Wednesday, June 30, 2010

Italia, përse kjo 'fushatë për miqësinë' ?

Prej më se tre muajsh, Italia ka nisur një fushatë promovuese masive për të bindur shqiptarët mbi miqësinë e sinqertë që dy shtetet gëzojnë.
80 aktivitete të ndryshme kulturore, politike, ekonomike e sportive përfshirë këtu edhe vizita të zyrtarëve më të lartë italianë nën siglën "Dy popuj, një det, një miqësi" përbënin mekanizmat e kësaj fushate, që uzurpoi edhe mediat shqiptare.

Por, përse nevojitet një fushatë e tillë, me një buxhet kaq të madh?
Nëse do ta shikonim në lentet e komunikimit dhe marketingut duhet të dalin në pah disa çështje bazë.


Së pari, cili është qëllimi i fushatës?
Një fushatë promovuese bëhet për të krijuar një opinion publik të favorshëm për një çështje të caktuar, në rastin aktual për Italinë si investitor i sigurt.

Së dyti, kujt i drejtohet?
Mendohet se i drejtohet shqiptarëve (sigurisht, edhe politikanëve vendas, të cilët janë përgjegjës për vendimet strategjike).

Cili është mesazhi?
Mesazhi duket i qartë:"Italia e do Shqipërinë sepse..."

Aktualisht shqiptarët nuk kanë ndonjë paragjykim negativ për Italinë, pa dashur të hyjmë në detaje historike. Si rrjedhojë kjo fushatë synon të gjenerojë besim për të ardhmen për atë çka Italia si entitet do të bëjë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë kjo fushatë është një mënyrë ideale për të ngopur gojët e uritura me reklama pa fund, duke bërë që zërat kritikë gjithmonë e më pak po dëgjohen në televizione e gazeta vendase.

Në anën tjetër qeveria shqiptare, e varfër e me autoritet të rrënuar, përpiqet të nxisë investimet e huaja duke u mundësuar "miqve" standarde të ulëta mjedisore, kosto të ulët të punës e fitime të majme (kujtojmë këtu fushatën "Shqipëria - 1 Euro").
Kjo praktikë është e njohur në vendet e pazhvilluara. Studiues të njohur si Chomsky dhe Herman analizojnë se si korporatat multinacionale "bëjnë ligjin" në vendet e botës së tretë. Duke u përpjekur të përfaqësohen si mbrojtëse të drejtat të njeriut, nevojave dhe aspiratave të tyre e në veçanti të grupeve vulnerabël, kompani e qeveri, gjenerojnë fitime marramendëse në kurriz të popullit dhe mjedisit. Kjo bëhet edhe më e rrezikshme kur politika dhe biznesi bëhen së bashku për përfitime të ndërsjella.

Jo rastësisht, "miqësia e fundit" nisi me projektin mjaft të kundërshtuar të përpunimit të plehrave në Kashar, ku nëpërmjet ndërtimit të një impianti përpunimi nga pala italiane me kosto 6 milionë euro do të bëhej asgjësimi i përbashkët i plehrave italiane e shqiptare. Më tej u pasua nga projekti "Petrolifera" që prej vitesh ka nisur aktivitetin në brigjet e Vlorës.

"Mbështetja për popullin shqiptar" vazhdoi me projektet për ndërtimin e impianteve energjetike të erës, ku mund të veçohet ai i Karaburunit. Por shumë shpejt ky projekt u anulua, paçka se ishte me miqësori me mjedisin e shpresojmë që për këtë mos të gjobitemi sërish nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare. Ndërkohë kompania italiane ENEL hyri fuqishëm në lojë, duke kërkuar të luajë rolin dominues në zhvillimin e sektorit energjetik në vend.
Por ndryshe nga sa trumbetohet mbi nxitjen e zhvillimit të energjisë së rinovueshme, së shpejti në Porto-Romano pritet të ndërtohet një central energjetik me djegie qymyri, me fuqi 1300-1600 megavat.
Kjo tashmë është vulosur nga Ministri Ruli dhe Fluvio Konti, menaxher i përgjithshëm i ENEL, ndërkohë që një mbështetës i sigurt për këtë vepër është edhe konfidustria shqiptare.
Sipas një studimi të nxjerrë nga organizata EDEN në bashkëpunim me "Bankëatch Netëork", pritet që Shqipëria të rrisë me 2.5 herë shkarkimet e dioksidit të karbonit nga niveli aktual. Plani i ENEL do të thotë importimin drejt Italisë të 85% të energjisë së prodhuar në Shqipëri dhe eksportimin në vendin tonë të të gjithë ndotjes mjedisore që kjo vepër energjetike lë pas. Mendohet se ky central do të pengojë zhvillimin e industrisë së energjisë së ripërtërishme dhe industrinë e turizmit krahas dëmit të pashmangshëm mjedisor. Transferimi i industrisë së ENEL, e jo vetëm nuk është i rastësishëm, por i menduar gjatë e i gatuar prej kohësh nga Berisha e Berluskoni.
E njëjta kompani ka shprehur hapur ambiciet e saj për të ndërtuar një impiant energjetik nuklear në kushte të ngjashme, sapo Shqipëria të "bëjë gati letrat". Projektet e tilla duken se kanë marrë mbështetjen e lidershipit shqiptar që në asnjë moment nuk ka treguar vëmendje e interes ndaj efekteve negative të këtyre projekteve mjaft të diskutueshme. Gjithçka bëhet me konsensusin e plotë të qeveritarëve shqiptarë (për ironi vetëm pak javë më parë, dy ministrat respektivë të Mjedisit, Mediu dhe Prestigiacomo, treguan se si Roma do të "mbështesë" Tiranën në projektet mjedisore).
Kjo miqësi "e sinqertë" e ka një arsye. Italia ka probleme energjetike ashtu si Shqipëria. Sipas rregullave të reja të BE-së, Italia duhet që 20 % të energjisë elektrike ta prodhojë nëpërmjet burimeve të rinovueshme si era, uji, apo dielli. Në rast të kundërt, Italia duhet ta importojë energjinë, çka aktualisht po bën çdo vit. Sipas ekspertëve italianë, në vitin 2020, Italia do të jetë e aftë të prodhojë vetëm gjysmën e energjisë elektrike që i nevojitet.
Aktualisht, ajo është importuesi më i madh i energjisë elektrike në Europë. Në vitin 2007, importonte më shumë se 15 % të energjisë e si rrjedhojë çmimi i energjisë është ndër më të lartët në BE. Në anën tjetër puna për kompanitë energjetike është bërë edhe më e vështirë si pasojë e kostos së lartë mjedisore që ato duhet të përballojnë. Kështu Shqipëria është një mundësi ideale shpëtimi. Manovrat me Shqipërinë do të çlirojnë Italinë nga varësia që ka nga energjia e importuar (nukleare) nga Franca, por nëpërmjet fushatave sensibilizuese dhe favoreve politike do të marrë energji të lirë 100% të pastër për veten e saj.


Teksa fushatës "Një det, një miqësi" po i ka ardhur fundi, shumë shpejt pritet të nisë faza e dytë, ajo e vënies në jetë të aferave mes dy vendeve, ku politika dhe biznesi janë bërë bashkë në emër të një "miqësie të veçantë" që qëndron në përfitime dhe mjedis të ndotur. Por për këtë pak thuhet e reklamohet.

Besnik Baka, G. Shekulli

Islandë, kryeministrja lesbike, martohet me shoqen e saj

Kryeministrja e Islandës, Johanna Sigurdardottir ka zyrtarizuar martesën me shoqen Jonina Leosdottir.

Lajmi është bërë publik nga medias vendase.

Sipas tyre, martesa e kryeministres me një femër, shoqen e saj është krejt e ligjshme dhe me bazë ligjore. Kjo për shkak se kurorëzimi i dy grave me martesë, është kryer menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit i cili legalizon celebrimin e martesave në të njëjtën gjini.

Më 12 qershor 2010, Parlamenti islandez, miratoi ligjin që lejon martesat brenda të njëjtës gjini.

Televizioni publik Ruv, ka transmetuar se kryeministrja Sigurdardottir e ka zhvilluar një ceremony të veçantë me rastin e martesës.

Ajo kishte ardhur në pushtet në 2009 dhe është një nga politikanet më të vlerësuara në vend!

Denisa Spaho, G. Tirana Observer

Tuesday, June 29, 2010

Islamofobi apo demokraci…?!

Kjo analizë vjen duke marrë shkas nga fotoja e postuar dje në faqen tonë “Stop Injorancës”, e cila paraqiste një grua të veshur në të zeza, e cila po dilte e lagur prej plazhit të Golemit, për në breg, ku shtrohej një pyetje drejtëpërdrejtë ndaj femrave të mbuluara : “Cila është arsyeja që ju shkoni në plazh?”


Dhe e ritheksojmë që pyetja i drejtohej femrave te mbuluara.

Arsyeja shumë e thjeshtë dhe praktike.
Ne që punojmë gjatë gjithë vitit, me zor presim sa të marrim ato pushime, që të marrim atë jodin e rërës, që të marrim rrezet e diellit, të ndërrojmë lëkurën, e të ndjehemi një me natyrën. Veç kësaj plazhi është i rekomandueshëm për të gjithë njerëzit, për të patur një shëndet më të mire gjatë gjithë vitit dhe për të qenë më të mbrojtur ndaj ftohjeve..

Fakti që një grua del në plazh e mbuluar, normalisht që të bën shumë përshtypje. Ajo që është absurde, është absurde zonja e zotërinj. Një besim mund edhe t’u ndalojë shikimin grave dhe si mund të jetë normale të shikosh në bibliotekë, femra që lexojnë me sytë mbyllur!!! Kur qenka për këtë femër amorale të nxjerrësh trupin në plazh, përse këto femra shohin trupin e femrave të tjera? Përse burrat e tyre, shohin trupin e femrave të tjera?

Komentet ndaj fotos ishin shumë të larmishme, duke prekur të dyja ekstremet e mundshme.

Nga afro 400 komente të bëra mbi këtë foto, 1-3 komente ishin prej grash, të cilat visheshin në mënyrë të atillë.

Dikush shprehet: Eshtë zgjedhja e saj.

Ta analizojmë këtë çështje, nëse kjo veshje është vërtetë zgjedhja e saj.

Citim :

Veshja islame, është një bindje ndaj Zotit (lexo Allahut).

Referim: “Kjo nuk është një pengim i të drejtave të saj, por është një mbrojtje për të, që të mos bjerë në shkallët e përbuzjes dhe në baltën e përçmimit apo të jetë një arenë në sytë e të tjerëve. Të gjitha kushtet që i janë vënë asaj në veshjen dhe zbukurimin e saj nuk janë vetëm se një prag ndaj çthurjes, e cila vjen nga lakuriqësia.

“ Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur. “ (Ahzab 36)
http://sq.wikipedia.org/wiki/Gruaja_n%C3%AB_Islam

Pra femra, është e detyruar ta veshë këtë mbulesë, sipas islamit, që ajo të mbrohet, të mos përbuzet e të mos përçmohet. Asnjë besimtar nuk ka të drejtë ta kundërshtojë. Pra nuk flitet për liri, nuk flitet për zgjedhje të lirë.

Ndoshta atje ku këto ideologji fetare kanë lindur dhe janë zhvilluar, një femër jo e mbuluar, medoemos do të përbuzet dhe do të abuzohet me të.

Por a ndodh edhe njëjta gjë edhe në kulturën shqiptare?

Sigurisht që jo, sepse shoqëria jonë ka një tjetër perceptim dhe i ofron të tjera të drejta gruas. Një femër në Shqipëri mund të vishet ekstravagante sa ajo të ndjehet mire me veten dhe askush nuk tenton ta përdhunojë në rrugë. Veç kësaj, lakuriqësia në kulturën tone (rrobat e banjos) nuk nënkupton degjenerim apo pornografi. Përkundrazi, jemi në të njëjtin hap me botën e qytetëruar. Ju kujtoj veç faktin se 2200 vjet, përpara se kultura orientale të sundonte ballkanin, ilirët i drejtonte një mbretëreshë, e cila sot e kësaj dite statujën e ka gjysëm nudo, si arti i kohës.. Në Iliri sundonte një mbretëreshë, ç’ka është fakt i pakundërshtueshëm i një shoqërie shumë të qytetëruar. Femrat arsimoheshin, luanin vegla të ndryshme muzikore, madje mund të arrinin edhe majat e pushtetit…

Pastaj ka lloj e lloj komentesh nga më të cektat e absurdet. Dikush tjetër komenton: Kjo foto na nxit në përçarje mes njëri-tjetrit dhe është gabim të vendoset këtu.

Me cilën logjikë, qenka gabim dhe përçarëse të diskutohet dhe të debatohet një fenomen që ne e hasim në realitetin tonë?

Me cilën logjikë krijimi i tabuve i shërben bashkimit të njerëzve?

Sigurisht me logjikën e injorantit e mendjengushtit. Njerëzit duke diskutuar mes tyre, njohin veten dhe të tjerët, përplasin mendimet dhe i përmirësojnë ato. Kështu është krijuar shoqëria njerëzore, por jo vetëm ajo. Me anë të bashkëpunimit dhe bashkëbisedimit, ne krijojmë shoqërinë tonë.

Dikush tjetër shprehet: Çfarë ju duhet ju?
Më lejoni që me turp t’iu citoj një leksion për lirinë, nga i madhi Fan Noli. E them me turp, sepse ai e ka shkruar rreth 100 vjet më pare dhe sot shoh ende individë, që jetojnë akoma një apo më shumë shekuj pas.

Shqiptarët, shumica prej tyre janë shpirtrobër. Për dëfrim. Janë shqiptarë që kanë fe. Unë them: ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, (në gazette bëhet fjalë) sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtërobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtërobër, pse iu lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari? http://stopinjorances.blogspot.com/2009/11/ceshte-liria.html

Pastaj ka nga ata që të mallkojnë, ka nga ata që të kërcënojnë, ka nga që të shajnë para e mbrapa, për të mbrojtur një ideologji fetare të paqes dhe harmonisë. Nuk janë të pakta mesazhet e tilla që kemi marrë pikërisht dje. Dhe kjo ndodh gjithmonë kur feja hyn në sitën e faqes Stop Injorancës. Pikërisht tek të tilla tema, njerëzit bëhen më pak tolerantë, më tepër agresivë dhe ekstremistë, sa më tepër besimtarë të jenë.
Disa madje, nga ata besimtarët e vërtetë, që kryejnë të gjitha ritualet, quajnë të përdala të gjitha femrat që dalin në plazh me rroba banjoje. Për t’u justifikuar, ata kalojnë nga ferexheja në plash tek nudizmi. Megjithëse edhe nudizmi është i ndaluar në publik dhe ka plazhet e posaçme ku mund të kryhet dhe nuk nënkupton aspak degjenerim apo amoralitet.
Ja se si këta besimtarë të devotshëm duan ti shohin plazhet tona.

Ata propogandojnë që numri i femrave të mbuluara të shtohen sa më shumë. Dhe në fakt në këtë tranzicion ekonomiko-shpirtëror vihet re lehtë shtimi i femrave shqiptare që mbulohen, përgjithsisht tek familjet e varfëra dhe në zonat provinciale apo periferike.

Islamofobi, apo demokraci?
Ne jemi një shoqëri civile që jetojmë në demokraci. Në mund të gjykojmë dhe analizojnë çdo fenomen, që na shqetëson apo jo, të rëndësishëm, apo jo shumë të rëndësishëm. Jemi në mbrotje të të drejtave të njeriut dhe kundra kujtdo abuzimi ndaj këtyre të drejtave. Lufta jonë përballë prapambetjes, errësirës, fanatizmit, injorancës, manipulimit nuk do të bëjë kompromis me asnjë pale të ofenduar. Jetojmë në demokraci.

Kujt nuk i pëlqen ajo që ne diskutojmë është i lire të mos marrë pjesë dhe njëkohësisht është i lutur të mos shkelë mbi të drejtën tone. Nëse besoni vërtetë që feja ju bën njerëz më të denjë, jeni të lutur ta na e demonstroni realisht. Deri më sot ajo që kemi hasur është komplet e kundërta. Fakti që më shpesh trajtojmë probleme rreth fesë islame nuk është problemi ynë, por duhet të jetë problemi juaj, të kuptoni përse-në. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse pikërisht këtu shkeljet e të drejtave të njeriut janë më të dukshme dhe më ekstreme.

Para disa ditësh botuam një artikull rreth statistikave të Pedofilisë me titull “Pedolifia! Për kë bien këmbanat në Vatikan?”
Ajo që mund të vije re dukshëm, ishte fakti se asnjë katolik nuk doli në mbrojtje të pedofilisë. Asnjë katolik nuk e quajti materialin si jo të vërtetë. Askush nuk na kërcënoi dhe nuk na quajti përçarës.

Përveç njerëzve të arsimuar, të kulturuar, të respektuar dhe të nderuar, shohim gjithashtu vërtetë një lum të madh urrejtjeje, injorance, që gjen strehë dhe përkrahje tek dogmat fetare, të cilët përbëjnë vërtetë një kontigjent të rrezikshëm në shoqëri.


Kjo nuk është islamofobi, kjo është luftë për të drejtat e njeriut, kundra diskriminit të tij e kundra manipulimit të masave. Në demokraci gjykojmë, analizojnë çdo fenomen njerëzor, me qëllim të vetëm zhvillimin e qytetërimit human.
STOP INJORANCES – E vërteta është e vetmja e shenjtë! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Pjesëmarrja e shqiptarëve në Betejën e Kosovës

Shkruan Albert Muslijaj
Luftërat shqiptaro-turke në shekullin XV sipas burimeve osmane (1)
Kronikat dhe historitë osmane të shekullit XV-XVII si burime të rëndësishme për historinë e vendeve ballkanike, midis tyre edhe të Shqipërisë, nuk janë shfrytëzuar sa duhet deri me tani sa duhet në shkallën e duhur, bile edhe nga ata që janë marrë më historinë e Perandori së Osmane në tërësi. Vetëm këto dyzet vjetët e fundit është vënë re rëndësia e këtyre burimeve. Të dhënat e burimeve tregimtare osmane lidhur më popullin shqiptar gjatë shekullit XIV-XV në veçanti pothuajse nuk janë shfrytëzuar fare. Në një shkallë më të gjerë u shfrytëzuan këto burime nga autorët e Historisë së Shqipërisë. Nga veprat e historiografisë osmane të shekullit XV-XVII, ato që sjellin më shumë njoftime të reja lidhur më popullin shqiptar janë kronikat e Oruçit, Tursunit, Ashik Pashzadesë, Nesheriut dhe historitë e Idriz Bitlisit e të Ibenë Kemalit, Sadedinit, të Aliut, të Sollakzadesë, Minigjimbas paraqitnin interes, sepse jo vetëm që na japin një tablo më të qartë të ngjarjeve, një përmbledhje të shumicës së informatave të kronistëve pararendës të tyre, por disa herë japinë e dhe të dhëna që i plotësojnë njoftimet e sjella nga kronikat, të cilat u kanë shërbyer atyre si burime. Në veprat e historiografisë osmane të shekullit.XV-XVII gjejmë të dhëna të rëndësishme mbi sulmet e para të Turqve Osmanllinj në Shqipëri gjatë viteve1332-1389. Në radhë të parë është Idriz Bitlisi ai që na jep informata për vitet e para të ndeshjeve luftarake Shqiptaro-Tuke, për rënien e Karl Topisë në pozitat e një vasali të Sulltanit dhe për betejën e Savës më 1385. Kronistët e tjerë si Oruçi, Anonimët dhe Ashik Pashzadeja informoi në vetëm më dy fjalë për fushatën e vitit 1385, kurse Neshriu na informon për pozitën e Balshajve më 1387. Ngjarjet lidhur më shqiptarët kanë gjetur një pasqyrim me të gjerë në burimet tregimtare osmane, janë në radhë të parë lufta e Kosovës midis koalicionit të feudalëve ballkanas dhe të Turqve osmanllinj më1389 dhe fushata e Mehmetit të II kundër Shqipërisë në vtinë1478, në radhë të dytë fushata perandorake e Muratit I I e të Mehmetit të I I kundër Skënderbeut, ngjarjet e tjera kanë gjetur një pasqyrim edhe më të paktë. Në burimet dhe kronikat osmane gjatë shek. XIV-XV-XVI I. Janë të përfshira të gjitha fushatat e Perandorisë Osmane kundeër popullit Shqiptar pra prej vitit 1385 deri më 1389 kemi luftën e koalicionit Ballkanik kundër Perandorisë Osmane humbje. Më gjithë rezistencën e popullit Arbëror të bërë prej feudalëve dhe princave të saj,pra prej viteve 1385 dhe gjatë epokës së Skënderbeut ku në këtë periudhë populli Arbëror e mbrojti më sakrifica të mëdha lirinë e ti për një çerek shekulli, kjo ishte një luftë e pabarabartë me Perandorin Osmane si në tekniken luftarake ashtu dhe nga numri i ushtarëve.
Pushtimet e para osmane në Shqipëri
Sulmet e ushtrisë osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisen në mesin e viteve 80 të she k.XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha në vitin 1385 ushtritë osmane pasi që morën Sofjen, u futen në Shqipëri dhe pushtuan qytetin e Shkupit, të Prilepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumentet perëndimore dhe osmane të shek.XIV-XV. Për qytetet e Shkupit të Manastirit dhe të Kosturit, të Janinës, si dhe për fushë Dardaninë shprehimisht është shënuar se ata ishin në, ,Shqipëri’’,apo në,,tokat shqiptare’’. Në muajin gush t të vitit 1385 Balsha i I I i shkruante Republikës së Venedikut së zotërimet e tij ishin nën sulmet e përditshme të ushtrive osmane dhe se ato kishin shkaktuar një pështjellim të madh të nënshtetasit e tij. Kur Balsha i I I ishte i zënë në konflikt me mbretin eBosnjës, Tverko n(1376-1391, për çështjen e zotërimit të Kotorrit, një ushtri e fuqishme osmane e komanduar nga Tmurtash Pasha në shtator të vitit 1385 u fut më shpejtësi në tokat shqiptare. Balsh a i I I së bashku më një grup fisnikësh të udhëhequr prej tij, mobilizuan më shpejtësi një pjesë të ushtrisë dhe u dolën përpara osmanëve në fushën e Savës ,,pran Lushnjës’’.
Beteja e parë e Kosovës (1389)
Intesifikimi i sulmeve të ushtrive osmane dhe zgjerimi i vrullshëm i pushtimeve të tyre në Ballkan bënë që sundimtarët ballkanas të linin më një anë grindjet e konfliktet ndërmjet tyre dhe të mendonin e të përjektonin aksione të përbashkëta ushtarake për t’i mbrojtur zotërimet e veta. Në vitin 1387 u krijua një koalicion i gjerë ballkanik, ndërkohë që më1388 sulltani përqëndroi forca të shumta në Plovoliv për të vijuar pushtimet në Ballkanin Qendror. Knjazi serb i Rashës, Llazar Hebelanoviqi mori nismën dhe i ftoi sundimtarët e tjerë ballkanas që t’i bashkonin forcat e tyre për të ndaluar marshimin osman.
Thirrjes së tij iu përgjigjen disa prej sundimtarëve Arbëror si; Gjergji i I I Balsha, sundimtari i Shkodrës, Teodori i I I Muzaka, zoti i Beratit dhe i Myzeqesë, Dhimiter Jonina, zot i trevave për gjatë rrugës tregtare Lezhë-Prizeren, Andrea Gropa, zoti i Ohrit dhe i rajoneve për rreth tij, sundimtarët të Arbërisë së Poshtme. Më ata u bashkuan edhe sundimtarët e tjerë ballkanas si vojvoda rumun Mirçea, bani krohat Ivan Horvat, mbreti Tvërko i i Bosnjës, sundimtari i tokave të pushtuara të Kosovës Vuk Mill Adenoviqi, që zakonisht njihej më mbiemri Brangoviçi’’. Zotërimet familjare i kishte në pjesën veriore të Drenicës dhe të Fushë-Dardanisë. Trupat Arbërore kishin një peshë të rëndësishme në forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat Osmane që përshkruajnë ketë ngjarje, theksojnë numërin e madh të ushtrisë së Gjergjit të I I Balsha dhe e cilësojnë atë si njëri prej tre sundimtarëve kryesor të koalicionit antiosman, krahas Kjaz Llazarit dhe vojvodë Vllatko Vukoviqit, komandant i ushtrisë së mbreti Tvërko I të Bosnjës. Në qershor të vitit 1389 ushtritë e koalicionit u bashkuan në Fushë-Dardani ,,Fushë-Kosovë’’. Në çastin e fillimit të betejës, Vuk Brangoviçi i largoi trupat e vet a nga koalicioni. Më 15 qershor Ballkanasit zhvilluan një betejë të përgjakshme me forcat osmane të komanduara nga sulltan Murati I. Gjatë zhvillimit të betejës Millosh Kopiliqi vrau sulltan Muratin e I. Për hakmarrje osmanët vranë robërit e luftës, duke përfshirë Kjaz Llazarin e Millosh Kopiliqin. Në ketë mbetej mbeti i vrarë Teodor i Muzaka, si dhe shumë bashkëluftëtar të tij dhe shqiptarë të tjerë. Beteja e Fushë-Dardanisë dhe akti heroik i Millosh Kopiliqit lanë mbresa të fuqishme të shqiptaret e Kosovës, të cilët i përjetësuan ato në kënget popullore. Disfata e koalicionit ballkanik në betejën e Fushë-Dardanisë të vitit 1389 pati rrjedhime të rënda për popujt e Gadishullit Ballkanit. Ajo i dha fund krijimit të koalicioneve të gjëra kundër pushtuesve osman dhe sulltanit pasardhës ,,i Pajazitit të I (1389-1402, të njohur më cilësimin rrufeja ,,Jëlldërëm’’,lehtësoi rrugën për pushtime të reja në Ballkan. Lidhur më numrin e përgjithshëm nuk ka informacione të sigurta. Së pari ushtria e Llazarit ishte jashtëzakonisht e madhe, pastaj shton se ajo i kishte 500.000veta. Ndërsa Oruvi shkruante se ushtria e Moratit i kishte në betejë 600.000 ushtarë. Mëq turqit paraqiten më disa shifra varjanti i tyre ka pasur ndikim të shumë historian të kohës.

Në betejën e Savës që u zhvillua më 18 shtator të vitit 1385, forcat ushtarake Arbërore u thyen dhe vetë Balsha I I gjeti vdekjen. Fitorja e betejës i dha mundësi ushtrisë osmane ta pushtonte Beratin, Krujën etj., të cilat i mbajti përkohësisht deri sa u lëshoi zotëruesve të më parshëm

FUSHA E KOSOVËS, FUSHA E KËSHTJELLAVE

KOSOVA-CASSOVA


Nga Qazim Namani

Cascova=Cassoua=Casstel+ova=Fusha e kështjellave
Fusha e Kosovës= Fusha e kështjellave




Qazim Namani
Rreth ubikimit të qytetit mesjetar CASCOVA[1] kemi të dhëna nga studiues të ndryshëm. Disa studiues shqiptarë i përqafuan hipotezat e studiuesve serbë duke menduar se ky emërtim ka etimologji sllave, ku fjala kos e emërton shpendin e mëllenjës, duke pohuar se me emrin e këtij shpendi ka shumë vendbanime në shumë vende ku banojnë sllavët.
Si pas disa studiuesve shqiptarë që merren me etimologji në Kosovë ekzistojnë vendbanime të regjistruara me këtë emër në defterët osmanë të shek. XV. Skënder Gashi shkruan se Ilaz Rexha për një katund me emrin Kosovc, mendon se ishte katundi Kosovicë në malësinë e Gallapit. Emrin Kosovicë e mbanë edhe një lagje e sotme e fshatit Strezofc. Disa studiues këtë lokalitet mendojnë se duhet kërkuar në rrethinën e Ferizajt, në fshatin Kosin apo në Varosh. Martin Segoni nga Novobërda i cili prej vitit 1474 jetoj në Padovë të Italisë dhe si ipeshkëv në Ulqin, kishte shkruar për Novobërdën dhe e përmend një vend-luginë me emrin Kosovica, ku në njërën anë të kësaj lugine shtrihet Prishtina kurse në anën tjetër Novobërda. Bazuar në të dhënat e Segonit, i cili e njihte mirë terrenin, mund të pohojmë se fjala është për rrjedhën e lumit të sotëm Prishtina, pasi ai vjen nga malet e Gallapit, është konsideruar si degë e lumit Llap. Po ashtu pasi që Segoni thotë se, Kosova ishte në rrjedhën e lumit Llap, unë mendoj se, kjo luginë mund të këtë qenë lugina e fshatit Grashticë-Mramuer, ku nga kjo luginë në njërën anë mbetet Prishtina kurse në anën tjetër mbetet Novobërda. Këtë mendoj se e vërteton edhe emri i katundit Kosino, që përmendet bashkë me katundin e sotëm Busi, sot lagje e Mramurit, po ashtu dhe katundi Xhylkova sot Kilkov në mes së fshatrave Marec-Mramuer. Për më tepër, edhe humanisti raguzas, Alovsius Cervinus Tubero e përmend Kosovën në veprën e tij të botuar më 1603, kur shkruan për betejën e Kosovës tregon se, në atë betejë morën pjesë dardanët, ilirët dhe maqedonasit. Këtë e thotë në një kronikë të shek. XVI dhe Jeraksi, Logotheti i madh i Patrikanës se Stambollit përshkruan se, në atë betejë, morën pjesë arkontë nga Arvanitia=Shqipëria dhe nga viset që quhen Dardani=Kosovë. Një burim i shek. të XV tregon se tregtaret që shkonin nga Prishtina për në Vushtrri duhej të kalonin nëpër pyje apo shkurre, pra nëpër baschi di Cassova. Nga kjo kuptojmë se prej Prishtinës, për në drejtim të Vushtrrisë por edhe të Podujevës për gjatë rrugës, kishte kështjella që vëzhgonin rrugëtimin e tregtarëve perëndimorë. Perëndimorët këtë rajon e cilësonin si tokë e pasur. Stojan Novakoviq kujtonte se qyteti Cascova ishte i imagjinuar, por nëse ka ekzistuar mendon se ishte Janjeva duke e mohuar thënien e gjeografit turk Haxhi Kallfa, i cili qytetin Kosova në shek. e XVII e cilësoi si kadillëk. Kosova sipas Haxhi Kallfës është quajtur edhe Pallashima. Georg von Hahn propozonte që qytetin Kosova duhet kërkuar një orë udhë larg në jug të Janjevës. Kryeipeshkvi i ipeshkvisë së Shkupit, Don Mihal Suma, shkruan me 1632 se vendbanimi Kosova i përkiste famullisë së Janjevës. Në shkrimet e shek. të XVIII kur shkruhej për betejën e Kosovës në mikroregjionin e Kosovës përmendet edhe Zveçani, Graçanica, Fusha e Kosovës, Prishtina, Lipiani etj. Fusha e Kosovës e rrethuar me një varg kështjellash si Veletini, Gadimja, Surqina, Zhitia, Kaçaniku Burrniku, Petriqi, Jezercit, Suka në Kreshtë të vogël afër Kosharës, Halilaqi, Bardh i madh, Kështjella e qytetit në Vushtrri, Dubovci, Strofci, Kollë, qyteti i Trepçës (Mazhiq-Rashani-Smrekonica), Banjë, Barileva, Siqeva, Tenezhdolli, Grashtica, etj., mendojmë se japin elemente të mjaftueshme për ta kuptuar se fusha e Kosovës nuk është fusha e mëllenjave, si është shkruar në literaturën sllave dhe të huaj nën ndikimin e saj, ashtu si mendojnë disa studiues shqiptarë por është fusha e kështjellave, fusha e një qytetërimi shumë para ardhjes së sllavëve ne këto hapësira. Mendoj se edhe rrafshina e Llapit në komunën e Podujevës, është quajtur nga popullata autoktone shqiptare “Kosova e vogël” vetëm për shkak se rrethohet me një varg kështjellash dhe qytete të pasura me minierat e njohura si Bellasica, Berveniku, pastaj kështjellat e Braines, Ballocit, Tenezhdollit, Koliqit, Gllavnikut, Sharbanit etj. Edhe Kosovica si lagje e Strezocit e cekur më lartë kufizohet me një varg kështjellash dhe qytete përreth si: Qyteti i Marecit-Gllogovicës, Novobërda, Kulina e Dardanës, Kulina e Krilevës, Grexhenikut, Busavatës, Kremenatës, por mund të jetë dhe vetë Strezoci pasi është dëshmua si lokalitet i rëndësishëm arkeologjik etj., që dëshmojnë për një rajon kështjellash. Një karakteristikë të tillë e hasim edhe në rajonin e Ferizajt, Vushtrrisë, Mitrovicës, Lypjanit dhe komuna tjera që territori i tyre shtrihet në rrafshin e Kosovës, në të cilat janë evidentuar një varg i kështjellave. Përveç ndërtimit të kështjellave në bregore dhe male që e rrethojnë fushën e Kosovës, kishte vendbanime të fortifikuara dhe në vetë rrafshin e Kosovës si: Qyteti Ulpiana (Justiniana sekonda), Lypjani i vjetër (Justiniana Poli), Vushtrria, Prishtina, Surqina, pastaj themelet e vjetra në Pestovë, etj., që lënë të kuptojmë se këtë kështjella kishin prona të mëdha në fushën e Kosovës. Avni Këpuska në librin e tij “Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autokton të Kosovës” shkruan se Kosovën e hasim në variante të ndryshme të shkruar, por më të shpeshta janë: Kasava, Kasova, Kosuva dhe Kosova. Nëse kemi parasysh trajtat më të hershme- Kasava ose Kasova-segmentimi i përbërjes së tyre jep kas-a dhe va, që të dyja terma gjeografikë. Interpretimin e parë gjeografik të emrit “Kosova” e ka bërë akademiku Josip Rogliq, i cili thotë se janë terminologji të gjuhës ilire. Sipas interpretimit të Rogliqit dhe studimit të Muharrem Carrabregut “Çelësi i Sistemit Ilirik të Emrit gjeografik”, termi Kas-a përmban kuptimin e një kodre, mali ose shkëmbi. Në Dalmaci janë dy fusha karakteristike të quajtura Kosovo, për të cilat Pop Duklanini thotë se etimologjia e tyre i ka rrënjët që nga kohët ilire. Në bazë të termit gjeografik Kas janë gjithashtu edhe emrat: cassel, castel, cashtel, castelli.[2] Prof. Dr. Skender Riza, po ashtu mendon se fjala Kosovë duhet të jetë fjalë e lashtë, ndoshta ilire apo thrake sepse emrin Kosova e hasim në shumë vise të Gadishullit Ballkanik: në Bosnjë quhet një vend Fushë Kosovë, në rrethin e Dibrës ekziston fshati Kosovë, në Dalmacinë jug-lindje të fushës së Kninit, gjendet një fushë Kosovë nëpërmjet të së cilës rrjedh lumi Kosovnica, në jug-lindje të Elbasanit ekziston fshati Kosovë, po ashtu edhe në rrethinën e Gjirokastrës gjendet fshati Kosovica, etj.[3]
Nga të dhënat e cekura më lart, mund të pohojmë se etimologjinë e emrit Kosova duhet kërkuar nga fjala latine për kështjella Casstel=Kështjellë dhe prapashtesa latine dhe turke ova=fushë që do të thotë fusha e kështjellave, nga ky version ka dalë dhe emri për Preshevën si Presh dhe prapashtesa turke ova që ka kuptimin fusha e preshit, pastaj Gjakova=Jakova që ka kuptimin fusha e Jakut etj. Studiuesit tanë duhet lënë anash të gjitha shkrimet sllave që janë shkruar rreth emrit të këtij lokaliteti në mesjetë, duke dhënë versione të reja shkencore për këtë emërtim. Nga burimet e cekura më lartë, tani është e ditur se këtë qytet duhet kërkuar në anën veri-lindore të qytetit të sotëm të Prishtinës. Prof. Skender Rizaj mendon se ky qytet është Bellasica në rrjedhën e sipërme të lumit llap. Mendoj se Belasica duhet të jetë kalaja Belas e rindërtuar në kohën e Perandorit Justinijan të cilën e përmend Prokopi i Cezaresë, e cila gjendet te fshatrat Sylevic dhe Murgull të komunës së Podujevës. Në territorin e këtyre fshatarëve ka zgjyrë metalesh dhe gjurmë të vjetra qytetërimi. Ky lokalitet ka një largësi prej Prishtinës, diku rreth 70km. Bazuar në të dhënat e deri tanishme për Kosovën si vendbanim-qytet mesjetar, mendoj se këtë lokalitet duhet kërkuar më afër vendit ku thuhet se është zhvilluar beteja e Kosovës. Emri i lokalitetit të Kosovës mendoj se ka të bëjë me ndonjë kështjellë dardane, por i përshtatur në gjuhën sllave për të krijuar më vonë mitin për Kosovën. Ka shumë mundësi që emri i kështjellës CASTELONA e përshkruar në listën e rindërtimeve të kështjellave në dardani nga Prokopi i Cezares, të jetë deformuar në variantin sllav CASSOVA-CASOVA-KOSOVO, andaj me këtë çështje duhet të merren studiuesit tanë më eminentë të historisë dhe gjuhës.
Pas betejës të lumi Marica(1371) Osmanët i vazhduan pushtimet e tyre, ata me 1375 e pushtuan qytetin e Nishit, kështu ju ofruan territoreve të kontrolluara nga princ vendorë të cilët duke parë rrezikun organizuan një aleancë në të cilën përveç shqiptarëve nga Dardania (Kosova), morën pjesë edhe princë shqiptarë nga trevat tjera shqiptare; beteja u zhvillua në Plloqnik (1386). Pas kësaj beteje Sulltan Murati i I solli përforcime nga Azia e Vogël por dhe nga Gadishulli Ballkanik, ku në anën e sulltanit morën pjesë dhe vasal serbë si; Konstantin Dejanoviç, mbreti Marko si edhe disa shqiptarë nga Epiri dhe Thesalia. Beteja u zhvillua në Kosovë.[4]
Kosova përmendet si lokalitet i vjetër xehetar në vitin 1423, që e kishte ligjin e vet të kodifikuar më 22 Mars 1488. Ky ligj ndahet në 16 paragrafë, që i rregullonte të gjitha çështjet ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Cassova (Kosova) shënohet si vendbanim në hartat e Evropës nga fundi i shek. XV. Po ashtu në “Tabela Moderna, Polonia, Ungarie….”të Bontentance më 1507 është shënuar Kosova (Cascova) si lokalitet, pastaj Gasteldi më 1548, në Venedik boton “Tavole nouva di schiavonia”, ku paraqitet Kosova si lokalitet. Prej vitit 1570-1580 Kosova si vendbanim përmendet në tri fermanë që kanë të bëjnë me vjeljen e taksave, kurse në katër fermanë nga vitet 1579/80, 1588, 1595 lidhur me falsifikimet e monedhave dhe trazirave. Prof. Skender Rizaj shkruan se në ligjin mbi xeherore në kohën e sundimit të Sylejman Kanunit (ligjdhënësit), Kosova ose me emër tjetër Bellasica përfshihet në mesin e xehetar kryesore të Perandorisë Osmane. Në vitin 1565 Kosova kërkonte ekspertë për mihjen e minierave, ku sipas fermanit të vitit 1574 lartësia e qirasë të xeherores së Kosovës-Bellasicës ishte 300.000 akçe. Sipas Haxhi Kallfës më 1650, Kosova ndodhej në mes Prishtinës dhe Kushumlisë, dhe kishte 19 ditë rrugë nga Stambolli. Nga një tregtar Dubrovnikas Kosova përmendet ne vitet 1660,1661 si lokalitet prej nga Dubrovnikasit kanë transportuar lesh. Kosova për herë të fundit përmendet në vitin 1689 kur kishte rënë në duar të austriakëve.[5] Sipas një shënimi anglez, Kosova gjendej 7 mila në verilindje të Prishtinës. Në afërsi të këtij qyteti është zhvilluar beteja e Kosovës në të cilën turqit nën komandën e sulltan Muratit I, më 15 Qershor 1389 fituan kundër koalicionit ballkanik.[6]
Bazuar në këtë shënim anglez dhe të dhënave në terren, mund të pohojmë se kjo e dhënë është më e sakta për ubikimin e qytetit të Kosovës. Sipas hulumtimeve në terren mund të pohoj se ky lokalitet mund të jetë qyteti i Grashticës-Mramurit që i përgjigjet distancës së cekur prej 7 mila dhe po ashtu ky lokalitet gjendet në pjesën verilindore të Prishtinës. Në Grashticë ekzistojnë dy kështjella të ngjitura mes vete, kalaja e vogël dhe kalaja e madhe, të cilat e kanë dhe rogën e qjytetit. Në kala vërehen muret rrethuese dhe kisha jashtë mureve rrethuese, ku janë gjetur dhe tulla të periudhës romake. Poshtë kalasë për gjatë rrjedhës së lumit në gjatësi prej rreth 1 km ka themele po të njëjtës periudhë. Po ashtu buzë lumit është zbuluar një kishë paleokristiane, themelet e objekteve në vendin e quajtur “Hanishte” dhe sistemi i ujitjes në hyrje të fshatit Mramuer. Pak më lart në fshatin Mramuer ekzistojnë themelet e manastirit. Këtu i hasim dhe toponimet lugu i gjytetit, lugu i kishës, zgjyrë të metaleve që kanë mbetur nga shkritoret e mineraleve, po ashtu në fshatin Mramor në lokalitetin lugu i gjytetit mbi ugria ka mbetje të themeleve të objekteve, pastaj lugu i manastirit. Për ekzistimin e këtij qyteti do të dëshmonte ndoshta dhe ruajtja e mbiemrit Kosova të disa banorë të Prishtinës dhe Prizrenit deri në ditët e sotme. Në këtë lokalitet po ashtu ka zgjyrë metalesh, Suka e Radashecit-Grashticës në popull quhet edhe “Sulltan tepe” që na shtyn të mendojmë se pikërisht në këtë kodër ishte vendosur vetë Sultan Murati i parë i cili vëzhgonte situatën në betejën e Kosovës. Është me rëndësi të ceket se nga kjo kodër duket vendi ku thuhet se u zhvillu beteja e Kosovës. Jo larg nga suka e Radashecit-Grashticës gjendet kalaja e Siqevës (Kodra e Kunës), të cilës i vërehen muret e objekteve, po ashtu në kodrën e Kunës janë themelet e një kishe nga e cila janë dalë disa tjegulla dyshemeje me ornamente dekorimi të periudhës romake. Duke i shtuar dhe gjurmët tjera në fshatrat përreth, mund të pohojmë se shënimet e kronistit anglez për Kosovën janë të sakta dhe këtë qytet duhet kërkuar në territorin e lartcekur.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Prof. dr Skender Rizaj, “Kosova gjatë shek.XV,XVI dhe XVII” Prishtinë 1982, fq. 215

[2] Avni K Këpuska “Qenësia e Territorit dhe e kufijve etnik autokton të Kosovës Prishtinë 2003 fq. 140-142
[3] Prof Dr. Skënder Rizaj, “Kosova gjatë shekujve XV<>
[4] Prof. dr. Skënder Rizaj “Kosova gjatë Shek. XV,XVI,XVII” fq 16
[5] Prof. dr. Skënder Rizaj Vjetar nr. XXIX_XXX fq. 175,176 Prishtinë 2003
[6] PO aty fq.177

E vërteta për Betejën e Kosovës, të vitit 1389

Është e njohur nga historiografia objektive mbështetur në dokumentet relevante arkivore, në Betejën e Kosovës, që ishte zhvilluar në Kosovë- Arbëri, midis forcave të koalicionit të krishterë ballkanik kundër Perandorisë Otomane (turqve osmanlinj), bartës të luftimeve kishin qenë arbrit (shqiptarët), nën udhëheqjen e princave dhe bujarëve shqiptarë, të cilëve u ishte bashkuar edhe Princi (Knjazi) Llazar Hrebljenoviq ( me origjinë nga Kotorri) që kishte ardhur nga Serbia - Krushevci në Kosovë
Prof. Dr. Nuri Bashota

Kjo në fakt na tregon fare qartë se Beteja e Kosovës nuk ishte një luftë midis serbëve dhe turqve, por një luftë midis Aleancës së krishterë ballkanike kundër invadimit të Perandorisë Osmane më 1389. Po kështu, kjo betejë midis Aleancës së krishterë dhe invaduesve turq ishte zhvilluar më 1389 në Kosovën shqiptare, si pjesë integrale e Arbërisë nën sundimin e Ballshajve arbëror dhe jo në Serbi, siç përpiqet ta identifikojë në mënyrë të pasaktë e tendencioze historiografia serbe bashkë me Kishën e tyre Ortodokse.

Beteja e Arbërisë
Si është e njohur nga historiografia objektive mbështetur në dokumentet relevante arkivore, në Betejën e Kosovës, që ishte zhvilluar në Kosovë- Arbëri, midis forcave të koalicionit të krishterë ballkanik kundër Perandorisë Otomane (turqve osmanlinj), bartës të luftimeve kishin qenë arbrit (shqiptarët), nën udhëheqjen e princave dhe bujarëve shqiptarë, të cilëve u ishte bashkuar edhe Princi (Knjazi) Llazar Hrebljenoviq ( me origjinë nga Kotorri) që kishte ardhur nga Serbia - Krushevci në Kosovë, i cili, për shkak të kalorësve rëndë e të veshur në mburoja të hekurta, ishte vënë në krye të forcave të Aleancës së krishterë, në luftë kundër ushtrisë turke të prirë nga Sulltan Murati i Parë.

Aleanca e krishterë

Njëherësh, në Betejën e Kosovës, më 1389, në të cilën morën pjesë shqiptarët bashkë me serbët, boshnjakët, bullgarët dhe luftëtarët e tjerë të Aleancës së krishterë ballkanike, krahas vrasjes së Sulltan Muratit të I-rë dhe likuidimit të Princit serb, Llazar Hrebljenoviq, u martirizuan edhe shumë princa dhe feudal të njohur shqiptarë, ashtu që kjo disfatë shënoi fillimin e humbjes së pavarësisë të principatave shqiptare

Mirëpo, pas Betejës së Kosovës (1389), serbët nuk iu bashkuan shqiptarëve në luftë kundër pushtuesit otoman për çlirimin e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor, por ia mbathen duke ikur andej prej nga edhe kishin ardhur në Kosovë. Këtë na e vërteton fakti se despotët serb - Brankoviqët dhe Lazareviqët, nuk vazhduan luftën bashkë me shqiptarët dhe popujt e tjerë të robëruar ballkanikë kundër pushtuesit otoman, por si vasalë turq ikën përtej Danubit, pra andej prej nga edhe kishin ardhur si amalgam sllavoavar, duke e bartur edhe kryeqytetin e tyre si Brandkoviqët në Gollubovac të Smederevës, ndërsa Llazareviqët në Singidunum (Beograd) .

Olivera në harem
Njëherësh, vajza e Knjaz Llazarit - Olivera hyri në Haremin e Sulltan Bajazidit, duke u bërë gruaja e Padishahut, ndërsa dy djemtë e tij - Stefani dhe Vuku, si vasalë të Sulltan Bajazidit, morën pjesë në Betejën e Nikopoljes më 1379, ku edhe e shpëtuan Sullatn Bajazidin nga një sulm vdekjeprurës të ushtrive krishtere.
Jo vetëm që serbët nuk iu bashkuan shqiptarëve dhe popujve të tjerë të robëruar të Ballkanit, në luftën e tyre çlirimtare kundër pushtuesve otomanë, por despotët serbë, si vasalë të turqve, bashkë me Kishën e tyre Ortodokse (Patriarkalen e Pejës të themeluar nga Makarie Sokulloviq, vëllait të Vezirit të Madh turk - Mehmet Pash Sokulles, edhe me lejen e Sulltan Sulejmanit), fituan privilegje duke u solidarizuar me Perandorinë Otomane. Kjo shihet nga vetë fakti se Perandoria Osmane kishte bartur pothuaj tërë pushtetin civil të ish-shtetit mesjetar serb në Patriarkalen e Pejës, duke vënë nën juridiksionin e saj të gjitha vendet krishtere të Ballkanit Perëndimor që gjendeshin nën sundimin e turqve. Njëherësh, si thekson historiani i mirënjohur Franc Babinger, "Despoti Gjuragj Brankoviq si vasal turk, për të treguar besnikërinë e vet ndaj Perandorisë Osmane, më 4 shtator të vitit 1435, ia dha vajzën e vetë - Maren 16 vjeçare, për grua Sulltan Muratit të Dytë, duke e bërë kështu dhëndër dhe lidhi miqësi me Padishahun".

Vasalët serbë në përkrahje të Perandorisë

Ndërsa serbët, nën udhëheqjen e despotëve të tyre si vasalë turq, përkrahen Perandorinë Osmane pas Betejës së Kosovës (1389) edhe ikën përtej Danubit, përkundrazi shqiptarët, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe princave e feudalëve të njohur shqiptarë, vazhduan luftën e tyre edhe 523 vite pas Betejës së Kosovës kundër pushtuesve osmanë.

Parashtrohet pyetja se athua qarqet ultranacionaliste serbomëdha e dinë, apo nuk duan të dinë faktin notar se shqiptarët ishin ata që në luftëra të vazhdueshme 523 vjet pas Betejës së Kosovës bënë përpjekje për çlirimin e Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare nga sundimi Osman. Kjo aq më parë, kur kihet parasysh fakti se shqiptarët gjatë këtyre përpjekjeve, kundër sundimit turk kishin arritur që jo vetëm të ruanin qenien e tyre kombëtare nga asimilimi dhe zhdukja nga pushtuesit osmane dhe sllave, por me bashkimin e principatave autonome dhe të fiseve shqiptare me krijimin e Besëlidhjes Shqiptare në Kuvendin e Lezhës , më 2 mars 1444, nën udhëheqjen e heroit tonë kombëtar - Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, kishin arritur që në vitin 1450 edhe të formonin Shtetin e Pavarur Shqiptar. Prandaj, Besëlidhja Shqiptare e Lezhës shënon njëherësh edhe zanafillën e formimit të kombit shqiptar, duke mundësuar kështu edhe formimin e Shtetit të Pavarur Shqiptar, sipas parimit të njohur: "një komb, një shtet, një gjuhë dhe një flamur" ,që ishte dhe mbeti cak strategjik të të gjithë shqiptarëve, gjithnjë deri në ditët tona.

Vilajetet shqiptare
Po kështu, kombi shqiptar në luftë të vazhdueshme kishte arritur që në hapësirën etnike shqiptare të krijonte dy vilajete të fuqishme autonome shqiptare, si dy shtet brenda Perandorisë Osmane: Vilajetin e Shkodrës nën dinastinë e Bushatlinjve (1775-1831) dhe Vilajetin e Janinës nën sundimin e Ali Pash Tepelenës, të cilët luftonin për çlirimin definitive të Arbërisë (Arutllukut) nga sundimi Osman dhe krijimin e Shtetit të Pavarur Shqiptar. Në vend që serbo-malazezët të përkrahnin përpjekjet e shqiptarëve nën udhëheqjen e Kara Mahmut Pash Bushatliut për krijimin e Konfederatës Ilirike të pavarur nga Perandoria Osmane , pas fitores që kishte arritur ky sundimtar shqiptar kundër ushtrive turke në Kosovë, në gusht të vitit 1785, serbo- malazezët, sipas porosisë së Metropolitit Petar I-rë , me ndihmën edhe të marinarëve rus të flotës së Carit rus Petrit të Madh, që ishin ankoruar në gjirin e Kotorrit, e vranë pabesisht në pritë Karamahmut Pash Bushatliun deri sa me suitën e tij kthehej nga Kuvendi i Podgoricës midis krerëve shqiptarë dhe të atyre sllavë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina për krijimin e Konfederatës Ilirike që të luftonin bashkërisht për dëbimin e pushtuesve osmanë nga Ballkani Perëndimor dhe formimin e shteteve të tyre të pavarura.

Koka si trofe

Jo vetëm që e vranë tradhtisht në pritë Karamahmut Pash Bushatliun, por edhe ia prenë kokën, të cilën më vonë e balsamosen dhe e futen në qelq që ende e ruajnë me përkushtim si "trofe" në sallonin e Pallatit të Knjaz Nikolla Petroviqit në Cetine.
Me këtë akt pabesie, serbo-malazezët të nxitur nga Metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe dhe Cari rus "Petar Veliki", e pamundësuan krijimin e Konfederatës Ilirike, si një Aleancë të përbashkët antiosmane që do të luftonte për çlirimin definitiv të Ballkanit Perëndimor nga sundimi shekullor Osman.

Prizreni, kryeqytet i Vilajetit të Kosovës
Prandaj, Perandoria Turke, duke parë rrezikun që i kanosej nga përpjekjet që bënin shqiptarët për pavarësimin e Vilajetit të Shkodrës e të Janinës si dhe të popujve të tjerë të Ballkanit për t'u çliruar definitivisht nga sundimi osman, me reformat e Tanzimatit të vitit 1839, për të sunduar më lehtë shqiptarët, më 1864 Perandoria Turke aprovoi Ligjin për formimin e 4 vilajeteve në Shqipëri, sipas të cilit erdhi deri të copëtimi i territorit shqiptar (Arnautllukut) në këto 4 vilajete: Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Janinës, të cilat u formuan më 1864, ndërsa më 1868 erdhi deri të formimi i Vilajetit të Kosovës me kryeqytet Prizrenin, që u bart në Prishtinë dhe më 1888 në Shkup, kur edhe u krijuan kufijtë e Kosovës, të cilët kohë pas kohe edhe ishin tkurrur me aneksimin e pjesëve të territorit të Kosovës nga Serbia dhe shtetet e tjera ortodokse fqinje grabitqare.

BETEJA E FUSHË-KOSOVËS (1389)

Nga: Jahja Drançolli


Çështja e pjesëmarrjes së shqiptarëve në Betejën e Fushë-Kosovës ka ngritur polemika, të cilat janë aktuale deri në ditët e sotme. Historianët serbë, të udhëhequr nga politika e ditës, p.sh., e përmendin pak ose anashkalojnë praninë e forcave arbërore në ushtrinë e koalicionit.

Suksesi i madh i turqve në Betejën e Maricës më 1371, zhbëri perandorinë mesjetare bullgare dhe nemanjide. Tashti si forcë në Ballkan, që mund të merret në konsideratë se do t'i pengonte sulmet turke ishin vetëm principatat arbërore dhe principatat serbe (e Vuk Brankoviqit dhe Lazar Grebelanit). Në këto kushte Kosova u bë së shpejti njëra ndër fushëbetejat vendimtare midis koalicionit të krishterë të udhëhequr nga Lazar Grebelani, e cila priste në Fushë-Kosovë (në vendin e bashkimit të dy lumenjve, Llap e Sitnicë), për t'i bërë ballë usntrisë osmane në krye me Sulltan Muratin I. Këtu më 15 qershor (sipas kalendarit të ri më 28 qershor), u zhvillua një betejë e madhe. Për këtë ngjarje janë ruajtur fare pak njoftime relevante të kohës. Këtej, me kalimin e kohës, duke u plotësuar kohë pas kohe ato nga anale, kronika e gjenealogji të mëvonshme, fatkeqësia e Kosovës vishet me të dhëna sa interesante, aq edhe subjektive të mitologjizuara. Pikërisht, është kjo arsyeja që historiografia ende nuk ka mundur ta dallojë Kosovën historike nga Kosova e mitologjizuar dhe legjendare.

Nga burimet historike të njohura deri më sot, numri i të cilave kapin shifrën afro 50-të, mund të provohet se beteja ishte shumë e ashpër dhe pati humbje të mëdha nga të dyja anët. U vra si Lazari, ashtu edhe Murati I. Aty mbeti i vrarë edhe kryezotëriu Theodori II Muzaka. Fitorja ishte e turqve. Çdo gjë tjetër ishte e pa sigurt. Këtej, janë të pasigurta njoftimet për pjesëmarrësit, numri dhe pozicionet e ushtrive ndërluftuese, mënyra e vrasjes së Lazarit dhe Muratit I.130 Lajmet për Betejën e Kosovës patën jehonë të madhe dhe u përhapen shumë shpejtë edhe jashtë Ballkanit. Mirëpo, lajme të këtilla shumë pak deri sot. Ndërsa, nga ana tjetër, dëshmitarët që përjetuan këtë mynxyrë jepnin version të vetë ngjarjes. Pa dyshim se burimi më i vjetër i ruajtur deri tani daton 12 ditë pas ngjarjes. Është fjala për lajme të shënuara në ditarin e murgut rus Injaci, të cilin atëbotë, duke shkuar në peligrinazh, ngjarja e zuri në territorin osman. Një lajm tjetër vjen nga Venediku dhe mban datën 23 korrik 1389. Nga konteksti i një letre, të cilën një misionar venedikas ishte dashur t´i dërgonte trashëgimtarit të Muratit I, mund të vërehet se gjashtë javë pas betejës, ngjarjet që pasuan nuk ishin të favorshme për osmanët. Disa ditë më pas, Tvrtkoja I, mbret i Bosnjës, Serbisë dhe Bregdetit, sipas dy letrave të adresuara në Trogir (l.VIII.1389 )dhe Firence (tetor 1389), Betejën e Kosovës e paraqet si ngadhënjim të vet.

Disa lajme pak më te vonshme njoftojnë se në Betejën e Kosovës patën humbje të dy palët ndërluftuese. Një epilog të këtillë e ndeshim në një kujtim për princ Lazarin, të shkruar para vitit 1402. Konstatim identik ndeshim edhe në "Analet e Raguzës" të shkruara nga një anonim nga gjysma e dytë e shek. XV. Nëse mbahen në mend të gjitha këto njoftime që u zune në gojë më lartë, të cilat dolën pak kohë pas betejë, mund të konkludohet se fitorja ishte ne anen e të krishterëve ose fitorja nuk i takonte asnjërës palë. Mirëpo, gjendja reale ishte krejtësisht tjetër. P. sh. trashëgimtarët e princ Lazarit kishin hyrë nën vasalitetin turk. Ndërkaq, disa principata dhe despotë të Ballkanit, në vargun e tyre edhe arbrit, qëndruan edhe më tej deri në gjysmën e dytë të shek. XV.

Lidhur me pozicionin dhe përbërjen e forcave nuk kemi dëshmi të drejtpërdrejta nga ndonjë pjesëmarrës. Dy letra, me sa duket, të shkruara nga Bajaziti I, nga ndonjë studiues trajtohen si falsifikim i dokumenteve. Sipas kronistëve turq, ushtria e koalicionit u rreshtua në fushën e luftimit, duke pasur në qendër Lazarin, djathtas Vuk Brankoviqin dhe majtas, kryezotin boshnjak Vlatko Vukoviq dhe kryezotin arbëror Dhimitër Jonima. Vëç kësaj disa kronistë turq i shohin arbërorët të rreshtuar si pjesëtarë në dy krahët e ushtrive. Forcat e arbërore të Kosovës, sipas gjitha gjasave janë pozicionuar në krahun e djathtë të forcave të krishtera. Arbrit kishin mbushur gjithashtu edhe radhët e shigjetarëve të forcave të koalicionit, të cilët ishin të parët që filluan betejën nën komandën e Gjergjit II Balsha. Në anën tjetër, përball ishte rreshtuar ushtria turke, të cilën e komandonte Murati I në qendër; trupat a e tij evropiane ndodheshin në anën e djathtë, të udhëhequr nga biri i tij më i vogël Bajaziti; ndërkaq biri i tij i madh Jakupi, në anën e majtë.

Rrjedha e luftës mund të rindërtohet vetëm sipas njoftimeve që dalin nga shekujt e mëvonshëm. Versionin më të plotë për këtë çështje e ofron kronisti turk Neshri, sipas të cilit të krishterët korrën sukses në luftë në anën e majtë të ushtrisë osmane, më pas u zhvillua një përleshje shumë e ashpër në qendër, dhe së fundi Bajaziti, i cili qëndronte në anë anën e djathtë," kur pa që punët shkonin keq dhe se për pak ushtria islame mund të shkatërrohej, u lëshua mbi armikun si vetëtimë" duke shkaktuar shpartallimin e komandës së forcave të krishtera dhe tërheqjen e tyre.

Njoftimet turke, të cilat me të drejtë konsiderohen si më të pasura se njoftimet serbe e bizantine, veçojnë dy qëndrime kryesore rreth pjesëmarrësve në betejë: në një grup përmendën pjesëmarrësit në mënyrë të papërcaktuar, duke thënë se krahas ushtrisë së Lazarit morën pjesë edhe shqiptarët, boshnjakët, vllehtë, çekët, hungarezët, polakët dhe frëngjitë; ndërkaq grupi tjetër midis pjesëmarresve në beteje përcakton drejtpëdrejt, si më kryesor, serbët, shqiptarët dhe boshnjakët, duke i dalluar këta nga forcat e tjera ndihmëse.

Në një kronikë që doli në Firence, ndoshta 17-vjet pas betejës, vënët në dukje prania e trupave "greke dhe të krishtera" në anën turke. Aty mes tjerash konstatohet se: "Murati ngadhënjeu në saje të angazhimit të 5.000 harkëtarëve të krishterë, të cilët ai i kishte marrë me pagë në mesin e grekëve dhe gjenovasve, si dhe të shumë kalorësve të tjerë". Pjesëmarrja e të krishterëve në ushtritë turke shihet sipas njoftimeve të shum-ta, jo vetëm në betejën e Kosovës, por edhe në inkursionet të tjera në Ballkan gjatë shekujve XIV-XV.

Një çështje shumë interesante që lidhet me këtë ngjarje është pjesëmarrja e shqiptarëve në Betejën e Fushë-Kosovës. Çështja në fjalë ka ngritur polemika, të cilat janë aktuale deri në ditët e sorme. Historianët serbë, të udhëhequr nga politika e ditës, p.sh., e përmendin pak ose anashkalojnë praninë e forcave arberore në ushtrinë e koalicionit. Nëse i referohemi njoftimeve burimore të kategorive të ndryshme, pjesemarJa e shqiptarëve në Betejën e Kosovës është e pakontestueshme. Është e pakontestueshme edhe nga rezultatet e ndonjë studiuesi serioz serb. Që këtej, në këtë ngjarje morën pjesë kryezoti i Arbërisë dhe i Zetës Gjergji II Balsha, zotërimet e të cilit shtriheshin edhe në Kosovë; Dhimitër Jonima, kryezoti i treves midis Lezhës dhe Rrëshenit. Kronikat osmane e quajnë Dimitri biri Jundit ose Levendoglu dhe e konsiderojnë për njërin ndër pjesëmarrësit kryesor të koalicionit; sundimtari i dhespotatit të Beratit, Theodorin Muzaka, i cili me vete kishte një ushtri të madhe arbërore dhe zotërinj të tjerë të Arbrit, në mesin e të cilëve ishte edhe Gjon ose Gjergj Kastrioti (babai ose gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), si dhe zotërinjtë feudal arbërorë të Himarës dhe Epirit.

Ndonjë nga studiuesit, duke fiksuar pjesëmarrjen e kryezotërirrjve arbërorë, që u përmendën më lartë, aludojnë në arber që jetonin në kufirin hipotetik të Arbrit mesjetar, përkatësisht në trevën midis Tivarit-Prizrenit në Veri, dhe Vlorës-Ohrit në Jug. Këtu, duhet veçuar, sidomos prirjet instrumentalizuese të ndonjë historiografie ballkanike. Aludimet e tilla nuk kanë mbështetje shkencore, aq më parë kur dihet dhe është pranuar përgjithësisht vazhdimësia ilire-arbërorë edhe në trevën e Kosovës dhe pjesët e skajshme të saj, si dhe argumenti që pas zhbërjes së Perandorisë Nemanjide (1371), pjesa më e madhe e Kosovës i rikthehet kryezotërinjve arbërorë. Mirëpo, distanca e shkurtër kohore midis Betejës së Maricës (1371) dhe Betejës së Kosovës (1389), kohë e zhbërjes së formacioneve politike nemanjide, dhe ngritjes së forcës politike shqiptare në Kosovë, bëri që treva në fjalë të mbetet prapëseprapë edhe një kohë jashtë kuadrit të konceptit të Arbërisë. Në fakt, disa pena të kohës, si Filip de Meziër, spikatë shtrirjen e konceptit të Arbërisë edhe në trevën e Kosovës. Pikërisht, ishte F.Meziër i pari, i cili në veprën e tij të shkruar në tetor 1389 pohonte se beteja u zhvillua në pjesët e Arbërisë:"[...] po në këtë vit [Murati] pësoi disfatë të madhe në pjesët e Arbërisë; ndërkaq ai dhe i biri së bashku me disa udhëheqës eminent turq, u flijuan në fushën e betejës". Njoftime interesante të kësaj natyre, sjellin edhe "Analet e Forlit", të cilat vendin e fushëbetejës e vendosin në trevën e Durrësit. Analet në fjalë i hartoi në vitin 1482 një autor anonim. Këto ofrojnë, përveç ngjarjeve që dalin nga historia italiane, edhe ekspeditën e sulltan Muratit I në qershor të vitit 1389. Sipas tyre turqit shkatërruan rrethet e Durrësit që atëbotë ishte qendër e kryezotit Karl Topia. Është e qartë se këto anale, inkursionin e Muratit në qershor të vitit 1389 e vendosin në një pjesë të Arbërisë. Kjo e dhënë burimore është e shkurtër dhe e përkthyer lirishte do të thotë kështu:" Në vitin e njëjtë është fjala për vitin 1389-J.D., muaji qershor, te Durrësi, Murati, mbret i turqve, i plaçkiti viset e Greqisë dhe të Dalmacisë, i shkretoi të gjitha, kështu që zhvilloheshin luftëra të tmerrshme kundër të krishterëve; por kundër "turqve ishin përbetuar disa nga besimtarë të Rashës, mbreti i Hungarisë, princi Lazar dhe zotëri Ivani me kryqtarët, kështu që u vra vetë Murati, por si njëra ushtri ashtu edhe tjetra mbetën megjithatë në betejat në masakrën më të madhe".

Koncepti Arbëri në kontekst me Betejën e Kosovës zuri vend edhe në një kronikë hebraike. Sipas saj në betejë morën pjesë:" dhe disa princër nga Arbëria...]". Krahas apelativave: Arbëria, Rasia, Sclavonia, që përdoreshin për trevën ku u zhvillua Beteja e Kosovës, shpesh ndeshim edhe konceptet, Dardania dhe Mysia, koncepte që gjatë antikitetit përfshinin tërë trevën e Kosovës dhe pjesët e skajshme të saj, ku gjatë mesjetës jetonin pasardhës të popullsisë së vjetër të ilirëve dardanë. Të tilla njoftime i ndeshim te humanisti arbëror, Martin Segoni, i cili si novobërdas dhe ipeshkëv i Ulqinit e shikonte nga afër realitetin historik. Më pastaj, te Marin Beçikemi, një humanist tjetër arbëror. Apelative identike ofron edhe humanisti i Raguzës Aloysius Cerva Tubero, i cili Lazarin e quan për mbret të Dardanisë. Përkatësi dardane sipas këtij humanisti, ka edhe heroi i betejës Milosh Kopiliqi. Në këtë aspekt edhe Tubero, sikur edhe disa humanistë të tjerë të kohës kishte parasysh shqiptarët e Kosovës, pasardhësit e dardanëve të antikitetit. Më i drejtpërdrejtë rreth identifikimit të Dardanisë me Arbërinë është një kronikë greke, në të cilën pohohet i pjesëmarrja e shqiptarëve të Kosovës në betejë:" [...] luftëtarët nga dardanët 1 e Arbërisë". Vargu i njoftimeve të i këtilla është bukur i gjatë. Këtej, kjo lënë vend që të kuptohet drejtë karakteri arbëror i Kosovës edhe në kohën kur u zhvillua beteja, aq më parë kur dihet se, koncepti gjeografik parimisht nuk e përjashton konceptin etnik. Meqë, çështja e pjesëmarrjes së arbërve të Kosovës në betejë është çështje që diskutohet, roli tyre në mynxyrën e Kosovës vetiu riaktualizon edhe përkatësinë etnike të Milosh Kopiliqit. Pikerisht, fatosi kosovar ishte ai, i cili ngriti Betejën e Kosovës në ngjarje të madhe, e cila gjeti vend të merituar edhe në letërsinë evropiane të shek. XV-XVII. Pjesëmarrjen e arbërve të Kosovës në betejë e dëshmojnë edhe një varg të heronjve shqiptarë që dalin nga këngët epike serbe, malaziase, boshnjake, kroate, bullgare, si, p.sh. Ivan Kosançiqi, Musa Arbanasi, ban Strahiniqi (Gjergj Balsha-J.D), Lek Dukagjini (fundi i shek.XIV), djaloshi dukagjinas, Lutë Bogdani (një paraardhës i Pjetër Bogdanit-J.D), e ndonjë tjetër. Është gjë e ditur se historia e mirëfilltë nuk mund të ndërtohet sipas njoftimeve të traditës popullore. Mirëpo, me rastin e Betejës së Kosovës për të cilën ngjarje mungojnë burimet, eposi popullor, si dhe tradita plotësojnë ndonjëherë boshllëqet burimore. Në këtë aspekt një këngë popullore autoktone e Kosovës dëshmon pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës në këte betejë. Kjo këngë është një poemë me një lëndë origjinale, me tipare dalluese nga ato të këngëve epike serbe për këtë ngjarje. Në te nuk i këndohet princ Lazarit por Milosh Kopiliqit, heroit kryesor të betejës. Rezultatet shkencore rreth varianteve të ndryshme të këngës në fjalë, ofrojnë njoftime të qarta se, personat nga të cilët ato i mblodhën këngët, të gjithë janë nga Kosova. Këtej, mund të përfundohet se, kënga lindi në Kosovë, meqë popullsia e saj mori pjesë në Betejën e Kosovës. Vargjet e fundit të këngës epike shqiptare, flasin edhe për mërgatën e një pjese të popullsisë shqiptare nga Kosova pas mynxyrës së Kosovës. Drejtimet e mërgimtarëve morën kahe të ndryshme. Burimet e kohës që dalin nga zyra e Raguzës, provojnë se, të tillë u vendosën edhe në Raguzë. Këtej, që në vitin 1390 në këtë qytet jetonin pjesëtarë të familjes Kopiliqi.

Nuk janë ruajtur informacione të sigurta as për numrin e përgjithshëm të forcave ushtarake. Në këtë aspekt, sipas Neshriut ushtria e Lazarit ishte jashtëzakonisht e madhe. Më pastaj, shton se, në këtë ushtri " kishte tamam 500 princa të famshëm dhe 500.000 ushtarë. Një ushtri të tillë prej kalorësish e këmbësorësh nuk kishte parë askush". Ndërkaq, Oruçi (shek. XV), një kronist i hershëm turk, shkruan se ushtria e Muratit kishte 60.000 ushtarë. Që të dy kronistët në fjalë ofrojnë shifra të ekzagjeruar. Është e njohur se, derisa kronikat osmane, për ta arsyetuar fitoren e madhe japin shifra fantastike për numrin e ushtrive kundërshtare, në anë tjetër, burimet tregimtare serbe, gjithashtu i paraqesin forcat osmane me numër të stërmadhuar. Të kësaj natyre janë edhe rezultatet e historiografisë së vjetër. Historianët ushtarak të sotëm, ndërkaq i kanë kundërshtuar përpjesëtimet e të dyja anëve, duke i zvogëluar shifrat. Sipas tyre del se: Murati I ka pasur rreth 27-30.000 ushtarë, kurse Aleanca e krishterë kishte 15-20.000 ushtarë. Kur mbahen në mend kushtet demografike, struktura sociale e popullsisë, potenciali ekonomik dhe formacionet politike të anëve ndërluftuese, ky vlerësim lidhur me numrin e përgjithshëm të ushtrive është pranuar përgjithësisht nga historiografia e sotme.

Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve

Kosova:1389
Në Mesjetë, një ngjarje e madhe për popullin tonë dhe për Ballkanin në përgjithësi, ishte edhe Beteja e Kosovës, 1389. Në këtë betejë, njëra nga figurat qendrore u shqua dhe Milosh Kopiliqi, pasi që mundi të vriste Sulltan Muratin I, që ishte Sovrani i Perandorisë Osmane.
Serbët e konsiderojnë atë si hero te vetin, por edhe shqiptarët e Kosovës e kanë ruajtur të gjallë kujtimin e tij dhe i kanë kënduar këngë për 5 shekuj.



Beteja, sipas Kostandin Jireçekut, filloi të martën dhe vazhdoi deri të premten. Njëri nga shtatë princërit që mori pjesë në këtë betejë, ishte edhe Gjergj II Balsha, sundimtari i Shkodrës, Teodor Muzaka, i cili u vra në betejë. Në një përshkrim që i bën betejës, humanisti dubrovnikas, abati benediktin i manastirit të Shën Andreas dhe Shën Jakobit në Vishnjice, A. C. Tubera, (i njohur me emrin Tuberon Krijeviq) shkruan se në këtë betejë morën pjesë: Dardanët, Ilirët, Maqedonasit.
D. Kostiq, i cili i ka kushtuar një studim të gjerë çështjes se emrit të M. Kopiliqit, konkludon që “ai ishte dinarian, i dalë prej simbiozës serbo-shqiptare; pra, Ballkanas i serbizuar.
Siç thamë, M. Kopiliqit i janë kënduar kënga nga shqiptarët e Kosovë. I pari ka qenë Dervish Ahmeti nga Gjakova (1918), ndërsa i dyti, G. Elezoviq (1923). “Jedna arnautska pesma o boju na Kosovu”, Elezoviqi e kishte dëgjuar nga Xhemë Bojku i Vushtrrisë.
Cajkanoviq ka konstatuar, më 912: “Kulti i Milosh Kopiliqit është shumë i fortë ndër shqiptarët dhe ata e quajnë hero të tyre”. Duke u nisur nga mbiemri i tij, dimë që ndërmjet Pejës dhe Mitrovicës, gjendet edhe sot fshati Kopiliq në Drenicë dhe akoma edhe sot, kur banorët e këtij fshati zihen me banorë të fshatrave të tjera, ata thonë “unë jam nga Kopiliqi, ku lindi ai burrë që vrau sulltanin”.
Serbët nuk kanë këngë për M. Kopiliqin. E përmendin në disa këngë, por e përmendin bashkë me të tjerët. Dhe, në një këngë e dallojnë edhe etnikisht, kur thonë: “Kopiliq qëndron ndërmjet dy vojvodëve Serbë”. Interesi i serbëve për Miloshin, sipas studiuesve, u zgjua nga fundi i shekullit XVII, kur koha kishte errësuar tashmë origjinën e tij. Në këtë kohë iu ndryshua edhe mbiemri, nga Kopiliq, iu bë Obiliq. Në shekullin XVIII, historianët P. Julinaç dhe V. Petroviq i dhanë atij emrin Obiliq (bollëk, tepri).
Historiografia serbe është përpjekur vazhdimisht, dhe po përpiqet që Kosovën gjatë sundimit të Nemanjidëve (fundi i shek. XII deri në vitin 1371) dhe në përgjithësi, në periudhën para sundimit osman, ta paraqesë të banuar vetëm nga serbët. Pretendimeve të këtilla tendencioze, një përgjigje të merituar shkencore u dha profesor dr. J. Dranqolli, i cili thekson: “Burimet e kohës, që ruhen në arkiva, kisha dhe biblioteka, japin të dhëna krejtësisht të tjera nga ato që na i ofron historiografia serbe”.
Para se të parashtrojmë këto të dhëna, vlen të përmendet një konkludim shumë i qëlluar i studiuesit francez, A. Dyselje, i cili pohon se Kosova gjatë shek. XIII-XIV ka qenë qendra ekonomike dhe politike e mbretërisë mesjetare serbe, por në mënyrë shkencore vëren se vendosja e një qendre të pushtetit politik dhe ekonomik në një territor të caktuar nuk garanton aspak, veçanërisht në mesjetë, karakterin etnik sundues të atyre që e kanë pushtetin politik. Në këtë mënyrë, ai merr shembull despotatin e vogël “serb” të Serit në Greqinë Veriore, i cili mundi të sundonte nga viti 1355 deri më 1371, një popullsi, pjesa më e madhe e së cilës ishte greke.Prania e popullsisë serbe në Kosovë, sipas burimeve të shkruara, dëshmohet që në shek. XI, ndërsa në një farë mase fillon të shtohet në gjysmën e dytë të shek. XII, dhe në fillim të shek. XIII, atëherë kur Kosova hyri në kuadrin e Shtetit të Nem*anjidëve. Një rritje e dukshme e popullsisë serbe në Kosovë, pa dyshim, bëhet atëherë kur Serbia fitoi statusin e Perandorisë.

Në atë periudhë, popullsia e viseve veriore serbe filloi të depërtojë me të madhe në drejtim të jugut, pra edhe të Kosovës. Në çfarë raporti arriti ajo ndaj popullsisë vendase arbërore, nuk mund të thuhet kurrgjë.
Të dhënat burimore, po ashtu dëshmojnë se arbrit, gjatë gjithë mesjetës vazhduan të jetojnë në trevat e tyre autoktone të Kosovës. Kjo provohet nga vetë dokumentet cirilike të shek. XIII-XIV, në të cilat, krahas antroponimeve shumicë serbe, hasen në masë të konsiderueshme edhe aso të pastra arbërore, por dhe arbërore të sllavizuara. Kur jemi tek të dhënat burimore cirilike, vlen të përmendet se në to hasen edhe familje të përziera në aspektin antroponomik.
Kështu p.sh., sipas një të dhëne që i përket viteve 1293-1302, mësojmë se në vendin Ship të Klinës, në mesin e banorëve të tij është edhe Dobrosllavi, bir i Gjinit. Rast të njëjtë hasim edhe në krisobulën e manastirit të Deçanit (1330) ku thuhet: “Gjoni dhe djemtë e tij, Radosllavi dhe Bogosllavi”.
Nga të dyja rastet shihet qartë se prindërit mbanin emra arbërorë, kurse djemtë e tyre emra sllavë (serbë), respektivisht emrin e serbit ka mundur ta mbajë edhe arbri.
Duke marrë parasysh faktin se pushteti politiko-kishtar ishte në duart e klasës politike-kishtare serbe, atëherë, lirisht mund të thuhet se arbrit plotësisht u janë nënshtruar formave të diskriminimit, me të vetmin qëllim që t‘i sundonin më lehtë, dhe tek e fundit nëpërmjet antroponimisë së imponuar sllave t‘i identifikonin si sllavë. Prandaj, antroponimia e tyre në masë të konsiderueshme u humb në atë sllave (serbe).
Prania e etnosit arbëror provohet edhe nga burimet latine, përkatësisht raguziane. Kështu, më 1369, përmenden tre treg*tarë prizrenas që i kishin borxh Raguzës, dhe sipas emrave që mbanin (Liepur-Lepur, Lumasius-Lumi dhe Jovanich-Gjon) na dalin arbërorë. Në këtë drejtim duhet përmendur edhe Dhimitër Drançin dhe presbit Gjinin nga Novobërda, të cilët më 1382 mbanin lidhje afariste me Raguzën.
Prania e arbërve në Kosovë gjatë feudalizmit të zhvilluar, mund të shpjegohet edhe me disa shembuj nga sfera e toponi*meve të përkatësisë arbërore. Vend të rëndësishëm në këtë drejtim zënë toponimet: Unjemir (Ujmiri i sotëm), Lloçan dhe fshati Arbanas. Në krisobulën e Stefan Dushanit të vitit 1348 (mbi themelimin e manastirit të shenjtorëve Mihal e Gabriel në Prizren), zihen në gojë edhe një sërë fshatrash arbërorë: Gjinov*ci, Magjerci, Pegogllavci, Flokovci, Çruca, Çaparçi, Gonovci, Shpinadinci dhe Novaci, e mbi të gjitha aty arbrit përmenden me emrin e tyre etnik. Ky fakt jo vetëm që dëshmon praninë e popullsisë arbërore në Kosovë, por njëkohësisht, në aspektin juridik, atë e paraqet të nivelizuar me popullsinë serbe.

Jo rastësisht përshkurtazi përmendëm praninë e arbërve në Kosovë, sepse pikërisht në territorin e tyre u zhvillua beteja e famshme e Kosovës (15, përkatësisht 28 qershor 1389). Beteja e Kosovës ishte një nga përpjekjet më të vendosura të popujve ballkanikë, për të ndaluar ekspansionin e mëtejmë osman në Gadishullin Ballkanik.
Për të arritur këtë qëllim ata bashkuan forcat e tyre në një koalicion të përbashkët, të cilit i printe sundimtari serb Lazar Hreblanoviç, dhe vendosën t‘i bënin ballë ushtrisë osmane, e cila udhëhiqej nga vetë Sulltan Murati I dhe djemtë e tij, Bajaziti dhe Jakupi. Përgatitjet serioze, numri i madh i ushtarëve të ushtrive kundërshtare, rrjedhat e betejës, rrjedhojat dhe pasojat, kontribuan që ajo të hyjë në analet historike dhe njëkohësisht të shërbejë si motiv për krijimin e njërit nga ciklet më të mëdha dhe më të bukura të epit ballkanik.
Në fushatën e tyre për pushtimin e brendisë së Gadishul*lit Ballkanik, ushtritë osmane, të kryesuara nga Sulltan Murati, më 1386, depërtuan në Serbi, ku pushtuan Nishin. Më pas, tek Ploçniku (sot fshat pranë Prokuples), Murati u ndodh përpara sundimtarit të Serbisë, Lazarit. Ky i fundit nuk guxoi të konfrontohej në një betejë të hapur me Sulltanin, por i premtoi Muratit dhënien e një tributi, si dhe një trupe ndihmëse ushtarake prej 1000 vetash, mirëpo shumë shpejt hoqi dorë nga premtimi i dhënë.
Në këtë kohë edhe Shteti i Balshajve kalonte çaste të vështira. Në të vërtetë, për shkak të veçantisë së brendshme feudale dhe nën sulme të vazhdueshme osmane, ku për pasojë territori i Gjergjit II Balsha u ngushtua bukur shumë (përfshinte vetëm Shkodrën, Drishtin, Ulqinin dhe Tivarin), dhe për të mos humbur krejtësisht zotërimet e mbetura, ai pranoi që të hynte nën vasalitetin osman.
Sipas Orbinit, kjo u bë në vitin 1386, respektivisht para 27 janarit të po atij vit, sepse po të ishte në këtë kohë në armiqësi me osmanët, Gjergji nuk do të mund t‘u siguronte liri tregtarëve raguzianë në trevat e tij. Nga ana tjetër, mospërmendja e osma*nëve nga ana e Gjergjit, lë vend për të konkluduar se ai kishte pranuar sovranitetin osman vetëm formalisht.
Duket se, për të hequr qafet sovranitetin formal osman, Gjergji planifikoi t´u jepte atyre një goditje vendimtare. Në këtë drejtim, derisa në njërën anë i nxiti dhe u premtoi ndihmë osmanëve kundër Bosnjës (me mbretin e së cilës, Tvërtkon, deri atëherë ishte në marrëdhënie të këqija), në anën tjetër fshehurazi vuri në lëvizje planin e dëshiruar antiosman, duke u afruar me vjehrrin e tij, Lazar Hreblanoviqin dhe me Tvërtkon.
Njëkohësisht, planet e tij duhet t´i jenë bërë të njohura edhe Raguzës, për arsye se më 23 gusht 1388, aty u ndodh i deleguari i Gjergjit, Gjoni, i cili siç thuhet “erdhi për shkak të bisedimeve me osmanët, për të mirën tonë”.
Planet antiosmane arriti t´i konkretizojë në verë të vitit 1388. Forcat osmane, nën komandën e Lala Shahinit, që në këtë kohë depërtuan në Bosnjë, u thyen rëndë nga forcat aleate të Tvërtkos, Gjergjit II Balshës dhe Lazarit.

Në këtë disfatë të osmanëve, rolin udhëheqës e kishte pasur Gjergji, sepse, siç pohon Bitlisi, ai ishte bërë shkak për vrasjen e 10 deri 15 mijë luftëtarëve. Pas kësaj disfate të osma*nëve, Gjergji duhej të kishte hequr qafe sovranitetin formal osman, sepse Neshriu, duke përshkruar rrethanat që sollën në konfliktin e Bosnjës, Gjergjin II Balshën e cilësonte “të nën*shtruar të sulltanit”, kurse Bitlisi, duke përshkruar përgatitjet e pjesëmarrësve udhëheqës të Koalicionit ballkanik për ditën e mynxyrës së Kosovës (1389), e radhiste atë në mesin e “banditëve” dhe të “pafeve”.
Mospërmbushja e detyrimeve nga ana e Lazarit, disfata në Bileçe të Bosnjës dhe roli vendimtar i Gjergjit II Balshës në atë disfatë që iu shkaktua osmanëve, u bë, siç thotë kronikani osman, Idris Bitlisi, “e domosdoshme dhe detyrë ndaj vullnetit perandorak që të përgatiteshin për të vënë në vend nderin e ushtarëve të vrarë dhe të likuidonin intrigat dhe ngatërresat e kokëfortëve”.
Pra, siç mund të shihet, parapërgatitjet që u paralajmëruan nuk kishin për qëllim që në një betejë vendimtare të thyenin vetëm qëndresën e sundimtarit serb Lazarit, siç pretendon historiografia serbe, por, në fakt synohej që të thyheshin sundimtarët ballkanikë.
Përgatitjet e osmanëve, në krye me Sulltan Muratin, për një ndeshje vendimtare me sundimtarët ballkanikë, sipas të gjitha gjasave kishin filluar që në fund të vitit 1388.
Murati dha urdhër perandorak, u bënte thirrje komandantëve të Anadollit dhe të Rumelisë, respektivisht të gjithë bejlerbejve të vilajeteve, djemve të tij, Bajazitit dhe Jakupit, disa princave nga Azia e Vogël, si dhe sundimtarëve të krishterë, të cilët kishin pranuar vasalitetin ndaj shtetit osman, që me forcat e tyre të mblidheshin dhe të drejtoheshin për t´i mposhtur sundimtarët ballkanikë. Përveç të sipërpërmendurve, Sulltanit i erdhi ndihmë “edhe nga persët edhe nga arabët”, dhe në këtë mënyrë u krijua një ushtri e madhe në krye të së cilës qëndronin Sulltan Murati dhe dy djemtë e tij, Bajaziti dhe Jakupi.

Përmendëm pjesëmarrjen e këtij spektri të gjerë forcash në kuadër të ushtrisë osmane, nga shkaku se në historiografinë serbe, jo vetëm që anashkalohet kjo e vërtetë, por nga ana tjetër synohet që të minimizohet Koalicioni ballkanik, duke theksuar se “lajmet e mëvonshme osmane janë krejtësisht fantastike, ku, sipas të cilave, Lazarin e ndihmuan edhe… arbrit, vllehtë dhe hungarezët”, dhe gjithnjë sipas tyre, “duhej ta paraqitnin fitoren osmane sa më të rëndë dhe sa më të rëndësishme”. Po të kishte qenë me të vërtetë ashtu, atëherë kronikanët osmanë nuk do të përshkruanin edhe spektrin e gjerë të ushtrisë osmane (duke përmendur si pjesëtarë të saj edhe turqit nga principatat selxhuke të Kastamonisë dhe të Karamanisë, të cilat hynë nën mbrojtjen e Sulltan Muratit vetëm formalisht (1387), ngase ato edhe më tej ruajtën autonominë e tyre, madje edhe gjatë shek. XV u gjendën në luftë me shtetin osman, derisa u pushtuan prej tij; si dhe ndihmën që i erdhi asaj nga persët dhe arabët; por do të kënaqeshin me përshkrimin e pjesëmarrësve të Koalicionit ballkanik.
Me qëllim që ta kishin më të lehtë këtë fushatë, forcat e mbledhura të ushtrisë osmane mendonin që atë ta nisnin në pranverë, prandaj dimrin e kaluan në Pllovdiv të Bullgarisë. Përgatitjet e Muratit i shqetësuan dhe i vunë në lëvizje sundimtarët e vendeve të ndryshme të Ballkanit.
Për t‘i bërë ballë rrezikut, zotërinjtë e tyre lanë mënjanë grindjet dhe konfliktet e vjetra dhe formuan një koalicion nën kryesinë e sundimtarit serb, Lazar Hreblanoviçit. Gjergji II Balsha, i cili që prej kohësh e kishte ndjerë rrezikun osman, siç duket shumë kohë përpara Betejës së Kosovës, d.m.th. qysh në vitin 1388, ishte angazhuar në përgatitjen e koalicionit antios*man. Vitin në fjalë, atë së bashku me Vuk Brankoviqin, i ndeshim te vjehrri i tyre, Lazari.
Prandaj, sipas kësaj të dhëne, mund të dyshohet se ata u morën vesh për një aksion të përbashkët kundër osmanëve.
Pjesëtarët e Koalicionit patën kohë të mjaftueshme për t‘u përgatitur dhe për t‘u mbledhur në momentin e duhur. Kjo dëshmohet nga vetë kronikanët osmanë, të cilët flasin mbi traktatet diplomatike ndërmjet të të deleguarve të Muratit dhe udhëheqësit të Koalicionit, Lazarit, ku preken çështjet për zgjidhjen e konfliktit të tyre dhe ku njëkohësisht mësohet për përgatitjet ushtarake të palëve kundërshtare.
S‘ka dyshim se një rol udhëheqës në përgatitjen e Koalicionit ballkanik patën edhe arbrit. Në këshillimin për mënyrën e strategjisë së luftës (të cilën do ta zbatonin sundimtarët ballkanikë kundër osmanëve) të zhvilluar në prag të betejës, jo rastësisht kaloi propozimi i Jorgjit (Gjergj Kastriotit- gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), që konflikti me osmanët të zhvillohej ditën dhe jo natën, siç kishte propozuar udhëheqësi i Koalicionit, Lazari.
Jo vetëm gjykimi i tij qe i drejtë, por edhe miratimi i propozimit të tij në mënyrë unanime nga sundimtarët pjesëmarrës (duke përfshirë këtu edhe vetë Lazarin), është një dëshmi tjetër se sa autoritativ kishte qenë ai në mesin e pjesëmarrësve të Koalicionit, aq më tepër kur dihet se kishte një forcë të rëndë*sishme ushtarake.

Le të ndalemi tani pak në çështjen e dilemave që ekzistojnë në historiografi lidhur me identifikimin e Jorgjit dhe me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare.
Disa studiues Jorgjin e identifikojnë si Gjergji II Balsha, kurse disa studiues të tjerë si Gjergj Kastrioti. Ne konsiderojmë se mund të mbështetet qëndrimi i dytë, ngase kronikanët os*manë Gjergjin II Balshën e cilësuan “Sundimtar të Shkodrës Arbërore”, por pa i shtuar këtij emërtimi emrin e tij, me çka u la vend për t´u kuptuar se nuk bëhet fjalë për Gjergjin II Balshën, por për Gjergj Kastriotin.
Po ashtu duhet shtuar se disa studiues kanë shprehur mendimin se gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Gjergji, do të jetë quajtur Gjon, kurse studiues të tjerë, duke u mbështetur në njoftimet e Gjon Muzakës, se i ati i Skënderbeut quhej Pal, përcaktohen për këtë emër.
Ndërsa, lidhur me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare në burimet osmane dhe në ato serbe ato janë tepër të ekzagjeruara, ku për pasojë në shkencën historiografike janë paraqitur mendime të ndryshme. Ne konsiderojmë si më të pranueshëm konkludimin e studiuesit P. Thëngjillit, i cili duke analizuar këtë fenomen, ka ardhur tek përfundimi se numri prej 20000-25000 ushtarësh në anën serbe (Koalicionit) dhe prej 30000-40000 ushtarësh në anën osmane, i paraqitur nga studi*uesit serbë, me qëllim të minimizimit të Koalicioni ballkanik, është tepër i zvogëluar. Studiuesi në fjalë ka lënë vend që të kuptohet se duhet mbështetur numra më të mëdhenj, nga ata që na i ofrojnë studiuesit serbë. Kurse ne konsiderojmë se numrat në fjalë duhet zmadhuar edhe ca, ngase njëri nga kronikanët osmanë, siç është Oruçi, duket se është më afër realitetit.
Ai thekson: “Ai (Sulltani- Q. D.) me pesëdhjetë-gjashtëdhjetëmijë ushtarë shkoi dhe doli në fushën e Kosovës”).
Pas trajtimit të dilemave në fjalë, i rikthehemi vazhdimit të problematikës së sipërpërmendur, përkatësisht rolit udhëheqës që patën arbrit në përgatitjen e Koalicionit ballkanik.
Në këtë drejtim duhet përmendur edhe rolin e rëndësishëm të princit nga Kosova, Milosh Kopiliqit (kronikani osman Enveri, Milosh Kopiliqin e përmend me titujt: “Princ” dhe “Ban”; humanisti raguzian Feliks Petançi, “Princ Ilir”; humanisti arbëror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, “Baron”; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, “Ban”; kurse humanisti ynë Marin Beçikemi e vë atë në cilësinë e “Perandorit të Mizisë”), i cili për kryezot kishte Vuk Brankoviqin.
Se sa personalitet me peshë kishte qenë ai në radhët e krerëve të Koalicionit, vërtetohet nga një e dhënë e Enverit, ku thuhet: “Lazari i dha Miloshit një gotë me pije, duke i thënë: “thonë për ty që je bërë tradhtari im…” Miloshi i përgjigjet: “nesër ke për ta parë tradhtarin, ke për të parë nëse jam njeri i drejtë apo tradhtar”. Lazari në atë moment e mori në dorë gotën e dollisë dhe e piu”.
Përshkrime afërsisht të ngjashme të këtij momenti na ofrojnë edhe humanistët raguzianë Feliks Petançi, A. Cerva – Tuberoni dhe Mauro Orbini, si dhe humanisti slloven Benedikt Kuripeshi. Ngritja e dollisë nga ana e Lazarit, vetëm atëherë pasi u sigurua për besnikërinë e Kopiliqit, flet qartë se ai ishte njëri nga princërit kryesorë të Koalicionit, dhe një prestigj të tillë e kishte arritur, padyshim, pasi që ishte përfaqësuar me një forcë të rëndësishme ushtarake.
Po pse u vendos që beteja të zhvillohej pikërisht në fushën e Kosovës? Rrethanat e karakterit ushtarak e strategjik, si dhe fakti se agresioni osman tashmë i kërcënonte drejtpërsëdrejti trevat e Ballkanit Qendror, bënë që beteja të zhvillohej në Ko*sovë, në afërsi të Prishtinës; në një rajon ku mund të organizoheshin më mirë ushtritë e shteteve feudale ballkanike, por që ishte njëkohësisht një pikë ku kryqëzoheshin rrugët nga mund të depërtonin më tutje osmanët.
Në rrethana të këtilla, ushtritë e Koalicionit, të kryesuara nga sundimtarët e tyre, në mëngjes të 15, përkatësisht të 28 qershorit 1389, zunë nga një pozicion të veçantë në fushën e Kosovës. Në burimet osmane, të cilat me të drejtë janë cilësuar si shumë më të pasura se burimet serbe e bizantine, dallohen dy grupe kryesore lidhur me pjesëmarrësit në betejë: nga njëri grup, pjesëmarrësit përmenden në mënyrë të papërcaktuar, ku thuhet se krahas ushtrive të Lazarit morën pjesë edhe arbrit, boshnjakët, vllehtë, çekët, hungarezët, polakët dhe frëngjit; dhe nga grupi tjetër, pjesëmarrësit përcaktohen drejtpërsëdrejti, si më kryesorë serbët, arbrit dhe boshnjakët, duke i dalluar këta nga forcat e tjera ndihmëse.
Ushtria e Koalicionit u rreshtua në fushën e luftimit, duke pasur në qendër Lazarin, djathtas Vuk Brankoviqin dhe majtas fisnikun boshnjak Vlatko Vukoviqin dhe atë arbëror Dhimitër Jonimën, zotërimet e të cilit shtriheshin në zonën midis Lezhës dhe Rrëshenit, kurse kronikani osman, Mehmet Neshriu, e quan atë i biri i Jundit, Dimitri.
Përndryshe, prijësit e tjerë ballkanikë dhe arbërorë ishin rreshtuar në të dy krahët e ushtrisë së Koalicionit. Nga kjo shihet se ndonjë nga zotërinjtë arbërorë (kuptohet jashtë trevës së Kosovës) merrte pjesë me forcat e veta pikërisht në krahun e djathtë, ndërsa forcat e arbërve të Kosovës, logjikisht ishin në kuadër të forcave të Vukut, dhe shikuar nga këndvështrimi i kritikës historike, pse aty, si vasal i Vukut, me forcat e veta të mos ishte edhe Milosh Kopiliqi.
Rreth pjesëmarrjes, apo mospjesëmarrjes së Gjergjit II Balshës në Betejën e Kosovës, është shkruar bukur shumë në historiografi. Studiuesit sllavë kryesisht e mohojnë pjesëmar*rjen e tij. Ndërsa, historiografia shqiptare e mbështet në tërësi pjesëmarrjen e tij.
Nëse u besojmë kronikave osmane, atëherë del e qartë se ai ka marrë pjesë në betejë. Në të vërtetë, duke marrë parasysh faktin se Gjergji II Balsha në kronikat osmane cilësohet “Sundimtar i Shkodrës Arbërore” dhe “Sundimtar i Shkodrës së Arbërve”, atëherë, të dhënën që na e ofron Bitlisi lidhur me përgatitjet e pjesëmarrësve të Koalicionit ballkanik për ditën e mynxyrës së Kosovës, në mesin e të cilëve përmend “Sundimtarin e Arbërve”, s´është gjë tjetër, veçse është fjala për Gjergjin II Balshën. Pjesëmarrjen e tij e mbështesin edhe njoftimet e këngëve epike serbe.
Sipas tyre, ai i ishte përgjigjur thirrjes së Lazarit për ndihmë, duke shkuar në Kosovë me një ushtri prej 6000 vetash. Në njërën nga këngët në fjalë madje thuhet se kishte marrë pjesë në betejë “Balsha me trimat e Zetës dhe arbërorët e rreptë”.
Në Betejën e Fushë-Kosovës morën pjesë edhe sundimtarë të tjerë të fuqishëm arbërorë, si: sundimtari i Despotatit të Beratit, Theodori II Muzaka, i cili me vete kishte një ushtri të madhe arbërore; zotër të tjerë të Arbrit, në mesin e të cilëve ishin edhe zotër feudal arbërorë të Himarës dhe të Epirit. Arbrit kishin mbushur gjithashtu edhe radhët e shigjetarëve të ushtrisë së Koalicionit, të cilët ishin të parët që filluan betejën.
Sipas kronikanëve osmanë, beteja filloi në mëngjes. Të njëjtën gjë e pohon edhe Anonimi nga Firencja, kurse sipas kujtimeve të Konstandin Jireçeku, ajo filloi të mërkurën dhe përfundoi të premten. Konfrontimi ndërmjet ushtrive kundërshtare qe i ashpër.
Pas disa sukseseve fillestare të ushtrisë së Koalicionit, ku ajo theu krahun e majtë të ushtrisë osmane që udhëhiqej nga Jakupi, me ndërhyrjen e Bajazitit që komandonte krahun e djathtë, sukseset ushtarake u kthyen në të mirë të osmanëve, të cilëve përfundimisht u takoi fitorja. Por humbjet në njerëz nga të dyja palët ishin të mëdha, saqë, po të hidhej vështrimi, në çdo anë nuk shihej gjë tjetër veçse koka të prera. Në mesin e të rënëve mbetën edhe dy udhëheqësit e betejës, Murati dhe Lazari. Aty u vranë edhe Theodori II Muzaka dhe vrasësi i Sulltanit, Milosh Kopiliqi.
Pas vrasjes së Muratit, Bajaziti u tërhoq për në Edrene me qëllim që ta siguronte marrjen e fronit të zbrazur. Tek pjesëmarrësit e Koalicionit ballkanik, kjo tërheqje krijoi përshtypjen se osmanët u thyen. Kështu, mbreti i Bosnjës, Tvërtko, në letrën e tij të shkruar disa ditë pas betejës (1 gusht 1389) njoftonte qytetin e Trogirit, se “duke fituar me triumf fushën e luftës, u shkaktuam disfatë atyre (osmanëve) … i vramë, saqë nga ata mbetën pak të gjallë”. Lajmi i fitores duket se ishte përhapur me të madhe.
Për këtë dëshmojnë:
a) Në letrën e datës 20 tetor 1389 që qytet-shteti i Firences i dërgonte Tvërtkos, (në përgjigje të njoftimit të tij për fitoren mbi osmanët) i bënte të ditur se këtë lajm të gëzuar e dinte që më parë, dhe se atë e kishte marrë përmes zërave të përhapura dhe letrave të shumta. Prandaj e dinte mirë ngjarjen e 15 qershorit, ku në fushë të Kosovës kishte mbetur i vrarë edhe Murati, kurse në atë betejë të lavdishme, fitorja i kishte takuar Mbretërisë;

b) Udhëpërshkruesi francez i shek. XIV, Filip de Mezier, në veprën “Ëndrra e Pelerinit të moçëm”, të shkruar në muajin tetor të vitit 1389, theksonte: “Murati… u mposht plotësisht nga të krishterët”.
Në fakt, këto ishin përshtypje të gabuara, pasi, siç kemi cekur më lart, fitorja u takoi osmanëve, të cilëve njëherit i hapën dyert për të depërtuar në pjesët e Ballkanit Veriperëndimor.
Më lart, kalimthi përmendëm se në betejë morën pjesë edhe arbrit e Kosovës. Por, problemi i pjesëmarrjes së tyre në betejë është prekur pak në historiografi, sepse mungojnë të dhënat historike të drejtpërdrejta mbi këtë problematikë. Në qoftë se më lart dëshmuam për praninë e arbërve në Kosovë, atëherë ata nuk do të mund të qëndronin të mënjanuar dhe të mos merrnin pjesë në ngjarjet e mëdha politike-ushtarake të kohës, të zhvilluara në truallin e tyre autokton.
Mospërmendja në mënyrë të drejtpërdrejtë në burimet historike e pjesëmarrjes së tyre në betejë, shpjegohet me faktin se autorët e kohës që ishin sllavë, bizantinë e osmanë, janë kënaqur me paraqitjen e pjesëmarrjes së formacioneve politike-shoqërore e të sundimtarëve të tyre, kurse, si zakonisht, nuk i kanë marrë parasysh masat popullore. Ajo është mbuluar me paraqitjen e pjesëmarrjes në luftë të sundimtarit serb të Kosovës, Vuk Brankoviqit dhe ushtrisë së tij.Në favor të këtij vlerësimi, vlen të përmendet e dhëna e Shën Denisit, ku thuhet: “Mbreti i Kosovës mblodhi një ushtri jo vetëm nga feudalët, por edhe nga popullsia e rëndomtë” d.m.th. arbërore. Përkundër faktit se kronika ka të bëjë me Betejën e Rovinës të vitit 1395, përmendja e pjesëmarrjes së popullsisë vendase në një betejë jashtë territorit të saj, është një sinjal i fortë se popullsia në fjalë do të ketë marrë pjesë edhe më masovikisht (në kuadër të ushtrisë së kryezotit të saj, Vuk Brankoviqit) në Betejën e Kosovës, ngase ajo u zhvillua pikërisht në territorin e saj. Humanisti raguzian Tuberoni, nënshtetasit e Lazarit i quan dardanë, ilirë dhe maqedonas, ndërkaq Lazarin mbret të dardanëve, të cilët gjatë betejës mbroheshin me aq guxim, saqë turqit mezi bënin ballë.
S‘ka dyshim se është fjala për popullsinë arbërore të Kosovës, që autori e përmend me emrin e saj të vjetër. Se arbrit e Kosovës kishin marrë pjesë masovikisht në betejë, dëshmohet edhe nga një e dhënë tjetër, “despoti Lazar i Serbisë, bullgarët … dhe sundimtarë të Arbrit nga Dardania … u mblodhën … u hapën luftë turqve, por Lazari dhe shumë të tjerë humbën jetën në betejë”.
Tek e fundit, Filip de Mezier, jo rastësisht, këtë betejë e vendosi në pjesët e Arbrit, me çka la vend që të kuptohet drejt karakteri etnik arbëror i Kosovës, pasi kuptimi gjeografik, pari*misht nuk e mohon kuptimin etnik.
Është e vërtetë se përmes traditës popullore nuk mund të ndërtohet historia, posaçërisht nëse ajo nuk gjen mbështetje në burimet historike. Por, tradita jonë popullore që i kushtohet Betejës së Kosovës, me një kuadër të hollësishëm të ngjarjeve për: organizimin dhe nisjen e ushtrive osmane nga Anadolli, itinerarin e tyre në Ballkan, marshin nëpër Selanik e Shkup dhe arritjen në Fushë-Kosovë; si dhe për zhvillimin e lufti*meve, vrasjen e Sulltan Muratit dhe fundin e Miloshit, gjen një mbështetje pikërisht në burimet historike osmane, të cilat po ashtu, na njoftojnë për këto ngjarje.
Prandaj, si e tillë, ajo mund të merret në konsideratë për trajtimin e ngjarjeve për këtë betejë. Pikërisht pjesëmarrjen e arbërve të Kosovës në këtë betejë e dëshmon ekzistenca e këngës së vjetër arbërore – shqiptare mbi Betejën e Kosovës, që në fakt është këngë e popullsisë vendase arbërore të Kosovës, sepse të gjithë botuesit e varianteve të ndryshme të këngës në fjalë, japin shënime të qarta se personat nga të cilët ata i kanë mbledhur këto këngë, që të gjithë janë nga Kosova.
Pra kënga lindi në Kosovë, sepse popullsia e saj mori pjesë në betejë.
Vargjet e fundit të këngës popullore arbërore - shqiptare, flasin për largimin e një pjese të popullsisë arbërore të Kosovës pas disfatës në betejë. “Një çik oms (d.m.th. të ëmës) ça kish pas thon”:
- Ku po shkojmë mori non?
- Na po ikim prej turku, i ka thon.
- E kur vim ko, mori non?
- Kur çartojet turku, sikur na”

Mendojmë se ky emigrim mund të gjejë mbështetje në faktin se, qysh në vitin 1390, në Raguzë tanimë jetonte familja Kopiliqi, aq më tepër kur dihet fakti se përveç ekzistimit të oazave arbërore që jetonin gjatë gjithë mesjetës në pjesën jugore të bregdetit Adriatik gjer në Raguzë, si dhe në prapatokë (pra, edhe në troje të Bosnjës e Hercegovinës dhe të Malit të Zi) gjatë shekujve XIV-XV në trojet e përmendura, veçmas në Raguzë, ndeshim shumë mërgimtarë arbërorë, të cilët lëshuan atdheun e tyre për shkaqe të ndryshme.

Pjesëmarrja e arbërve të Kosovës në betejë mund të shtrihet deri aty sa të pretendohet me të drejtë e të diskutohet edhe për përkatësinë etnike arbërore të Milosh Kopiliqit, përndryshe hero i Betejës së Kosovës. Emri dhe mbiemri i tij ka zgjuar in*teres që prej kohësh, që së paku, duke e analizuar atë në dritën e të dhënave antroponimike, t‘i afrohet zgjidhjes së çështjes së përkatësisë së tij etnike.
Por, në këtë drejtim, historiani serb i shek. XVIII, P. Juli*anac, më 1765, nuk zgjodhi kritere (për ta identifikuar atë më lehtë si serb - Q. D.) dhe ia tjetërsoi mbiemrin nga Kopiliq /Kopil(i) ose Kobil(i) më vonë e ka marrë sufiksin sllav Kopil(iq) – Kobil(iq)/ në Kobiliq - Obiliq, term i cili u pranua nga his*torianët pasardhës të historiografisë serbe.
Përkundër faktit se mbiemri i Miloshit tek kronikani osman, Ashik Pashazade, i shkruar me grafinë osmane, në radhë të parë mund të lexohet si Kopila e pastaj Kobila, studiuesit G. Elezoviq dhe A. Olesnicki, në rastin konkret përcaktohen dhe përdorin variantin Kobila, kuptohet që në bazë të termit serb kobita ‘pelë’, të lihej vend që përkatësia e tij etnike të kërkohej vetëm në mesin e serbëve.
Mirëpo, studiuesi K. Jireçek, lidhur me këtë problematikë, që prej kohësh me të drejtë sinjalizonte se në shekullin XVIII emri që rridhte nga pela ishte i pahijshëm, prandaj e tjetërsuan, duke i dhënë për bazë termat (serbë) obilan dhe obilje. Nga ana tjetër, rezultatet shkencore nga fusha e gjuhësisë, megjithatë dëshmojnë origjinën thjesht arbërore të emrit dhe mbiemrit të tij. Kështu, prapashtesat osh, ush dhe oshe janë të përhapura sot e kësaj dite në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët.
Edhe rrënja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptarë, si, bie fjala, Mëhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzian F. Petançi e përmend Miloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diç të ngjashme.
Studiuesi ynë E. Çabej, duke analizuar përkatësinë gjuhësore të një vargu fjalësh, pohon: “Një problem më vete përbëjnë disa fjalë që janë të përbashkëta për shqipen, sllavishten ballkanike e rumanishten, pjesërisht dhe për greqishten e re. Fjalë, të cilat kryesisht me ndërmjetësinë e rumunëve kanë depërtuar edhe në disa gjuhë të tjera, si në çekishten, sllovakishten, polonishten e ukrainishten.
Hyjnë aty, ndër të tjera: balgë, buzë, gushë, katund dhe kopil”
. Studiuesit F. Mikloshiç dhe P. Skok mendojnë se bëhet fjalë për term (d.m.th. kopil) me prejardhje shqipe, përkatësisht për një huazim nga shqipja. Në të vërtetë, emri Kopil është shumë i hershëm, dhe në dokumente të shkruara përdoret në krisobulën e Shën Shtjefnit të Banjskës së Kosovës në vitin 1313, kurse si Kipil haset në fshatin Çabiq, i regjistruar në krizobulat e Deçanit.
Përndryshe, supozohet se emri Kopil ka prejardhje iliro-thrakase, i cili në gjuhën e vjetër arbërore-shqiptare ka kuptimin e fëmijës të cilit nuk i dihet prindi-babai, ndërsa në gjuhën ru*mune ka kuptimin e fëmijës. Në këtë drejtim, duket se enigmën e ka zgjidhur studiuesi kosovar prof. dr. sci. J. Drançolli, i cili pohon: “Emri Kopil, gjithashtu është një emër me prejardhje thjesht shqiptare. Përveç të tjerash, sot në shqip fjala kopil, ka kuptimin e sythit të mbirë në një rrënjë, trung a në degë të një bime”.
Është e njohur se në traditën mesjetare fshati merrte emrin e zotërisë, e së këndejmë fshati Kopiliq i Drenicës, përgjithësisht njihet si vend i Milosh Kopiliqit, aq më tepër kur këtë fshat (përkatësisht Kopiliqin e Epërm dhe Kopiliqin e Poshtëm) e hasim në regjistrin osman të vitit 1455, kushtuar krahinës së Brankoviqëve.

Përkatësia thjesht arbërore e heroit të betejës, dëshmohet edhe nga vetë kënga arbërore - shqiptare për Betejën e Kos*ovës, ku ai del si figurë kryesore e këngës. V. Çajkanoviq, duke shpjeguar motivet e këngës arbërore – shqiptare, të botuar nga ana e G. Elezoviqit, e karakterizon atë, “epopeja shqiptare… nuk është gjë tjetër veçse kënga për Miloshin”.
Ai më tej shton se gjatë qëndrimit të tij në afërsi të El*basanit, në rrethanat e luftës ballkanike (1912), i kanë treguar për disa shqiptarë vendas se janë pasardhës të Milosh Kopiliqit. E gjithë kjo, vazhdon më tej. Ai tregon se heroi, Miloshi, kishte kultin dhe traditën e tij në mesin e shqiptarëve.
Ndërsa M. Gjurgjeviq (shumë kohë përpara këtij të fun*dit) që qëndronte në Prishtinë si zyrtar i Austro-Hungarisë në vitet 60 të shekullit XIX, e ka vlerësuar përshkrimin e Betejës së Kosovës, sipas traditës gojore vendëse, si më reale sesa të dhënat e shpjegimit historiografik, serb të modifikuara nga prirjet politike shoviniste.

Kënga në fjalë është një poemë me një lëndë origjinale dhe autentike, me tipare të dalluara nga ato të këngëve epike serbe për Betejën e Kosovës. Në të nuk i këndohet knjaz Lazarit ose figurave të tjera të bujarëve feudalë serbë që morën pjesë në betejë, siç ndodhi në epikën serbe.
Pavarësisht nga roli pozitiv që luajtën në luftën kundër vërshimit osman, ato mbeteshin të huaja për botën arbërore-shqiptare, e cila epopenë ia kushtoi pikërisht heroit që doli nga gjiri i saj.
Në këtë truall, tek shqiptarët, krahas këngës, organikisht jetojnë edhe një sërë legjendash, kujtimesh, toponimesh etj. Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Ko*piliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”.
Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës).

Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Vneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.

Prof. Dr. Muhamet Pirraku

Shënim:

Kjo kumtesë u lexua në Simpoziumin Ndërkombëtar: “Gjashtë shekuj të Islamit ndër shqiptarë”, Prishtinë 16-17 Shtator 2006.

Biznesi i çimentos, tjetër vendim qeverie për mikun e familjes Berisha

Kryeministri Berisha vetëm me një vendim të qeverisë që drejton, i ka dhuruar një mal të tërë mikut të njohur të familjes së tij, për biznesin fitimprurës të çimentos. Sikur të mos mjaftonin disa vendime të dhëna prej vitit 2006, për ndërtimin e disa fabrikave të çimentos në zonës ndërmjet Krujës dhe Lezhës, pra në zonën me përparësi turistike të vendit, një tjetër urdhër i kryeministrit ka vendosur që zona e njohur si kurora e pyjeve të Krujës të shndërrohet në kantier .

Bëhet fjalë për një investim të biznesmenit Bashkim Ulaj, i njohur si mik i ngushte i Familjes Berisha. Vendimi eshte marrë nëpërmjet një VKM-je të miratuar pak ditë më parë. Sipas vendimit të qeverisë, mbi 300 ha sipërfaqe e pyllëzuar ka kaluar për llogari të shoqërisë "Gener 2", për biznesin e një fabrike tjetër për prodhimin e çimentos në zonën e Krujës. Kështu pas miratimit në parlament të kësaj VKM-je pritet të nisë puna për shpyllëzimin e një sipërfaqeje prej rreth 312 ha pyjesh në malin e Krastës.


Kruja si ferr
Udhëtimi për në qytetin e krenarisë kombëtare, Krujë, përngjan me rrathët e ferrit të Dantes. Eskavatorë që i janë qepur malit a thua se rrafshimi i tij është beteja më e madhe e ekzistencës së tyre ndërsa guvat e gelqereve janë mbijetesa e vetme e vendasve. Vetëm me kaq sa sheh, situata është e frikshme. Dhe nëse vijohet me këto ritme mund të betohesh pa frikë se per pak kohë , Krasta nën thepat e së cilës gëlojnë legjendat e Skëndërbeut, nuk do të jetë veçse një zgavër e frikshme.

Në krye të kësaj ushtrie eskavatorësh, makinash dhe guvash është qeveria. Brenda pak vitesh, marrëveshjet e nënshkruara prej kryeministrit S.Berisha kanë prishur paqen në malin e Krastës.
VKM-ja e fundit e miratuar pak ditë më parë për llogari të kompanisë "GENER 2" jo vetëm që rrafshon krejtësisht sipërfaqe të tëra pyjesh, por shkatërron një nga zonat arkeologjike më të vjetra në vend.
Asnjë nga specialistët e ministrive përkatëse, ajo e Mjedisit dhe e Bujqësisë nuk ka pasur asnjë kontestim për shpyllëzimet për llogari të kompanisë në fjale. Ministria e Mjedisit nuk ka bërë asnjë vërejtje për rrafshimin e një mali të tërë, ndërsa specialistët e Institutit të Monumenteve as që e kanë shkruar një rrjesht për shkatërrimin barbar të zonës arkeologjike, më e vjetra në vend, rrafshimin e Albanopolisit.

Në bazë të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë "GENER 2" shumë shpejt pritet në nisë puna për ndërtimin e fabrikës që gjendet vetëm 1.5 km nga qendra arkeologjike e Albanopolisit (Zgërdhesh).

Ndërsa karriera e argjilës është parashikuar të ngrihet në një ndër vendet më piktoreske, pikërisht ndërmjet dhe në kontakt me dy rezervuarët: të Bajcungës dhe të Verjonit në Fushë-Krujë, duke shkaktuar një masakër mjedisore. Ky është projekti i kompanisë ndërkohë që për t'i hapur udhë ndërtimit të fabrikës së çimentos, kryeministri firmosi zhdukjen e sipërfaqeve të tëra me pyje në zonën ndërmjet Fushë -Krujës dhe qytetit historik të Krujës.



Fushë-Kruja e kthyer në gropë çimentoje
Shndërrimin e qytezës së Fushë-Krujës në një gropë të frikshme çimentoje, kryeministri i vendit Sali Berisha e ka trumbetuar si një sukses të qeverisë së tij në thithjen e investitorëve të huaj dhe vendas. Të paktën këtë ka deklaruar gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me shoqerinë "Gener 2" për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Krastë-Krujë, investim me vlere 200 milionë euro. Po kështu për këtë vit, qeveria ka miratuar edhe tre kontrata të tjera me vlerë mbi 200 milionë dollarë për ndërtimin e fabrikave të prodhimit të çimentos në zonën e Fushë-Krujës. "Shqipëria, do të shndërrohet në një prodhues të rëndësishëm të çimentos në Ballkan"- ka deklaruar kryeministri. Një tjetër investim në këtë fushë është edhe ndërtimi nga kompania italiane "Fassa" i një tjetër fabrike të madhe për prodhimin e çimentos në Lezhë, investim me vlere 250 milionë euro. Duke konsideruar se varg-kodrat nga Fushë-Kruja tek Ura e Mesit përbëjnë lëndën e parë të cilësisë më të lartë për prodhimin e çimentos.
Kryeministri ka deklaruar se një sërë kompanish të medha kanë vendosur projektet e tyre për ndërtimin e fabrikave të tilla në këtë zonë.

Shekulli

Shikoni se kush natyrë do të shkaterrohet për tu kthyer në një gropë helmatisjeje gëlqereje Stop Injorancës


---- http://www.youtube.com/watch?v=kA7taaFQL4o

http://www.youtube.com/watch?v=Grwm2M_WTpU&feature=watch_response