Thursday, February 25, 2010

Etimologjia e emrit Shqipëri, shqiptar, Albania, albanese

Është interesant fakti se si shqipëtarët quajnë vendin dhe veten e tyre, dhe se si ata quhen nga të huajt. Vëndi ku shqiptarët jetojnë sot quhet Shqipëri dhe banorët pikërisht shqiptarë, ndërsa të huajt vendin e quajnë Albania dhe banorët albanesi.

Pa pasur pretendimin për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë çështje, le të përpiqemi të kuptojmë nëpërmjet shkrimeve të disa studjuesve arsyen e këtij ndryshimi në emërtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në vitin 1847 Vincenzo Dorsa në librin e tij “Su gli albanesi, ricerche e pensieri” jep disa mundësi: “diskutohet midis kritikëve mbi origjinën e emrit”Albania”, sepse nuk gjejmë asnjë gjurmë në shkrimet e autorëve antikë. Ka disa që mbështesin teorinë që ky emër rrjedh nga Albanët, popull i Azisë i cili ndodhej midis detit Kaspik dhe detit të Zi. Këta popuj sipas këtyre autorëve formuan disa koloni në Maqedoni dhe në Epir”.

Por Dorsa nuk është i bindur për këtë teori. Në fakt na jep një tjetër të dhënë: “Palmerio (Graccia antiqua, Libro 1, Cap. 14),na ka lënë të shkruar që Shqipëria (Albania) quhej kështu për shkak të maleve të larta, dhe kur Galët arritën në atë vënd e quajtën Albani sepse kështu quheshin alpet në gjuhën e tyre”.

Duke u bazuar në këtë teori Dorsa shpjegon termin Albania duke e lidhur me natyrën e “atij vëndi”.

Shkrimtari antik Tolomeu na thotë që në Maqedoni ekziston një mal Albanus, popuj Albani, dhe një qytet Albanopolis. Vetë Straboni kujton malin Albia ose Albion. Në këtë pikë Dorsa bën pyetjen përse mos ti japim rëndësi kësaj të dhëne? Një e dhënë e vetmuar por që na flet qartë.

Versioni personal i Dorsës është ky: Në Lazio ekzistonte Alba, qytet i shenjtë, trashgimi i pasardhësve të Eneas. Romakët të cilët erdhën në Maqedoni dhe në Epir, kur panë qytetin e Albës ose të Albanopolis, ju erdhi në mënd qyteti që quhej Alba në atdheun e tyre (në Lazio). Kështu për ta dalluar nga Alba e Lazios e quajtën Alba-nia, domethëne Alba e re (nia - e re ), siç kanë quajtur edhe Roma-nia, Roma e re toka që u bë vëndi i perandorisë së re […]”.

Edhe për emrin shqipëtar Vincenzo Dorsa jep shpjegimin e tij: “Midis tyre quhen Skipëtari. Questo secondo nome na çon tek σχίφος që Eskili shpjegon duke përdorur fjalën ξίφος shpatë, përdorues të shpatës […]”.

Më 1877, në Paris publikohet libri La Grèce avant les Grecs i autorit Louis Beonlew. Beonlew kërkon të shpjegojë fjalën shqiptar me teorinë e Xylander. Fillon analizën e tij duke thënë që fjala shqiptar ngjason me fjalën shqiptoj, por e braktis shpejt këtë teori sepse nuk është shumë e besueshme. Beonlew krahason fjalën shqiptar me shqiponjë. Po të marrim parasysh se shqiponja jeton ashtu si fajkoi në shkëmb, dhe po të konsiderojmë që skifteri quhet edhe petrit atëherë kjo fjalë na shpie tek fjala greke petra d.m.th. shkëmb. Si rrjedhojë, Shqiptarët quhen ashtu si kishte menduar Xylander, banorë të shëmbinjëve, malësorë.

Sami Frashëri në veprën e tij "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" (Bukuresht 1899), thotë që ; Prindërit tanë të vjetër u quajtën arbën, fjalë të cilën toskët për shkak të zakonit që kanë për të kthyer "n" në "r" e bënë arbër siç përdoret edhe sot. D.m.th. ata që punojnë arën, që korrin e mbjellin. Këtë fjalë Romakët e kanë kthyen në alban duke quajtur vëndin Albania[…] dhe kombi i tërë ka marrë emrin shqipëtar dhe vëndi ynë emrin Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes zogut të bekuar të Hyjit që faleshin prindërit e vjetër tanë, dhe që e kemi edhe në flamur[…] .

Robert d’Angely në librin e tij “Enigma” thotë që fjala shqiptar në kundërshtim me mendimin e Vaso Pashës i cili e quante këtë fjalë shumë të vjetër dhe e kundërvinte me fjalën albanë, të cilën ai e besonte si një krijim të albanologëve të sotëm, fjala shqiptar pra nuk datohet në realitet më përpara se viti 1375 në Shqipëri; ajo bëhet e njohur dhe e famshme për shkak të një ushtrie të vogël shqiptare (d.m.th. bartëse e shqiponjës, e shqipes), të princit legjendar Gjergj Kastrioti.

Edhe studiozi Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve” thotë që emri shqiptar e ka orgjinën e tij nga ushtria e Skëndërbeut që mbante flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare. Kurse për emrat Alban dhe Arbëresh , Arishtidh Kola thotë që nuk ka asnjë diferencë midis tyre dhe që janë e njëjta gjë. Historianët Pollo dhe Puto pohojnë që fjala Alban ka prejardhje historike, ndërsa fjala Arbëresh prejardhje gjeografike. Kola nxjerr në pah edhe një here teorinë që emri Albani është një fjalë antike çeltike.

Natyrisht ky artikull nuk ka pretendimin të jetë i plotë, por mendoj që jep një ide mbi çështjen komplekse të emërtimeve Shqipëria, shqiptar, Albania, albanese.

Elton Varfi

Burimi : http://eltonvarfishqip.blogspot.com/2010/02/etimologjia-e-emrit-shqiperi-shqiptar.html

Gjithashtu do t'iu sugjeroja të merrnit në konsideratë një variant jo më pak të mundshëm e logjik rreth emrit shqiptar, shqipe të arit, të cilin mund ta lexoni këtu---> S.I) http://stopinjorances.blogspot.com/2009/11/komploti-kunder-shqiptareve-fillon-te.html

Tuesday, February 23, 2010

Ç'është zhgënjimi?

Një zarf i bardhë më mbërrin në tryezë. Habitem! Pagat i marrim në bankomat. Të jetë vallë lajmërim për ngritje në detyrë, për orarin e zgjatur të punës...! Të jetë vallë shpërblim nën dorë, për punën në fundjavë! E hap zarfin me kujdes dhe lexoj një shkrim të pjerrët dore :"Me urdhër nga lart, jeni i pushuar nga puna".

Asnjë shpjegim, asnjë sqarim, asnjë motiv, shkurt, pastër, qartë... i flakur në rrugë.

Vështroj kolegët e punës, por vështrimet e tyre tashmë janë kthyer në çast të huaja, të ftohta, armiqësore. Ata duken jashtëzakonisht të zënë me punë, pavarësisht se pak më parë po bënim shaka në "chat-in" e facebook-ut. Ngrihem me rrëmbim dhe pasi marr xhaketën, përplas derën pa u përshëndetur me askënd. Lokali i Shefqetit duket bosh. Zë vend në një cep nga ku nuk duket as porta, as banaku dhe as televizori. Porosis konjak, dopio. Gllënjkat e para më duken musht dhe nuk kam të ngopur. Nxjerr një cigare nga paketa, por nuk gjej çakmakun. Thërras Shefqetin, i cili nuk nguron të ma ndezë, duke mbajtur njërën dorë mbështetur në gjoks dhe pastaj qesh. Ai qesh, ashtu siç nuk e kisha parë kurrë më parë. Dhëmbët e tij të vendosura si një gardh i harruar, duket sikur shkëlqejnë, pavarësisht se ngjyra e tyre është ngjyrë xhelozie. Çakmakun e kisha pasur mbi tavolinë dhe aty nënqesh edhe unë me Shefqetin e nga sikleti që përjetova e rrotullova gotën me eks duke porosita një tjetër. Më pas edhe një tjetër, por nuk e piva deri në fund. Shikoj orën.
E dashura ime duhet të kishte mbaruar punë dhe duhet të ishte duke më pritur në shtëpi e vetme. Duhet të nxitoj. Prej kohësh kthehem shumë nga puna dhe e lë të vetme. Kur e takoj ndjej lodhje dhe duket sikur thjesht po ndajmë qeranë e shtëpisë bashkë. Kapitalizëm i egër, po ia dhurojmë shpirtin djallit.
Nëse në rendin skllavopronar skllevërit ushqimin e kishin falas, ne duket si të jemi kthyer në skllevër pune, që punojmë vetëm për të fituar bukën e gojës.

I lë Shefqetit në tavolinë gjobën dhe një bakshish për zemrën e tij të bardhë e kaq të rrallë. Autobusi me sjell pranë shtëpisë. Ngjis me nxitim shkallët e errëta të pallatit. Ashensorit iu bë disa vite, që është "përkohësisht jashtë shërbimit". Ashtu me dritën e çakmakut ndezur, me ritëm të sinkronizuar, ngjis shkallët. Ora 17:30 dhe i shkreti stomak ka nisur të merret me thashetheme.

Sapo arrij tek dera e shtëpisë, çuditërisht ajo është e hapur dhe drita e koridorit, e ndezur. Shikoj zemrën time, shpirtin tim. Asaj i mungon buzëqeshja, syqeshja, krahët e hapura që më ftojnë në përqafim. Sillet nxitimthi duke hapur sirtarë e duke mbyllur kanate dhe nuk flet. Vetullat e saj janë të vrenjtura. Diku nxjerr një suvenir të Gonxhe Bojaxhiut dhe mundohet ti gjejë vend tek njëra prej valixheve të shtrira barkaz në dyshemenë e mbushur plot me sende të ndryshme. Shtangem dhe nuk po kuptoj se ç'po ndodh. Kuriozitetit tim i vjen në ndihmë fjalët e saj : "Po të le, po ndahemi. Nuk mundem të duroj dot më. Nuk e përballoj dot. Po iki".

Bota më shembet. Në të qindëtat e fraksionit të sekondës më shfaqen tërmete, vullkane, tsuname, uraganë e shkreptima. Nuk mundem ti besoj dot asaj që dëgjova. Mos është vallë një shaka e përkryer edhe pse ajo s'ka qenë kurrë një aktore profesioniste. E kap prej krahu me delikatesë, por ajo kthehet në një hijenë të tërbuar që mbron territorin e saj. Nuk qenka shak, kjo po ndodh vërtetë. Eshtë e kotë të pickohem, nuk po ëndërroj.
Ajo rrëmben valixhet e rënda dhe unë e ndjek nga pas akoma i habitur. I kërkoj shpjegim, por ajo hesht e shfryn njëkohësisht. Duket e vendosur, e bindur, unë i habitur, i dobët, i ç'armatosur. Kërkoj ta shoqëroj, ajo hesht. Kërkoj ta ndihmoj të paktën me valixhet, ajo shpërthen "Më lër të qetë". I përgjërohem të ndalojë, të ulemi diku ta bisedojmë, ta sqarojmë, nuk e kuptoj pse po ndodh, e ajo duket sikur nxiton hapin më shumë. Nuk e ka problem për shiun e furishëm që i lag flokët e krehura. E qielli duket sikur imiton fytyrën time, shiu fsheh lotët e mi të virgjër. Një fëmijë në krahët e një gruaje pyet nënën e tij dhe drejton gishti nga ne. Me siguri skena jonë është qesharake, artistike, skandaloze por nuk më bëhet vonë. Po humbas në të njëjtën ditë trarët më thelbësorë të jetës, trarët ku kam investuar kaq vite, ku ka derdhur kaq djersë.

Femra ime po më lë, nuk mundem ta besoj. Përulem në gjunjë përballë saj dhe u lutem të ndalojë, ta bisedojmë me qetë, më gjatë. Shiu më lag deri tek çorapet. Ajo më kthen kurrizin duke më braktisur si i zoti i shtëpisë qenin e tij të plakur. Pas meje dëgjohen buri të tërbuara që ulërasin në kor dhe fleshe nga dritat e makinave. Ajo mbërrin në stacion dhe në sfond duket autobusi i linjës së unazës që afrohet në ritëm funebër. Autobusi mbulon pamjen e saj. Iu luta Zeusit, Baba Tomorrit, Jezusit, Muhamedit, Budës, natyrës, logjikës e djallit që ajo të pendohej e të mos hipte në atë autobus. Nuk mund të më linte, do ish fatale, për mua, për të, për ne. Ç'do tu thoja prindërve të mi, ç'do tu thoja miqve të mi, çd'o ti thoja vetes.
Autobuzi u largua dhe ajo u duk përsëri aty në trotuar me pikat e shiut që i kërcisnin mbi supe, me valixhet në duar duke buzëqeshur ironikisht. Pasi fërkova mirë sytë, që nuk po u zija besë, u
nisa vetëtimthi me krahët e hapura drejt saj. Ku shkon ashtu, budalla - më thotë, s'kishte vende, po pres autobuzin tjetër ...

Ngjarje e bazuar në një histori të trilluar.

Ç'është për JU zhgënjimi ?

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Drama e vogëlushes Idrizi, mjekët i injektuan gjak me AIDS, edukatoret e përzënë nga kopshti

Ndërsa rritet, një vogelushe 5-vjeçare e infektuar gjatë një transfuzioni gjaku me virusin HIV, po përballet me vështirësitë dhe reagimin e shoqërisë ndaj kësaj sëmundjeje.

Familja Idrizi me banim në Belësh të Elbasanit vazhdon të vuajë pasojat e infektimit të vajzës së vogël me SIDA gjatë një transfuzioni gjaku në 2005-n, atëherë vetëm 8-muajshe. Gabimi mjekesor me vogelushen ka kaluar ne heshtje dhe pa ndeshkim, sic ka ndodhur rendom ne keto vite.

Ndërsa nëna do të dërgojë vajzën e vogël në kopsht, prindërit e tjerë janë frikësuar duke refuzuar që t'i lënë fëmijët me 5-vjeçaren në të njëjtin grup. Kjo ka bërë që prej fillimit të këtij viti shqetësimi të ngrihet disa herë nga prindërit, duke i kërkuar edukatores që të mos pranojë vajzën e vogël në të njëjtin grup me fëmijët e tyre.

Kjo situatë ka acaruar nënën e së miturës,por prindërit e fëmijëve të tjerë thonë se frika e tyre është reale, pasi ata janë të vegjël dhe mund të infektohen duke qenë se nuk kanë mundësi të kujdesen për veten.

Vogelushja (vajze binjake e familjes Idrizi) është infektuar me virusin HIV kur ishte vetëm 8-muajshe. Vajzat binjake kanë shkuar në spital pasi kanë qenë të sëmura me grip, por mjekët u kanë thënë se vogëlushet kanë nevojë për gjak e plazmë pasi janë anemike.

Gjyshi i 5-vjeçares, Agimi, thote per Shekullin se 'mjekët ia kanë helmuar mbesën vetëm se deshën të fitonin 5 mijë lekë të vjetra duke shitur gjak të pakontrolluar'.

Pas gjithë kësaj historie, familja Idrizi ka pritur reagim të strukturave përgjegjëse, por askush sipas tyre nuk është interesuar.

Për këtë rast është njoftuar edhe Drejtoria Arsimore dhe pritet një vendim mbi lejimin ose jo të fëmijës 5-vjeçare në kopsht bashkë me fëmijët e tjerë.

Shekulli

Monday, February 22, 2010

Fjalët e pastra të njerëzve të pistë

Dëgjojmë çdo ditë në ambjente publike e private nga ai që rëndomtë quhet fjalor banal, fjalor rruge me fjalë të ndyra e të pista.

I dëgjojmë që në mëngjes, para dhe pas buke, për të mos thënë edhe duke ngrënë. Fjalë të pista mes miqsh, fjalë të ndyra mes të panjohurish, pa dallim gjinie apo moshe. I lexojmë dhe i shohim të shkruara (apo më saktë të keqshkruara) nëpër faqe virtuale shqipfolësish, nëpër mure... të zhgarravitura.

I përdorim edhe vetë, nën dhëmbë, pas krahëve, duke u çjerrë përballë mikrofonit e fshehur pas telefonit. I themi mesh shokësh e shoqesh, na shpëtojnë nga shprehia e përditshme edhe në familje, mes nervave ... në rrëzim e sipër, nga hareja... në ngjitje e lart.
Shprehim mllef, vrer, shfryrje, urrejtje, energji negative, ofendojmë, sulmojmë të tjerët, por jo më pak imazhin tonë.
Ky fjalor është i ndaluar kryesisht tek fëmijët, ndonëse ka prindër "të emancipuar" kokëboshë, që gajasen kur fëmijët e tyre fjalët e para i kanë të shara, që ia drejtojnë anëtarëve të familjes.
Ky fjalor është i çensuruar në Shqipëri nga mediat vizive dhe të shkruara në emër të asaj që quhet etikë, pavarësisht se etika nuk është fjalori ynë i përditshëm dhe prirja është drejt liberalizimit të këtyre shprehive.

Më kujtohet fëmijëria e hershme, kur fjalët ofenduese drejtuar dikujt tjetër, kufizoheshin me: debil/e, budall/aqe, gomar apo shtrigë. Këto fjalë ofendonin atëherë ashtu siç ofendojnë edhe sot, ndonëse graviteti i tyre ka humbur peshë, në lumin e marrë të fjalëve të pista, që qarkullojnë sot rrëmbyeshëm.
Më kujtohet Beni, rreth 6 vjet më i madh në moshë. Një djalosh që kishte lënë shkollën në klasë të VII-të dhe sillej rrotul me një makinë Fiat Mirafiori. Ndërkohë që vrisja mendjen se çfarë kuptimi kishte fjala patriot, Beni dinte rreth 25 sinonime të ndryshme për vaginën. Veç kësaj, fjalori i tij dhe i shoqërisë së tij, kishte jashtëzakonisht shumë shprehje të pakuptimta, por që ata i përdornin me breshëri si ofendime. Ky fjalor sa vinte e pasurohej çdo ditë me fjalë si :shkrepsja, gërmat e alfabetit, fjalori i Enverit, buc, belbuc, belobeluc etj etj etj etj...
Me kalimin e kohës këtë fjalor e mësuam edhe ne të brezit më të vogël, madje e pasuruam më tej me sharje nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet, aq sa edhe prindërit nuk mundeshin më të na kuptonin se ç'thoshim. Këto shprehje e të tjera pafund, fituan territor tek të gjithë njerëzit, të gjitha niveleve apo moshave, saqë hynë dashje padashje u bënë pjesë e fjalorit të përditshëm.

Nëse sot do ti shikojmë me vëmendje këto fjalë, ato tregojnë shumë edhe për nivelin e "krijuesve" të tyre. Zakonisht të sharat e ofendimet, tashmë të rregjistruara në koshiencën tonë, nuk kanë asnjë kuptim të mirëfilltë, e megjithatë janë ligjëruar dhe shkaktojnë ofendim, thuajse tek të gjithë njësoj.
Nëse merrni në konsideratë të kuptoni cilindo nga këto fjalë apo shprehi, do të kuptoni që natyrshëm ato nuk duhet të ofendojnë askënd prej nesh, më shumë sesa individin që i përdor.
Psh për të treguar një djalë të fortë e guximtar, në zhargonin e rrugës përdoret k**derr. (?)
Për të sharë dikë nga familja përdoret motër***. Po kush pretendon që motra e tij të mbesë e virgjër ?
E njëjta logjikë edhe për të sharat nga njerëzit e shtëpisë. Një fis nuk mund të shumohet nëse individët e tij nuk kryejnë marrëdhënie seksuale.
Të gjitha këto shprehje banale, vijnë dukshëm nga një shoqëri ku seksi ishte tabu dhe vetë seksi ishte ofendim për shoqërinë. E megjithatë sot, njerëz vriten edhe për ndonjë nga këto fjalë.

Fjalët janë të pafajshme në vetvehte, jemi ne njerëzit që u japim atyre kuptim. Të flasësh i pastruar nga ky fjalor, nuk është sforcim, por çlirim.

Në atë që ne e quajmë botë të qytetëruar, fenomeni ka qenë edhe më i pakontrrolluar dhe i madh, saqë nga përdorimi i tepërt këto fjalë kanë humbur efektin e tyre ofendues dhe kanë derivuar në të tjera kuptime si psh: Fuck off - shporru dhe këtë fjalë edhe një fëmijë ia lëshon prindit të tij. Sono i cazi miei - janë punët e mia edhe këtë fjalë një fëmijë ia lëshon prindit të tij.
Ne shqiptarët, jemi më të ngurtë me këto fjalë dhe familjen tonë e quajmë të shenjtë, mirëpo duke përdorur dy fjalorë, një në rrugë e tjetrin në familje, kemi ligjëruar hipokrizinë tonë, dyfytyrësinë tonë. Ose të pranojmë që ky fjalor është i papërshtatshëm dhe i ulët, duke e evituar qoftë edhe kur ndodhemi të vetëm në dhomë e godasim padashje tavolinën me këmbë, ose nëse ky fjalor për ne nënkupton atë që jemi realisht, të jemi realë edhe në familje edhe në rrugë.

Kur ndahesh në dy karaktere, rrezikon të mos kuptosh kush është i vërteti.

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Homoseksualët lindin apo bëhen?

Gjithkush ka opinionin e tij për homoseksualitetin dhe shpesh, ky opinion është shumë i fortë e i palëkundur. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, e pranojnë se homoseksualiteti ekziston. Ai është i pranishëm në çdo shoqëri, kudo në botë. Homoseksualizmi ka ekzistuar edhe në shumë shoqëri antike, gjatë gjithë historisë së njerëzimit.


Madje, Richard C. Pillard M.D., psikiatër në "Boston University School of Medicine" dhe një ekspert i shquar për homoseksualitetin, shkon edhe më tej, kur thotë: "Homoseksualiteti, virtualisht, ekziston në çdo specie kafshësh, që është studiuar në mënyrë shteruese"


Nga rezultatet e kërkimeve të Dr. Alfred Kinsey, mësojmë:

* Rreth 4 për qind e burrave (në Amerikë), janë homoseksualë ekskluzivë gjatë gjithë jetës së tyre.
* Rreth 10% e meshkujve amerikanë mendohet të jenë homoseksualë për tre vjet të jetës së tyre si të rritur (homoseksualë jo ekskluzivë).


* Rreth 37% e 5000 burrave amerikanë, që studioi Dr. Kinsey, kanë pasur, më së paku, një marrëdhënie seksuale deri në orgazëm, me një mashkull tjetër.(?)
* Tek gratë këto shifra janë më të vogla. Rreth 2% deri 3% e grave të rritura, mendohet të jenë ekskluzivisht homoseksuale (lesbike), gjatë gjithë jetës së tyre.


Studimet e kryera për këtë qëllim edhe në kultura të tjera moderne, tregojnë se përqindja homoseksualëve në këto vende është në shifrat e më sipërme.

Sa herë flitet për homoseksualizmin, njerëzit, bëjnë këto tre pyetje:
1. Çfarë e shkakton homoseksualizmin?
2. Është apo nuk është, homoseksualizmi, një fenomen "natyral"?
3. Çfarë është në vetvete homoseksualiteti?


Këto janë edhe pyetjet, që studiuesit e homoseksualizmit, e kanë më të vështirë për t'iu përgjigjur. Ata, kur përpiqen t'u përgjigjen këtyre pyetjeve, ndjejmë se këtu fillon pjesa më e vështirë e gjithë asaj që ka të bëjë me homoseksualitetit.

Por, për çudi, këto pyetje, marrin përgjigje të menjëhershme dhe "definitive", në disa emisione televizive të Tiranës. Në këto emisione, përgjigjet e gabuara shiten si të vërteta të padiskutueshme.

Definicioni më i mirë për homoseksualitetin është ky: "Orientim seksual për partnerë me gjini të njëjtë". Vini re! Unë thashë "orientim seksual" dhe jo "preferencë seksuale". Këto dy terma nuk duhet të ngatërrohen. Ne orientohemi seksualisht për një partner të gjinisë tonë, ose të gjinisë tjetër.

Por, pavarësisht, orientimit seksual, ne kemi preferenca për partnerin. Dikush preferon një bionde, më shumë se një brune. Dikush preferon një grua me gjinj të mëdhenj, dikush me gjinj të vegjël.

Dikush preferon një partner ose partnere me ngjyrë, dikush tjetër një të bardhë. E kështu preferencat janë pa fund. Siç e shikoni, preferencë seksuale kanë heteroseksualet edhe homoseksualët.

Por, si për çdo gjë tjetër lidhur me seksualitetin human, orientimi seksual nuk është një gjë e prerë me thikë. Ka shumë heteroseksualë (njerëzit seksualisht të drejtë), që janë të tillë gjatë gjithë jetës së tyre, por ndonjëherë, fantazojnë për marrëdhënie seksuale me seksin e njëjtë.

Kjo, nuk i bën ata, domosdoshmërisht, "homoseksualë latentë", siç është bërë zakon t'i quajnë.
Në një anketim me 171 burra heteroseksualë, një e treta e tyre, thanë se kanë pasur fantazi të rastësishme për seks me djem dhe burra. Po ashtu, shumica e homoseksualëve, që kanë qenë të tillë gjatë gjithë jetës, kanë bërë seks rastësor, me partnere seksuale femër. Në një rishikim që i bëra literaturës gjeta:

* 60% deri 70% për qind e burrave homoseksualë, kanë bërë seks me një grua ose vajzë, më së paku, një herë.

* Mbi 80% e grave lesbike kanë bërë seks me një burrë, ose një djalë.


Ashtu siç e përshkroi situatën, kohë më parë, doktor Kinsey: "Njerëzit nuk prezantohen në dy popullata të ndara me thikë - heteroseksualë dhe homoseksualë. Bota nuk mund të ndahet në dele dhe në dhi...

Kjo botë e gjallë është një kontinuum në të gjitha aspektet, si dhe në çdo aspekt të veçantë të saj. Sa më shpejt të mësojmë për sjelljen seksuale humane, aq më shpejt do të arrijmë mirëkuptimin për realitetin e seksit"

Për një përcaktim më të mirë të "realitetit të seksit", Dr.Kinsey, krijoi një grafik me shtatë shkallë, që njihet si "shkalla e Kinsey".

Kjo shkallë tregon gjithë diapazonin e orientimeve seksuale humane. Në njërën anë të shkallës (zero), janë ata që janë ekskluzivisht heteroseksualë gjatë gjithë jetës së tyre dhe në anën tjetër (gjashta) ata që janë ekskluzivisht homoseksualë.

Në mes të këtyre dy ekstremeve është një zonë e gjerë me shumë nuanca gri, ku hyjnë të gjithë ata që nuk përputhen dot në mënyrë precize në asnjërën kategori. Një nga gjetjet më të mëdha të Dr. Kinsey është që ky grup i mesit, në mënyrë të çuditshme, është shumë i madh.

Ai shkon nga njerëz që kanë pasur vetëm një marrëdhënie seksuale të shkurtër jashtë karakterit, deri tek ata që kënaqen në mënyrë të barabartë si me partnerët meshkuj dhe me partneret femra (biseksualët)

D.r Adem Harxhi, Shekulli

Skandali i radhës, Kosova nuk figuron në tekstet shkollore

"Maqedonia në pjesën veriore të saj kufizohet vetëm me Serbinë", kështu shkruan në tekstin e lëndës së Shoqërisë për klasën e katërt të shkollës fillore.

Në këtë tekst shkollor të botuar në vitin 2009, Kosova nuk figuron si fqinj i Maqedonisë, edhe pse ajo është pranuar nga Maqedonia si shtet në vitin 2008. Nga Byroja për zhvillim të arsimit, e pranojnë gabimin e bërë, por thonë se faji për këtë është i shërbimit pedagogjik të Ministrisë.

"Nuk jam kompetente për botimin e librave, pasi ato bëhen në shërbimin pedagogjik, që është pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pra është institucion tjetër që merret me botimin e librave".

"Unë nuk mund ta di nëse është harruar me qëllim ose jo, megjithatë mendoj se duhet të kihet kujdes i veçantë, pasi ne nuk mund ta anashkalojmë Kosovën si shtet fqinj të Maqedonisë", thotë Ajshe Selmani, zëvendësdrejtore e Byrosë për zhvillimin e arsimit.

Por, e pyetur se cilat janë kompetencat e Byrosë në këtë sferë, Selmani pranon se programet e teksteve shkollore përgatiten nga Byroja për zhvillimin e arsimit.

"Byroja për zhvillimin e arsimit përgatit programet dhe në bazë të atyre programeve, botohen librat. Por, sipas të gjitha gjasave, ai libër ka mbetur i pandryshuar, ka mbetur me po atë program para se Kosova të pranohet shtet, pra mund të jetë një lëshim", shprehet zonja Selmani dhe shton se në programet e reja do të evitohen të gjitha lëshimet që janë bërë në tekstet shkollore.

Mirëpo, ky lëshim ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë thotë se bëhet fjalë për një gabim të madh, që duhet të përmirësohet patjetër.

"Patjetër duhet të përmirësohen gabimet, apo lëshimet në tekstet shkollore. Dikush do të thotë se ndoshta një lëshim në një faqe, apo dy, është një lëshim i vogël, por ne vlerësojmë se janë lëshime shumë të mëdha dhe patjetër se duhet të përmirësohen".

"Ne, edhe në tribuna kemi kërkuar që të gjitha tekstet shkollore që janë në gjuhën shqipe, të kenë autorë recensentë shqiptarë. T'i kontrollojnë ata dhe pastaj të lejohen për shtyp", vlerëson Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it.

Profesoresha në Fakultetin Pedagogjik në Shkup, Gjylymsere Kasapi, njëherësh drejtuese e Komisionit për arsim të partisë Demokracia e Re, vlerëson se gabimi është katastrofal.

Sipas saj, ky gabim, jo vetëm që tenton ta fshehë të vërtetën, por edhe krijon huti të panevojshme në mesin e nxënësve. Zonja Kasapi thotë se ky tekst, urgjentisht duhet të tërhiqet nga përdorimi.

"Këtu është bërë një gabim katastrofal. Ai tekst, urgjentisht duhet të tërhiqet, për arsye se është botuar në vitin 2009, kurse Kosova është pranuar nga Maqedonia në vitin 2008".

"Është keq, nuk është e natyrshme, nuk është e arsyeshme që fëmijët, qofshin ata maqedonas, apo shqiptarë, të mos e dinë se një nga shtetet fqinje më të afërta është edhe Republika e Kosovës. Mendoj se kjo është bërë me qëllim, por nëse është bërë ndonjë gabim, libri duhet të tërhiqet menjëherë", thotë Kasapi.

Lëshime në tekstet shkollore nuk janë bërë vetëm në raport me Kosovën, por ka edhe shumë gabime tjera, përfshirë ato me toponimet shqiptare brenda Maqedonisë.
Shekulli

Shesin ar e kafshë për t’u shpërngulur në Evropë!

Fshatarët shesin kafshët shtëpiake, ndërsa nuset floririn, për të grumbulluar paratë e udhës së gjatë e pa kthim.


Në Kumanovë kurrë nuk ka pasur kaq shumë ofrues të arit sa këto ditë, ndërsa pazari i gjësë së gjallë është mbushur përplot me kafshë shtëpiake.
Të gjithë kërkojnë të shesin dhe vetëm shesin, ndërsa me paratë e fituara blejnë bileta për në një drejtim. Shqiptarët po shpërngulen në mënyrë të heshtur, shkollat po boshatisen.

Pronari i argjendarisë “Rexho”, Rexhep Hasani thotë se ka shumë njerëz që ofrojnë ar për të shitur. “Kjo nuk është për mirë, pasi ari blihet për qejf dhe shitet për hall. E shesin se po ikin në kurbet. Në të dy dyqanet e mia vijnë plot njerëz për të shitur ar. Në 90 për qind të rasteve nuk ia marrim, se ato i shesin për zor, gjë që nuk është mirë”, deklaron për gazetën “Lajm” pronari i kësaj argjendarie.
Rexhep Hasani ka 23 vjet që merret me këtë punë dhe nuk mban mend asnjëherë një numër kaq të madh njerëzish të interesuar për të shitur arin. “Kështu s’ka bo vaki asnjëherë, as në luftën e Kosovës, as në luftën e Maqedonisë. Kjo nuk është shenjë e mirë për ne”, thotë ai, duke sqaruar se vetë personat që ofrojnë arin për të shitur ia tregojnë arsyet pse e bëjnë atë.

Ndërsa numri i nxënësve që largohen nga shkollat sa vjen e rritet. Vetëm në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, 12 nxënës kanë marrë fletëshpërnguljet, ndërsa disa të tjerë presin që t’i marrin së shpejti.

“Për momentin kemi 12 nxënës të larguar, ndërsa ditëve të ardhshme pritet që të rritet numri i nxënësve që kërkojnë të marrin fletëshpërnguljet”, tha Ylber Limani, drejtor i kësaj shkolle.
Ai sqaron se ata nuk mund t’i vlerësojnë si të larguar nxënësit që nuk kanë marrë fletëshpërngulje. “Veç nxënësve që janë larguar ka dhe plot prindër që interesohen për procedurat”, thotë ai.
Edhe në 11 shkollat e tjera fillore të komunës së Kumanovës dhe Likovës, situata është e ngjashme me atë të shkollës “Bajram Shabani”, ku dhjetëra nxënës kanë marrë fletëshpërnguljet.
Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) në Kumanovë e Likovë është e brengosur për situatën. “Numri i nxënësve në këto dy komuna për çdo ditë e më shumë po zvogëlohet, sepse nxënësit me prindërit e tyre po shpërngulen masivisht për në Belgjikë, Francë, etj. për shkak të kushteve të rënda ekonomike, papunësisë, paperspektivës dhe jostabilitetit të vendit tonë, e atje po kërkojnë azil”.

Psikologu Lulëzim Murtezani thotë se kjo është një mënyrë moderne, bashkëkohore e asimilimit të njerëzve. “Tash nuk kemi asimilim me dhunë, asimilim institucional, por kemi një mënyrë tjetër, kemi pasaporta dhe kemi liri për të ikur. Edhe kjo mënyrë e asimilimit është shumë e rrezikshme. Nëse nuk kemi strategji për të bërë punësimin, sidomos të të rinjve, nuk do të mund t’i themi stop kësaj dukurie”, thotë ky psikolog.
Ai sqaron se viktima të këtij asimilimi janë kryesisht familjet që nuk kanë kushte të mira ekonomike. Sipas Murtezanit, problemi do të vazhdojë deri në momentin kur institucionet të marrin masa për ta penguar atë. Kushtet ekzistenciale, të cilat gjenden në majën e piramidës, janë faktori kryesor që i detyron këto familje për të marrë rrugën e shpërnguljes.
“Meqë këto nevoja ekzistenciale nuk plotësohen, ata gjejnë rrugë të ndryshme. Në rastin konkret, qytetarët duke mos pasur perspektivë, marrin rrugën e largët.

Shumë njerëz janë të rrezikuar, janë në gjendje jo të mirë ekonomike dhe vizioni i tyre është që me çdo kusht të shkëpusin rrënjët nga ky ambient dhe normalisht shpëtimin e gjejnë në një ambient tjetër”, thotë ai.


Javëve të fundit dhjetëra autobusë të mbushur kryesisht me shqiptarë nisen drejt Belgjikës, Francës, Austrisë, Gjermanisë e Zvicrës.

Gazeta Koha Ditore

Durimi, shkathtësia e të shpresuarit.

...një mjet që të siguron një të ardhme të lumtur!


Në të vërtet durimi është një mjet mjaft i rëndësishëm dhe mjaft dobiprurës për njeriun. Por thelbi kryesor apo gjëja kryesore që në duhet të kuptojmë, është se çka kuptojmë me durimin.

Ne dimë nga jeta e përditshme se si të vegjël qe kemi kuptuar se çka është zjarri, përkatësisht kemi kuptuar se zjarri është një krijesë e cili ka cilësi djegie dhe në kontakt me të ne do të pësojmë, po ashtu shumë të vegjël kemi kuptuar se po sa që të bëhemi nervoz dikush do te na vijë në ndihmë dhe kështu do te ja arrimë qëllimin. Pra jeta ka qenë ajo që na ka bërë të mësojmë se edhe një element i keq mund të sjell dobi.

Pasi që jemi rritur kemi kuptuar se të bëhesh nervoz nuk është një gjë edhe e mirë, por megjithatë ka situata qe ne patjetër duhet të bëhemi nervoz, madje ka raste që ne duet ndoshta edhe të bërtasim e mos te themi rastet qe bëhemi aq nervoz saqë na u duhet te i sjellim dikujt apo dikush të na sjell ne.Prandaj këtu duhet kuptuar se po qe se ne dimë se çka është durimi dhe po qe se ne duam ta dimë se si mundemi, mese lehti te bëhemi të durueshëm atëherë do te pshtojmë nga situatat qe na sjellin probleme edhe me te mëdha qe nga një problem shumë i vogël ne kokat tona ai problem do te behet aq i madhe qe edhe po deshëm ne me nuk do te mundemi te bëhemi te qetë nga situata qe na ka ndodhur.

Ajo që më së shumti ia vlen të diskutohet është vet nocioni i durimit, edhe pse kemi nocione të shumta nga dijetar dhe shkencëtar të ndryshëm. Në ketë rast kemi zgjedhur një nga shumë ato qe menduam se është me i kuptueshëm dhe me i përafërt më atë që ne në jetën e përditshme kuptojmë me fjalën “DURIM”.

Sipas mendimit që cekëm më lartë durimi është:

“Ta ndalojmë veten tonë nga dëshpërimi dhe paniku, ta ndalojmë gjuhën tonë nga ankimet dhe ti ndalojmë duart tona nga goditja e fytyrës dhe grisja e rrobave në kohë fatkeqësie dhe stresi”.


Llojet e durimit

Durimi mundet me qenë dy llojesh dhe atë mund të jetë me zgjedhje apo pa zgjedhje :

a) durimi fizik

b) psikologjik

Durimi me zgjedhje ka kuptimin e atyre situatave që individi ka mundësi të zgjedh, te bëj durim apo jo. Ndërsa në ato raste kur individi duhet të duroj patjetër së nuk ka zgjedhje tjetër do të thotë durim pa zgjedhje.

a) Sa i përket durimit fizik:

1. më zgjedhje, kuptojmë bërjen e punëve të rënda me dëshirë
2. pa zgjedhje, kuptojmë durimin e sëmundjeve, e rrahjeve, e të ftohtit ose të nxehtit

b) Sa i përket durimit psikologjik:

1. më zgjedhje, kuptojmë frenimin nga ato gjera që logjika e njeriut i përcakton si të gabuara
2. pa zgjedhje, kuptojmë ndarje të ndryshme nga dikush që e donë shumë

Siç e përmendëm edhe me lart se durimi është dy lloje, me zgjedhje dhe pa zgjedhje. Durimi me zgjedhje është i një shkalle më të lartë se sa durimi pa zgjedhje. Por megjithatë qetësja e trupit dhe shpirtit është e njëjtë të te dyja.

Forca e Durimit

Disa njerëz nuk mundën të bëjnë durim pa u përpjekur dhe pa bërë shumë vështirësi që ta arrësin këtë. Të tjerët janë të aftë të bëjnë sabër lehtësisht. Lloj i parë është si ai që ndeshet me një burrë të fortë dhe s’mund ta mundë atë pa përpjekjen më të tejskajshme. Lloji i dytë është si ai person që ndeshet me një njëri të dobët dhe e mund atë më lehtësi. E tillë është lufta ndaj të mirës dhe të keqes. Por siç e dimë se ata te cilët janë ushtar të së mirës gjithherë do te dalin fitimtar.


I duruari, i fituari - Populli. A është virtyt durimi apo dobësi?
Bledikorcari, forumivirtual.com

Njerëzit që nuk kanë durim, jane të padurueshëm... (Stop. Injorancës)

Friday, February 19, 2010

Trondit Elton Xhon: Jezusi ishte gay

Jezusi ishte gej. Kështu thotë i famshmi Elton John.
Këngëtari bëri deklaratën e tij bombastike gjatë një interviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Unë mendoj se Jezusi ishte një mashkull inteligjent dhe gej i cili kuptonte problemet e njerëzve”. “Ai donte që ne të duhemi. Nuk e di se çfarë i bën njerëzit të kenë të tillë sjellje.

Të tentosh të jesh një grua gej në lindjen e mesme është më mirë të jesh e vdekur”, nënvizoi John.

(Lajmifundit)

Edhe Elvira Dones në gojën e Berishës: 'Ajo ka braktisur fëmijën e vet..'

Ka rënë edhe Elvira Dones në gojën e kreut të ekzekutivit. Autorja e një letre të hapur për Berluskonin në gazetën italiane "La Republica" dhe e një opinioni të dytë reagues dje në "Shekulli", ka pasur radhën për të dëgjuar "historinë e familjes" nga Sali Berisha.

Deklaratat erdhën, pasi S. Berisha u pyet nga moderatori i emisionit Opinion, për reagimin mediatik ndaj batutave banale të Berluskonit dhe shtesave po kaq banale të Berishës ca ditë më vonë. Kur janë përmendur shkrimet e znj. Dones në "La Republica" dhe "Shekulli", Berisha ka thënë se znj. Dones ka braktisur djalin e saj.

"Trishtoi djalin. I tha djalit lamtumirë... Ka qyteti një memorie për këtë, - tha kreu i qeverisë. Ky ishte komenti i tij ndaj atyre që ka shkruar znj. Dones.
Dhe për ta çuar deri në fund banalitetin e radhës, kësaj here me një kontradiktë të fortë brenda pak sekondash në deklarim, Berisha shtoi në mbrojtje të Berluskonit "Nuk mund t'i hysh tjetrit në çështje personale..." (?!).
Disa ditë më parë gjatë konferencës për shtyp Berisha-Berluskoni në Romë, ky i fundit ndërpreu një kumtim të S. Berishës mbi trafikun e klandestinëve në Otranto, duke deklaruar që do bëhej përjashtim vetëm për ata që sjellin vajza të bukura shqiptare.

Batuta që është komentuar si skandaloze nga gjithë mediat e Europës, u gjet me vend nga kryeministri shqiptar që deklaroi një ditë më pas në Tiranë se Berluskoni foli ashtu pasi përpara tij ishin tre gazetare plot hire dhe plot sharm nga Shqipëria(!).

Batuta rreth "vajzave të bukura shqiptare" - si edhe indinjata e mijëra italianëve e shqiptarëve ndaj saj janë përcjellë dje në Britaninë e madhe nga "Daily Telegraph", në Francë nga "Le Figaro", në Gjermani nga "Tagesspiegel" e Berlinit, etj. Një agjenci shtypi zvicerane e konsideroi deklaratën: "për të ardhur për të vjellë" dhe vijoi duke thënë: "Nuk është hera e parë që Kavalieri del me profka shkatërruese e mosrespektuese, por po bëhet, çdo herë që shkon, më i vështirë pranimi i një sjellje të tillë."

Burimi :http://www.shekulli.com.al/2010/02/19/berisha-vizite-dy-ditore-ne-itali-neser-takim-me-berluskonin.html

Rikujtoni edhe njëherë indinjatën e zonjës Elvira Dona, tek Republika. http://www.youtube.com/watch?v=TwlpdjjZTpI

Thursday, February 18, 2010

Gjyshja ime !

Më mësove të ec, të hedh hapat e para në jetë, kur ti mezi hiqje zvarrë tuat. Më mësove të jem e duruar, kur ti brenda teje rënkoje nga dhimbjet e sëmundjet. Më mësove të dua njerëzit, kur ti vetë vuaje nga mospërfillja e tyre.

Më mesove te jem e edukuar kur te gjithe te therrisnin “plake”, me mesove te jem e gezuar, kur ti vuaje nga hidherimi qe te kishin shkaktuar bijte e tu, te ikur larg . Me mesove te dua me shume mamin dhe babin, kur ti beje rolin e tyre. Me mesove te belbezoj fjalen "mami", me mesove te dua jeten kur ajo te kishte sjelle ty shume goditje. Me mesove te ngrihem pas nje rrezimi, kur tashme fuqite e tua ishin te shteruara nga ngritjet e detyruara te jetes. Me mesove te jetoj, kur ti ishe ne vitet e fundit te saj...

Me kujtohet kur me krijoje kukulla prej lecke e ndersa mua me pelqenin me shume ato qe me blinte mami ne dyqan. Kur me qortoje per gabimet ndersa une ta ktheja “ti nuk je ime eme qe te me thuash se c'duhet te bej”. Kur me kendoje ninulla dhe une te imitoja zerin e stonuar. Kur me tregoje perralla dhe une qeshja me dialektin tend jugor. Kur me gatuaje gjellen time te preferuar, ndersa une te thoja qe dua te blej nje cokollate.
Me kujtohet fytyra jote lutëse, kur me therrisje qe te mos luaja me, sepse ishte erresuar. Ndersa une, ta ktheja thjesht me nje “ohuuu dhe ti nena”.

Me kujtohet kur buzeqeshje sa here qe une flisja ndonje gje te mencur, ndersa une te pyesja paturpersisht per dhembet e rene...

Me kujtohet kur me keshilloje qe te vishja xhupin kur dilja perjashte, ndersa une hiqja edhe trikon qe kisha veshur. Kur beje punet e shtepise ndersa une hyja me kepuce ne tapet. Me kujtohet kur gatuaje buken dhe une shperndaja miellin neper shtepi . E me pas vrapoja per ti shpetuar ndeshkimit tend ndersa ti mundoheshe te me ndiqje pas, me frymemarrjen tende te mundimshme.
Me rrite si nene pa pasur perparesite e saj...Me ushqeje pa pasur qumesht ne gji... Me vije ne gjume me mundime pa fund.
Pyes veten si ia beje kur une qaja pa pushim? Si me qetesoje? Ti luaje rolin e nje nene, por perballoje mundin e nje gjysheje... Ne nje moshe kur forcat dobesohen, fillojne te te braktisin dhe ti forcat e fundit te jetes tende i dhe edhe per mua.

Sot pas kaq shume vitesh kuptoj qe gjoksi yt pa qumesht ishte i mbushur plot me dashuri, dashuri qe te ushqen dhe te rrit me mire se cdo ushqim, dashuri qe te lumturon me shume se cdo dashuri tjeter.
Kur isha e vogel nuk e dija qe ai zeri yt i stonuar do ishte melodia me e bukur qe do degjoja ne jete...Nuk e dija qe ninullat e tua do ishin me te bukura se tingujt e moxartit apo bethovenit. Nuk e dija qe thirrjet e tua do ishin te vetmet qe do u pergjigjesha me deshire. Nuk e dija qe lutjet e tua per te veshur xhupin do ishin perkujdesjet me te medha qe kam marre ndonjehere ne jete. Nuk e dija qe qortimet e tua do ishin me te butat qe kam degjuar, kukullat e tua do ishin me te dashura se cdo kukull.
Nuk e dija qe ne asnje restorant nuk do te gatuante gjelle aq te mira sa te tuat...
Po ta dija....nuk do kerkoja kurre cokollata, as embelsira, as akullore...

Nuk e dija qe buzeqeshja jote do ishte me e magjishmja, me e bukura, me e dashura, me e sinqerta, me qetesuesja, me e domosdoshmja per mua. Po ta dija, do te te kerkoja te mos vrenjteshe kurre.
Nuk e dija qe do doja kaq shume te kthehesha pas ne kohe. Po ta dija ...do jetoja cdo sekonde, s'do flija fare ne dreke, dhe as nuk do rrija te luaja derisa te errej.
Nese do degjoja serish zerin tend “vishu se ben ftohte” , do i lutesha Zotit te mos shkrinte akujt.
Nese do shihja serish fytyren tende te buzeqeshte do vuaja edhe vete per te te bere ty te lumtur.

Sot nuk e di pse të dua kaq shumë, nuk e di pse mami është xheloze për ty, nuk e di pse njerëzit habiten që unë të dua kaq shumë. Mbase mbase e di...ata nuk kanë pasur kurrë gjyshe si TI...

Shkroi anëtarja AJO UNE, redaktoi: Stop Injorancës
http://www.youtube.com/watch?v=ghPUQq87pnY

Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë...

I ke vështruar ndonjëherë fëmijët
kur vallëzojnë të kapur përdore?

Apo të dëgjosh zhurmën e shiut
kur bie përtokë?


A e ke ndjekur ndonjëherë
fluturimin e çrregullt
të një fluture?

Apo të vëzhgosh diellin
atëherë kur nata po zhduket?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë

E përshkon çdo ditë
fluturimthi?

Kur pyet "Si je"?
e dëgjon përgjigjen?

Kur dita mbaron.
Shtrihesh në krevatin tënd

me qindra pyetje të njëpasnjëshme
që të vijnë ndër mend?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

I ke thënë ndonjëherë birit tënd
do ta bëjmë nesër?

pa e vënë re
nga nxitimi, keqardhjen e tij?

E ke ndërprerë ndonjëherë lidhjen,
me një mik të mirë,

e cila ka përfunduar
sepse ti nuk kishe kurrë kohë
për t'i telefonuar e për t'i thënë
"Tungjatjeta"?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Kur vrapon kaq shpejt
për të arritur diku,

humbet gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit atje.
Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë gjithë ditës,
është si një dhuratë e pahapur kurrë...
E flakur tutje.
Jeta nuk është një vrapim.

Merre më shtruar
Dëgjoje muzikën
Para se kënga të përfundojë.


JU LUTEM PËRCILLUANI KËTË MESAZH TË GJITHË ATYRE QË NJIHNI
madje edhe atyre që nuk i njihni.

Është kërkesa e një vajze të veçantë, që shumë shpejt do ta braktisë këtë botë për shkak të kancerit. Kësaj vajze i mbesin vetëm 6 muaj jetë, dhe si dëshirë të fundit, ka dashur të dërgojë një letër për t'i thënë të gjithëve, që ta jetojnë plotësisht jetën e tyre, meqë ajo nuk mundet ta bëjë më këtë. Nuk do të mundet të promovojë asgjë, të diplomohet, të martohet e të ketë një familje.

Ky është një e-mail shumë i vjetër, por që asnjëherë nuk të bën keq nëse e rilexon. (S.I)

Shqipëria Natyrale është problem i shtruar për zgjidhje

Pavarësia e Kosovës është drejtësi e cunguar. Bashkimi i shqiptarëve është drejtësi reale.


Në qoftë se do të më kërkonit t'i përgjigjesha me dy fjalë pyetjes madhore "Integrimet ndërshqiptare, kur dhe si?", do të përgjigjesha: Tani, me referendum. Por, lypset një analize. Po e filloj edhe unë analizën time.

Problemi i bashkimit të shqiptareve në NJË shtet, nuk është më një dëshirë, as edhe një aspiratë. Është një problem i shtruar për zgjidhje. Të gjithë ata që e duan mirëqenien e shqiptarëve, duhet t'u thonë atyre: Bashkohuni! Të gjithë ata që e duan paqen e rajonit, duhet t'u thonë shqiptarëve: Bashkohuni! Të gjithë ata që e duan progresin e rajonit, duhet t'u thonë shqiptarëve: Bashkohuni!

Bashkësia ndërkombëtare ka dhjetë vjet që po i rregullon padrejtësitë e shkaktuara nga vetë ajo në rajonin e Ballkanit. Kroacisë, së cilës iu bë një padrejtësi pas shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze, iu rikthye drejtësia, ajo e fitoi pavarësinë; Sllovenisë, po kështu, Bosnjës po kështu. Malit të Zi, të cilit iu mor pavarësia në vitin 1919, iu rikthye ajo. Për më tepër, e fitoi pavarësinë edhe FYROM. Ka mbetur vetëm kombi shqiptar! Kemi ta bëjmë me një drejtësi të vonuar. Por, që nuk duhet të jetë drejtësi e cunguar. Pavarësia e Kosovës është drejtësi e cunguar. Bashkimi i shqiptarëve është drejtësi reale.

Kush duhet ta kërkojë? Ne shqiptarët.
Kush duhet ta realizojë? Ne shqiptarët në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare.

Kjo hyrje paksa e gjatë më duhej për të konkluduar se bashkësia ndërkombëtare është akoma në proces rregullimi dhe rikonfigurimi të rajonit të Ballkanit. Tashmë ajo është në pritje se çfarë do të bëjnë shqiptarët: Do ta kërkojnë atë që u takon, apo do të kënaqen me disa arnime që u janë bërë?
Pse e them këtë?
Sepse deri më sot, mbi dhe për kombin shqiptar janë tri konferenca ndërkombëtare, Londër 1913, Versaje 1919 dhe Jaltë 1945, që i kanë ndarë në disa shtete ose e kanë ruajtur stisus quo-n e copëtimit. Janë edhe 4 konferenca ndërkombëtare, të cilat e kanë arnuar padrejtësinë, por nuk e kanë eliminuar atë, Marrëveshja e Rambujesë, e Kumanovës, e Konçulit dhe e Ohrit. Të parat kane copëtim tërësor, të dytat kanë rregullim pjesor. Prandaj, edhe sot, kemi dy shtete e gjysmë shqiptare dhe disa pakica shqiptare përsëri në disa shtete. Atëherë kemi të drejtë të kërkojmë të bëhemi si të tjerët.

Duke e ditur se edhe në mesin tonë, pra të shqiptarëve, e më shumë në mesin e bashkësisë ndërkombëtare menjëherë do të hidhet teza bajate, por ekzistente, se gjoja po t'i lejojmë shqiptarët të bashkohen do të destabilizohet rajoni. Më duhet ta bëj një analizë të shkurtër.

-E para: Zotërinj, Ballkani nuk është ndërtuar në kurriz të shqiptarëve.
-E dyta: Ka ardhur koha të kuptohet dhe pranohet nga të gjithë se kombi shqiptar nuk është zjarrfikësi i rajonit, por paqebërësi kryesor i tij.
-E treta : Shqiptarët janë më të vjetrit e rajonit .(Mjafton t'ju kujtoj se deri më 1834, edhe kryeqyteti i Greqise ishte Napflio, një ishull 100 për qind shqiptar).
-E katërta: Në librin e fundit, Platforma e Shqipërisë natyrale, midis të tjerash kam thënë se mjetet kryesore për sendërtimin e Shqipërisë Natyrale janë ato demokratike : Deviza e shqiptarëve është Dialog me këdo, Dialog për gjithçka, pa vendosur fillimisht për ndonjë gjë.

Askush nuk mund ta kundërshtojë këtë devizë. Pra, shqiptarët i ftojnë të gjithë në tavolinë dhe u thonë hajde të bisedojmë, demokraci do të thotë të mos ketë tabu, pra hajde të bisedojmë edhe për Shqipërinë Natyralë, hajde t'i hedhim në tavolinë faktet, argumentet dhe në qoftë se ato janë në anën tuaj, ne do të tërhiqemi, por në qoftë se janë në anën tonë, na lini të lire të vendosim për fatin tonë. Pse të mos pranohet një rrugë e tillë. Ne po shohim që po mbyllen sytë për lloj-lloj totalitarizmash, pse të mbyllen sytë për fatin e një kombi, vlerat e të cilit i bëjnë nder Bashkimit Evropian. (Vetëm një shembull: Në vitin 1924, pra 12 vjet pas daljes nga Perandoria Otomane, ky komb e pranoi për kryeministër një peshkop ortodoks, Fan Stilian Gjergje Noli. A ka civilizim më të madh se ky?)

Bashkimi i shqiptarëve është progres, civilizim, shkëputje përfundimtare nga otomanizmi. Kështu siç është i ndarë sot kombi shqiptar, është i vetmi komb në Evropë që ka dy presidente, dy kryeministra, 37 ministra, 6 zëvendëskryeministra, mbi 267 deputetë etj. etj. Dhe të mos harrojmë se është rreth 8 milionë banorë. Pra, një mentalitet dhe praktikë otomane në fillim të shekullit XXI dhe e cila praktikë lejohet e miratohet nga ata që na japin përditë leksione mbi demokracinë dhe progresin. Ne duam të bëhemi europeistë, të shkëputemi nga vilajetet dhe pashallëqet.
Pse nuk na lejojnë, pse na pengojnë? Pse në teori na thonë bëhuni si ne, ndërsa në praktikë na nxitin të kthehemi një shekull pas.

Domosdoshmëria e Shqipërisë Natyrale, e bashkimit të shqiptarëve diktohet edhe nga nevoja për të mos u shpërbërë akoma më shumë si komb. Kemi një përvojë të trishtuar, e cila sot na shërben vetëm si ngushëllim mortor. Sot ne mburremi se shumica e heronjve të revolucionit grek ishin shqiptarë, ndërkaq Greqia nuk njeh asfare minoritet shqiptar në territorin e saj. Edhe atë që ishte, minoritetin shqiptar të krahinës së Çamërisë, e përzuri me egërsi para 60 vjetëve. Ne këndojmë këngë për Bubulinën, Kollokotronin, Miaulin, Bocarin, Xhavellen, kaq, por ata janë pjesë e historisë greke. Ndërsa disa prej tyre, si greku me origjine shqiptare Spiro Milo e Napolon Zerva për të treguar sa besnikë ishin ndaj Megalidesë greke i vunë zjarrin Shqipërisë së Jugut, apo e drejtuan masakrën kundër Çamërisë. Kurse i fundit fare, greku me origjinë nga Labëria, Vasil Bollano, sot është në pararojë të shovinizmit grek. E fundit fare është stërmbesa e kapedanit suliot, Foto Xhavelles, Niqi Xhavella, e cila duke qenë drejtuese e partisë ultranacionaliste greke LAOS, u zgjodh eurodeputete në PE. Ndërsa sot, në Tiranë, Prishtinë, Tetovë etj. gjenden dhe përkrahen shtresa që duan të ndjekin me kostum të njëjtën rrugë, duan ta vazhdojnë shpërbërjen kombëtare me shpikje kombesh apo integrimesh.
Kosovë dhe kosovarë, toskë dhe Toskëri, labë dhe Labëri, Pollog dhe tetovarë, çamë dhe Çamëri, janë thjesht emërtime gjeografike, ndërsa Shqipëri dhe shqiptarë janë vetëm emërtime etnike. Pra, shikoni se si synohet të ndryshohet kombësia duke e zëvendësuar atë me krahinën. Atëherë, edhe ju që kërkoni të bëheni kosovarë me origjinë shqiptare, edhe ju që doni të bëheni grekë me origjinë shqiptare, edhe ju që doni të jeni labër apo shkupjanë me origjine shqiptare etj. etj., a nuk ju mjafton Spiro Milo, nuk ju mjafton Napolon Zerva, nuk ju mjafton Teodor Griva, nuk ju mjafton Vasil Bollano, nuk ju mjafton Rrahman Morina, nuk ju mjafton Niqi Xhavella, nuk ju mjaftojnë ata tre shqiptarët që shkuan dhe ia çuan kurorën e Greqisë mbretit Oton në Bavari? Doni të bëheni si ata? Stomak të fortë duhet të kini për ta bluar këtë kundërshqiptarizëm!

Shqipëria Natyrale po troket te dera. Është më e pakta që mund të kërkojnë shqiptarët dhe më e pakta që fqinjët e tyre duhet ta pranojnë pa hezitim. Më e pakta që bashkësia ndërkombëtare duhet ta miratojë. Brukseli, Moska, Londra, Parisi tashmë e kanë kuptuar se tërmetet e periferisë mund t'i tronditin rëndë edhe qendrat e metropoleve. Jetojmë në një botë assesi të integruar plotësisht, por gjithsesi të ndërvarur plotësisht. Në çështjen nacionale nuk ka edhe... edhe. Ka vetëm ose... ose. Qarkullim i lirë i njerëzve, nuk do të thotë qarkullim i lirë i trojeve.



Kosovë dhe kosovarë, toskë dhe Toskëri, labë dhe Labëri, Pollog dhe tetovarë, çamë dhe Çamëri, janë thjesht emërtime gjeografike, ndërsa Shqipëri dhe shqiptarë janë vetëm emërtime etnike. Pra, shikoni se si synohet të ndryshohet kombësia duke e zëvendësuar atë me krahinën. Atëherë, edhe ju që kërkoni të bëheni kosovarë me origjinë shqiptare, edhe ju që doni të bëheni grekë me origjinë shqiptare, edhe ju që doni të jeni labë apo shkupjanë me origjine shqiptare etj. etj

Koço Danaj, Infopress

"Historia mund të shkarrashkruhet, por nuk mund të ribëhet"

Mendimi dhe gjykimi janë universal në një Botë që po zvogëlohet përditë e më shumë në sajë të teknikës dhe teknologjisë. Për të shkuar nga Gjakova në Prishtinë dikur është dashur një javë e tërë. Sot gdhihesh e ha mëngjesin në Tokio, drekon në Paris dhe ha darkën në Los Anxhelos apo Wellington ...


Por, ajo që kufizon gjykimin e një personi, cilido qoftë ai mendimtar apo injorant, opinionbëeres apo opinionlexues, është Moskuptimi e për më tepër Keqkuptimi i të folurit apo të shkruarit.


Në rastin tonë, keqkuptimi ose moskuptimi i shqipes, gjuhës sonë.
Ndaj është mirë që të mësojmë e të lexojmë përpara se të shkruajmë. Shkrimi dhe komentimi janë një zanat i vështirë. Më i vështiri i të gjitha zanateve. Pse!? Sepse "parlam volam scriptum imanent", thoshin latinët. Ose "fjalët (pallavrat) i merr era, fluturojnë kurse e shkruara mbetet".


Kur shkrimi, opinionet mbështeten mbi fakte konkrete, mbi persona konkretë, mbi ngjarje konkrete, mbi të vërtetën, mbi fakte historike, ato i qëndrojnë kohës, mbeten.
Kur ato që thuhen sidomos nëpër biseda televizionesh janë thjeshte pallavra kafenesh e thashetheme rrugësh, atëherë ato fluturojnë, i merr era.


Historia mund të falsifikohet, mund të transformohet. Mund të shkarrashkruhet, por nuk mund të ribëhet.

Ajo është shkencë, si çdo shkencë tjetër. Ajo ka ligjet e rregullat e veta. Vetëm faktet, por jo fantazirat dhe thashethemet e salloneve mund ta ndryshojnë atë.

Hamdi Degaj, Shekulli

"Ata, kundra të cilëve protestuam, u bënë ministra të qeverisë së Republikës"

Më dt 16 shkurt të një viti më parë, Gjykata e Gjirokastrës pas 6 seancash vendosi të më japë pafajësinë mua dhe shokut tim. Ne akuzoheshim për një "krim të rëndë". Më datë 02.06.2008 kishim organizuar një protestë në fshatin tonë, Toç i Tepelenës, ku kundërshtonim veprimtaritë antishqiptare të prefektit të Gjirokastrës (në atë kohë Spiro Ksera) dhe të Vasil Bollanos.


Pasi kishim dërguar njoftim me shkrim në polici, ne dolëm në rrugë rreth 200 veta me të vetmin qëndrim "Të mbrojmë dinjitetin kombëtar e territorial" të cenuar shumë herë nga këta dy pushtetarë lokalë me qëndrime antishqiptarë.


Çudia erdhi me vonë, pasi komisariati i policisë Tepelene nën ndikimin e ish-prefektit Ksera na padit për "Organizim të tubimeve të paligjshme"?! Falë përkrahjes së mediave vizive e të shkruara dhe shumë shoqata atdhetare, gjykata u DETYRUA të na japë pafajësinë.
Edhe Spirua u "ndëshkua" nga qeveria Berisha e vjetshme dhe e tanishme, duke e bërë ministër. Bollanua vazhdon kryetar bashkie.


Është kjo qeveri që ishte gati t'i falte kufijtë detarë Greqisë, por dështoi falë luftës që bënë media juaj dhe të tjerat. Është po kjo qeveri që kërkon të bëjë regjistrimin e popullsisë në bazë feje e etnie për të përmbushur ëndrrën e Spiros, Bollanos dhe përkrahësve të tyre në Tiranë e Athinë.


Pikërisht, këtë përmendi ish-prefekti ynë Spiro Ksera në një takim në Konicë: "Unë jam këtu si prefekt i Vorio-Epirit". Për këtë protestuam ne.
Ndaj habitemi sesi njerëz të tillë ndihmohen nga PD dhe Berisha të rimarrin status politik, e jo vetëm kaq: të bëhen edhe ministra të qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Orgen Hasanbeg, Shekulli. Red. Stop Injorancës

Monday, February 15, 2010

Citate për beqarët

Lindin vetëm dhe po vetëm shkojmë. Ç'dreqin kemi që ngatërrohemi me të tjerët...?

Disa citate të përzgjedhura për beqarët :

-Beqari preferon të dojë diçka që nuk e ka, në vend që të ketë diçka që nuk e do. Anonim

-Beqari: burrë që ka humbur rastin të bëjë të palumtur një grua. Garland Pollard

-Zoti e di perse i mbron prifterinjte e tij nga martesa. Anonim

-Beqaria nuk trashegohet. Arthur Sordi

-Sot per sot nje vajze duhet te dije te gatuaje sepse mund te ngele edhe beqare. Robert Lembke

-Po shoqërohem me një femër, e cila dukshëm, nuk e di akoma. Garry Shandling

-E vetmja marrëdhënie e vërtetë dhe qëndrore në jetë, është marrëdhënia me veten. Nga të gjithë njerëzit që keni për të njohur gjatë jetës, vetja jote është ai të cilin nuk ke për ta humbur kurrë. Jo Courdert

-Mos i paragjykoni njerëzit që masturbohen, ajo është dashuri e pastër me veten. Anonim

-Kush rri vetëm, ose ka zënë shoqëri të keqe, ose është çmendur J. Morrison

-Jam beqar, sepse kjo është mënyra sesi kam lindur. Mae West

-Nuk dua të më etiketojnë si të vetmuar, thjeshtë sepse jam vetëm. Delta Burke

-Kur nuk e gjen dot qetësinë me veten, është e panevojshme ta kërkosh atë tek të tjerët. François de la Rochefoucauld

-Femrat beqare janë ato që e kanë kuptuar që nuk mund të blesh të gjithë kaun vetëm për një salçiçe.

-Beqare: grua që ka thënë "jo", një herë më tepër. Inge Meysel

-Burri ideal nuk ekziston. Burri ideal mbetet beqar. Oscar Wilde




Përzgjodhi dhe redaktoi: Stop Injorancës

Festa pagane e 14 shkurtit !

Dita e të dashuruarve, edhe pse ka emër e ngjyra kristiane, ajo është një festë më e vjetër, me prejardhje e me rrënjë pagane…

E vërteta rreth Ditës së Shën Valentinit.

Festa, Dita e Shën Valentinit –ka filluar të kremtohet në Romën e lashtë, në Perandorinë Romake… Në atë kohë nuk ishte festë kristiane, por kremtohej si një festë pagane…

Kremtohej si një festë pagane me 14-15 shkurt, me përkushtim, në përkujtim, me shumë nderim, ndaj hyjneshës Juno…

Juno ishte hyjneshë – mbretëreshë…Mbretëreshë hyjnore, mbretëreshë qiellore, ishte hyjneshë e mirësisë dhe kjo ditë quhej: ”Dita e pjellshmërisë”



Festa e Shën Valentinit?
Eh, ajo është një legjendë metropolitane që ka nisur të rrëfehet në fillim të viteve 1800 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria. Madje, Shën Valentini nuk është aspak shenjti i dashurisë; Shën Rafaeli është më shumë se ai, mbrojtësi i zemrave të dashuruara. Gjatë viteve, Shën Valentini është lidhur kaq shumë me idenë e dashurisë, në mënyrë krejt të gabuar, lajmëroi dje edhe Kisha Katolike në Britani, sipas BBC-së. Ndërkohë që Shën Rafaeli është shenjtori i takimeve të këndshme, flirteve dhe romancave. Megjithatë, festa që mban tashmë emrin e shenjtit të "gabuar", celebrohet si një festë dashurie në të gjithë botën. Në Evropë kjo festë ka mbërritur vetëm diku andej nga vitet '60 dhe çuditërisht në vitin 1969 Kisha e hoqi shenjtorin që përfaqëson festën nga kalendari zyrtar i emrave të shenjtëve. Nëse do të shikoni me kujdes, 14 shkurti është dita kur përkujtohen shenjtorët Ciril dhe Metodi, të cilët shkuan të përhapnin ungjillin në Rusi, në shekullin e nëntë.

Historia Para krijimit te festes se Shen Valentinit, madje para legjendave romake, dashuria ishte nje kult, i cili si i tille adhurohej. Ky ishte kulti i Aferdites, perendeshes se dashurise. Origjina e saj ishte nga Qipro, ndersa ne Greqi, vendi kryesor i kultit te saj, ishte Korinti, ku ajo nderohej si Aferdita Pandemos, mbrojtese e dashurise njerezore.

Konsiderohej si e tille, bije e Zeusit dhe Diones, megjithese me i perhapur ishte miti i krijimit te saj nga shkuma e valeve te detit dhe gjaku i Uranit. Sipas mitologjise, krijimi i perendive fillonte me bashkimin e Geas ose Tokes me Uranin, nga te cilet linden titanet, ciklopet, etj. Kronosi, njeri prej titaneve, e goditi te atin dhe i mori sundimin, ndersa nga gjaku i derdhur linden nimfat dhe nga shkuma e formuar ne det, doli Aferdita. Aferdita, nderohej ne lartesine e maleve dhe paraqitej duke mbajtur nje molle si simbol i pjellorise dhe i dashurise.

Ne lidhje me natyren, ajo ishte perendeshe e luleve, e kopshteve dhe e pranveres. Paraqitet e zbukuruar me lule, ne shoqerine e te dashurit te saj, Adonisit. Nje perkrahje te gjere, kishte miti i grindjes se saj me Heren dhe Athinane, se cila prej tyre ishte me e bukura. Si gjykates ato zgjodhen Paridin, i cili i dha mollen qe do te ishte tregues i ketij vleresimi, Aferdites dhe mori si shperblim Helenen.

Me kete ze fill edhe lufta e Trojes.

Në fakt Shën Valentini ka ekzistuar me të vërtetë, por ai nuk ka qenë ndonjëherë shenjti i dashurisë. Këtë tezë e mbështet shkrimtari Francesco Pacifico që ka shkruar "të parën histori të vërtetë" të Shen Valentinit, ku tregon se çdo gjë që ne dimë nuk është e vërtetë, përveç marketingut. Libri ka një ton sarkastik, por është krejtësisht i dokumentuar. "Në kohën e Valentinit, në shekullin e III-të, martesa konsiderohej si diçka jo shumë e mirë. Perandori Klaudi II nxori një dekret, që ndalonte të rinjtë të martoheshin: burrat e martuar ishin ushtarë shumë të këqinj". Pra, si mund të mendohet që pikërisht në këto viteve festohej dhe "shenjti i të dashuruarve", pyet veten Pacifico. "Duhet menduar se kristianët e kësaj kohe e konsideronin si një ide pagane, madje një obsesion pagan riprodhimin dhe krijimin e një familjeje", përfundon ai.
Historia dhe legjenda e Shën Valentinit, nëse flasim për festën, sigurisht që është e dobishme për shumë njerëz. Për shembull, nëse tregu i luleve vlen katër miliardë dollarë në vit, gjysmën e këtyre parave, ata që kanë dyqane lulesh i fitojnë vetëm brenda një dite: në 14 shkurt. Atë ditë një në katër burra blen një diamant apo një bizhuteri. Këtë gjë e kanë filluar si të thuash anglezët, por ata që e dekretuan ishin amerikanët e viteve 1800. Kjo festë mbërriti në Amerikë në vitet 1845 dhe nuk u quajt kurrë Shën Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, dita e ndjenjave të mira dhe jo vetëm e dashurisë. Pati një sukses shumë të madh, gazetat e kësaj kohe flasin për "një epidemi" apo për një "mani kolektive". Fëmijët u dërgonin "Valentinë" mësueseve, revistat u shpjegonin lëneshave (beqaret në atë kohë nuk ekzistonin) si të gjenin burrë me anë të një kartoline, burrat u blenin grave të tyre çokollata, të gjithë të bindur se në një fare mënyre po festonin dhe kënaqnin Zotin.

Marketingu
Vendi i dytë në botë ku kjo festë pati shumë sukses ishte Japonia. Një farë Tachiro Morinaga, tregtare ushqimesh, futi për herë të parë në Japoni, në vitin 1914 karamelet, penicilinën, kafenë e çastit dhe festën e Shën Valentinit.
Ajo reklamoi çokollatat që duheshin blerë për këtë ditë, të gjitha gratë duhet të dhuronin një pako me çokollata, ato ende vazhdojnë të dhurojnë një pako të tillë edhe sot, qoftë të dashurit të tyre, qoftë kolegëve të punës në shenjë respekti. Si shpërblim, një muaj më vonë, në 14 mars meshkujt filluan t'u dhuronin të brendshme. Ndërsa, përsa u përket vendeve me shumicë myslimane, ato prej vitesh bëjnë fushata kundër Shën Valentinit. Si në Pakistan ashtu edhe në Malajzi, edhe vitin që shkoi pati përleshje në afërsi të dyqaneve të luleve, përleshje midis blerësve dhe fondamentalistëve myslimanë, ndërsa në Arabinë Saudite gratë në kërkim të zemrave të kuqe gjurmohen nga policia.

BalkanWeb

Festa e të dashuruarëve nëpër shekuj
Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë llojë riti.

Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t'ja jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Ne atë periudhë, 14 Shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani etj.


Në një fshat të vogël të Francës, pleqtë e fshatit ndaheshin në dy grupe dhe shëtisnin shtëpi për shtëpi për të zgjedhur të rinjtë të cilët dilnin nëpër dritare dhe thonin emrat e njëri-tjetrit, e më pastaj vajza i dërgonte një veshje të re si shenjë ftese mashkullit për mbrëmjen e njohjes që organizohej në qendër të qytetit. Nëse ftesa i pranohej nga djali, si përgjigje vinte një shishe vere. Atë natë në mbremjen e Shën Valentinit, nëse vajza apo djali nuk e pelqenin njëri-tjetrin, po atë natë ndizej një zjarr i madh dhe digjeshin të gjitha veshjet që ishin dërguar për ftesë. Në vitin 1776 kjo tradite u ndalua.

Në shekullin e 18-të, shfaqen kartolinat e para për ditën e dashurisë. Ishte zakon që ato kartolina të punoheshin vet nga personi që do i dërgonte. Kartolinat zbukuroheshin me germa të florinjta dhe dantella. Në to shkruhej poezi dashurie, dhe më pastaj dërgoheshin. Ndërsa disa kartolina zbukuroheshin me zemra dhe brenda i futej qeskë parfumi. Këto kartolina sot ruhen si antikitete të vlefshme nëpër muze. Mbas vitit 1850 u shtypën kartolinat e para për ditën e shën Valentinin dhe u nxorën në treg për t'u shitur. Që prej asaj kohe, shën Valentini u përdor edhe për interese fitimi në biznes. Rinaturkeshi

Ndal Paditurisë

Nëse...

Nëse arrin të ruash kontrollin
kur të gjithë rreth teje kanë humbur mendjen dhe të akuzojnë,
nëse arrin të besosh tek vetja,
kur të gjithë rrotull teje e dyshojnë tek ti ,por edhe të vlerësosh dyshimin.


Nese arrin te presesh dhe mos lodhesh nga pritja
Dhe nese te tjeret shpifin per ty, mos ua kthesh me shpifje
Dhe nese te urrejne mos t'ua kthesh me urretje
Por gjithashtu mos besh si i mire, as mos hiqesh si i zgjuar.
Nese arrin te enderrosh pa i bere endrrat padronet e tua
Nese arrin te mendosh pa e bere mendimin qellim
Nese arrin te perballosh triumfin dhe rrenimin
Dhe ti trajtosh njesoj keta dy mashtrues.

Nese arrin te durosh te degjosh te vertetat e tua
Te shtremberuara nga dinaket per te mashtruar syleshet
Nese arrin te shohesh te rrenohen ato qe ke ndertuar
Dhe ti rindertosh me fuqite e tua te sprovuara
Nese fitoret e tua arrin ti mbledhesh shuk
Ti hedhesh ne bixhoz ,ti humbesh dhe t'ia nisesh nga fillimi
Dhe mos thuash asgje per humbjen
Nese arrin te shtrengosh zemren, nervat dhe mendjen
Per te arritur qellimin tend kur te gjitha fuqite e tua kane shteruar
Dhe te behesh i forte kur nuk ke asgje pervec
Vullnetit qe te perserit “mbahu”
Nese arrin te flasesh me budallain dhe te ruash virtytet e tua
Te flasesh me mbretin dhe mos harrosh thjeshtesine tende.

Nese nuk arrin te te lendoje as armiku as miku me i dashur
Nese te gjithe kane rendesi per ty, por askush me tepri
Nese arrin te mbushesh minutin e paevitushem
Duke i dhene rendesi cdo minuti qe kalon
KE FITUAR BOTEN MBARE
POR Ç'KA ESHTE ME RENDESISHME
JE BERE NJERI, BIRI IM !


http://www.davidpbrown.co.uk/poetry/rudyard-kipling.html

Autori :Rudyard Kipling, Përktheu : I.M

Berluskoni, sarkazëm me Berishën

Në Pallatin Chigi në Romë është firmosur marrëveshja e partneritetit strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë dhe mes kryeministrave Berlusconi e Berisha është shfaqur hapur klima e miqësisë dhe konfidencës. Berisha e ka përshëndetur Kavalierin si “miku i madh i shqiptarëve” dhe i ka shprehur “mirënjohjen e thellë për punën e mbrojtjes civile me rastin e përmbytjeve që përfshinë vendin”.

Berisha, duke folur italisht, ka pasur nderhyrjen e Berlusconi-t qe tha, “e njeh gjuhen tone ne menyre te persosur nga televizioni”.

Me tej kryeministri shqiptar ka insistuar per progresin e procedurave te afrimit te Shqiperise me BE-ne dhe ka kujtuar pengimin e emigracionit klandestin drejt brigjeve italiane.

“Nuk duam me te vdekur shqiptare ne kanalin e Otrantos, apo flukse kriminale drejt Italise”, tha ai.

Por gjate fjalimit beri nje gabim duke folur per moratoriumin e skafeve. Italisht Berisha tha “il moratorio”, por ketu hasi korrigjimin sarkastik te homologut te tij, qe tha: “Thuhet “moratoria”, ne italisht eshte ne gjinine femerore, por Berisha eshte mashkull...”.

Menjehere me pas kryeministri italian ka bere edhe nje batute per trafikun e qenieve njerezore permes detit. “Do te bejme nje perjashtim per ke sjell vajza te bukura”, ka thene Berlusconi.

Shikoni videon e këtij momenti : ---> http://www.youtube.com/watch?v=7WgfmtyXDpM

Por opozita italiane nuk e ka mirepritur humorin e kreut te qeverise. Perfaqesues te "Italia dei Valori" kane kritikuar edhe nenshkrimin e marreveshjes ne fushen energjitike.

“Berlusconi dhe Berisha kane vendosur t’ia kthejne Shqiperine Italise, njesoj si ne kohen e Musolinit.

Ideja e bukur eshte ta besh Shqiperine koshin e mbeturinave te Italise, ku mund te behet lirisht cfare ne Itali nuk mund te behet. Te ndertosh centrale berthamore te rrezikshme”, ka deklaruar deputeti Paolo Brutti.


T.Channel

"S'kishte asnjë kacidhe, por dha kontributin më të madh proshqiptar"

Më gjeni një shqiptar si Nëna e Përbotshme Tereza, para të cilës u përkulen jo vetëm mbretërit e liderët e Botës, Regani, Bushi, Klintoni, Theceri, Miterani, Blejeri, Koli, Berluskoni... e deri edhe Papa, por edhe maja e mendjes dhe biznesit boteror nga Bill Gejtsi e ... Sa miliarda kishte kjo shenjtore e ardhshme shqiptare!?


Çfarë shpikje apo zbulimi shkencor beri ajo!? Asnjë kacidhe! Asnjë shpikje shkencore as teknike! Bile as fëmijë nuk ka lindur kurrë...


Beri shpikjen më të madhe të njerëzimit: humanizmin deri në vetëflijim, njerzillëkun e shkallës sipërore për të ndihmuar njeriun e pashpresë, për të shëruar të sëmurin pa shërim, të vobektin pa një çati mbi krye, të braktisurin dhe nëpërkëmburin e Kalkutës apo Xhibutit...


Bëri një revolucion në mendësinë njerëzore duke krijuar kultin e njeriut ndaj njeriut, ndaj vetvetes! Njeriu për njeriun është njeri e jo ujk, ishte mesazhi hyjnor i kësaj hyjneshe shqiptare! A ka kontribut më të madh për popullin e kombin shqiptar se sa kaq!?


Nga një murgeshë e harruar ajo u bë një Perëndeshë e Përbotshme! Kush në Botën e djeshme apo të sotme, në botën e hershme apo bashkëkohore e lartoi veten derisa të quhet "Nëna e Përbotshme Tereza" përveç shqiptares Gonxhe Bojaxhiu!?

A mund të ketë monument më të madh të qytetërimit e njerzillëkut shqiptar!? Jo!



verarta@aol.com, Shekulli

A e duan të rinjtë Shqipërinë Natyrale?!

E para një herë, të rinjtë jo vetëm këtej nga Tirana, nuk e dinë mirë se çfarë është Shqipëria Natyrale.

Po t’u thuash Shqipëria e Madhe, më pas e kuptojnë. Kam vënë re se edhe të rinjtë e trojeve shqiptare nuk e dinë mirë këtë term: pra, Shqipëria Natyrale. Duket si një gjë e kotë në ditët tona, por faktikisht është mënyra më e mirë për të menduar se jo vetëm ka apo jo të rinj Shqipëria, por edhe faktin dhe çudinë se sa e duan të rinjtë e këtij vendi bashkimin e trojeve shqiptare?! Kjo është pyetja që duhet bërë sot nga ata që mendojnë dhe shkruajnë për Shqipërinë e Madhe. Dihet tashmë se të rinjtë që janë në trojet shqiptare, e kanë një ëndërr për Shqipërinë e Madhe. Dhe në fakt kjo i mban gjallë. Por deri më sot nuk është se kemi parë ndonjë përpjekje të tyren për të shtyrë këta që janë në Nënën Shqipëri, e për të bërë disa bashkime disi më shumë.
Se, bashkim nuk quhen ekskursionet, apo vajzat dhe djemtë e bukur të njërit apo të tjetrit vend. Sepse fundja, çdo gjë që shkruhet sot për të bashkuar shqiptarët, bëhet që të mendojnë më shumë të rinjtë e këtij vendi.
Ajo që më ka shqetësuar gjithmonë, është fakti se, të rinjtë e Shqipërisë së poshtme, pra të asaj ku unë po shkruaj tani, ndahen në dy anë mendimesh :
në ata që nuk duan t’ia dinë fare për të,
dhe në ata të një anë periferie që kanë një ndjenjë shumë të lartë krenarie për Shqipërinë Natyrale.

Unë nuk po luhatem të bëj ndonjë përkufizim të prerë, por po them atë çka kam mundur të nuhas. Ana e parë, janë ata të rinj të cilët, çështjen e Shqipërisë Natyrale nuk e shohin të ditëve tona por diçka shumë të vjetër; apo edhe të tjerë që e shohin si utopi. Këtu duhet ndarë po ajo mendësi rinore, që Shqipërinë Natyrale e shohin më mirë në punët e kësaj Shqipërie që është kështu siç është tani. Por ka edhe një mendim tjetër, që nuk e duan Shqipërinë aktuale të mbushur me kosovarë, apo edhe me “shqiptaro maqedonas”. Janë të kënaqur me kaq, dhe nuk duan bashkim. Por kemi edhe anën tjetër të të rinjve, prej të cilëve ka një lloji periferie, në mos qoftë mendore, apo vendore, është më tepër kohore për të menduar për një Shqipëri të Bashkuar. Brenda gjithë komplekseve të shoqërisë sonë, një gjë që më bën më shumë përshtypje; fakti se këtu tek ne, nuk ka të rinj që janë të një lloji nacionalizmi bizantin. Nuk ka një organizim rinor që të merret me çështjet kombëtare dhe të zgjojë ndjenjën kombëtare tek qytetarët e tjerë; gjëra të cilat dalin sa herë që u thërret nevoja. Si për të thënë ja, jemi edhe ne!

Në pamje të parë, ata të rinj që duan të merren apo që shfaqin më shumë ndjenjën e Bashkimit Kombëtar, duken sikur janë të vjetruar, apo që thurin lavde për një kohë tashmë tepër të kotë për disa të tjerë. Por, indiferenca vjen sepse kanë gjëra të tjera për të bërë, se nuk e njohin ndjenjën kombëtare, se janë të rinj pa interesa për vendin e tyre, apo ndjenja për një Shqipëri Natyrale kalon nga dera e pub-it! Apo, pëlqehet një afrim për më shumë ndjenjë kombëtare kur shkohet në pub-in, e ish-trojeve shqiptare!
Sëkëndejmi, meqë e ardhmja jonë shihet sipas z.Koço Danaj në gjithë bashkimin e trojeve tona, atëherë çfarë presim ne të rinjtë, pse nuk merremi për të zgjuar më shumë ndjenjën dhe krenarinë kombëtare duke filluar më parë nga vetë ne?
Nuk duam apo nuk dimë?


Sigurisht që nuk duam, e më pas edhe nuk dimë. Se fundja, për çfarë shkruan Koço Danaj, dhe kujt duhet t’i lërë tërë ato amanete fjalësh?
Të rinjtë nuk e duan edhe aq Shqipërinë Natyrale, sepse e gjitha kjo për ta duket jo përtypëse, dhe për më shumë nuk kanë mendime pse duhet një bashkim kombëtar. Sepse nuk janë gjendur në probleme si shqiptarët e Shqipërisë së sipërme (kosovarët) apo edhe si vëllezërit tanë shqiptarë që jetojnë në Maqedoni. Madje, një pjesë të rinjsh, duket sikur ruan me fanatizëm atë që ata shqiptarët andej, të mos jenë fare këtu, sepse u duket shumë e çuditshme krijimi i një qeverie të madhe.
A e dini pse nuk kanë dhe aq interes të rinjtë shqiptarë?
Në fjalët e para kur flet për gjëra të tilla ndjesish kombëtare, ata e kanë ndjenjën për Shqipërinë sa herë që preket diçka më shumë, siç mund të jenë gjërat e kufirit. Ata të gjithë e shfaqin nacionalizmin e flamurit kombëtar, kudo ku shkojnë, por nuk është se mendojnë dhe kanë shpresa në brezin e tyre për të bërë një Shqipëri Natyrale.
A duhet të themi se këta janë të rinjtë shqiptarë nacionalistë?
Jo, sepse nuk janë vetëm aty. Po mirë, po të rinjtë e bllokut, a mendojnë ndopak për nacionalizmin?! Apo mos ndoshta, të mendosh për një lloj nacionalizmi quhesh më shumë se i vjetruar? Çështja është, se këta gjoja të qendrës, mos janë më të emancipuar sa nuk interesohen për çështjet e ndjenjës kombëtare? Nuk është se këta të rinj nuk e duan vendin e tyre, por thjesht qasen me faktin se a pe këtë, a e pe atë?! Atëherë, ç’do të bëhet me çështje të rëndësishme për t’i bashkuar trojet shqiptare? Do merren të rinjtë e forumeve partiake, të cilët nuk është se i pëlqejnë shumë këto gjëra, nga ku do bëjnë shumë pak nga ato që mundin për hatër të votave! Duket ndonjëherë sikur ëndrra për tu bashkuar me Evropën, e zbeh më shumë dëshirën e bashkimit kombëtar. Sakaq, është llumi politik i cili nuk të bën të mendosh ndryshe.

Por të rinjtë, të zënë keq nga globalizmi dhe teknologjia, nuk është se mendojnë shumë për çështjet e një Shqipërie Natyrale. Dhe më shumë kjo gjë duket tek të rinjtë e trojeve shqiptare, të cilët mbeten ende me sytë nga Shqipëria dhe Tirana e të marrë të gjithë së bashku, nuk të lejnë as ndonjë guxim për të vepruar, por, as edhe guxim për të shpresuar. Prandaj ka shume mundësi që Koço Danaj, të jetë ose rilindësi i fundit, ose idealisti i parë dhe jo i vetëm.
Por, e duan të rinjtë Shqipërinë Natyrale?!

Eljan Tanini, T.Observer

Enigma e Ajnshtajnit

Ajnshtajni thotë se 98% e popullsisë botërore nuk mund ta zgjidhin këtë enigmë.

Enigma e AJNSHTAJNIT

A thua i takoni JU atij 2% të njerëzve më intelegjent në botë?
Nuk ka ndonjë truk, ka vetëm logjikë.
Ekziston vetëm një zgjidhje e qartë.

Detyra:
1. Janë pesë shtëpi, secila ka ngjyrë tjetër.
2. Në secilën shtëpi banon një person i një kombësie tjetër.
3. Secili banor preferon një pije të veçantë, duhan të llojit të veçantë dhe mban një kafshë shtëpiake të veçantë.

Pyetja: I kujt është peshku?

Udhëzimet:
- Britaniku jeton në shtëpinë e kuqe.
- Suedezi ka një qen.
- Danezi me dëshirë e pin çajin.
- Shtëpia e gjelbërt gjendet në anën e majtë të shtëpisë së bardhë.
- Pronari i shtëpisë së gjelbërt pi kafe.
- Pronari, që pi duhan Pall Mal,l ka një zog.
- Njeriu që banon në shtëpinë që gjendet në mes, pi qumësht.
- Pronari i shtëpisë së verdhë, pi duhan Dunhill.
- Norvegjezi banon në shtëpinë e parë.
- Ai që pi duhan Marlboro, banon afër atij, që ka një mace.
- Ai që ka kalin, banon afër atij që pin Dunhill.
- Ai që pi duhanin Winfield, e pi edhe birrën.
- Norvegjezi banon afër shtëpisë së kaltër.
- Gjermani pi duhanin Rothmans.
- Ai që pi Marlboro ka një komshi i cili pi ujë.



Kush e zgjidh prej jush, hyn në 2% e rrallë të popullsisë. Ata që e kanë lexuar më parë, janë të lutur të abstenojnë.

Marrë nga Klevis Meçaj