Saturday, December 26, 2009

Dyqani i meshkujve

Ishte hapur një market me 5 kate, ku femrat mund të shkonin e të zgjidhnin nga një mashkull dhe për çdo kat, karakteristikat e meshkujve ndryshon në progresion.

Në këtë market ka vetëm një kusht, që nëse hyn në një kat, je e detyruar të zgjedhësh mashkullin e atij kati, ose mund të ngjitesh një kat më lart, por nuk mund të zbresësh në katin e mëparshëm.



Një ditë, nisen një grup vajzash, të zgjidhnin meshkuj...



Në katin I-rë tek dera shkruan:
- Meshkujt që ndodhen pas kësaj dere, kanë nga një punë dhe i duan fëmijët.
- Femrat mendojnë "Më mirë se ç'kemi është, po pse të mos shikojmë më sipër !"

Në katin e 2-të tek dera shkruan:
- Meshkujt e këtij kati janë në punë, i duan fëmijët dhe janë bukuroshë
- Femrat "Hmmm, s'qenka keq, po të shohim njëherë edhe sipër ç'do të ketë"

Në katin e 3-të tek dera shkruan:
- Meshkujt në këtë kat kanë nga një punë shumë të mirë, i duan shumë fëmijët, janë bukuroshë dhe ndihmojnë jashtëzakonisht shumë edhe tek punët e shtëpisë.
- Femrat " O Zot, shumë interesante, por sipër ka edhe dy kate të tjerë"

Në katin e 4-t tek dera shkruan:
- Meshkujt e këtij kati kanë punë shumë të mirë, i duan shumë fëmijët, janë të bukur, të ndihmojnë tek punët e shtëpise dhe janë shumë... shumë romantikë.
- Femrat " Ua këta qenkan mrekullia vetë, kushedi çfarë mund të ofrojë një kat më sipër..."

Në katin e 5-ë tek dera shkruan:
- Ky kat është bosh dhe është hapur vetëm për tu mbushur mendjen femrave, se është e pamunudur që ti kënaqësh ato.

Dalja është në të majtë.


"Zeri Yt", redaktoi : Stop Injorancës

No comments: