Wednesday, November 30, 2011

Zakoni i skllavërisë



Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet ¬më në funt një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr' e dytë dhe ata jo vetëm s'marin vesh çdo me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit dhe të zinxhirit.
Këto që thomi s'janë theori të thata. Kemi fakte historike që i provojnë. Dini të gjithë se që më 1861 e gjer më 1865, u-bë n'Amerikë një luftë civile e madhe në mes të Shteteve të Veriut e të Shteteve të Jugës.



Veriu, me Lincolnin si President, i qojti gjithë skllevët të lirë. Juga nuk pëlqeu këtë veprim. Juga deshi t'a mbajë skllavërinë si një institutë legale, dhe u-nda nga Veriu duke u-prokllamuar një republikë më vete me Jefferson Davis-in si President. Fundin e di çdo njeri: Juga u-munt, Amerika u bashkua përsëri, dhe skllaveria u-çduk për gjithënjë. Lincoln-i u-vra në mbarim të luftës. Davis-i rojti gjer më 1889, si njeri prevat, -dhe bukuria është se çngjau kur vdiq ky njeri që kish derdhur aqë gjak për të mprojtur skllaverinë: ngjau kjo gjë e çuditshme, që dymij ish-skllev vazhduan duke qarë qivurin e Davis-it!
Shikoni forcën e zakonit: skllavi i çliruar kish zemrën dhe dashurinë të lidhur me armikun e çlirimit. Kur qenka ashtu natyra e njeriut, a është çudi që një shumicë Shqipëtarësh të kenë në shpirt të tyre adhurimin e zgjedhës?
Bij, nipër, stërnipër skllevësh, skllev vetë, fjala liri nuk është për ta veç se një gjë misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lëftuar ose pritur me të ftohtë.

Të lirë nga krahët, truri i tyre është i lidhur me zinxhirë.

FAIK KONICA (Botuar më 1923)

Kurrë nuk e kam kuptuar tifozerinë....

Të jesh tifoz i Barcelonës së ditëve të sotme, është dembelizëm i madh. Stop Injorancës

Padija është shumicë, është pushtet

Çdokush prej nesh është i lirë të besojë çfarëdo që të dojë, por në pikëpamjet e mia, shpjegimi më i thjeshtë i mundshëm është: NUK KA ZOT.

Askush nuk e krijoi Gjithësinë dhe askush nuk drejton fatet tona. Rrjedhimisht, nuk ka as Parajsë dhe as pasjetë gjithashtu.
Ne kemi vetëm këtë jetë, për të vlerësuar madhështinë e Universit dhe për këtë... ndjehem tmerrësisht mirënjohës dhe i gëzuar.
(Stefën Houking)

Ishte pikërisht ky përkufizim, që nxiti miliarda besimtarë nga e gjithë bota, që shkencëtarin më inteligjent të kohrave moderne, ta trajtonin si një Idiot. Stop Injorancës

Rama, një tjetër vegël e një politike të verbër

inferiore shqiptare, në mënyrën e të parit provincialisht dhe me drita të shkurtra, çështje kaq thelbësore, si ajo e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Me siguri, atje ku opinioni i tij (dhe jo i opozitës shqiptare) ndahet prej opinionit të Albin Kurtit, aty ndahen edhe prej tij shumë qytetarë, opozitarë të pushtetit të sotëm në Shqipëri.

 Kjo kasë e kalbur politikanësh, nuk shohin dot më Kuq e Zi, por veç blu e rozë, duke harruar se nëse nesër bie euroja, ai Bashkim Europian apo qoftë edhe NATO-ja, ku sipas tyre duhet të integrohemi para së gjithash, do të na duhet të mbijetojnë duke u mbështetur vetëm në krahët e njëri-tjetrit. Stop Injorancës

Pjesë e shkëputur nga diskutimi i djeshëm mes Ramës dhe Kurtit:

Rama - Në këtë pikë kemi një dallim. Ne jemi absolutisht kundër çdo lloj politike shndërrimi territoresh. Për ne është e panegociueshme asnjë copë tokë e territorit shqiptar apo kosovar. Për aspektin tjetër ne duhet të integrojmë shqiptarët kudo që ndodhen”, tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kurti - “Shqiptarët kanë nevojë dhe mirëpresin integrimin e jashtëm në organizmat e ndryshëm ndërkombëtarë. Njëkohësisht jemi të vetëdijshëm që integrimi i jashtëm nuk është zëvendësim për integrimin e brendshëm, që shqiptarët pavarësisht kufjve që i ndajnë padrejtësisht, të takohen dhe të bashkëpunojnë, sepse kombi nuk është vetëm kulturë edhe vetëm gjuhë, por njëkohësisht është edhe politikë kombëtare dhe ekonomi kombëtare”

Shifrat e kriminalitetit në Shqipëri

Në vitin 2006-ë, Shqipëria është renditur në vendin e 4-t për numrin e vrasjeve, në raport me numrin e popullsisë. Padyshim, në këtë humnerë, kemi bërë hapa para...

Kronika e djeshme:
- Vlorë, vritet me armë zjarri një 40-vjeçar dhe 2 të tjerë plagosen.
- Krimi në familje, burri vret gruan ditën e festës.
- Fushë-Krujë, tre të vdekur nga një familje nga përplasja e një makine me autobusin.

Ka ardhur koha mos të gjykojmë më pasojat, por të drejtohemi për tek shkaku i kësaj krize të rëndë sociale! Stop Injorancës !