Sunday, December 20, 2009

Kosova dhe Shqipëria do pranojnë refugjatë nga BE

Shqipëria dhe Kosova do të jenë të detyruara të pranojnë në territorin e tyre emigrantë të paligjshëm që BE mund t’i largojë nga territoret e një prej 27 vendeve të Bashkimit dhe mund t’i transferojë drejt vendeve tona.

BE mund ta beje kete veprim nese keta emigrante te paligjshem kane perdorur Shqiperine ose Kosoven si vend fillestar per t’u larguar drejt shteteve te Europes se Bashkuar.



Kjo eshte vetem nje pjese e Marreveshjes mes Shqiperise dhe Kosoves, per ripranimin e personave. Marreveshja ka mberritur ne Kuvend dhe pritet te ratifikohet ne seancat e ardhshme te Parlamentit.

Ne nje prej neneve te kesaj marreveshjeje, qe u firmos ne Prishtine nga ministrat Basha dhe Hyseni, theksohet se “pala kontraktuese e kerkuar do te ripranoje nje shtetas te vendeve te treta apo person pa shtetesi me kerkesen e pales kontraktuese kerkuese, nese kjo e fundit provon apo dhe prezumon vlefshmerisht se personi, i cili nuk ploteson kerkesat efektive per hyrje apo qendrim, e ka kaluar kufirin e pales kontraktuese kerkuese, pasi ka qendruar ne territorin e pales kontraktuese te kerkuese”.

Top-channel.tv


Ajo për të cilën Tirana shfaqet si kryeqyteti më i sigurt i Europës, ku kriminaliteti dhe vandalizmi janë në shifrat më të ulta, shumë shpejt pritet të ndryshojë.

Mirësevini në Albanistan ! (S.I)

No comments: