Tuesday, June 17, 2014

Eshtë Amerika e viteve 50', apo Shqipëria e vitit 2013-të?

Në shumë aspekte të ndryshme, Shqipëria është si një Amerikë e vogël... 50 vjet më parë.
Kështu pra, nisni të kujtoni atë kohë për të cilën prindërit ju flisnin rreth historive, psh sesi shkonin për në shkollë duke rrugëtuar përmes dëborës të hapur në të dyja krahët.
Për ato ditë kur ju mund të luanit me shokët tuaj në rrugë gjithë ditën dhe të ktheheni në kohë mrekullisht, pa u përplasur me qortimet e njëpasnjëshme të nënës tuaj të shqetësuar.
I keni parasysh ato kohët kur njerëzit i besonin njëri-tjetrit, kur komshinjtë ju thërrisnin në emër apo kur shitësit tek ju shihnin duke ecur përbri lokalit të tyre ju pyesnin për shëndetin e prindërive, në vend që në mënyrë të dyshimtë të hedhin sytë tek kamera e sigurisë, siç bëjnë sot?

Ka plot arsye pse unë e dashuroj marrëzisht këtë vend, por më kryesorja është që njerëzit e këtushëm, janë të mirë.
Vërtetësisht të mirë!
Nuk kërkojnë forcërisht t'iu imponojnë mendimin e tyre, apo t'iu bindin se jeni gabim.
Në të vërtetë, është plotësisht e kundërta.
Ata duan të flasin dhe ju lejojnë ti tregoni çdo detaj të mundshëm rreth jetës, apo familjes tuaj. Dhe për habinë time, është diçka e cila më pëlqen.

Kur erdha për herë të parë në Shqipëri, qartësisht shqipen, nuk e njihja mirë. Por s'kishte rëndësi, u kapërdita gjithë kohës duke u përpjekur të blija gjëra e të mbijetoja me shqipen time të çalë. Por shitësit e dyqaneve ma shuan frikën e numrave që më kishte persekutuar gjithë jetënkur në shumë raste tufatesha para tyre duke i vështruar me një habi të plotë. Kështu që zgjodha zakonin të hapja portofolin dhe ti lejoja ata të merrnin në të, aq lekë sa kushtonte ajo që sapo kisha blerë. Ata do të fusnin duart e tyre mbi kartën time të kreditit, përmes lekëve të mia prerje prej 50 eurosh dhe duke tërhequr vetëm një qindarkë 20 lekëshe, do më buzëqeshnin dhe do më përshëndesnin duke thënë "Mirupafshim".

E kështu sot, pata një tjetër përvojë mbresëlënëse, e cila më kujtoi sesa shumë do më duhej mua të përshtatesha përsëri me SHBA-në. Atje pas në vendin tim, tim, tim, atje ku njerëzit janë përfshirë në teknologji aq shumë, sa me të cilët nuk mund të shkëmbesh një buzëqeshje teksa shkëmbehesh në rrugë.
Mos më keqkuptoni, jam amerikane dhe plotësisht krenare për këtë. Dhe unë jam sjellë pikërisht kështu si ata më sipër, kur jetoja në Uashington (dhe pse më vjen kaq turp, tani ta pranoj).

Kështu gjithsesi, historia ime nisi këtë mëngjes, kur mora biçikletën time në dyqanin ku riparohen ato. Biçikleta ime kishte një gomë të shpuar dhe një veshje të ndryshkur dhe me ardhjen e sezonit të ri shkollor do më duhej detyrimisht ta rregulloja. Por kur mbërrita për tek dyqani, ai ishte i mbyllur. As nuk e çoja fare nëpër mend që në atë gjendje ta merrja edhe njëherë biçikletën për në shtëpi pas. (Nuk mund ta tërhiqja dot as prej gomës së saj të çarë)

Po atëherë ç'bëra?
Thjesht e lashë aty. Fiks kështu.

E mbështeta pas derës, me bindjen e plotë që do ta gjeja pikërisht atje, kur të kthehesha më vonë. Pas 8 orësh shëtitje nëpër qytet, takimesh me miq e gjithçka kisha për të bërë, u ktheva përsëri për tek dyqani.
Hodha një sy përreth këndit dhe nuk po e shihja biçikletën time. Më kapi frika. Biçikleta kushton afro 100 euro dhe momentalisht nuk mund ta përballoja një biçikletë të re. Duke u afruar gradualisht për tek dyqani vura re se ai ishte hapur. Fillova të shpresoj që biçikleta ime të mos ishte vjedhur. Futa kokën brenda dhe me mirësjellje fillova t'iu shpjegoja situatën duke pyetur nëse biçikleta ime ishte aty. Ai më dha një buzëqeshje të madhe dhe në shqip ma ktheu "Po, sigurisht. Më kujtohet biçikleta juaj, e kam riparuar edhe njëherë tjetër, mos gaboj. (Kjo kishte ndodhur para 8 muajsh dhe ai e mbante mend)
Ai e kishte futur biçikletën time brenda dyqanin të tij, e kish rregulluar dhe e kishte vendosur diku në kënd, gati për mua kur të kthehesha.

A mund ta imagjinoni që qoftë edhe për një milion vite kjo mund të ndodhë në ndonjë vend tjetër të botës moderne?

Jo vetëm që riparuesi nuk përfitoi nga një biçikletë e palidhur, por atij as që iu duk e çuditshme të gjente një biçikletë pas derës së dyqanit të tij. Ai mundej lehtësisht ta linte aty dhe të vazhdonte punët e tij. Përkundrazi, e pa biçikletën, e ndreqi dhe vazhdoi punën e tij pa çuar asgjë tjetër ndërmend.
Hej Dreqin, sa e dua këtë vend!

Jam kaq shumë mirënjohëse që jetoj në një vend ku ti ke kaq shumë besim tek njerëzit, të cilët s'ta vjedhin biçikletën edhe kur e gjejnë të palidhur.
E gjithashtu mirënjohëse të jetoj në një vend ku njerëzit të njohin ty, ku komshinjtë interesohen për ty. (Komshiu i riparuesit të biçikletës, i kishte thënë se një bjonde e kishte lënë biçikletën aty)
Jam kaq mirënjohëse që jetoj në një vend ku njerëzit janë vërtetësisht të mirë dhe kujdesen ndaj njëri-tjetrit.

Ky vend në të cilin ju mund të hyni nëpër dyqane dhe të blini me kredit. Nuk po nënkuptoj kartën e kreditit. Dua të them që ju merrni gjërat që dëshironi edhe pse nuk i keni momentalisht lekët dhe ktheheni një tjetër ditë për ti paguar. Dhe nëse ke mbetur 5 cent mangët në një market, s'ka problem. Jep sa të kesh në xhep.
Zakonisht kam gjithmonë leksione për të fotokopjuar dhe nuk paguaj asnjëherë kur jam vonë për në shkollë. Por zonja e dyqanit nuk e prish terezinë aspak. Përkundrazi, iu kërkon leje të tjerëve që të më fusë edhe pa rradhë, në rastet kur jam me vonesë. Pastaj më shtyn të nxitoj duke më thënë se lekët t'ia jap, kur ti kem.
Eshtë një gjë e mrekullueshme.

Më kujton ato kohë, të cilat prindërit i kujtonin shpeshherë mes tyre me frazën:
"A të kujtohet atëherë..."?

S'është më mirë, s'është më keq.
Eshtë thjesht ndryshe.

Danine Smith, një punonjëse amerikane e Korpusit të Paqes http://daninesmith.wordpress.com/2013/09/26/is-it-1950s-america-or-2013-albania/

Përktheu: Stop Injorancës !

1 comment:

Unknown said...

Me behet qefi per vendin tim por do isha shum i gezuar po te ishin me njeri tjetrin kaq komunikus dhe kaq te respektueshem sa me kete zonj.mos e kemi vetem me te huajt kete gje!