Thursday, January 19, 2012

Duke bërë moral nga kolltuku i florinjtë

Papa Benedikti i XVI-të uroi dje besimtarët e krishterë në mbi 60 gjuhë të ndryshme (gjithashtu edhe shqip), për festën e Krishtlindjes.
Gjithashtu kritikoi komercializmin në rritje, të festës, me drita shumëngjyrëshe, dhurata marramendëse e shpenzime të çmendura.

Duke kruajtur kapelen e Artë kokëpeshku me dorën ku ka një unazë të stërmadhe floriri, ai theksoi që nuk duhet të harroni se edhe vetë Jezusi kishte lindur dhe jetuar në varfëri dhe thjeshtësi.

Stop Injorancës
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Skandali i shitjes së armëve



Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, në një intervistë në një kanal televiziv shqiptar, denoncoi akuzat për shitje armësh, që i janë bërë shtetit shqiptar nga opozita apo media, si shkaktare të rënies drastike së shitjeve së armëve.

Ai theksoi se nga 14.000 ton municion që kemi shitur vitin e shkuar, këtë vit kemi shitur vetëm 2.500 ton, kur në depot tona kemi edhe 38.000 ton municion për të pastruar.
Gjithashtu, nën zë, ai deklaroi se i ka bërë Afganistanit një dhuratë simbolike prej 10.000 kallashnikovësh.

Përtej faktit se ky shtet po mbahet ende duke shitur e dhuruar atë çka prodhoi dhe mblodhi sistemi i kaluar politik, përtej faktit që në dokumentet zyrtare të statistikave të shtetit të Nigerisë për vitin 2009, del se nga Shqipëria në këtë vend janë eksportuar mallra me vlerë në totalin e pabesueshëm prej 1 miliard e 346 milionë dollarëve, shifër që nuk gjen pasqyrim (siç do të ishte normale) në bilancet zyrtare të palës shqiptare dhe nuk dihet ku shkojnë këto lumenj parash, si shpjegohet që Shqipëria çarmatoset dita-ditës, ndërkohë që fqinjët e saj armatosen rëndë e më rëndë?

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Kësaj herë, do respektojmë kushtetutën...



Jozefina Topalli, Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, në një deklaratë për shtyp theksoi dje mendimin e saj:

"Sa për çashtjen e zgjidhjes së kreut t'parë t'shtetit (Presidentit), un jam për respektim t'kushtetuts"

Pra, të dashur bashkëkombas, respektimi i Kushtetutës Shqiptare, nga përfaqësuesit tanë, është haptazi, çështje preference dhe jo detyrimi...
Presidenti i Republikës, Kreu i Forcave të Armatosura, zgjidhet vetëm me votat e shumicës.

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Pasaporta biometrike, më tepër se shqitarë



Zëvendësministri i Brendshëm F. Poni konfirmoi para pak ditësh që pasaportat e vjetra skadojnë këtë fillim pranvere dhe ç'është më e rëndësishmja, që nga 2009-a dhe deri më sot, janë pajisur me pasaportat biometrike 2.2 milionë shqiptarë.

Po si t'ia bëjmë tani, që sipas INSTAT-it tonë të shquar (lexo të shqyer), shqiptarë kemi, (duke llogaritur nga fëmijët e sapolindur dhe deri tek pleqtë në prag të vdekjes), vetëm 2.8 milionë banorë?

Sipas zotërisë, vetëm 600 mijë shqiptarë janë ata që nuk paskan sot pasaporta biometrike, apo vetëm 2.8 milion shqiptarë ka arritur INSTAT-i të rregjistrojë nga popullsia shqiptare?!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Akuzat publike ndaj prokurorisë



“Lipset të deklarojmë se Prokuroria në kërkesën e saj, provoi edhe njëherë se mbeti në mjerim të thellë profesional dhe ligjor për argumentet dhe pseudo-provat ku u mbështet.
E shtrënguar nga mungesa e tyre, por edhe paaftësia, ne pamë se asaj gjatë gjithë procesit gjyqësor, ju rrëzuan të gjitha pseudo-argumentet, prej të cilave ajo dhe vetë hoqi dorë, duke e parashëmbur kalanë prej rërë, të ndërtuar me pasion kriminal .
Ajo që pamë dhe dëgjuam sot në këtë seancë , në të cilën ajo duhet të reflektonte, ishte që për të shpëtuar nga mbytja Prokuroria u kap me dhëmbë në gomonen e çpuar të mashtruesit të vitit.
Fatkeqësi për këtë institucion, i cili na u shfaq edhe njëherë si kollovar dhe shërbëtor i politikës së rrugës dhe jo i ligjit.
Mund të themi pa më të voglin dyshim se pafajësia e Ilir Metës, e kërkuar nga mbrojtja në seancën e sotme është evidente sepse e tillë është e vërteta”


Komunikata për shtyp e Spartak Brahos - përfaqësuesit ligjor të I. Metës, pasi dëgjoi pretencën që kërkonte 2 vjet burg e 1 milion lekë gjobë ndaj Metës.

A mendoni se të tilla sulme ballore në deklarata për shtyp ndaj institucioneve të pavarura, kryer nga avokatë, që presupozohet se duhet të mbrojnë institucionet prej ku marrin edhe profesionin, nga avokatë që presupozohet se betohen për të punuar vetëm për të vërtetën dhe vetëm të drejtën, duhen dënuar ligjërisht, nëse provohet nga gjykata se i akuzuari i tyre, është fajtor?!


Shkroi Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2