Friday, May 28, 2010

Dhuna ndaj Velos, akt brutal, duhet ndëshkuar!

TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon ndaj dhunës së ushtruar nga një biznesmen ndërtimi mbi inxhinierin arkitekt dhe publicistin Maks Velo, pas një shkrimi që ky i fundit botoi pak ditë më parë. KSH e cilëson "një akt brutal që duhet ndëshkuar"


Ngjarja e rëndë, sipas vetë Velos lidhet me një shkrim në formë komenti të kryer prej vetë atij në një të përditshme, ku përcaktonte 9 objekte që sipas tij, kishin arkitekturën më të shëmtuar në Tiranë. Personi i shoqëruar, biznesmeni Shpëtim Dama është bashkëpronar në ndërtimin e një objekti që ndodhet përballë hyrjes së stadiumit kombëtar 'Qemal Stafa' në Tiranë.

Veprimet e mësipërme përbëjnë një sjellje të kundraligjshme, së pari, sepse cenojnë integritetin fizik të një shtetasi dhe së dyti, janë një tentativë për të ndalur ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes.”- thuhet në një komunikatë për shtyp të shpërndarë sot nga KSHH. Mësohet se përfaqësues të kësaj organizate janë takuar vetë me zotin Velo dhe i kanë sugjeruar ndjekjen e çështjes në rrugë ligjore, duke i ofruar dhe asistencën e tyre, por “ai hezitoi per shkak të mosbesimit të tij ndaj organeve të drejtësisë.

“Me keqardhje konstatojmë se raste të tilla ngurimi nga shtetasit, kohët e fundit, nuk janë të pakta. KShH i bën thirrje gjithë opinionit shoqëror për t’u bashkuar me reagimet e shumta ndaj një sjellje të tillë, e cila nuk i shkon për shtat synimeve tona, mbarë kombëtare, për një shoqëri demokratike e me të drejta njerëzore. Heshtja është me pasoja për të gjithë, për sot dhe për të ardhmen tonë.”- mbyllet deklarata e KSHH.

(s.g/Balkanweb)

Ky është artikulli, për të cilin një biznesmen ka dhunuar fizikisht Maks Velon :http://www.shekulli.com.al/2010/05/24/pesembedhjete-objektet-me-te-shemtuara-ne-tirane.html

STOP INJORANCES

No comments: