Sunday, October 11, 2009

Njerëzit më inteligjentë, janë më të prirur për të mos besuar në ZOT

Profesori Lin tha se besimi ne fe, ka rene ne shekullin e 20-te.

Profesori Riçard Lin, profesor nderi i psikologjise ne Universitetin e Ulsterit thote se shume me shume anetare te "elites intelektuale" konsiderojne veten si ateiste, sesa mesatarja kombetare.



Nje renie ne ndjekjet e zakoneve fetare gjate shekullit te fundit, ishte lidhur drejtperdrejte me nje rritje ne mesataren e inteligjences, pretendon ai.

Por konkluzionet, ne nje artikull per gazeten Akademike te Inteligjences - jane damkosur si "semplist" nga kritiket.

Profesori Lin, qe ka provokuar mosmarrveshje ne te kaluaren me kerkime qe lidhin inteligjencen me rracen dhe seksin, thote se akademiket e universitetit, ka te ngjare te besojne me pak ne Zot, se cdokush tjeter.

Nje studim i Shoqates Mbreterore (Royal Society) gjeti se vetem 3.3 per qind besojne ne Zot - ne nje kohe kur 68.5 per qind te popullit pergjithshem ne UK, e pershkruan veten si besimtare.

Nje ankete e ndare, ne 90'ten gjeti se vetem 7 per qind e anetareve te Akademise Kombetare te Shkences ne Amerike besonte ne Zot.

Profesor Lin thote se shumica e femijeve ne shkolle fillore besojne ne zot, por kur futen ne moshe te adoleshences - dhe inteligjenca ju rritet - shume prej tyre nisin te kene dyshime.

Ai i tha revistes se arsimit Time Higher: "Pse duhet qe me pak akademike te besojne ne zot sesa populli i pergjithshem? Une besoj qe eshte thjesht nje ceshtje e IQ. Akademiket kane nje IQ me te larte se populli i pergjithshem. Disa studime anketash per popullin e pergjithshem tregojne se ato me IQ me te larte, nuk besojne ne Zot."

Ai tha se besimi fetar ka rene permes 137 kombeve te zhvilluara ne shekullin e 20'te, ne te njejten kohe qe populli eshte bere me inteligjent.

Por Profesor Gordon Linch, drejtor ne qendren per fe dhe shoqeri bashkekohore ne kolegjin Bërkbek, ne Londer, thote se deshtoi te merte parasysh disa shtrirje te nderlikuara te faktoreve socialo-ekonomike dhe historike.

"Te lidhesh besimin fetar dhe inteligjencen ne kete menyre, mund te reflektoje nje tendence te rrezikshme, te zhvillosh karakterizimin "semplist" te fese si primitiv, qe - gjate kohes qe ne po mundohemi te merremi me ceshtje komplekse te fese dhe pluralizmit kulturor - mbase nuk eshte pergjigje e dobishme," thote ai.

Dr Alister MkFaden, pedagog universiteti i vjeter ne teologjine Kristiane ne Universitetin e Lids, thote se konkluzioni ka "ngjyrim te paket te imperializmit kulturor te Perendimit, po ashtu dhe nje ndjenje anti-fetare".


Dr David Hardmen, pedagog kryesor ne zhvillimin e mesimit ne Universitetin Metropolitan te Londres, thote "Eshte shume e veshtire te percosh eksperimente te verteta qe shpjegojne nje marerdhenie rastesore mes IQ dhe besimit fetar. Prapseprape, ka evidence nga zona te tjera te niveleve te larta te inteligjences qe jane te shoqeruara me aftesi me te mira - ose ndoshta vullnet - te pyesin dhe te rrezojne institucione te ndjera."


Burimi i informacionit http://www.telegraph.co.uk/news/uknews/2111174/Intelligent-people-less-likely-to-believe-in-God.html


No comments: