Monday, December 21, 2009

Lidhjet virtuale !

Duke kaluar një kohë të gjatë në internet gjatë punës apo thjesht për tu argëtuar gjatë kohës tonë të lirë, ne shpesh këmbejmë informacione me njerëz të tjerë dhe ndajmë eksperienca nga më të ndryshmet. Por duke u aktivizuar në disa faqe të caktuara, tek të cilat argëtohemi apo informohemi, me kalimin e kohës natyrshëm fillojmë të përzgjedhim midis anëtarëve të ndryshëm, disa anëtarë me mendimet e së cilëve shpesh pajtohemi.


Nëse gjatë jetës tonë normale, flasim dhe komunikojmë mesatarisht me 20 persona në ditë, virtualiteti na jep mundësinë të flasim me 10-fishin e këtij numri, duke e rritur propabilitetin që në mes të mijëra njerëzve të ndryshëm, të rastisim edhe në njerëz me preferenca apo interesa të përbashkëta.
E kështu interesi ndaj këtyre komentuesve, postuesve, që gjithsesi janë njerëz si ne, nis të na rritet gjithmonë e më shumë.



Përmes shkronjave pas një monitori, çdokush prej nesh zhvishet nga komplekset apo ndrojtja dhe shfaqet pothuajse lakuriq në mendimet e tij. Ndoshta edhe më lakuriq sesa mund të shfaqet në jetën e tij reale.
Mund të ndodhë shumë lehtë, që nëse do të replikonim virtualisht, pa ditur, me një mikun tonë të ngushtë, mund të krijonim një antipati, e cila do të ishte pengesë për të krijuar atë afrimitet, që ne tashmë kemi me të realisht. Gjithashtu mund të krijojmë simpati edhe për individë, me të cilët në jetën reale nuk do tentonim kurrë...

Veç shoqërisë virtuale që ne mund të krijojmë, mund edhe të na lindin ndjenja për një anëtarë X të komunitetit ku ne virtualisht bëjmë pjesë.

Mungesa e komunikimit të drejtëpërdrejtë i jep liri imagjinatës tonë, e cila mund të hiperbolizojë cilësitë e personit virtual me të cilin komunikojmë dhe njëkohësisht duke i fshehur disa të meta, zakone apo huqe fizike, të cilat mbase do të ndikonin negativisht nëse kontakti do të ishte real.

Jo vetëm njerëz të dobët dhe me jetë emocionale përgjithësisht të varfër do të joshen nga të tilla kontakte virtuale, që për një shoqëri të hapur, nuk ka asnjë arsye përse një konsideratë e caktuar për dikë, mos të konkretizohet me një takim real, të cilitdo qëllimi. Veçse këtu do të shikoni sesa real ka qenë përjetimi juaj, sesa e vërtetë ka qenë magjia.
Jo pak njerëz janë njohur virtualisht, por virtuale ka qenë vetëm rruga apo mënyra e njohjes dhe më pas janë dashuruar vërtetë apo edhe kanë përfunduar në altar, por për hir të së vërtetës, pjesa më e madhe e këtyre takimeve sjell vetëm zhgënjim.

Kujdes !

Ashtu siç mund të lindin të ashtëquajturat dashuritë virtuale, në të njëjtën mënyrë lindin edhe tradhëtitë virtuale.

Kur dy njerëz bashkëjetojnë, hasin probleme dhe përplasen me shumë beteja të jetës reale, e cila ndikon në raportet mes çiftit. Pikërisht në këtë moment të jetës tënde shfaqet një personazh virtual që ju mbulon me komplimentat që ju mungojnë, që ju jep falas zgjidhjet e çështjeve, që ju nxit të dilni prej monotonisë apo ju fton të rijetoni emocione. Mos bini pre e këtyre joshjeve, zakonisht pasojat janë vërtetë fatale...

Ndoshta falet të gabojmë ndaj personit me të cilin ramë në dashuri, por nuk është e njëjta gjë edhe të gabojmë me personin me të cilin po kryejmë një tradhëti (S.I)

Gjithashtu anonimati ka edhe efektet e tij negative. Njerëz të ndryshëm mund të krijojnë në virtualitet, pikërisht një stereotip i cili i mungon në jetën reale, mund t'iu vjedhin informacione personale jashtëzakonisht të domosdoshme, mund t'iu përndjekin, mund të eksperimentojnë me ju, mund t'iu provokojnë apo qoftë edhe kërcënojnë.



Nuk ekzistojnë dashuri virtuale. Virtuale është vetëm mënyra e njohjes, sepse nëse kjo njohje mbetet vetëm virtuale, po aq çuditshëm sa kjo simpati lind, po aq çuditshëm edhe zhduket.


Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Qëllimi (nuk) justifikon mjetin !

Kanë kaluar mbi 5 shekuj që nga koha kur shkrimtari filozof, themeluesi i shkencës politike, Nikolo Makiaveli, shpalos se "Qëllimi justifikon mjetin".

Por a është ende e vlefshme sot shprehja e tij, që dikur justifikonte barbaritë që kryheshin nëpër lufta ?

Qëllimet tona janë vërtetë thelb i ekzistencës sonë, por a mjaftojnë qëllimet tona për të përdorur çdo mjet, për ti realizuar ato ?

Nëse qëllimi e justifikon mjetin, atëherë padyshim çdo mjet i përdorur është i drejtë, është me vend. Por a mund të jetë çdo mjet që përdorim, i justifikueshëm ? Marrim si shembull qëllimin e thjeshtë të çdo qënieje njerëzore, "qëllimin për tu pasuruar". Të gjithë jemi koshient që shumë nga mjetet që njerëzit përdorin për t'u pasuruar, janë të jashtëligjshme, ua justifikon vallë këto mjete qëllimi i përbashkët i "pasurimit" ?


Në shoqërinë postmoderne të së sotmes, duhet të kuptojmë njëherë e mirë, që mjeti është më i shenjtë, se cilido qëllim !

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Del arkivi i sigurimit kundër gjuhëtarit. Dosja: Selman Riza.

Për të kuptuar se ç’ngjyrë e ç’shije ka e vërteta, na lipset të presim, ndonjëherë edhe gjatë, deri sa të gjejmë burimin e saj. Për shumë ngjarje e personazhe nga koha e diktaturës në Shqipëri, kjo e vërtetë gjendet në dokumentet e rezervuara me shënimin “sekret” brenda dosjeve të Sigurimit të Shtetit, shumë prej të cilave ende rrinë të kyçura.

Në rastet kur ndonjë prej atyre dosjeve hapet, bashkë me to hapet edhe porta e rëndë e së vërtetës. Kështu ka ndodhur dhe me Selman Rizën, gjuhëtarin dhe studiuesin e pakompromis, një personazh i mbikëqyrur e i survejuar në çdo çast të jetës së tij, i spiunuar dhe i penguar shpeshherë dhe nga kolegët më të afërt. E vërteta në rastin e tij është tashmë kaq e perceptueshme! E kjo falë vullnetit dhe dëshirës së një studiuesi nga Kosova, akademikut të mirënjohur, Rexhep Ismajli, i cili për fat, duket se është nga të rrallët që s’bën dot kompromise në kurriz të së vërtetës. Libri i tij “Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës”, i mbushur plot e përlot me dëshmi e dokumente, hedh dritë mbi gjithë atë komedi tragjike që u luajt në kurriz të Selman Rizës për më shumë se 30 vjet, deri në çastin kur ai mbylli sytë.



Si dhe pse u survejua? Nga kush? Çfarë kishte bërë ky intelektual që nuk i shkonte për shtat regjimit, rretheve ku ai punonte, kolegëve të tij, të njohurve të rastësishëm.... Çfarë i duheshin regjimit çastet më të zakonta të jetës së tij, ora kur dilte në mëngjes nga shtëpia, rruga nga kalonte, dyqani ku blinte bukën, apo gruaja që e shoqëronte, e që agjenti që raporton, e cilëson: “Mendohet të jetë gruaja e tij, sepse i futi krahun...”!

Me një ndjenjë neverie që të trondit, mund të kalosh faqe të tëra nga raportet e survejimit që hartonin çdo ditë agjentët e Sigurimit me nofka të çuditshme si “Jaku”, “Gjenevreku”, “Bleta”, “Taraboshi”..... Por një tjetër ndjenjë, këtë herë keqardhje, të kaplon kur në raportet e tyre hasen emra personazhesh të njohur të botës së studimeve, prej të cilëve vilen informata, merren komente, zbulohen imtësi rreth gjithçkaje që bënte Selman Riza.
Në këtë 100-vjetor të lindjes së tij, ky botim prestigjioz i Rexhep Ismajlit na jep mundësinë të zbulojmë një prej të vërtetave të regjimit me të gjitha ngjyrat dhe shijet e saj.
Një pjesë të kësaj të vërtete po e sjellim përmes kësaj specialeje të titulluar “Dosja Riza”, edhe për lexuesit tanë që nuk kanë mundësinë ta kenë në dorë këtë libër, njëkohësisht duke kërkuar dhe mirëkuptimin e personazheve të përmendur në dokumente, një mirëkuptim në shenjë mbështetjeje për këtë të vërtetë që e mban peng edhe sot e kësaj dite shoqërinë tonë.

Selman Riza dhe Çabej

Më 24 qershor të vitit 1963, gjuhëtari Selman Riza nis të shkruajë një letër që e tit ullon “Letër përgjegjësve”. Është i prekur nga një padrejtësi. Pret t’i botohet një studim kritik mbi rasat e gjuhës shqipe. Më saktë dy shtojca, të cilat nuk po gjejnë miratimin nga kolegët e tij. Riza ankohet se kolegu i tij Eqrem Çabej po i bëhet pengesë për këtë botim me të padrejtë.
Çfarë kundërshtish kishin lindur mes tyre?
A ishte ky rast i vetëm i përplasjes së dy gjuhëtarëve të mëdhenj? Kjo letër, të cilën e botojmë të plotë, shkëputur nga libri më i ri i akademikut kosovar, Rexhep Ismajli, “Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës”, është në të vërtetë vetëm maja e ajsbergut nga gjithë ajo marrëdhënie aspak miqësore që ekzistonte me Rizës dhe kolegeve të tjerë. Por, marrëdhënia më e veçantë është ajo me Çabejn, një shkencëtar i madh i gjuhës, të cilin Riza e vlerësonte mjaft, por edhe e kritikonte hapur në shumë pika për të cilat ai nuk ishte dakord me të. I vënë në shënjestër nga regjimi, Selman Riza u përndoq në çdo hap të tij.

Survejohej, spiunohej nga kolegët. Arsyet e këtyre qëndrimeve?

Duket gjithçka vinte nga karakteri i tij i pakompromis, por dhe nga përmasat e tij si shkencëtar që jo rrallë herë ngjallte zili e xhelozi.
Studiuesi Ismajli e portretizon kështu Selman Rizën: “Si dije dhe si kulturë, në të gjitha aspektet impononte respekt. Në biseda ishte substancial, i matur dhe i vendosur...Kur shtronte ndonjë çështje, do të kishte patjetër një brendi debatuese, do të ngjallte gjithsesi debat. Nga leximet më është dukur i një natyre heterodokse, dijetar që diskutimin e kishte ngritur në nivel parimi. Heterodoksia, qëndrimi debatues dhe mospajtues me mendimin që donte të etablohej, mospajtimet me dogmën ideologjike-shkencore, diskutimet mospajtuese me kolegë, ndëshkimi për idetë e tij dhe për kërkesat e natyrës organizative të punës shkencore, të gjitha këto dhe qëndresa krijuese, e bënin atë disident...”.
Për të kuptuar diçka më shumë nga ky personazh dhe kundërshtitë që ai ngjallte, kërkojmë disa mendime nga studiuesi Ismajli, duke u ndalur pak më tepër në marrëdhënien e tij me Çabejn...

Në vitin 1963 është zhvilluar një debat i gjerë mbi një vepër të Selman Rizës, ku ky i fundit përballej më së shumti me Eqrem Çabejn. A mund të risjellim në vëmendjen e lexuesve të sotëm thelbin e këtij debati?

Çfarë shkruante Riza në “Shtojcat” dhe në ç’pika e kundërshtonin koleget e tij? Pse mund ta ketë penguar realisht Çabej dhe M. Domi atë botim, siç e përmend Riza në letrën e 24 qershorit të këtij viti?

Nga diskutimet që kam ndjekur në dokumentacion, në Institutin e Shkencave, pastaj Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, janë shqyrtuar dorëshkrimet e anëtarëve të sektorit. Ndonjëherë janë trajtuar edhe formulimet më të vogla, sikur të ishte fjala për një dorëshkrim kolektiv. Ndonjëherë ishin mbajtur disa seanca diskutimi për një vepër. Diskutimi i tillë i ka epërsitë e veta, por ka pasur dhe pasoja që nuk më duken pozitive: autocensura, kontrolli i tepërt, frika etj.
Selman Riza ka qenë i debateve. Në Tiranë, qysh më 1957-‘58 kishte shtruar çështje teorike të sinkronisë/ diakronisë dhe të të ashtuquajturave mbetje në sistemin aktual të gjuhës nga një sistem më i hershëm. Ato seminare kishin mbetur të pabotuara. Sipas tij, kishte pasur diskutime me kolegët.
Riza ka pasur diskutime edhe me Xhuvanin, Çabejn, Domin, Priftin, Floqin, më vonë me Agalliun, Demirajn e kolegë të tjerë, për çështje të ndryshme gjuhësore. Në studimin për Nyjat e shqipes (vështrim historik, 1959, 1962 dhe 1964) Riza mund të kishte qenë kritik ndaj ideve të traditës albanistike, përfshirë të Çabejt, për prejardhjen e nyjës shquese dhe për proceset e prapavendosjes së saj, ndërsa në studimin për Rasët në shpjegimet e ndryshme historike. Riza kishte raportuar për veprën e Çabejt Studime etimologjike të shqipes, të paraqitur për disertacion doktorate dhe në atë raport gjejmë një vlerësim me superlativa: Riza mendonte se për një të atillë vepër në kultura më të përparuara autori mund të bëhej anëtar i akademisë, ndërsa në këtë rast, duke i dhënë Çabejt gradën Doktor i Shkencave, nderohej komisioni jo Çabej; me këtë vepër Çabej nderonte kulturën dhe kombin. Vlerësimet e tij për veprën e Çabejt ishin të diferencuara. Nuk ishte kështu entuziast për shqyrtimet e tij morfologjike.
Në shkrimet e botuara Çabej nuk e ka përmendur punën e Rizës. Me rastin e diskutimit të monografisë historike për nyjat të Rizës dhe me rastin e diskutimit të veprës Emrat në shqipe, sistemi i lakimit, Çabej kishte diskutuar. Në veprën e fundit të Rizës, ku ishte evituar diskutimi për periodizimin e historisë së gjuhës dhe për çështje të tjera nga të historisë së mbaresave rasore etj, të tjerët kishin kërkuar që Riza të jepte referime më të plota dhe të shpjegohej për disa qëndrime, çka ai kishte bërë në dy shtojcat, të cilat ishin bërë objekt diskutimesh të gjera në Sektor. Në Shtojcat është diskutuar për periodizimin e historisë së shqipes, për prejardhjen e mbaresave rasore, për çështje të nyjave e gjëra të ngjashme.
Duket se kundërshtive mes këtyre dy personaliteteve mund tua gjejmë gjurmët që në botëkuptimin e tyre, apo shkollave të cilave i përkisnin.

A ka pasur kudërshti të tjera profesionale mes tyre?

Ka pasur dhe një diskutim tjetër me pasoja polemizuese: komentet e Rizës për konceptet gramatikore të S. Frashërit dhe të K. Kristoforidhit. Dorëshkrimi i Rizës për foljet, që u botua vetëm pas vdekjes më 1994, po ashtu kishte qenë objekt diskutimesh të gjera, për të cilat Riza kishte lënë ndonjë përgjigje, po ashtu. Në procedurën e diskutimit për veprën Emrat, pas shumë shoshitjeve, Riza mendonte se Sektori ishte gati për vendim përfundimtar dhe se në atë diskutim do të shfaqej mendim pozitiv për botimin e veprës. Një mendim duhej ta jepte dhe Çabej si recensent. Si duket, Riza mund të ketë kujtuar se Çabej po ia vononte recensionin pa arsye. Kështu ishte krijuar një situatë, më duket, e ngarkuar me moskuptime të ndërsjella, me ç’rast mospajtimet midis dy gjuhëtarëve e dijetarëve të shquar dhe të vetëdijshëm për staturën e tyre, sa vinin e theksoheshin.
Një pjesë e mirë e mospajtimeve midis Çabejt e Rizës u detyrohet dy mënyrave të të menduarit për çështje të gjuhës, dy shkollave të ndryshme të të menduarit për gjuhën, sidomos për studimin historik të gjuhës. Kjo mund të jetë ngatërruar më tej me kompetencat e ndryshme në fusha konkrete (morfologji, etimologji, fonetikë historike, filologji etj).
Por diskutimet më të mëdha Riza do t’i ketë pasur me A. Kostallarin, lidhur me prioritetet e Institutit – hartimi i kursit të plotë të leksikografisë-leksikologjisë bashkë me fjalorin e mesëm në afate më të shpejta, duke kundërshtuar mbërthimin e forcave të rëndësishme me fjalorë rusisht-shqip dhe e kundërta. Këto diskutime kishin përfshirë dhe drejtimin e Institutit. Ne nuk mund ta dimë as intensitetin, as pikarritjen e atyre diskutimeve.

A ekzistonte në atë kohë mes shkencëtarëve e studiuesve respektimi i mendimit ndryshe?

Duket se diktatura me mjetet e saj kishte depërtuar edhe në psikologjinë e këtyre intelektualëve...
Sa i përket respektimit të mendimit ndryshe midis shkencëtarëve në atë kohë në Shqipëri, për çka më pyetnit, nuk jam ai që mund të thotë diçka më të saktë. Përshtypja ime është se diskutime kishte pasur, se në ato diskutime kishte edhe argumentime të natyrës ideologjike, çka do të thotë se studiuesit duhej të kishin shumë kujdes për çka po thoshin. Në tendencën e theksuar për të nxjerrë vetëm të vërteta univoke, çka synonte diskutimi i asaj natyre, kishte rrezik që mendimet e dikujt të merrnin vulën e të qenit ortodokse (pra të doksës së drejtë), ndërsa të tjerat jo. Selman Riza, natyrë heterodokse, i pabindur për ide (marksiste) si njësia e gjuhës me mendimin, për zbatimin e drejtpërdrejtë të marksizmit në gjuhësi, kundërshtar i ngatërrimit të shkencës me politikë, mosrespektues i floskulave ideologjike për gjuhësinë marksiste-leniniste etj, herët a vonë do të binte në grackat e sistemit, ndërsa me atë rast mund t’i interpretoheshin krejt ndryshe diskutimet e një natyre tjetër shkencore. Të gjitha këto, prej pozitës sime vetëm mund të hamendësohen.



Si do ta përshkruanit në disa rreshta karakterin e intelektualit Selman Riza? Po ambientin ku atij iu desh të jetonte, të studionte, të botonte…, me pak fjalë, të ndërtonte jetën e tij si intelektual i përmasave që realisht kishte?

Selman Rizën e kam njohur për pak kohë dhe vetëm në intervale të shkurta. Si dije dhe si kulturë, në të gjitha aspektet impononte respekt. Në bisedat ishte substancial, i matur dhe i vendosur. Nuk bisedonte për gjëra të rastit, nuk pyeste shumë. Komentet i kishte të kufizuara. Kur shtronte ndonjë çështje, do të kishte patjetër një brendi debatuese, do të ngjallte gjithsesi debat. Nga leximet më është dukur i një natyre heterodokse, dijetar që diskutimin e kishte ngritur në nivel parimi. Prej këndej buronte qëndrimi i tij kritik, duke përfshirë dhe veten. Në çdo situatë reflektive synonte risinë. Ishte origjinal dhe kërkestar në shprehje në raport me mendimin që do të kumtonte, jo në raport me bukurinë e shprehjes. Në një mjedis ku ka vetëm një doksa të konsakruar zyrtare ishte për të pritur që një natyrë e atillë të kishte ndonjë vështirësi. Heterodoksia, qëndrimi debatues dhe mospajtues me mendimin që donte të etablohej, mospajtimet me dogmën ideologjike-shkencore, diskutimet mospajtuese me kolegë, ndëshkimi për idetë e tij dhe për kërkesat e natyrës organizative të punës shkencore, të gjitha këto dhe qëndresa krijuese, e bënin atë disident. Selman Riza ishte shumë punëtor dhe me këtë shpesh i tejkalonte tundimet e tij kritike, i superonte disa prej situatave potencialisht të diskutueshme me të tjerët në kohë të papërshtatshme. Vetëm këmbëngulja në punë i shpjegon gjithë ato realizime veprash të botuara dhe të tjerash të lëna dorëshkrim në një kohë kaq të shkurtër dhe të ngarkuar me kaq shumë tensione.

Intervistoi: Admirina Peçi, G. Shqiptare

Sunday, December 20, 2009

Zyrtarët që nuk paguajnë taksat

Në listën e borxhlinjve edhe emrat e ministrave Olldashi, Basha, Tafaj, Nishani, Vasili


Zv.ministri i Punëve të Brendshme dhe anëtari i këshillit Bashkiak, Ferinand Pone, prej tre vitesh nuk paguan detyrimet.


Mospagimi i detyrimeve ndaj komunitetit duket së është kthyer në modë nga funksionarët që drejtojnë shtetin. Me sa duket, reformat dhe përpjekjet për t'u anëtarësuar në familjen e madhe Evropiane, u hanë shumë kohë dhe energji sa nuk mund të gjejnë një hapësirë kohore (se lekët nuk u mungojnë) për të paguar detyrimet ndaj familjes së vogël, qytetit ku jetojnë.



Bashkia e Tiranës, tashmë prej disa vitesh, në fund të vitit publikon listën e zezë të debitorëve të pushtetit lokal në kryeqytet. Në krahasim me vitin e kaluar, lista e 2009-ës është më e reduktuar, megjithatë e mbushur me emra të rëndësishëm.


Në krye të listës së emrave publikë, borxhlinj ndaj pushtetit lokal, është emri i zv.ministrit të Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Lokal. Pone, njëkohësisht kryetar i grupit të djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës, është i pari që çirret dhe bën moral në sallën ku vendoset për kryeqytetin, për nivelin e ulët të vjeljes së tarifave dhe taksave vendore nga pushteti lokal.


Është e habitshme se si Pone, i cili në sallën e Këshillit Bashkiak do të zgjidhë çdo detaj, në të vërtetë ka harruar tre vite me radhë që të paguajë taksën vendore. Zoti Pone, nuk paguan taksat vendore që nga viti 2007, ndërkohë që edhe dy javë duhen që të kalojmë zyrtarisht në vitin kalendarik 2010. Por, Pone nuk është i vetmi që ka lënë pas dore detyrimet e tij si qytetar i Tiranës.

Në listë është edhe emri i Ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, ish-kandidati për karrigen e kreut të Bashkisë në vitin 2007. Vetë Olldashi që pretendonte të drejtonte punët e gjithë kryeqytetit rezulton se nuk ka paguar taksën e ndërtesës, pastrimit dhe gjelbërimit që nga viti 2008-të.




Ai nuk është i vetmi ministër, që nuk ka pasur kohë të paguajë taksat, me tej në listën e zezë të bashkisë, figurojnë edhe emrat e ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani, ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, si dhe ministrit të Shëndetësisëm Petrit Vasili. Që të katër këta ministra duket se nuk i binden ligjit për herë të parë, pasi në vitet e mëparshme kanë shlyer çdo detyrim.


Mungesa e korrektësisë në pagimin në kohë të taksave vendore, ose mospagimi në tërësi i tyre, vihet re edhe te niveli i dytë i pushtetit ekzekutiv, e thënë ndryshe tek ofiqet e zv.ministrave. Krahas zv.ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Pushtetit Lokal, Ferdinand Pone, debitorë ndaj pushtetit lokal, janë edhe kolegë të tij që mbajnë numrin 2 në dikastere.


Ashtu si Pone. edhe Edit Harxhi, zv.ministre e Jashtme, Iva Zajmi, zv.ministre e Brendshme dhe Eno Bozdo, zv.ministrër i Ekonomisë dhe Energjetikës, që prej 2007 nuk paguajnë detyrimet e tyre si qytetarë të Tiranës.


Taksat vendore, që duhet të shlyejnë qytetarët, dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as ata që kanë funksione shtetërore, janë tre; taksa e ndërtesës, e pastrimit dhe e gjelbërimit. Afati i parë i shlyerjes së detyrimeve është muaji shtator.


Pas muajit shtator, aplikohet sanksioni ligjor. Nëse një qytetar nuk ka paguar taksat vendore në përfundim të muajit të nëntë të vitit kalendarik, nuk mund të përfitojë shërbime në administratën lokale, nuk mund të marrë qoftë edhe një certifikatë, e jo më të kryejë veprime të tjera ligjore.

Lista e funksionarëve shtetërorë që janë debitor në Bashki


Lulëzim Basha, ministër i Brendshëm
Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë
Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike
Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës
Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë
Ferdinand Pone, zv.ministër i Punëve të Brendshme
Edit Harxhi, zv.ministre e Jashtme
Iva Zajmi, zv.ministre e Brendshme
Zana Xhuka, zv.ministre e Mbrojtjes
Jorida Tabaku, zv.ministre e Integrimit
Nezir Haldeda, zv.ministër i Financave
Alfred Rushaj, zv.ministër i Financave
Neritan Alibali, zv.ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës
Eno Bozdo, zv.ministër i Ekonomisë Energjetikës
Edmond Haxhinasto, zv.ministër i Punëve Publike



Shekulli

Ky është shembulli ku projektohen masa, por me ndryshimin e vetëm që masat ndëshkohen...(S.I)

STOP Red Bull ?!

Red Bull shitet në më shumë se 100 vende në bote, ku marka e "Demit te kuq" shumë i famshëm edhe në Shqiperi, reklamohet në çdo moment si pije e mrekullive, madje në supermarkete mund të gjesh edhe pije të tjera energjitike, të cilat shiten në formate familjare (1.5 litra).


Red Bull eshte shume i konsumuar në Shqipëri, por askush nuk na ka folur per rreziqet.

Pse asnje TV apo gazete nuk informon publikun shqiptar mbi rreziqet reale ?


Me poshte do te flasim rreth demeve serioze qe i shkakton shendetit por dua te filloj nga nje fakt shume i rendesishem



RED BULL NDALOHET NE KETO VENDE:

ZVICER (1994),
Finland (2005),
Danimark,
Norvegji,
France,
Uruguaj,
Island.

RED BULL permban GLUCURONOLACTONE dhe kete mund ta shikoni edhe ne perberesit e saj, madje edhe vete RED BULL nuk e fsheh kete.
Por ajo qe RED BULL na fsheh jane efektet devastante te kesaj substance:

1. Eshte e rrezikshme ta pini nese menjehere nuk beni aktivitete fizike pasi efekti i saj rrit ritmet kardiake deri ne infrakt!

2. Ndalohet perzierja e RED BULL me alkol, sepse krijon nje "Bombe Mortale" qe ndikon ne Melçi duke krijuar deme te periparueshme.

3. Siç e ka demostruar edhe nje kerkim i BBC RED BULL maskon efektet e alkolit duke u bere shkak i shume aksidnteve. Ketu nuk mund te rrime pa permendur vdekjet e shumta qe kjo pije ka shkaktuar aq sa ka detyruar shume shtete ta ndalojne shitjen e saj.

Perberja kimike e Red Bullit
permban: Uje,Sheqer(Glukoze dhe Sacharoze),Lende Acidike(Natriumacetat dhe Acid Karbonik),TAURINE (0,4% si perberes kimik Kryesore),Glukoronolakton(0,24%), Kofein(0,03%),Inozit,Vitamine(Niacin,Acid Panthonik,B6,B12)Aroma,Lende ngjyrosese(Riboflavin)
te gjitha lendet fitohen dhe ne menyre sintetike.

TAURIN(C2H7NO3S)- ne Kimi e quajtur edhe si Acidi 2-Aminoethansulfon eshte nje acid organik me nje grupe acidike,qe ben pjese ne Aminoacide.Per dallim nga Aminoacidet,permban nje Grupe te Acidit Sulfonik ne vend te grupes Karboksile(e cila eshte tipike per Aminoacidet) dhe nuk mund te formoje Peptide.
Kjo substance u zbulua per here te pare nga Kimikanet Leopold Gmelin dhe Fridrich Tiedemann,te cilet kete substance e izoluan nga Vreri i Demit nga ku e morri dhe emerin trivijal - Taurine rrjedh nga latinishtja qe dmth.Vreri i Demit


Vetit Kimike dhe Fizike:
Taurina eshte nje substance e bardhe kristaline.Shkrihet ne 300°C dhe zberthehet ne uje(100g/L).
Industrialisht sintetizohet nga:Etani,Amoniaku dhe SulfitNatriumi.
Vetit Biologjike te Taurines:
Eshte nje lidhje kimike e pershtatshme per proceset biologjike.
Trupi i te rritureve prodhon vetevetiu Taurine,nga Aminoacidi Cystein.Nje i rritur me nje peshe prej 70 kg ,prodhon 70 gram Taurine ne dite.
Kjo Substance prodhohet ne Muskuj,Tru, Zemer dhe Gjak.

RREZIQET Shendetesore:
Konsumimi i tepert i RedBullit (2-5 Doza mbrenda 24 oreve) mund te shkaktoje: Pagjumesi,Gerdi,Kokedhembje,Zbehje,dhembje te Lukthit etj.
Keto simptome jane si rezultat i Kafeines dhe Taurines qe permban RedBulli.

Redbull-i mund të shkaktojë infarkt

Sipas rezultateve te nje hulumtimi nga Qendra Kardiovaskulare e spitalit mbreteror te Adelaides te Australise, vetem nje kanaçe me pijen e famshme energjetike, Red Bull, mund ta rrise rrezikun per sulm ne zemer, madje edhe te te rinjte dhe te personat e shendoshe.
Red Bull, qe eshte i pasur me kafeine, eshte mjaft i popullarizuar te studentet, sportistet, personat qe punojne naten etj., pasi qe mbulon lodhjen dhe aktivizon organizmin. Mirepo ne te njejten kohe kjo pije e ben gjakun te ngjizshem qe eshte parakusht per zhvillimin e problemeve kardiovaskulare, sie eshte infarkti. Nje ore pas pirjes se Red Bullit sistemi kardiovaskular nuk eshte normal. Vepron ngjashem sikurse sistemi i zemres dhe eneve te gjakut te personat me semundje kardiovaskulare. Keshtu, ne rast se Red Bulli kombinohet me stresin dhe shtypjen e larte te gjakut mund te jete vdekjeprures, pasi qe pengon funksionimin normal te eneve te gjakut duke rritur rrezikun per koagulimin e gjakut .


C'eshte e verteta nje kanace Red Bull, permban aq kafeine, sa permbajne 4 filxhane kafeje.Shoqeriajone.com