Saturday, September 26, 2009

Njerëz të humbur dhe humbameno !

Njerëz të humbur është emision informativ-hulumtues për raste të personave të humbur fati i të cilëve nuk dihet.

Emisioni Njerëz të humbur ka filluar të prodhohet në vitin 2005. Që nga fillimi e deri më tani emisionin e ka prezantuar koordinatorja gazetareske Aida Shtino. Rastet e trajtuara në emision janë raste të lajmëruara në komisariatet e policisë ndërsa rëndësi të veçantë ju jepet rasteve të zhdukjeve të fëmijëve dhe njerëzve të moshuar. Shpesh herë ka ndodhur që rastet e trajtuara në shikim të parë duken si ikje apo mos lajmërime, por në bazë të kërkimeve dhe hulumtimeve gazetareske dhe policore lënë të kuptojnë për raste krimi të inskenuara. Hulumtimet në emision zakonisht fillojnë nga kontakti i fundit i lajmëruar nga të afërmit e të zhdukurit dhe vazhdojnë mbi bazën e komunikimeve qe fitohen përmes telefonatave apo interesimeve prej grupit te gazetarëve asistente të emisionit. I gjithë informacioni sigurohet mbi bazën e dëshmive nga personazhe të afërm apo miq të personit të zhdukur.


Realizimi i emisionit bëhet në bashkëpunim të ngushtë me organizata të ndryshme shoqërore, institucione shtetërore dhe subjekte tjera që merren me fatin e njerëzve të zhdukur. Ndër bashkëpunëtor të këtij emisioni dallohen Fondacioni "Njerëz të humbur" (int. Missing People), Prokuroria e Shqipërisë, Policia e Shqipërisë, Interpoli, Organizata e Emigrantëve (OJF), Avokati i Popullit (Shqipëri), Kryqi i Kuq Shqiptar, gazeta "Bota Shqiptare" në Itali, Shoqata e emigrantëve, Ambasadat e huaja në Shqipëri, Emisioni i TV Alter "Fos sto Tounel" nga Greqia, Emisioni i RAI 3 "Chi l´ha visto ?" nga Italia si dhe "Missing Person" nga SHBA-ja.

Mijëra familje shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë qëndrojnë të ngulur përballë televizionit duke përjetuar dhimbjen e këtyre njerëzve, që prej vitesh kërkojnë të afërm të tyre, të humbur gjetkë nëpër botë.

Ajo që të bën vërtetë përshtypje është efikasiteti i këtij emisioni, i cili dukshëm është shumë më efikas, (pavarësisht që shfrytëzohet dhimbja e njerëzve),sesa vetë prokuroria shqiptare. Ndoshta në këtë rast shumë institucione shtetërore shqiptare mund të gjejnë shembuj të tillë ku mund të projektohen për të justifikuar ekzistencën e tyre.

Dikush të më shuajë një kureshtje për disa raste të veçanta, që të bëjnë të mendosh...

Si ka mundësi që një individ i maturuar, të humbasë kontaktet me prindërit e tij dhe të mos shkruajë një letër, të mos kryejë një thirrje telefonike, të mos gjejë dot një mënyrë komunikimi për një kohë, qoftë mbi 10-vjet apo më tepër ?

Si mundet që një i ri apo e re, që familja e kërkon dhe e qan në një emision direkt, mohon identitetin e tij, mohon familjen e tij ? Nga çfarë arratisen këta njerëz ? Këta janë të humbur që presin ti gjejnë, apo humbameno ?
Aida Shtino

Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: