Thursday, October 1, 2009

Etruskët dhe Pellazgët !

Artikulli që po postoj me poshtë më është dërguar nga Zoti Lek Previzi, të cilin e falenderoj për punën e madhe që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në lidhje me zbardhjen e rrënjëve tona!
Po bashkangjis gjithashtu edhe një pjesë të e-mailit, të cilin e konsideroj të rëndësishëm nga të gjithë për tu lexuar dhe për të reflektuar!


***
I nderuari mik,
Po te nis nje kumtese qe kam shkrue per Akademine Iliria te Nermin Vlores, qe siç dihet, e ka pase krijuar ne Rome me financimin e saj, ku organizonte takime te herpashershme per problemet historike shqiptare, veçanertisht per studimet mbi lashtesine e popullit shqiptar, lidhur me Pellasget, Iliret, Thraket, Etrusket e popuj te tjere pellasgjike te atyre koheve parahistorike e parahelenike, kur pellasget dominonin ne gjith boten e vjeter. une kam shkuar disa here ne ato takimi ki ku edhe kam folur per keto probleme, para nje auditori te zgjedhur.

Ajo arriti disa perfundime te kenaqeshme duke zberthyer etruskishten me ane te shqipes, gje qe peshoi ne studimet e linguisteve paleografe te huaj, por fatkeqesisht qe u nenvleftesua dhe keqtrajtua nga "shkencetaret" shqiptare.
Ajo mjerisht ka vdekur para tre vjeteve, dhe per turp te institucioneve ta larta kulturore dhe shtetrore nuk u tha asgja per te. Tash kohet e fundit ka fillue me u permende. Ne kemi pase miqesi familjare me te, dhe kemi bahkepunuar per çeshtjet gjuhesore dhe arkeologjike ne lidhje me pellaget, si popull primar nga rodhen popuj e qyteterime te tjera, se ai etrusk, qe u be shkaku i lidhjes gjuhesore shqipe, etruske, pellasgjishte, dhe fakt i prejardhjes se shqiptarve nga pellasget...


Me nderime
Lek Pervizi


Pema e gjuhëve me rranjet proto-europiane me trungun e gjuhës pellasgjike ku ndahet degët e ndryshme, sipas radhës : shqipe, gjermanishte, armenishte, helene-greke, etj… Në të gjithë grafikët e gjuhëtarve të tjerë, gjuha shqipe përcaktohet e para dhe e veçantë, në të njejtin trung të gjuhëve.




PELLASGE - ETRUSKE - SHQIPTARE
NGA LEGJENDA NE TE VERTETEN HISTORIKE


Kumtesë për Akademinë “Iliria”, Romë, themelue nga Nermin Vlora Falaski

Lek Pervizi


Pellasgët perherë e ma tepër po shfaqen mbi skenën e historisë të qytetnimit europian, sikur t'ishin zgjue befasisht prej nji letargut të thellë, në të cilin qëndronin prej mijavjetësh, duke e shkundun shtresën e trashë të pluhunit të harresës që i kishte mbulue. Sa do që të duket e çuditshme, ata filluen të flasin nga thellësia e kohnave të kalueme me të njejtën gjuhë që flasin shqiptarët e sotëm. Si ishte e mundun të ndodhte një fenomen i tillë ? Ç'lidhje mund të kishte mes popullit të madh lëgjendar të Pellasgëve dhe popullit të vogël të shqiptarve, mbas kaq shekujsh ? Pikëpyetjet do t'ishin të shumta; unë do të mundohem me paraqitë disa mendime që të mund të pranohen si të kënaqëshme në atë drejtim, duke pohue se janë pikërisht Etruskët që ndërhyjnë për me na dhanë një pergjigje të pranueshme. Duke pasë përshkue lexime të ndryshme mbi sa thashë ma nalt, kam arritë të formoj një opinion të mirëcaktuem që mund t'i jepte arësye çeshtjes së paraqitun.
Në fakt problemi etrusk, pa pritun bahet epiqendër e vëmendjes të studiuesve të ndryshëm të lashtësisë, të cilët u gjetën para një nyje të Gorgonit, që priste të zgjidhej prej 2500 vjetëve, qysh kur Etruskët u mposhtën dhe qytenimi tyne u shkatërrue prej supremacisë së pandalshme të Romës. Prej atëherë ra mbi ta një heshtje e randë. Si do të zgjidhej ajo nyje ? Me anë të arësyes apo të shpatës së Aleksandrit ?
Andej nga 1828, Luçian Bonaparte bani një zbulim të jashtëzakonshëm në pronat e tija të Lacios në Itali, që shkaktoi bujë dhe i dha shkas letersisë të trajtojë një të tillë çështje, me anë të shkrimtarit farncez Prosper Merimè, i cili shkrojti novelën “Vasoja Etruske”. lshte një flakë kashte, sepse ndërhynë ngjarje politike, revolucione e lufta, kështu që heshtja e Etruskëve vazhdoi të mbetëj e pa shpresë.
Gabriele d'Anuncio, në dramën e tij Forse che si, forse che no (Ndoshta po e ndoshta jo) i vendosi përsonazhët e tij në ato vende të mbulueme me mister, dhe e rishikoi çeshtjen etruske, por vetëm në drejtimin letrar. Duhej të dilte D.H. Lawwrence, autori i”Lady Chattery" për të pasun një paraqitje tjetër të Etruskëve, në librin Etruscan place (vendi etrusk) në të clin, ndër të tjera, përshkruhen vorret dhe mbishkrimet toskane (të shikohët ngjashmënia e emërtimeve Toskana e Toski me ato shqiptare Toskënia e Toskë). Por si të gjitha interpretimet letrare e filosofike, ato të d'Anuncios dhe të Lawrencit, i deformonin të dhënat historike dhe arkeologjike. Nuk kemi çka me thanë në këtë mes, sepse zhenitë kanë të drejtë të ndjekin frymezimin krijues të tynin.
Ndërkaq ishte hapun një shteg dhe publiku dëshironte ta ndiqte nga kurreshtja.
Kjo shërbeu për daljen e një libri tjetër Buzëqeshja e Etruskëve nga Dino Garrone (1944), në një çast të trishtë për Italinë, por që theksonte anën misterioze dhe enigmatik të Etruskëve. Të gjithë këto vepra, ishin mbushun ma tepër me hamendje, se sa me kërkime të proflit historik, arkeologjik apo gjuhësor. Ma vonë botohet libri Etruscologia nga Massimo Pallottino që në 1955 përkthehet dhe anglisht dhe fiton mjaft interesim, sepse vepër e një studiozi plot gjykime, megjithëse jo tërheqës në lexim. Tashma Etruskët kishin të drejtën për t'u përmendun në letërsi siç ndodhte në Francë, Itali, Angli, dhe gjetke. Në këtë kontekst, Italia nuk kishte qëndrue anash dhe ishte paraqitë me Kaldarellin, i cili qyshë në 1924 kishte botue Ricordi delle mia infanzia (Kujtime të fëminisë sime) e në 1952 Il sole a picco (Dielli pingul), në të cilat vepra ai përshkruente plot ndjenja atë Toskanë - etruske, që tashma ishte kthye në një tokë italiane të mirëfilltë. Ndërkaq edhe francezët ishin të tërhequn dhe të frymëzuem nga Etruskët që trajtoheshin me simpati në një roman të M. Bonkompen Lucienne et les Etrusques (Lysieni dhe Etruskët) që doli në 1955. Edhe në Austri kishte fillue të flitej për Etruskët përmes zonjushës Kles - Reden me librin Das versunkene Volk (Populli i humbun), përkthye italisht Gli Etruschi. Skrime të bukura me përftyrime Wagneriane, ma tepër me përmbajtje letrare se sa historike.
Veprat që përmendëm deri tani nuk e mbyllin listën e atyne që iu përkushtuen etruskëve nga ana letrare, siç ishin Karduçi dhe Huxlej. Por lavdia dhe popullariteti i Toskanëve të lashtë na vjen nga libri me titull të bujshëm The Etruscan, shkrue nga Gageons e botue në 1957, i cill u ba subjekti i një filmi të Hollivudit me të njejtin titull, i paraqitun në një supërprodhim të Eastmankolor.
Pas aq shekujsh harrese, ky ishte një afirmim i bukur !
Cilët ishin shkaqet e një harrese dhe mospërfllje kaq të madhe, që peshuen aq randë mbi Etruskët ? Në fakt ato janë të thjeshta dhe i përkasin vetë lashtësisë. Prej kujt mund të vinin informatat në ketë drejtim perveç se prej Grekëve dhe Romakëve ? Të cilët nënkuptohët kishin përvetësue gjithë historinë. Veçanërisht Latinët që për historinë zyrtare ishin themeltarët e lavdisë së Romës. Për këtë arësye Etruskët megjithëse kishin ndihmue në ngritjen dhe fuqizimin e pushtetit romak, u lanë në heshtje prej vetë romakëve, të cilët flitnin për ta vetëm për t'i përçmue, pse ato nuk kishin lanë asnjë letërsi të mjaftueshme që të mund t’u jepte atyne arësye për të qenë të pranishëm në një qytetnim të randësishëm e me plot ndikim në zhvillimin e historisë së popujve europianë, mbi baza ma të vërteta dhe ma të përcaktueme.
Etruskët pra, ranë viktima të drejtimit që mori Humanizmi në mendimin evropian, në pesë shekujt e fundit krejt i përqendruem në studimin e në lavdinë e Greqisë dhe Romës. Në mjediset e studiuesve të shekullit XX, ata u konsideruen si nënprodukte të helenizmit, viktima të paragjykit romantik, si mbas të cilit gjithçka që nuk ishte greke ose romake, duhet të bahej i tillë, në të kundërten rrezikohej të mos ekzistonte fare. Dhe një historian i shquem si Momsen, admirues i madhështisë së Romës, nuk u jepte randësi Etruskëve duke i përmendun vetëm shkarasi, sikur të mos kishin qenë! Prandaj interesimi ndaj Etruskëve përmbante arësyena jashtë deshirës së informimit apo të objektivitetit historik. Por një ndër anët ma të spikatuna të qytetnimit etrusk, qëndronte pikërisht në misterin me të cilin ishte mbështjellë, e që aq vite kërkimesh nuk kishin arritë të zbulonin, mister që mundi të nxierrë në dritë problemin etrusk, nga dëshira e papërmbajtun e njeriut për t’u gjetun zgjidhje të gjitha çeshtjeve, aqmatepër atyne shumë të ndërlikueme.
Me 20 nëndor 1957, radioja dhe shtypi evropian, njoftonin publikun se një studioz italian, Licinio Glori, kishte arritë me zgjidhë misterin e gjuhës etruske. Një lajm që përmbyste të gjitha të dhënat që i përkisnin origjinës se atij populll deri dhe të Romës vetë. Por shpejt u kuptue se ishte vetëm një fantazi që përputhej me hamendjet e tjera të shprehuna deri në atë kohë, që vështirësonin edhe ma tepër kërkimet mbi Etruskët.
Orvatja e parë e besueshme ishte ajo e Prof : Zakeria. Majanit me librin Les Etrusques commencent à parler (Etruskët fillojnë me folë) që doli në 1961 e ku autori përdori gjuhën shqipe per u dhanë kuptim fjalive misterioze të gdhenduna në gurë vorrësh apo sende të tjera. Ai kishte mësue shqipën dhe kishte shkue edhe në Shqipni mu në kohën e diktaturës, për ta përvetesue dhe ma mirë. Majanit i dolën plot kundërshtarë e dukej se vepra e tij mund të përfundonte si ato të parardhësve. Por profesorl i shquem nguli kambe mbi tezen e tij dhe botoi dy libra të tjerë : Les Etrusques parlent (Etruskët flasin) dhe Fin du mystère Etrusque (Fundi i misterit etrusk). Çudia ma e madhe erdhi kur librat e tij të përkthyem në shtatë gjuhë, nuk ishin përkthye në gjuhën itallane ! Si shpjegohej kjo mungesë ? E pra në ato libra kishte aqë të dhëna dhe aqë shkencë që e lehtesonin hyrjen në misterin etrusk. Pse kjo mospërfillje absurde? Gjelozi ? Tashma zarët ishin hedhun dhe hendeku i moskuptimit dhe mospërfilljes ishte kalue. Çështja etruske i imponohej vëmendjes së përgjithëshme.
Ndërkohë Prof. Giuzepe Katapano, me studimin e tij Lashtësia e gjuhës shqipe theksonte faktin se jo vetëm Etruskët flisnin gjuhën pellasgo - shqipe, por edhe popuj të tjerë si : Egjyptianët, Fenikasit, Kartagjinezët, deri dhe Babilonezët ruenin gjurmë të saj. Tashma çeshtja gjuhësore përmblidhej në treshën etruske ¬pellasge – shqipe.
Rruga ishte hapun dhe studiuesit mund të nisëshin pa pengesa, për të arritë qëllimin aq të deshiruem dhe aq të përfolun, megjithëse shumë i zorshëm (teorikisht) për t'u arritë mbrenda një kohë të shkurtë. Por me durimin dhe kambënguljen që karakterizon çdo studiues, të gjitha pëngesat mund të kapërcehëshin.
Nermin Vlora Falaski

Në këtë ndërmarrje të madhe që përfshinte atë pjesë të historisë e të njohunive njerëzore të mbetuna pa u zgjidhun, si ajo pellasgjike dhe degëve të saj, ilire ¬etruske - shqipe (për të mos përmendun popuj të tjerë), një vend me randësi zen bashkatdhetarja jonë e nderueme Nermin Vlora Falaski, luftëtare e palodhun per afirmimin e identitetit të shqiptarve si pasardhës të drejpërdrejtë të Pellasgëve ¬Ilirëve dhe Thrakëve, tre përbasit themeltarë të zhvillimit të popujve- e të qytetnimeve te tjera të botës antike, të gjithë me një emnues të përbashkët:
Pellasgët. Asht pikërisht vepra e saj që më ka frymëzue e ndihmue për këtë nderhyemjen time.
Puna e Zojës Nermin Vlora Falaski, asht përqëndrue mbi përkthimin e shkrimeve të lashta etruske me anë të shqipës, që ajo njeh mirë, kur në të njejtën kohë ajo zotnon dhe latinishtën dhe greqishtën e vjetër, turqishtën, përsishtën, sanskritishtën, dhe gjuhët kryesore evropiane. Ajo iu përkushtue paleografisë për të gjetun një zgjidhje mbishkrimeve të lashta, jo vetëm të atyne etruske, por edhe ato të vendëve të tjera, si Greqia, Kreta, Shqipnia, Turkia, Spanja, portugali, e deri dhe përtej oqeanit. Nermini iu kushtue me pasion studimeve të paleografisë euro - mesdhetare, të krahasueme me shqipën, duke korrun mjaft suksese, të përforcueme nga puna e studiozëve të tjerë italianë e të hue j, që ishin ndikue nga librat e saj dhe të studiozëve të tjerë të atij drejtiml. Në Shqipni ishte Prof. Spiro Konda që merrej me çeshtjen pellasgjike, ku kishte arritë përfundime të kënaqëshme, po në linjën e Nermin Vlorës, duke theksue me forcë se ishte shqipja ajo që do të sjellte nje kontribut të madh në historinë e qytetnimit europian, si gjuha ma e vjetër që lidhej drejtpërsëdrejti me gjuhën e Pellasgëve, stërgjyshët e lashtë të Shqiptarve. Por puna e tij nuk pati jehonë, sepse ai jetoi e punoi ne kohën e diktaturës, që nuk lejonte të tilla studime.
Në këtë drejtim duhet me përmendë Prof. Françesko Ribezzon që arriti të përktheje me anë të shqipës, treqind mbishkrime mesapike; pastaj, studiues tjerë, profesorë e linguistë të shquar, si Trombeti, Latte, Elefteriadhis, Stipçeviç, e të tjerë. Tashma rruga ishte shtrue për të gjithë.
Një radhë studiuesish po përqedrohej mbi çështjen pellasgo - ilire - etruske - shqiptare, dhe Prof. Cavalli Sforza me dy bashkëpuntorët, Piazza e Minch, nxierrin përfundimin se shqipja rezulton të jetë gjuha amë e të gjitha të ashtuquejtunave gjuhë Indo-europiane, sa që të përcaktohet deri si gjuhë e parë europiane (proto - europiane), duke rishikue edhe pemën gjenealogjike të Scleicherit, që do të paraqes këtu (shiko pemën e gjuhëve). me një modifikim të rrenjët e pemës, ku hiqet termi indo-europian i zevendësuem me atë proto-europian dhe ku trungu i gjuhëve asht pellasgjishtja, prej ku ndahen degët e ndryshme. Foto 1.
Ndërsa grafiku i Prof. Erich Minch e Alberto Piazza flet ma qartë e thjeshtë (shiko grafikun). Nuk po due me përmendë studiues të vendëve të tjera që janë marrë e merren me çeshtjen pellasgjike. Por duhet të përmend, se në këto vitet e fundit pas shëmbjes së diktaturës, në Shqipni janë ndërmarrë disa ekspedita arkeologjike nga ekipe të përbashkëta, amerikanë, anglezë, kanadë, austriakë, kroatë, italianë e francezë, etj., me rezultate të befasueshme, që vërtetojnë praninë e një qytetnimi të lashtë shumë ma i vjetër se ato para hellenike të njohuna, e që u përket Pellasgëve dhe pasardhësve të tyne.



Dikush u shpreh se grafiku asht sajue sipa rendit alfabetik ku Shqipnisë i ruhet vendi i parë. Një idioci e shkallë së injorancës. Ky asht një grafik i dalun nga puna e madhe e këtyne shkencëtarve, që ne një far mënyre kanë thjeshtësue pemen
e gjuhëve të Shlajhërit (Schleicher), që edhe aty shqipja asht radhitë si degë e parë dhe e veçantë nga gjuhët e tjera, në fillim të të njejtin trung, Siç e kemi shpjegue, në do ta paraqesim këtu pemën e Shlajhërit, me një modifikim në pjesën e rrajëve dhe të trungut, që i përgjigjet teorisë së re të origjinës së gjuhëve, ku pellasgjitja paraqitete si gjuhë proto-europiane ose nostratike, qe do të thotë autoktone.


Kërkimet vazhdojnë dhe rezultatet janë në shqyrtim të arkeologëve për të përcaktue randësinë e tyne historike e shkencore Në këtë mes Shqipnia do të jetë një vend i zgjedhun për kërkime arkeologjike, sepse mendohët se fsheh në truellin e saj një pjesë të veçantë të historisë së njeriut europian qysh nga agimet e para të pranisë së tij, e mbetun pa u zbulue per shkaqe të një hermetizmi të imponuem nga ngjarjet historike që pëngonin çdo orvatje hulumtimi në atë drejtim.
Kemi arritë në çështjen që i përket drejpërdrejt Etruskëve. Vetëm duke u nisun nga koncepti të një populli primar pellasgjik, mund të kuptohët e të shpjegohët çdo formë qytetnimi që mban të shkruem në gurë gjuhën dhe alfabetin ma të vjetër që mund të jetë dukun në Europë, e që i përket Pellasgëve. Kjo rastësi shkëncore, e mohueme e pastaj e pranueme, e aprovueme dhe e studiueme, të një gjuhë shqipe e aftë për të deshifrue si duhet shkrimet e ndryshme të lashtësisë, të mbetuna memece e pa kuptimpër një kohë shumë të gjatë, nuk mund të quhet rastësi e kotë, duke qenë se çdo ditë e ma tepër, shkrimet misterioze të Etruskëve e të popujve të tjerë të ngjashëm mesdhetarë të të njejtës periudhë historike, nuk mund të gjejnë as përgjigje as zgjidhje jashtë të folmës së shqipës të vjetër apo të re. Fakt që përmban në vetvete të vërtetën e pamohuseshme se Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Pellasgëve. Pikërisht, duke u nisun nga etruskologjia që u ba e mundun të njihet kjo e vërtetë, që kurrë nuk mund të guxohej e të mendohej të përmendej ma përpara. Me këtë ndërhyrjen time, nuk kam ndërmend të ngul kambë në paraqitjen time, se sa të sensibilizoj opinionin shkencor, që studiozët t'i flakin tutje mbeturinat e skepicizmit e të mospërfilljes e të përpiqën të kapërcejnë rëservat dhe dyshimet që mund t'i shqetësojnë, përsa i përket tezës pellasgjike - etruske - shqiptare, e cula po tregohet për ditë e ma tepër ma e përshtatshme për të zgjidhë një mister që ka zgjatë shekuj të tanë.
Rruga ma e mirë për t'u ndjekun do t'ishte ajo e studimit dhe e thellimit të njohunive mbi gjuhën shqipe, që nuk kërkon shumë lodhje për ata që zotnojnë gjuhë të ndryshme, të vjetra apo të reja.
Duke vazhdue në arësyetimin mbi tem~n fillestare, nxierrim se çështja etruske asht e lidhun me atë pellasgjike, e se katalizatori i përbashkët i ketij farë lloj reaksioni gjuhësor, rezulton të jetë gjuha shqipe, faktikisht dhe jo për paragjykim, që do t'i jepte fund debatit edhe nga ana shkencore, në qoftë se ajo do të pranohej si partnere paieografike.
Pika e mbështetjes për të zbulue aq të përfolunin mister që mbeshtjellë Pellasgët dhe Etruskët, asht vetë ai, Herodoti " Babai i Hisorisë ". Si ? ... Aq ma tepër që lëxohet e studiohet vepra e tij aq ma tepër kuptohet dhe arrihet në përfundimin e ekzistencës së një populli shumë të vjetër të Pellasgëve, si dhe të kontributit të ndikueshëm për lulëzimin dhe zhvillimin e qytetnimeve të tjera në gjithë botën antiken prej kohnave ma të thella e deri të lufta e Trojës, si fakt historik, e deri të Helenët, që para kohës homerike nuk ishin gjekundi, as si emërtim. Sipas Herodotit Pellasgët respektohëshin pikërisht për lashtësinë e tyne, pra si një popull i vjetër e themelues i qytetnimit njerëzor, në zanafillën e tij. Në qoftë se Homeri ka dashun t'i përmendë, e ka ba vetëm me iu dhanë hapësinë Helenëve në një kontekst në të cilin nuk ishin fare, duke qenë se ai vetë mbahej Helen. Emni Greqi dhe Grek ka ardhun ma vonë prej romakëve. Për këtë na vjen në ndihmë profesori i shquem francez i gjuhës dhe letërsisë greke - latine, H. Petitmangin,. që në një libër të tij te historisë së letërsisë greke shkruen :
“Nuk mund të thuhet veçse pak, mbi origjinën e Grekëve ". Romakët morën shkas nga fjala Graii, Graeci, qe në fillim i përkiste vetëm një fisi të vogël".
Duke ndjekun Herodotin dhe shkrimtarët e historianët e tjerë të antkitetit, nga Homeri te Virgjili, nga Tuciditi e te Plutarku, nga Pausania deri te Eskili e Seneka, nga Straboni te Plini Plak e Dionizi i Sicilisë, Tit Livi, Taciti etjerë, kuptohet se të gjitha të ashtuquejtunat qytetnime, megjithë emërtimet e tyne të ndryshme, si Kreteze ose Minoike, Mikenike, Dorike, Jonike, Etolike, Fenike, Lidike etj. nuk janë send tjetër veçse shprehje të qytetnimit pellasgjik, që dallohën në të njejtën gjuhë, të cilën Helenët e quenin barbare (të huej), pra krejt e huej për ta, sepse ata vetë flitnin një gjuhë të krijueme nga përzjerja e disa dialektëve e nëndialektëve të fiseve të ndryshme,duke u shkëputë krejtësisht nga pellasgjlshtja, sa që kjo u quejt barbare (e huej). Prandaj këto popuj për "grekët” ishin të huej.

Cila mund të ishte kjo gjuhë barbare që edhe në kohën e Herodotlt flitej në qytetet e ishuj të ndryshëm të botës se vjetër ? Për çudi edhe sot e kësaj dite në Greqi flitet gjuha " arvanitas » (shqipe arbërishte), siç flasin edhe në arbëreshët e Italisë. Cila mund të ishte gjuha e përdorun në luftën e Trojës, ku luftuesit merrëshin vesh me të njejtën gjuhë ? Kështu që lufta e Trojës nuk mund të quhët luftë e " Grekëve” (helenëve) kundër Trojanëve, por një luftë mes popujve pellasgjikë vllazën, për supremaci toksore e pushteti.

Dihet se Akejtë (pellasgë) që sulmuen e pushtuen Kretën (pellasgjike) andej nga 1700 p. K. për supremacinë e Mikenës nuk flitshin greqisht.. Kështu vepruen dhe me Trojën, që fuqizohej dita ditës e ma tepër me pretekstin egrabitjes së Helenës, që u ba shkak lufte, e vërtetë apo e gënjeshtërt të ketë qenë arësyeja e dashunisë. Në atë kohë Athina nuk ishte fare e mund të ishte ma tepër pellasgjike se helenike. Herodoti na thotë se Athinasit ishin Pellasgë të quejtun Kranoi e se Helenët në fillim ishin të dobët dhe pak nga pak u forcuen . Por nuk din me na thanë ose nuk don (sepse mbahej si helen), si ata u formuen vërtetësisht. Një deshmi tjetër e randësishme na e jep Herodoti kur shkruen se populli i Tirrenëve - Pellasgë kishte kolonizue e themelue Tirrenian ( ma vonë e quejtun Etruria) prej nga edhe deti Tirren. Prandaj s'asht nevoja me fantazue për të pranue origjinën pellasgjike të Etruskëve që përforcohet pastaj nga përsonalitete të shqueme të kulturës latine si Virgjili, Plini Plak, Dionosi i Sicilisë etj., e veçanërisht nga Denis i Halikarnasit, të cilët ishin ma afër atyne ngjarjeve historike. E quej të domosdoshme hulumtimin në dokumentat e shkrueme që na vijnë nga shhrimtarët e antikitetit, për të nxierrë në dritë atë të vërtetë që mbetet akoma e trubullt prej mbinkarkesave artificiale të krijueme vetëm per të mos lejue një rishikim të asaj pjesë të historisë, që mund të ndërhynte në kontekstin aq të hyjnizuem të qytetnimit greko - romak, që ne fakt nuk do të humbiste asgja nga lavdia e fitueme.
Përsa i përket tezës që po paraqesim, për ata që mund ta kundështojnë, e kanë lirinë e plotë, sepse liria e mendimit asht një e drejtë themelore e shoqnisë njerëzore, kur ajo nuk bie nën shtypjen e një diktature të pamëshirshme, ku dhe vetë frymëmarrja asht e kontrollueme. S'asht fjala për të gjetë qimen mbrenda në vezë, por sigurisht se qimja gjëndet kollaj në mjekren e Matuzalemit !
Duhet të ndërhyj pakëz në këtë paraqitje, sepse ka diçka të veçantë që duhet të sqaroj nga pikëpamja historike, që edhe vetë grekët e kanë trajtue, e që mjerisht gjeti mbeshtetje edhe pranë historianëve shqiptarë që i përshtatëshin udhëzimeve të regjimit diktatorial, që e kishte ndalue kapërcimin e caqeve që ishin caktue nga historiografia e zyrtarizueme, që mbështetej mbë qytenimin greko-romak. Keshtu që e gjithë Akademia shqiptare bashkë me historinët i përshtatëshin politikës antikombëtare që zbatohej nga regjimi totalitar komunist. Kjo politikë linte liri harimit të historisë sipas diktatit të grekëve.
Në historinë e lashtësisë të shkrueme prej tyne, thuhet se qytetet bregdetare, si Butrinti, Apollonia, Durrësi, etj. paskëshin qenë themeiue prej kolonëve helenë (grekë), rreth vitëve 600 p.K. Si mund të quhet e vërtetë kjo shmangie dhe mashtrim i historisë, kur dihet se ato qytete ishin themelue shumë ma përpara prej Pellasgëve? Qytete që në vazhdim kishin marrë zhvillim prej IIirëve, siç e tregojnë poemët Homerikë e ato Virgjilianë? Trojanët pas shkatërrimit të Trojës, u shpërndanë në drejtime të ndryshme të territorit që perfshin aktualisht pjesën jugore të gadishullit ballkanik ( Greqi e Shqipni të sotme si dhe në ltali e gjetke) dhe asht Eleni, bir'i Priamit që themëlon e ndërton Butrintin (ku kishte gjetë fisin pellasgjik të Kaonëve) si një Trojë të vogë. Kjo ndodhi pas vjetëve 1200 p.K. Si mund të guxojnë keta historianë grekë, etj. të përvetësojnë apo të shtrëmbnojnë historinë e të tjerëve për lavdinë e tyne ? Kjo vien edhe për qytete të tjera që janë themelue e kanë pasë zhvillim pellasgjik – ilir disa shekuj ma përpara të dukjes së helenëve e të romakëve. Megjithatë nuk jemi kundër një pranie të mavonshme greke apo romake, që mund t'i kenë dhanë ma hov një qytetnimi që kishte fillue në kohna shumë ma të hershme. Si rrjedhim ajo tezë e mbrapshtë se ato qytete që përmendem apo të tjera jo të përmenduna por që gjendën në tokat shqiptare, të kenë pasë një origjinë helenike (greke), bie poshtë e do t'ishte absurde per një historian të mirëfilltë qe të besonte të tilla pralla me mbret. Në qofte se faktikisht pranohet se qytetnimi Minoik i Kretës, krejtësish pellagjik, (4000 - 1500 vjet p.K.) nuk i përket një qytetnimi helenik, pavarësisht se Kreta ishte e përfshime në ujnat detare helene (greke). Si mund të quhën helenike ato qytetnime të tjera të ngjashme me atë minoikën, siç ishte qytetnimi Mikenik i Akejve, ai Trojan i Dardanëve, apo ato Dorik dhe Jonik, për të mos përmendun të tjerë, vetëm pse u zhvilluen në ato toka, por që s'kishin të bajnë fare me helenët dhe aspak me emertimin "grek ", shumë ma i vonshëm. Nuk mund të ekuivokojmë ma tut je, sepse ekuivokët e tepërt arrijnë të pranohen si të vërtetë.
Nga i gjithë arësyetimi që u shpreh deri ketu, mund të nxierrim se dhe poemët e famshëm epikë, si Iliada dhe Odisea, nuk mund të ishin krijue, as shkrue as këndue në një gjuhë greke (helene) para e gjatë luftës së Trojës, 1200 p.K. kur gjuha as helenët as gjuha helene nuk ekzistonin akoma. Ato poemë u krijuen, shkruen e kënduen vetëm në gjuhën pellasgjike, që ishte gjuha e përbashkët e gjithë pjesmarrësve të luftës së Trojës. Edhe menyra se si ishin këndue ato kangë epike, mund të krahasohet akoma sot me menyrën se si këndojnë shqiptarët trimnitë e herojve të tyne, lëgjendarë apo të vërtetë, sipas një riti, një still, një strukture poetike dhe një ritmi të gjitha specifike, të ruejuna në shekujt ndoshta prej asaj kohë që tani mbahet si historike, aq të shumta janë faktet përkatëse.

Të përvetësojsh lavdinë e tjetrit nuk asht aspak nder ! Jepi Çezarit çfar i takon Çezarit! Ja çka kërkohët përsa i përket historisë së shqiptarve. As ma tepër as ma pak ! Në këtë mes na vjen në ndihmë kronologjia. Po të pranojmë se lufta e Trojës ndodhi 1200 vjet p.K., kuptohet se edhe poemët përkatës u krljuen në atë periudhë. Por Homeri u shfaq 400 - 500 vjet ma vonë, dhe u gjet para disa poemëve që askush nga helenët (grekët) nuk mund të kuptonte, e që këndohëshin nga ato popuj barbarë që banonin fund e krye " teritorin e sotëm grek", në gjuhë barbare (jo greke). Homeri i përktheu në atë gjuhë që mund t'u përshtatej helenëve, tashma të vendas, që ishte dialekti jonik, ma i përhapun dhe i trajtueshëm. Iu vu punës dhe ja që Iliada dhe Odisea u kënduen në gjuhën e re që kishte dalë nga mbështjellimi e përzjerja makeronike e dialekteve të ndryshme të fiseve të ndryshme. Prej një studimi gjuhësor të poemëve, rezulton se ato përmbajnë një shumicë fjalësh pellasgjike, të hueja për dialektin helenik (grek), e si pas Prof. Robert d'Angely, në librin e tij "Enigma, në ato poemë, fjalëve pellasgjike për t'i helenizue, u janë shtue vetëm parashtesa e mbrapashtesa helene (greke). Nga një studim tjetër i linguisti belg Prof. Vindekens, del se në ato poemë ka një shumicë fjalësh pellasgjike, te pakutueshme që nuk marrin kuptim në gjuhën greke të vjetër e aq ma pak të re.
Rikthehemi po ne atë breg, sado që kërkojmë të arrijmë brigje të tjera. Si çështja Kolombiane. Mosbesimi dhe mospranimi ndaj një të vërtete revolucuinare te tokës së rrumbullakët, të propozueme prej Kristofor Kolombit ishte aq i madh sa që kundërshtarët filluen ta quejnë të çmendun. Por truni i lundërtarit të madh, punonte përtej caqeve të konformizmit ptolomeik, me një intuitë që i kapërcente njohunitë dogmatike, dhe pati të drejtë. Prandaj, në çështjet që i përkasin shkencës (të çdo forme), edhe asaj historike, duhet një mendje e hollë që të ndjekë fillin e përfundimeve intuitive që kanë zgjidhun shumë probleme, edhe ato shkencore.
Duke u kthye në bisedën tonë dhe me kambët të mbështetuna mirë mbi tokë, nuk mund ta trajtojmë çështjen që na përket pellasgjike - etruske - shqiptare, po të ndjekim rrugën e zyrtarizueme, por duhët të mbeshtetemi mbi vetinë e vërtetë që afron popujt e ndryshëm, që asht gjuha. Nga ana tjetër këtu na vjen në ndihmë një rregull themelore e aritmetikës,
Nëqoftë se këtë ngatërresë gjuhësore e shtrojmë si problem matematik, arrijmë në një krahasim numerik në të cilin trajtohet barazia reciproke e disa madhësive reale apo teorike, faktikisht :

Po qe se
A = B
B = C
C = D
D = E .... e me radhë ateherë A = B = C = D = E pra A = E

Përfundimisht problemi ynë gjuhësor e historik duhet pranue si ma poshtë

Etruskishtja = shqipe
Pellasgjishja = etruske = ilire (nuk kemu trajtue gjuhë të tjera)
Shqipja = pellasgjike = ilire


Rrjedhimisht kuptohet se Pellasgët = Shqiptarë si popull e si gjuhë

Thjeshtësia, disa herë, ta mbush mendjen ma shumë se çdo traktat shkencor apo filosofik.

Si përmbyllje, mund të themi se, ma tepër që shtrydhim trunin per të gjetë qimen në vezë aq ma tepër shkëputemi nga ajo e vërtetë që na qëndron përpara viganore.
Shqiptarët kanë një shprehje : unë të tregoj ujku, kurse ti me tregon gjurmë.
Në çështjen pellasgjike që aq na tërheq dhe që përfshin në vetvete e për saktësi historike, popuj të ngjashëm si etruskët e shqiptarël, të largët në kontekstin kohor e të afërt në kontekstin ekzistencial nuk mund të ketë ngatërresa që t'i jepnin shkas ndërhyrjes së rastësisë, siç dikush ka pasun e ka ajam të kambëngulë. Mjaftojnë disa shembuj fare të thjeshtë që kuptohën me një shikim, por që përcaktojnë ma së miri vlerën dhe peshën e tezave që ne mbrojmë: të një bashkërenditje të padiskutueshme gjuhësore që vërtetohet edhe në krahun e kundërt, duke marrë si bazë gjuhën shqipe, për të cilën mund të pohojmë se ajo e përkthen dhe e i jep kuptim Etruskishtës, e cila rezulton për analogji se ka prejardhje pellasgjike - iliriane, pra, megjithëse të ndamë nga një hapësinë e madhe kohore, Pellasgë, I1irë, Etruskë dhe Shqiptarë, i përkasin të njejtit trung e të njejtave rrajë historike, e prandaj flasin një gjuhë të njejtë. Arësyetimi asht tepër i thjeshtë dhe akoma ma i thjeshtë asht zbërthimi i asaj të vërtete gjuhësore.
Ja disa shembuj që nuk kanë nevojë për asnjë koment, aq tingëllojnë të qartë dhe të kuptueshëm, sepse janë fjalë të mbetuna po të atilla prej mija vjetësh, si t'ishin skalitun tani. Ne këtë kuptim duhet të falënderojmë zojën Nermin, e cila na ka furnizue me materiale të shumta arkeologjike, ku shquhen mbishkrimet e skalitun prej kohnash të lashta e që të përkthyeme në gjuhën shqipe, na e lehtësojnë këtë paraqitje tonë. Thjesht për kurreshtje e për provë tepër të dukshme, kemi zgjedhun disa fjalë të thjeshta që kanë mbetun të pandryshueme prej kohës kur u skalltën në gurë, se pakut 3000 vjet përpara. Siç janë ato që paraqiten këtu.

Shkrim dhe shqiptim etrusk
SHI shi
KAIE kaje
HAIRE hajre
FIMIJA fimija
ZI zi
MARAZ maraz



Shkrim dhe shqiptim shqip
shi
kaje ose -qaje
hajr
fëmija
zi (ose kob)

maraz


Do t'ishte rasti për të thanë " ... a buon intenditor, poche parole .. , aq i kollajshëm paraqitet ky krahasim fjalësh, që fIiten në largësina kohore mijavjeçare, por që kumbojnë aktuale si t'ishin shqiptue nga buzët e disa etruskëve të ringjallun, me të cilët do të kishim dëshirë të shkëmbenim dy pare llafe.
Ndoshta do të këtë kundërshtime përsa i përket fjalëve HAIRE e MARAZ , që fillimisht duken si turke apo arabe. Përgjigja asht tepër lakonike e domethanëse për me u kuptue, e na jepet nga vetë Zoja Nermin, e cila na e shpjegon qartë në librat e saj.
Ato fjalë janë skalitë 4000 - 3000 vjet ma përpara, kur kambë turku apo arabi nuk kishte shkelë në ato vise. Por, sigurisht, kur para 1000 vjetëve ato popuj i pushtuen vendet e Azisë së Vogël të banueme nga .popuj me origjinë pellasgjike, huazuen shumë fjalë prej tyne, dhe na i soliën si të vetat, megjithëse kishin një prejardhje tjetër. Kështu mund të thuhet për disa fjalë latine apo greke, që dukën në shqipen e sotme, duke harrue se ka ndodhë e kundërta, siç e shpjeguem. Janë fjalët pellasgjike që kanë hy ne ato gjuhë e janë rikthye pastaj si të tilla, pa qenë.

Ndërhyemja ime në një seli të i tillë akademikee dhe në prani të një mbledhje të nivelit të naltë intelektual, asht për mue një nder i madh dhe një rast i veçantë, sepse ndodh për të parën herë që unë të kemë mundësi të shpreh publikisht mendimin tim dhe të marr fjalën para studiuesve të shquem të. historisë, gjuhësisë dhe përsonalitëve të tjera të kulturës. Duhet të pohoj se thyej një heshtje të imponueme prej një gjysmë shekulli, kur trupi dhe mendja ishin të dyja të mbylluna në një lloj skëterre prej kah ishte e zorshme të dilje i gjallë, e në qoftë se dilje, sigurish se jo si Dante A1ighieri.
Tani nuk na mbetët vetëm se me u marrë me problemet tona historike për të kalue atë kohë që na ngelet. Për mue asht një arrtitje e bukur, sepse ja që gjëndem papritun para një elite të zghedhun të cilën mundem ta përshendes e me të cilën mundem të bisedoj në gjuhën e tyne italishte, ngjarje kurrë e mendueme para disa vjetëve. E pamundshme. Prandaj kumtesa ime asht mjaft e veshtirë, nga pikpamja e ndigjimit për ju zotnij të nderuem, që do të keni durimin me ndigjue, sipa vargut dantesk " ..chi për lungo silenzio parea fioco .. (.. kush për heshtje të gjatë dukej i mekun), duke qenë se heshtja ime u zgjat ma se 45 vjet, veçanerisht në gjuhën italiane që po përdor, dhe, të fIasësh në gjuhën e atij vendi ku kumbon il dolce si' pas gjysmë shekulli agjerimi të plotë, nuk asht fort e lehtë, prandaj uroj që mirëkuptimi juej të jetë ma i madh se pretendimi im.



Si ndodhi që unë të paraqitem para të tillë njerëzish me niveli të naltë intelektual të përfshimë në këtë Akademi "Iliria .., nismë e lavdishme si për shqiptarët ashtu dhe për miqt tanë italianë? Përgjigja asht e kuptueshme, sepse ishte pikërisht bashkatdhetarja jonë e dashun dhe fisnike Nermin me të shoqin Renzo që në shej miqësie më dhanë kënaqësinë që ta ndiej veten të ripërteritun nga vuejtjet e pesueme, dhe patën mendimin e bukur për të më ftue jo vetëm si mik, por edhe për të me nderue me një privilegj që nuk mund të andrroja kurrë ma përpara. Që më dha mundësinë të shpreh mendimin tim dhe përshtypjet e mija ne mes të Romës, "Urbs Eterna .. , dhe në një institucion të nivelit të naltë kulturor, siç asht kjo Akademi që me emërtimin " Iliria .. përmbush dëshirat ma të mira të çdo shqiptari.
Nga ana tjetër, duhet të vlerësoj zojën Nermin, për punën e saj të palodhun në ndermarrjen rilindëse të historisë të shqiptarve, që ndikon edhe mbi historinë e popujve të tjerë, duke hapun një rrugë që ishte e ndalueme për identitetin e populli tonë. Që paraqet para historisë ato të vërtetea që nuk janë thanë kurrë dhe që janë kundërshtue ma tepër se duhët për konformizëm konservator, i cili kishte arritë deri në prag të një dogmatizmi absolut, në një shkencë si historia, që nuk mund të detyrohet të pësojë imponime të përkundërta me atë liri që duhet të gëzojë mendimi i njerëzve të thjeshtë, dhe aq ma tepër, mendimi i cilësisë më të naltë njerëzore që përfaqësohet nga studiuesit e Ilndëve e shkencave të ndryshme, ku historia zen një vend nga ma të randësishmit, sepse na jep kuptimin e vërtetë të jetës, e duke kapërcye kronologjinë e kohnave, ku mijavjeçarët dhe shekujt kthehën në ditë dhe orë, na ban të rijetojmë zhvillimin historik të njerëzimlt drejt për së drejti dhe jo si spektatorë.
Duke lëxue fjalitë e skalituna në mërmerë, metalë, baltë të pjekun apo të vizatueme në muret e ndërtesave të vorrezaye etruske, na ngjanë sikur po flasim me ato banorë të hershëm të Italisë, me të njejtën gjuhë të prejardhjes, që asht pellasgjishtja, e ruejtun gjatë mijavjeçarëve nga fiset e pamposhtuna shqiptare, që arritën me u mbijetue luftave dhe pushtimeve të njëpasnjëshme të hueja, bashkë me traditat, dhe mbitëgjitha, bashkë me gjuhën e tyne të pavdekshme.
E gjitha kjo ndodhi në vitet e fundit, kur çështja pellasgjike filloi të gjejë mbështetjen e studiuesve dhe një popullaritet të dukshëm të njerëzve, veçanërisht të shqiptarve, që e shohin vehtën të rilindun nga thellësia e ngjarjeve të historisë njerëzore, ku ata mund të fitojnë një hapësinë dhe të gjejnë vend të meritueshëm mes popujve që kanë kontribue konkretisht në qytetnimin e kontinentit europian qyshë në agimet e para të formimit të tij.
Akademia Iliria, mund të konsiderohet si një kryevepër e gjithë punës së Zojës së nderueme Nermin Vlora Falaski, si një ngjarje me randësi të madhe kulturore jo vetëm për popullin dhe kombin shqiptar, por që sjell kontributin e saj deri dhe në vendet mike, e veçanërisht në ItaIt ku ruhën të njejta rrajë të shfaqjeve të lashta të atij qytetnimi që i përket të dy popujve ..
I uroj këtij institucioni të madhërishëm, një sukses të madh e të meritueshëm për t'ardhmen, ku të reflektohet aktiviteti e tij fisnik për përparimin kulturor dhe mirëkuptimin reciprok mes atyne popujve që kontribuen dikur me krijue qytetnimin e Botës së Vjetër, e që përpiqen e bashkëpunojnë sot për zhvillimin dhe lulëzimin e qytetnimit të Botës së Re Moderne.

Bilderberg

No comments: