Tuesday, March 30, 2010

Çdokush ka shifrën e tij...

Kam darkuar me rrënimin tim,
kam ngritur dolli për suksesin e tij.
Kam marrë dhe shumën ma kanë marrë,
më kanë dhënë pa patur nevojë.


Më kanë refuzuar pa më njohur,
e kam pranuar të pranoj ligësinë,
më kanë dënuar me vetmi
duke më ofruar shoqërinë.

O Diell të lutem mos shko,
ose më merr edhe mua,
ërrësira për disa është qetësi,
për të tjerë...gjyq,
të dënuar në liri.

Më mungon ajo që kam,
nuk mungoj atje ku, duhem, duhet,
gjithçka është kaq e bukur,
ne kaq të trishtë luajmë.

Lulja nuk është më e bukur,
ajo u quajt e çmuar, e shtrenjtë,
aroma veshi një çmim,
ndjenjat paguheshin me parapagim.

Lumturia jote ishte e dëmshme
edhe pse askënd nuk cënonte,
bota e tjetrit kishte rregulla,
me të cilat ti... s'përfaqsoheshe.

I ngjante tragjedisë së natyrës,
por ishte natyra e tragjedisë ku vuajmë,
gjithçka ish kaq e bukur,
ne, as të trishtë, as s'luajmë...


Shkroi: Stop Injorancës

No comments: