Tuesday, March 20, 2012

Llozha e Madhe Shqiptare ka arritur më në fund kushtet për të marrë njohjen dhe miratimin ndërkombëtar

E ka vendosur Komisioni i Rinjohjeve Ndërkombëtare gjatë Konferencës së Mjeshtrave të Mëdhenj në Amerikën Veriore. Orienti i Madh i Italisë gjithmonë në anën e vëllezërve të Shqipërisë.

Vetëm pak vite më parë dukej si një ëndërr: Ngritja e shtyllave në Tokën e Shqiponjave, ndërsa sot ai është një realitet, në zemër të Vëllazërisë Universale.

Gjatë punimeve të Konferencës së Mjeshtrave të Mëdhenj të Amerikës së Veriut, që u mbajt në Atalanta, në kryeqytetin e shtetit të Gjeorgjisë (USA), u ngrit Komisioni i çmimeve ndërkombëtare, i cili ka detyrën e verifikimit të plotësimit të kërkesave themelore të Llozhës së Madhe ndërkombëtare vëllazërore.

Mjeshtri i Madh i Orientit të Madh të Italisë, Gustavo Rafi, ka ilustruar dhe argumentuar para kërkesës së Komisionit për njohjen e Llozhës së madhe të Shqipërisë, të përbërë dhe shenjtëruar prej Orientit të Madh të Italisë Tetor 14, 2011.
Këtë mëngjes, Komisioni publikoi raportin e tij, duke deklaruar se Llozha e Madhe shqiptare i plotëson të gjitha kërkesat për të marrë njohjen ndërkombëtare.

Vëllezërit e Orientit të Madh të Italisë - Palazzo Giustiniani, me dashuri vëllazërore përqafon Mjeshtrin e Madh të Shqipërisë, Elton CACI dhe të gjithë vëllezërit shqiptarë të bindjes.

Tani edhe më shumë së bashku, për të mirën e njerëzimit, një shenjë e ndërtuesve të botës së lirë.

Burimi: http://www.grandeoriente.it/index.php?option=com_content&view=article&id=2480%3Aatlanta-21-febbraio-2012-la-gran-loggia-di-albania-ha-i-requisiti-per-poter-ottenere-i-riconoscimenti-internazionali&catid=27%3Aeventi-e-news&Itemid=12

P.s Orienti, nënkupton lindjen, si koncept gjeografik.

Edhe sikur ta marrim të mirëqenë faktin se kjo llozhë masonike shqiptare, do ndikojë, pozitivisht apo negativisht qoftë, në realitetin shqiptar dhe për të ardhmen tonë të përbashkët, pse brenda sqetullës së tartarukeve italianë?


P.s Si e ndryshon realitetin një organizatë e tillë, e cila nuk ka qasje në politikë dhe në politikën e saj, ka në qendër vetëm paqen?

Në rast se i përket tashmë një llozhe ndërkombëtare, a përfaqëson interesat shqiptare, apo interesat dhe problematikën ndërkombëtare?

Si përzgjidhet hiearkia e tyre? Cili ua ka shkruar "kushtetutën" dhe cilat janë disa prej veprave të tyre, për të justufikuar ekzistencën e tyre si organizatë?

Shkroi dhe përktheu: Stop Injorancës

1 comment:

Unknown said...

keta jan vellezerit e grekeve dhe serbeve,nen udheheqjen e masonerise se breshkave,kjo nuk eshte masoneri,eshte financim nga armiku ne menyre te re...mund te shikoni cberi janullatusi per 101 vjetorin e pavaresise se Shqiperise,dhe cfare beri shteti grek ne kufij duke bllokuar hyrjen e daljen e shqiptareve ne kufi,dhe duan paqe me armikun qe na sulmon perdit..................