Friday, November 13, 2009

Dielli pagan i të parëve tanë !

Besimi tek e mbinatyrshmja është i vjetër po aq sa njerëzit mbi tokë. Njerëzit duke mos ditur të shpjegonin fenomenet natyrore, duke qenë inferior dhe te varur drejtëpërdrejtë nga natyra, e ngritën në kult atë, duke i dhënë atributin e shenjtë, e diçkaje të pakuptueshme, të paprekshme...

Jeta në Tokë është provuar sot shkencërisht që ka lindur në Afrikën e sotme, për shkakun e thjeshtë sepse aty ishin kushtet e përshtatshme atmosferike për lindjen e saj. Ndërkohë që sot Afrikën të gjithë njësojnë me shkretëtirën, shumë kohë më parë, kur Europa dhe gjithë kontinentet e tjerë ishin të mbuluar nga akujt, vetëm në Afrikë Dielli ishte bujar ndaj jetës. Besimi pagan, në shumë zota, ka lindur në Dodonë të Janinës, apo në Tomorr të Beratit. (Të dyja troje shqiptare?)
Dielli mori këtë atribut absolut, pikërisht sepse ishte ai që mundësonte jetën, simbolizonte dritë, ditën. E kundërta e Diellit ishte errësira, që nënkuptonte të keqen, të zezën, të ftohtin. Natën njerëzit primitivë ishin shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve, sulmeve të kafshëve të egra, të ftohtit etj dhe ishin të varur plotësisht ndaj kushteve të natyrës.
Për këtë arsye "priftërinjtë e parë" ndërtuan një shenjë kulti në malin më të lartë, atje ku rrezet e diellit preknin më parë dhe me anë të daulleve, lajmëronin popullsinë për lindjen e diellit, që presupozonte lindjen e jetës. Pikërisht nga tingulli i daulleve, "dou-dou" merr edhe emrin Dodona pellazgjike. Këtu e ka burimin edhe festa e verës që është një festë pagane, e ardhjes së pranverës, që festohej duke uruar të kishte sa më begati në tokat ku rriteshin të mirat materiale që siguronin jetesën.
Pra dielli ishte natyrshëm më i adhuruari, pasi mundësonte mbijetesën në periudhat akullnojore, që disa herë kanë rrezikuar realisht zhdukjen e rracës humane në Tokë.
Duke studiuar Diellin, si ylli më i afërt i planetit Tokë, lindi interesi ndaj astronomisë, yjësitë dhe fenomenet e ndryshme astronomike. Vetë fjala hyjnore, nuk presupozon diçka të shenjtë, më shumë se diçka që ka të bëjë me yjet, hylli, illi, illyrian, hyjnor...
Ky diell gjendet i pikturuar në shpella 10 mijë vjet më parë, apo dhe 6 mijë vjet tek sumerët (Të shumtët) më parë gjejmë të pikturuar diellin, në mes të sistemit tonë diellor, bashkë me të gjitha planetet që njohim sot. Të gjitha dijet tona astronomike, e kanë zanafillën pikërisht nga kjo periudhë kohore e zhvillimit human.

Ky besim pagan dominoi, madje u përhap në të gjithë shoqërinë njerëzore të asaj periudhe.
Më pas evoloi dhe u përshtat në këto kultura, derisa këto dije astronomike u keqpërdorën qëllimisht apo jo, për të arritur judaizmi që nxorri besimin e parë monoteist, që vinte në qendër vetëm një Zot. E gjithë Dhiata e vjetër apo e Re, nuk është asgjë tjetër veçse një dije astronomike, me në qendër Diellin. Më pas këtë histori e kopjoi thuajse totalisht Bibla dhe më pas biblën Kurani.

Horus, perëndi i Egjipitit të lashtë, 3000-vjet para lindjes së Krishtit, lindi në 25 dhjetor, lindi nga një virgjëreshë, lindi në yllin e lindjes, i mbështetur nga 3 mbretër/profetë, në moshën 12-vjeçare ishte një mësues dhe në moshën 30-vjeçare nis profetësitë e tij, bëri mrekullira të ndryshme, ngjallje të vdekurish, kishte 12 shokë, ku njeri prej tyre e tradhëtoi. Horus kryqëzohet dhe vdes në kryq, kur mbas 3 ditësh ringjallet për tu kthyer në parajsë…
-Atis, 1200 vjet para lindjes së krishtit me të njëjtën histori identike.
-Krishina në Ind,i 900 vjet para lindjes së krishtit, me të njëjtën histori identike
-Dionisi në Greqinë e lashtë, 200 vjet para lindjes se krishtit, me të njëjtën histori identike…
-Mitra në Persi, 1200 vjet para lindjes së krishtit, me të njëjtën histori identike…
Dhe e njëjta histori IDENTIKE vazhdon me :
-Krishna e Hindustanit

-Buda Sakia e Indisë

-Salivahana E Bermudes

-Zhule dhe Orisis i Egjipitit

-Odini i Skandinaveve

-Crite i Kaldeas

-Indra e Tibetit

-Bali i Afganistanit

-Jao i Nepalit…

e keshtu me rradhë edhe mbi 20 perëndi të tjerë para Lindjes së hipotekuar të Krishtit.

Për asnjë nga profetët e mësipërm, nuk ka qoftë edhe një fakt historik që dëshmon ekzistencën e tyre.



Krishti triumfoi ndër mitet e tjerë, pikërisht prej Perandorit Kostandin, që e bëri krishtërimin fenë e Perandorisë Romake, për ta shfrytëzuar e përdorur për qëllimet e saj, në pushtimin e botës.

Arsyet e 25 dhjetorit/lindja e diellit, lindjes prej virgjëreshës/era e virgjëreshës, 12 dishepujt/12 muajt, kryqëzimin apo kryqin dhe ringjalljen pas 3 ditësh e shpjegon më së miri astronomia, sepse besimet fetare nuk jane gjë tjetër veçse një dije astronomike që u kthye në mënyrë alegorike në epos dhe u shfrytëzua për të mbajtur njerëzit nën tutelë dhe injorancë.

Mund të ndihmonte çdo skeptik një dokumentar i ZEITGEST, që tregon historinë më të bukur të treguar deri më sot; "HISTORINE E MITEVE" http://www.youtube.com/watch?v=SaD5A7frtgU

Kishtërimi duke e patur shumë të vështirë të luftonte paganizmin e popullit, i vodhi atij të gjitha ritet. Madje edhe mesha sot mbahet të dielën, që jo më kot në shqip, anglisht dhe gjermanisht, nënkupton ditën e diellit.

Të gjithë i njohim nga historia inkuizicionet, blasfemitë, shlyerjet e mëkateve me anë të pagesave, kryqëzatat, njerëzit që vriteshin përse këmbëngulnin se toka rrotullohej, apo pse pretendonin që nuk ishte e sheshtë, përhapjen e krishtërimit dhe islamit (Islam = Isën lam, Isa=Jezusi) me anën e shpatës, faktin që Muhamedi ka qënë analfabet, madje është martuar me Aishen minorene pra politika dhe feja ka qënë një.
Periudha më e errët historike quhet periudha e mesjetës, ku feja kishte pushtet absolut mbi gjithçka, duke djegur e shkatërruar kulturën, artin, bibliotekat, dijetarët etj etj.

Po sot koha ka ndryshuar përgjithësisht. Nëse këtë shkrim do ta shkruaja qoftë një shekull më parë, do të digjesha, vritesha, do të rrihesha me kamzhik në publik, apo do të gurorëzohesha, nga institucionet që presupozohet të sjellin paqen dhe harmoninë në botë. (?) Edhe pse për hir të së vërtetës, ka ende vende në glob, ku feja dhe pushteti janë një, pa shkuar më larg sesa shtetet tona fqinje që krijojnë etni jo në bazë të gjuhës apo identitetit, por në bazë të përkatësisë fetare (ortodokse etj), pasi vetë kultura fetare e lufton identitetin etnik të një populli, duke imponuar traditat e saj, emrat, zakonet apo edhe gjuhën.

Sot islami në Shqipëri është jashtëzakonisht i moderuar dhe kjo është meritë e shqiptarëve. Ndoshta në këtë rast, e gjithë bota muslimane duhet të marr për shembull islamin në Shqipëri. Sipas islamit tradicional, një musliman mbi të gjitha është musliman e pastaj shqiptar, arab etj etj. Sipas kësaj logjike një musliman nuk duhet të festojë asnjë festë kombëtare, as ditë pavarësie, madje as ditëlindjen e tij. Gjithashtu, gjuha e zotit quhet arabishtja, madje edhe Hoxha këndon në Shqipëri arabisht, kur askush nuk e kupton këtë gjuhë dhe komunikimi ndërmjet njeriut e Zotit supozohet të jetë shpirtëror, pa hiearki fetare në mes e institucione si dhe pa ndaluar asnjë gjë, sepse Zoti nëse ekziston, duhet patjetër të kuptojë çdo gjuhë. Në këtë aspekt, katolizmi është moderuar më shumë, madje Papa bën lutje edhe në shqip.
Gjithashtu, mosasimilimit të popullsisë duhet t'ia dedikojmë konvertimit të popullsisë në fenë islame.

Shqiptarët sot janë populli me tolerancën fetare më unike dhe idealë në botë. Si shpjegohet kjo dukuri e shqiptarëve, që për hir të së vërtetës duhet të pranojmë, që ballkanasit përgjithësisht janë gjaknxehtë përsa i përket pronës së tyre. Kjo shpjegohet me faktin që shqiptarët, trashëgimtarët më të pastër të paganizmit, kurrë nuk u influencuan dhe poseduan totalisht nga monoteizmi dhe fenë e përdorën si gunë, për tu mbrojtur nga pushtuesit e tyre, që njëherë i përksinin njërës fe dhe njëherë tjetrës. Ndoshta kjo është edhe një arsye përse E. Hoxha, biri i një hoxhe, arriti të prezantojë në botë shtetin e parë ateist. Diçka të tillë nuk do guxonte as Rusia ta realizonte.

Qëllimi i vetëm i kësaj teme nuk është lufta ndaj feve, cilado ato qofshin, por është një thirrje për tolerancë, një tolerancë që fillimisht duhet të burojë nga besimtarët, që mesa hasim çdo ditë, ata janë më lehtësisht të ofendueshëm, më pak tolerantë ndaj mendimeve të ndryshme, apo deri më shumë ofendues. Lerini njerëzit ti gjykojë Zoti juaj dhe ndiqni parimet e shenjta që propogandoni.

Të besosh në Zot nuk dëmton askënd dhe është tejet personale. Ka njerëz që kanë nevojë për një kult frike apo adhurimi, ka njerëz që besimin në zot e ndjejnë shpresë dhe forcë për të përballuar dhe realizuar me qëllim jetën.

Unë kam vetëm një thirrje : E shenjtë është e drejta, e shenjtë është familja, e shenjtë është shoqëria njerëzore, i shenjtë është arsimi, por mbi të gjitha, e shenjtë është e vërteta !



Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: