Thursday, June 17, 2010

Vrasjet në shifra rekord

Ende pa u mbyllur gjashtë muajt e parë të vitit 2010, Shqipëria rezulton të jetë në një rritje të krimit të vrasjeve, krahasuar me 1, 2, 3 dhe kater vjet me pare.

Niveli i vrasjeve ka shkuar në atë të 2005-ës. Të paktën 53 vrasje janë regjistruar në vend, ende pa u mbyllur muaji i gjashtë i vitit. Kurba e krimit të vrasjes nuk ka qenë asnjëherë kaq i lartë që kur drejtimi i Ministrisë së Brendshme është marrë në fund të vitit 2005, nga ministra të maxhorancës aktuale. Dy prefektura mbeten në kuotat zero të këtij krimi janë Gjirokastra dhe Berati.

Ndersa vitin e shkuar Shqiperia arriti ne total ne 79 vrasje gjithsej, ne pese muajt e pare te ketij viti ka regjistruar vetem 25 me pak te tilla ose po ta krahasosh me të njejten periudhe 18 vrasje me shume.

Nje nga arritjet e qeverise aktuale, ne fushen e rendit dhe qetesise publike, ka qene fakti i uljes se ketij krimi ne nivele te ndjeshme. Shqiperia nuk kishte regjistruar qe pas vitit 1997, me pak se 100 vrasje, dhe e arriti kete ne 2006-2007, por vrasjet e ketij viti edhe pse perqindja e zbulueshmerise se tyre ka qene e larte japin një sinjal negative.

Edhe pse vrasjet po shtohen ne cdo muaj te ketij viti, ende ne polici nuk ka patur nje analize te thelle ne lidhje me kete rritje dhe aq me pak nje analize publike, apo terheqje vemendje nga ministri aktual i brendshem ndaj policise shqiptare. Te gjitha vizitat publike te tij deri me tani ne polici kane qene ne kuader te zhvillimit teknologjik qe po merr policia shqiptare ne kohet e fundit, si edhe per sigurimin e kufijve shqiptare.

T. Channel

No comments: