Tuesday, October 13, 2009

Jam sëmurë...

Dekada të arta pranverash
ku vështroj të njëjtë fytyrë hënore,
jam sëmurë, e di,
prezantohem në paketa gënjeshtrash (CV)
në kohën dëshirore!

Prej vitesh nuk nuhas
aromë kalemi në dorë,
tashmë specie moderne,
lexoj-jetoj në një inkubator,
të quajtur monitor.

Ky fruth i përhapur,
e më i shpejtë se paniku,
dhemb si një krah i thyer,
mbi shpatullën e një miku.

Epokë e marrë kuriozitetesh,
ku personazh shndërrohet çdokush,
nënën merr në telefon
të të sjellë peshqirin në dush !!!

Në punë përherë me vonesë,
drekën se takon kurrë para orës 5,
pi ujë me lekë
dhe pordhë falas dëgjoj,
nuk ndijoj, s'arrij të kuptoj
nëse dua apo s'dua të shpëtoj.

Kulturë shkretëtire,
që për çudi lulëzon në Ballkan,
arrij të gjej qetësi,
kur energji eletrike s'kam.

Boshllëk në shpirt
e thatësirë shterpe dëshirash,
prej një portofoli të sulmuar nga diarreja
më egër se më parë,
kontrollon e kufizon,
por për dreq s'e kuptoj sistemin monetar,
se investoj për të ardhmen
duke luajtur "Solitar".

Nuk di më të numëroj...
shtëpi me qera, orendi,
makinë me kredi,
jetë borxh lënë trashëgimi
fëmijëve, që lindin skllevër metropoli,
shtegëtuar prej arash të lëna djerr,
drejt një qyteti të ruralizuar,
dhuratë e një arsimi të mbetur stazh
përfaqësuar nga një sistem i fosilizuar.

Vrasës ëngjëjsh, ëngjëj vrasës
betim hipokrati kryer prej hipokriti,
fshehur pas këmishash të bardha,
vampirë-besnikë të këtij riti.

Nuk kam më besim sot,
ti nuk ke më ...atëherë.
Asfalt kafshuar, që djeg
lypsarë venedikas,
që fitojnë më tepër se një inxhinier.

Yt atë, një ishkomunist i përbetuar,
që tanimë "Ciao" përshëndet,
fëmijë çapkënë, që duke belbëzuar
mes duartrokitjesh, shajnë farën e vet.

Rini fodulle, arrogante, e përgjumur,
kokëboshe, që ndjek shembuj të gabuar,
nën ritëm impotentësh, me seksin refren,
dëshirat mbajnë nën duar.

Njerëzit që vriten për të zgjedhur
hajdutin e tyre të preferuar,
pa parë çmime që shpërthyen,
si adoloshentë puberteti,
ku hormonet tejkaluan arsyen.

Miliarda prapaskena... na gënjyen.
Antivirusi paska qënë mik i ngushtë me virusin,
pulë, lopë dhe derra njerëzisht të sëmurë,
përbri sysh, që përbëjnë destinacion,
e jo më urë...

Dhe ne bashkë si spektatorë indiferentë
të tragjedi-komedisë sonë shqiptare,
luajtur prej minjsh,
që gërryejnë simbole kombëtare.

Jam ne gjendje shoku, more shokë,
pardje bënte dimër,
çfarë stine do të jetë sot ?
Nese jeni te shokuar, ju vijme ne ndihme, kontakt :


Shkroi: Stop Injorancës ©
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: