Thursday, March 18, 2010

Një nënë shqiptare, gruaja më e vjetër në Europë

Nëna shqiptare Feride Hyka, 114 vjec që para pak ditësh mori lejen e qëndrimit tek familjarët në Itali thyen rekordin e italianes Santa Gennari nga Ascoli Piceno. Nënë Ferideja që aktualisht po jeton prej pak ditësh në Itali bëhet kështu gruaja më e vjetër në Europë.

Fëmijët e Feride Hykës jetojnë të gjithë në Itali dhe janë përpjekur prej kohësh të marrin dhe nënën e tyre nga Shqipëria. Por, ja që sistemimi i nënë Feridesë në Itali nuk ishte shumë i lehtë, sepse kompjuteri i programuar për regjistrimin e ditës së lindjes së personave ishte programuar për të lindurit nga vitit 1900 e tutje. Ndërkohë nëna Feride kishte lindur në vitin 1896. Madje në pasaportë dallohet qartë dhe viti, 1896 me vendlindje Luzin e Vogel ne Durres. Por në Shqipëri vetëm 5 vitë më parë lindi kompjuterizimi i të dhënave në gjendjet civile, kështu që problemi arriti deri në Itali.

Duket gati e pabesueshme, por ja që 114 vjecarja mbeti e panjohur për shkak të kompjuterit që ishte programuar për regjistrimin e të lindurve nga viti 1900 e tutje. Ndërkohë prezenca e saj tani ka marrë xhiron rreth botës.

Nënë Ferideja ka 8 fëmijë dhe shumë nipër e mbesa që i përkushtohet cdo ditë asja me shumë dashuri.
Në 7 Gusht ajo mbush 115 vjec dhe familjarët e shumtë të Feridesë po përgatisin një festë të madhe me këtë rast.

114 vjecarja shiqptare është një grua simpatike, pavarësisht moshës. Nuk ka shumë rrudha, në dallim nga moshataret e saj mbi 100 vjece dhe mban një shami të bardhë në kokë, duke lënë të qartë pamjen vizive të fytyrës.

Por, ja që familja Hyka është quajtur nga mediat italiane si një familje me shumë fat. Rrallë të takon të kesh një gjyshe, stërgjyshe, stër, stërgjyshe 114 vjecare, që ka parë 3 shekuj, që ka jetuar dy Luftra Botërore dhe një diktaturë të egër në Shqipëri.

Sot ajo jeton në Itali, rrethohet nga fëmijët, mbesa e nipërit që i japin shumë dashuri dhe padashur theu rekordin e italianes më të vjetër dhe europianes më të vjetër në moshë.

Ndërkohë gruaja më e vjetër në Botë është një gjeorgjiane, plot 130 vjec. Duket e pabesueshme dhe i vështirë ky rekord, por ne i urojmë Nënë Feridesë jetë të gjatë, dhe ta festojë së më bukur këtë 115 vjetor të saj.

(pergatitiD.Bonollari/BalkanWeb)

No comments: