Shikimet

Friday, October 30, 2009

Çokollata më e mirë se seksi ?!

Sipas një sondazhi të kryer në Itali në qindra gra të moshave të ndryshme, ku pyeteshin se çfarë do të zgjidhnin midis kënaqësisë së një çokollate dhe kënaqësisë nga seksi, rezultati i studimit ishte tronditës... Mbi 50% e femrave kanë zgjedhur çokollatën si kënaqësi e pakrahasueshme.

Ose meshkujt nuk kuptojnë shijen e çokollatës siç duhet, ose femrat nuk përjetojnë si duhet kënaqësinë seksuale edhe pse kjo e dyta përsëri rëndon mbi gjininë mashkullore sërish.

Midis arsyeve përse çokollata është më e mirë se seksi, rradhiten disa nga arsyet e mëposhtme :
    1. Mund te hash cokollate ne sy te prinderve pa shkaktuar traume tek askush. 2. Asnjeri nuk te merr neper goje, se me ke po e ndan ti cokollaten. 3. Njerzit edhe duke qene te te njejtit seks mund te ndajne cokollaten, pa ju vënë emrat sipas rastit. 4. Nuk ke pse pret orë të tëra, për të filluar së ngrëni përsëri çokollatë. 5. Çokollata qëndron e fortë edhe për një javë rrjesht e të mahnit kur mbaron butësisht. 6. S'ka rendesi çfarë tipi cokollate pelqeni, te gjitha jane te ligjshme. 7. Neqoftese do te duhet te paguash për cokollaten, ajo nuk është shume e shtrenjte. 8. Cokollata ju duket gjithmone terheqse edhe kur nuk je e dehur. 9. Një cope e madhe cokollate zgjat me shume, por edhe një cope e vogel te kenaq. 10.Mund te hash cokollate ne zyre, pa ju ngelur hatri kolegve te tu. 11.Eshtë kaq e thjeshte per te patur nje cokollate, sa herë që ta duash 12.Çokollata zgjat aq sa e dëshironi ju. 13.Nëse kafshon me dhëmbë kokrrat e saj, çokollatës nuk i dhemb. 14. Kur ha çokollatë nuk të mbeten qime në gojë. 15. Çokollatën nuk ke nevojë ta mashtrosh që të pëlqeu. 16. Çokollata nuk përbën rrezik shtatëzanie. 17.Çokollatat më të mira, janë më të lehta për tu gjendur. 18.Ti mund të mbash sa çokollata të duash dhe të të gjitha ngjyrave. 19.Nuk je kurrë shumë e re apo shumë e vjetër për një çokollatë. 20. Kur je duke ngrënë çokollatë, komshinjtë e tu nuk rrinë zgjuar nga zhurma. 21. Masa e çokollatës nuk ka rëndësi, ndodh shpesh që ato më të voglat janë dhe më të shijshmet. 22. Mund të hash lehtësisht çokollatë edhe ndërsa i jep makinës.



Nga ana tjetër studimet e ndryshme arrijnë në përfundimin se çokollata shton dëshirën për seks !

Femrat që e konsumojnë kanë më shumë dëshirë për marrëdhënie intime

Eshtë hedhur për një kohë të gjatë ideja që çokollata ka një ndikim euforik në ndjeshmërinë e trupit. Pushtuesit panë Perandorinë e Montezumës të konsumonte një sasi të madhe kakaoje, në formën e një pijeje të cilën ata e quanin çokollatë, përpara se të hynte në harem. Më pas ishin pushtuesit spanjollë të cilët forcuan edhe më shumë idenë se çokollata ishte një produkt aziatik i cili u soll në Evropë. Ky dyshim është vërtetuar edhe nga Giacomo Casanova, një nga dashnorët më të mëdhenj të historisë. Vetëm në sajë të kërkimeve të fundit shkencëtarët kanë “shthurur” karakteristikat e çokollatës dhe ndikimin që ajo ka tek njerëzit. Është vërtetuar se çokollata përmban sasi të vogla simulantësh kafeine. Ajo njihet gjithashtu edhe si faktori që ndikon në rritjen e nivelit të serotonit, një kimikat i prodhuar në formë natyrale në tru, i cili ndikon në uljen e ankthit. Serotoni në pjesën më të madhe të rasteve mendohet se shkakton të njëjtin efekt me mariuanën, ku për të arritur të njëjtën kënaqësi një individi i duhet të hajë 11 kilogramë çokollatë të zezë. Por asnjë nga këto karakteristika nuk mundëson lidhjen mes të ngrënit të çokollatave dhe rritjes së kënaqësisë seksuale. Studiuesit shprehen se sasia e endofinës, e cila prodhohet nga ngrënia e çokollatave, ndikon në rritjen e kënaqësisë seksuale.
Studiuesit
Në mbështetje të kësaj teorie vjen edhe një studim tjetër, i cili studion sjelljen seksuale mes femrave që kanë ngrënë çokollata dhe mes femrave që nuk kanë konsumuar shumë të tilla. Sipas studiuesve italianë, femrat që konsumojnë rregullisht çokollata kanë jetë seksuale më të mirë sesa ato që për arsye të ndryshme nuk i konsumojnë çokollatat. Femrat të cilave u pëlqente të ëmbëlsoheshin çdo ditë me një çokollatë kishin nivelin më të lartë të dëshirës, joshjes dhe kënaqësisë seksuale. Urologu Andrea Salonia nga spitali San Raffaele, Milano, pyeti 163 femra për konsumimin e çokollatave dhe përmbushjen e tyre seksuale. Kërkuesi arriti në përfundimin se “femrat të cilat kanë konsumim të çokollatave treguan nivel më të lartë të dëshirës për seks sesa femrat të cilat nuk e kishin këtë zakon. Çokollata ka një ndikim pozitiv fiziologjik në seksualitetin e femrave”. Studiuesi Salonia, thotë se për të gjitha femrat të cilat kanë një nivel të ulët të libidos, konsumimi i çokollatave mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të rritur epshin e tyre. Ai beson se çokollata mund të jetë një mjekim shumë i veçantë për femrat të cilat shmangin seksin pasi vuajnë nga tensioni paramenstrual. “Çokollata nuk është një lloj ushqimi, është si një ilaç”. Femrat të cilat paraqesin gjendje jo të mirë shpirtërore para ciklit menstrual vuajnë shumë edhe në aktivitetin seksual. Unë mendoj se të ngrënit e çokollatave mund të përmirësojnë ndjeshëm dëshirën e tyre për të bërë seks”, tha Salionia. Përveç faktit se një marrëdhënie e seksit dhe çokollatës nuk mund të provohet me 100% siguri, rezultate shkencore të ndërthurura me studimet e sjelljes sigurojnë një argument detyrues për ndikimin e çokollatës në dëshirën seksuale tek të dyja gjinitë, aq të sigurt sa që studiuesi jep këtë këshillë: Bëjeni çokollatën pjesë të dietës tuaj ditore.





Çokollata, efektet per shendetin e femijeve dhe te rriturve (AGJENCIONI FLOART-PRESS)

Sot çokollata llogaritet si ushqim luksoz me te cilin duhet te keni kujdes pasi shkakton migrene dhe shendoshje. Per disa mjeke, kjo mbetet e diskutueshme, por sipas disa hulumtimeve te reja shkencore eshte vertetuar se çokollata ose kakaoja, nese konsumohen ne sasi te kufizuara, jane te dobishme per organizmin dhe ndihmojne ne mosshfaqjen e semundjeve te zemres, kancerit dhe disa semundjeve te tjera.
Perberja nutritive
Perberja nutritive e çokollates ndryshon ne varesi te recetes. Ne pergjithesi, çokollata permban keto lende ushqyese: proteina, te cilat jane te nevojshme per rigjenerimin e qelizave; yndyrna, kryesisht yndyrna te ngopura deri ne masen 50 per qind; Vitamine E, vitamine liposolubile, e nevojshme per membranen e qelizes;
Kalcium; fosfor dhe magnezium; minerale esenciale per kockat dhe dhembet; hekur, i nevojshem per formimin e hemoglobines; kafeine, stimuluese e sistemit nervor;
baker, i cili ndihmon ne metabolizmin e hekurit, formimin e melanines (ne lekure dhe floke) dhe funksionin e sistemit nervor qendror; fitokemikaliet,(siç jane flavonidet) me ndikim antioksidues. Kokrrat e kakaos, qe jane perberja kryesore e çokollates, permbajne me shume se 600 fitokemikalie (lende kimike bimore), duke perfshire antioksidantet qe mbrojne nga semundjet e zemres dhe nga kanceri.
A shkakton çokollata migrene?
Me migrene nenkuptohen kriza te renda te dhembjeve te kokes te shkaktuara nga spazma e arterieve te trurit. Keto kriza mund te shkaktohen nga faktore te shumte, midis te cileve shpesh permendet edhe çokollata. Megjithate, nuk ka deshmi te sigurta per kete, sepse te shumica e te semureve qe shkojne deri te kriza ne te njejten kohe eshte e nevojshme edhe prezenca e faktoreve te tjere, siç jane stresi, lodhja, shqetesimi etj dhe disbalanci hormonal. Po keshtu, ne kete semundje mund te ndikojne edhe disa ushqime dhe uria.
A shkakton çokollata akne dhe puçrra?
Besohet qe disa ushqime mund te sjellin probleme deri te keqesimi i akneve, mes te cilave shpesh akuzohet çokollata. Por per kete nuk ka deshmi. Sipas hulumtimeve te reja, te çokollata nuk jane identifikuar perberje qe do te shkaktonin akne apo keqesim te tyre. Megjithate, besohet se indeksi glikemik i larte, i kombinuar me konsumimin e madh te sheqernave te rafinuara te çokollata, mund te jete ne relacion me shfaqjen e puçrrave.
A shkakton çokollata shendoshje?
Nese dikush ha rregullisht çokollate me shume sesa jane nevojat e tij, teprica e kalorive qe ka çokollata do te kaloje ne formen e yndyrnave. Çokollata ka vlere te madhe energjetike, qe do te thote se permban me shume kiloxhula ne raport me masen e saj, perafersisht 2200 kiloxhula ne 100 gr. Nese rregullisht konsumohet ushqim energjetik i pasur, kjo eshte sigurisht menyra me e shpejte qe te fitohet peshe. Ne fakt, fajtori per kete nuk eshte vetem çokollata dhe ushqimet specifike, por ngrenia e tepert ne teresi. Sipas mjekeve, eshte e sigurt se nese dikush ushqehet shendoshe, mund te haje dhe çokollate ne sasi te kufizuar, duke mos u trembur se do te shtoje ne peshe. Per shembull, kuzhina tradicionale meksikane e perdor çokollaten e erret ne receta me mish te kripur dhe me zarzavate. Çokollata e konsumuar ne menyre te tille ka vlere me te vogel energjetike, pasi eshte e holluar me ushqime me energji te ulet.
A mund te konsumojne diabetiket çokollate?
Diabetiket mund te konsumojne sasi te vogla te çokollates pasi nuk ka efekte te demshme mbi kontrollin e glikemise.
A e rrit çokollata kolesterolin ne gjak?
Çokollata mesatarisht permban 50 per qind yndyrna. Eshte e njohur qe pas konsumimit te nje ushqimi, i cili eshte i pasur me yndyrna te ngopura, rritet kolesteroli ne gjak. Te çokollata lloji kryesor i yndyrnave te ngopura eshte acidi stearik. Ky lloj acidi nuk ndikon ne sasine e kolesterolit ne gjak. Kjo do te thote se ata qe duan te zvogelojne marrjen e yndyrnave te ngopura, per te normalizuar kolesterolin mund te konsumojne lirisht çokollate por ne sasi te vogla.
Mbrojtja nga semundjet e zemres dhe kanceri
Kokrrat e kakaos permbajne antioksidante, te cilet kane rol ne prevencen e disa semundjeve. Substancat, te quajtura ketehine, e zmadhojne rezistencen ndaj semundjeve degjenerative, siç eshte kanceri dhe semundjet e zemres. Katehinet gjithashtu gjenden edhe te pemet dhe perimet, por organizmi ka nevoje edhe per katehine te llojeve te ndryshme, siç jane ato qe gjenden te çaji dhe çokollata. Ne krahasim me çajin, permbajtja e antioksidanteve te çokollata eshte me e madhe. Çokollata, veçanerisht çokollata e erret, eshte burim i shkelqyeshem i katehineve. Ekzistojne deshmi se kakaoja ndihmon ne prevenimin e oksidimit te kolesterolit ne gjak dhe zvogelon tendencen per ngjizjen e gjakut (tromboza). Megjithate, qe te thuhet se a ndikon kakaoja te zemra, nevojiten me shume deshmi. Ne pergjithesi, bazuar ne hulumtimet e deritanishme, nuk eshte vertetuar ndikimi i antioksidanteve ne prevencen e semundjeve te zemres.
Kakaoja kundrejt çokollates
Nese doni ta zmadhoni konsumimin e antioksidanteve dhe njekohesisht konsumimi i kalorive ne teresi te jete i ulur, provoni te pini kakao ne vend qe te hani çokollate, pasi permbajtja e yndyrnave te kakaoja eshte me e ulet. Çaji gjithashtu permban katehine (edhe pse jo aq shume sa kakaoja dhe çokollata), por nuk permban yndyrna. Per kete arsye, çokollaten nuk mund ta cilesojme si ushqim te shendoshe, sepse ajo permban dhe komponente te tjere, te cilet potencialisht jane te padeshiruara nese konsumohen ne sasi te medha. Nga ana tjeter, njerezit qe konsumojne ne sasi te kufizuar çokollaten, nuk duhet te ndihen fajtore per kete gje.
Kafeja dhe te mirat e saj
Per shqiptaret, ashtu si dhe per miliona njerez ne bote, kafeja eshte pija me e preferuar e mengjesit. Por cilat jane efektet e saj ne shendetin e njeriut jo te gjithe i dine. Lajme te mira shkencore kane mberritur nga Italia per ata miliona njerez ne bote qe pine çdo dite kafe. Ajo madje keshillohet si nje terapi e mire edhe per nje sere semundjesh, perfshi ate te zemres. Por, mos u çudisni, kafeja rekomandohet edhe per femijet. Kafeja nuk eshte e keshillueshme per grate shtatzena dhe per personat qe vuajne nga ulcera ne stomak. Ne Milano, kafeja, thote njeri prej dietologeve me te njohur te Italise, ju ben mire juve dhe femijeve. Filxhani i mengjesit i ekspresit, qe behet ne kuzhinen e shtepise ose pihet shpejt e shpejt ne nje kafene gjate rruges per ne pune, eshte nje rutine e perditshme per miliona italiane. Por ka shume vite qe informacionet per menyren e tyre me te preferuar per te filluar diten jane negative. Per shembull, nje nga lajmet me te fundit ishte qe mjeket i kishin thene kryeministrit britanik Toni Bler te pinte me pak kafe. Ndersa tani duket se batica po ulet. “Harrojini njoftimet frikesuese!”, - thote dietologia Chiara Trombeti, e institutit “Humanitas Gavazeni” ne periferi te Milanos. Sipas saj, ka arsye te shendosha shkencore per ta gezuar ekspresin e mengjesit pa u shqetesuar per pasojat negative ndaj shendetit. “Kafeja mund t’ju beje mire dhe sa me e forte te jete, aq me e mire eshte”, - thote dietologia. Per kete arsye, ajo rekomandon nje ekspres ne vend te nje neskafeje te pergatitur vete.
Te dhena shkencore
Kafeja permban tanine dhe antioksidante, qe kane efekte pozitive per zemren dhe arteriet. Gjithashtu, sipas dietologes italiane, kafeja mund te te lehtesoje dhembjet e kokes. Ajo keshillohet per melçine dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e cerozes dhe gureve ne veshka. Kafeina ne kafe mund te zvogeloje rrezikun e krizave te astmes dhe ndihmon ne permiresimin e qarkullimit brenda zemres. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk eshte e mire per te gjithe. Nese pini me shume se ç’duhet, mund t’ju beje nervoz, shkakton shpejtim te rrahjeve te zemres dhe dridhje te duarve. Grate shtatzena, te semuret me zemer dhe ata qe vuajne nga ulcera ne stomak, keshillohen ta shmangin kafene. Dr. Trombeti thote: “Asnje nuk duhet te pije me shume se 3-4 filxhane kafe ne dite”. Shume prinder mund te tmerrohen nga keshillat e kafese per femijet, por dr. Trombeti kembengul me force se nje filxhan qumesht me kafe mund te jete nje fillim ideal per brezin tjeter te te apasionuarve pas kafese, sidomos per femijet gjumashe, sepse kafeja nxit trurin e tyre para nje dite qe shpesh zgjat nga ora 08.30 e mengjesit deri ne 04.30 mbasdite.

Kafeja ndikon mire per:
-Zemren e arteriet
-Dhembjet e kokes
-Melçine
-Cerozen
-Guret ne veshka
-Astmen etj

No comments: