Friday, September 25, 2009

Rëndësia e një shoku në jetën tonë...

Ndër vite është kuptuar rëndësia e madhe që zë shoqëria në jetën e gjithkujt. Nëse vërtetimin e këtij përfundimi do ta nxirrnim anasjelltas, do të bënim një pyetje shumë të thjeshtë: "Çfarë do të bënte njeriu i vetëm?"

E menduar ngulazi, kjo pyetje na çon në dimensione dyshuese se bota do të ishte e frikshme dhe e pakuptimtë. Gjërat e bukura nuk do të dukeshin të tilla dhe të këqijat s'do kishin sens. Ndaj arrijmë në konkluzionin se jeta në shoqëri është jeta e vërtetë, pasi njeriu nuk mund ta ndjejë shijen e saj nëse jeton i vetëm. Kjo për faktin se në shumë periudha të jetës njeriu dëshiron më shumë të jetojë për të tjerët se sa për veten.


Shoqëria është si ajri, i domosdoshëm për jetën, por i pamjaftueshëm për të.


Shoqëria është një grimcë shumë e rëndësishme e ajrit që ne thithim përditë dhe implikon ndjesi të veçanta në qenien tonë. Herë-herë mund të ndihemi keq nga njerëzit që na rrethojnë, herë të tjera mund të shndërrohemi në qeniet më të lumtura të botës, po nga këta individë. Por ajo që është më themelore, është fakti se vetëm falë shoqërisë arrijmë të bëjmë dallimin e të mirës nga e keqja, dallojmë vesin nga virtyti, përzgjedhim mikun nga armiku e mbi të gjitha njohim vetveten pasi një proverb thotë: "Që të njohësh mirë veten, mos u shih në pasqyrë, por analizo të tjerët, për të gjetur vendndodhjen tënde."


Sidi.R , G.SH

A mundet të ruajmë miqësinë, kur gjinitë tona janë të ndryshme ?

No comments: