Thursday, December 22, 2011

Miti i Jezusit dhe shembja e Diellit Pagan

Thuhet se Krishti ka lindur në 25 dhjetor...
Një datë e shenjtë kjo që nga besimet pagane të zotit Diell. Thuhet edhe se ai është kryqëzuar për Pashkë! Ne simbolizmin astrologjik egjiptianet e paraqesnin Osiridin (gjithashtu nje tjeter zot diell i antikitetit) mbi nje kryq. Sipas njohurive pagane, diellit iu deshen tri dite per ta rimarre veten nga “vdekja”. E njejta kohe qe iu desh dhe Krishtit per t’u ringjallur, e njejta qe iu desh Tamuzit, bir i perendise babilonase per tu ringjallur. Ja se si e pershkruan Ungjilli i Lukes ate qe ndodhi kur Jezusi (Dielli) vdiq ne kryq:
“ishte afer mesdites, kur dielli u zu dhe u be erresire ne te gjithe token deri ne oren tre te pasdites…” Luka,23, 44-45.
Biri/Diell kishte vdekur dhe prandaj mbreteronte erresira. Dhe shikoni per sa zgjati e gjitha kjo: tri ore. Te njejten histori, sipas se ciles pas vdekjes pason erresira, induistet tregojne per Krishnen, budistet per Buden, greket per Herakliun…e keshtu me rradhe nje pafundesi “Zotash” te antikitetit me te njejten histori deri sa arrijme tek Jezusi.
Jezusi kryqezohet simbolikisht ne Pashke, pasi ne ate periudhe bie ekuinoksi i pranveres, kur Dielli (Jezusi) hyn ne shenjen astrologjike te dashit. Ndodh pikerisht ne kete periudhe (Pashke) ne perkim me ekuinoksin e pranveres qe Jezusi (Dielli) triumfon mbi erresiren, eshte pikerisht periudha e vitit kur dita merr me shume ore se nata. Bota shpetohet fale fuqise se Diellit qe rilind (duke fituar mbi erresiren). Mbreteresha Iside e lashtesise paraqitej shpesh me koken e dashit, per te simbolizuar pikerisht periudhen e shenjes zodiake te dashit, (Pranveren) e cila perkonte me periudhen e ringjalljes, riperteritjen e natyres. Kishat e krishtera orientohen mbi boshtin lindje-perendim me altarin kthyer nga lindja. Kjo do te thote qe grumbulli i besimtareve te veshtroje drejt lindjes - drejtimi i Diellit qe lind.
Ajo qe bie ne sy eshte se historia e Jezusit eshte e perseritur me dhjetra here shume shekuj p.e.s. Dita e tij e lindjes, kryqezimi, rilindja pas tre ditesh e shume histori te tjera lidhur me te i jane dedikuar shume perendive te tjera te antikitetit si:Krishna, Buda, Mitra…etj, te gjithe keto emra perendish me te njejten histori jane thjesht alegorizma te paster qe i referohen zotit pagan, Diellit.
Shpesh figura e Jezusit shoqerohet nga 2 peshq, kjo ka te beje me shenjen astrologjike te peshqeve, sepse periudha kur thuhet se lindi dhe jetoi Jezusi perkon pikerisht me kohen kur toka hyri ne eren (epoken) e peshqeve, e cila zgjat 2160 vjet. Edhe persianet te cilet i trasheguan besimet dhe dijet e tyre nga shumeret, egjiptianet dhe babilonasit kishin pagezimin, kreshmen, parajse-ferrin, engjejt e drites dhe ato te erresires dhe nje engjell te rene nga qielli. Kurora me gjemba ne koken e Jezusit eshte gjithastu nje simbol me i vjeter se vete kristianizmi, i cili simbolizon rrezet e Diellit. Shpesh figura e Jezusit shoqerohet me nje rreth mbi koke, eshte pikerisht mbivendosja e figures se trilluar te Jezusit mbi zotin Diell. 12 dishepujt nuk kane egzistuar si njerez, ato jane gjithashtu simbol i 12 shenjave zodiakale, te cilat i gjejme te pikturuara mijera vjet para kristianizmit ne Egjipt, Shumer-(Iraku dhe Irani sotem,etj). Gjithashtu ato (dishepujt) simbolizojne dhe muajt e vitit .Te gjitha keto elemente jene pervetesuar nga krishterimi i cili vazhdon ti mbroje si te vetet.
Nuk ka asnje prove te besueshme (pervec shkrimeve biblike) te ekzistences se Jezusit. Asnje prove arkeologjike, asgje te shkruar per te nga autore te lashtesise. E njeta gje vlen edhe per Solomonin, Moisiun, Davidin, Abrahamin, Sansonin dhe nje pafundesi “yjesh” te tjere biblike. Gjithcka e shkruar per keto figura jane tekstet e shkruara nga prifterinjte levite, te cilet u bazuan tek dijet antike mbi astrologjine dhe besimet antike (te cilat gjithashu ishin dije mbi astrologjine te koduara nen petkun e alegorive dhe metaforave).
Filoni eshte nje nga dhjetra shkrimtaret qe kane jetuar ne periudhen qe thuhet se jetoi Jezusi dhe ka shkruar nje histori te judejve, e cila mbulon te gjithe kete periudhe. Banonte madje edhe ne Jeruzalem ose ne rrethinat e tij, ne kohen kur thuhet se Jezusi ka bere hyrjen e tij ngadhenjyese ne Jeruzalem edhe kur eshte kryqezuar, ringjallur pas tre ditesh e te tjera histori qe lidhen me ate figure.

E dini cfare thote Filoni ne shkrimet e tij per keto ngjarje te jashtezakonshme?

Asgje prej gjeje, asnje fjale, asnje situate te ngjashme. Asnje nga keto histori apo figura nuk eshte dokumentuar ne ndonje dokument romak, apo ne raportet bashkekohese te autoreve “greke” e aleksandrine qe ishin ne dijeni te gjithckaje qe ndodhte ne ato rajone. Si kamundesi qe keto figura dhe ngjarje qe kisha na i paraqet kaq famoze ne kohen kur kan jetuar nuk permenden ne asnje autor te asaj periudhe pervec shkrimeve te dala nga institucioni kishe dhe shkrimetaret qe i sherbenin asaj?! Thjesht sepse keto ngjarje nuk kane ndodhur,kane qene histori simbolike te ndertuara mbi dijet antike, qe per fat te keq me shume se gjysma e banoreve te tokes i marin si te verteta ne kuptimin paresor te tyre duke ndertuar keshtu me apo pa vetedije nje besim-burg ne mendjet e tyre!
Ne shek e III-te, filozofi Celesi duke iu drejtuar krereve te kishes shkroi: “Ju tregoni perralla, pa zoteruar as edhe dhuntine per t’i bere te besueshme …
I keni ndryshuar disa here tekstet e ungjijve tuaj me qellim qe t’i mbyllni gojen cfaredolloj tipi dhe menyre kundershtimi qe mund te linde per to!”
Te gjitha besimet e sotme fetare si: islami, kristianizmi, induizmi, judaizmi etj, kane te njejtin burim zanafille, jane te gjitha kopje te besimeve antike babilonase, shumere, egjiptiane etj, per kete arsye keto besime dhe mitet e bazuara mbi perendine shpetimtar, si rrjedhoje gjate gjithe koherave paraqesin te njeten stradegji:
1- Ke lindur me mekatin original dhe per kete arsye qe diten qe lind nuk je gje tjeter vec nje i lig mekatar!
2- Mund te shpetosh vetem nese beson tek “shpetimtari” dhe kjo do te thote qe ti duhet te besh ate qe prifterinjte te thone te besh.
3- Nese nuk e ben, do te jesh i denuar pergjithmone ne rropullite e ferrit!

Kuptohet lehte qe keto lloj besimesh nuk jane ngritur mbi hyjnoren, por mbi trillime e mashtrime, te cilat nuk kane qellim tjeter vec manipulimit dhe nenshtrimit te masave. Kishes dhe krereve te saj iu deshen 3-4 shekuj gjenocid mbi njerezimin, i cili shkaktoi mbi 6-milion te vrare ne lloj lloj menyrash mizore ekzekutimi, per te perhapur kete besim bosh mbi “Hyjnoren” qe ne te vertete nuk ka asnje lidhje me Hyjnoren! Edhe sot e kesaj dite kisha perfshihet ne skandale te nje pas njeshme, korrupsioni, seksuale, pedofilie, vrasjesh, komplotesh etj.
Dhe kjo do te vazhdoje per sa kohe njerezit te do ti sherbejne dhe nenshtrohen ketij sistemi skallaverues, besimesh te kota fetare,te cilat nuk te cojne kurrkund pervec veteskllaverimit mendor dhe shpirtetror!

Shkroi: Velard Sejdini
Redaktoi: Stop Injorancës

Census Albania 2011 - Ku kanë përfunduar gjysëm milioni shqiptarë?

Sipas të dhënave që na jep INSTAT për vitin 2010, popullsia në Shqipëri është 3.194.972 banorë.
Sipas të dhënave të po të njëjtit institucion zyrtar, popullsia e Shqipërisë sot është 2,831,741 banorë.
Pra, sipas këtyre rezultateve, në më pak se 2 vjet, Shqipërisë i kanë humbur rreth 500.000 mijë shqiptarë, apo gjysëm milioni njerëz.


Vlen për t'u theksuar këtu se Shqipëria në 20 vite tranzicion, nuk regjistroi më tepër se 1.5 milionë shqiptarë të emigruar. Pra, nëse do mendojmë se ky gjysëm milioni ka emigruar në 1 vit e gjysëm, atëherë shifrat e emigrimit në 2 dekadat e postkomunizmit, ne mund ti kapim në më pak se 5 vite. Por kjo logjikë nuk shkon, kur Europa në krizë të madhe ekonomike (kryesisht shtetet ku ka më tepër emigrantë shqiptarë) sot ka liberalizuar vizat me Shqipërinë e mbi të gjitha qeveria shqiptare deklaron me zë të lartë rritjen e mirëqenies dhe begatisë kombëtare.

Eshtë e vërtetë se lindshmëria ka rënë si pasojë e planifikimit shqiptar, por sërisht shqiptarët mbajnë vendin e parë në Europë, si populli me lindshmërinë më të madhe.

Në statistikat zyrtare, vrasjet shkojnë tek afro 500 qytetarë në vit, prandaj edhe kjo tezë bie poshtë.

Një tjetër tezë që vlen për ta marrë në diskutim, është edhe efektiviteti i 11.000 punonjësve të punësuar nga INSTAT për regjistrimin e popullsisë, por shifra gjysëm milioni shqiptarë, është tepër e madhe për tu marrë si marxh gabimi.

As pjesa prej 29,355 banorë (ose 1.04 % të popullsisë), që e kanë refuzuar regjistrimin, nuk shërben për të rrudhur numrin e popullsisë shqiptare, pasi ata gjithsesi, janë regjistruar dhe janë përfshirë në totalin e numrit të popullsisë.

Mbetet një tjetër mundësi, pak ose shumë e çmendur, që thotë se nëse në Serbi, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni është ndjekur një strategji e mirëplanifikuar për të rrudhur numrin e shqiptarëve në Ballkan, përse kjo dorë mos të ketë futur hundët edhe tek regjistrimi në Shqipëri?

Mos të harrojmë që sa më i vogël numri i shqiptarëve, aq më shumë rritet përqindja e minoriteteve dhe nëse kjo shifër arrin 25% të popullsisë, Shqipëria nga një shtet me popullsi homogjene, shndërrohet befas në dritë të diellit, në një shtet të ashtëquajtur multietnik, i paqëndrueshëm ekonomikisht e politikisht e rrjedhimisht, lehtësisht i shpërbërshëm.

Jeni të lirë të gjykoni çdo tezë të mundshme, ndërkohë që ne urojmë që gjykimet tona të jenë të gabuara, por shteti ynë na detyrohet një përgjigje...

Shkroi: Stop Injorancës  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, December 20, 2011

Zbulim i rrallë në malet e Krrabës

Siç ka ndodhur edhe në dhjetra raste të tjera në Shqipërinë e cila po përjeton bumin më të madh të betonizimit që mund të ketë patur ndonjëherë, edhe në punimet që po kryhen për hapjen e tunelit në Krrabë, ka dalë në dritë një zbulim arkeologjik i mahnitshëm.
Aq i mahnitshëm, saqë jo vetëm ka lënë sot çdo shqiptar pa fjalë, por zbulimi kalon edhe kufinjtë tanë gjeografikë dhe të dërgon në zemër të qytetërimit human.
Njësoj si edhe Njutoni, që fare rastësisht, vetëm prej rënies së lirë të një kokrre molle prej pemës, zbuloi ligjin e gravitacionit, po aq rastësisht ndodhi edhe zbulimi ynë mbresëlënës.
Ishte ora 14:30 e mesditës, kur inxhinerët e punëtorët kishin marrë pushimin e drekës dhe duke u kthyer nga fronti i punës, po shkelnin të gjithë me rradhë diçka të dalë nga thellësia e tokës, duke mos i kushtuar kurrfarë rëndësie. I tillë do të ishte fati i zbulimit tonë, nëse nuk do të ishte për rojen e turnit të parë të fjetinës, Z. Xhemal, i cili kishte mbaruar edhe studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë, që e nuhati thesarin duke e ngritur me kujdes prej tokës dhe duke e pastruar me kujdes prej baltës.
Nuk do të duhej shumë kohë që ai të kuptonte që vlera e këtij papirusi do të ishte marramendëse, pasi në të mund të lexohej një shkrim dore, që dëmtimi e kishte bërë të padeshifrueshëm.

Papirusi u dërgua me emergjencë në Vjenë, në një qendër studimi të profesionalizuar e specializuar për datimin e gjetjeve arkeologjike, ku njëkohësisht kryhej edhe deshifrimi i linearit të përdorur në të.

Përgjigja që erdhi në fund të javës së shkuar ishte emocionuese.

Papirusi i takonte mijëvjeçarit të shkuar dhe ndryshe nga zakonisht, zbulimi arkeologjik nuk i përkiste as kulturës së Greqisë së Lashtë, as kulturës Romake, por kishte një vulë, pastërtisht shqiptare.

Pas restaurimit të pjesëve të dëmtuara të papirusit, i cili ishte autentik, aty mund të dalloheshin tashmë me lehtësi disa simbole shumë të lashta të shkrimit shqip të përdorura prej të parëve tanë. E tillë ishte një zanore që shkruhej si zanorja "e", por mbante 2 pika sipër, si edhe një bashkëtingëllore që shkruhej si shkronja "c", por që kishte një si gjysëm 5-e, të varur nga poshtë.
Teksti niste me 3 bashtingëllore "DRG" dhe përfundonte me nënshkrimin Kolon... 88'.

Papirusi ishte një kartolinë e vitit 1988-ë dhe një tirans ia dërgonte familjarisht një mikut të tij, në Kolonjë.

Ajo që e bënte zbulimin unik dhe që bënte një kthesë të fortë në historiografinë zyrtare, ishte fakti se dikur shqiptarët shkruanin kartolina me dorë dhe uronin pastërtisht njëri-tjetrin në mijëvjeçarin e shkuar. Ata duheshin dhe kujtoheshin mes tyre. Kjo na çon logjikisht në argumentin logjik, që shqiptarët ishin miq, bënin dhe mbanin miq.

Urojmë që ky zbulim të shërbejë realisht për një rikthim të fortë në drejtim të këtyre vlerave të identitetit tonë mijëravjeçar.

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Sunday, December 18, 2011

KOT CHANNEL

Në televizionet shqiptare ka shumë programe televizive që janë të dështuara që në ideim, apo dhe të tjerë që dështojnë rrugës. Po ashtu nuk mungojnë as programet ku vetë qëllimi i tyre është antiqytetar, antihuman, apo ku drejtuesit e këtyre programeve nuk kanë pikë takimi me etikën qytetare, apo me njohuritë minimale për të shqipëruar publikisht gjuhën shqipe.

E gjithsesi, programi për të cilin donim të diskutonim sot, ia kalon të gjitha kategorive, madje nuk ka as kategori. Eshtë origjinal në unicitetin e tij. Ai në thelb, përpiqet të bëjë humor, i cili nuk është as humor i zi, as i kuq dhe as rozë. As humor anglez, por as shqiptar. Pa kripë, pa sheqer, pa limontos. As satirë, as sarkazëm, as cinizëm...
Nga kanali televiziv i dorës së parë, në të cilin shfaqet ky program, me siguri tërheq shumë shikues dhe përshtypja e parë që le, është një kuriozitet i madh për ta ndjekur deri në fund, paçka se nis në një orë të vonë të së shtunës.

Por pa kaluar as edhe 7-8 minuta nga programi dhe ti nuk ke përjetuar as edhe një lloj emocioni, pozitiv apo negativ qoftë dhe nuk të ka lëvizur asnjë milimetër mimika e fytyrës, nga brenda stomakut të mblidhet një si lëmsh, që përpiqet të të ngrihet me vrull lart në drejtim vertikal, për të shpërthyer me gjithë forcën e tij, nga aparati i gojës, në drejtim të televizorit.
E fill pas kësaj ndjesie të zë një trishtim i madh, një mllef i papërmbajtshëm, që vjen nga vlerësimi që ti ke për humorin dhe artin në përgjithësi.
Kur sheh që programe dhe ide kaq bajate e të pajeta shohin dritën e realizmit, e kupton më së miri batutën e pisët të një Profesori të Historisë, që në nerva e sipër thoshte: "Shitësit e bananeve janë artistët që duhej të ndiqnin shkollat e larta dhe ju studentët e sotëm, në pjesën më të madhe, duhet të shkoni të gjeni një cep, ku të shisni banane".


Në rangun e gjatë të programeve mediokre e vjellëndjellëse, me siguri i ashtëquajturi Pop Channel, zë vendin e parë, i distancuar kështu larg edhe prej ndjekësit të vendit të II-të, humorit të TV Tiranës, i cili ka mbajtur vendin e parë, për gjithë këto vite tranzicioni rrjesht.

Eshtë e vërtetë që ky program nuk abuzon me përqëndrimin e vëmendjes tek seksi, siç ndodh rëndomtë, (duke e shfrytëzuar si temë që shkakton humor nga tabuja që kemi ngritur rreth tij), por padyshim, për çdo artist e artdashës shqiptar, ky program është një realizim po aq banal, sa edhe vetë fjalori i rrugës.


Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2 

Friday, December 16, 2011

Shqiptari ndërton Helikopterin e parë në Ballkan - `Made in Presheva`


Pranvera do të qel në Preshevë me Helikopterin e parë në Ballkan "Made in Presheva"

Nuk po flasim as për Italinë, as për Pakistanin, Amerikë apo Rusinë, por fjala është thjesht për një qytetarë, të riun nga Presheva (Kosova Lindore) të cilit më në fund duket se ëndrra e tij do t’i dal „zhgjëndërr“ dhe do t’i bëhet realitet, duke ia arritur qëllimit të tij, që të jetë njeriu i parë në Ballkan i cili (si individ) e ndërton një helikopter me duar të veta, me një çekiç dhe një palë dane, siç thotë ai, nga "A" deri në "ZH"...Ky është Qani Lutfiu nga Karadaku i Preshevës (Gare). Z. Lutfiu nuk është me profesion fizikanët, as instruktor e as pilot, por siç thotë ai, jam kuadër i „Skenderbeut“, meqë ai ka të mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe ka dalë nga dyert e asaj shkolle, nga gjimnazit me emrin „Skenderbeu“.

Lidhur me idenë, punën dhe strukturën teknike të helikopterin „Made in Presheva“ autori i këtij projekti madhështor në Ballkan z.Qani Lutfiu për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ shpjegon se „Helikopteri për momentin është i paraparë vetëm për një individ, pra pilotin. Megjithëse mundësit i ka që të mbajë pesha edhe më të rënda se sa një person i vetëm. Helika e madhe e këtij helikopteri bashkë me zbrazëtirën mes helikave është 4 m e 30 centimetra e cila arrin të bëjë 500 rrotullime në minutë ndërsa e vogla tek bishti arrin në 1 minutë të bëjë më shumë se 1800 rrotullime çka i bie 30 rrotullime në sekondë. Deri në ditën kurrë helikopteri të jetë i gatshëm të fluturojë do të arrijë peshën e 210 kg, kurse kostoja e përgjithshme e këtij projekti madhështor

Helikopteri "Made in Presheva" ndërtuar nga Qani Lutfiu për 1 person të vetëm pa ndihmën e askujt do të kushtojë disa dhjetëra mijë euro. Ketë punë bëjë nga vullneti dhe dëshirë duke vënë në test trurin dhe kapacitetin e njeriut. Sikur të kisha lek ndoshta ma herët e kisha bërë...por kështu dal ngadalë me forcat e mia po ecën puna mbarë. Një traktor po e ndreqi, pak po dalin për familje pak për ndonjë pjesë të helikopterit dhe kështu gradualisht edhe ju kemi ofruar fundit..“
Do shtuar se ky i ri plotë vullnet dhe punëtor nuk e ka as zanatin e mekanikut por ja, siç thotë populli, çka ja shef syri ja punon dora... i cili me një vullnet dhe pasion të madh ka nisur për të realizuar projektin e tij, ndërtimin helikopterit të parë në Ballkan. Se kur do ta kemi helikopterin „Made in Presheva“ në qiell Qani Lutfiu për agjencinë informative „Prtesheva Jonë“ thotë se „pa vullnet nuk bëhet asgjë. Deri më tani i kemi kryer gati punët kryesore dhe tash na kanë mbetur edhe ca të imta për ta ngritur në qiellin e Luginës së Preshevës helikopterin tonë me të cilin jam duke u marrë tash e 2 vjet ...Kur po them tash e dy vjet, në fakt dy vjet s’kam bërë punë intensive, por aty kam punuar herë pas herë. Këtë projekt apo ëndërr e kam filluar para dy vjetësh dhe kësmet, me emër të Zotit si të jemi shendosh e rehat e kam me e qit në dritë së shpejti edhe atë kah Pranvera do ta presim shirit.“  http://zgjohushqiptar.blogspot.com/2011/12/shqiptari-nderton-helikopterin-e-pare.html