Wednesday, November 4, 2009

Lushnjë, “bum” divorcesh

Shtohen frikshëm rastet e divorceve në Rrethin e Lushnjës. Vetëm në muajin tetor janë dhënë vendimet për shkurorëzimin e 40 çifteve.

Statistikat jane servirur nga kancelaria e gjykates se Shkalles se Pare e Rrethit Gjyqesor Lushnje.



Burimet zyrtare nga kjo e fundit bejne te ditur se gjate nje muaji regjistrohen deri ne 40 seanca gjyqesore me objekt padie shkurorezimin.

Mesohet se shkak i ndarjes se cifteve me se shumti eshte tradhtia, kjo nga te dy partneret dhe ndryshe nga rrethet e tjera, ne Lushnje numri i kerkesave per divorc ka treguar se jane femrat ato qe kane regjistruar shkelje te betimit martesor dhe qe kane marre guximin me pas per t’u ndare nga burrat.



Shume pak nga ciftet e divorcuara jane ndare per shkaqe ekonomike apo per arsye te ndryshme familjare.

Numri me i madh i divorceve eshte regjistruar ne qytet dhe shume pak ne zonat rurale.


TCH

No comments: