Shikimet

Friday, March 12, 2010

Tërmete të fuqishme në gjithë botën, çfarë po na ndodh?

Përshtypja se numri i tërmeteve është shtuar ka tërhequr vëmendjen e alarmuar njerëzit. Por shkencëtarët thonë se me gjithë përshtypjen e krijuar, atyre ende u duhet ta provojnë se numri i tërmeteve në botë është rritur.
Shkatërrimi i Haitit pas tërmetit

Një tërmet i madh tronditi së fundi Turqinë Lindore të hënën në mëngjes. Ai arriti shkallën 6.0 sipas Rihterit dhe deri tani mendohet se ka marrë jetën e 57 vetëve.
Në shumë vendbanime u shkatërruan shtëpi. Pamje nga dëmtimet në fshatin Okcular, në Lindje të Turqisë.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje nga dëmtimet në fshatin Okcular, në Anadollin Lindor

Ndërkohë, tërmete të mëdha në Tajvan, Kili dhe Haiti vazhdojnë të dominojnë titujt e lajmeve. Por megjithëse ka evidenca që sugjerojnë se këto tërmete mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, një lidhje midis tyre ende nuk është konfirmuar shkencërisht, thonë shkencëtarët.

Numri i tërmeteve rreth globit mbetet konstant, me gjithë lëkundjet, thotë Wolfgang Frederich, profesor i shkencave që merren me studimin e tokës pranë universitetit Ruhr në Bohum. Statistika nga programi i SHBA për vëzhgimet gjeologjike të tërmeteve tregojnë se numri i tërmeteve midis shkallës 7.0 dhe 7.9 Rihter ka mbetur në dekadën e fundit mjaft konstant, me një mesatare prej 13 tërmetesh në vit.

Në këtë periudhë kohe nuk ka pasur më shumë se katër tërmete të shkallës 8.0 deri në 9.0 ballë. Ndërsa numri i tronditjeve të vogla dhe i shokëve që janë matur është thuajse i pafund, thotë Fridrih nga Universiteti Ruhr.

Rrethi i zjarrit
Toka përbëhet nga katër shtresa: nga shtresa e brendshme, shtresa e jashtme, manteli dhe korja. Korja dhe manteli i sipërm krijojnë litosferën, një shtresë me trashësi 50 km dhe kjo përbëhet nga të ndara që quhen pllaka tektonike. Këto pllaka dihet që e ndryshojnë pozicionin dhe kanë shumë defekte. Shumica e tërmeteve ndodhin përgjatë vendeve me defekte. "Pllakat mund të lëvizin horizontalisht ose vertikalisht, në atë mënyrë që një pllakë lëviz nën një tjetër", thotë Fridrih.
Shumica e tërmeteve ndodhin në zonën e Paqësorit, të njohur si Rrethi i Zjarrit, një rajon që rrethon bregdetin e Oqeanit Paqësor përgjatë vendeve si Zelanda e Re, Japonia, Alaska dhe Kili.

Koincidencë apo lidhje?
Sipas Fridrihut, modelimet sizmologjike dhe kalkulimet matematikore të shtypjeve dhe të presioneve kanë treguar një rritje të presioneve në pjesë të tjera të botës, pasi ndodh një tërmet. Kjo, e kombinuar me të dhëna statistikore ka krijuar një teori, që tërmet e mëdha si ato të fundit në Haiti dhe Kili mund të rrisin presionin në një pjesë tjetër të pllakës tektonike dhe ta ulin në një pjesë tjetër, duke shkaktuar potencialisht një tërmet pasues në një pjesë tjetër të Botës.
"Problemi është që ti duhet ta provosh se kjo nuk është koincidencë, gjë që është me të vërtetë e vështirë," thotë ai.

Disa shkencëtarë thonë se ata janë relativisht të siguritë, se pas një tërmeti, presioni rishpërndahet në pjesë të tjera të një pllake tektonike. Por lidhja e këtij efekti me një tërmet të dytë, të mëvonshëm nuk është kaq e thjeshtë, thonë ata.

Shekulli

No comments: