Friday, April 30, 2010

Konkurs në SHBA, 2 të rinj shqiptarë fitojnë medaljen e argjendtë

Ergin Myftari dhe Klevis Rreshka kanë sfiduar 500 projekte ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara me punën e tyre , duke u shpërblyer me medaljen e argjendtë. Dhuntia për të punuar në fushën e fizikës ka kapërcyer kufijtë për dy shokët e shkollës së mesme në Cërrik.

Pjesëmarrja me punimin shkencor, “Boja që nuk lejon ndryshkjen e metaleve” ka rezultuar më se vlerësuese për dy adoleshentët shqiptarë, të cilët shprehen të lumtur që kanë përfaqësuar denjësisht jo vetëm shkollën por të gjithë Shqipërinë.

“Ne përfaqësuam shkollën tonë dhe Shqipërinë në një konkurs ndërkombëtar dhe fituam medaljen e argjendtë” shprehen djemtë.

Pas entuziazmit të cmimit, kthimi në atdhe ka qenë jo më pak emocionues për Erginin dhe Klevisin të cilët janë pritur në aeroport nga familjarët dhe miqtë.


Burimi: http://bw.balkanweb.com/metropol/konkurs-ne-shba-2-te-rinj-shqiptare-fitojne-medaljen-e-argjendte-10791.html

“Si krijova restorantin më të mirë në botë”

Rene Rexhepi, kuzhinieri me orgjinë shqiptare që posedon restorantin danez.

Barishtet dhe lulet e egra duket se tashmë kanë dalë në plan të parë dhe kjo ngaqë një restorant, Noma në Kopenhagë, është i specializuar në këtë drejtim duke marrë vendin e parë si restoranti më i mirë në botë. Ai ia kaloi edhe restorantit spanjoll El Bulli. Midis specialiteteve të Nomas janë eskallopë të tharë apo dhe lule shtogu. Dhe pas gjithë kësaj është shefi i kuzhinës, Rene Rexhepi i cili e mori çmimin në Londër.

Si keni arritur të krijoni restorantin më të mirë në botë?
Esenca e asaj që ne përpiqemi të bëjmë është se duam t'i japim klientëve një sens vendi dhe kohe. Në cilin vend të botës jeni, kur jeni duke ngrënë në një restorant dhe në cilën kohë të vitit jeni. Duket e lehtë të flasësh, por është shumë vështirë ta zbatosh këtë në një pjatë. Dhe për ta arritur këtë ne shohim se çfarë kemi si produkte natyrore. Për ne në rajonin tonë, jemi me fat që kemi një botë kaq të madhe natyrore të egër dhe të pasur, saqë ushqimi me barishte apo produkte të marra nga natyra, zë vend të madh në restorantin tonë dhe në pjatat tona.

Pra me fjalë të tjera është ushqim që ju dilni nga restoranti dhe e merrni në natyrë?
Po ashtu është. Gjëja unike e Kopenhagës është se ti je vetëm 10 minuta larg me makinë një vendi ku mund të gjesh qiqra dhe lule shtogu. Dhe dhjetë minuta më pas ia shërben këtë klientëve.
Më duket se kjo paraqet sfida të shumta për ju sidomos këtë dimër që ishte shumë i ashpër?
Po ky vit i ri ishte shumë i vështirë. Një nga më të vështirët që kam provuar si shef kuzhine në Kopenhagë. Fatmirësisht, një vit më parë ne kishim konservuar dhe ruajtur me kripë dhe si turshi më shumë produkte se zakonisht.

Nuk do të thotë kjo se po mashtroni?
Jo, jo. Ky nuk është mashtrim. Kjo është pjesë e historisë p.sh për të marrë trëndafila bregdeti dhe t'i futësh ato në uthull, 100 kg çdo vit dhe si rezultat mund të kesh aromë trëndafili gjatë gjithë dimrit. Unë mendoj se është fantastike të përdorësh produkte të tilla.

A mos fakti se restoranti juaj ka dalë në vend të parë tani në botë tregon se njerëzit duan diçka tjetër nga restorantet më të mira në botë?
Mendoj se restorantet korrespondojnë me shoqërinë. Ndoshta kjo është një nga arsyet se pse restoranti ynë konsiderohet të jetë një nga më të mirët në botë, të paktën për tani. Ndërsa bota po bëhet gjithmonë e më shumë eko maniake, ne duket se kemi një restorant që i përshtatet mjaft mirë kësaj gjëje.

Dhe natyrisht ju jetoni në një qytet që mbajti dhe samitin e madh për mjedisin?
Natyrisht. Kur udhëtoja në vende të ndryshme, po lodhesha gjithmonë e më shumë me restorantet bashkëkohore. Nuk e kuptoja se ku ishe më në këtë botë. Nëse ishe në San Paolo apo në Londër ishte e njëjta muzikë, e njëjta atmosferë, të njëjtat karrige. Çdo gjë ishte e njëjtë.

Shpallen 50 restorantet më mira në botë, vendin e parë e mban Danimarka.
Restoranti më i mirë me kuzhinierë shqiptarë


Në edicionin e 2010-ës të 50 restoranteve më të mirë në botë, “Noma” e Kopenhagenit, i drejtuar nga Renè Redzepi, është i pari në klasifikim. Është një revolucion pak a shumë i madh stilimi i këtij për 50 restorantet më të mira në botë, që bëhet çdo vit nga e famshmja revistë britanike “Restaurant Magazine”. Pas katër vitesh dominimi absolut, El Bulli” i kuzhinierit Ferran Adrià (që për karrierën e tij mori çmimin “Kuzhinieri i dekadës”), renditet i dyti në botë dhe në mënyrë surprizuese ia lë vendin e parë restorantit “Noma” të Kopenhagenit, që ka si kryekuzhinier 32-vjeçarin, Renè Redzepi, cili që kur ka hapur restorantet e tij ka ecur përpara me hapa gjigande. Në fillim, asnjë nuk do të vinte bast mbi restorantin danez, që kishte vendosur të përdorte ekskluzivisht ushqime skandinave, produkte lokale, që asnjë në botë nuk i njihte. Por anëtarët e jurisë e kanë vlerësuar guximin e tij (përveç talentit), por edhe kolegët ia njohin fuqinë e “ekspresionit artistik”. Italia ka pesë restorante në këtë klasifikim. “L'osteria Francescana di Modena” i kuzhinierit Massimo Bottura është i pari ndër restorantet italianë dhe i gjashti në botë (ishte i 13-ti vitin e kaluar. Ky klasifikim ka ardhur nëpërmjet një jurie speciale, votave të 800 kuzhinierëve më të mirë në botë, gazetarë që merren me restorantet. “Lista me shumë ndryshime e këtij e viti, tregon se lokalet e afirmuara dhe të famshme nuk janë më të mirët në botë” thotë Paul Wootton, kryeredaktori i revistës “Restauranta”, (revista që organizon çmimet).

“Kjo listë është një guidë për të gjithë ata njerëz që duan të ushqehen nga gjellë të veçanta dhe nga kuzhinierët më të talentuar në botë.

T. Observer

Katastrofë natyrore

Shtresa e naftës ka arritur bregdetin e Luizianës - Obama flet për katastrofë natyrore.

Jugun e SHBA-së e kërcënon katastrofa më e madhe ekologjike që prej disa dhjetëvjeçarësh. Shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës ka arritur bregdetin e Luizianës.


Katastrofa e përhapjes së naftës në gjirin e Meksikës është me rëndësi kombëtare, thotë ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit Janet Napolitano. Ndërkaq zëdhënësi i presidentit Barak Obama thekson, se
Në fakt ka mjaft shkak për t'u shqetësuar. Afro 800.000 litra naftë derdhen çdo ditë në Gjirin e Meksikës, pesë herë më shumë nga ç'supozohej deri tani. Dhe nëqoftëse nuk bie presioni i naftës, sasia e saj nuk do të ndryshojë as në javët, që vijnë. Askush nuk ka momentalisht mjetet teknike, për të mbyllur shpejt një shpim me thellësi 1.500 metra brenda në det. As shoqëria e nxjerrjes së naftës BP, që ka bërë shpimet, as presidenti amerikan. Por së paku në luftën kundër simptomave po arrihen përparime, thotë ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit Janet Napolitano:
Presidenti ka shprehur edhe një herë shqetësim për këtë incident.

Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit, Janet NapolitanoBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit, Janet Napolitano"Në det janë lëshur disa barriera, për të mbrojtur brigjet nga nafta."

Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit mundohet t'u japë guxim amerikanëve.

"Janë thithur afro 2,4 milionë litër ujë deti me përmbajtje nafte. Në veprim janë 1.100 ndihmës si dhe 50 anije dhe avionë specialë."

Ata spërkasin shtresën e naftës me lëndë kimike me shpresë, që të neutralizojnë efektet e dëmshme të saj. Megjithatë shtresa e naftës vazhdon të shtrihet. Bazat e marinës amerikane në Mississippi por shndërrohen në qendra të luftimit të katastrofës. Që andej lëshohen në det sisteme thithëse dhe barriera lundruese.

Guvernatori i Luisiana, Bobby Jindal, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme:

"Një gjë të tillë nuk e kemi përjetuar deri tani.“

Në foto presidenti amerikan, Barack Obama Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Në foto presidenti amerikan, Barack Obama Dhe Presidenti thekson edhe një herë për siguri që shoqëria e nxjerrjes së naftës BP, duhet të përgjigjet për të gjitha shpenzimet. Që vitin e kaluar koncerni kundërshtoi në SHBA ashpërsimin e kritereve të sigurisë. Sipas informacioneve të stacionit televiziv ABC në platformën "Deepwater Horizon" mungonte një buton emergjence.

"Deepwater Horizon nuk ishte i pajisur me një sistemi kontrolli të telekomanduar, me ndihmën e të cilit do të ishte mbyllur kanali i shpimit."

Ky sistem emergjent i telekomanduar është sot i pranishëm në shumë platforma. Por jo në SHBA, sepse këtu thjesht nuk përcaktohet me rregullore.

Autor: Ralph Sina / Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti, www.dw-world.de

Thursday, April 29, 2010

Iriqë dhe karrotreca në qytetin tonë

Epo ndoshta iriqët i kujtojnë gomat e makinës mollë, tha Olsi kur unë po i tregoja arsyen pse kam vendosur ta lë makinën.

Kam dëgjuar burrat që të paktën një herë në jetë thonë: Do ta lë duhanin, kurse unë do ta lë makinën, dhe jo pse jam femër. Qyteti është bërë një makth i vërtetë për këmbësorët, por edhe një ëndërr akoma më e kobshme për dikë që drejton një makinë të çdo lloji.
“Ku të ndaloj,
ku të parkoj,
apo mos duhet mjetin në krah ta ngarkoj?”


Gjithsesi një copë vend sa për të hedhur të shkretën makinë edhe gjendet, por puna ndryshon më pas: ajo zhduket, sikur e ka pirë dheu.
Shenjë e parë në trupin tënd është një hutim organik që shoqërohet nga një pabesueshmëri ftohëse: Mos jam në koordinatë të gabuar? Mos ndoshta sytë më janë verbuar? Ah, po kjo, kjo ishte rruga e uruar!”
Sheh dikë që po ta bën me dorë e ndërkohë të thërret: “Ej, tashti sa ta morën!” Dhe ti menjëherë e kupton se ata, rrëmbyesit krenarë të qytetit, karrotrecat, po e shoqërojnë në ndonjë destinacion shoqëruesen tënde të vjetër, makinën! Tek ajo e gjetën! - thua i dëshpëruar.
Ndërkohë rrangalla jote bashkë me ndonjë viktimë tjetër të radhës ende po lëkundet mbi kurrizin e grabitqarit për të shkuar drejt pikës së bllokimit. Një neveri e çuditshme të përhapet në fizik kur mendon manieren e racës sonë, por puna është se kjo neveri që të del nga trupi përlan edhe disa kalimtarë të pafajshëm dhe ata tundin kokat ndërsa të shohin, sikur ta njohin edhe prej të tjerësh këtë emetim nervues.
A dini si mund ta kërkoj, i thërras atij që më thirri.
Merr këtë numër më thotë ai e më jep një numër me pak shifra, tipik emergjence, pra policie.
Alo! A mund të di ku është makina ime, me targa kaq e aq, me ngjyrë kështu e ashtu?
Aaa! Janë tu e çu tek Unaza e Madhe, te pika e grumbullimit, andej nga shpia e Ilir Metës!
Si, si?
Por ndërkohë linja pritet.
Çfarë referencash që japin, them me vete, nejse ç’të bëj?
Duke u orientuar sipas referencës, e cila është kaq e ngatërruar, pasi është veçse e hamenduar dhe aspak e përcaktuar, e gjej më në fund bukuroshen time shëmtaraqe midis shumë e shumë simotrash që duken si shtazë në vathë, pa tagji!
I lutem policit të paguaj gjobën që është marshalla e të më lërë të shkoj.
Nuk mundem, më thotë, duhet të paguani në Kinostudio.
Po gjoba dhe makina ime janë këtu! - protestoj unë.
Atje, përsërit ai.
Ej, zotëri, thirri mendjes, i them, mos do të më çoni në Hollivud që të paguaj gjobën?
Në Kinostudio, përsërit ai.
Nisem në anën tjetër të qytetit. Aty më kërkojnë të gjitha pagesat që prej gjenealogjisë së makinës! Ndërkohë më thonë se po nuk pata pare, çdo natë shtohen 5000 lekë të vjetra për mbetjen e saj në pikën e grumbullimit.
I doni apo jo lekët, i them arkëtares, e cila më shikon me hezitim.
Jo kaq, thotë ajo, janë më shumë.
Shkund çantën, pastaj të gjithë xhepat e burrit tim. Megjithëse janë shumë para për të dhënë, jam katandisur që të kënaqem të m’i marrin e që puna mbaron me aq.
Në mbrëmje shoh Kryeministrin që thotë se buxheti është rregulluar!
E besoj, them me veten time. E besoj! Dhe pastaj më kujtohet prapë stili i mundimshëm i pagimit.
Betohem se nuk do ta lë makinën kurrkund ku ajo duket.
Për dreq, të nesërmen më thërrasin në një Konferencë. Tri herë i bie rrotull sheshit, por nuk ka vend të lirë. Tentoj të futem në një rrugicë, por ndërkohë dy djemka të rinj më tërbojnë me gjestet e tyre për të më bindur të parkoj midis oborrit dhe trotuarit mbrapa Muzeut. Nuk jam e bindur se duhet ta bëj, por ata sa nuk shqyhen për të më aksesuar vëmendjen. U bindem më në fund, duke menduar se, epo, kur brenda oborrit të Muzeut do ngrihet një bina e me aq kate, grataçiel, nuk mbeti puna te makina ime.
Por, jo! Nuk është e thënë!

Sa dal në pushimin e parë të konferencës shoh një iriq të kuq që ka kafshuar gomën time. Dhe kur afrohem, një fletë gjobe 30 mijë lekë të reja. Shikoj për djemtë e parkimit, por janë zhdukur. Një djalosh tjetër, i sapombërrirë më thotë:
Këtu çdo ditë i bën bashkia nja 300 mijë lekë, vetëm me këtë copë vend!
Po tani?!
Shoh një pusullë të verdhë dhe një numër telefoni në dritaren e krahut tim.
Alo! Më keni mbërthyer një iriq në rrotë!
Po. Eja paguaj e ta heqim menjëherë iriqin.
Hyj në sallën elegante të bashkisë! Këtu lartësia e arkitekturës mbretërore është përzier me dizanj dhe teknologji bashkëkohore.
Gjobë makine, i them njërës prej grave të arkave.
Në fund, thotë ajo.
I jap njëzetëshen, pastaj dhjetëshen zonjës në arkën e fundit.
Ajo i merr, por për çudi, i kontrollon me një pajisje që identifikon nëse lekët janë false apo jo. Epo as në bankë nuk kontrollojnë kështu! Stil tjetër ky!
Merri, m’i dreq, se qyl i ke, dua t’i them.
Ajo fut qylin në sirtar dhe më thotë të shkoj.
Po iriqi?
Do ta heqim.
Jam në stolin e lulishtes së muzeut. Nuk po pres dashnor. Pres të lirojnë makinën time nga kapësja e kuqe.
Telefonoj edhe një herë bashkinë.
Më në fund jo një, por tre burra vijnë. Jo për mua. Do marrin iriqin e tyre. Janë alamet trupash! Kanë alamet veture firmato, krejt të re. Përkulen të tre të heqin iriqin nga goma ime dhe duken aq absurdë!
Më në fund jam në makinën time, por ajo ecën kuturu. E shkreta, them me vete! Kushedi ç’i ka bërë dhëmbi i iriqit. Pale karrotreci.
Ndërkaq shoh sesi janë sulur përsëri në sheshin e Tiranës së Re fajkonjtë e karrotrecave. Krejt të pashpirt duke përlarë të parkuarat e rastit.
Oreksi ka arritur kulmin! Kanë bllokuar qafën e digës dhe do vazhdojnë deri në orët e vona gjuetinë, ndërsa viktimat pinë alkool dhe tym nëpër pabet e errëta.
Po pa skrupullësia nuk mungon deri të dielën, kur të rriturit kanë sjellë fëmijët dhe të afërmit për të marrë një gotë oksigjen nga pylli artificial!
Është akoma e premte. Nga ekrani, kryetari i bashkisë më bën një buzëqeshje fringo të re!
Ej, m’i more nja tridhjetë sot, i them unë për lekët e paguara të gjobës!
Por ai kthen kryet nga Çani dhe nuk e di pse po bërtet.
Dal të pi një kafe në periferi të qytetit, duke menduar se civilizimi është një rreng e kaq.
Por pa dalë te kthesa e Kombinatit më ndalon polici.
I keni paguar gjobat? - pyet ai!
Hej bela, them me vete.

Ndërsa polici më lë të shkoj, më kujtohen fjalët e një gruaje në radhën e dritave:
Të dyja palët pare duan. Ndryshojnë vetëm si t’i marrin! Dhe kësaj i thonë Politikë.



Mimoza Ahmeti, G. Shqip

Artikulli i Stop Injorancës mbi mafien shtetërore të karrotrecave http://stopinjorances.blogspot.com/2010/03/mafia-shteterore-e-karrotrecave.html

Isaleo, historia e fëmijës së braktisur mes mbeturinash

Isaleo është një fëmijë 2 vjeç, të cilin nëna e tij biologjike e "vrau", duke e hedhur pas lindjes në një kosh plehrash në Vlorë.

Po fati deshi që fëmija të mos asfiksohej nga mbeturinat e hedhura shkujdesur mbi të nga qytetarët. Ishte 21 gushti i 2008-ës, kur Leonard Xhemali e gjeti fëmijën thuajse pa jetë teksa mblidhte kanaçe për të siguruar bukën e dy fëmijëve të tij.
"Po mblidhja hekurishte dhe kanaçe në zonën e Ujit të Ftohtë. Isha duke kontrolluar kazanët në afërsi të shkollës së Marinës. Papritur, në fund të njërit shikoj diçka të mbështjellë me një rrobë të vjetër. E hapa dhe shtanga kur pashë se në këtë rrobë ishte mbështjellë një fëmijë. Ai ishte i mbuluar i tëri me mbeturina dhe gati i asfiksuar. E pastrova dhe nxitova për ta çuar në shtëpi. Nëna ime e lau me ujë të ngrohtë dhe ai erdhi në jetë", tregon Leonard Xhemali.

Ndonëse në kushte mjaft të rënda jetese, ai e mbajti djalin e sapolindur duke e regjistruar në gjendjen civile si fëmijën e tij. Tashmë në regjistrat e gjendjes civile, Isaleo është djali i tij, përderisa prindërit biologjikë të cilët nuk i përkasin komunitetit egjiptian, e braktisën atë.
Përveç prindërve që e "adaptuan", fëmija dy vjeç ka edhe një motër e një vëlla, por edhe gjyshër. Leonard Xhemali tregon se në punën e përditshme ai mbledh kanaçe si dhe hekurishte, si e vetmja mënyrë për të mbajtur familjen e tij.
"E pagëzova me emrin Isaleo, pasi kështu quhet një muzikant grek që unë e pëlqej shumë.

Dëshiroj që dhe djali im të bëhet muzikant si Isaleo i Greqisë. Edhe unë i bie klarinetës, por, nevoja familjare për t'u ushqyer është ajo e mbledhjes së mbeturinave dhe hekurishteve për të mbijetuar", u shpreh Leonard Xhemali. Fqinjët e tij e kanë përgëzuar për këtë gjest human që ai ka bërë. Madje vetë ai ndihet krenar që ka shpëtuar një jetë njeriu, ndërsa sot atij i ndan bukën e fëmijëve të tij.
E shoqja e Leonardit, Xhuljeta u shpreh se Isaleon e ka rritur njëlloj si dy fëmijët e saj. Familja Xhemali përbëhet nga shtatë anëtarë, dy prindërit e Leonardit, bashkëshortët si dhe tre fëmijët e vegjël. Ata jetojnë në një zonë periferike të Vlorës ku jeta çdo ditë bëhet më e vështirë, siç ndodh shpesh për komunitetin egjiptian në Shqipëri. Shtëpia e tyre është ndërtuar në një zonë ku kalon kanali i ujërave të zeza. E ndërtuar me blloqe betoni, në të ndodhen vetëm dy dhoma për të shtatë pjesëtarët e familjes. Në mes të oborrit ndodhet një bunker, i cili shërben për strehimin e kanaçeve si dhe të hekurishteve që mbledh në punën e përditshme Leonardi.

"Tashmë jam unë i ati i fëmijës, pasi e gjeta të braktisur. Po të mos isha unë, ai sot nuk do të ishte në jetë. Shpëtova një jetë, bëra një akt human", thotë Leonardi.
Sipas tij, askush nuk mund t'ia marrë fëmijën tani që ai e bëri dy vjeç. "Do ta rris si fëmijët e mi", shton ai për Isaleon të cilin e ka regjistruar në gjendjen civile të lagjes "Hajro Çakëri".
Ndonëse ai pranon varfërinë në të cilën ndodhet, ndjenja humane për këtë fëmijë vetëm sa i shtohet, duke i rritur më shumë përpjekjen për punën e përditshme, mbledhjen e kanaçeve në koshat e mbeturinave.

QEMAL BIRAKU, G. Panorama

Komplot vdekja e Presidentit polak? (video shokuese)

Konfirmohet vërtetësia e pamjeve shokuese që lidhen me aksidentin ajror, në të cilin humbën jetën 96 persona, në mesin e tyre dhe Presidenti polak, Lech Kaczynski së bashku me bashkëshorten e tij.
Prokuroria ushtarake e Polonisë konfirmoi vërtetësinë e pamjeve të filmuara me telefon menjëherë pas aksidentit të avionit. Në video shfaqen tre silueta, zhurma shpërthimi dhe shkrepje armësh, një burrë i cili kërcen nga avioni dhe thirrjet për ndihmë të pilotit.


Prokuroria ushtarakë ka shqyrtuar dokumentet e fluturimit si dhe ka marrë dëshmitë e 60 personave, por pranon se akoma nuk disponon të vërtetën për kohën e saktë të ndodhjes së aksidentit ajror.

Zëri i armëve bie si bombë mbi rendin e ditës në Poloni. Andriej Mendierej, rusi që filmoi dhe i ngarkoi në internet pamjet e sipërpërmendura, u sulmua me thike pak kohë më pas. Po ashtu, edhe në spitalin ku u shtrua atij iu fikën pajisjet ndihmëse që e mbanin në jetë.

Në anën tjetër, në avion gjendeshin 5 kuti. Kutitë e zeza njoftohet se iu dorëzuan autoriteteve polake ndërkohë që vetëm tre kuti u analizuan nga ekspertët.
Sekreti mbi dy kutitë e tjera nuk dihet.

Shikoni një video pas shpërthimit: http://www.youtube.com/watch?v=1h01IFwgdAk&feature=player_embedded

G. Start

Wednesday, April 28, 2010

Kërcënohet Pasha: Do përfundosh si Trebicka

Kërcënohet me jetë oponenti kryesor i marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, Myslym Pasha.

Në adresën e tij private të “e-mail”-it si edhe në faqen personale që koloneli ka hapur në rrjetin social të “Facebook”, janë dërguar disa mesazhe shantazhuese që e paralajmërojnë për një fund tragjik, të ngjashëm me atë të biznesmenit Kosta Trebicka. “Edhe ti si Trebicka do përfundosh o tellall. Paret do t’i marrësh me vete, se ditët të numëruara i ke”, - citojmë nga përmbajtja e një prej “e-mail”-eve që i janë dërguar kolonelit.

Ndërkohë, në një tjetër mesazh të nisur në adresë të tij thuhet: “Zoti Pasha! Po ju pyesim: ‘Çfarë i ndodhi (Trebickës)...??” Në një prononcim të djeshëm për “Gazeta Shqiptare”, koloneli në rezervë ka bërë të ditur se këto ‘e-mail’-e kërcënuese kanë filluar që në datat 20 dhe 21 dhjetor të vitit të kaluar. “Kam bërë një denoncim në polici dhe ende nuk kam marrë një përgjigje. Nuk e di nga kush janë dërguar”, - shprehet Pasha.

Biznesmeni shqiptar, Kosta Trebicka është personazhi i njohur tashmë për lidhjet e tij me ngjarjen tragjike të Gërdecit. Ai ka qenë denoncuesi i parë që guxoi të fliste publikisht për aferat që bëheshin në Gërdec, me shitjen e fishekëve dhe të armëve. Pak muaj pas këtij denoncimi, Trebicka do të humbte jetën gjatë një aksidenti të dyshimtë në 12 shtator të vitit 2008. Për rrethanat në të cilat ai u aksidentua për vdekje u fol shumë, derisa Prokuroria shqiptare pajtoi një ekspert amerikan me qëllim zbardhjen e ngjarjes jashtë ndikimeve të brendshme. Si përfundim rezultoi që Kosta Trebicka e humbi jetën gjatë një aksidenti me makinën e tij tip ‘Nisan’ fuoristradë, teksa ishte duke u kthyer nga gjuetia në vendin e quajtur Gryka e Kulave, në segmentin Lekas-Voskopojë, pranë qytetit të Korçës.


Akuzat
Qeveria ndërmori një fushatë të ashpër për të denigruar figurën e kolonelit në rezervë, Myslym Pasha, gjatë periudhës kur ai denonconte në “Gazeta Shqiptare” skandalet që fshiheshin në paktin detar me Greqinë. Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë për “Zërin e Amerikës” në datën 30 dhjetor 2009, duke komentuar oponencën që Pasha i bënte marrëveshjes, e cilësoi atë si “sharlatan”. Më herët gazeta “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i Partisë Demokratike, në fund të muajit nëntor 2009 botoi një shkrim ku e cilësonte Pashën jo vetëm si “pseudo-ekspert”, por edhe si një “pensionist të lajthitur” e “folklorist”.

Për të denigruar figurën e kolonelit, në faqen e parë të RD-së u botuan aso kohe edhe foto nga jeta e tij personale, ku koloneli shfaqej duke kënduar me grupin polifonik të Mallakastrës.

Tedi Blushi, G. Shqiptare

Protestat,nuk janë dhe aq kot

Për të gjithë ata që se vënë ujët në zjarr për protestat dhe për të gjithë ata që bëjnë protesta pa e ditur se ku do dalin, vlen kjo sentencë: protestat kurrë nuk janë kot.

Protesta është shpirti i demokracisë, zembereku i saj. Një demokraci ku protestohet është një demokraci që shkon drejt përsosjes. Aty ku nuk protestohet, demokracia fle, dhe gjumi i demokracisë është vdekje për të. Ngjallja e shpirtit protestues është një mision i madh, një mision historik, të cilin koha do ta vlerësojë, pasi të zbehet vektori politik.
Shoqëria shqiptare është mirëfilli një shoqëri që nuk proteston.


Ankthet tona sociale ne i kanalizojmë në rrugë individuale, duke i zbrazur njëri-tjetrit gjithë mllefin e akumuluar nga tranzicioni i tejzgjatur.
Po cili është motivi i protestave? Kërkesa për drejtësinë e votës.
A është i drejtë ky motiv për protestë? Është më se i drejtë.
A është i mjaftueshëm ky motiv për të ngritur masa të tëra popullsie në këmbë? Ky motiv nuk mjafton.

Motivi më i vërtetë për një protestë masive të popullatës është t’i flasësh nevojave të popullatës, dhe këto nuk janë thjesht nevoja që lidhen me kutinë e votimit, pavarësisht rëndësisë së kutisë së votimit. Ka dhe kuti të tjera, që mund të quhen mirëfilli kuti Pandore, të cilat mund të shkaktojnë më shumë hidhërim, më shumë pezmatim dhe në të njëjtën kohë më shumë shanse për protestë.
Më së pari është fakti që jeta e qytetarit shqiptar sot është më pak e sigurt, ndërsa pretendojmë se jemi faktor sigurie në botë, si anëtarë të NATO-s. Këtë e thonë raportet e organizmave të huajt monitorues, ambasadorët, raportet e policisë e të shoqërisë civile, që flasin për rritje të numrit të vrasjeve, të vetëvrasjeve, të vdekjeve aksidentale, të aksidenteve rrugore, të vdekjeve në punë, të vdekjeve të shkaktuara nga një shëndetësi e papërgjegjshme, nga mungesa e edukimit me kulturë shëndetësore të shtetasve, nga veset sociale, nga shtimi i prostitucionit, nga shtimi i vjedhjeve, nga shtimi i krimit të moshave të mitura, nga shtimi i numrit të personave të ekstraduar, nga shtimi i maskave, nga shtimi i të sherrnajave që kanë marrë përmasa astronomike për motive të dobëta e për motive pronësie, nga ngujimet, fëmijët e panumërt jetimë, tokat që rrëshqasin me gjithë shtëpitë e qytetarëve në kurriz, e shumë të tjera, që kërkojnë analiza më vete.
Gjithë kjo pasiguri psikike e qytetarit mund të kanalizohet në formën e një proteste të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kundër aktualitetit politik. Më tej, është ekonomia e shqiptarit.

Ndërsa pranojmë se ka rritje ekonomike, nuk mund të pranojmë se ka begatim.
Nëse shifrat dalin në rregull, apo edhe nëse manipulohen, kjo nuk do të thotë se qytetari shqiptar ndihet i pakërcënuar ekonomikisht. Ai e ka të vështirë të marrë kredi. Ai e ka të vështirë të investojë, ngase më pak makineri e pajisje janë blerë këtë periudhë. Ai e ka të vështirë të orientohet në tregun e tokës, për shkak të legalizimeve apo abuzimeve, apo çfarëdolloj afere tjetër që pengon zhvillimin normal të jetës së qytetarit që nuk ka asnjë dëshirë ta kalojë jetën nëpër gjyqe pronësie. Nëse leku shqiptar është zhvlerësuar kundrejt euros, me një ritëm të frikshëm, edhe gjithë rritja ekonomike ka shkuar në dëm të qytetarit, që me të njëjtat lekë, blen më pak mall, që blihet më shtrenjtë për shkak të euros së rritur. Sa herë që rriten rrogat dhe pensionet, aq më tepër rriten çmimet.
Rritja e çmimeve të mallrave të konsumit dhe ngurrimi për të harxhuar lekun, rritja e çmimit të energjisë, të ujit, të karburantit, e shumë të tjera, nuk flasin për një rritje ekonomike reale, as për rritje të fuqisë blerëse të qytetarit. Edhe remitancat kanë rënie. Shifrat dalin mirë, kur bëhen marrëveshje për shumë miliarda euro, nga të cilat nuk e dimë se sa do të investohen vërtet në ekonominë reale, për të cilën e dimë me siguri se nuk ofron një treg kaq të madh.

Pra, makro del mirë, kurse mikro del me këpucë të kuqe.
2000 lekëshit e rinj, fringo të rinj, nuk merret vesh se cilën pare zëvendësuan, menjëherë pas 5000 lekëshit edhe më të ri, që sapo e vjetruam nëpër duart tona. Entuziazmi mediatik qeveritar nuk përkthehet në para më shumë në portofolin e njerëzve.Nga ana tjetër, 20 vjet papërgjegjshmëri shtetërore kanë hapur shumë gropa të zeza për njerëzit. Duke filluar që nga përmbytjet, shpronësimet e padrejta, shkatërrimet e pronave të njerëzve që u lejuan të ndërtonin si lopa bajgën, të përndjekurit, ish pronarët, banorët në shtëpitë e ish pronarëve, njerëzit me aftësi të kufizuara, minatorët, mësuesit, mjekët, pensionistët, njerëzit e nëpërkëmbur të kulturës dhe artit, ish prostitutat dhe prostitutat, fëmijët dhe gratë e dhunuara, të burgosurit, të ardhurit nëpër qytete që kërkojnë punë ndërkohë që nuk ka punë as për ata që janë aktualisht, xhepistët, të sëmurët nga zemra, nga stresi, të lajthiturit e panumërt që popullojnë shtëpitë tona, të depresuarit, kompanitë ndërtuese që kanë kryer punën e kontraktuar nga shteti dhe nuk kanë marrë paratë, mijëra të ardhurit nga studimet perëndimore që nuk duan të mbeten thjesht spektatorë të një shfaqjeje të parapërgatitur, dhjetëra kategori sociale që janë si ushtri të vogla të gatshme për luftë, për shkak se nuk kanë marrë konkretisht atë që u takon ligjërisht, ose nuk kanë marrë asgjë, si rasti i banorëve që jetojnë ende në çadra për shkaqe natyrore.

Dhe nëse deri dje, ajo që nuk të jepej rrëmbehej nga natyra, shteti apo fqinji, çdo ditë që kalon e vështirëson rrëmbimin për shkak të pakësimit të resurseve.
Çfarë do të ndodhë, nëse në Shqipëri përhapen dy valë protestash: protestat e opozitës dhe protestat e të nëpërkëmburve?
Qeverisja nuk do të gjejë kohën e duhur, as burimet e duhura, as qetësinë e duhur për t’u marrë me zgjidhjen e problemeve madhore. Për këtë nuk do të mjaftojë as propaganda super e fuqishme mediatike, as emetimi i shpresës në formën e premtimit. Protesta ka dhe ajo rolin e vet paralizues. Nuk ka nevojë fare që opozita të provokojë përplasje: as që i intereson. Ajo thjesht po pengon dhe po krijon pakënaqësi elektorale që mund të shfrytëzohen nesër. Policia që do të vihet në shërbim të rendit, do t’i lërë hapësirë krimit që nuk ja përton në të tilla raste.
Forca ndëshkuese e sistemit gjyqësor sa vjen e dobësohet: njerëzit hyjnë dhe dalin si patëkeq nga burgu. Shumë kriminelë të arrestuar janë përsëritës. Një pjesë e tyre falen nga sistemi. Shumë ngjarje të vjetra hapin plagë të reja. Po dhe ekonomia do të dëmtohet kur njerëzit nuk do ta kenë mendjen te puna, po te protesta. Harxhimi i fondeve të mëdha për të mbuluar plagë të mëdha, do të jetë joefektiv. Blerja do të funksionojë për pak kohë. Do të kërkohen fonde të tjera, që nuk mund të bien si mana nga qielli. Opozita ka gjithë kohën e duhur për të organizuar pickime të vogla, sa për ta nxirë më keq jetën tashmë jo dhe aq të ngjyrosur të qytetarëve.
Gjithashtu, protestat e shumta do të nxisin dasinë sociale: ndarjen aq të përfolur dhe qesharake në popull të majtë e popull të djathtë. Njerëzit do të bëhen më hasëm se sa janë. Shqipëria nuk do të durojë gjatë e ndarë në dysh. Ata që kanë pushtetin real, janë shumë herë më të paktë se sa ata që kanë grykësinë për ta pasur pushtetin real. Një njeri në një post konkurrohet lirshëm nga dhjetëra të tjerë që e mendojnë veten të denjë për atë post. Edhe brenda shumicës ka tektonikë, ka lakmi, ka dhurime që japë të papranueshme. Kjo i jep dorë opozitës. Qarkullimi politik është i mbarë për shumë njerëz që lakmojnë dhe mezi presin të ngulin thonjtë te torta e tjetrit. Ndaj situata, nuk është kaq e këndshme.

Ndërkombëtarët nuk është se janë të lumtur me tashmërinë tonë. Edhe ata me zor po merren me ne, kur dihet që kanë problemet e tyre. Greqia fqinje na kujton atë shprehjen e vjetër që thotë se i mbyturi të mbyt. Shkurt, është koha më e artë për protestë.
Dhe protestat do të bëhen edhe më të forta, për shkak të shurdhërisë. Aty duhet ta tregojë veten opozita.
A ka fuqi reale të bëhet pjesë e shoqërisë, apo do t’i bjerë vetëm fyellit të vet?
Nëse opozita shitet, bashkë me të do të shitet edhe një aksion i madh i mllefit 20 vjeçar. Siç u shit nga protestat e sajuara të shoqërisë civile me militantë partish, apo nga aksioni i mbetur në mes i katarsisit. Riciklimi i figurave politike, përsëri do të sjellë dhembje sociale. Dhunimi që kryen pushteti nuk do të mbajë gjatë. Policitë prapë do të përleshen njëra me tjetrën, duke ia ulur në zero kredibilitetin shtetit. Abuzuesit e mëdhenj përsëri do t’i shpëtojnë ligjit.
Dhe lufta e vogël midis dy palëve, ndoshta do të sjellë humbjen e të dy palëve, për t’i hapur udhë ndonjë artifice që askush nuk e mendon sot, por që mund të jetë realitet i prekshëm nesër. Edhe pritshmëria e ka një limit.

Erion Kristo, T. Observer

Shqipëria nis “plakjen”

Ulet ndjeshëm fertiliteti tek çiftet shqiptare. Nga 3.3 fëmijë që llogaritej në vitet 93-95', lindshmëria ka rënë në 1.6 fëmijë për grua, në vitet 2006 – 2008.

Studimet e fundit përllogarisin të kemi vetëm 35 mijë lindje ne vit në rang kombëtar. Kjo për shkak se çiftet janë të prirur drejt karrierës dhe se shpeshhere zgjedhin dhe rrugen e gabuar per te penguar nje shtatzani te padëshiruar.

Ministria e Shendetësise dhe USAID kanë nisur një fushatë sensibilizimi për rritjen e përdorimit të metodave kontraceptive bashkëkohore për parandalimin e shtatzanive të paplanifikuara.

“Duhet të jemi sa më metodikë, sa më këmbëngulës te kjo fushatë me sa më pak patetizëm te mesazhet tona”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Perdorimi i kontraceptiveve nga 8% ne vitin 2002 eshte rritur ne 11 % ne vitin 2009. Ky nivel i ulet i perdorimit i shoqeruar dhe me numrin e ulet te lindjeve tregon se aborti eshte alternative kryesore ne rastet kur ndodh nje shtatzani e padeshiruar.

T. Channel

Fëmija serb që pranoi pavarësinë e Kosovës kërcënohet nga radikalët

Djaloshi 12-vjeçar nga Serbia Rastko Pocesta u bë i famshëm pas fushatës së tij në internet ku mbështet anëtarësimin e Serbisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Këto ide nuk iu kanë pëlqyer disa nacionalistëve serbë, disa prej të cilëve kanë kërcënuar me vdekje djaloshin serb.

Rastko Pocesta nga Beogradi është autor i dy librave, fushatës së internetit kundër racizmit dhe neonacizmit dhe është pjesëmarrës në debatin për hyrjen e Serbisë në NATO.

Para disa ditësh televizioni Serb B92 publikoi një intervistë me Rastkon, ndërsa më pas ai u intervistua edhe nga BBC. Rastko i tha BBC-së se idetë e tij nuk janë të pranuara nga nacionalistët serbë, ndërsa disa prej tyre edhe e kishin kërcënuar me vdekje.

Por ai tha se nuk do të heqë dorë nga shkrimi. Unë jam serb, por jam real!!!

T. Observer

Tuesday, April 27, 2010

Studimi, 20% e shqiptarëve vuajnë nga ankthi

Sipas mjekëve psikiatër 20 % e popullatës shqiptare është e predispozuar të vuaje nga çrregullimet e ankthit. Studentët më të rrezikuarit.


Njerëzit në vendin tonë janë të predispozuar të kenë frikë madje edhe të shfaqin gjendje të ankthit. Më të prekur nga këto çrregullime janë të rinjtë. Në një takim mes specialistëve të psikiatër të vendit u theksua se stresi, depresion dhe ankthi nuk duhen neglizhuar pasi mund të kenë pasoja serioze. Pasiguria për një të ardhme, pamundësia për një punë të qëndrueshme, strehimi gjendja ekonomike por edhe një sërë faktorësh të tjerë sipas psikologëve ndikojnë në krijimin e stresit, depresionit dhe ankthit.

Çrregullimet
Jo pak por 20 % e popullatës shqiptare është e predispozuar të vuaje nga çrregullimet e ankthit. Të rinjtë janë më të rrezikuarit nga këto sëmundje. Sipas një studimi të bërë nga mjeku psikiatër, Pasho Maksuti, rezulton se studentet janë kategoria me e ekspozuar ndaj stresit dhe çrregullimeve të ankthit. "Në fakt stresi, depresioni por edhe ankthi po rritet gjithnjë e më shumë në popullatë dhe faktorët janë të ndryshëm duke filluar nga problemet social deri tek predispozita gjenetike për ti përballua këto çrregullime", pohojnë psikologët duke shtuar se problem i madh mbetet rinia pasi janë m të ekspozuar ndaj këtyre çrregullimeve. Nëse nuk kurohen si duhen nga mjekët specialistë, këta të fundit thonë se gjendja shëndetësore e të sëmurëve rëndohet edhe më tej ndaj askush nuk duhet të jetë neglizhent ndaj këtyre sëmundjeve.

Shenjat
Mjekët thonë se simptomat shfaqen në forma të ndryshme si në fizik, por edhe në personalitetin e njeriut. Sipas mjekëve specialist gjatë momentit që njerëzit përjetojnë ankth, frikë kjo gjë nëse është në nivele të larta mund të shoqërohet me një seri simptomash si: vështirësi në frymëmarrje, gjendje te ftohti ose të nxehti, rrahje të shpejta zemre ose rendim zemre, ndjenje mbytjeje, djersitje, marrje mendsh, të fikët dhe plot shenja të tjera. "Nëse vërehen këto simptoma kemi të bëjmë me një rast të pastër çrregullimi të ankthit. Më konkretisht me një çrregullim paniku i cili në shumicën e rasteve është i shoqëruar me agorafobi ose me ndonjë fobi specifike si psh fobi sociale", shpjegojnë mjekët psikiatër.

Ankthi, terapia që duhet ndjekur

Ilaçet nuk do janë kurë për mjekuar ankthin, por barnat mund t'i mbajnë nën kontroll ndërsa personat merr psikoterapi. Specialistët theksojnë se ilaçet duhet të jenë e përcaktuar nga mjekë, zakonisht psikiatërve, të cilët mund të ofrojnë psikoterapi ose vetëm por si një ekip me psikologë, punonjës socialë, apo të këshilltarëve të cilët ofrojnë psikoterapi. Medikamente kryesor përdorur për çrregullime ankthi janë ilaçet kundër depresionit, anti-drogë ankthi, dhe beta-blockers për të kontrolluar disa nga simptomat fizike. Me trajtimin e duhur, shumë njerëz me çrregullime të ankthit mund të çojë normale, duke përmbushur jeton.

Eglantina Bardhi, G. Shekulli

Nuset shqiptare ringjallin fshatrat maqedonas

Në shumicën e fshatrave të thella malore në jug të Maqedonisë, po vazhdon realizimi i martesave mes beqarëve të vjetër maqedonas dhe nuseve të reja shqiptare nga Shqipëria.

Maqedonasit thonë se këto martesa po pengojnë zhvendosjen e shumë banorëve të kësaj ane, të cilët morën një hov për t'u shpërngulur. Dhe në të njëjtën kohë po rinojnë këto zona rurale, në të cilat ka kohë që nuk është dëgjuar vaji i fëmijëve. Mediet maqedonase, së fundi, raportojnë për fshatin Rapesh, i cili para disa viteve rrezikohej nga mortaliteti, sot thonë se ka shënuar një kthesë demografike.

Nuset nga Shqipëria i kanë lumturuar "beqarë të vjetër" maqedonas, për të cilët pothuajse kishte humbur shpresa, se një ditë do ta shijojnë natën e dhëndërisë.

Beqarët maqedonas thonë se vajzat maqedonase nuk vinin për t'u martuar në këtë pjesë, ku, siç shprehen ata, as shpezët nuk bëjnë vezë. Pikërisht, në këtë vend të shkretë, pesë nuse nga Shqipëria e kanë rinuar fshatin.

Për pesë vite nga pesë vëllezër kanë lindur tetë fëmijë. Tash pas 25 viteve, pasi ishte mbyllur shkolla, paraqitet nevoja e domosdoshme për hapjen e një mësonjëtore të re. "Në Mariovë, posaçërisht në pjesën që është afër Manastirit nuk ka shkollë. Unë kam katër fëmijë, prej të cilëve, më e madhja në vjeshtë duhet të regjistrohet në klasën e parë. Por, problemi është se nuk kemi shkollë", ka theksuar nusja shqiptare Xheline Mitkovska. Kryetari i komunës Novaci, Lazar Kotevski po angazhohet që të hapet një paralele në këtë fshat.

"Në Rapesh po ndodh një kthesë demografike. Ky është një shembull i mirë për ringjalljen e Mariovës, rajon ku në 15 fshatra kanë mbetur vetëm 200 banorë, të moshave mbi 60 vjeçe", ka theksuar Kotevski, duke shtuar se rinimi i kësaj zone mund të ndodhë me këto martesa. Rreth 80 martesa të tilla, brenda një periudhe të shkurtër, janë bërë në Prilep dhe fshatrat përreth.

Nuset shqiptare shiten me para dhe çmimi i tyre shkon deri në 2.000 euro dhe se këto para harxhohen për shpërblim, harxhime udhëtimi për shkuesin, si dhe një pjesë për prindërit e beqares. Nuset shqiptare për një kohë të shkurtër e mësojnë maqedonishten, por një pjesë e tyre e kanë më lehtë, sepse janë nga zona kufitare e Gollobordës, atje ku jeton një pakicë bullgare dhe maqedonase. Beqarët maqedonas tanimë po lulëzojnë familjet e tyre dhe jeta e tyre ka ndryshuar pas lumturisë me nuset shqiptare.


Shekulli

Kush është arsyeja, që femrat shqiptare pikërisht në këtë periudhë, po martohen masivisht me nënshtetas serb dhe maqedonas ? Emigrimi i meshkujve shqiptarë? (S.I)

“Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë”

Intervistë me profesor Alberto Areddu autor i librit “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë”. Interviston Brunilda Tërnova.

Profesor Alberto G. Areddu prej vitesh interesohet në disiplinën e “gjuhësisë Sarde” mbi të cilën ka publikuar: “Studime Etimologjike Logurdeze”, “Shënime dhe Shtesa mbi DES” (1996), “Launeddas dhe studime të tjera greko-italike” (2004). Ka publikuar recensionet e tij në Romance Philology të Berkeley, dhe është recensuar nga H.J. Wolf në “Zeitschrift für Romanische Philologie” (2002).

Në studimin e tij të fundit “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë” 2007, autori me kërkimet e tij arrin deri tek burimet origjinale te gjuhës Sarde, duke dëshmuar dhe duke nxjerr në pah prespektivën paleoilirike si më bindëse bazuar në elementët e shumtë të toponomastikës dhe të lesemave të pashpjeguara deri më sot.


Brunilda Ternova: Para së gjithash Profesor Areddu ju falenderoj për mundësnë që na ofruat për t’ju bërë këtë intervistë, duke i mundësuar lexuesit shqiptar (në Shqipëri dhe në diasporë) që të njoh Juve dhe veprën tuaj shkencore.

Prof. Alberto G. Areddu: Faleminderit Juve që më mundësuat të flas mbi punën time.


Brunilda Ternova: Meqënëse vepra është e vështirë të konceptohet e shkëputur nga krijuesi i saj, më lejoni t’ju pyes diçka mbi personin tuaj. Kush është Profesor Alberto Areddu, ku ka lindur dhe ku është rritur?

Prof. Alberto G. Areddu: Kam lindur në Xhenova nga prindër sardenjas ku dhe jam diplomuar, e më pas jam transferuar në Sardenjë, ku aktualisht punoj si profesor në një shkollë publike të profilit të mesëm ku dhe jap mësim.

Brunilda Ternova: Libri juaj “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë” është publikuar në 2007 dhe është një libër që trajton argumente shumë interesante në fushën gjuhësore, etnografike dhe historike. Mund të na shpjegoni çfarë do të thotë ky libër për ju? Çfarë ju ka shtyrë të ndërmerrni përsipër një studim të tille, si kanë lindur këto studime dhe si janë zhvilluar gjatë kohës?

Prof. Alberto G. Areddu: Ajo që më ka interesuar prej kohësh ka qënë gjetja e shpjegimeve në lidhje me origjinën e sardëve, të cilët duke qënë banorë të një ishulli patjetër që duhet të jenë të ardhur nga diku, por deri më sot hipotezat e ndryshme që janë shfaqur, thjesht kanë eliminuar njëra-tjetrën. Unë prej kohësh jam i interesuar nëpërmjet kërkimit etimologjik në këtë fushë, dhe vështirësia qëndronte në gjetjen e materjaleve të mjaftueshëme për të përforcuar denjësisht dhe në mënyrë shkencore ato që ishin në fillim thjesht parandjenja.

Brunilda Ternova: Cilat janë pikat e forta që sipas jush argumentojnë teornë tuaj mbi origjinën ilire të qytetërimit në Sardenjë? Si shpjegohet që studjuesit e tjerë kanë druajtje, për të mos thëne frikë, ti trajtojnë këto pika takimi historike në antikitet midis popullit Sardenjas dhe atij Ilir?

Prof. Alberto G. Areddu: Kjo është një pyetje e rëndësishme. Duhet të dihet dhe mund ta themi pa frikë fare, se argumenti i antikuareve dhe veçanërisht ai i toponomastikës rindërtuese në Sardenjë është i kontraktuar vetëm për pak studjues, të cilët nuk kanë asnjë interes që një jo-akademik të shprehë opinione në kundërshtim me hipotezat ose punimet e tyre. Kështu ndodhi që i vetmi recension (pozitiv në pjesën më të madhe) që ka dalë deri më sot, i përket ballkanologut Emanuele Banfi të Universitetit të Milanos i cili nuk është sardenjas.
Ka edhe një arësye të përgjithëshme që e bën më pak interesant studimin tim: prej vitesh egziston një rrymë e shtëpive botuese sardenjase, që është e interesuar më shumë të manifestojë (sesa të dëshmojë) se Paleosardët ishin Semitë antikë, rastësisht krijues të një qytetërimi të jashtëzakonshëm të lindur gati abiogjenetikisht¹ ...Gjithashtu edhe baronët universitarë janë të tërhequr nga këto hipoteza dhe shkruajnë libra easy reading (të lehtë për tu lexuar) për publikun e pashkolluar. Për këtë arsye shumë njerëz në Sardenjë mendojnë se sardët rrjedhin nga Lidët imagjinarë (mbi të cilët nuk dimë praktikisht asgjë), dhe se sardenjasit nuk janë gjë tjetër veçse unaza lidhëse me Etruskët.

Pra ështe e thjeshtë të kuptohet, pasi në të vërtet nuk ka asnjë Babilonez ose Lidian të gjallë e në jetë që të mund të replikojë në lidhje me pasaktësitë e këtyre studjuesve.
Kuptohet qartë se ideja është shitja e flakonave të shpresës për njerëz që mendojnë se kanë nevojë, dhe e gjitha kjo bëhet në dëm të kërkimit shkencor. Sardenjasit pa dashur ti akuzoj për lehtësi, dëshirojnë të kalërojnë (dhe të kalërohen) nga hipoteza të Forta që lartësojnë një farë sensi të vjeter infeririteti që kanë (i krijuar nga fakti se nuk janë dhe nuk ndihen italianë), prandaj hipoteza iliro-shqiptare nuk është tërheqëse duke qënë se është bijë e një populli të pakicës.

Megjithatë kohët e fundit duke lexuar artikujt nëpër revistat sardenjase po preket shkarazi – kuptohet duke mos më përmendur si burim fare – një farë lidhje e botës së hershme sardenjase me atë thrake, e parë në të njëjtën formë ashtu si ajo imagjinarja e zonës Lidiane.
Elementët e fortë që argumentojnë tezën time janë: lokalizimi i disa leksemave në zonat më konservuese të Sardenjës, të cilat nuk janë të shpjegueshme me anë të latinishtes por mund të shpjegohen me anë të shqipes, rumanishtes, me anë të disa elementëve arkaik të balto-sllavishtes ose me ato pak që njohim nga thrakishtja dhe ilirishtja shpesh të ruajtura nga glosa dhe fjalët greke.
Egzistojnë të dhëna të burimeve historiografike greke që tentojnë të kualifikojnë ardhjen e elementëve ilirik në Sardenjë, (jo si pushtim popujsh), sëbashku me njerëz të Beotisë (që flisnin gjuhën Eolite) duke shënuar një moment të rëndësishëm të qytetërimit, të ushtruar nga njerëz me një kulturë më të lartë në krahasim me ishullorët sidomos në bujqësi dhe kultivim.


Brunilda Ternova: Ky libër është publikimi juaj i tretë i vet-financuar. Mendoni se është e natyrshme dhe e “drejtë” që studime të tilla shkencore të hasin kaq shumë vështirësi për tu botuar dhe publikuar nga organet paraprake, dhe nga shtëpitë botuese?

Prof. Alberto G. Areddu: Për fat të keq më duhet të them se kjo është një praktikë shumë më e përhapur sesa mendohet. Sot, ose ke përkrahjen e një shtëpie botuese të fuqishme që mendon të botojë tremijë kopje, ose në të kundërt duhet ti apelohesh industrisë së librit on demand e cila maskohet nën petkun e industrisë zyrtare. Prandaj dikush edhe mund të punoj mbi një hipotezë e cila mund të jetë komplet e gabuar, duke investuar kohë dhe kapitale e duke vet rrezikuar.

Ajo që është e papranueshme është fakti se botimin nuk ta lejojnë pikërisht ata që ndajnë të njëjtat interesa me ty, kjo ështe e tmerrëshme dhe jo njerzore. Por nuk ka kuptim të ankohesh duke gjykuar pasojat mbi insistimin e kësaj heshtjeje, pasi akademikët janë të auto-rekomanduar dhe korporativ, dhe nëse i ke lejuar vet-vetes ti kritikosh në studimet e tua atëhere per ty ka marre fund gjithshka.

Brunilda Ternova: Teoritë tuaja janë shumë revolucionare; keni patur pak ndrojtje se mos idetë tuaja kritikoheshin nga qarqet akademike dhe shkencore?

Prof. Alberto G. Areddu: Janë më pak revolucionare sesa mund të merret me mend. Ideja e një elementi paleo-ballkanik në brendësi të gjuhës sarde nuk është nje ide e re. Studjuesi më i madh i gjuhës sarde, gjermani Max Leopold Wagner e kishte shprehur këte ide në studimin e tij më 1933 të publikuar në revistën Revue de Linguistique Romane (të cilën kushdo mund ta shkarkoj nga siti web Gallica). Për fat të keq, kjo ide, më pas ra në atë të shkollës italiane të ashtëquajtur “mediterraneiste”, që shihte një prani të konsiderueshme elementësh pre-indoeuropjan në zonën e mesdheut, me më pak elementë indoeuropjanë.
Megjithatë unë e përsëris, se do më pëlqente që studimet e mia të kritikoheshin pasi do të thotë se “egzistojnë. Prandaj, duke marrë parasysh faktin se prej dy vjetësh në Sardenjë nuk është publikuar asnjë recension nëpër gazetat lokale , televizionet, revistat akademike ose parakademike, për të nxjerr në pah punën time kam krijuar një web sit personal dhe shkruaj në ndonjë blog.
Gazetarët (90% e të cilëve nuk njeh as greqishten dhe as latinishten e jo më të njohin shqipen), degjojnë me veshore ato që u thuhet nga referuesit universitarë, që shpesh janë të ndërlidhur me shtëpitë botuese, me ato shpërndarëse, dhe me ato dy gazeta që publikohen (të cilat nuk është se shkëlqejnë).
Mund të shtohet ndonjë gjë tjetër më tepër se kaq?

Brunilda Ternova: Çfarë përfaqson për Ju Sardenja dhe çfarë do të thotë të jesh sardenjas sot nën dritën e kësaj lidhje Sardo-Ilire (Shqiptare)?

Prof. Alberto G. Areddu: Do të thotë të ravijëzosh një drejtim të largët, i cili në epokën e Bronxit, i ka sjellë elementë qytetërimi atyre popullsive të cilat kishin ngelur në fazat e prapambetura të Neolitit.
Është e mundur që në zonën Nuoreze (hetimet gjenetike janë akoma në fazat fillestare), të zbulohen bërthama të lidhura gjenetikisht me popullsitë e sotëme të ballkanit; është kjo arsyeja për të cilën njërin nga kapitujt e kam titulluar duke parafrazuar Virgjilin: “Mbi kërkimin e babait antik”.

Brunilda Ternova: Prania e diasporës Shqiptare në Itali është ndër më të shumtat dhe më konstantet që njihen historikisht, duke nisur që nga antikiteti e duke vazhduar deri më sot në ditët tona. Mendoni se kjo lidhje kaq antike dhe prania e sotëme shqiptare në territorin italian, mund të ndihmojnë në krijimin e një klime vëllazërore reciproke midis popujve tanë dhe gjithashtu shkembimeve të ardhëshme midis studjuesve e shkencëtarëve?

Prof. Alberto G. Areddu: Unë uroj që kjo gjë të ndodhë. Fatkeqësisht ndodhemi në një moment që ashtu si në Itali edhe në Sardenjë ka patur një farë reagimi ndaj emigrantëve në vetvete (tout court), që nuk merr parasysh cilësitë personale të individëve, dhe e gjitha kjo për arsye të rendit publik dhe të krizës aktuale ekonomike.
Duke arsyetuar në aspektin antik, egzistencën e një diaspore ilire mund ta shohim tek “Popujt e detit” midis të cilëve përfshihen Shardanat. Populli i Shardanëve, që sipas interpretimeve të studjuesëve Schachermeyr dhe Bonfante mendohej se ishin njerëz me origjinë ilire, të shtyrë nga nevoja u spostuan drejt deltës së lumit Nil, për tu drejtuar më vonë drejt Palestinës. Janë të shumta të dhënat që na sigurojnë se kjo dyndje ka ndodhur: qyteti i Sarda (Shudah i sotëm), fisi i Sardeates ose i Ardiejve, qyteti Pelastae nga ku kemi emrin etnik Pelaestini ose Pelasgi, etj, etj.

Brunilda Ternova: Mendoni se mund të organizohen edhe sipërmarrje të tjera – jo vetëm publikime studimesh por edhe sipërmarrje akademike – për të hedhur më shumë dritë mbi këto argumente që zbulojnë misteret e të kalurës së popujve tanë?

Prof. Alberto G. Areddu: Patjetër. Është e nevojshme që studjuesit shqiptarë të merren me “Gjërat Sarde” për të parë nëse edhe ata, nga ana e tyre, identifikojnë bërthama të përbashkëta qytetërimi. Gjithashtu, shpresoj që edhe ne nga ana jonë - qofshim ose jo akademikë por thjesht kureshtarë, ose eksperimentues të arsyeshëm pa paragjykime dhe të pajisur me dritën e llogjikës - të merremi me “Gjërat Shqiptare”, duke studjuar në menyrë më të thelluar dialektet, traditat dhe toponimet shqiptare.

Fatkeqësisht paguajmë një peshë negative: jemi popuj të vegjël në numër dhe nuk e di sesa do të ishim të gatëshëm si në Shqipëri ashtu edhe në Sardenjë të thelloheshim mbi këto lidhje delikate.

Brunilda Ternova: Cili ështe mesazhi juaj për lexuesin shqiptar dhe cili do të jetë argumenti i veprës suaj të ardhëshme?

Prof. Alberto G. Areddu: Njëra nga dëshirat e mia kulturore do të ishte zhvillimi i një rryme edhe jashtë Shqipërisë, që të rivlerësojë antikitetin ilir, ashtu si ka ndodhur për popullsitë e tjera antike indoeuropjane gati të harruara si psh. rasti i sagave kelte.
Dëshira ime shkencore është që në studimin e ardhëshëm të thelloj disa aspekte të rindërtimit historik dhe kulturor të lëna në harresë gjatë studimit “Origjina Shqiptare e qytetërimit në Sardenjë”, pra të sjell jo vetëm fjalë por edhe objekte, tradita, ndërlidhje reciproke dhe simbole.

Më lejoni të ndahem nga ju duke përdorur një fjalë përshëndetëse tipike shqiptare: falem, që sipas të madhit Eqrem Çabej rrjedh nga latinishtja CHALARE e ruajtur edhe sot në gjuhët Sarde dhe Korse në vlerën origjinale “zbres” (falare). Faleminderit të gjithë juve!

Brunilda Ternova: Faleminderit Juve Professor Areddu për këtë intervistë shumë të këndëshme!


Shënime
1)abiogjenetikisht: Teori që hipotizon krijimin e organizmave të gjalla nga lënda pa jetë.
Për informacione të mëtejshme ju ftojmë të konsultoni blogun e autorit:
http://web.tiscali.it/sardoillirica/sardoillirica/ARCHIVIO%20ILLIRICO.htm
Per të kontaktuar me autorin E-mail: illirica@tiscali.it
Intervistoi dhe përktheu nga italishtja: Brunilda Ternova
Intervista eshte publikuar ne gjuhen shqipe prane portalit Albanianews.it: http://albanianews.it/interviste/240609-interviste-me-autorin-i-librit-origjina-shqiptare-e-qyteterimit-ne-sardenje


Burimi
http://brunildaternova.blogspot.com/2009/06/interviste-me-professor-alberto-areddu.html

Gjithësi Paralele

Jo vetëm nuk dimë nëse jemi të vetëm në Gjithësi por nuk dimë as nëse ka vetëm një Gjithësi apo jo. Në teori, nuk ka vetëm 4 përmasa (dimensione) që kanë të bëjnë me hapesiren dhe kohen dhe që ne i njohim mirë, por ka edhe 6 përmasa të tjera.

Me Shperthimin Zanafilles (Big Bang) mund te jene krijuar plot Gjithesi te pavarura nga Gjithesia jone.

Deri me sot ideja mbi nje "Shumegjithesi" mbetet vetem nje hipoteze. Por ndoshta nje dite do te arrinim me te vertete qe duke udhetuar permes te ashtuquajturave Vrimakrimbash te vizitonim banore te boterave te panjohura - apo te udhetonim ne nje te shkuar ku te takonim dinosauret.

Ne gjysmen e pare te qindvjeçarit te 20-te, linden dy teori themelore te fizikes me ane te se cilave u perpoq te shpjegohej Bota: Teoria e Pergjithshme e Relativitetit e Albert Einstein (Ajnshtajnit) si dhe Mekanika Kuantike .

Ekuacionet e Ajnshtajnit pershkruajne krijimin e Kozmosit ne permasa te medha: p.sh. se si terheqja qe i bejne planetet njeri-tjetrit çon drejt perkuljes se hapesires dhe te kohes. Ndersa Teoria Kuantike ka te beje me Kozmosin e Vockel, boten e atomeve dhe pjesezave me te thjeshta. Qe te dyja teorite jane bindese, por ama kane nje problem thelbesor: nuk bien ne njezeshmeri me njera-tjetren.

Teoria e Fillit

Qe ne fillim te viteve 30-te u perpoqen fizikantet te nderthurnin midis tyre keto formulime - pa rezultat. Ne vitet 60-te doli nje teori e re, qe njihet si Teoria String (e fillit) apo ne nje lloj tjeter me te zhvilluar te saj njihet si Teoria Superstring.

Ajo thote se guri themelor i lendes (materies) nuk eshte i formes se pikes (lemsh, rruzull, atom) por i formes se fillit (pejzes, vargut). Keto fille qe deri me sot gjinden vetem ne teori, jane teper te vegjel per tu perfillur prej nesh.

Por para se gjithash Teoria e Fillit thote se fillet e vegjel nuk jane te lidhur pas 4 permasash te kohes dhe hapesires qe njohim ne por sillen me te shpejte permes gjithsej 10 permasash. Ne nuk mundemi t´i dallojme permasat e tjera pasi keto jane veshur e ngjeshur brenda njeri-tjetrit ne ate menyre saqe nuk munden te maten me asnje mjet mates.

Por çfare te magjeps eshte ajo qe: perpara e se keto permasa shtese te zhdukeshin, mund te kene bere te mundur krijimin e nje numri te madh Gjithesishe Paralele. Per ta shpjeguar tere kete me nje perfytyrim te vetem: se bashku me Shperthimin Zanafilles u krijua nje numer i pafundte botrash posi flluska sapuni te nje lloj shkume prehistorike.

Botrat e tjera dhe rruget per atje

Por si do te dukeshin keto Gjithesi Paralele per te cilat po flasim ?

Ato mund te jene kryekeput ndryshe nga Gjithesi a jone dhe mund te funksjonojne sipas disa ligjesh natyre krejt te tjera. Ndoshta do te kete nga ato ku gravitacioni do te jete kaq i dobet saqe gazrat e koheve zanafillese nuk kane arritur te denden per te krijuar galaksite apo yjet. Ndoshta ne botra te tilla nuk eshte arritur te krijohet as vete lenda dhe ku hapesira do te jete e mbushur vetem me rrezatim.

Ndoshta do te kishte Gjithesi, qe do te ishin kaq te ngjashme me tonen saqe edhe atje te jete krijuar jeta. Ose te tilla qe do te ishin pothuajse kopje e sones por diferenca me tonen te qendronte ne kohen. Mund te ndodhe qe edhe vete ne te gjendemi njekohesisht edhe ne nje Gjithesi Paralele por ne nje forme tjeter. Ose te kishte nje bote tjeter krejt si e jona ku te jetonte nje kopje e jona. Gjithsesi: vete Ajnshtajnit i ka dalur si perfundim te nje ekuacioni te tij qenia e nje Gjithesie

Pasqyre me Gjithesine tone

A do te mundeshim parasegjithash te lidheshim me Gjithesi te tilla te cilat do te egzistonin ne menyre te pavarur nga e jona ? Ne teori, ka rruge per te udhetuar ne keto botra te huaja: keto rruge njihen si Vrimekrimbi.

Vrimekrimbi eshte nje lloj tuneli qe lidh dy Gropa te Zeza me njera-tjetren. Kur kemi Vrimekrimbi, Gropat e Zezat jane te fundme. Keshtu edhe forcat te cilave do t´i nenshtrohej nje anije kozmike do te ishin te llogaritshme.

Keshtu fundi i nje Grope te Zeze do te jete nje Grope tjeter e Zeze e cila do te villte jashte anijen tone kozmike. Por perseri nuk dihet se ku do te na vjelle kjo Grope tjeter e Zeze.

Nje Vrimekrimbi mund te ishte ure per ne Gjithesi te tjera por edhe shkurtim udhe perbrenda vete Gjithesise sone. Ndoshta edhe do te na çonte midis koheve te ndryshme.

Teorikisht nje Vrimekrimbi eshte e ndertueshme.

Një tjetër realitet?

Imagjinoni sikur të jeni në gjendje të jepni një shpjegim, për çdo lloj fenomeni që ndodh në univers. Që nga ngjarjet më të vogla, deri tek më të mëdhatë. Eshtë kjo ëndrra që kanë kultivuar shkencëtarët më brilantë, që nga koha e Ajnshtainit. Dhe sot, ndoshta ky shpjegim është gjetur. Një teori që na lë të shtangur, që do të na ofronte një shpjegim të ri e të jashtëzakonshëm: Universi në të cilin jetojmë, nuk është i vetmi. E gjithë kjo që do të lexoni është e vërtetë, ose të paktën, e tillë është në këtë univers.

Për pothuajse 100 vite, shkenca ka regjistruar ngjarje, të cilave nuk ishte në gjendje t'u jepte përgjigje. Fenomene të pashpjegueshëm, të lidhur me ekzistencën e mundshme të botëve misterioze të fshehura, të paperceptueshme nga shqisat humane. Njerëzit që merreshin me të mistershmen kanë besuar gjithmonë në ekzistencën e vendeve të tillë, që sipas tyre banoheshin nga fantazma dhe shpirtëra. Asosacioni me supersticione të tillë, natyrisht që nuk hynte në ambiciet e shkencës zyrtare. Por që nga viti 1920, shkencëtarëve u është dashur që të bëjnë llogaritë me një zbulim sikletosës. Duke kërkuar pozicionin ekzakt të thërrmijave atomike si elektronet, arritën në përfundimin se ishte absolutisht e pamundur që të grupoheshin. Elektronet thjeshtë nuk kishin një mënyrë të vetme grupimi.

Nëse studion cilësitë e atomeve, zbulohet se realiteti është shumë herë më i çuditshëm se sa çdo lloj shpikjeje fantastike. Thërrmijat kanë aftësinë që në një farë mënyre të jenë në shumë vende në të njëjtën kohë. I vetmi shpjegim i mundshëm, i hedhur si hipotezë nga një pjesë e madhe e fizikantëve është se thërrmijat nuk ekzistojnë vetëm në universin tonë. Ato mendohet që të jenë të pranishme edhe në universe të tjerë. Madje, teoria shkon më tej, për të thënë se ekziston një numër i madh universesh paralelë. Njëri i ndryshëm nga tjetri.

Praktikisht, mund të ketë një univers paralel, në të cilin Napoleoni të ketë fituar betejën e Vaterlosë. Një tjetër në të cilin perandoria britanike ka mundur që të ruajë zotërimin e saj mbi kolonitë amerikane. Dhe një tjetër akoma, në të cilin ne ndoshta nuk jemi lindur asnjëherë.

Shkurt, mendohet se mund të ekzistojë një univers i ndryshëm nga yni, me një realitet të kundërvënë këtij tonit, ku madje do të ishim në gjendje që të gjenim Al Gorin si president dhe Eliv Preslin ende gjallë. Një teori e tillë ishte kaq trazuese, saqë për dekada të tëra ajo u injorua nga shkencëtarët. Por, sidoqoftë ideja e universeve paralelë ishte e destinuar që të rikthehej si protagoniste. Dhe këtë herë, do të ishte ndryshe. Do të kish shkaktuar shumë më tepër tronditje se sa thjeshtë zbulimi që "Elvis Presli nuk ka vdekur".

Një proverb i vjetër anglez thotë: "Kujdes nga ajo që dëshiron. Sepse dëshirat mund të realizohen". Dhe dëshira më e madhe e fizikantëve ka qenë për një kohë të gjatë që të gjenin një teori të vetme dhe elegante që të përmbledhë në vetvete të gjithë kuptimet e universit tonë. Ka qenë pikërisht kjo ëndrra që i ka çuar në mënyrë të pavetëdijshme drejt rizbulimit të universeve paralelë. Endrra që ka udhëhequr punën e pothuajse çdo astrofizikanti. Einstein nuk arriti që të kompletojë Teorinë e tij të Gjithçka-së. Por pas tij, ishin të shumtë fizikanët që u përpoqën shumë të arrinin një objektiv të tillë thelbësor, një objektiv i parealizueshëm deri disa vite më parë.

Në vitet '80-të, ndodhi në fakt një revolucion i vërtetë. Në universitetet e të gjithë botës, shkenca nisi të zhvillojë ide të reja. Më në fund, dukej se çdo gjë në këtë univers kish arritur të bëhej e shpjegueshme. Në Britaninë e Madhe, fizikanti i njohur Stephen Hawking ishte aq shumë i bindur, sa të deklaronte guximshëm se fizika ishte e gatshme tashmë të lexonte deri edhe në mendjen e Zotit. Shumë shpejt, nuk do të kishte probleme të fizikës të pazgjidhur. Por një ide, e cila dukej se ishte më revolucionarja nga të gjitha u duk se do të shërbente për të konkretizuar Teorinë e Gjithçka-së. Dhe ajo ndezi fantazinë e shkencëtarëve, mes të cilëve Bart Ovrut. Ideja kishte të bënte me fijet.

Nga ata që merreshin me fizikë, mendohej se materia ishte e përbërë nga thërrmija. Sot kemi ndryshuar ide në lidhje me këtë dhe mendojmë se ajo është e përbërë nga fije të vogla. Për vite të tërë, ideja, sipas të cilës e gjithë materia e universit ishte e formuar prej thërrmijave të vogla të padukshme, kishte qenë një parim i padiskutueshëm. Pastaj, krejt papritur fizikanët që merreshin me thërrmijat zbuluan se kishin bërë një gabim. Në realitet, materia ishte e formuar nga fijet, shumë të vogla dhe të padukshme. Kjo teori, u quajt Teoria e Fijeve. Dhe, sipas saj, materia emeton pikërisht nëpërmjet këtyre fijeve një lloj melodie, një muzikë të vërtetë. Mund ta imagjinojmë si një kordë violine apo kitare, nëse ajo preket në mënyrë të caktuar dalin prej sasj frekuenca të caktuara, por nëse të njëjtën kordë do ta prekim në mënyrë të ndryshme, do të kemi më shumë frekuenca, por edhe nota të ndryshme. Pra, është sikur natyra të jetë e përbërë nga nota të lëshuara pikërisht nga këto super fije.

Por, për të vënë poshtë Teorinë e Gjithçka-së, të lënë përgjysëm nga Einsteini, Teoria e Fijeve duhej të kapërcente një provë shumë të vështirë. Duhej që të shpjegonte një ngjarje shumë speciale: lindjen e Universit. Shkencëtarët e dinë prej kohësh se Universi e kishte origjinën tek një shpërthim gjigant, ose Big Bangu. Duke ndarë të kaluarën nga e tashmja, kozmologët kanë udhëtuar pas në kohë, që nga ditët tona, deri në momentin e Big Bangut, me një detyrë jashtëzakonisht shumë mirë të përcaktuar.

Nëse universi është i gatshëm për një shpjegim të vetëm, atëherë Teoria e Fijeve dhe ajo e Big Bangut duhej të përputheshin shumë mirë dhe duhej që të plotësonin në mënyrë të përsosur njëra-tjetrën. Në fund të fundit, njëra kishte të bënte me lindjen e universit. Dhe tjetra kishte të bënte me materien në brendësinë e saj. Momenti fillestar i Big Bangut është misteri më i madh i të gjithë kozmologjisë. Ai ka marrë definicionin: Veçantia.

Por pikërisht në momentin kur shkencëtarët dukej se ishin në prag të "dorëzimit", një zbulim i befasishëm ofron impulse të reja për kërkimet e tyre, duke i shtyrë që të rishikonin të gjithë teoritë zyrtare ekzistuese dhe duke i nxitur që të përballeshin tashmë me një ide shumë joshëse: ajo e universeve paralelë. Normalisht, të gjithë jemi mësuar që të jetojmë në një botë me tre dimensione. Në fakt, ne jemi në gjendje që të lëvizim në tre drejtime të ndryshme. Majtas-Djathtas, Lartë-Poshtë, Para-Mbrapa. Por fizika dukej se ishte në kërkim të dimensioneve të tjerë. Einsteini propozoi Kohën si dimension të katërt. Fizikanë të tjerë sugjeronin një dimension të pestë, edhe ai hapësinor dhe më pas edhe një dimension të gjashtë. Numri vazhdonte të rritej.

Ideja ishte që dimensionet e tjerë ishin të përhapur në univers dhe ne nuk jemi në gjendje që t'i perceptojmë. Pjesa më e madhe e tyre mendohet që të jenë mikroskopikë, por shkencëtarët shprehen se janë të sigurtë për ekzistencën e tyre. Sipas Teorisë së Fijeve, dimensionet e universit tonë në total duhet të jenë njëmbëdhjetë.

Ndërkohë që Teoria e Fijeve vazhdonte të fitonte mbështetje gjithnjë e më të madhe, ishin të paktë ata që e merrnin seriozisht në konsideratë dimensionin e njëmbëdhjetë. "Kam qenë gjithmonë i bindur se në fund do të pranohej vlefshmëria e dimensionit të 11, nuk e dija kur dhe si, por isha i sigurtë se herët a vonë dimensioni i njëmbëdhjetë do të shndërrohej në një element shumë të rëndësishëm, thotë shkencëtari Paul Steinhart.

Fijet shumë të vogla dhe të padukshme, që i kishin dhënë emrin teorisë, mendohet që të jenë elementët përbërës themelorë të të gjithë materies së universit. Por tani, me shtimin e dimensionit të njëmbëdhjetë ato nuk ishin më të tilla. Ishin përhapur dhe kombinuar me njëra-tjetrën. Konkluzioni që la të shtangur shumëkënd ishte se e gjithë materia e universit ishte e ndërlidhur në një strukturë të vetme dhe shumë të madhe, një membranë energjie. Praktikisht, i gjithë universi ynë është një membranë.

Krejt papritur, fizikanët e të gjithë botës e shihnin dimensionin e njëmbëdhjetë si një çelës në përpjekjen e tyre për zgjidhjen e problemeve shumë të vjetër. Në çdo rast, dukej se shpjegimi çonte gjithçka drejt një universi tjetër paralel. Domethënë që, kudo që hidhnin sytë, dukej se shihnin universe të tjerë paralelë, që dukej se shfaqeshin pasi dilnin nga cilindri i një prestigjatori.

Disa kishin formën e membranës tredimensionale, ashtu si edhe universi ynë. Të tjerë ishin thjeshtë shtresa energjie. Kishte madje membrana cilindrike dhe në formë unaze. Dukej pra se i gjithë dimensioni i njëmbëdhjetë ishtë një seri membranash. Secila prej këtyre membranave ishte një tjetër univers i mundshëm.

Pra, mund të ketë universe të tjerë paralelë me tanët dhe ndoshta edhe shumë pranë nesh, por ndoshta ne mund të mos e kuptojmë asnjëherë këtë gjë. Mund të jenë krejtësisht të ndryshëm, me ligje të ndryshëm të natyrës. Mund të mos jenë të gjithë të banueshëm, por mund të jetë vetëm një pjesë e tyre, por nga ana tjetër, nëse ekziston një numër i pafundëm i kësi lloj universesh, atëherë me siguri ka një numër të pafundëm universesh me qytetërime të gjallë.

Universet paralelë lëvizin përmes dimensionit të njëmbëdhjetë si valë. Dhe ashtu si çdo valë, edhe këto puthiten diku. Kanë qenë pikërisht takime apo puthitje të tilla që kanë krijuar masat e materies pas Big Bangut. Kozmologët kishin tashmë më në fund në dispozicion shpjegimin e plotë të lindjes së universit tonë. Dhe tashmë, ata mund t'i dedikoheshin diçkaje edhe më të thellë. Mund të transferonin ligjet e fizikës pas në kohë, deri në momentin e Big Bangut e madje edhe pak përpara tij.

Kjo ide është aq e re, saqë sapo ka nisur që të shohë kundërvënie. Por nëse do të vërtetohet nga bota shkencore, kjo do të thotë se teoria e lënë e papërfunduar nga Einsteini, më në fund do të plotësohet. Por, ndoshta për shkencën do të ishte një fitore e hidhur. Sepse, konkluzioni i një kërkimi dhe studimi kaq të gjatë, mund të ishte që universi, kaq i vështirë për t'u deshifruar, në fund të fundit nuk është asgjë kaq e veçantë. Është vetëm njëri, mes një numri të pafundëm membranash, thjeshtë njëri prej shumë universeve që formojnë MULTIVERSIN.

Por ky nuk është ende fundi i kësaj historie. Tani që ndoshta Teoria e Gjithçka-së mund të jetë gjetur më së fundi, shkencëtarët do të donin që ta vinin në provë. Fizika është duke u përgatitur për një fluturim të fundit fantastik. Të krijojë një univers në laborator, pa mistere, apo pikëpyetje pa përgjigje.


Multi universet ose universet paralele

Multiuniverset jane nje hipoteze e mundesise se ekzistences se universeve multiple (perfshire tonin) qe te gjitha permblidhen ne nje realitet fizik, ato jane te quajtura ndryshe dhe universet paralele.

Struktura e universeve,natyra e secilit prej tyre brendaperbrenda dhe lidhja ndermjet universeve te ndryshme konstituente, varet nga hipotezat specifike multiverse te marra ne konsiderate.

Multiuniverset kane qene te hipotizuara ne kozmologji, fizike, filozofi, dhe fiction, gjithashtu jane te quajtur, universet quantum, botet paralele, realitete alternative.

Ne çdo moment krijohen versione alternative te realitetit, te cilat vazhdojne te ekzistojne te pavarura nga njera tjetra, e nga sejcila prej tyre krijohen versione te tjera, ne pafundesi.

Multiverset jane nje koncept i rendesishem dhe i domosdoshem ne avancimin e botekuptimit tone mbi vete krijimin.

Nuk e them kete sepse keshtu thote mekanika kuantike.
Por vete llogjika me shtyn ne kete teori.

Imagjino se si rriten dimensionet nga njeri tjetri.
(shenim: *=shumezim,^=ngritja ne fuqi):
pika 0 dimensionale.
vija 1 dimensionale= pika *infinit
plani 2 dimensional=vija * infinit=pika * infinit^2
hapesira 3 dimensionale=plani * infinit=vija * infinit ^2=pika * infinit^3

Kjo ishte pamja klasike e dimensioneve, dhe siç mund te shohim, nje dimension X eshte zgjatimi ne infinit i dimensionit (X-1).

Pas Ainshtajnit, natyrisht u pa se hapesira me 3 dimensione nuk ka kuptim pa kohen.
Keshtu qe u shtua dhe dimensioni i kohes.


Vetem se, ndersa hapesiren e shohim si te perbere nga 3 dimensione, ku mund te levizim lirisht ne 3 drejtime, me kohen kjo gje nuk ndodh, e shohim si nje dimesion te vetem qe zgjatet drejt infinitit.

Pra koha qe ne shohim eshte si vija ne hapesire.
A nuk duket llogjike qe ne nje dimension me lart se dimensioni ku ndodhemi, koha te kete 2 dimensione.

Shtimi i dimensionit te 2 ne kohe ben te mundur krijimin e multiverseve.
ne çdo moment(ne çdo pike te vijes kohore), lind nje vije tjeter ne planin kohor. Meqe ne vijen kohore kemi infinit momente, do te kemi rrjedhimisht infinit multiverse.

Dhe kjo nuk mbaron me kaq. Instikti me shtyn te mendoj se koha duhet te kete te pakten 3 dimensione te saja ashtu si edhe hapesira.

Koha me dy dimensione mundeson krijimin e universeve paralele ose si mund ti quajme realitete alternative. Me kete mund te heqim qafe edhe paradoksin e gjyshit me udhetimin ne kohe, qe nese ti shkon mbrapa ne kohe dhe vret gjyshin tend, ti nuk do lindesh ne te ardhmen, e nuk do kishe mundesi te vrisje gjyshin tend te te shkuaren. Nje gje e tille ishte.

Me kohen ne dy hapesira ne te vertete duke shkuar mbrapa ne kohe, qe ne momentin e pare qe ne "shkelim" ne ate moment ne te shkuaren, ne kemi krijuar automatikisht nje realitet alternativ, dhe veprimi jone do ndikoje vetem realitetin ku ndodhemi, jo ate nga kemi ardhur.

Problemi me kohen ne 2 dimesione eshte se nese ne do donim te ktheheshim mbrapa ne kohe per ti dhene vetes rezultatet e ndeshjeve te futbollit per te fituar ne totofutboll, ne te vertete ne nuk do behemi kurre te pasur ne kete version te realitetit.

Per tu kthyer mbrapsht ne realitetin tone origjinal na duhet dimensioni i 3 i kohes. nepermjet te cilit mund te kercejme nga nje realitet ne tjetrin.

Natyrisht qe kjo lloj llogjike mund te vazhdoje ne infinit, nuk mund ta dime se sa dimensione ekzistojne ne te vertete.

Ajo qe ve re gjithashtu eshte se ndersa ne hapesire duket sikur jemi ne gjendje te levizim lirisht, ky eshte vetem nje iluzion, perderisa hapesira dhe koha jane te pandara, edhe nese ne nisemi nga pika A ne B, dhe pastaj kthehemi ne piken A , kjo do jete pika A pas T kohe, dhe nuk do jete e NJEJTA pike, perderisa mund te kete te njejtin pozicion ne hapesire por jo ne kohe.

Vetem ne nje realitet (qe duhet te jete i domosdoshem per vete ekzistencen) ku koha me 3 dimensione eshte vazhdimi i hapesires me 3 dimensione, gjithesej 6 dimensione, ne mund te levizim lirisht ne hapesire-kohe.

Realiteti me 6 dimensione do ishte shuma e kombinimeve te mundshme te te gjitha realiteteve.
Ashtu si hapesira (pa kohen) ne 3 dimensione jep shumen e kombinimit e 3 koordinatave nga (0,0,0) ne (infinit,infinit,infinit). Pikrisht nje pike e çfaredoshme ne hapesire eshte nje nga kombinimet e mundshme ne kete dimension.


Ne dimensionin tone real, ku kemi dhe kohen, kemi kombinimet e (x,y,z,t) qe perfshin kombinimet e dimensionit te 3-te, per çdo 0

Burimi http://www.explorerunivers.com/mistere-f9/gjithesi-paralele-t359.htm

“Alienët ekzistojnë"

Astrofizikanti më i njohur në botë Stefen Hoking, deklaroi në mënyrë të prerë dhe të sigurtë se Alienët ekzistojnë.

Ai thotë se ka argumenta për këtë, por shton se “njerëzimi në asnjë mënyrë nuk duhet të krijojë lidhje me ta sepse kjo do ishte shkatërruese për planetin tonë”.


Houking, i konsideruar si numri një i fizikës në botë, prezanton përmes një dokumentari televiziv që do të shfaqet në “Discovery Channel” mendimet e tij për format e jetës jashtëtokësore. Në një univers me qindra galaksi e miliarda yje është e pamundur që toka të jetë i vetmi vend ku ka jetë.

Britaniku 68 vjeçar, i cili jeton prej disa vitesh në një karrige me rrota dhe që komunikon përmes një sintetizatori vokal, njihet si një prej kozmologëve më të mëdhenj.

“Kontakti me Alienët do të ishtë shkatërrues. Ata do të shfrytëzonin tokën për burimet e saj dhe më pas do ta braktisnin”, thotë Houkins.

Shkencëtari i krahason me zbulimin e Amerikës në vitin 1492, sipas tij alienët mund të kolonizojnë planete me anijet e tyre kozmike.

“Ne përballë tyre jemi tërësisht të pambrojtur. Nëse ndeshni një Alien kujdes! Mund të ketë një virus dhe ju nuk keni asnjë antikorp për t’u mbrojtur”, këshillon Hougins.

T. Channel

Sunday, April 25, 2010

Mbi origjinën e shqiptarëve

Nuk do të merrja guximin ti shkruaja këto radhë në rast se libri i të nderuarit, historianit Kristo Frashëri “Historia e Qytetërimit Shqiptar”, nuk do të mbante siglën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kuvendit të shkencëtarëve shqip folës.

Shqetësimi im qytetar është vetëm për paragrafët e parë të librit (2,4,5) ku flitet mbi origjinën e shqiptarëve dhe ilirëve, për pellazgët; dhe për këto dua të shpreh disa mendime.


Për të qenë në akord me tekstin po ndjek renditjen e tij. Nuk më duket fort i qëlluar mendimi i shprehur në tekst,se Akejtë, Trakët, Dorët dhe Ilirët kanë ardhur duar duar, njëri pas tjetrit në gadishullin Ballkanik, dhe për më tepër me këtë renditje. Më duket pasaktësi shkencore që Akejtë identifikohen me të ashtuquajturit grekë, dhe që këta të fundit formuan etnosin Helen.

Nëqoftëse me grekë do të kuptojmë ata që në “Iliadë” konsiderohen si dhunuesit e Trojës, atëherë atje Omeri përmend disa fise,Argejtë, Akejtë dhe Danajtë; ndërkohë që nga pikëpamja historike edhe këta nuk janë grekët e vërtetë. Ata janë GRAITË, të cilët romakët i quajtën GRAECI, dhe që në fakt janë një fis pellazg që banonte në Thesali.
Në vija të trasha, krijuesit e të vetëquajturit etnos helen, janë popullatat e mëdha të Jonianëve, Eolianëve, Danajve dhe Dorianëve; dhe nëqoftëse për dy të parët mendohet se janë autoktonë, për dy të fundit thuhet se janë ardhës; dhe për më tepër nga deti dhe jo nga toka, nga Jugu dhe jo nga Veriu.

Gjithashtu, për hir të saktësisë shkencore, helenët asnjëherë dhe në të gjithë historinë e tyre, nuk kanë përbërë një etnos, ose kombësi.

Helenët historikisht, që nga lashtësia e këndej, kanë qenë një bashkësi kulturore dhe kaq; dhe pas shekullit të XI, edhe një bashkësi fetare e krishterë. KISHA lindore arriti ta sendërtojë helenizmin në popullata dhe territore shtetformuese në shekullin e XIX me ndihmën e shteteve europiane, të cilat krijuan një shtet të krishterë.
Megjithëse (i detyruar nga renditja e librit) shprehjen e këtyre shqetësimeve e nisa nga një problem anësor (për të ashtuquajturit grekë dhe për të vetëquajturit helenë); pasi dua të flas për pellazgët, ose me saktë për të parët e racës tonë.
Por më lë një shije jo të mirë aludimi (siç thuhet në libër), se këta greko-helenë, akejtë dhe dorët qenkërkan ardhësit e parë në Ballkan dhe gjyshërit tanë Ilirët kanë ardhur pas tyre, aty nga fundi dhe zunë trojet që mbetën pa u zënë nga të parët. Për mendimin tim popujt e lashtë të Ballkanit si Trakët, Getët, Dardanët, Dakët, Grekët,Tesprotët,Argasit,Tesalasit,Briget,Mizet,Enetet, Minoanet, Mikenasit etj ishin autoktonë; flisnin një gjuhë, por me dialekte të ndryshme. Ardhacakët e lashtë të Ballkanit, nga Kaukazi, Skthithia (Albanët), Karpatët dhe veriu i Europës kanë qenë të një race dhe të një gjuhe me vendasit. Mendoj se shkencërisht, ndryshimi i emrave të popullatave në lashtësi, nuk do të thotë automatikisht edhe ndryshimi i etnisë dhe racës së tyre; dhe për më tepër nuk do të thotë që një emërtim i ri, automatikisht e bën ardhëse këtë popullatë duke e mbivendosur mbi tjetrën (që është po ajo, por me emrin e vjetër).
Kjo ka ndodhur edhe me Ilirët. Ata ishin vendas dhe duke krijuar etnotipin e tyre, morën këtë emër për tu dalluar nga sivëllezërit e tyre të një race dhe të një gjuhe, por me dialekte të ndryshme. Ilirët u shtrinë deri në Europën Qendrore, jashtë territoreve të Ballkanit të sotëm, dhe nëqoftëse ata bënë lëvizje nga malet Karpate në malet Ballkan (nënkupto nga Europa Qendrore në gadishullin Ballkanik) dhe anasjelltas; kjo nuk do të thotë aspak se ata ishin ardhës në territoret ku vendoseshin rishtas. Kudo që të lëviznin, ata lëviznin si në shtëpinë e tyre. Nëqoftëse ne shqiptarët rrjedhim nga Ilirët e Jugut (ashtu si popujt gjermanikë nga nga Ilirët e Europës Qëndrore dhe Sakset Skithiane), kjo vjen për arsyen e thjeshtë se Ilirët e tjerë u sllavizuan (minimalisht në gjuhë). Në këtë kontekst, mendimi se Ilirët asimiluan popullatat ekzistuese në Ballkanin e Lashtë është i pasaktë, për arsyen e thjeshtë se ata nuk mund të asimilonin vetveten; ose për të qenë më të saktë, një popullsi që kishte të njëjtën gjuhë, të njëjtën kulturë, të njëjtat tradita dhe zakone.

Ilirët janë gjyshërit e shqiptarëve, po kush janë stërgjyshërit tanë?
Mund të themi se janë Pellazgët. Por teksti na kufizon. Ai thotë se në veri Ilirët gjetën popullata të lashta të grupit Ballkano-Danubian, të cilat nuk identifikohen me pellazgët. Në jug (thotë teksti) ata u përzien me Pellazgët. Pra sipas tekstit Ilirët dhe Pellazgët ishin popuj të ndryshëm, të cilët dalloheshin nga njëri tjetri. Kjo del nga fjala “përzierje”, e cila nënkupton bashkimin dhe shkrirjen e dy gjërave të ndryshme nga njëra tjetra. Për analogji, kjo është njësoj si të thuash se ne shqiptarët jemi të ndryshëm nga ilirët, dhe ne jemi “përzier” me ilirët.

Shtrohet pyetja, kush janë pellazgët, ku shtriheshin ata, çfarë gjuhe flisnin?! A është emërtimi “Pellazg” i një natyre me emërtimin “Ilir”? Pra a është ai një mbiemër përcaktor i popullatave që ishin të një race, e të një gjuhe por me emra dhe dialekte të ndryshme? Pellazgët kanë banuar vetëm në gadishullin Ballkanik, apo janë shtrirë edhe në Azi të Vogël, Kaukaz, gadishulli Apenin, gadishulli Iberik, Azinë Qendrore dhe Jugperëndimore, Afrikën Veriore dhe në të gjithë Europën?! Apo “Pellazgët” ishin popujt në jug të gadishullit Ballkanik, të cilët e morën këtë emër nga ata që u vetëquajtën helenë, për tu dalluar nga vendësit; apo (pellazgët) kështu e quanin veten e tyre edhe më parë?!

Mbase prurjet e popullatave me prejardhje semito-egjyptiane (Të cilat prunë me vete në gadishullin Ballkanik dhe ishujt e Egjeut kulturën, zakonet, traditat dhe gjuhën e tyre sëbashku me erën e ngrohtë të shkretëtirës), quajtën pellazgë popullatat që gjetën në territoret ku u vendosën vetë, dhe ato që ishin kufitarë me ta, pa u shtrirë më tej. Kjo është krejt pa rëndësi. Raca prej nga vijmë ne, gjithmonë ka qenë tolerante ndaj emrave që i kanë vendosur të tjerët, apo i ka vendosur vetë vetes. Ashtu si ka qenë tolerante ndaj mbulesave fetare. Ky indiferentizëm shpërfillës lidhet me atë që kjo racë ka qenë e vetëdijshme, se atë asnjëherë nuk mund ta zhbënin emrat e ndryshëm; apo petkat fetare, të cilat i ka veshur dhe i ka çveshur sipas motit, acareve dhe zhegut të historisë në shekuj. Fakti që të ashtuquajturit “Pellazgë” kanë banuar vetëm në jug të gadishullit Ballkanik dhe ishujt e Egjeut e të Mesdheut; apo janë shtrirë në të gjithë Europën, në Afrikën e Veriut dhe Azinë Qëndrore, Jugore, JP e Perëndimore, nuk ndryshon asgjë.
Ndoshta edhe këto popuj janë quajtur Pellazgë, por ky mbiemër ka humbur, ose është lënë në haresë; dhe nëqoftëse ka mbetur vetëm për ata që banonin në jug të Ballkanit, kjo mund të jetë edhe për faktin se ndoshta vetëm për ata mund të jetë shkruar nga të lashtët (historianët helenë të antikitetit), dhe e shkruara mbetet.
Popullatat të cilat kanë banuar në të gjitha këto territore (që u përmendën më sipër), të cilat disa studiues i emërtojnë “Proto Indo-Europiane”, kanë folur të njëjtën gjuhë, dhe duke rrjedhur nga e njëjta racë, kanë pasur edhe zakone, tradita dhe kulturë të përbashkët; dhe ajo që është më e rëndësishmja është se edhe i kanë këmbyer këto me njëra-tjetrën pa asnjë lloj kompleksi.
Kështu nëqoftëse Iberëve do tu vendosnim mbiemrin ose cilësorin “Pellazg”, apo do ti quanim thjesht Iberë, nuk ndryshon asgjë. Kjo është njësoj si Dardanëve tu vendosnim mbiemrin Ilirë, apo ti quanim thjesht me emrin Dardanë.
Një gjë është e rëndësishme dhe që duhet nënvizuar se Atlantidët, Albanët (bëhet fjalë për ata Kaukazianë dhe ishullorë britanikë), Keltët, Iberët, Ligurët, Sardët, Sikanët, Kalabrët,Umbrët, Tirrenët, Oskët, Latinët, Enetët, Venetët, Etruskët, Mesapët, Japigët, Dakët, Getët, Skithët, Baltët, Mizët, Paionët, Dardanët, Tesprotët, Argasit, Tesalasit, Jonianët, Arkadianët, Qipriotët, Minoianët, Mikenasit, Liqjanët, Frigjianët, Lelegët, Karianët, Hititët, Sumerianët, Asirianët, Kananitët (Fenikasit) dhe Hiksosit etj. Të gjithë këta kanë qenë popuj,të cilët deri më sot historia i mban për popuj të ndryshëm; në të vërtetë kanë rrjedhur nga e njëjta racë, kanë folur të njëjtën gjuhë por me dialekte të ndryshme, të cilët ndonjëherë janë dalluar dhe veçuar aq shumë, sa që janë dukur edhe si gjuhë të ndryshme. Për rrjedhojë kjo ka krijuar përshtypjen se kemi të bëjmë me popuj të ndryshëm.
Ashtu siç gjejmë sot mbetjet e kulturës materiale të këtyre popujve në territoret ku ata kanë banuar; po ashtu gjenden sot mbetjet e gjuhës së tyre në të folmen e popujve (të cilët me të drejtë sot identifikohen si kombe të ndryshëm) që i banojnë sot këto territore.

Një çështje tjetër e rëndësishme, ku teksti përhap mjegull, mendoj se është edhe trajtimi që i bëhet kolonive helene në Iliri. Që në fillim, nuk do të isha i mendimit që kolonitë helene janë krijuar në brigjet e Ilirisë (dhe jo të Shqipërisë,siç thuhet në tekst) nëpërmjet pushtimit. Lufta edhe mund të jetë përdorur në ndonjë rast, por e përgjithshmja është; se këta të ashtuquajtur kolonistë helenë duhet të kenë ardhur pa lufte, ata janë pranuar miqësisht nga vendasit si “jabanxhinj”. Këta kolonistë kanë qenë kryesisht tregtarë dhe zejtarë. Edhe nëqoftëse do të pranonim se një grusht kolonistësh i kanë pushtuar këto qytete ose territore; ata nuk do të mund ti mbanin dot ato për një kohë të gjatë, sepse vendësit me ndihmën e vëllezërve të tyre të prapatokës, do ti kishin hedhur në det miqtë e paftuar. Si një argument në këtë drejtim, mund të sillet edhe fakti, se sunduesit e këtyre qyteteve ishin me prirje monarkike; ndërkohë që kolonët duke qenë se bënin pjesë në shtresat e ulëta të shoqërisë (demosi,tregtarë dhe zejtarë), si dhe fakti që vinin nga qytete ku sundonte demokracia; automatikisht do të ishin me prirje demokratike. Mbi bazën e kësaj logjike mbetet që sunduesit e këtyre qyteteve të ishin vendës dhe për Epidamnin kjo është e dokumentuar nga lufta që u zhvillua aty. Në këtë luftë Ilirët autoktonë aristokratë të qytetit, me ndihmën e vëllezërve të tyre Taulantë të prapatokës, rivendosën me dhunë të drejtat e tyre duke shtypur revoltën e kolonëve helenë dhe bashkëpunëtorëve të tyre nga shtresat popullore qytetare autoktone ilire (banuese në këtë qytet). Kjo vërteton më së mirë atë që këto qytete janë drejtuar dhe sunduar dhe banuar nga vendësit Ilirë, ku kolonistët helenë kanë qenë minoritet dhe bënin pjesë në shtresat e dorës së dytë të shoqërisë së tyre. Edhe nëqoftëse do të flitet për shkrime të gjetura në greqisht, apo në latinisht në këto qytete; këto nuk përcaktojnë etninë e këtyre qyteteve; pasi këto ishin gjuhë ndërkombëtare (dhe për më tepër shkruheshin), dhe një qytet metropol dhe kozmopolit në atë kohë do të ishte i vdekur pa këto gjuhë. Kjo nuk ka përjashtuar faktin që në këto qytete ka pasur shkrime në Ilirisht, por me alfabet grek ose latin.
Nuk jam i mendimit se emrin EPIDAMN të qytetit e kanë vendosur kolonët helenë (siç thuhet në tekst). Ai është emri që i kanë vendosur vendësit qytetit të tyre. Ndoshta ky qytet ishte sipër në kodër. Ndoshta nga zhvillimi që mori,tregtia,porti, ai polli nden vetë edhe birin e vet DYRRAHUN. Ndoshta,kjo pjesë e poshtme u quajt nga vendësit DY-RRAH, sepse për çudi ai ndodhet midis dy rraheve (rrëzë kodrat, ku është edhe qyteti i sotëm Durrësi). “Rrah” në shqip quhet një vend në faqe, ose rrëzë kodrave a malit i shpyllëzuar, ose faqe diellit. Meqënëse Dyrrahu ishte qytet-port (kundrejt Epidamnit që ishte qytet-kala), gjetja e gjurmëve të portit nga arkeologët në kohën e sotme do të sqarojë shumë gjëra. Ndërsa, po të bënim një përpjekje për të shpjeguar edhe emrin EPIDAMN me anë të shqipes, trashëgimtarë e drejtpërdrejtë e ilirishtes; atëherë do të zgjidhej edhe enigma e emrit të dyfishtë, që mbart ky qytet.
“Ep” në shqip do të thotë jep, por përdoret edhe në kuptimin epme (më jep mua). “Dhashë” ose “Dhashtë”në shqip përdoret në shumës të kohës së shkuar “Dhamë”, në toskërisht përdoret edhe “Dhamnë”; njësoj si fjalët “bëhet” dhe “bënet” që kanë të njëjtin kuptim. Atëherë një qytet në një pikë strategjike në detin Jon, siç ishte Epidamni në lashtësi; ku lidhej Lindja me Perëndimin (gjë që më vonë e vërtetoi edhe ndërtimi i rrugës Egnatia) detyrimisht do të ishte edhe një qendër tregtie, ku merrej dhe jipej. EP(më) dhe I D(H)AMNË, ku gërma “H” gjatë kohës mund të ketë humbur dhe rezultati del EP-I-DAMNË. Analog mund të jetë arsyetimi si për qytetin tjetër bregdetar dhe tregtar të Mesdheut, koloninë fenikase, Marsile (MARR + SILLE). Por për këto shpjegime fjalën e fundit duhet ta thonë gjuhëtarët. Për mendimin tim, kemi të bëjmë me një qytet por me emërtim të dyfishtë, dhe kjo lidhet me fazat e ndryshme të zhvillimit të tij; ku më i vjetër në moshë është Epidamni pasi lidhet me fazën e parë të tij, kur qyteti ishte në kodër; dhe më pas me shtimin e tij ai doli jashtë mureve dhe u zhvillua poshtë, rrëzë kodrave e pranë portit, dhe kjo pjesë e qytetit mori një emërtim të ri Dyrrah; duke zbehur dhe errësuar shkëlqimin e të parit. Pasojë e kësaj është edhe fakti, që emri i dytë Dyrrah mbeti më vonë edhe si emër qytetit. Ndoshta kjo mund të lidhet edhe me pushtuesit romakë.

Gjithashtu në tekst thuhet që Bylysi dhe Amantia qenkërkan koloni greke bija! Kjo më duket një çudi e madhe. Të paktën deri më sot këtë gjë e dëgjojmë për herë të parë. Historikisht këto dy qytete kanë qenë edhe jashtë Lidhjes Molose, pra nuk kanë bërë pjesë në atë që në lashtësi quhej Epir, dhe jo më të ishin koloni helene bija.
Me që po flitet për kolonitë, me këtë rast mund të bëhet edhe një paralele midis qyteteve ilire të ashtuquajtur koloni helene (vendndodhja e të cilave është në bregdet) dhe vetë qyteteve-shtete helene si Athina, Korinti, Sparta etj, të cilat çuditërisht janë të ngritura në buzë të detit, me përjashtim të Tebës. Këtu, me këtë rast, na lind një e drejtë që të shtrojmë pyetjen:
A mos vallë edhe vetë qytetet-shtete të Greqisë së lashtë kanë qenë koloni të popujve të tjerë? Si shembull po ja fusim kot, të popujve të detit. Apo mos vallë kanë qenë koloni të Egjyptianëve dhe Semito-Fenikasve? Dhe të mos futemi më thellë, pasi të gjitha të ashtuquajturat koloni helene në Italinë e Jugut (Siçili,Sardenja etj) dhe në të gjithë bregun verior të detit Mesdhe; para se të emërtoheshin koloni helene kanë qenë më parë koloni të popujve të detit, Hiksosve dhe Kananiteve (të ashtuquajtur fenikas nga helenet).

Të tilla kanë qenë Marsilja dhe Kartagjena. Dhe dëshiroj t,ju bëj me dije se Hiksosit dhe Kananitet e famshëm janë sivëllezër të Pellazgëve.

Besnik Imeri, G. Ballkan

Sot propaganda antishqiptare ka evoluar dhe flet shqip. (S.I)

Kristo Frashëri