Aleanca Kuq e Zi në 17 Janar organizon një tubim madhështor në Qytetin historik të Krujës në përkujtim të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Aleanca Kuq e Zi ve ne dispozicjon autobuzë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Lezha dhe Laci. Regjistrohuni online më poshtë. http:// Më 17 Janar do të jemi në Krujë. Do të përkujtojmë vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, ashtu si nuk është përkujtuar kurrë më parë, ashtu si Aleanca KuqeZi di të nderojë figurat historike të kombit shqiptar. Më 17 Janar eja dhe ti, mos eja vetem, merr kë të mundesh. - Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk mund të vijnë në këtë tubim, pasi nuk e dinë ku i keni gjetur lekët për të paguar autobusët. - Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk mund të festojnë me ju, sepse kanë frikë se K. Spahiu nuk quhet Albin Kurti dhe Aleanca Kuq e zi nuk quhet Vetvendosje. - Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk do t'iu bashkohen pasi kanë frikë se ju do hyni në politikë, për ti mbrojtur aty, interesat e tyre. - Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk do jenë me ju, sepse kanë frikë se Spahiu po tenton të marrë pushtetin e Berishës. - Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk vijnë sepse me paratë e shpenzuara për flamurin madhëshor, mund t'ua jepnit të pangrënëve e me arsyetimin e tyre ne nuk kemi të drejtë të festojmë asgjë. - Disa prej qytetarëve shqiptarë ju kundërshtojnë sepse gjykatat janë të korruptuara dhe zbuluan që fajin e ka K. Spahiu. - Disa prej qytetarëve shqiptarë do ligështohen sepse edhe PDIU-ja ia nisi me deklarata patriotike, por mbeti nën hundën e shtrembër të pushtetit që shet Shqipërinë. - Disa prej qytetarëve shqiptarë me zor po prisnin që të krijohej kjo Aleanca që ta akuzonin për gjithçka nuk ka shkuar mirë në këtë vend dhe për ti veshur si detyrë gjithçka nxjerr oreksi i tyre. - Disa prej qytetarëve shqiptarë, po ashtu si disa prej qytetarëve të gjithë botës, janë kundra për çdo gjë dhe në çdo kohë, prandaj le të bashkohemi në këtë përkujtim që Gjergj Kastriotit i mungon prej më shumë se 5 shekujsh! Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2 |
Thursday, January 19, 2012
Ata që çdo mëngjes ia djeg qulli, gjithë ditën i fryjnë kosit
Puçi i
Prokurorisë iu desh pothuajse një vit i plotë hetim për të hedhur poshtë akuzat se 21 janari ishte grusht shteti, apo puç. Tani s'mbetet gjë tjetër, veçse të merret në pyetje Kryeministri i vendit, për thikat me helm, stilolapsat-pistoleta dhe çadrat snajper. Kujt dhe ku i ka parë?! Në foto, një puçist veteran që shëtit në bulevardin "Dëshmorët e kombit me raketë dore antitank. Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2 |
Prindërit - Mos harro
Kur ishe 8 vjeç babai të bleu një akullore dhe ti e falenderove duke bërë pis pantallonat e tij, ngaqë të pikonte akullorja.
Kur ishe 9 vjeç, ai pagoi për kursin tënd të pianos dhe ti e falenderove duke mos mësuar instrumentin.
Kur ishe 10 vjec, ai të bëri shëtitje rreth e rrotull qytetit, të çoi nga stërvitja e futbollit tek ditëlindja e një shoku etj,,, dhe ti e falenderove duke dalë nga makina dhe kurrë nuk e ktheve kokën prapa.
Kur ishe 11 vjeç, ai të çoi ty me shokët e tu në kinema, për të parë filmin që pëlqeje dhe ti e falenderove duke i thënë që të ulej në një vend larg teje.
Kur ishe 13 vjeç, të sugjeroi se si ti prisje flokët dhe ti e falenderove duke i thënë se s'kishte shije për këto punë.
Kur ishe 14-të ai të pagoi një eksursion një-mujorsh dhe ti e falenderove duke mos i dërguar asnjë letër, ndërsa ishe larg.
Kur ishe 15 vjeç, ai erdhi nga puna dhe kërkonte një përqafim tëndin. Dhe ti e falenderove duke mbyllur derën e dhomës tënde me çelës.
Kur ishe 16-të ai të mësoi makinën dhe ti e falenderove duke i marrë makinën përherë.
Kur ishe 17-të ai priste një telefonatë të rëndësishme dhe ti e falenderove duke ndenjur gjithë ditën dhe natën në telefon.
Kur ishe 18 vjeç ai qau kur ti u diplomove ndërsa ti e falenderove duke festuar me shokët e tu.
Kur ishe 19-të ai të pagoi universitetin dhe solli valixhet e tua në dhomë, ndërsa ti e falenderove duke i thënë "mirupafshim", por me frikën se mos turpëroheshe në sytë e shokëve të tu.
Kur ishe 25 vjeç, ai pagoi dasmën tënde dhe ti ia shpërbleve duke ikur nga qyteti bashkë me gruan tënde.
Kur ishe 50 vjeç ai u sëmur dhe kërkoi ndihmën tënde. Dhe ti e falenderove duke menduar se ai ishte një barrë për ty.
E pastaj, një dite ai VDIQ.
Dhe vdekja e tij ra si një rrufe në zemrën tënde. U pendove për të gjitha gjërat që s'kishe bërë.
Duajini prindërit, sepse ata të falën jetën dhe bënë që të bëhesh DIKUSHI në jetë!
Depërtimi i internetit
Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit deklaroi para disa ditësh lajmin e mrekullueshëm, që Shqipëria ka depërtimin më të madh të Internetit, në Europë. Ju, mosmirënjohës plangprishës, në vend që të duartroksini ia keni nisur edhe nga pretendimet, dashkeni edhe energji elektrike pale... Çifti Pollo-Pango kaq kanë në dorë, vetëm të na shtrijnë kabllin! Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2 |
...vetëm 70 lekë!
Stop Injorancës
Meqenëse autobusët urbanë e jeshilë të unazës së vogël të kryeqytetit, së fundmi janë pajisur me ajër të kondicionuar e kamera që nuk kanë kapur kurrë ndonjë xhepist, që herë ndalojnë për rreth 20 minuta në stacion e lëvizin si qerre me kuaj të paushqyer, apo edhe si autobusë të marrë peng kur janë në vonesë orari, ku punësohen faturino që harrojnë të të japin biletën e fitojnë gjysmën e parave të mbledhura nga njerëzit, Presidenti i shoqatës së urbanëve ka kërkuar në Bashki rritjen e çmimit të biletës me 40 lekë (mbi 100%), duke e çuar në 70 lekë biletën e urbanit.
Personalisht nuk po e gëlltis aq keq, por madje e shoh si një nxitje të fortë që qytetarët ti rikthehen biçikletave dhe adrenalinës së madhe të gjarpërimit mes makinave, ku gjysma e tyre mbajnë ngjitur në xham fletërrufe të tipit "Kujdes - Shofer i Ri"!
Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Meqenëse autobusët urbanë e jeshilë të unazës së vogël të kryeqytetit, së fundmi janë pajisur me ajër të kondicionuar e kamera që nuk kanë kapur kurrë ndonjë xhepist, që herë ndalojnë për rreth 20 minuta në stacion e lëvizin si qerre me kuaj të paushqyer, apo edhe si autobusë të marrë peng kur janë në vonesë orari, ku punësohen faturino që harrojnë të të japin biletën e fitojnë gjysmën e parave të mbledhura nga njerëzit, Presidenti i shoqatës së urbanëve ka kërkuar në Bashki rritjen e çmimit të biletës me 40 lekë (mbi 100%), duke e çuar në 70 lekë biletën e urbanit.
Personalisht nuk po e gëlltis aq keq, por madje e shoh si një nxitje të fortë që qytetarët ti rikthehen biçikletave dhe adrenalinës së madhe të gjarpërimit mes makinave, ku gjysma e tyre mbajnë ngjitur në xham fletërrufe të tipit "Kujdes - Shofer i Ri"!
Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Subscribe to:
Posts (Atom)





