Shikimet

Monday, October 5, 2009

Dasmat shqiptare, si janë zëvendësuar ritet

Emigracioni, kushtet ekonomike, ndryshimi i rregullave të jetës nga “e drejta” fisnore në atë individuale kanë ndikuar dhe cermoninë martesore, dasmën.

Dikur nusja kur shkonte tek shtëpia e burrit lyente gishtat në mjalt dhe prekte pragun e derës, por kjo tablo është harruar, përsëritet vetëm sa herë shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara”. Llokumet janë zëvedësuar me konfetat, palët e krushqëve me një dasëm shpesh të përbashkët. Vetëm napoloni dhe sheqeri me oriz “hidhen” njësoj.

Ndërsa sot dasmat bëhen nga më të ndryshme, sipas traditës së vendit ku çifti ka kaluar pjesën më të mirë të jetës, të ndikuara nga emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit, ka kaluar në atë të individit.

Dasëm amerikane

Ana me Ervinin ishin studentë në Amerikë, por dasmën e bënë në Shqipëri. Në një lokal të hapur, kur çdo të ftuari i ishte caktuar vendi i vet në tryezë dhe në në tavolinë para gotës së ujit ka emrin e vet të shkruar. Muzika më e fundit xhaz dhe ritmike, ku në kulmin e dasmës nusja ftoi gjithë djemtë beqarë dhe hoqi kolanin e zhartierit, me një kërcim ekstravagant. Ndërsa dhëndërrin e lyen në tortë derisa shokët e hodhën në pishinë.

Dasma në kishë

Ndërkohë janë bërë më se të zakonshme dasmat në kishë. Kisha zbukurohet që në mëngjes me tufa me trëndafila dhe tyl të bardhë në bedena, në tokë hidhen petale trëndafili. Nusja shoqërohet nga tre- katër shoqet e saj më të ngushta, të cilat i vijnë nga pas me tufat me lule. Në fund në çdo dasëm nusja hedh në ajër tufën me lule, kush e kap ka rradhën për t’u martuar. “Në dasmën e Anës e priti tufën kushurira e saj, që kishte 5 dasma rresht që priste tufën. Është me e gjata, basketbolliste, kështu që ajo i ka të gjitha shanset për të pritur tufën, megjithëse është ende vetëm 22-vjeçe dhe e sheh larg martesën”, thotë shoqia e Anës. Tashmë emrin e kandidatit e ke tatuazh në lëkurë, në byrzylyk, në kordele mëndafshi, apo në faqen e ditarit,

Nga dasmat 1 javore, tek ato me 50 vetë

Deri në fillim të viteve 90 dasma shqiptare zgjaste një javë rresht dhe të ftuar ishin mbi 100 vetë. Harxhe të mëdha për familjen, por që i merrnin mbrapsht pasi të ftuarit nuk bënin dhurata, por hidhnin lekë në tabaka, “zakon” i stisur gjatë sistemit komunist, ardhur prej varfërisë, por që ka mbetur dhe sot. Sot janë të rralla dasmat e tilla të mëdha. Më e zakonshmja është ajo e tipit kur nusja dhe dhëndëri ftojnë vetëm hallat, tezet dhe shoqërinë rreth 50, 70 veta. Shtrohet një banket i vogël; gjatë të cilit nusja ndërron dy dhe tre fustane, pasi sigurisht është dita e saj. Në dasmat e sotme nusja kërcen sa mundet, ndërsa duhet të nusëronte gjithë turp, e nuk guxonte as të buzëqeshte. "Dasma vazhdoi tri ditë e tri net. Dasmorët hëngrën e pinë dhe për një javë nuk u doli pija". Kështu përshkruhen dasmat e familjeve shqiptare, të cilat fillonin që të hënën në mëngjes dhe përfundonin të hënën tjetër. Për një javë njerëzit hanin, pinin dhe këndonin për fatin e dy të rinjve që martoheshin. Ndërsa sot ndodh e kundërta. Mund të të lajmërojnë se marton nipin para dy ditëve të dasmës dhe vetëm të dielën të jesh i pranishëm në koktejlin e thjeshtë, që do të organizohet më këtë rast.

"Nuk e përballojmë dot një dasmë. Deri tani kemi harxhuar 4 milionë lekë vetëm për rrobat e nuses dhe të dhëndrit, pa llogaritur këtu edhe lekët që kemi shpenzuar për lokalin që e kemi marrë me qira dhe harxhet për ushqimet"- tregon Moza, një grua e cila ka dasmën e djalit së shpejti.

Dasma shqiptare sot

Lokali ka ngjyra jo shumë të ndezura, ku në sfond dëgjohet një muzikë e lehtë. Kujt i pëlqen të kërcëjë, mund të ngrihet, ndërsa ata që e kanë mendjen vetëm tek e ngrëna, vendosen para tryezës dhe i gjejnë fundin pjatës që kanë përpara. Nusja dhe dhëndri presin tortën, pasi kanë kërcyer vallen e njohur të çiftit, e cila ka nota të një vallëzimi modern. Që çifti të jetë i lumtur, të gjithë të kryejnë detyrimin e të qenit të pranishëm - kjo është dasma shqiptare mbas “shthurjes” së saj shekullore. Po, shqiptart nuk mund të largohen nga e burkura dhe kujtimet, kështu që një pjesë e rëndësishme e ceremonisë janë fotot në natyrë mes luleve. Në Tiranë çdo të djelë rruga gumëzhin nga boriet e makinave të nuseve që shkojnë drejt Parkut Botanik për të bërë foto, ndërsa në vendet bregdetare, ato bëhen buzë detit.

Tradita ka mbetur vetëm te vallet

Asaj që ndoshta dasmorët shqiptarë nuk i kanë shpëtuar dot, janë vallet e traditës. Edhe çifti nuk shkon në dhomën e gjumit, nëse nuk ka kryer ritin e valles së nuses dhe dhëndrit. Shoqërimi i çiftit që kërcen në shoqërinë e prindërve është e vetmja traditë, e cila ka shpëtuar e paprekur. Edhe pse lokali ku dasmat organizohen janë të vogla, çifti, domosdoshmërisht, duhet të kërcejë hipur mbi një tryezë, ku do të digjet edhe shamia e beqarisë. Sipas traditës, në vallen e nuses merrnin pjesë edhe të afërm të tjerë, të cilët tashmë duken rrallë e më rrallë në këtë valle. Kjo për faktin, se nusja dhe dhëndri lodhen.

Legjendë gjakovare

Si u përleshën krushqit dhe nuset?


Në Dushkajë të Gjakovës dasmat janë bërë madhështore deri në marrëzi. Një legjendë ekziston nga këto anë. Ku janë Varret e Krushqve, në një mal të Dushkajës, në mes të fshatrave: Gergoc, Maznik, e Kralan, janë takuar në rrugë dy krushqi, nga dy dasma dhe janë vra deri në një. Kur nuk ka mbetur asnjë i gjallë, edhe nuset zbritën nga qerret dhe dolën në dyluftim me njëra tjetrën dhe sot është vendi i asaj gjakderdhjeje. E gjithë kjo për çfarë? : Vetëm mos t’ia lëshojnë udhën njëri-tjetrit, dy krushqitë, me pretekst, se udha e krushqeve, nuk thyhet...sepse rrugët ishin të ngushta vetëm, vetëm një kahëshe. E sot, në ato treva, kur bëhet dasma, kur takohen dy krushqi në rrugë, njëra krushqi ndalet, ia heqin zinxhirët e qerreve të kuajve, i lëshojnë përtokë, derisa kalon kolona e krushqëve të tjerë, derisa të ndërrohen në rrugë, shkëmbejnë cigare, pijnë në këmbë, përshëndeten dhe ia urojnë njëri-tjetrit martesat dhe vazhdojne udhën.

Dasma ku kërcet pushka

Deri në vitet 40 nuk kishte dasëm ku të mos kërciste pushka për qejf. Më pas në vitet e sistemit komunist për dasmat me armë as që bëhej fjalë, ndërsa pas vitit ‘97 ato u rishfaqën përsëri dhe sot tek tuk kërcet ndonjë krismë në ndonjë damë fshati të humbur. Dikur poeti Din Mehmeti kujton kam parë dasma madhështore, sa mund të qëndrojë gjithë natën me sytë kokërr, sa sikur të vijonin ashtu, nuk e dij si kishte për të përfunduar dasma...Nga krismat thuase deri në qiell të muzikës në valle duet, e në grupe, nga madhështia e aktorëve popullorë e sa nga krismat e armëve, në atë dasëm poeti u inspirua aq shumë, sa dhe shkroi poemën "Krismë është emri im"...

Rite

Paja e nuses


Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë. Ndërsa sot mjaft që të kesh lekë dhe nusja blen gjithçka çfarë do vetë.

“Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur”

Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por, në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë, që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur, por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e t’u të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant, por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”. DENISA XHOGA

Tradita tiranase, një llokume përgjysmë mes vjehrrës dhe nuses
Në qytetin dhe rrethinat e Tiranës është zakoni që dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsira vizitat e shoqërisë. Në këtë trevë, dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen.


Ritet e dasmave shqiptare, me ngjyresat e jetës në emigracion
“Komercializmi i dasmave, një gjë vulgare
Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull, është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen, madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti, që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht, ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”.Ballkan


ZAKONET E DASMAVE SHQIPTARE
Krushqit, zakonet komike e “delikate” të ditë-natës së dasmës
Në të gjitha trevat, si shfaqet zakoni që ndjell lindjen e fëmijës së parë të çiftit, djalë

Mjalti, sheqerkat, orizi, dhuratat e çmuara, zakonet e qerasjes e të urimit, “dackat” për dhëndrin dhe vargjet e improvizuara, dollitë dhe nusërimi

Dasmat shqiptare sikurse edhe ceremoni të tjera apo rituale të jetës, karakterizohen nga tipare krahinore, tipare disa herë aq të ndryshme, saqë përbëjnë habi tek krushqit e tjerë. Por, martesat e të rinjve nga krahina të ndryshme si dhe lëvizjet e shumta të popullsisë kanë bërë që ritualet e tyre të afrohen gjithnjë e më tepër, të japin dhe të marrin. Porosia e “prindërve” se “vajza duhet të mësojë zakonet e shtëpisë së burrit që të mos turpërohet”, e kanë një fillesë që në mënyrën e nisjes së jetës së përbashkët bashkëshortore, madje, që kur nusja “bën këmbë”. Por, nga ana tjetër, shqiptarët që nuk janë karakterizuar si popull liberal në pranimin e zakoneve të mikut , gjithnjë e më tepër po e humbasin këtë tipar dhe po “tolerojnë” mes tyre. Zakoni i tjetrit gjithnjë e më pak shkakton rrudhje buzësh, e gjithnjë e më shumë, buzëqeshje e kureshti. Sepse, jemi më interesant duke qenë të ndryshëm dhe ia vlen të mbetemi të ndryshëm...

Labëria, krushqit “duel” me fjalë
Në zonën e Labërisë, në fillim të këtij shekulli, tradita ka qenë që zakonisht, nusja e dhëndri nuk njiheshin me njëri- tjetrin. Fjalën e martesës e jepnin prindërit e tyre. Ditën e dasmës, krushqit vinin me kuaj për të marrë nusen ( me armë apo jo, sepse shkrehja e armës kur merrej nusja, ka qenë zakon në disa krahina). Nusja vinte hipur mbi kalë, me kokën të mbuluar me duvak, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjesë e pajës së saj. Kur nisej me krushqit për në shtëpi të burrit, zakoni ka qenë që ta shoqëronte një mashkull nga familja, zakonisht vëllai i vogël. Kishte dhe nuse që vishnin fustan të bardhë e vello, por tradita ka qenë çitjane të kuqe atllasi ose mëndafshi dhe xhoke të qëndisur e të shndritshme, shami me temina dhe kokën të mbuluar me duvak. Flokët dhe gishtat i lyenin me këna. Menuja tradicionale ka qenë mishi i pjekur në hell, bagëti pra, me yshmer, një gatim me miell misri, gjalpë të pjesë të brendshme bagetie.
Organizimi i dasmës bëhej nga një djale i ri i fisit, i ngarkuar prej të zotit të shtëpisë, që kujdesej për mishrat në hell, cilësinë e pjekjes së tyre, gatimet, sistemimin e miqve në tryeza etj. Gratë dhe burrat uleshin mbi shilte të mira, në dhoma të veçanta. Kënga e vallja nuk pushonin deri vonë, e rakia derdhej lumë. Një zakon shumë karakteristik i kësaj zone ka qenë, kur krushqit shkonin të merrnin nusen, zakoni e donte të ishin prezent njerëz shumë të zgjuar e të shpejte në të menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njëri- tjetrin, nga ana e njerëzve të nuses dhe dhëndrit, që hidheshin e priteshin sa nga njëra anë në tjetrën dhe që ishin të krijuara aty per aty dhe që donin përgjigje të shpejtë. P.sh.

Njerëzit e nuses: Nusja jonë e mirë, e mirë, dhëndëri si kec i shtrirë
Njerëzit e djalit: Dhëndëri ynë kallëp sapuni, nuseja surrat majmuni


Kështu ka qenë tradita, këto ishin pjesa më me humor e dasmës, ku duhej të krijoje vargje bukurie për nusen e të ulje dhëndrin apo këngë trimërie për djalin e të ulje nusen. Në një pjesë të jugut ka qenë zakoni, që nusja natën e parë duhet të flinte jo me dhëndrin, por me një fëmijë të vogël, djalë, nga fisi i tij, sepse në besimin popullor, kështu nusja do të lindte djem. Në një pjesë tjetër, nusja e dhëndri mbylleshin në dhomë për 3 orë dhe tërë këtë kohë përpara derës së dhomës së tyre, fisi këndonte e kërcente, thurrnin vargje humoristike, që i flisin me zë të lartë, duke ngacmuar dhëndrin e nusen, e kështu vazhdonte derisa pas ca orësh këndonin: A na bëre gjë o dhëndër-o? Dhe dhëndri duhet të dilte jashtë me një copë të bardhë të lyer me bojë të kuqe, për të simbolizuar virgjërinë e nuses së tij ( ishte bojë, jo gjak)

E drejta zakonore shqiptare, martesat me shpërblim, kurorë dhe rrëmbim
Në Labëri, martesa me provë nuk njihej.


Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses, që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.

Zona e Korçës: Bukë me qiqra për nusen që të jetë pjellore
Korça i ruan traditat e saj të lashta edhe sot e kësaj dite, ndoshta më shumë sesa disa qytete të tjera. Atmosfera e dasmës fillon që një javë para, të hënëën. Fillojnë përgatitjet, njerëzit janë nga s janë vijnë dhe çdo natë bëjnë darkë, mblidhen të gjithë. Të mërkurën merret paja e nuses dhe në shumicën e rasteve i mbledhin të gjithë fëmijët e mëhallës që të shkojnë të marrin pajën. Kur niset makina, hedhin sheqerka dhe oriz. Më pas, bëhet adeti i zënies së bukës me qiqra. Të gjitha gratë mblidhen në dhomë rreth e rrotull dhe këndojnë dhe fëmijët e shtëpisë e shtypin nganjëherë qiqrën dhe më pas gratë fillojnë të zënë bukën dhe e lënë të vijë deri të nesërmen në mëngjes. Të enjten, çupat me mësallkat e reja venë të shpien bukën në furrë.
Të premten, zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojnë. Gjithashtu të premten shpihet kungulli me verë nga nusja. Pastaj të shtunën është dasma e nuses dhe të dielën, dasma e dhëndrit. Kur shkojnë dhëndri me të afërmit të marrin nusen të dielën, i vëllai i nuses ose një nga djemtë e shtëpisë që kanë caktuar të kryejë këtë detyrë, i vë lulen dhëndrit në xhep dhe kur takohen, vëllai i jep një dackë në faqe dhëndrit (me demek që dhëndri t ia mbajë mirë motrën, ta ketë parasysh dackën që ka ngrënë) dhe dhëndri i fut në xhep para vëllait të nuses në këtë moment. Më pas, para se të ngrihen të gjithë dhe të marrin nusen, vllami (i bërë si vëlla)hedh para dhe të gjithë i shikon në dysheme që i mbledhin ku ranë e ku s ranë. Gjithashtu, vllami i ndron dhe këpucët nuses, i vesh këpucë të reja me porosi. Kur jashtë dëgjohet boria e makinës, nusja përcillet dhe e gjithë mëhalla ka dalë jashtë që ta shikojë. Kur hyn nusja tek dera, i vënë dy bukë me qiqra nën sqetull (që nusja të jetë pjellore) dhe vjehrra ia bën gishtin nuses me mjaltë, bën kryqin lart te dera që të bekojë shtëpinë dhe të jetë e ëmbël. Ortodoksët e kanë zakonin që vënë kurorë në kishë, ndërsa myslimanët i vënë unazat në shtëpi, kur venë të marrin nusen, dhe krushkat këndojnë: Epo këto krushkat moj,/ sa të mira moj, sa të mira/ na e mbushen çupën/ me lira moj me lira/...

Zona e Shkodrës: Byrekun e bën vjehrra, por quhet “i nuses„
Familja ia nis përgatitjeve muaj përpara, në radhë të parë me rrobat e nuses. Një javë para dasmës mblidhet gjithë fisi çdo natë tek djali, është një atmosferë e paparë. Ndërkohë që vajza është te dajat deri tre ditë para dasmës. Çifti dy-tre javë para dasmës nuk është i lejuar të shihet. Të enjten shkojnë ca gra të fisit të djalit tek nusja për ta parë dhe po ashtu, për t i çuar dhuntinë: Kjo përmban fustanin e nusërisë dhe çdo gjë që mund t i duhet ditën e dasmës. Po ashtu dhe dhuratat për familjen e nuses dhe për nusen, nga farefisi i djalit. Po të njëjtën ditë, pasdite, shkojnë ca gra tek familja e djalit me dhurata për gjithë fisin e djalit nga familja e vajzës. Të premten në darkë ose të shtunën vinë ca njerëz të djalit të marrin pajën e nuses. Këtu burrat janë brenda, ndërsa familja e nuses vë çdo gjë brenda në makinë. Në momentin që burrat dalin dhe duan të hipin në makinë, gjejnë një çun të vogël në makinë, i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhënë para. Burrat provojnë në fillim me pak para dhe e pyesin: „Të mjaftuan?” Dhe djali i vogël, natyrisht nuk zbret, derisa të ketë duart plot me para. Të premten çojnë nusen në parukeri dhe në darkë vinë të gjitha shoqet e nuses me dhurata. Të shtunën, familja e vajzës ka përgatitur dasmën në të cilën është i ftuar vetëm, kurse gjithë të tjerët janë njerëzit e vajzës. Kërcejnë, hanë, pinë… (fustani i nuses është ndryshe nga ai i ditës që vjen). Të dielën që me natë, nusja shkon sërish në parukeri, që të ketë një pamje tjetër. Kurse djalit i sjellin berberin në shtëpi, i presin flokët (zakon) i heqin mjekrën. Pastaj, e ëma i vë kollaren dhe i vesh xhaketën. Afërsisht në 10.00 mbërrin djali me të tijët që të marre nusen. Normalisht kanë orkestër me vete, kërcejnë tek shtëpia e vajzës. Ndërsa ca burra, ndër ta dhe dhëndrri, janë brenda. Vjen momenti për të dalë nusja. Nga shtepia e nxjerr vëllai dhe daja (nëse nuk ka vëlla një djalë xhaxhai). Tek oborri del dhëndrri dhe merr nusen nga krahu. Kur mbërrijnë tek shtëpia e dhëndrrit, i mbulojnë me oriz e karamele. E ëma i pret tek dera me bukën, që ta vërë nën dorën e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses në mjalt dhe lyen cepin e derës. Më vonë i vënë nuses një çun të vogël në prehër të cilit ajo i jep një kokërr mollë dhe një palë çorape. Në vazhdim, çifti është vetëm, derisa të fillojë “dasma” e vërtetë. Ata mbërrijnë me vonesë si gjithmonë. Në dasmë ka shumë- pak njerëz dhe shoqëri të vajzës. Në momentin që çifti kërcen, i mbulojnë me para. Ajo që ka ngelur nga mbrëmja është e çiftit pastaj. Në mëngjes, nusja çohet në 5.00 të përgatisë kafenë për vjehrrën dhe vjehrrin. Dhe po ashtu tërhollë byrekun, (edhe pse në shumicën e rasteve nuk di dhe në fakt ajo vetëm sa i prek petët dhe në të vërtetë, e bën vjehrra). Pastaj, kur vinë njerëz, u thonë ”Byreku i nuses”.

Zonat e Tepelenës, shumë harxhe në ushqim dhe shumë romuze
Dasma në zonat rurale është një eveniment i rëndësishëm, që kërkon përgatitje dhe përkushtim. Ftesat nuk ekzistojnë, sepse miqve u çohet fjalë me lajmës. Proekupimin më të madh e ka përgatitja e ushqimit. Hapi i parë është zgjedhja e mishrave, që duhet të jenë kryesisht desh kopeje dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg për mik të ftuar. Hapi i dytë është rakia, ajo duhet të jetë e fortë dhe llogaritet të jetë minimumi dy litra për person. Sa për pjesën tjetër të ushqimit, nuk ka shumë rëndësi. Nqs janë plotësuar këto kushte, krijohet ideja që dasma po nis mbarë. Më pas zgjidhen personat që do të pjekin mishin në hell dhe këta duhet të jenë ekspertë, ndryshe miqtë do të jenë të pakënaqur. Më pas, bëhet plani i uljes së miqve. Shtrimi bëhet në dy anë, në një anë gratë dhe në një anë burrat. Të krijohet ideja, që dasma është vetëm ngrënia dhe vajza që martohet, është thjesht një kukull, këto momente që zëri nuk i dëgjohet dhe e qeshura kurrsesi nuk zë vend në fytyrën e saj. Dasmën e hap i zoti i shtëpisë ku uron të gjithë për ardhjen dhe e mbyll fjalën "Ua shpërblefsha në fëmijët tuaj".
Dollinë e parë duhet ta marrë krushku më i freskët i familjes dhe përgjatë natës, dollia vazhdon sipas një riti të vjetër, ku askush s ka të drejtë ta prishë, përndryshe kjo mund të çojë në përmbysjen e tavolinës dhe dasmës gjithashtu. Bejtet janë pafund dhe këtu. Burrat tregojnë kush është më i fortë dhe më i zgjuar. Nqs dikush nuk mund të pijë aq sa i kërkohet ose nuk di ta kthejë bejten, ai nuk është “burrë” ato momente aq sa do të përflitet. Këngët janë ato polifonike të traditës, ndërprerë tek-tuk nga orkestra, që duket se ka thjesht rol plotësues. Dhe dasma vazhdon deri sa më të fortet të mposhten.
Pas dasme, të hënën, gjithe miqtë duhet të pinë kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojnë për jetë të lumtur. Më pas hapet paja, ku një i afërm do të tregojë se ç ka sjellë nusja dhe dhuratat për njerëzit e burrit. Ndryshe ndodh në qytet. Dasma rrjedh normalisht si në gjithë qytetet e Jugut, e hareshme me këngë, valle ku çifti është qendra e vëmendjes dhe këngët, vallet, romuzet gjithçka u dedikohet atyre.
Sot

Lamtumirë dasmave të traditës

Sociologu: Ndryshimet e riteve vijnë nga difuzimi kulturor. Po zhduken edhe ritet e mira

Nusërim vetëm për një ditë, konfeta në vend të llokumeve, koktejle në vend të drekave e darkave me mish e raki... Jo vetëm fustanet e nuseve por edhe ceremonitë e martesave kanë ndryshuar. “Rezervatet” e tradicionales pozitive janë shumë të rralla. Gjen ende nga të gjitha, por tendenca është drejt modeleve italiane, greke, turke. Për fustanin dhe organizimin e ceremonisë si edhe ritet e dasmave. Në rend të ditës është imitimi. Prirja metropolitane është megjithatë drejt së veçantës. Sociologët kanë një shpjegim për këtë dukuri. Flitet për dukurinë e difuzimit të kulturës nga vendet fqinje. Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, gjithçka është e lidhur me emigracionin. Nga e shkuara në të tashmen, shumë rite janë zhdukur, por disa të tjera janë rikthyer. Ndërsa kanë vërshuar rite të tjera, madje plot të tilla me origjinë kristiane: dasma në Kishë e madje edhe në Xhami, por edhe ceremoni të ngushta në rreth miqësor më tepër sesa në rreth fisnor.
Stringlat tendencë
Shporta me “konfeta” të paketuara me tyl dhe zbukuruar me fjongo (më të shtrenjta se rakia), nga ato që shërbehen në dalje të kishës ku sapo është lidhur martesa e një çifti me betimin e përjetshëm të besnikërisë, kanë zëvendësuar tani llokumet e fejesës. Detaji i kishës nuk ka rëndësi. Në thelb bajamet e sheqerosura nënkuptojnë pjellorinë dhe sheqeri ëmbëlsinë simbolike të nuses. Në varësi të luleve, bomboneve me bajame të paketuara, stringlave, një e tillë mund të kushtojë edhe 9 mijë lekë të vjetra. Kollona me lule për mjediset e jashtme e të brendshme ku bëhet ceremonia martesore, kurora lulesh, tufa të ndryshme, të gjitha të bëra vetë, që jepen me qira. Ndërsa buqeta e nuses, në rast se nuk sillet nga jashtë, e bërë vetë në dyqanet shqiptare shkon 15 mijë lekë. Tendenca është që edhe konfetat e lulet të sillen nga jashtë, megjithëse në tregun shqiptar ato kanë nisur të futen që në vitin 1992. Në fillim ishin fare të pakët ata që i parapëlqenin. Numri i atyre që i kërkojnë sot është shumë më i madh sipas tregtarëve të këtyre stringlave martesore. Tabela “Just Married” dhe kanoçet pas makinës së çiftit janë “aksesorët” më pak të imituar. “Nuk e duan tabelën në anglisht se nuk e kuptojnë të gjithë”, - thotë pronarja e një dyqani nusërie. Ndërkohë që tradita e “just married” e ka origjinën në fshatrat angleze, ku edhe lulet zbukuruese për makinën zgjidheshin të freskëta, jo lule plastike.
Risitë e ceremonisë
Dikur vetëm në tavolinën qendrore kishte 40 vetë. Tani e gjithë ceremonia mund të ketë 40 të ftuar a më pak. Në vend të pjatave me shumë mish dhe shisheve me raki tani serviret një koktejl shpeshherë modest (më tepër për shtrëngim ekonomik). Nuset shpesh kanë edhe shoqëruese të veshura me fustane nusërore më pak të bukur se ai i protagonistes së dasmës. Ndërsa fustani i nuses kushton 400 mijë lekë (me qira) ai i shoqërueses jo më shumë se 200 mijë. Hera-herës ka dasma që bëhen në kishë por edhe nga ato që organizohen në xhami. Edhe mjediset ku bëhet dasma janë nga më të ndryshmet. Veç lokaleve e shtëpive, edhe në ndonjë kështjellë-restorant a mjedis intim. Nusja nuk nusëron më katër ditë si dikur, që vishej që të enjten. Zakonisht nusëron vetëm të shtunën në shtëpinë e saj dhe të dielën në atë të burrit, ose vetëm një ditë, nëse bëhet një dasmë e përbashkët. Por nga njëra dasmë tek tjetra ka veçori dhe risi të tjera.

Sociologu Zyhdi Dervishi shpjegon dukurinë e martesave të reja dhe zhdukjen e disa riteve pozitive të traditës së mirë shqiptare

“Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur”

Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”.

Rite
Paja e nuses

Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.

Krushqit e armatosur
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.

Siç mbaronin punë mblesërit, familjet që jepnin pëlqimin reciprok për njëra-tjetrën, caktoheshin datat dhe vazhdonin përgatitjet njëra pas tjetrës. Kryheshin ceremonitë paramartesore të shkëmbimit të nishanit, dhuratave, unazave, e kështu me radhë për të ardhur tek ajo që e kemi quajtur “momenti premartesor”. Një grup nga familja e dhëndrit, “sijinxhit”, ku zakonisht futen daja i djalit, që zë vendin dhe përgjegjësinë kryesore, xhaja, e ndonjë tjetër i afërm, shkojnë u bëjnë peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me të gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanë e pijnë tërë natën, në mëngjes bëhen gati të rikthehen në shtëpinë e dhëndrit, duke marrë me vete kuajt, që tashmë janë ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaçkat dhe pajën që ajo ka përgatitur.

Nusja do të hipej siç e donte adeti; mbi një pelë të madhe, të bardhë e të zbukuruar, sikundër në ditët e sotme, për të zgjidhen makina luksoze të bardha e të zbukuruara më tepër se të tjerat, me shirita, lule, tollumbace... Por, kishte raste që brenda një dite këmbeheshin rrugës dy palë karvanë dasmorësh, që sillnin nuset për tek dhëndri. Ndryshe nga zona e Korçës dhe e Dibrës, ku të tilla koincidenca pasoheshin me tragjedi, pasi asnjë karvan nuk i hapte rrugën tjetrit, sepse i shkonte dasma ters, vlonjatët kanë një traditë tjetër; të paktën kështu shprehet etnologu Bajramaj: “Ishte zakon, që kur shkëmbeheshin dy karvane dasmorësh në një rrugë, atëherë, ata ndaleshin dhe nuset shkëmbenin mes tyre shamitë e bardha dhe nga një ëmbëlsirë. Kjo kishte kuptimin që t’i jepnin fat njëra-tjetrës, ndërsa ëmbëlsirën e falnin për të lehtësuar lotët e ndarjes nga familja, që i fshinin me shamitë e tyre.

Nusja pritet me krisma

Duhej doemos, që nusja të shoqërohej gjatë rrugës për në shtëpinë e dhëndrit, nga një fëmijë i vogël, i afërm i saj. Teksa karvani dasmor i afrohet shtëpisë së burrit, njerëzit e këtij të fundit, dalin jashtë e qëllojnë në ajër me armët e tyre, për të lajmëruar se nusja erdhi shëndoshë e mirë. Janë pikërisht këto çaste, kur atmosfera ndizet në maksimum dhe këngët, vallet e lojërat, ndjekin njëra-tjetrën. Por, duhet thënë se dasma në shtëpinë e dhëndrit ka nisur që një javë para, me rituale e ceremoni të tjera, siç janë: “Dita e kafeve”, apo “Dita e druve”, kur i gjithë fshati del në pyll për të prerë dru, që nevojiten për ngrohje dhe gatim, gjatë dasmës madhështore që zhvillohet gjithmonë nga familja e dhëndrit. Shekulli


Shikoni një video të një dasme shqiptare këtë, do të mbeteni pa fjalë
http://www.youtube.com/watch?v=2FUIZDqjpgI

No comments: