Monday, March 1, 2010

Në gjumë zbulohet personaliteti

Pozicioni që zemë kur flemë gjumë mund të sugjerojë anë të fshehta të personalitetit te secilit prej nesh.

NE GJUME ZBULOHET PERSONALITETI:

Sleep centre ne Edimburg(Skoci)ka qene nje nder qendrat e para universitareqe ka individualizuar nje lidhje ndermjet pozicionit qe zeme kur fleme e karakterit te personit.
Le te paraqesim kete studim:

1-POZICIONI I PARE eshte verejtur tek 41%te personavee quhet pozicioni i FETUSIT:
Keta persone flene te kthyer nga njera anee te mbledhur tek vetja.Kush fle keshtu eshte shume i ndjeshem,sidomos ndaj çdo gjeje qe te tjret mendojne per te.Shpesh eshte i ndojtur kur takon njerez te rinje,por nje here qe ka krijuar konfidence eshte shume e shoqerueshme.ne kete menyre flene me shume grate

2-POZICIONI I DYTE quhet pozicioni i TRUNGUT (i preferua tek 15% i personave):mlen ne njeren ane edhe keta por me krahet e kembet te shtrira.Keta individe jane zemergjere,te mikpritshem,shume te shoqerise,adhurojnete zhurmen e te rrine ne mes te njerezve,edhe nese jane te panjohur.U besojne shume te tjereve e ne pergjithesi konsiderohen si naive.

3-POZICIONI I TRETE quhet pozicioni i LAKMUESIT :flene ne njeren ane,me shpinen lehtesisht te perthyer e me krahet te shtrira perparasikur kerkon diçka.Jane pergjithesisht burrat qe flene keshtu.Keta persona kane nje karakter shume te hapur,por shpesh tregohen cinike e te dyshimte ndaj te tjereve Jane edhe shume te arsyetueshem,perpara se te marrin nje vendim pretendojne qe te njohin te gjitha faktet e rrethanat.Nuk nderrojne gati kurre ide

4-POZICIONI I KATERT quhet pozicioni i USHTARIT:flen me barkun sipere me krahet te shtrira afer trupit:kush fle ne kete menyre jane pergjithesisht shume te mbyllur,te heshtur,te rizervuar,nuuk shoqerohen shumee nuk u pelqen te rrine ne mes te njerezve.Eshte shume kerkues e i rrepte si ndaj vetes ashtu edhe ndaj te tjereve.Tendon te zgjedhe shoqeri si veten

5-POZICIONI I PESTE quhet pozicioni i PARASHUTISTIT:fle me permbyse me krahet te perthyerperpara e mbi jastek.Pavareisht nga emri i pozicionit,keta persona nuk pelqejne situatat e ambientet ekstreme.Edhe pse jane te shoqerise,te zhurmshem,ofendohen shume shpejt e nuk pranojne kritikat.

6-POZICIONI I GJASHTE quhet pozicioni i YLLIT TE DETIT:flene me barkun poshte e me krahet e kembet te shtrira e te larguara nga trupi.Te paktet persona qe flene keshtu(5%) jane shume te shkathet e bejne shume shpejt miqesi,sepse i kuptojne nevojat e te tjereve.Jane shpesh te gatshem te degjojne te tjeret e te ofrojne ndihmen atij qe ka nevoje Nuk preferojne te jene ne qender te vemendjes sepse jane te ndrojtur

Të vërtetat për një epokë të errët

INKUIZICIONI

Inkuizicioni mesjetar daton nga viti 1184, vit në të cilin Papa Luçi i III-të u dërgoi një listë herezish peshkopëve të Evropës dhe i urdhëroi ata që të merrnin një rol aktiv në përcaktimin e faktit nëse të akuzuarit për herezi qenë praktikisht fajtorë. Më shumë se të mbështeteshin mbi gjykata shekullare, zotërinj vendas apo deri të rrezikonin lançime nga egërsia popullore, peshkopët qenë ftuar të verifikonin akuzat për herezi në vetë dioqezat e tyre
Gjyqi që i bëhej të dënuarve për inkuizicion.

Për të kuptuar Inkuizicionin spanjoll, i cili filloi nga fundi i shekullit të XV-të, duhet ti hedhim një sy të shpejtë pararendëses së tij, Inkuizicionit mesjetar. Megjithatë, përpara se ta bëjmë, është e rëndësishme që të presupozohet se bota mesjetare nuk ishte bota moderne. Për njerëzit e Mesjetës feja nuk ishte diçka për tu kryer vetëm në kishë. Ishte shkenca e tyre, filozofia e tyre, politika e tyre, identiteti i tyre dhe shpresa e shpëtimit e tyre. Nuk ishte një preferencë personale e individit, por një e vërtetë universale e padiskutueshme. Kështu, herezia e godiste në zemër atë të vërtetë. Përveçse mallkonte heretikun, vinte në rrezik atë që i qëndronte në krah dhe prishte teksturën e komunitetit. Në këtë aspekt, evropianët mesjetarë nuk qenë të vetëm. Qëndrimi i tyre pranohej edhe nga shumë kultura në të gjithë botën. Praktika moderne e tolerancës fetare është relativisht e re dhe, gjithsesi, vetëm perëndimore. Autoritetet shekullare dhe ekleziale të Evropës mesjetare e përballonin herezinë në mënyra të ndryshme. E drejta romake e barazonte herezinë me tradhtinë.

Pse?

Sepse sovraniteti ishte i tillë prej delegimit hyjnor, përderisa me herezinë ishte e lidhur ngushtë një sfidë ndaj autoritetit mbretëror. Heretikët përçanin popullin, duke nxitur agjitacione dhe trazira. Asnjë kristian nuk besonte për faktin që Zoti e ndëshkonte një komunitet, i cili i lejonte herezisë të zinte rrënjë e të rritej. Për pasojë, si Mbreti, ashtu dhe qytetari i thjeshtë kishin arsyet e tyre të mira për të kërkuar dhe shkatërruar heretikët kudo që të kapeshin dhe këtë e bënin me kënaqësi. Një prej mjeteve më jetëgjata të Inkuizicionit është të qenit e tij një instrument shtypës i imponuar ndaj evropianëve nga një Kishë ambicioze. Nuk ka asgjë më të gabuar se kjo. Në realitet, Inkuizicioni solli rend dhe drejtësi, duke i penguar ekzekutimet masive të heretikëve.

Kur banorët e një fshati kapnin një të dyshuar për herezi dhe e çonin përpara zotërisë vendas, si do të kish qenë i mundur një gjykim? Si do të kish mundur një laik analfabet të përcaktonte kredencat e të akuzuarit si heretike ose jo? Dhe në çfarë mënyre dëshmitarët do të dëgjoheshin dhe vlerësoheshin?

Inkuizicioni mesjetar daton nga viti 1184, vit në të cilin Papa Luçi i III-të u dërgoi një listë herezish peshkopëve të Evropës dhe i urdhëroi ata që të merrnin një rol aktiv në përcaktimin e faktit nëse të akuzuarit për herezi qenë praktikisht fajtorë. Më shumë se të mbështeteshin mbi gjykata shekullare, zotërinj vendas apo deri të rrezikonin lançime nga egërsia popullore, peshkopët qenë ftuar të verifikonin akuzat për herezi në vetë dioqezat e tyre, nëpërmjet shqyrtimit të ekleziastëve kompetentë që të dinin të përdornin të drejtën romake. Me fjalë të tjera, që të dinin të kryenin një "hetim" (nga këtu termi "inkuizicion"). Nga perspektiva e autoritetit shekullar, heretikët qenë tradhtarë të Zotit e të Mbretit dhe, për pasojë, meritonin vdekjen.

Kurse nga perspektiva e Kishës, heretikët qenë dele të hutuara, të larguara nga grigja. Për sa barinj, Papa dhe peshkopët kishin detyrimin që ti çonin këto dele në vathë, ashtu si Bariu i Mirë i kish urdhëruar ata. Kështu, atje ku sovranët tentonin të ruanin mbretëritë e tyre, Kisha kërkonte që të shpëtonte shpirtra. Inkuizicioni u ofroi heretikëve një rrugëdalje për të shmangur vdekjen dhe për tu kthyer në komunitet. Pjesa më e madhe e të akuzuarve për herezi nga Inkuizicioni mesjetar u çlirua nga akuzat, dhe vendimi i tyre u pezullua. Atyre të gjetur fajtorë për gabime të rënda ju lejua që ta rrëfenin mëkatin e tyre, të pendoheshin dhe të rifuteshin në Trupin e Krishtit. Supozimi themelor i Inkuizicionit ishte që, për sa dele të hutuara, heretikët thjesht kishin devijuar. Megjithatë, sikur një hetues të kish përcaktuar se një dele e caktuar ishte revoltuar në mënyrë të vullnetshme kundër grigjës, atëherë nuk mbetej asgjë për tu bërë. Heretikët jo të penduar dhe kokëfortë u shkishëruan dhe ju dorëzuan autoriteteve shekullare. Në ndryshim nga miti popullor, Kisha nuk dogji asnjë heretik. Ishte autoriteti shekullar ai që konsideronte nëse herezia e meritonte dënimin kapital. Fakti i pastër dhe i thjeshtë është se Inkuizicioni mesjetar shpëtoi mijëra të pafajshëm (bile dhe jo tamam të pafajshëm) që në rast të kundërt do të përfundonin të pjekur nga zotërinjtë vendas ose të ekzekutuar masivisht nga popullsitë vendase. Me rritjen e pushtetit të papëve mesjetare u rrit zgjerimi dhe brishtësia e Inkuizicionit.

Me futjen e françeskanëve dhe të dominikanëve, në fillimet e shekullit të XIII-të, i dha papatit një trup fetar të kushtuar, që i drejtoi jetët e komponentëve të tij nga shpëtimi i botës. Pasi urdhri i tyre ishte krijuar në mënyrë të shprehur për të luftuar heretikët dhe predikuar fenë katolike, dominikanët u bënë veçanërisht aktivë në Inkuizicion. Në përputhje me ligjin më progresist të kohës Kisha në shekullin e XIII-të ngriti gjykata hetimore të varura nga Roma më shumë sesa nga peshkopët vendas. Për të garantuar respektimin e të drejtave dhe uniformitetin e trajtimit, u shkruan manualë për inkuizitorët. Bernardo Gui, sot i njohur më mirë si inkuizitori fanatik dhe mizor i romanit Emri i trëndafilit, shkroi një manual shumë influencues për epokën. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Gui ishte disi i ngjashëm me portretin e romanizuar të tij. Nga shekulli i XIV-të, Inkuizicioni mundi të gëzonte kompetenca më të mira ligjore të disponueshme mbi sheshin. Zyrtarët e Inkuizicionit qenë të diplomuar dhe të specializuar në drejtësi dhe teologji. Procedurat qenë të ngjashme me ato të përdorura në hetimet shekullare (ne quajmë sot “hetime ", por – siç e tha – është e njëjta fjalë).

Pushteti i Mbretit u rrit në mënyrë drastike në Mesjetën e vonshme. Sovranët e mbështetën me forcë Inkuizicionin, pasi e konsideronin një mënyrë efikase për të ruajtur shëndetin fetar të mbretërive të tyre. Bile disa mbretër e akuzuan Inkuizicionin për butësinë e tij të tepruar kundrejt heretikëve. Ashtu si në zona të tjera me pertinenca ekleziale, autoritetet shekullare të Mesjetës së vonë filluan ta marrin nën kontroll Inkuizicionin, duke ia hequr kontrollit papnor. Për shembull, në Francë qenë zyrtarë mbretërorë, të asistuar nga studiues ligjorë të Universitetit të Parisit, ata që morën në ngarkim Inkuizicionin francez. Mbretërit e justifikonin këtë qëndrim me thënien se njohja nga ana e tyre e heretikëve në vetë mbretëritë e tyre ishte më e mirë nga ajo e një Pape të largët.

Këto dinamika mund të ndihmojnë që inkuadrohet Inkuizicioni spanjoll, por ka akoma të tjera. Spanja ndryshonte në shumë aspekte nga pjesa tjetër e Evropës. I pushtuar nga lufta e shenjtë (jihad) mysliman në shekullin e VIII-të, Gadishulli Iberik kish qenë një teatër i vazhdueshëm lufte. Pasi kufijtë midis myslimanëve dhe kristianëve spostoheshin me shpejtësi gjatë shekujve, ishte interes i saktë legjislativ të zbatojë një nivel të barabartë tolerance ndaj feve të tjera. Aftësia për të jetuar së bashku e myslimanëve, kristianëve dhe hebrenjve (e quajtur "convivencia" në spanjisht) ishte një gjë e rrallë në Mesjetë. Praktikisht, Spanja ishte vendi më heterogjen dhe më tolerant i të gjithë Evropës mesjetare. Anglia i përzuri të gjithë hebrenjtë e saj më 1290.

Franca veproi njëlloj më 1306. Kurse në Spanjë hebrenjtë begatonin në çdo nivel social, por ndoshta ishte e pashmangshme që valët e antisemitizmit që përshkuan Evropën mesjetare të tronditnin edhe Spanjën. Zilia, etja dhe mashtrimi çuan në tensione në rritje midis kristianëve dhe hebrenjve në shekullin e XIV-të. Gjatë verës së vitit 1391 grupe të ushqyer me maskarenj hynë në lagjet hebreje të Barcelonës dhe të qyteteve të tjera të ngjashëm, duke i shtrënguar banorët që të zgjidhnin midis pagëzimit ose vdekjes. Pjesa më e madhe pranoi pagëzimin. Mbreti i Aragonës, që kish bërë maksimumin e tij për ti ndaluar këto inkursione, i vetëdijshëm për jovlefshmërinë e një pagëzimi të detyruar, dekretoi se çdo hebre i pagëzuar me alternativën e vdekjes do të mund të kthehej në fenë e vet, por shumë prej këtyre të sapokonvertuarve ("conversos") vendosën që të mbesnin katolikë. Kishte shumë arsye për këtë. Disa mendonin se apostasia i kish bërë ta padenjë për judaizmin. Të tjerë preokupoheshin për rrjedhje sipas së cilës kthimi në fenë e tyre të mëparshme do ti bënte të prekshëm nga agresionet e ardhshme. Të tjerë akoma e konsideruan pagëzimin e tyre një mënyrë për të shmangur rritjen e kufizimeve dhe të taksave të imponuara hebrenjve. Me kalimin e kohës, conversos-ët u përshtatën në fenë e re, duke përfunduar që të bëhen të drejtë dhe të devotshëm si katolikët e tjerë. Fëmijët e tyre pagëzoheshin në momentin e lindjes dhe rriteshin si katolikë, por mjedisi kulturor mbeti hibrid.

Megjithëse kristianë, mjaft conversos akoma flisnin, visheshin dhe hanin si hebrenjtë. Shumë mbetën në lagjet hebreje që të mund tu ishin afër anëtarëve të tjerë të familjes. Përfundimisht, prania e conversos-ëve shkaktoi efektin e kristianizimit të judaizmit spanjoll. Nga ana e saj, një gjë e tillë rriti numrin e konvertimeve vullnetare në katolicizëm. Në vitin 1414 u bë një debat në qytetin e Tortozës midis autoriteteve kristiane dhe hebreje. Vetë Papa Benedisti i XIII-të e mori fjalën. Nga ana kristiane ishte mjeku papnor Heronimo de Santa Fe, i konvertuar kohët e fundit nga judaizmi. Debiti provokoi një valë të re konvertimesh vullnetare. Vetëm në Aragonë 3000 hebrenj u pagëzuan. E gjitha kjo shkaktoi jo pak tension midis atyre që mbetën hebrenj dhe atyre që u bënë katolikë. Rabinët spanjollë, që pas vitit 1391 i konsideronin conversos-ët hebrenj në të gjitha aspektet, për sa të shtrënguar në pagëzim, nga viti 1414 i konsideruan kristianë autentikë, të cilët e kish lënë vullnetarisht judaizmin. Nga mesi i shekullit të XV-të, një kulturë judaiko – kristiane tërësisht e re lulëzoi në Spanjë, hebrenj nga gjaku, por katolike nga shpirti. Conversos-ët, të konvertuar të rinj apo pasardhës të të konvertuarve qofshin, patën një peshë të mëdha në këtë kulturë. Disa prej tyre konsideroheshin deri më të mirë se “kristianët e vjetër”, sepse të lidhur nga afërsi gjaku me vetë Krishtin.

Peshkopi i Burgosit, i konvertuari Alonso de Kartagjena, duke u lutur për Virgjëreshën e Bekuar, do të thoshte me krenari "Marie e Shenjtë, Nënë e Zotit dhe kushërira ime, lutu për ne mëkatarët". Zhvillimi në paguri dhe fuqi i conversos-ëve spanjollë çoi në më shumë se një fërkim, sidomos midis kristianëve të vjetër aristokratë e borgjezë, që e ndjenë arrogancën e tyre, duke ia pasur zili sukseset. Filluan të qarkullojnë shkrime që tregonin sesi çdo origjinë fisnike në Spanjë tashmë ishte anuluar nga prania e conversos-ëve. Psikoza e konspiracionit semitik përhapej. Conversos-ët thuhej se ishin pjesë e një skeme hebrenje të përpunuar për të infiltruar midis fisnikërisë spanjolle dhe Kishës Katolike, duke i shkatërruar të dyja. Sipas kësaj logjike, conversos-ët nuk qenë kristianë të vërtetë, por hebrenj të kamufluar. Studime të kohëve të fundit kanë treguar në mënyrë definitive se, siç shumë hipoteza konspiracioni, gjithçka ishte imagjinatë e pastër. Shumica dërrmuese e conversos-ëve përbëhej nga katolikë të mirë, thjesht krenarë për trashëgiminë e tyre hebrenje.

Në mënyrë të çuditshme, shumë shkrimtarë modernë, shumë shkrimtarë hebrenj për të thënë të vërtetën, i kanë përqafuar këto fantazi antisemite. Sot është shumë e rëndomtë të dëgjosh se, fshehurazi, conversos-ët qenë vërtet hebrenj që luftonin për të ruajtur fenë e tyre nën tiraninë e katolicizmit. Edhe American Heritage Dictionary e përkthen fjalën "converso" si "hebre spanjoll apo portugez i konvertuar së jashtmi në kristianizëm në Mesjetën e vonë për të shmangur persekutimin apo përzënien, megjithëse duke vazhduar ta praktikojë fshehurazi judaizmin". Kjo është thjesht false, por përsëritja e akuzave e bindi Mbretin Ferdinand dhe Mbretëreshën Izabela për nevojën e investigimit lidhur me çështjen e hebrenjve të fshehtë. Duke ju përgjigjur kërkesës së tyre, Papa Siksti i IV-ët nxori një bulë më 1 nëntor të vitit 1478, e cila autorizonte Kurorën që të formonte një gjykatë hetimore të përbërë nga dy apo tri eklezialë, mosha e të cilëve të mos ishte më e ulët se 40 vjeç. Siç ishte zakon, monarkët do të kishin autoritet të plotë mbi inkuizitorët dhe Inkuizicionin. Ferdinandi, i cili kishte në oborr shumë hebrenj dhe conversos, fillimisht nuk qe aspak entuziast për gjënë. La që të kalonin dy vjet përpara se të emëronte dy inkuizitorë. Filloi kështu Inkuizicioni spanjoll. Mbreti Ferdinand dukej se kish besuar që Inkuizicioni nuk do të funksiononte kushedi se çfarë. E kishte gabim. Si një bombë molotov e lëshuar mbi një mullar, mëria e atyre që urrenin conversos-ët – kristianë dhe hebrenj së bashku – shpërtheu në gjuhët e flakët të denoncimit në të gjithë Spanjën. Por nxitja ndaj urrejtjes vinte në thelb nga zilia dhe nga oportunizmi. Pavarësisht kësaj, vëllimi i pastër dhe i thjeshtë i akuzave i përmbyti hetuesit, të cilët kërkuan dhe morën më shumë asistentë. Por, sa më i madh bëhej Inkuizicioni, aq më shumë akuza merrte. Në fund edhe Ferdinandi u bind se problemi i hebrenjve sekretë ishte konkret.

Në këtë fazë fillestare të Inkuizicionit spanjoll, hebrenjtë dhe kristianët e vjetër i përdornin gjykatat si armë kundër armiqve të tyre conversos. Deri kur objektivi i Inkuizicionit ishte të hetonte mbi conversos-ët, kristianët e vjetër nuk kishin asgjë për tu frikësuar. Besnikëria e tyre ndaj fesë katolike nuk ishte nën hetim (edhe sikur të ishte, ishte lar nga të qenit e pastër). Ashtu si hebrenjtë, qenë të imunizuar ndaj Inkuizicionit. Të kujtohet se qëllimi i Inkuizicionit ishte të gjente dhe të korrigjonte delen e hutuar e grigjës së Krishtit. Nuk kishte juridiksion mbi grigjat e tjera. Ata që do të mësojnë historinë nga Historia e Botës e Mel Bruks, Pjesa e II-të, ndoshta do të çuditen kur të mësojnë se të gjithë ata hebrenj që duruan tortura të ndryshme në burgjet nëntokësore të Inkuizicionit spanjoll nuk janë asgjë më shumë se një produkt i fantazisë pjellore të Bruksit. Hebrenjtë në Spanjë nuk ia kishin frikën aspak Inkuizicionit spanjoll. Në fillim, në mbivendosjen e shpejtë të ngjarjeve, kishte konfuzion të madh. U verifikuan shkelje. Shumë prej conversos-ëve të akuzuar u liruan nga akuzat, por jo të gjithë. Ndonjë djegie e publicizuar mirë, për më shumë i detyruar dëshmive false, i frikësoi kuptueshëm conversos-ët. Kush i frikësohej ndonjë armiqësie e braktiste qytetin e tij përpara se të mund të denoncohej. Kudo që të shikonin, inkuizitorët gjenin akuzues. Kur Inkuizicioni shpërtheu në Aragonë, niveli i histerisë preku nivele të padëgjuara. Papa Siksti i IV-ët tentoi që të vinte një fre. Më 18 prill 1482 u shkroi peshkopëve të Spanjës: Në Aragonë, Valencia, Majorkë e Katalonjë, Inkuizicioni nganjëherë ka lëvizur jo nga zelli për fenë dhe për shpëtimin e shpirtrave, por nga lakmia për pasuri. Shumë kristianë të vërtetë dhe besnikë, mbi bazën e dëshmive të armiqve, rivalëve, skllevërve dhe individëve të tjerë në gjendje të keqe, pa asnjë provë legjitime, janë plasur në burg, janë torturuar dhe dënuar si heretikë recidivë, janë privuar nga pasuritë dhe pronat e tyre dhe i janë dorëzuar krahut shekullar për tu ekzekutuar, duke vënë në rrezik shpirtrat, duke ofruar një shembull të shpifur dhe duke gjeneruar përçmim tek shumë.

Siksti urdhëroi që peshkopët të merrnin përsipër një rol të drejtpërdrejtë në të gjitha gjykatat e ardhshme, si garanci që normat e drejtësisë të vendosura nga Kisha (i akuzuari mund të dispononte një avokat dhe kish të drejtë ti apelohej Romës) të respektoheshin. Në Mesjetë urdhrat e Papës do të ishin respektuar, por ato ditë kishin përfunduar. Mbreti Ferdinand u ndje i fyer kur dëgjoi të flitej për letrën. I shkroi Sikstit, duke insinuar se fioriti i conversos-ëve e kish korruptuar edhe Romën: Më janë referuar gjëra, At i Shenjtë, që, po qe se janë të vërteta, do të duhej të meritonin habinë më të madhe. [...]. Megjithatë, këtyre thënieve nuk u kemi dhënë peshë, duke u dukur gjëra që në asnjë mënyrë nuk mund të vinin nga Shenjtëria Juaj, i cili ka detyrimin e Inkuizicionit. Por në qoftë se, rastësisht, disa lëshime janë bërë, falë bindjes këmbëngulëse dhe dinake të conversos-ëve, unë nuk kam ndërmend në asnjë mënyrë që ti lejoj ata të kenë efekt. Kështu që kushtojini vëmendje që çështja të mos procedojë më tej, të revokojë lëshime eventuale dhe na e besoni tërësisht kujdesin për këtë problem.

Metropol

"Një copë rrugë me autobusin e unazës..."

Sot bëra një copë rrugë me autobusin e unazës së Tiranës. Ja panorama që pashë brenda pak metrave: Një njeri që vraponte me një qese në dorë, prej ku i ranë nga nxitimi, dy feta bukë. Një plakë e mbështjellë nga të ftohtët mbi një karton të shtrirë përpara gjunjëve që lypte.

Një grup fëmijësh në mes të rrugës që puthte makina plot pluhur në tentativë për të marrë ndonjë monedhë në shkëmbim. Të rinj me kufje në vesh që duket sikur kanë frikë ta shikojnë e dëgjojnë realitetin që i rrethon.

Një shitës që ngriti dhe uli qepenin me një nervozizëm të dukshëm. Një grua dhe një burrë të zhytur përgjysmë, duke rrëmihur në një kazan mbeturinash.
Secilën prej këtyre pamjeve po ta shihja larg e larg dhe në ditë të ndryshme, ndoshta nuk do më bënte kaq përshtypje.

Por, i pashë të gjithë njëri pas tjetrit në pak metra rrugë dhe në një ditë të vetme.

Mizerie me intensitet të lartë.Në autobus, ndërkohë njerëzit vijnë erë, ata shtyjnë e shajnë. Pse nuk lahen dhe pse janë të stresuar?

Sepse nuk kanë para të paguajnë fatura të kripura për dushe të përditshme. Dhe nuk kanë as dëshirë e as motiv të respektojnë njeri-tjetrin. Mjafton një vështrim në rrugë që të ndjehesh menjëherë keq. Ndaj shtyhemi dhe shahemi. Thika ka shkuar në palcë e dhimbja është e madhe.

Ky realitet veç të tjerash na përçan e na ndan, na varfëron jo vetëm ekonomikisht, por edhe shpirtërisht, e kështu secili ul kokën e shkon tutje. Nuk ka as dëshirën e as mundësinë të kërkojë të jetojë si njeri.

Atëherë?

Politikanët e këtij vendi janë larg "autobusit të unazës".

Ata nuk lenë seancë parlamentare pa shpalosur pafytyrësinë e tyre me shaka të tharta e idiote. Kjo tregon se ata janë të pandjeshëm ndaj asaj që po ndodh jashtë.

I drejtohem veçanërisht qeverisë dhe në mënyrë të posaçme kreut të saj. Zonja dhe zotërinj, shumë shpejt do t'ju vijë dita e gjykimit e do t'ju zërë mallkimi i këtij populli. Gëzojuni edhe ca kolltukut tuaj fundosës.


qylollari@yahoo.com, Shekulli

Në cilën moshë duhet të përdorin fëmijët celularin, kompjuterin dhe internetin

Gjithkush e di se fëmijët ecin këmbadoras para se të mësojnë të ecin, dhe tricikli vjen para biçikletës. Por në cilën moshë duhet të mbajë një fëmijë celularin e tij të parë, laptopin apo të njihet me persona virtuale?

Këto janë pyetje të cilat i bëjnë prindërit e shekullit XXI, dhe këtu nuk ka dijë nga brezat e parë. “New York Times” ka publikuar një artikull ku tregon këto probleme me të cilat ndeshën sot prindërit. Ju nuk mund t'i thonë fëmijëve tuaj tashmë adoleshentë, "Kur unë isha djalë, unë nuk mund të shkruaja mesazhe po limit derisa shkova në shkollën e lartë."

Disa prindër i ekspozojnë fëmijët e tyre para teknologjisë së avancuar që në moshë të re, duke i dhënë atyre celular, videogame, kompjuter, etj. Por çdo gjë ka kohën e vet, dhe një veprim i tillë mund të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj.

Nga mosha 0 deri në 2 vjeç as nuk mund të lëvizin mausin apo komandën e televizorit, fazë të cilën një studiues, Piaget, e quan faza "sensoromotore", ku një fëmijë vetëm duke parë, prekur, dëgjuar njihet me botën që e rrethon.

Fëmijët e moshës 3-5 vjeç në ditët e sotme mund të hasen shpesh duke luajtur me telefonat e prindërve të tyre. Edhe pse kjo nuk duket aspak veprim i dëmshëm këtu fillojnë defektet në sjelljen e fëmijës tuaj.

Nga mosha 6-11 vjeç fëmijët mund të ecin me biçikletë, mund të jenë të aftë të hyjnë në botën e internetit, t'i drejtohen kompjuterit për të zgjeruar njohuritë e tyre, por në çdo moment duhet të jenë të kontrolluar nga prindërit. Këtë stad Piaget e quan "operacionet konkrete" sepse deri më tani fëmijët kanë qenë plot me ide abstrakte.

Pas moshës 10-vjeçare disa fëmijë fillojnë të redaktojnë video dhe programe softueri si M.I.T Scratch, program pa pagesë në Windows. Scratch i ndihmon fëmijët të kërkojnë dhe të grumbullojnë disa rregulla edhe nga loja me bashkime pjesëzash të figurave të ndryshme.

Mosha 12 vjeç e lart edhe pse bëhen më "përtacë" për t'u çuar, në shkollën e mesme dhe të lartë ata pasurojnë ndjesinë e të qenit i rritur. Në këtë moshë adoleshentët dëshirojnë të bëjnë veprimet e një të rrituri dhe të sillen si të tillë. Ata hyjnë në atë moshë që Piaget e quan "operacioni formal", të aftë për të zhbiruar në botën e kompjuterit, internetit, telefonit, celularit, lojërat MP3 dhe laptopin personal. Kjo ndikon fuqishëm në komunikimin e tyre në shoqëri.
Në fakt celularët janë më shumë apo më pak të detyrueshëm për fëmijët në këtë moshë. Përveç se tregojnë avantazhin social, celularët mund të reduktojnë stresin, lejojnë që fëmijët dhe adoleshentët të komunikojnë me njëri-tjetrin për detyra të ndryshme, etj.

T'i japësh një fëmijë gati për të kaluar në kolegj një laptop, do të bënte që ai t'i largohej lojërave MP3, para se të arrinte çastin për t'iu drejtuar universitetit, duke u futur në botën e kompjuterit. Kështu ata mund të krijojnë dosje të veçanta në Google Page Creator për të parë gjithçka ata kanë dëshirë dhe nevojë, informacione pa fund dhe të bëhen ndërmarrës të ardhshëm.
Nëse ai do të ishte gjallë sot Piaget patjetër që do t'i këshillonte prindërit se për fëmijët e vegjël çdo gjë, edhe nëse ka bateri apo jo, është një zbulim që pritet të ndodhë çdo ditë. Por lodrat funksionojnë më mirë kur ato janë të organizuara sipas nivelit të zhvillimit të fëmijës.

Rreziku i dëmtimit nga rrezet e celularëve
Shumë Organizata përfshirë industrinë e telefonave celularë zvogëlonin rrezikun e dëmtimit nga rrezet e celularëve. Rezultate studimi në terma të shkurtër janë përdorur për të bindur konsumatorët se përdorimi i një telefoni celular nuk është i shoqëruar me një tumor në tru ose kancer, që zhvillohen vetëm dhjetë vjet pas ekspozimit. Për të qenë të plotë, asnjë nuk e njeh ekzaktësisht sa dëme mund të provokojë një telefon celular. Studimi tregon sa i rrezikshëm është rrezatimi i celularëve. Personat duhet të evitojnë përdorimin e tyre. Edhe pse deri tani asnjë nuk ka provuar që rrezatimi i celularëve mund të provokojë diçka të tillë. Tek fëmijët duhet të ndalohet përdorimi i celularit sepse truri i tyre është akoma duke u rritur dhe është veçanërisht truri i tyre që dëmtohet më shumë nga rrezatimi i celularëve. Të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë, tregojnë studimet më të fundit të bëra në këtë fushë. Pavarësisht "garancive" që japin kompanitë e prodhimit se ata nuk e dëmtojnë shëndetin, të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë. Shkencëtarët që u morën me këtë studim arritën në përfundimin se përdorimi i telefonit për një orë në ditë është më se e mjaftueshme për të rritur rrezikun, ndërsa standardet ndërkombëtare të përdorura deri më tani për të mbrojtur përdoruesit nga rrezatimet nuk janë të sakta e duhen rishikuar patjetër. Pas një sërë studimesh të hollësishme, ata kërkuan të tregonin se "duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përdorim në mënyrë të limituar telefonat celularë. Sëmundje si artroza apo herni diskale janë shkaku i dytë i dhimbjeve të qafës, por që të dyja situatat mund të jenë aktive njëkohësisht. Kush vuan nga këto sëmundje mundohet t'i shmangë rrotullimet e kokës dhe lëvizjet e shpatullave pikërisht për dhimbjen që i shkakton kjo.

Rrezatimi i celularit mbi njeriun
Për sistemin GSM (sistemi i sotëm e telefonisë celulare), dihet se frekuenca bartëse është 900MHz, por në të vërtetë ajo shtrihet ndërmjet 890MHz dhe 915MHz. Brenda kësaj bande, baza celulare i atribuon çdo përdoruesi një bandë më të ngushtë prej 0.2 Mhz për çdo bisedë. Kjo bandë ndryshon kur abonenti lëviz nga një vend në një tjetër, pasi në këtë rast edhe banda lëviz. Brenda çdo bandë vëmë re se informacioni transmetohet me impulse ku një impuls është rreth 576µs dhe përsëritet për çdo 4.6 ms. Pra raporti ciklik është 1/8 dhe përsëritja çdo 217Hz. Kjo bën që banda e frekuencave të përdoret nga 8 përdorues të ndryshëm. Një pasojë e këtij fraksionimi kohor, referuar bashkëveprimit me përdoruesit, është një zvogëlim proporcional i fuqisë mesatare Pmes, në krahasim me fuqinë maksimale, Pmax që është 2 W. Gati 40% e energjisë së mësipërme që rrezatohet nga celulari absorbohet nga koka. Po të konsiderojmë se pesha e kokës është afërsisht 3 kg arrijmë në konkluzionin se debiti i absorbimit specifik është 0.03 W/kg. Ndërkaq, thithja e energjisë në kokë nuk është homogjen pasi 70% energjisë së absorbuar shtrihet në një kub me brinje 5cm me një peshë prej 125gr. SAR lokal është më i lartë në këtë zone dhe arrin në nivelin 0.6 W/kg. Pra si përfundim, rrezatimi i celularit në kokë me një intensitet të SAR ose DAS nga 0.3 në 0.6 W/kg që tregon se madhësia e SAR është akoma më i madh në brendësinë e lëkurës. Ne vitin 1968 është arritur në konkluzionin se efektet negative në radiofrekuencë nisin në dozën prej 4 W/kg e lart dhe mbi këtë bazë është vendosur një faktor sigurie 10 herë më të vogël, duke pranuar kështu dozën kufi prej 0.4 W/kg. Disa vite më parë, kjo doze për qëllime sigurie është ulur me tej në 0.08 W/kg për ekspozimin e publikut, pra 50 herë më pak.

Tirana. O.

Friday, February 26, 2010

Britanikët: Ahmet Zogu s'mund të jetë lider i shqiptarëve

Në vazhdim të botimit të dokumenteve nga Arkivi i Shërbimit të Fshehtë Britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, S.O.E, sot kemi përzgjedhur disa dokumente të reja për lexuesin e interesuar.

Dokumenti i parë është në vazhdim të botimit të dokumenteve mbi rolin e Shërbimit të Fshehtë Jugosllav, i cili kërkonte të infiltronte Mërgatën Shqiptare duke rekrutuar ish-ushtarakë apo civile të administratës mbretërore. Këta persona, të cilët tashmë gjendeshin në Stamboll në një situatë të vështirë ekonomike dhe qartësisht të paorganizuar, me sa duket për qëllime të ndryshme kanë dashur të luajnë një rol në ngjarjet që po zhvilloheshin, duke pranuar të punonin për shërbime të cilat interesoheshin për Shqipërinë. Pazotësia e shqiptarëve për t'u organizuar në këto momente dhe për t'u prezantuar si një grupim i rëndësishëm përballë aleatëve, tregon qartë se sa e dobët ka qenë administrata shtetërore e cila nuk mundi të funksiononte tashmë në kushtet e një emigrimi ku shumë gjëra duhet të bëheshin për idealizëm dhe jo më për rrogat e marra gjatë mbretërisë. Fatkeqësisht, me sa duket, si Zyra Sekrete që operonte gjatë regjimit të Zogut, si Shërbimi Informativ Ushtarak, nëse Zogu kishte diçka, të tillë nuk luajtën asnjë rol në fermentimin e një organizimi anti- fashist i cili mund të kishte marrë iniciativën e luftës kundër ushtrive italo-gjermane. Nëse kjo lëvizje do të ishte iniciuar dhe drejtuar nga ky grupim, sigurisht edhe me mbështetjen e aleatëve, mund të kishte penguar një shtrirje më të gjerë të lëvizjes komuniste në Shqipëri.
Fakti që shqiptarët e Mërgatës u përpoqën gjatë kësaj kohe për të fituar favore nga shërbimet e huaja apo thjesht të siguronin bukën e gojës në emigracion duke punuar për ta, është një tregues i qartë i paaftësisë së tyre organizative si dhe shansit të humbur përpara historisë.
Sigurisht, duke parë që Mbreti jetonte mjaft larg nga teatri i ngjarjeve ballkanike dhe Mërgata ishte shumë e fragmentarizuar, duket qartë që mungonte një figurë kryesore për të organizuar elementët ushtarakë dhe civilë në një organizatë sekrete, e cila të ishte edhe fokusi qendror i bashkëpunimit me shërbimet aleate. Shembulli më i mirë që ilustron këtë paaftësi të Mërgatës shqiptare janë Shërbimet e Mbretërisë greke dhe jugosllave, të cilat edhe pse në emigracion, funksionin normalisht duke qenë mjaft të interesuara edhe për një shtrirje më të gjerë në Shqipërinë e pas luftës. Shikohet qartë në dokumentin e parë që sillet sot për botim se, oficeri i Gardës Mbretërore Shqiptare, kapiteni A.R.D, nga një familje me mjaft reputacion në Kosovë dhe Maqedoni, është bashkëpunëtor i Shërbimit të Fshehtë Jugosllav, një veprim ky i cili me sa duket ka habitur edhe oficerët e S.O.E. Megjithatë, nëse shikon të kaluarën e tij të prezantuar në dokumentin britanik, bashkëpunimi i tij me jugosllavët mund të ketë qenë edhe më i hershëm.
Dokumenti i botuar sjell edhe disa të thëna mjaft interesante, duke rikonfirmuar faktin e debatuar shpesh se oficerët që sollën Zogun në pushtet në 1924 ishin rekrutuar nga radhët e ushtrisë jugosllave me miratimin e plotë të Qeverisë jugosllave, dhe me sa duket një pjesë e tyre kanë qëndruar në Shqipëri duke i shërbyer Mbretit të ardhshëm.

Dokumenti i dytë është mjaft interesant, dhe jep disa dëshmi mbi aktivitetin e kolonelit të Gardës Mbretërore dhe një prej besnikëve të Mbretit Zog, Hysen Selmani. Nga dokumentacioni që ndodhet në dosjet e S.O.E mbi kolonel Selmanin, duket qartë që britanikët nuk e kanë vlerësuar dhe shpesh edhe e kanë nënçmuar figurën e tij gjatë periudhës së emigracionit. Se sa i aftë ka qenë kolonel Selmani në mbajtjen nën kontroll të ish-oficerëve të tij të gardës tashmë në emigracion, kjo mbetet për t'u shikuar, por me sa duket sipas britanikëve ai nuk ka pasur asnjëherë staturën e duhur për t'u bërë një lider në gjirin e Mërgatës.
Megjithatë, nëse do të shikojmë këtë dokument të botuar sot, do vështrojmë disa fakte interesante që britanikët i kanë rreshtuar në shënimin që shoqëron këtë letër. Nga dokumenti shoqërues kuptohet se kolonel Selmani ka pasur kontakte me Shërbimin e Fshehtë Jugosllav, me sa duket për të hartuar një plan të përbashkët mbi Shqipërinë. Se sa të aftë ishin jugosllavët për të ndihmuar një lëvizje anti-italiane në Shqipëri, në këto moment mbetet për t'u gjykuar. Duke parë se tashmë Qeveria jugosllave ishte në emigracion dhe vendi ishte në një krizë të thellë politike, gatishmëria jugosllave për të ndihmuar duket më shumë si një përpjekje e tyre për të krijuar përshtypjen ndaj britanikëve, se gjithsesi Qeveria jugosllave ishte një faktor i rëndësishëm në Ballkan. Po kështu, në këtë dokument shikohen qartë përpjekjet britanike për të penguar çdo mundësi të një faktorizimi të elementëve pro-zogist në zhvillimet politike në Shqipëri, një politikë e cila më vonë do të ndryshonte në favor të majorit Abaz Kupi. Kemi shkruar edhe në disa prej shkrimeve të mëparshme mbi qëndrimin britanik ndaj përfshirjes së Zogut në ngjarjet në Shqipëri. Dokumenti i sotëm rikonfirmon në një mënyrë tjetër mendimin se britanikët nuk e shikonin më Zogun si një faktor të rëndësishëm për krijimin e një lëvizjeje anti-italiane. Fakti që një pjesë e mirë bashkëpunëtorëve të S.O.E britanike që operonin në Shqipëri ishin anti-zogistë të njohur, e konfirmon këtë mendim. Besoj se në këtë këndvështrim duhet parë edhe dokumenti i sotëm, ku qartësisht shikohet pengimi i çdo përpjekjeje të kolonel Selmanit për të hyrë në Shqipëri nga Shërbimi Sekret Britanik. Me siguri, koloneli duhet të ketë qenë mjaft i pezmatuar për një qëndrim jo shumë miqësor të britanikëve, megjithëse nuk ka pasur mundësi të mësojë mendimin e vërtetë të britanikëve ndaj tij. Një vlerësim, me sa duket nga dokumentacioni, mjaft nënçmues dhe shpesh jo miqësor, i cili gjithsesi mund t'i ketë shpëtuar jetën kolonelit të Gardës Mbretërore.

51/274/Alb
9.5.42
Për SOE, Kajro
Kopje SOE, Londër
Nga D/H 274
Kapiten A.R.D
Me lejen e A/H 21, kapiteni A.R.D erdhi për të më takuar mbrëmë. Gatishmëria e tij për të punuar në favor të A/H 21 është një veprim që nuk mundem ta kuptoj, pasi ai është një shtetas shqiptar i cili është larguar nga vendi i tij për në Shqipëri. Në përgjithësi kur një person i një race në minoritet lë vendin e tij, arsyeja është se ka një urrejtje për pushtetin në fuqi. Kapiten A.R.D është një person për të cilin të gjithë shqiptarët në Stamboll flasin mjaft mirë, duke theksuar në veçanti sensivitetin e tij për nderin. Megjithatë, një njeri që respekton kaq shumë ndjenjën e nderit nuk mundet të punojë për një anëtar të një race që ai e do. Arsyetimi se mundet që të punojë për pagesën që merr sigurisht që ka vlerë, megjithatë në rastin e tij nuk më duket se ka qenë vetëm kjo arsye.
Pas takimit tonë mbrëmë, pozicioni i tij është paksa më i qartë. Kapiten A.R.D, që nga koha që ka qenë një djalë i vogël, familja e tij është shpërngulur për arsye të luftërave nga Tetova për në Turqi, pastaj në Rumani dhe përsëri në Jugosllavi dhe më vonë në Shqipëri, dhe tani prapë në Turqi. Ai ka mbaruar shkollën në Jugosllavi në mbarim të luftës, dhe kur erdhi koha e ushtrisë u përzgjodh për t'u bërë oficer në ushtrinë jugosllave. Kur Ahmed Zogu organizoi bandat e tij për t'u kthyer në Shqipëri nga Jugosllavia në 1924, kapiteni A.R.D ishte një prej oficerëve jugosllavë që e shoqëroi atë dhe duhet theksuar me miratimin e plotë të jugosllavëve. Pasi u caktua në Gardën Mbretërore, ai mori shtetësinë shqiptare duke e lënë atë jugosllave. Mendoj se për këtë arsye ai nuk është pjesë e atyre ushtarakëve të cilët janë anti-jugosllavë, dhe me sa duket nuk ka problem për të bashkëpunuar me ta.
Ai ka edhe një arsye tjetër për të punuar për A/H 21. Qeveria jugosllave i ka marrë disa prona, dhe me sa duket mund t'ia rikthejë ato nëse ai punon mirë për ta. Kufiri i vendosur tani për Shqipërinë kalon vetëm 6 km nga shtëpia e tij dhe lë një pronë brenda kufirit shqiptar dhe dy të tjera jashtë këtij kufiri. Për këtë arsye, ai ka të gjithë interesin personal që të zhvendosë këtë kufi dhe për t'i bashkuar përsëri pronat e tija, por si patriot që është do të donte të luftonte italianët që kanë vendosur këtë kufi.
Ai ka qenë kapiten në Batalionin e Parë të Gardës Mbretërore në Tiranë dhe ishte një prej atyre që shoqëruan Mbretin Zog në kufirin me Greqinë. Ai u kthye mbrapsht në Tiranë për të luftuar italianët. Duke e parë që rezistenca ishte e pamundur, ai e udhëhoqi batalionin nga Martaneshi për në Dibër dhe në kufirin me Jugosllavinë. Këtu ai ju dha të drejtën e zgjedhjes dhe ushtarët u kthyen në shtëpi, ndërsa më të shumtit e oficerëve e ndoqën atë matanë kufirit për në Jugosllavi. Shumica e këtyre oficerëve mbetën në Jugosllavi, ku trupat gjermane i kanë gjetur pas pushtimit të Jugosllavisë. Ata e lanë Shqipërinë më 16.6.39 duke luftuar deri në fund, megjithëse mbeten 5 ditë pa ngrënë dhe në mes të borës gati një metër në Martanesh.
Firmosur - D/H 274

6/1/274/758
TEPER SEKRET
D/H 29
Nga DSO (B)
Kopje per D/H 70
Ju lutem, bashkangjitur keni Letrën e Mbretit Zog dërguar kolonelit Selmanit. Jam shumë i kënaqur që po Ju dërgoj këtë letër, pasi kjo vërteton që ne së bashku mund të bëjmë gjëra për të cilat kemi detyrim. Me krijesa kaq mosbesuese sa këta, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të krijojmë sa më shumë besim.
Londra e ka lënë fatin e kësaj letre në dorën tonë. M/HD ka vendosur që ta lejojmë që të dërgohet. Ju lutem, dërgoheni tek A/H 78 për t'u transmetuar, pasi Mbreti kërkon ruajtjen e sekretit më të madh të mundshëm dhe A/H 78 është personi për të cilin Selmani ka besim.
Unë mendoj se duhet ta mbyllësh dhe ta vulosësh letrën përpara se t'ia japësh A/H 78 dhe i thuaj që është e shkruar në frëngjisht dhe Mbreti kërkon ruajtjen e sekretit. Mund t'i tregosh përmbajtjen e letrës, dhe kur të vijë fjala për kolonel Selmanin i thuaj që ne e pranojmë me kënaqësi ofertën e tij për bashkëpunim dhe do të bëjmë ç'të jetë e mundur për ta ndihmuar kur të jetë në Shqipëri. Por, ai duhet ta gjejë vetë rrugën se si do të shkojë atje dhe nuk e ndihmojmë dot në këtë çështje. Ai është i moshuar për t'u parashutuar apo për t'u infiltruar me nëndetëse. Ju lutem, shprehini atij të gjithë keqardhjen tonë për pamundësinë e ndihmës sonë në këtë moment, së bashku me sigurimin tonë se besojmë që zgjuarsia e tij do të gjejë një mënyrë për t'i mposhtur vështirësitë.
Firmosur - DSO (B)


http://www.youtube.com/watch?v=2CaS94Pfjrs
Auron Tare, G.Shqiptare