku me e larte se ajo e viteve te urise! Shenje e ketij zhvillimi jane edhe plehrat. Tashme vendin e nje kazani plehrash e kane zene dhjetera te tille. Nga nje grusht mbeturinash, tashme shihen qytetare qe hedhin dy apo me shume qese plastike te mbushura plot te kazanet e plehrave. Por ky tregues mireqenie, na eshte kthyer gjithashtu ne nje tregues te kultures sone, apo me mire te themi te mungeses se qytetarise sone. Po behen investime madheshtore ne rruge, energji, kanalizime e ujesjelles. Por vetem ne nje aspekt nuk kemi investuar qofte edhe nje lek te vetem: ne trajtimin e plehrave, duke e kthyer vendin ne nje varreze te pafund plehrash, te cilat na demtojne ne, natyren dhe te ardhmen tone.

Eshte e gezueshme qe numri i turisteve rritet cdo vit, por kjo do te ngjase deri ne nje dite, qe do te jete mjaft e afert nese nuk do dime te trajtojme mbeturinat urbane. Dhe kjo nuk eshte vetem ceshtje e qeverise apo e pushtetit lokal, por ne radhe te pare ceshtje qytetarie. Ne duhet ta meritojme kete emer jo se banojme ne qytete, por sepse perfaqesojme kulturen qytetare. Dhe ndeshkimi i natyres nuk po na mungon: jane rritur ne shifra te frikshme te semuret me kancer, me probleme respiratore apo me infeksione te ndryshme.

Ndaj i dashur qytetar, i zgjedhur vendor apo qeveritar, mos harroni se plehrat po na marrin veç cilësisë së jetës edhe vetë jetën.



Agron Bala, Koha Jonë,

No comments: