Thursday, October 1, 2009

Roli i medias në bastardimin e shqipes.

Media, pushteti i katërt, e cila duhet të thotë fjalën e lirë në interes të qytetarëve dhe shikuesve të saj, në Shqipëri luan rolin kryesor në bastardimin e shqipes me huazime dhe barbarizma të panevojshme, por shumë të dëmshme.

Duke filluar që nga emrat e këtyre mediave vizeve apo të shkruara, pasqyrohet bastardimi i shqipes, duke nisur që nga televizioni me shikueshmërinë më të madhe, siç është Top Channel, që gjyshet tona pa faj e quajnë Top Qeni.

Bastardimi i shqipes haset duke nisur nga edicionet e lajmeve, në intervistat e politikanëve dhe duke vazhduar tek emisionet edukuese, të cilat kanë gjithashtu edhe shikueshmërinë më të madhe tek të gjitha moshat. Gazetarë, drejtues emisionesh dhe spektaklesh që flasin fjali shqip, të përbëra nga folje dhe emra anglisht/italisht duke shmangur përdorimin e fjalëve shqip. Ky bastardim i shqipes që në fakt shitet si zhvillim intelektual e social i këtyre individëve, po infekton dhe po keqorienton një shoqëri të tërë shqiptare, saqë shqipen e vërtetë na mbetet ta kërkojmë në fshatrat më të thellë e më të varfër ku media nuk ka shtrirje.



As emigrantët shqiptarë të pas viteve 90', nuk po arrijnë dot të kuptojnë shqipen e sotme.

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Ndiqni më poshtë një video që dënon këtë bastardim të shqipes, sa të turpshëm edhe vrastar: http://www.youtube.com/watch?v=jxpGB3o74zg


Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës

No comments: