Saturday, September 26, 2009

Ndal, Farmacia !

Jetojmë në shekullin e 21-të, por shumë njerëz ende e kanë tabu blerjen e 'Viagrës' apo të mjeteve mbrojtëse.
Personat që blejnë më shumë 'Viagra' janë mbi moshën 40 vjeç, kryesisht janë pacientë të përhershëm, thekson një prej farmacisteve në zonën pranë rrugës së Barrikadave. Sipas saj, njerëzit e kanë ende tabu blerjen e këtyre medikamenteve.
"Përgjithësisht ata që blejnë medikamente në farmacinë tonë i njohim, dhe ata që blejnë 'Viagra' po ashtu. Por, ende kanë probleme dhe e konsiderojnë turp blerjen e tyre, sa shpesh herë presin deri në fund që të ikin të gjithë klientët që të blejnë", - tregon farmacistja. Sipas saj, kjo lloj sjellje nuk është vetëm për blerjen e 'Viagrës', por edhe për elementet mbrojtëse, kondom.




"Shumë raste, kur vijnë e blejnë prezervativ, njerëzve një fytyrë u vjen dhe një u ikën, presin të ikin të gjithë njerëzit dhe i marrin ato sikur i kanë vjedhur dhe ikin më të shpejt", - thotë ajo. Këtë lloj sjellje e kanë të gjitha moshat, ndrojtje, turp.

Por, në farmacitë e kryeqytetit nuk janë të pakta dhe rastet e femrave që kërkojnë medikamente për të rritur dëshirën seksuale. "Më ka rastisur që në farmacinë tonë të pyesin edhe femra për medikamente që të rrisin dëshirën seksuale.
Por, numri i tyre është i pakët. Dhe, moshat janë kryesisht të reja jo shumë të vjetra. Ndërsa për moshat që vijnë e blejnë 'Viagra' janë më të mëdha. Rrallë herë ka të rinj që blejnë 'Viagra', kryesisht ato që i blejnë janë mbi 40 vjeç", - sqaron farmacistja pranë rrugës së Barrikadave. Sipas saj, blerës të 'Viagrave' më shpesh janë të huajt që jetojnë në kryeqytet, kryesisht ata i blejnë me tableta, ndërsa pensionistët i blejnë me kokrra, duke qenë se çmimi është më i ulët.
Shumë njerëz ende nuk e kanë idenë se, ashtu siç ekziston mjeku gjinekologu për femrat, ekziston edhe një mjek, që quhet androlog, e që shërben për mjekimin e anomalive të organeve gjenitale mashkullore. Edhe vetë gjinia mashkullore, e cila duhet ta njihte me siguri se çfarë përfaqëson kjo fjalë, duket se nuk ka shumë njohuri për të. Nga shumë meshkuj, ky profesion nuk njihet fare. Mjeku androlog, Evi Dani pohon se është më se e vërtetë që për shumë meshkuj, mjeku androlog është një fjalë e padëgjuar. Madje, edhe kur disa prej meshkujve mësojnë se ekziston një mjek që merret me problemet gjenitale të tyre, e keqinterpretojnë këtë profesion, duke e ngatërruar me atë të gjinekologut. "Shumë meshkuj, madje edhe kur kanë një nivel arsimor të mirë, nuk e njohin këtë specialitet. Kur disa prej tyre vijnë në ambulancën tonë, më pyesin nëse jam unë gjinekologu i meshkujve", - thotë mjeku androlog Evi Dani. Duket se vetëm halli i çon meshkujt në derën e mjekut androlog.


Zonë e ndaluar, mos hyr !


Kultura e të vizituarit, qoftë edhe për të ditur se sa të shëndetshme janë organet gjenitale të tyre, nuk ekziston.



Ka edhe nga ata meshkuj që edhe pse kanë probleme shëndetësore, nuk shkojnë për këshillim te mjeku androlog. Kjo, sipas Evi Danit, ndodh pasi në momentin kur pacienti konstaton një shqetësim gjenital, ai përjeton ankth dhe frikësohet. "Problemet e organeve seksuale te meshkujt, sigurisht që janë të veçanta; ato konsiderohen nga kushdo jetë private dhe sekrete. Çdo pacient ka një farë ngurrimi për ta trajtuar problemin e tij te mjeku androlog", - sqaron mjeku androlog, Dani. Këshillimi te mjeku androlog, sipas specialistit Dani, është i domosdoshëm te të gjithë meshkujt, sapo ata hyjnë në moshën e pubertetit.

G. Shqiptare

2 comments:

Anonymous said...

Pershendetje,mundesisht të më dergoni një e-mail të Dr Evi Dani që të mund ta pyes për disa probleme të mija. Jam nga Kosova,këtu te ne ska androlog te suksesshem si Dr Dani, andaj dua ti bëj një pytje. e-mail im ësht aardi_111@live.com . Faleminderit për mirëkuptim.

Anonymous said...

Pershendetje,mundesisht të më dergoni një e-mail të Dr Evi Dani që të mund ta pyes për disa probleme të mija. Jam nga Kosova,këtu te ne ska androlog te suksesshem si Dr Dani, andaj dua ti bëj një pytje. e-mail im ësht aardi_111@live.com . Faleminderit për mirëkuptim.