Tuesday, October 6, 2009

Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Inferioriteti eshte dukuria e te ndjerit me "i ulet" ne rrethana dhe situata te ndryshme. Eshte ndjesia qe krijohet kur individi ndjen peshen e tij te vogel dhe gjithashtu mungesen e besimit ne vlerat e tij.
Personi perballe tij quhet superior.

Ajo qe mua me intereson te trajtoj me kete teme eshte pikerisht inferioriteti yne i lidhur me kombesine tone. Nje lloj inferioriteti i demshem qe tashme eshte bere mode. Ka marre nje forme aq te rende saqe thjesht te qenit shqiptar te nenkuptonte vete inferioritetin.

E ndjej kete semundje cdo dite mes shqiptareve. Duke filluar qe tek emrat e pervecem, qe kemi filluar ti bejme si te botes "superiore", emrat e bizneseve te ndryshme, gjuha e perditshme e folur, hedhja poshte e cdo vlere qe mban firmen shqiptar, hedhja qesharake e figurave te kombit, lufta e hapur armiqesore ndaj shqiptareve qe ndrisin e sherbejne kudo neper bote sot, semundja e mankthshme e ndjenjes ksenocentrike qe rritet dita-dites...

Pse te dashur bashkekombas duhet te ndjehemi inferiore ?
Perse kultura jone te na duket e prapambetur ? Perse ta duam kulturen e te huajve, pa njohur ende mire kulturen tone ? Perse te hedhim poshte dhe te perbuzim traditat tona te vyera qe kane mbijetuar ne shekujt me te erret e te pergjakshem te historise njerezore ?

Perse inferiore , pse jo superiore ? Perse pesimiste dhe jo realiste ?

Nuk ka vend fare per tu ndjere superior anembane botes kur i drejtohesh vetes me emrin SHQIPTAR ?

No comments: