Legal

Wednesday, May 8, 2013

Çërçilli dh Lady Astor

Replikat midis Winston Churchill dhe politikanes angleze me origjinë amerikane, Lady Astor (me fytyrë jo tërheqëse) kanë hyrë në dhjetë më interesantet.
E revoltuar në një rast nga fjalët e Çërçillit, Lady Astor i tha:
- Uinston, ju jeni i dehur.
- Kurse ju, Zonjë, jeni e shëmtuar... Unë nesër do të jem përsëri esëll, ndërsa ju...!

Në një rast tjetër, gjatë një vizite në pallatin Blenheim (shtëpi e moçme e familjes Çërçill), Lady Astor, aktiviste e të drejtave të grave, po diskutonte me Çërçillin rreth kësaj teme, që nuk i pëlqente dhe aq këtij të fundit. Në kulmin e mosmarrëveshjeve midis tyre, Lady Astor e humbi durimin dhe thirri:
- Uinston, sikur të isha gruaja juaj, do t'ju hidhja helm në gotë.
Eksprese kundërpërgjigjja e Çërçillit:
- Ju siguroj, Nensi, se sikur unë të isha burri juaj, do ta pija me kënaqësi atë gotë!

Përktheu: Agim Hamiti

1 comment:

  1. Cërçilli asht nji "figurë e shquar" për popujt e Evropës perendimore por si mbas mendimit tim për popujt e Evropës lindore ay asht përkundrazi nji figurë "e errët" sepse ay pranoj që gjithë ato shtete përfshi dhe SHQIPNINE të mbeten nën ndikimin e bashkimit sovjetik dhe që të kthehen në diktatura komuniste !!!!

    ReplyDelete

Komenti juaj do të kontrollohet nga një mirëmbajtës dhe më pas do të publikohet. Ju faleminderit!