Monday, November 22, 2010

Plazhi në Shqipëri dhe të painformuarit në Zvicër

Partia ekstremiste zviceriane duket se nuk është shumë e informuar për mënyrën se si jetojnë shqiptarët, ndërsa ka promovuar një fushatë provokuese sipas të cilës shqiptarët lahen veshur dhe se në mënyrë të tillë ata do të shkojnë të lahen në liqenin e Zyrihut.

Që SVP të mos jetojë në paditurinë e saj, është mirë që të informohet se Shqipëria sapo u shpall destinacion i Lonley Planet që fton të huajt të vizitojnë vendin dhe sidomos brigjet e Jonit e të Adriatikut (ku njerëzit mund të lahen si tu dojë kokrra e qefit), por që njëkohësisht mund t’i bëjë ata të kuptojnë se shumë pak shqiptarë do zgjedhin liqenet e Zvicrës për tu larë.  


Mesazh provokues i partisë popullore në Zvicër
Një parti ekstremiste me ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të Zvicrës ka publikuar foto fyese dhe provokative duke ofenduar shqiptarët dhe vlerësuar se heqja e vizave do të sjellë pasoja negative për këtë vend.

Është Partia Popullore SVP e Zvicrës ajo që ka vendosur të kërkojë një referendum mbi emigracionin. Dhe këtë e ka bërë duke prezantuar në publik, dy fotografi që kanë si synim të vendosin në dilemë zviceranët dhe të triumfojë kërkesa e kësaj partie për të bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe boshnjakë në Zvicër ngaqë ata më së shumti janë të fesë myslimane.

Fushata ka për qëllim të paralajmërojnë zviceranët për atë që sipas SVP-së mund të ndodhë në vend, në qoftë se lejohet hyrja e shtetasve të huaj në mënyrë të mëtejshme.
Fushata vjen në një kohë kur zviceranët janë duke u përgatitur për të kaluar një ligj sipas të cilit emigrantët që kryejnë krime të rënda duhet të deportohen automatikisht. Fushata online është prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane, forca e madhe politike në vend dhe ndër kryesoret në Parlament.

Në foton e parë siç e dalloni dhe ju, në liqenin e Zyrihut gjenden disa vajza lakuriq, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve.  Ndaj në foton e dytë që ju dalloni, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë.
Sipas shpjegimit publik, kjo parti tha se në atë foto, janë gra shqiptare dhe nga Bosnja Hercegovina dhe paralajmëron në mënyrë fyese se “edhe ne do të përfundojmë si këta”.
Zëdhënësi i SVP ka deklaruar se fushata e diskutueshme ishte krijuar nga aktivistët e “Ëohlen”, në perëndim të Zyrihut, dhe shtoi se ajo nuk pritet të miratohet në shkallë kombëtare. Sondazhet e fundit tregojnë se 54% e Zvicrës do të votojnë në favor të masës drastike ndaj emigrantëve, ndërsa 43% kundër.

Departamenti i Drejtësisë ka paralajmëruar se një votim pozitiv, më 28 nëntor mund të çojë Zvicrën në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon diskriminimin në bazë të racës, ngjyrës, fesë apo kombësisë.

Standart
M.q.s populli artificial zvicerian jeton në male dhe ka frikë të shohë Adriatikun e Jonin e mrekullueshëm shqiptar, po i shkëpusim një fragment nga plazhi i Shëngjinit, 2010!
                                                          Stop Injorancës - Ndal Paditurisë !

No comments: