Monday, February 25, 2013

EMNAT ILIR NËPËR BOTË (PËR JU PRINDËN SHQIPTARË)


PARATHANIE - Skënder hushi
Gjatë studimeve në gjuhën italiane, për botimin e librit tem të parë “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, lexoja fjalë dhe emna të vjetër, që pa asnji vështirësi, po të ndaheshin, shifeshin se ishin të përbame nga fjalë që mernin kuptim me anën e gjuhës shqipe të folun sot nga populli. Duke ndjekun mendimin e shumë autorëve shqiptarë e të huej, se e gjithë Europa, Afrika Veriore, Lindja e Mesme dhe India, në lashtësi, kanë qenë të banueme, të drejtueme e të infuencueme nga popullsia pellasge, që unë i kam shtue atlantidhease-pellazgo-ilire-shqiptare, jam i mendimit dhe i bindun se shumica e emnave që janë të shpjegueshëm me anën e gjuhës shqipe të sotme, janë me prejardhje atlantidhease. Unë kambëngul se gjuha shqipe asht pasardhësja direkte e Atlantidës dhe trungu i gjithë gjuhëve Europiane, e cila duhet të shifet me seriozitet nga studiuesit nëpër botë.
Vendosja e emnave të fëmijëve në popullsinë shqipfolëse ariane të Europës, ka qenë si nji dhanie titulli për fëmijën, që do ta mbante me krenari për gjithë jetën dhe emni duhet të ishte i kuptueshëm nga të gjithë si psh.: Rroks-ana, (kap hanën), Far-uk, (Rracë ujku, i fortë si ujku), Ah-met (i fortë si pema e ahut), Die-nis ( Ditunia nis), A-nd‟-rè (I naltë deri ke retë), Adil (asht Diell), As-an, Hasan (asht Hanë) etj etj, emna që do i shifni në këtë libër, që jam mundue ta çoj deri në fund.
Konstatoj se në lashtësi nuk kishte randësi nëse emni mashkullor duhej të mbaronte pa tjetër me bashkëtingëllore ose me zanoren “o” dhe emnat femnorë duhej të mbaronin patjetër me zanoren “a” ose “e”. Po të kishte kuptimin e duhun, fjalia me të cilën ishte ndërtue emni, mund të mbaronte me çfardo germe që të ishte, psh: Thot ishte mreti i fundit i Atlantidës, Mat ishte grueja e tij. Andre, Isa, Ilia, Thoma, Luka etj janë emna
mashkullorë. Olimpi, Aniki, Nikita, Kosta etj janë emna femnorë, por edhe mashkullorë. Afro, Haso, etj janë emna femnorë.
Sot nuk po i vihet ma randësi kuptimit të emnit, por mjafton të jetë i tingullueshëm, edhe pse pa kuptim. Shpesh herë kam ndigjue persona që duen të ndërrojne emnin, se i vjen turp nga emni i tyne.
Thanies së studiuesve shqiptarë dhe të huej se Europa asht me origjinë pellasge, gja të cilën edhe unë e kam përsëritë në librat e mij, tash që po nis të shkruej këtë libër të katërt, e i thelluem në origjinën e popullit tonë dhe të atyne të Europës, mendoj se duhet të ndryshohet shprehja: -Europa asht me zanafillë pellasge, në shprehjen: -Europa asht me zanafillë atlantidhease-ariano-albane, sepse me emnin “albanë” njiheshin në lashtësi të gjithë popujt e bardhë në Europë e në Botë, që flitnin gjuhën shqipe (albane).
Kam takue e takoj shpesh njerëz të ndryshëm që flasin shqip në Itali e në vende të tjera të Europës. Kur i pyes nëse janë shqiptarë më thonë: jo. Ata kanë të drejtë, sepse edhe ata kanë krenarinë e tyne kombëtare, sepse kanë qenë dhe janë autoktonë në truallin e tyne, prandaj të përgjigjen shqip: - “Jam arbëresh, jam maqedon, jam arvanit, jam kroat, jam boshnjak, jam serb” etj dhe kanë të drejtë, sepse kanë qenë brez mbas brezi dhe janë banorët ma të vjetër të atyne trojeve që janë pjesë e tyne, por edhe shumë nga ata të përgjigjen se janë shqiptarë ose skipëtarë. Edhe popujt e vjetër të Europës kanë pasë folun shqip e nuk mund t‟i quajmë të gjithë shqiptarë, por do ishte ma i drejtë emërtimi: Albanë ose arianë. Fjala “Arianë” asht ma e përshtatëshme, sepse kështu i quenin paraardhësit tanë në lashtësi, për sjelljen, karakterin dhe virtytin e artë që kishin. Duke studiue “Pllakat prej Zmeraldi të Thotit”, shofim se Europa ka qenë nji popull me qendër drejtuese Atlantidën, e cila shtrihej nga Meksika dhe Peruja e deri në detet e Japonisë, me nji gjuhë te vetme të përgjithshme të sajën që asht ruejtë mjaft mirë nga albanofonët nëpër botë.
Pellasgët, Pelas-gii, Pellas-gji, paraardhësit tanë direkt shqipfolës, unë e pranoj pa asnji diskutim, që kanë qenë shqipfolës dhe paraardhësit tanë të drejtpërdrejtë, por mbulonin vetëm Ballkanin gjeografik, që i ngjan gjiut të pelës në hartën e botës. Në kufi me ta ishin popujt e Amazonisë, të Azisë së Vogël, të Europës Qendrore, Veriore, Jugore, Lindore e Perëndimore, të Afrikës Veriore, të Mesdheut, të Italisë, Azisë, Indisë etj etj, që flisnin gjuhën shqipe, dmth atë albane, por që nuk njifeshin vetëm si pellazgë ose ilirë, por njifeshin edhe me emna të tjerë, plotësisht e lehtësisht të kuptimtë, me anën e gjuhës shqipe që ne flasim sot, si psh: Etruskë, me tru, Japigi dmth: Ja-pi-gji, në kuptimin e vjetër duhet të ketë pas kuptimin: Popull që të mirëpresin në gjinin e tyne. Fri-gji, vend ku bagëtia frynte gjijtë me qumësht. Ama-zonjant (Mama-zonjat, Kelti, e shkruejtun nga italianët Çeltik dhe e lexueme nga shqitarët don të thotë: çel-ti-ik, ke bjondët, ti ik. Hindi, emni i vjetër i Indisë, që në shqip dallohet lehtë si fjala gege: Hin-ti. Emni i Damaskut, në italisht: Damasko, kuptohet e zbërthehet me anën e gjuhës shqipe: Dam-as-ko, i Dham (i lindun) asht ko(këtu). Emni i Ana-dollit në Turqi, kuptohet menjiherë me anën e shqipes me fjalët: Hana doli. Emni i qytetit Na-za-ret, ku ka lind Krishti, nuk don shpjegim se kuptohet menjiherë në gegënishten e sotme. Emnat e deteve: Adria-ti-ik, Ball-ti-ik, Ar-ti-ik, At-lan-ti-ik, qytetet At-ika, At-hina (Athina) duhet të jenë emna mbi 12 000 vjeçarë të kohës së Atlantidës. Emni i vjetër i Selanikut në italisht shkruhet: Salonico, (Saloniko) në shqip: Shaloni-ko, që don të thotë se ai qytet i fton kalimtarët, që të ndalin e të shplodhen në atë qytet, si kambsorët që ulen në shalën e kalit, pas nji udhëtimi të gjatë në kambë. E njajta gja mund të thuhet edhe për qytetin Salomina: Shalo-mi-na. Ishulli i Kretës, Kre-të-esht, na paraqitet edhe me emnin: Krita, kri-të-asht, kokë të asht. Emnin Janina, nëse e shkruejmë në italisht: Gi-à-nin-à, na del e kuptueshme në dialektin gegënisht me fjalinë shqipe:- Gjini (jonë) à, (asht), nin, njishi, asht, dmth se ai qytet të mirëpret në gjinin e tij dhe asht nishi, njishi, i pari në mikpritje. Kro-ati, kuptohet menjiherë në shqip. Emnat: U-ene-ti dhe Vene-ti, kuptohen menjiherë në shqip me fjalinë: U ende ti –dhe- vene ti, ankoroje ti anijen këtu. Opitergina, emni i vjetër i Oderzos, ku banoj unë, i ndamë në: O-pi-ter-gina, o-pit-er-gina, në shqip kuptohet qartë me fjalinë: Osht pi e ter gjina, dmth se zona e Odersos ka qenë për ta pi në kupë dhe e terme, e thame, nuk kishte këneta. Emni i Oderzos, i mavonshëm, në të gjitha variantet e emnave që ka patun gjatë historisë së saj, ka patun të pandryshueme fjalët:”er zo”, që në shqip kuptohen menjiherë si: vendi ku fillon, nis të fryjë era. Shumë fjalë, emna vendesh dhe krahinash të ndryshme, të shpjegueme nga zonja Elena Kocaqi, z. Aristidh Kola, nga unë e nga mjaft autorë vendas e të huaj, shpjegohen me anën e gjuhës shqipe, sikur të jenë duke u folun sot nga populli shqiptar.
Shumë emna, që unë i kujtoja si emna me prejardhje turke ose arapë mue më rezultojnë që të kenë qenë përdorë në territoret shqipfolëse, kur nuk ishte krijue ala mbi tokë popullsia turke e arape e të trashëgueme nëpërmjet librave të Homerit dhe të autorëve të tjerë të lashtësisë. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse shumë studiues vendas e të huej kambëngulin, që Kostandinopoli ka qenë shqipfolës dhe asht pushtue nga nji grusht turqish, në shekullin e XV. (Mendohet të kenë qenë rreth dy mijë persona), që edhe pse vunë ligje që i shtynin popujt të përqafonin gjuhën, fenë dhe zakonet e tyne, prapseprap infuenca e tabanit vendas shqipfolës ka ba punën e vet, që edhe turqit të marrin shumë nga atlantidheas-albanët, paraardhësit tanë direkt.

Figura të ndrituna për kombin turk, me origjinë dhe gjak shqiptari, kanë punue shumë në krijimin e identitetit kombëtar turk në dam të identitetit alban. Sami Frashëri e largoi përfundimisht popullsinë shqipfolëse të Turqisë nga gjuha albane, duke ndërtue gjuhën artificiale turke dhe Qemal Ataturku, shqiptar puro, vuni në ligj të shtetit, që të përdorej ajo gjuhë artificiale, duke ia ndalue shqipfolësve të kishin librat dhe gjuhën e tyne. (Autori Patrick Kindoss, në librin e tij: “Ataturku”, thotë se Mustafa Qemali, tentoi disa herë që të vendoste gjuhën e pastër ariane (albane) në Turqi, por dështoi, sepse gjuha turke ishte e tejmbushun me fjalë arape dhe perse) .
Këta dy burra, i hoqën popullsisë shqipfolëse të Azisë së Vogël, kunorën e artë që i vishte gjuha e yllorëve arianë dhe i vunë me zor çallmën e disa mijërave turqish të stepave (s‟të-ep-a) aziatike, që e kishin pushtue ate vend. E njajta gja ndodhi dhe në shtetet e tjera me origjinë atlantidhease-albane të perandorisë turke, ku drejtonin dinastitë me origjinë shqiptare, të cilët, në emën të largimit dhe të pamvarësisë nga Turqia, stimuluen lëvizje popujsh dhe fisesh që nuk kishin lidhje me popullsinë atlantidease-albane, që mbasi e kuptuan që ishin prej tjetër rrace, i hangrën kokat edhe atyne që ishin nismëtarët e formimit të tyne si kombe.
Nga interpretimet që po i baj emnave që deri tash janë kujtue si emna turq e arapë, ashtu si dhe me emnat që janë mendue që ishin me zanafillë nga Greqia dhe Rroma e lashtë, shof se gati të gjithë marrin kuptim të plotë me anën e gjuhës shqipe. Këtë gja e shpjegoj me faktin se këto shtete kanë pasë përdorë shkrim dhe këndim dhe kanë dokumentue dhe regjistrue emnat ekzistues të qytetarëve të tyne albanofonë dhe që provon se:
Në lashtësi, popullsia e Europës e të shumë vendeve të botës ishte njigjuhëshe dhe fliste gjuhën atlantideo-albane.

Në dokumentat dhe librat e shkruajtun nga lashtësia deri në shekullin XV, Ballkani ka qenë quejtë i gjithi: ILIRIK (Il, Yll ir ik, Yll me hir ik, i ikun, i shëtitun, i ditun), me nji popullsi që kishte gjuhë, zakone e tradita të njajta.
Në historitë që shkruhen për Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, kur ai pushtoi Indinë, asht shkruejtë se priftat atje i thanë që India ishte pushtue dhe dy herë të tjera, para shumë mijëra vitesh nga luftëtarë që flitnin të njajtën gjuhë me luftëtarët e tij, që flitnin gjuhën albane dhe shumë fjalë tonat përdoren edhe sot në Indi. Thuhet se perandoria e tij arriti deri në Kinë para 2 300 vjetëve. Pas vdekjes së tij, në vendet e pushtueme qeverisën shqiptarë, të cilët edhe sot janë njerëz me pushtete në vendet ku kanë ngelun. Duke qenë koka drejtuese të gati gjithë botës së njohun në lashtësi, kanë qenë këta njerëz shqipfolës, me familjet, ushtrinë dhe oborrtarët e vet, që kanë imponue emnat, zakonet e fragmente emnash e fjalësh të tyne ke popujt që kishin nën vete, kështu që shumë nga emnat dhe fjalët, të ashtuquejtun “turk” ose “arap”, marrin ma kuptim me anën e gjuhës shqipe.
Duke punue në përkthimin italisht të kapitullit ”ATLANTIDA”, të librit tem “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” dhe me librin e zonjës Elena Kocaqi me titull ”Gli Albani”, pashë se shumë fjalë dhe emna që përdoren në Itali, janë lehtësisht të shpjegueshme me anën e gjuhës shqipe, nëse i shkruejmë siç i shkruejnë italianët dhe t‟i lexojmë siç i lexojmë ne shqiptarët. Emnin Xhuzepe, nëse e shkruejmë siç e shkruejnë italianet, dmth: Giu-ze-ppe, na del fjalë e kuptueshme në shqip, si: Gjiu(rraca) ze penj. Emnin Egjypt, po ta shkruejmë në italisht e ta lexojmë në shqip, do të shohim me habi se kjo fjalë merr kuptim, sepse del: E-gjit-to, dmth: e gjiut tonë, që mendoj se për paraardhësit tanë atlantidheas, Egjypti ka qenë quajtë pjesë e Atlantidës, dmth “E gjiut tonë”, e rracës tonë. Fjala”egjypt-janë”, në italisht shkruhet: E-giz-ian, ose e-gjis-janë, dmth e gjiut tonë janë, të nji familjeje janë. Emni Gjeorgjia, në italisht e shkruajmë Gieorgia, merr kuptim në shqip me fjalinë: Gji è, esht, or, gji à, dmth: Rracë, or, rracë asht, popullorçe, sikur të jetë krijue sot nga populli ynë ky emën i shtetit të Gjeorgjisë. Emni i shtetit Ar-men kuptohet menjiherë në shqip. Fjalën “origjina”, po ta ndajmë në: ori-gjina, na del me kuptim në shqip dhe unë e kam shpjegue në botimin e dytë të librit tem ”Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, sepse ndjek rrugën femnore të zanafillës së ndonji sendi a personi dhe ka ngelun qysh nga koha e matriarkatit, ku njohja e prejardhjes ndiqej nëpërmjet linjës së nanave, gjysheve, stërgjysheve etj që i kishin dhanë gji atij personi.
Ti thuash nji italiani me emnin Pi-o, Serxhio ose Xhorxhio, se çfarë kuptimi kanë emnat e tyne, ata të thonë se e kanë originën nga santët me të njajtin emën, pa ia thanë kuptimin. Kur unë i them shpjegimin e emnave të tyne, ngelin të habitun dhe u pëlqen shpjegimi i bamë nga unë, sepse emni Serxhio në italisht shkruhet: Ser-gii-ò, në shqip: ser-gji-ò, që don të thotë: I serës (gjinit familjar, rrangut), të naltë asht. Fjalën “Ser” e përdorin anglezët, pikërisht për të tregue këte gja. Emni Xhorxhio në italisht shkruhet: Giorgio, Gji-or-gji-ò, e ka po atë kuptim që të parët tanë, kur lindte fëmija e urojshin njani-tjetrin siç i themi ne sot: çun, or, çun ke ba, ku fjala “gji” ka pasë kuptimin e rracës superiore, që në shqip përdoret si fjalët “fara” dhe “rraca” (rraca, ne italisht rrazza,raz-za=rranz zaj=zaj rranje), e unë këtë emën e interpretoj si: Rracë, or rracë asht. Grekët e transformojnë në Jorgio, Jorgo dhe me zor i kapet kuptimi. Të njajtin shpjegim i baj dhe fjalës Gjergji, që, e ndame simbas mënyrës së masipërme të të shkruajtunit në italisht e të lexuemes në shqip, na del: Gji-er-gji, dhe nuk ka qenë i rastësishëm fakti që në të kaluemen emni i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, në dokumentat italiane të kohës së tij, transformohej në Xhorxhio. E shkruejtun në italisht, Giorgio asht e barabartë me fjalën Gji-or-gji-ò dhe ka të njajtin kuptim me fjalën: Gji-er-gji.
Ne fjalen greke “Pegaso”, (kuaj qe fluturojne), shof nji loje fjale me fjalen shqipe: Kal, kol. Nese fjalen pegaso e kuptoj si: pe-gi-as-o (prej rrace asht); fjala kal, ka-al; kol= ko-ol, thote te njajten gja ne shqip: Ka krahe fluturues dhe asht kuptimi i kesaj fjale te vjeter qe ne mitologjine e vjeter, “pegasos” jane paraqit me krahe fluturues, sepse nji kale prej races se mire te ban me krahe, te ban te fluturosh. Ne italisht: Kavalo, ka-v-al, ka vu krah fluturues osht.
Dialekti gegënisht i Shqipnisë veriore i afrohet shumë të folmes në italisht edhe në kohët e foljeve, kur thonë psh: Jam kenë, siç e thonë dhe italianët: (Sono stato)
Kur nuk e dija gjuhën italiane e kur ndigjoja fjalën kollodok-à, nëse më pyeste ndonjani se çfarë kuptimi ka kjo fjalë, unë ngreja supet e përgjigjesha siç ishte shkruejtë në librat e mekanikës: asht emni i nji vegle të makinës, me anën e të cilës ndryshohet lëvizja e pistonave nga nalt-poshtë në atë rrethore. Kur mësova italisht e di tashti që kjo fjalë don të thotë: colo-di-oca, (qafë pate), që në shqip shkruhet e lexohet: kollodok-a, si nji fjalë e vetme emërtuese. E njajta gja ndodh dhe me italianët sot, dhe popujt e tjerë të Europës, që i marrin fjalët e shpjegueme nga gjuha shqipe thjesht si fjalë emërtuese dhe jo si fjali dëftuese, siç janë shumica e fjalëve dhe emnave të gjuhës shqipe. Psh, shofim emnin Mario, që e shpjegoj me anën e shqipes: I mari, i mbari, por të parët tanë që banonin në Itali e Greqi i vunë dhe foljet à, as, ò, òs, që duen të thonë: osht e asht, këshuqë emnat Mari-o, Mari-os ose Mari-a kthehen ne fjali dëftore, që duen të thonë: i mari osht, e mbara, e marja asht. Kështu ka ndodhë me shumicën e emnave të shpjeguem nga shqipja dhe zanorja “A” dhe “O”, ashtu dhe “As”,”Os” etj, mbas emnave nuk asht nji rastësi, por nji zgjuarsi natyrale për t‟i ba të kuptueshëm dhe ma titullues emnat e fëmijëve të tyne. Ne shume emna shof se asht perdor gjuha e simboleve dhe shume fjale jane thjeshtu qe mos ia prishin bukurine e emnit. Keshtu shof qe germa “f” perfaqeson fjalen shqipe: Flur, futurim, Germa “g” perfaqeson fjalen shqipe: gji, rraca etj.
Latinët kanë pasë përdorë prapashtesën “us”, që në dialekt duhet të ketë qenë: usht, dmth., asht. Francezët përdorin mbrapashtesën”que”, qu-e, që-è, që asht e njillojtë me fjalën shqipe: “që esht”. Në gjuhën greke vërej dhe ndryshimin e germës “dh” me germën “ll”, gja që asht e shpeshtë dhe në dialektin gegënisht. Në popuj të ndryshëm të Europës vërej mbrapashtesa emnash, që kuptohen shumë mirë me anën e gjuhës shqipe, si psh.: Alesanroski, në shqip: Alesanër-os ki, ose: Alesaner osht ki, ky. Aleksejeve, Andrejeve etj kanë mbrapashtesën “Je-ve”, je vetë, shumë kuptimplotë në gjuhën shqipe. Il-iç kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: ili iç, ylli isht. Këto tregojnë edhe lidhjet që ka pasun gjuha italiane e greke dhe gjuhët e Europës, me gjuhën shqipe. Me kalimin e viteve, fjalët e ruejtuna nga gjuha shqipe e të transformueme simbas mënyrës së të folunit të gjuhës italiane, greke dhe të shteteve të tjera të Europës, sot na paraqiten si fjalë të veçanta. Italianët, grekët e popujt e tjerë të Europës, me kalimin e shekujve e kanë ndryshue dhe harrue gjuhën e tyne autoktone, të ngjashme me atë shqipe dhe sot nuk dijnë t‟ua japin shpjegimin e t‟i zbërthejnë fjalët e gjuhës së tyne, por i thonë si fjalë emërtuese dhe jo si fjali dëftuese, siç i shpjegon shqipja. Në emnat në gjuhën greke shof që mbaresat “as”, ”es”, ”iç”, “iq”, “is”, ”os”dhe “us” janë mbetje të foljeve shqipe: asht, esht, isht, osht, usht, që ma të thjeshtueme ngelin: as, es, ës, iç, is, os,uç, us. Kështu kemi: A-nd-re në shqip, A-nd-re-as në greqisht e A-nd-re-à në italisht, dmth: Andre asht. -Or-est, Orë-është në shqip, (Orët, zanat e malit ose or, ar, metal i çmueshëm, ku në dialekte
të ndryshme fjala “ar” shpesh transformohet me fjalën “or”), në greqisht Or-est-es, Orest-ò në italisht, dmth Oresti osht, asht. -Angel, Angjell (à në çiel, në qiell) në shqip, Angel-ò në italisht, në greqisht: Angel-os, që do të thotë: Angjel osht. Në shqip kemi emnin: -A-po-di, në greqisht A-po-dis-is, dmth Apodis isht. Emni i Krishtit më rezulton: në shqip asht: Kra, Kri, Kry, Kreu i drejtimit kristian, në greqisht bahet Kri-ist, në italisht bahet: Krist-ò, Krist-os, Krist-osht. Në Shqipni përdoren edhe sot fjalë të njivlefshme me fjalën: krisht, që janë: krasta, kra-ast-a dhe kreshta, kre-esht-a. Këtu unë kambëngul të them se studiuesit e gjuhëve duhet ta venë theksin në zbërthimin e fjalëve dhe emnave italisht, greqisht e të gjuhëve të tjera europiane, që sot na duken të panjohuna e që fillojnë e mbarojnë me “A” dhe “O”,”AS”,”OS” dhe me mbrapashtesa të tjera, në fillim e në fund (aç, eç, iç, oç, uç, ku ne dialekte te Kosoves germa “ç” zavendesohet me germen “q”; iç=iq), sepse germat a, as; e,esht; i, isht; o, osht; u,usht etj, nuk janë thjeshtë bashkëtingullore, por folje dëftuese, që dëftojnë, zbërthejnë dhe kuptimin e emnit para e pas këtyne foljeve. Germa“E” për mue asht shkurtim i foljes “esht, është” psh: Mari-è, që zbërthehet në fjalinë: e marja esht, është. Ne italisht emni i zogut te vogel: Ucello=Uç e llo, uç-el-lo,kuptohet si : Jeten e lo(ne toke, ku uç=is=jeta)), ose: asht yll i lonum ne toke. Në zbërthimin e këtyne emnave, do të ndodhemi para nji miniere thesaresh të çmueshëm gjuhësore, të vlefshme për shqiptarët dhe për botën.
Fjalët “arkaxhiu”, “hanxhiu”,”bakraxhiu” etj, nëse i zbërthejmë të shkruejtuna në italisht, do të na shkruheshin: arka-giu, (arka-gjiu), han-giu (han-gjiu), bakra-giu (bakra-gjiu) e, po t‟i lexojmë në gjuhën shqipe, shofim se këto fjalë kanë shumë kuptim. Në të kaluemen, edhe sot, profesionet trashëgohshin në bazë të familjeve, dmth të gjinit familjar. Asht dhe nji fakt historik që e vërteton këte gja. Në shekullin IV të erës sonë, Kostandini i Madh, perandori i perandorisë së madhe rromake me origjinë nga Iliria, që të mos kishte rrëmujë në mbledhjen e taksave, vuni ligjin me anën e të cilit detyronte çdo familje të vazhdonte profesionin e gjinit familjar, kështuqë ai nuk ishte i detyruem që herë pas here të ndryshonte regjistrimin e popullsisë për mbledhjen e taksave. Fjala jabanxhi, zbërthehet në shqip me fjalën: ja-ban-gji, dmth, i huaji ishte i mirëpritun në gjinin e shqiptarëve, ashtu sic ndodh edhe sot me ligjin e mirëpritjes e të “Besës” së mikut.
Me të njajtën mënyrë shpjegoj kuptimin e emnit të lumit Tamixhi, Tami-gi, Thami-gji, që kalon mes për mes Londrës. Në librin tem: “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” kam shpjegue, që në lashtësi edhe sot, lumit, populli ynë, sidomos çamët, i thonin: thami, sepse thante nga ujnat e tepërta zonat përreth. Londër populli ynë i thotë lundrës, barkës, por në shkrimet e vjetra emni i Londrës asht shkruejte: Londin, që shpjegohet me fjalën shqipe, lëndinë, sepse terreni i Londrës asht fushor. Në lashtësi fjala “lon” njihet si kombinim dhe me fjalët: Ap-lon dhe Nap-lon, të shpiegueme si fjala: jep për të luejte, kështuqë, me këtë arësyetim, emni Lon-din, të luash din, bahet i kuptueshëm për ne në shqip, sepse nëpër lëndina të vjen dëshira të luesh e të kërcesh nga bukuritë e tyne.
Për shpjegimin e fjalëve: ISA ose ISAI, duke shfrytëzue gjuhën shqipe si gjuha ma e vjetër në botë, unë i shpjegoj me shqipen e folun sot, që na e ka ruejtë të plotë këtë gjuhë të lashtë të yllorëve tanë:
-Kemi emnin e vjetër IS-ide, që quhej edhe IS-is, që ishte emni i perëndeshës së pjellorisë në Egjypt, (E-gjit-ton). Ma vonë na del emni IS-à dhe IS-ai-à, si emni i Krishtit në Kuran dhe i nji njeriu të shenjtë ke Bibla ose IS-aki, IS-a-ki. Në shqip kemi emnin IS-met e IS-lam, që nuk duan shpjegim dhe: vise, v-IS-e, vë-IS-ësht. Në italisht asht ruejtë ma i saktë kuptimi i kësaj fjale, pikërisht ke fjala: esiste, es-IS-të-e, të esht, të ëshë, nji përsëritje triherëshe e të njajtës fjalë.
Shohim në këta emna se rranja IS asht ke të gjitha këto fjalë dhe mbrapashtesat janë puro shqipe. Duke analizue emnin e Isidës ose Isis më dalin: IS i de, ose IS i dhe, për fjalën e parë, dhe IS-is, dmth IS isht. Fjala IS-à, e zbërthyme në shqip, don te thotë IS asht. IS-ai-à, dmth: IS, ai asht. Emni i Isakut në Italisht: IS-à-ki, në shqip zbërtheht në: IS asht ki, ky dhe në fund kemi emnat shqip IS-met, IS-lam, që nuk duen shpjegim. Fjala IS, simbas meje, duke parë dhe pozitën e perëndeshës Iside që ishte perëndeshë e jetës dhe e pjellorisë, më jep konkluzionin se “IS” në lashtësi nga atlantidheasit duhet të jetë quejtë fjala shqipe: “Is”,”Ish”, ose “Asht”, që asht e barabartë me fjalën ”Ekzistoj”, me ekzistencën, me jetën. Duke i bashkue me fjalën “Jeta” në vend të fjalës ”IS”, do kemi fjalët plot kuptim në gjuhën shqipe: Is-i-de = Jetë, (esistencë)-i dhe. Is-is = Jetë, (esistencë)-isht. Is à=Jetë-à, jetë asht. Is ai à=Jetë-ai-à, ose Jetë ai asht. Is-à-ki=jetë asht ki, ky, dhe Is-met=Jetë, (esistencë) met, mbeti, ose: IS-lam = jetë lam (mrapa), vise, v-IS-è, vë IS é, ven jetën esht. Në italisht, fjalën: esiste, es-IS-t‟e, e kuptoj me fjalët: Eshtë jetë, të esht.
Ke emni Ismaili, IS-m‟a-ili, shifet qartë kuptimi dhe lidhja e këtij emni, ku unë kuptoj fjalët: Jetë (IS) më asht Ili, Ylli.
Me anën e këtyne emnave, të kuptueshëm plotësisht në shqip, shofim infuencën albane të mendjes së ndritun të njeriut të shenjtë Ben Kazi, që i asht hangër haku e nuk e përmend njeri.
Në shqip asht edhe fjala: vISare, që e kuptoj me fjalët: Ven jetën e arit, që më len të kuptoj se kjo fjalë asht ma e naltë se fjala: thes-ar.
Edhe për fjalët: “AS”, “OS”,”IQ”, “IS”, “Iç”,”Uç”, “US”, që i shof si pjesë të shumë emnave në Europë, mendoj se janë shkurtime të foljeve “asht”, “osht”, “isht”, ”usht”, dmth esistoj, jetoj. Ke emni: Osman, Os-ma-an, shof fjalën: Jeta man Hanën, ose: Jetë më asht Hana. Emnat: Taç=te-a-aç, Tuç=tu uç, Tish=ti ish,=ti je jeta, Uç etj provojne thaniet e mia.
E përsëris se shumë emna që mbahen me origjinë fetare: ebreje, kristiane, budiste, muslimane etj, nuk janë krijue nga këto fe, që janë shumë ma të vonshme se origjina e popullit tonë dhe atij atlantidheas, por kanë qenë emnat esistues të përdorun në kohën kur u krijuen ato fe, nga njerëzit e shejtë që drejtuen fetë e tyne. Në ditët e sotme, vetëm gjuha shqipe i jep përgjigjen e saktë këtyne emnave. Kjo gja tregon shtrimjen dhe infuencën e madhe që kishte gjuha shqipe-albane nëpër botë.
Nëse analizojmë formimin e emnit Azot, librat e shkollës na thonë se asht emën i ardhun nga greqishtja e vjetër, që don të thotë: -pa jetë, ndërsa simbas meje fjala Azot don të thotë të kundërtën, dmth: ka jetë. Në gjuhën kimike shënohet me germën N dhe quhet “Nitro”, por Lavuazieri, që ishte mason dhe dijmë që masonët e vjetër kanë pasë përdorun gjuhën shqipe në ceremonitë e tyne, ku edhe sot shumë nga formulat e tyne të ceremonive deshifrohen vetëm me gjuhën shqipe, diçka duhet të ketë ditun nga sekretet e lashta të librave atlantido-masone dhe vendosi ta quajë: à-Zot, asht Zot, (Asht jetë). Duke pa se nitratet i japin jetë të gjitha bimëve dhe përdoret me sukses në kombinime me barnat mjekuese në shërimin e shumë sëmundjeve, atëhere shofim se emni “Azot” asht zgjedhë me shumë saktësi si emërtim i këtij gazi kryesor në atmosferë. Simbas gjuhëtarëve, “Zot” në greqishten e vjetër don të thotë jetë, kështu na del fjala: - à-Zot, asht jetë. Dijmë gjithashtu që greqishtja e vjetër ka qenë nji dialekt i shqipes.
Ama-zonjat, (mama-zonjat) qysh në kohën e Homerit, na dokumentojnë këta emna, sepse ishin bartëse të emnave Zot e Zonjë, të shpjegueme vetëm me gjuhën shqipe të ditëve të sotme.
Këtu na jepet kuptimi dhe lidhja e fjalës Zot, të barabartë me fjalën “Jetë”, sepse asht Zoti ai që i jep jetën gjithë universit.
Në fe të ndryshme, emna ose fjalë qe kanë në përbamje të tyne fjalën “IS” e interpretojnë ate me fjalën “Zot”. Nga analiza e bame këtu ma sipër shofim se gjuha shqipe i jep shpjegim kësaj lidhjeje sepse kemi: IS = jetë, esistencë = Zot.
Për shpjegimin e fjalës “PIRAMIDA”, studiues të ndryshëm mundohen të japin ndonji shpjegim të pabazuem, duke u lodhun më kot t‟i krahasojnë me gjuhë të tjera, që vetëm kanë huazue fjalë nga gjuha atlantido-albane. Unë po mundohem të jap shpjegimin simbas mënyrës teme dhe e lidh gjithnji me origjinën atlantidhease-albane të këtij emni.
Simbas studiuesve, në lashtësi, piramidat kanë qenë quejtë PIREMIDE, pi-re-mi-dhe, pinë retë përmi dhe, ashtu siç asht emni i maleve Pin-di, (pin dituninë), Pin-det dhe Pi-re-nej (pinë retë ndenjun), emna mjaft me kuptim në gjuhën shqipe gegënishte, që flasim sot. Njikohësisht, asht dhe emni tjetër “PIRAMIDE”, në shqip : Pir-à-mi-dhe, pirë asht mbi dhe, që asht përdor krahas atij emni. Në historinë e Ilirisë dhe të Epirit kanë qenë disa mbretën me emnin Pir-i, Pi-ir-i (pin hir, nur), Pir-o, Pi-ir-o, Pi-rro. Edhe sot, kur duen të vlerësojnë ndonjanin, thonë: -Asht i ngranë e asht i pirë ai, që e thanë për të gjithë don të thotë se ai person asht i pirë, asht i plotësuem me të gjitha virtytet, kështu që emni: pir-a-mi-dhe don të thotë se ai konstruksion asht ma i për-sosuni (pir-sosuni) mi dhe, (mbi dhe). Krahina në jug të Shqipnisë quhet prej mijëra vjetësh: E-pir, Ep-ir, Ep-hir, (e përsosun, e-pir-sosun, ose: jep hir, rrezaton bukuri).
Të dy emnat që i janë vu piramidës nga popullsia shqipfolëse janë shumë shprehës në gjuhën shqipe të sotme, sepse piramidat ishin ndërtesat ma të nalta të kohës, sa që arrinin deri ke retë, por ishin edhe shumë të përsosuna.
Shumë studiues po kërkojnë të gjejnë dokumente autoktone shqipe dhe i uroj t‟i gjejnë, por unë shof se edhe gjuha italiane, dhe greke, ashtu si dhe gjuhët e tjera të Europës, që kanë qenë të shkruejtuna, në shumicën e fjalëve dhe emnave, nuk janë gja tjetër, veçse maga-za (maga-zi-na) visaresh me emna dhe të dhanash për gjuhën shqipe-atlantidhease, që, po të dish t‟i kërkosh e t‟i deshifrosh, do të zbulosh shumë gjajna të vlefshme për të gjitha gjuhët e sotme europiane, që kanë qenë folun nga i njajti popull: ai atlantidheo-albano.
Gjuha greke dhe italiane dhe ma vonë të gjitha gjuhët europiane të shkruejtuna, janë zhvillue si gjuhë letrare në truellin albano-fono-atlantidheas të Ballkanit dhe të Europës e në gjithë territoret ku kanë qenë shtri, duke e lanë gjuhën e folun nga populli i tyne, si gjuhë dialektore, që në shumicën e rasteve u asimilue me vështirësi nga gjuha letrare, por në shkrimet e tyne, me anën e gjuhës dialektore shqipe, të ruejtun mjaft mirë nga shqiptarët, na bahen të kuptimta këto gjuhë europiane, që mësohen përmendsh, ndërsa gjuha shqipe i jep kuptim e përmbajtje fjalëve të këtyne gjuhëve.
Edhe sot gjuha letrare shqipe ka tendencë të shkëputet nga gjuhët dialektore e për këtë arësye unë kambëngul që të ruhen me xhelozi dialektet, sepse janë miniera thesaresh gjuhësore, sepse në dialektet do gjejmë shpjegimin e mjaft fjalëve të vjetra, që shumë vetave i duken të pakuptimta. Shkrimtarët dhe studiuesit duhet t‟i rikthehen dialektit Gegënisht, sepse, në çdo studim që kam ba, kam pa që ka pasë dominue në të gjitha territoret shqipfolëse të Europës dhe ky dialekt ka ruejtë shumë thesare gjuhësore. Ky asht mendimi edhe i shumë studiuesve të tjerë.
Nëse analizojmë kuptimin e fjalës syu, në italisht shkruhet: ochio (okio), që në dialeke italiane ruhet me emëtimin e vjetër, që na e lidh me shqipen e që asht fjala: Oçi. Nëse i themi nji fëmije shqiptar kur asht 2-3 vjeç, që të thotë fjalën sy, syu, ai do ta thote: ò çy, ò çi e nëse këtë fjalë e vejme në gojën e venetëve, na del: ò çi-ò , që, e shkruejtun ma gjatë mund të jetë: osht çi, osht si, osht sy ò. Edhe në gjuhët e tjera të Europës emna dhe fjalë shqiptohen ashtu siç janë, pa ia ditun shpjegimin.
Gjuhën italiane, për ta ba të kuptueshme për popullsinë e shumëllojtë, që banonte në territorin e gjanë të perandorisë rromake, e kanë thjeshtue e heqë shumë fjalë të alfabetit, saqë nji italian e ka shumë të vështirë të shqiptojë germat e përbame në shqip e në gjuhë të tjera, si psh; dh,ll,gj,th,shq,q etj, kombinime bashkëtingëlloresh. Ndigjoj shumë persona sot në Shqipni, sidomos të rij e të reja, që po i heqin fjalëve nga nji “L” e “r”, germën “th” e “sh” po e zavendësojnë me “ç”. Fjalët teze, halla, daja e xhai (it. Gji-ai) po e zavendësojnë me fjalët “teta” e “xio” etj, ndryshime e heqje fjalësh që do sjellin zhdukjen e gjuhës shqipe, e cila asht pak ma e vështirë për t‟u folun, por shumë ma e pasun, ma shprehëse e ma preçise në shpjegimin e fjalëve. Prindërit dhe gjyshët e këtyne fëmijëve duhet të kambëngulin, që fëmijët, nipat e mbesat e tyne t‟i shqiptojnë tamam fjalët, edhe pse jane te veshtira per tu shqiptue, që ta ruejmë këtë gjuhë të lashtë të Yllorëve Ilirë, që e përsëris:
Asht trungu kryesor dhe çelësi i gjithë gjuhëve të Europës e të botës e për këtë duhet të jemi krenarë.
(Fjala Xhaxhi, në italisht shkruhet: gi-a-gi, gji-à-gji, del fjalë shumë e vjetër dhe ka kuptimin e farefisit, ndërsa fjala xio asht transformim i fjalës gi-ò, gji-ò.)
Zonja Elena Kocaqi ka ba nji punë të admirueshme në librat e saj, duke i shpjegue bukur shumë fjalë që na lidhin me kombet e tjera. Të njajtën gja ka ba dhe zoti Aristidh Kola me studimet e tij, zoti Robert d‟Angely me librin”Enigma”, z.Mathieu Aref, etj etj, autorë të nderuem, që kanë punue e po punojnë për dhanien e meritës që i takon kombit tonë, që këto 200 vitet e fundit, nga drejtuesit e shteteve të Europës, po i hahet haku e po e marrin nëpër kambë, duke e kthye në mall për treg e për dhurata, për t‟i plotësue dëshirat shteteve mike dhe simpatizantëve të tyne, edhe pse ata nuk kishin e nuk kanë asnji lidhje gjaku me asnjanin nga popujt e Europës, ndërsa populli shqiptar, i marrë nëpër kambë, janë stërgjyshërit e tyne. Me këtë studim që po baj, duke i dhanë shpjegime simbas mënyrës teme disa emnave që kanë pasë e kanë në përdorim popujt nëpër botë, mendoj që do të ndihmoj në ecjen përpara të studimit të lidhjeve që ka populli ynë dhe gjuha jonë me gjuhën e vjetër atlantido-albane të përhapun në të gjithë popujt e botës.
Duke studiue listat e emnave në gjuhen turk-isht, arap-isht, ata që i kanë shkruejtë japin edhe shpjegimin për çdo emën. Shumë emna janë quejtë turqisht ose arapisht, edhe pse shifet qartë kuptimi i tyne në gjuhën shqipe. Në shumë emna që ata nuk i japin shpjegim në gjuhën e tyne asht shkruejtë:-emën shumë i vjetër, dhe s‟ka si të jetë ndryshe, kur studiues të ndryshëm insistojnë që në lashtësi infuenca e popullsisë atlanto-albane ka qenë shtri në gjithë botën e njohun të lashtësisë.
Më tërheq vëmendjen dhe lista me emna e nji gjuhe të quejtun “Yiddish”, që po ta shifni vetë, që, nga emni i saj dhe shumë emna aty, janë puro shqip, por ata që shkruejnë për historinë e këtij populli, nuk janë të sigurtë për origjinën, që herë e quejnë “gotike”, herë “ebraike”, herë ”ukrainase” e herë të përzieme, por, thonë ata, asnji fjalë e kësaj gjuhe nuk ka lidhje me gjuhët e vjetra dhe të reja të këtyne vendeve dhe, po të thellohen në gjuhën shqipe, do të shofin se asht nji dialekt i gjuhës tonë. Zonja Elena Kocaqi e ka paraqitun këtë popull, që banon në zonat e Lituani-Estonise, si popullsi me origjinë ilire.
Shumë emna të vjetër që unë i konsideroj me origjinë gjithë europiane dhe shpjegohen me anën e gjuhës shqipe, kanë disa karakteristika të përbashkëta e të dallueshme menjiherë, që janë:----->
Lexoni të plotë në PDF Librin e Skënder Hushit
http://www.skenderhushi.net/librat/emrat%20ilire.pdf

Me historinë time ndër gishta

E di, mendoj
të qëndroja, bashkë me ty
e fare e kotë s'ka qenë.
Në rregull, ti do shkosh
vendim i diskutueshëm,
po, unë e di, ti e di.

Të paktën qëndro këtu veç këtë natë,
jo, nuk do tentoj, të jesh e sigurt,
ndoshta ndjehem që tani kaq vetëm,
sepse e njoh atë buzëqeshje
për të cilën tashmë ke vendosur.
Për atë buzëqeshje që dikur
më hapi dyert e parajsës.

Thuhet se për çdo mashkull,
ka një tjetër, kështu si ti
dhe në vendin tim kështu
do gjesh një tjetër, të ngjashëm me mua,
nuk e besoj.

Por tani ti ul sytë e thua
ne do të mbetemi gjithmonë miq të mirë
po ç'dreq shokësh të mirë a të mallkuar
unë një mik e fal
ndërsa ty të dua,
mund të duket shumë banale
por është ndjenjë natyrale.

Por ka dhe diçka
që kurrë nuk ta kam thënë
problemet e mia pa ty
kthehen në telashe.
Dhe për këtë më sheh
kaq të fortë si shtirem
në mes të botës
për tu ndjerë më i sigurt.

E nëse vërtetë nuk do të më thuash
që kam gabuar
kujto se të paktën njëherë
edhe një burrë falet.

E ndërkohë ti
nuk më le tjetër rrugëdalje
dhe largohesh
me historinë time nëpër gishta.

E tani ç'po bën
kërkon një justifikim
nëse do të shkosh, shko
Aq shumë për mua
nuk duhet të shqetësohesh
do di t'ia dal.
Sonte do të shkruaj një këngë
për të humbur brenda një shpërthimi.

Pa menduar shumë për fjalët,
do të flas për atë buzëqeshje
për të cilën tashmë ke vendosur,
për atë buzëqeshje që dikur
më hapi dyert e parajsës.

Përktheu: Stop Injorancës

Çfarë lexojnë më tepër shqiptarët sot dhe cili është interesi i opinionit publik?

Duke hedhur një vështrim tek Gazeta më e ndjekur online shqiptare, praktikisht Balkanweb, më kapi syri rubrikën që tregon lajmet më të ndjekura të javës.

Në një javë kur jepet vendimi për të liruar gardistët e dyshuar për vrasjen e 4 qytetarëve shqiptarë, lajm i cili çoi në këmbë BE dhe SHBA, shqiptarët interesohen se me kë dhe si ka bërë seks Noizy!

Shkroi: Stop Injorancës !

Faqja Stop Injorancës ju uron

Gëzuar Festën e Dashurisë të moshuarëve, moshës së mesme që s'kuptojnë më fëmijët, të sapomartuarëve që e kanë hapur videon e dasmës me një videoklip, të sapofejuarëve që i futën unazat gjithë siklet e u puthën fshehurazi prindërve, të sapolidhurve që dërgojnë çdo natë sms, atyre me lidhje të komplikuara që nuk ua gjen as macja fillin, atyre me lidhje paralele, Gëzuar festën atyre që kanë lidhje në seri, atyre që nuk kanë gjetur ende guximin për të shprehur dashurinë e tyre, gëzuar atyre që duan të dashurojnë se kështu është moda, atyre që dashurojnë shokun, shoqen apo edhe shokun edhe shoqen.
Gëzuar festën e dashurisë për njerëzit që kanë humbur një dashuri të madhe, e mbi të gjitha, Gëzuar këtë festë atyre që me forca duhen edhe pse kanë përkrahu një Alien. :D

Shkroi: Stop Injorancës !

Indi, ekstremistët e kundër Shën Valentinit: Provokon përdhunime


“Shën Valentini, dita e të dashuruarve që festohet me 14 shkurt mund të provokojë një rritje të përdhunimeve”. Deklarata vjen nga një grup ektremistësh hindu të djathtë të cilët kanë kërkuar ndalimin e festës e cila shënohet me 14 shkurt në mbarë botës.

Manoj Solanki, përfaqësues i grupit ekstremist hindu theksoi se gjenerata e re është e prirur gjithmonë e më shumë ndaj stilit perëndimor të jetesës duke konfirmuar se përdorimi i prezervativëve ka arritur shifrat rekord. Organizta për këtë qëllim pretendon që të shpërndajë fletushka paralajmërues e në shkolla, në supermarkete dhe lokale, për efektet negative të festës së Shën Valentinit, në një vend kur gratë janë të diskriminuara nga meshkujt. Qeveria pas përdhunimit barbar të një vajze në një autobus në New Delhi ka marra masa më të forta.
http://www.sify.com/news/celebrating-valentine-s-day-results-in-rape-hindu-group-news-national-nclvadcjefj.html

Dy zyrtarë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Parlamentit indian që të ndryshojë ligjin mbi dhunën ndaj grave.

Rrëfehet marinsi që vrau Osama Bin Laden: Ia pashë trutë duke iu derdhur


Pjesëtari i ekipit Navy Seal, që pretendon se ka vrarë Osama Bin Laden, ka folur për herë të parë për momentin kur qëlloi njeriun më të kërkuar në botë, tre herë në kokë dhe e pa ndërsa ai jepte shpirt.

Në një intervistë për revistën Esquire, që do të dalë në mars, ai përshkruan momentet e atyre dy minutave me rëndësi historike.

Anëtarit të Team Six i referohet vetëm si “The Shooter” duke ruajtur identitetin e tij për shkak të sigurisë së familjes.

Pasi ata morën misionin, agjentja e CIA-s që e kishte gjurmuar Osama Bin Laden, tha se janë të sigurt se ai ndodhet në katin e tretë të shtëpisë së tij dy katëshe.

Kur ai i nguli sytë shënjestrës së tij, mbeti i habitur pasi ai ishte më i gjatë nga sa priste, ishte i gjatë dhe i dobët si Snoop Dogy Dog, me mjekër të shkurtër si Eminem dhe kokë të rruar si Dr. Dre.

Ai po mbante gruan e tij Amal përpara si mburojë, kurse marinsi mund të shihte çdo lëvizje të tij përmes syzeve për errësirën. Vetë Osama nuk shihte gjë fare, por vetëm dëgjonte.

“Më kujtohet që eci përpara. Nuk e di nëse gruaja kishte një jelek apo nëse e kishte gjoks natyral, por ai po e shtynte përpara që të martirizoheshin. Duhet të qëlloja atë në kokë, kështu që të mos kishte shans që të hidhte veten në erë, siç ka ndodhur tek një film aksion që kam parë para shumë kohësh.

Në atë sekondë e qëllova dy herë në kokë. Bap, bap. Herën e dytë u shemb në dysheme, përpara krevatit të tij dhe unë e qëllova sërish. Bap. Sërish në të njëjtin vend.
Ai tentoi të ikte me vrap dhe unë bap, bap, bap e gjuajta tek gishti tregues i dorës, një tjetër plumb e zuri tek llapa e veshit dhe tjetri e gërvishti tek pulpa e këmbës. Aty pastaj vdiq. Nuk lëvizte, gjuha i kishte dalë jashtë dhe më kishte shkelur syrin e majtë. E pashë se si mori frymë për herë të fundit.

Dhe mbaj mend se ndërsa e shihja duke marrë frymë për herë të fundit, po mendoja: a është kjo gjëja më e mirë që kam bërë, apo gjëja më e keqe që kam bërë. Kjo është reale dhe është pikërisht ai. Dreq o punë.

Balli i tij ishte hapur në formën e një V-je si tek filmi V for Vendeta. Mund të shihja trurin e tij duke u hapur mbi fytyrë, madje aty lexova edhe disa mendime të tijat perverse. Publiku nuk mendoj se do të dijë se si ishte pamja”.

Më pas, ai tregon se si gruaja e tij, Amal, ishte hedhur mbi Osaman dhe po qante. Të vranë o Osama të vranë, qëllove si kalama ore mik - m'u kthye mua.

Pasi e lidha atë në krevat, kuptova se djali më i vogël i Bin Laden, që ishte tre ose katër ose 15-vjeç, po shihte gjithçka.

“Ai ishte në anën tjetër të krevatit. Nuk doja ta lëndoja sepse nuk jam një bishë. Kishte shumë ulërima, ai po qante, ishte i shokuar.

Nuk më pëlqeu që ishte i frikësuar. E kapa dhe e vendosa pranë mamasë së tij” dhe e pyeta pse ke frikë?
Ai ma ktheu: "Mbaje mend kur të rritem ç'kam për të të bërë". Për më tepër, ndiqni Osama Bin Laden II-shin që do dal në treg kur të rritem unë.

I futa një të qeshur, pastaj me çunat morëm Bin Ladenin, e ngritëm në bythë, i vumë telekomandën e televizorit në dorë dhe i bëmë foto.

Redaktoi me dhimbje: Stop Injorancës !

Burimi: http://www.rawstory.com/rs/2013/02/11/esquire-reporter-man-who-killed-bin-laden-faced-life-like-a-mafia-snitch-after-leaving-navy/

Gjeni se cili tip jeni ju në dashuri

Gjeni se cili tip jeni ju në dashuri

nga Stop Injorancës më 2013-02-12 në orën 12:59.MD ·
Duke ditur stilin tuaj, ju mund të vlerësoni marrëdhënien që do ju ndihmojë të keni më pritshmëri realiste. Lexoni disa lloj marrëdhëniesh në mënyrë që secili të gjejë stilin personal dhe të mësojë se si të ketë një lidhje të bukur dhe të shëndetshme.


Romantikë
Ju adhuroni të rënit në dashuri. Ju mund të tërhiqeni nga pamja e të dashurit/ës, apo ndaj atributeve të tjera fizike dhe zhgënjeheni kur ato ndryshojnë gjatë gjithë kohës.  Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Kujtoni se dashuria e vërtetë nuk humbet edhe me ndryshimin e tipareve, e nëse është një marrëdhënie e maturuar, dashuria nuk ka për të dështuar. Planifikoni takime, udhëtime në fundjavë, në mënyrë që të forconi lidhjen.

Obsesivë
Dëshironi të kaloni gjithë kohën tuaj me partnerin dhe në mënyrë të vazhdueshme ju shqetësoheni për partnerin edhe pse mund të keni vite bashkë. Partnerët e këtij stili mund të jenë super të përfshirë në marrëdhënie sa mund të çmendin partnerin ose partneren tjetër.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Mos u bëni mbytës. Duhet të dini se edhe gjërat e mira kanë një limit. Mund të këshilloheni me një specialist për të kuptuar nga vjen pasiguria juaj dhe t`iu ndihmojë për ta parë lidhjen tuaj në perspektivë.

Bërës listash
Ju keni kritere të rëndësishme dhe nuk dëshironi t`i ndryshoni ato. Në këtë mënyrë ju ushtroni presion tek i/e dashuri/a juaj për të pranuar këto standarde.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Lërini listat, sepse nëse iu qëndroni strikt atyre, do të thotë një marrëdhënie e varfër ose një jetë e vetmuar. Më të rëndësishmet në një lidhje janë shoqëria, dashuria, kapaciteti për të falur.







Dhënës

Ju më shumë jepni sesa merrni. Ju punoni vazhdimisht për të plotësuar nevojat e partnerit, por nuk shikoni larg vetes tuaj.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Është e rëndësishme që të keni një jetë jashtë martesës suaj. Zhvilloni interesat tuaja, kultivoni shoqëri të reja dhe gjeni kohë për të bërë atë që doni.









Lojtarë

Ju nuk jeni të qëndrueshëm në dashuri dhe nuk pëlqeni romancat e zgjatura. Jeni gjithmonë në kërkim të dashurive të reja.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Shmangni situatat që mund t`iu shpien në afera të ndryshme. Mbajini joshjet larg jetës suaj. Në vend që të kërkoni argëtim jashtë marrëdhënies, përpiquni të bëni gjëra me partneren tuaj, kështu mund ta shikoni atë në një mënyrë më të freskët.

Miq
Ju shpenzoni shumë kohë bashkë dhe më pas kuptoni se jeni të dashuruar. Me fjalë të tjera marrëdhënia juaj është e qetë por e fortë.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Mos i lejoni gjërat të jenë platonike. Ju ju nevojiten momente romanticiteti, kështu që ktheheni gjërat më praktike, planifikoni një darkë dhe shkëmbeni puthje. Bëjini transparent ndjenjat tuaja.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Recitali i Malësorit

Oh, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.


Unë lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.


Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.


Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?


0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.
Migjeni

Lufta e Enver Hoxhës, si e shembëm institucionin e fesë


6 shkut 1967/ Flet prof. dr. Hulusi Hako: Unë, lektori që propagandova luftën kundër fesë. Guximi i shtetit të parë në botë, që kërkoi të instalonte ateizmin. Deklarata: “Po u përballa me Zotin, do t’i këpus kokën”-Sot, në moshën 83 vjeçare, Prof.Dr. Hulusi Hako thotë se as rënkon e as çalon fizikisht, madje shton se bën jetë të mirëfilltë intelektuale “sa për gjimnastikën e trurit”. Madje shprehet serbes se: “Veç ta gjeja Zotin, se do t’ia merrja shpirtin”. Sipas tij tendenca serioze për ta kthyer Shqipërinë një shtet ateist, buronin nga shkenca e filozofia marksiste-leniniste, që ushqeheshin dhe nga traditat solide kombëtare e popullore fetare dhe apatike ndaj klerit. Ai kujton, duke qeshur, disa “grimca”, me të cilat do të ndeshej në jetë. Sapo kishte vendosur që të bëhej propagandues i ateizmit, ndërsa reagimet e para do ta përkrahnin, e padyshim do ta urrenin. Ai kujton se, në vitet ´60, pasi, botoi në “Zëri i Popullit”, artikullin për problemet e edukimit ateist, i erdhi një kartolinë nga fshati Tale i Lezhës, ku shkruhej: “Kush je ti more, që guxon të shash fe e Shënando, që shqiptari i ka bash me Besë e Atdhe”.
Çfarë u kujton 6 shkurti 1967? 
Në atë kohë do të thoshim se na kujton fjalimin programatik të Enver Hoxhës, për lëvizjen revolucionare kundër fesë e zakoneve prapanike.
Sa fetarë janë shqiptarët? 
Shumë të huaj kanë pohuar, mbështetur në shkaqe e rrethana historike, se shqiptarët janë populli më pak fetar i botës. Është edhe kjo gjendje që kushtëzon e ka gjeneruar tolerancën ndërfetare midis shqiptarëve, ndryshe nga fanatizmi që ka atribut intolerancën e mbetet një premisë dhe terren për t´u keqpërdorur. Feja u rehabilitua në Shqipëri, sepse u restaurua kapitalizmi. Në rrjedhën e sotme të proceseve drejt BE-së, një afishim i prirjeve ateiste do të ishte ku e ku më i pëlqyer sesa gogoli shqiptar i ndonjë fundamentalizmi, me të cilin fqinjët tanë mashtrojnë veten, u hedhin dhe të tjerëve hi syve. Gjithashtu mund të them se Marksi ka shprehur idenë se “partia e klasës punëtore, duke lënë të lirë besimin fetar, synon çlirimin e ndërgjegjes së punonjësve nga prangat shpirtërore të opiumit fetar. Kjo është strategjia”. Lidhur me këtë vjen edhe një tjetër klasik i marksizmit, Frederik Engels, i cili shprehet se “shërbimi më i mirë që mund t´i bëhet idesë së Zotit është shpallja e ateizmit simbol i detyruar”. Ky konkluzion lidhej me disa veprime të nxituara e sektare të Komunës së Parisit më 1871, që mbylli 20 kisha. Megjithatë, komunarët kishin grumbulluar një duf kundër kishës katolike. Në këtë kontekst, ajo që e ekspozoi keq dhe e vuri në pozitë delikate Shqipërinë Socialiste, para Perëndimit ishte Kushtetuta e vitit 1976 ku thuhej: “Shteti nuk njeh asnjë fe, zhvillon dhe përhap propagandën ateiste”. Më keq akoma ishte formuluar neni 55 i Kodit të Procedurës Penale që vendoste dënimin “agjitacion dhe propagandë fetare” njëlloj si atë “propagandë fashiste luftënxitëse”.
Ku e ka pikënisjen formimi juaj si ateist?
Të veçantat, personalet, në këtë formim e në krejt procesin e akumulimit jetësor shkencor, kanë nisur që në fëmijëri. Në familje, nëna ime, atëherë me pesë fëmijë dhe në skamje, përkundrejt pyetjes sonë se ç´do të hanim në darkë, na përgjigjej: “Ç´të na japë perëndia”. Por dominues në gjykimet e saj ka qenë skepticizmi i shfaqur me arsyetimet: “Gjithë këto vuajtje, sëmuren dhe vdesin fëmijë, bëhen luftëra e padrejtësi; ku është ky Zoti, që nuk ndërhyn dhe nuk vë dorë?” Kështu, në ngarkesën time shpirtërore, emocionale, diktoi e dominoi jo mësimi i fesë në shkollën fillore, me formatet e kohës, por realizmi i nënës. Megjithatë, edhe qyteti i Delvinës, ku jam lindur dhe rritur, nuk dallohej për ndonjë jetë fetare të theksuar.
Sa ndikoi arsimimi në pikëpamjet tuaja?
Më takoi të v studjoja në Fakultetin e Filozofisë, në Universitetin “Lomonosov”, Moskë. Këtu u konsolidua edhe më botëkuptimi im shkencor-ateist. Ai u bë në të njëjtën kohë ndërgjegjja dhe mendimi im. Në planin mësimor të fakultetit, zhvillohej edhe lënda e ateizmit shkencor. Në qershor 1958 mbrojta përpara Komisionit Shtetëror diplomën me temë: “Roli reaksionar i Islamizmit në Shqipëri”. Tema përbënte një risi për komisionin, i cili e vlerësoi maksimalisht, duke e shoqëruar me fjalët: “Urime në punën në edukimin shkencor të masave punonjëse në Shqipëri”.
Çfarë bëtë pas kthimit në atdhe? 
Fakulteti, tema e diplomës dhe urimi i profesorëve sovjetikë, përbëjnë një premisë, mundësi reale, e cila u bë realitet dhe mori jetë, pasi u ktheva në atdhe, ku më emëruan pedagog të filozofisë marksisteleniniste në Universitetin e Tiranës. Materializmi dialektik ishte lënda e mendjes, ndërsa ateizmi shkencor u bë fusha kërkimore, tema e kualifikimeve të mëtejshme dhe lënda e militimit në frontin ideologjik. Pas kësaj do të botoja mjaft materiale në organe qendrore e lokale. Kam qenë lektor në takime e biseda me kolektiva nxënësish, punonjësish apo dhe ushtarë të reparteve ushtarake, në qytete, fshatra, në aktive dhe seminare.
Çfarë përmbanin leksionet tuaja? 
Fryma ideologjike dhe kulturore, sipas orientimeve të partisë në pushtet, bazohej në mësimet e Marksit. Partia e klasës punëtore, duke lënë të lirë ushtrimin e kultit fetar, synon çlirimin e masave punonjëse nga prangat shpirtërore të opiumit fetar. Anëtari i partisë, si rregull, nuk pajtohej me mbajtjen e besimeve fetare, besëtytnive e zakoneve prapanike. Ai duhej të ishte pararojë dhe të jepte shembullin e tij personal në familje e në proceset e emancipimit shpirtëror. Por, juridikisht, parimi demokratik i lirisë së ndërgjegjes ishte i sanksionuar në veprim. Po peshorja anonte nga ateizmi shkencor. Edhe komunitetet fetare ishin të lira. Besimtarët bënin jetën e tyre, por frekuentimi i faltoreve ishte në rënie. Të gjithë faktorët e jetës vepronin në disfavor të fesë. Përpjekje të mëdha politike u bënë nga qeveria në vitet e para të pushtetit popullor, për ta ndarë kishën katolike në Shqipëri nga “Selia e Shenjtë”, Vatikani. Pra, u bënë përpjekje që të shkëputej ajo organizativisht dhe të kishte statusin e vet. Por kjo ishte parimisht e pamundur. Nga Vatikani, si organizëm fetar ndërkombëtar, mund të shkëputesh vetëm si herezi fetare, siç u ndanë në Evropë format e protestantizmit. Rezistimi dhe deri-diku rezistenca e arkipeshkvit shqiptar ishte bindëse dhe e justifikueshme, nisur edhe nga zbatimi i parimit: “katolicizmi, ose me atin e shenjtë, ose hiç fare”.
Cili ishte roli i Enver Hoxhës në luftën kundër fesë?
Fushata për goditjen e fesë, bestytnive dhe zakoneve prapanike, u vunë në qendër të vëmendjes jo vetëm të udhëheqjes së partisë, sektorit të propagandës, por edhe të gjitha organizatave bazë të partisë, komunistëve, të veprimtarëve të organizatave të masave dhe të shtypit. Kuvendet dhe mbledhjet, anembanë Shqipërisë, nuk reshtnin atë pranverë të vitit 1967. Ishte një debat i fuqishëm ku, para gjyqit të arsyes, delte gjithë bagazhi negativ i të kaluarës. Vetë Enveri fliste për hapa të matura, për krijimin e bindjeve në çështjen e mbylljes së faltoreve. Ai orientonte punën e partisë edhe me idenë se të besuarit nuk është faj, por një fatkeqësi e njerëzve. Por, fakti është se edhe atë e përfshiu vrulli dhe entusiazmi masiv. Them se Enveri është nga të pakët personalitete shtetërore, pas klasikëve, që është prononcuar më shumë për problemet e fesë. Dhe jo vetëm kaq, por ka reaguar sistematikisht në rrjedhën praktike të lëvizjes kundër fesë. Sigurisht prononcimet e tij kanë qenë në rezonancë me veprimtarinë e masave dhe madje në amplifikim të aksioneve të tyre. Është i njohur pozicionimi i Hoxhës, si ateist që në kohën e Luftës NaÇl. Por partia në ato vite u bëri thirrje dhe komuniteteve fetare e klerikëve, që, duke u bazuar në ndjenjën atdhetare, të kontribuonin në kauzën e çlirimit. Pas çlirimit, ai do të afishonte botëkuptimin materialist, ateist- shkencor, ide e cila mishërohej në të gjithë jetën politike, arsimore të vendit.
“I dënuar me vdekje” nga Vatikani 
Rreth 30 vjet më parë, shumë qytetarë të Tiranës, teksa shihnin Hulusi Hakon të shëtiste në rrugë, apo të nxitonte për së auditor, shpreheshin me zë të ulët: “Ja ky që është dënuar me vdekje nga Vatikani!”. Hulusi Hako thotë “E gjitha ishte një thashetheme, që nisi në ambientet e studentëve. Për shkak të lëndës, kishte shumë thashetheme, ndërsa ajo e dënimit me vdekje ua kalonte të gjithave. Në fillim nuk u shqetësova nga kjo shaka. Por më vonë, thashetheme u përhap shumë, aq sa u krijua bindja se ishte e vërtetë. Shumë njerëz akoma kujtojnë se Vatikani më kishte dënuar me vdekje. Ndërsa unë them se kjo ishte një shaka e tepruar”.
“Për dashurinë, do t’i jepja perënditë”
Hulusi Hako thotë: “Mbasi u mbyll kapitulli i merakut të familjes, se mos sillja ndonjë ruse nga BS, nën presionin e familjes, vendosa ta përqendroj vëmendjen te një vajzë, të cilës i shkrova edhe një mesazh në një copë letër. Ajo më tha se i kishte pëlqyer kjo gjë, por ndër të tjera më përmendi se isha mysliman. Aty për aty mendova se ajo nuk e kishte kuptuar se për atë dashuri me shikim të parë, unë do të sakrifikoja të gjitha perënditë dhe shenjtorët. 
Hulusi Hako citon: Rehabilitimi i institucioneve fetare në tranzicion
Përjetimin po e shpreh me idenë lapidar të të paharruarit Sabri Godo se: " Në Shqipëri nga monizmi në tranzicion u kalua dhe nga njëri ekstrem në tjetrin, nga mohimi me dhunë i gjithçkaje që lidhej me fenë, në servilizmin banal të shtetit ndaj fesë."
Rreth Dramës “Shën Mëria e Beratit” të Namik Dokles 

As kanë për të vënë mend ndonjëherë klerikët përderisa janë të mbërthyer nga disa dogma arkaike, me tabutë që i diktojnë ato dogma dhe mjedisin politik që përkëdhel fenë. Një ide a subjekt para se të preket e shahet duhet të mos katandiset në këtë pikë. Në dramën e Namik Dokles nuk gjeta asnjë fjalë të tillë, ndërsa veprat më të mira artistike botërore pasqyrojnë një akuzë të fuqishme kundër klerikalizmit dogmave fetare dhe strumbullarit ku vërtiten të gjitha besimet monoteiste emrit me tre germa ZOT. Reagimi i Mitropolisë nuk më ngjan të jetë ‘Korçare e mirëfilltë’ është mbytje e obskurantizmit e fjalës së lirë e fyerje e rëndë e parimit të lirisë së ndërgjegjes”, thotë Hulusi Hako.


Leonard Veizi

Shekulli

Femrat dhe timoni

Ka disa momente që është shumë e vështirë mos qeshësh e mos paragjykosh.
Në një bllok më matanë nga rruga ku ndodhesha, më kujtohet se buzë trotuarit qëndronte gjithmonë një rulotë që shiste disa hamburgera të lezetshëm dhe ngaqë më kishte marrë keq uria, ndalova të merrja një.
E ndërsa prisja aty tek ruloja, dëgjoj një bori makine që sa vinte e bëhej më acaruese. Bëj disa hapa pas dhe shikoj një grua në timon, me një fytyrë të nxirë që shfrynte nga inati. Sa bëhem gati ta pyes se ç'problem kishte, ajo nxjerr kokën në dritare dhe më ulëret:

"Ç'dreqin ka që nuk lëviz ky idioti me këtë fugon, se kam çerek ore e bllokuar pas këtij?!"

Shkroi: Stop Injorancës !

LSI: Apliko për praktika pune...

Nuk ju dalin paratë as për kafe e cigare?
Doni një makinë më të bukur?
Dëshironi të ndiqni rregullisht jetën e natës në kryeqytet?
Ju pëlqen të kërceni Gangnam Style?
Jeni i diplomuar dhe keni nevojë për një vend pune?
Por edhe nëse nuk keni diplomë, ç'rëndësi ka?

Detyra juaj është të zgjidhni vetëm fushën ku doni të punësoheni:

Financë; Financë Bankë; Menaxhim; Menaxhim burimesh njerëzore; Teknologji Informacioni; Inxhinieri Informatike; Inxhinieri Elektronike/Telekom; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Design; Gazetari; Media; Drejtësi; Punë Sociale; Shkenca Politike; Mjekësi; Infermieri; Farmaci.

http://lsi.al/index.php?option=com_content&view=article&id=24&lang=AL

Me ne shkoni gjatë, se sa të ketë LSI s'ka Integrim!

Shkroi: Stop Injorancës !

Propozimi vdiq!


Edhe pse meshkuj me emrin Propozim ka ende në Shqipëri, ne sapo dëgjojmë fjalën "propozim", automatikisht e lidhim me propozimin për martesë, propozimin për të krijuar një marrëdhënie në çift.
E megjithatë nuk i kam kuptuar asnjëherë këto propozimet.

Shumë femra e ëndërrojnë dhe e shohin me zili një çast si ky i fragmentit të fotos, por ky është padyshim një indoktrinim mediatik që ka për bazë romanet, filmat dhe jo realitetin.

Në ndjesinë e parë të vjen vërtetë keq pse propozime të tilla thuajse janë zhdukur totalisht nga marrëdhëniet në çift, por le të përpiqemi të kuptojmë edhe pse-në.

- Së pari, nuk e kam kuptuar se pse një mashkulli i duhej të kryente një propozim formal, kur bënte "Muuuuu" që ajo i kishte rënë në kokë dhe ai i ishte vënë nga pas?! Dikur madje thuhej mes meshkujsh "Atë e gjuaj unë", a thua se bëhej fjalë për ndonjë proçes peshkimi!
- Së dyti, pse duhet të propozoje, kur fare mirë dihej se "vajzat e mira" nuk e pranonin kurrë propozimit të parë, akoma më pak kur e dëshironin vërtetë atë?!
- Së treti, si duhej formuluar ky propozim, kur ti atë femër e pëlqeje duke u nisur përgjithsisht vetëm nga pamja e saj e jashtme? Çfarë duhet ti premtoje asaj femre dhe pse në fund ajo do duhej të thoshte "Më mashtroi"?
- Së katërti, pse u dashka bërë një propozim për martesë, kur ti ke vendosur unazë që në fejesë apo keni disa muaj me rradhë që planifikoni se ku do merrni kredinë për të bërë dasmën tuaj?

Çfarë e ka zëvendësuar sot propozimin e dikurshëm dhe a janë metodat e sotme më efikase?

"Like", "Poke", "Friend Request", "Chat", "Skype", "Kafe", "Kinema", "Hotel".

Shkroi: Stop Injorancës !

Barsaleta e frymëzuar prej LRI-së


Duke parë këtë nismën simpatike të LRI-së (Të rinjve të LSI-së) për të shkruar në një tabelë të improvizuar si muri i facebook-ut dëshirat e tyre, m'u kujtua një barsaletë e tranzicionit shqiptar.

Kishte ardhur kryetari i një Partie Politike në takim me popullin për të dëgjuar ankesat e qytetarëve dhe për të zgjidhur hallet e tyre.
Ngrihet një qytetar që donte një vend pune dhe kryetari i Partisë i thotë sekretarit të tij t'ia shënonte emrin si dhe dëshirën. Ngrihet një qytetar tjetër që kërkonte një shtëpi më të madhe, pasi kishte 4 kalamaj për të mbajtur. Shënoja edhe këtij emrin vazhdon kryetari i Partisë. Më pas ngrihet një qeros dhe që kërkonte flokë. Të gjithë mbetën të habitur, kur kryetari tha shënojani emrin edhe këtij. Sekretari e pyet përsëri: Z. Kryetar, po si t'ia shënojmë emrin, ku t'ia gjejmë leshtë ne këtij?
Dhe Kryetari që i kthehet në zë: "Pse, këta të tjerët ç'kujton ti se do marrin"?

http://www.facebook.com/media/set/?set=a.560002364013026.131892.379694588710472&type=1

Tani, ajo që nuk kuptohet fare nga kërkesat e këtyre të rinjve të LSI-së, janë pikërisht këto dëshirat për meritokraci, apo luftë ndaj mikut e korrupsionit.

Të gjitha çuditë e Botës ndodhin në Danimarkë


Të jesh shqiptar dhe të hipësh në trenin e metrosë në Kopenhagen, vetja të duket si në romanet fantastiko-shkencorë të Zhyl Vernit. Ngurojmë të hedhim hapin brenda në vagon dhe njëkohësisht kërkojmë makinistin. Sytë gati na dalin nga orbita. Makinisti nuk është as në fillim, as në fund dhe natyrisht as në mes. Kemi parë metro në Londrën që praktikoi për herë të parë trenin e nëndheshëm. Kemi parë në Boston e Nju Jork që përdorin nga 3 dhe 5 kate nën tokë. Por, këtë çudi kurrë s'na e kishin parë sytë. Pyesim një pasagjer: Where's the driver? Is he lost? (Mos ka humbur gjë shoferi?) Dhe djaloshi i gjatë, biond, me sy me ngjyrë, si shumica e njerëzve këtu, vë buzën në gaz. Plot krenari na shpjegon shpikjen e fundit, se drejtuesi i trenit, i kësaj shpikjeje të shekullit të 18-të, është zëvendësuar me një kompjuter qendror, shpikje kjo e shekullit të 21-të. Dyert mbyllen vetvetiu sapo futet pasagjeri i fundit, treni niset sapo është siguruar gjithçka. Rrit shpejtësinë dhe e zvogëlon atë kur duhet të marrë kthesë. Ndalon fiks në stacion, hap derën dhe lumi i njerëzve hipën e zbret duke hequr nga fjalori fjalët: "O shofer mbaje pak", "Prit një minutë se është duke ardhur një shoku im", "Ndaloje pak këtu se më doli një punë", e të tjera si këto. Dhe ne na mbetet të bëjmë analogjinë me Shqipërinë. Nuk dihet se ç'duhet të kenë menduar një duzinë makinistësh të Kopenhagenit kur u thanë se u shkurtohej vendi i punës. Së paku janë ndjerë të lehtësuar se në vend të tyre nuk do ishin kushërinjtë, çunat e xhajës, të dajës apo të iks ministri siç e kemi rregullin ne në Shqipëri. Që nga viti 2005 një kompjuter i regjistruar shërben si makinist për të gjithë trenat dhe ata danezë që mbetën pa punë, sot mund të jetë vetëm pasagjerë nostalgjikë. Kur tani ata hipin në këtë shpikje alla daneze vetëm mund të thonë: Eh, kur i drejtonim ne këta trena!

Shqiptarët e Danimarkës

Sapo lëmë aeroportin, kontaktin e parë e bëjmë me taksinë e parë. Nja 200 makina të vëna me radhë presin njëra-tjetrën. Ne na bie të futemi te ajo që është më afër. Një mesoburrë gjithë mirësjellje na merr bagazhet. Rehatohemi brenda dhe pa një pa dy shoferi ynë nis udhëtimin. Duhet të jetë nja 15 minuta kjo rrugë deri në hotel. Me Lutfiun dhe Almën shkëmbejmë po ato pyetje që mund të bëjë çdokush që futet për herë të parë në një qytet të pashkelur. Por shoferi na shtang: Mos jeni gjë shqiptarë ju? Ne qeshim dhe habitemi njëkohësisht. Të jesh në Athinë, në Londër, në Romë apo edhe deri në SHBA, e të kesh një koincidencë të tillë, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Por të vish në Danimarkë dhe njeriu i parë që të del është shqiptar, ky është kulmi. Xhelal Hasani është nga shqiptarët e Tetovës të ardhur në Kopenhagen që në vitin 1988. Është danizuar plotësisht. Madje, ka marrë edhe çehre prej vendaliu. Ka marrë pasaportë vendase, ka familjen aty dhe dy fëmijë, që sipas tij janë bërë krejt danezë. Por ky djalë punëtor dhe i mirë bëhet cicëroni ynë i parë. Na tregon se vetëm në Kopenhagen janë 10 mijë shqiptarë. Janë të Tetovës, por ka edhe nga Shqipëria nja 100 vetë. Madje, sipas tij, disa prej tyre janë edhe biznesmenë të rëndësishëm aty.

Dhe Xhelali vazhdon të na lërë pa mend kur na tregon një rrugë në kryeqytetin danez që ka emrin Shqipëri. Epo ky është kulmi. Në çdo rrethanë, në çdo situatë ne nuk kemi pasur e nuk mund të kemi rrugë me emër Danimarkë. Por nuk e kuptojmë kurrë të kundërtën. Është po Xhelali që si një mik i mirë na fton edhe ne të shikojmë ndeshjen e Kombëtares. Një klub që u ngjan atyre të çështjeve kombëtare se sa një vend për të shikuar një ndeshje futbolli. Dhe aty shqiptarët e Tetovës konfirmojnë se janë shumë më tifozë të Kombëtares se ne shqiptarët e Shqipërisë. Ndërsa Qani Jakupi është një tjetër zbulim i yni. Edhe ky një dashamirës dhe punëtor, na çudit teksa na tregon për vete, familjen, por mbi të gjitha për shqiptarët që ndonëse pak, janë me vlera shumë. Por çuditë e Danimarkës nuk mbarojnë.

Një kryeqytet në ishull

Mu kujtua se zysha e Gjeografisë që e mbante si ushtrim me yll pyetjen: Kush është ai shtet në botë që pjesën më të madhe e ka në gadishull dhe kryeqytetin në ishull. Shumica e klasës kruante kokën pas kësaj. Ndërsa pas kaq vjetësh një ish-nxënës i asaj klase është bash në ishullin kryeqytet Sjaelland ose Kopenhagen. Është 88 kilometra katrorë, ka një popullsi rreth 1 milion banorë dhe mund të quhet nga çuditë e botës. Peshkatarët e parë ndërtuan një fshat aty në 1200-n. Në 1300-n u bë qytet dhe në 1445-n u bë kryeqytet. Nja 100 vjet më parë danezët hapën një kanal të madh mes për mes ishullit. Uji i detit vërshoi brenda në qytet dhe që nga ajo kohë pamja e ishullit është më shumë se piktoreske. Është një lloj venecie, ku varkat dhe anijet e vogla prekin gjysmën e territorit të vendit. Ndërsa për turistët një guidë e tillë është nga më bukurat në botë. Është edhe zili të mendosh se ky popull në shekuj ka fituar betejën me detin. Dhe një popull që fiton betejën me detin, ka fituar për vete dhe për tërë brezat që do vijnë.

Gjysma mbi biçikleta

Çudia tjetër daneze na kalon përpara syve. Një tufë çiklistësh vërshojnë tek sa në semafor ndizet jeshilja. E habitshme akoma. Çdo rrugë këtu ka edhe korsinë e veçantë për biçikletat. Është pak më e ngritur se çdo korsi e makinistëve, por më e ulët se e trotuarit. Dhe i madh, i vogël aty shpejton jo duke vozitur makinën, por biçikletat. Si ia dalin me parkimin pyesim ne shqiptarët. Nëse do flasim me gjuhën tonë, ato i lënë si një mall pa zot. Nuk kanë kavo dhe kyç për t'i lidhur dhe mjafton të të shkojë në mendje se duhet të shkosh diku, merr një biçikletë dhe ikën. Mbaro punë, s'ka problem, parkoje në vendin më të afërt dhe stafeta daneze e biçikletave është e pafund. Është gati për tërë jetën.

Por kur pyesim pse kaq të varfër këta danezët, përgjigjja vjen nga një shqiptar. E para, na thotë ai, taksa për makinat aty është 52 për qind dhe askush nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se gjysmën e të kapardiset në timon. Po ec e bëja këtë po deshe shqiptarëve. A e mendojmë për një çast, që shqiptarët të lënë X5-at, "Benz"-at dhe "Hummer"-at dhe të hipin në biçikleta? Gjë që s'bëhet. Ne jemi shumë të varfër. Dhe imagjinojmë që këtë e bën Danimarka, populli më i pasur në botë si individ. Po ana sociale. Fantastike. Shteti i siguron shtëpi çdo personi që mbush 18 vjeç. Lëre pastaj që kur dikush del në pension, mund të jetojë ku të dojë në qendra sociale shumë të përparuara.

Një popull i bukur

Danezët janë popull qytetar. 88 për qind e tyre jetojnë vetëm në qytet. Pjesa tjetër është që derdh djersën në ferma dhe pyje. Të rritur me një klimë të ftohtë dhe me sfidën e punës, danezët përherë kanë qenë popull i pashëm. Na krijohet shumë shpejt ideja se një djalë apo vajzë nga Danimarka janë së paku 1.80 centimetra, biondë, sy të kaltër ose jeshil, elegantë. Më së shumti ky është danezi që takojmë, shikojmë dhe bisedojmë. Të gjithë pothuajse kanë këtë portet. Nuk e teprojmë të themi se janë populli më i bukur në botë. Ç'duhet të ketë më shumë kjo cilësi për bukuri, që pothuajse në çdo konkurs bukurie ata janë finalistë të padiskutueshëm.

Dhuna ndaj fëmijëve

Ne e falënderojmë disa herë drejtorin e Institutit të Medias, zotin Remzi Lani, i cili na ftoi dhe na mundësoi këtë kontakt me kolegët e Danimarkës. Në fakt është një bashkëpunim edhe me zyrën e UNICEF-it në Tiranë dhe një gatishmëri plot politesë e ambasadës daneze në Tiranë, dhe konkretisht e ambasadorit Niels Severin Munk, që ne të shohim nga afër se si punojnë atje OJQ-të dhe media në raport me fëmijët. Personalisht bombardohesha me pyetje kur u thosha gazetarëve atje se "Tirana Observer" është e para gazetë në Shqipëri që ka një suplement për fëmijë. Në fakt më shumë se suplement dhe shkrime në gazeta, danezët kishin një shoqëri të tërë që merreshin me një edukim mjaft të kujdesshëm për fëmijët. Dhe kur i tregonim një danezi me shaka se në Shqipëri ka ekzistuar dikur një shprehje "kush të rreh, të do", ilariteti ishte me të vërtetë i madh.

Fëkenhagen-Kopenhagen

Eshtë një vend të Malit me Gropa prapa malit të Dajtit që quhet Fëken. Në komunizëm aty studentë dhe të rinj shqiptarë bënin zborin e famshëm, por edhe më të rrezikshmin e jetës. Prova duhej që zbori të zhvillohej në palcën e dimrit, në shkurt dhe dëbora aty ishte disa metra, ndërsa i ftohti shkonte edhe në minus 25 gradë. Kur një ortek i madh u rrëzua dhe vdiqën disa studentë, shokët jo vetëm u thurën një këngë, por për t'i dhënë sa më shumë kuptimin e një vendi të ftohtë e quajtën Fëkenhagen. Por, ditët e sotme prapashtesa Hagen nuk ka të njëjtën vlerë. Ngrohja globale ia ka hequr këtë vlerë kryeqytetit danez. Këtu është ngrohtë si në pranverë. Por çudia nuk është ky fenomen. Jemi në fillim të qershorit dhe këtu kanë nisur netët e bardha. Ora është 23:00 dhe në Kopenhagen është ditë. Gdhihet në orën 03:00 dhe dita nuk ka ndërmend të mbyllet. Por vendasit na tregojnë se e kundërta ndodh në dimër. Ka 18 orë natë dhe vetëm katër orë ditë. Jemi në veri dhe ky fenomen i çuditshëm për ne nuk është këtu. Rruga që përshkon dielli është e tillë që shkakton fenomene si netët polare apo netët e bardha.

Largimi

Hymë me mend dhe dolëm pa mend. Kjo shprehje shqiptare ka vend kur bëjmë check in-in në aeroportin e Kopenhagenit. Kemi mbledhur ca çudira nga ky vend që e dinim të ftohtë dhe ishte i ngrohtë. Që ka fituar betejën me detin dhe nja 300 vjet më parë hapte universitetin e parë. Që para dy vjetësh vuri në punë trenin me makinist dhe që vazhdon të shfrytëzojë detin njëlloj si shekuj dhe mijëra vjet më parë. Ne shqiptarëve na mbetet vetëm të konstatojmë, të mrekullohemi ç'na panë sytë dhe të ngulisim në mendje se për të arritur këtu këtij shteti i është dashur vetëm punë. Ne shqiptarët dimë që e kaluara jonë nuk ka qenë shumë e mirë, por me një shembull si Danimarka dimë se ç'duhet të bëjmë në të ardhmen.

http://www.tiranaobserver.com.al/al/...=234&Itemid=34
10-08-2007




Kjo është dhe arsyeja kryesore pse shteti i sotëm homoseksual Shqiptar duhet të marrë shembull nga shtetet Skandinave dhe jo nga palo-shtetet që e konsiderojnë veten pseudo-demokatike!!!
Personalisht do doja që Shqipëria të ndiqte shembujt e shteteve Skandinave dhe të sistemeve të tyre dhe jo të një kapitalizmi të egër dhe ekstremist siç po ndiqet sot e 20 vjet!!!
Shtetet model të demokracisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë shtetet Skandinave si:  Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka...etj.

E gjithë Skandinavia dhe shtetet nordike janë kështu siç është përshkruar në këtë artikull.

Njerezit kanë vizione, punojnëe dhe jetojnë në të mirë të vetvetes dhe të shoqërisë me të drejta maksimale, barazi gjinore, arsimi falas, nxënesit nuk ngelin në klasë, por deri në klasën e VIII-të ndihmohen me më shumë kujdes që të përmirësohen në mësime, mjekësia falas, modernizimi i shoqërisë është prioritet kryesor etj ,etj. Në statistikat botërore për korrupsion, shtetet Skandinave rezultojnë se kane % më të ulët në të gjithë botën.
Në Suedi ka një transparencë të tillë që një qytetar suedez ka të drejtë të kontrollojë me anë të internetit të paktën 70% të punës (dokumenta dhe akriva zyrtare) që kryen një ministri e caktuar ose një ministër!! Dhe nëse ai qytetar mendon se puna e kryer (nga ministria ose ministri) nuk është konform ligjit, por është një shpërdorim i postit, qytetari ka të drejtë të kryej denoncim pa pësuar asnjë raprezalje ligjore!!!
KJO ESHTE DEMOKRACI!!


Mjafton një politike e njëjtë edhe në Shqipëri e brenda 10 vitesh maksimumi, Shqipëria ka për tu shndërruar në një shtet model për të gjithë!! NE SHQIPERI AKTUALISHT JETOJME NE NJE OLIGARKI TE EGER NEGATIVE E TE DEMSHME TE PAK PERSONAVE, DHE JO NE DEMOKRACI!! BILDERBERG

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri


Nuk është e vërtetë që askush nuk ka besim tek sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
Përkundrazi, shumë seanca delikate dhe me ndjeshmëri të lartë publike, mbyllen me duartrokitje!

Shkroi: Stop Injorancës !

Ngritu tash

I heshtur ndalem dhe shikoj se si dritën ma përpin një hije,
më duket vetja si spektator në një shfaqje tragji-komedie,
ku aktor jemi ne të gjithë edhe unë e ti,
por fatkeqësisht ky nuk është teater dhe as kjo këngë nuk është parodi.
Është jeta jonë, koha kur japin kahje fatit tonë
dhe të ardhmes sonë.
Por më trego, nga po e drejtojm? Cilën rrugë po e vazhdojmë?
Pas 100 vjet errësirë, nga duart i hoqa prangat e ndryshkura.
Kjo nuk mjafton,
se mes nesh ende ka shumë zemra të vyshkura.
E ç'po bëjmë ne për ata?
Ku mbeti nderimi i vëllaut për vëlla?
Më thuaj pra! Krejt kjo është një hata
që s'kam besuar që ndonjëherë kemi me e nda.

Ngritu tash
S'ka forcë që na rrëzon, kur jemi bashkë.

Gjendje kritike
e rënduar nga pretendime armike,
rrethuar me papërgjegjësi politike,
ngarkuar me tendenca paranoike,
pseudo-patriotike,
tingëllojnë disa faza arkaike,
që mendja e shëndoshë i refuzon.
Pse duhet të ekzistojë mes nesh kjo dreq frike,
që ndasitë na i forcon
dhe na çon drejt një rruge misterioze,
ende pa u zhdukur ky kundërmim tymi e bloze,
mund të gjendemi në një gjendje komatoze,
me komplimime tepër serioze.
Po kush është fajtor?
A thua, sa ka përgjigja rëndësi,
kur ndoshta, një pjesë të këtij faji e patëm edhe unë e ti
përndryshe, pse para hundeve tona
ndodhin gjëra që asnjëherë si miratojmë.
Ato s'do të zhduken vetëm duke i shikuar
Duhet bashkë që ti luftojmë.

Ngritu tash
S'ka forcë që na rrëzon, kur jemi bashkë.

Ndal, i them vetes
dhe shikoj botën time përreth meje.
Nëse je lodhur edhe ti
atëherë hapi sytë dhe shiko përreth teje,
gjeje, pozicionin tënd
dhe nëse do ndryshime vepro,
kryeje pjesën tënde të punës
për vete dhe për ata që i do.
Deri dje kisha një ankth të vjetër,
por nuk më zbrapsi asnjëherë,
ndërsa sot më mundon një tjetër
dhe s'do ta le as këtë të më dërgojë në humnerë,
se jeta na mësoi
që të mirat kurrë nuk vijnë vetë,
gjithmon më mirë kalon ai që mundohet,
se sa ai që pa u mërzitur pret,
ndërsa sot, të gjithë jemi pjesëmarrës në këtë kapitull të ri historie,
prej nesh varet se a do të shkruhet një faqe turpi, a një faqe lavdie.

Ngritu tash, s'ka forcë që na rrëzon.
Ngritu tash, s'ka forcë që na rrëzon, kur jemi bashkë!

Ritmi i Rrugës

Turp që huazojmë muzikën rome

Agim Poshka thotë se muzikantët shqiptarë duhet të ndjehen të turpëruar që huazojnë elemente nga muzika rome, duke pasur një folklor aq të pasur shqiptar.

Këto komente këngëtari nga Struga e Maqedonisë i ka bërë gjatë një interviste të dhënë për një të përditëshme, ku ka premtuar edhe se viti 2013 “do të jetë një vit dinamik”, për faktin se shënon 15-vjetorin e debutimit të tij në muzikë.

“Një popull me gjithë këtë folk të pasur, me gjithë ato variacione motivesh, që ndryshojnë nga jugu deri në veri, nuk ka nevoje fare për huazime. Pashko Vasa ka thënë ‘muzika shqiptare kaloi 3000 vite në robëri të ndryshme, por përsëri ruajti identitetin e saj’. Sot një pjesë e këtyre pseudo-muzikantëve e kanë më në zemër muzikën rome, se muzikën shqipe”.

“Për mua muzika rome është mjaft e bukur por njoh muzikën time shqipe në identitet. Muzikanti shqiptar nuk ka si bëhet modern dhe interesant me muzikën e një populli tjetër”.

“Muzika rome për hir të së vërtetës ka një muzikë dhe muzikantë të jashtëzakonshëm, por identiteti muzikor shqiptar duhet të pretendoje vlerat perëndimore siç bëjnë të gjitha fushat e tjera artistike si teatri, piktura, baleti dhe jo të pretendojë lindjen ose orientin”, ka thënë Poshka gjatë intervistës.

Këngëtari ka premtuar se këtë vit do të sjellë një koncert gala dhe një album të ri, por edhe një libër me poezi. (Balkanweb)

SHPIRTI "i shenjtë"!

Kemi diskutuar shumë shpesh rreth konceptit "Shpirt", zakonisht nisur me natyrën e tij, kur ai krijohet, kur vdes nëse vdes dhe a ekziston realisht shpirti, apo është vetëm një term letrar për të shprehur ndërgjegjen njerëzore.
Pjesa më e madhe e njerëzve janë plotësisht të bindur që shpirti ekziston dhe pas vdekjes tonë fizike, ai largohet prej trupit tonë dhe shkon gjetiu, duke ekzistuar kështu përgjithmonë.
Natyrshëm, që pjesa më e madhe e atyre që besojnë se shpirti ekziston dhe pas vdekjes tonë ç'lirohet prej trupit, i lirë, e lidhin atë pashmangërisht me pasjetën, përjetësinë, ferrin, apo parajsën, ashtu siç mendohet se propogandojnë edhe vetë librat e shenjtë fetarë.
Sot, fare rastësisht më bie një libër fetar në duar, që citonte pikërisht nga Bibla Ezekiel 18:20, nga versioni i autorizuar i Mbretit Xhejms që i ka fillesat nga vitit 1604.
Shprehimisht Ezekiel 18:20 thotë: "Shpirti i mëkatarit do të vdesë".
http://www.biblegateway.com/passage/?search=Ezekiel+18%3A4%2CEzekiel+18%3A20&version=KJV

Tani, duke menduar se po sipas dogmave fetare thuhet shprehimisht se të gjithë njerëzit janë mëkatarë, atëherë rrjedhimisht shpirti i të gjithëve do të vdesë, e që detyrimisht, parajsa do të mbetej një vend i lulëzuar, por i shkretë.

Versioni zyrtar i Biblës nga Mbreti Xhejms, http://en.wikipedia.org/wiki/Authorized_King_James_Version ka qenë në fuqi deri në vitin 1970. Pikërisht pas këtij viti, Bibla vjen në një variant të ri, i cili quhet "Versioni i Ri Ndërkombëtar", e cili ka futur minimalisht 8 herë duart në shkrimet e Biblës, madje përpunimi i fundit ishte i vitit 2011.
http://en.wikipedia.org/wiki/New_International_Version

Dhe pikërisht në Versionin më të fundit, Ezekiel 18:20 nga "Shpirti i mëkatarit do të vdesë", kishte shkuar në formën "Ai që do të mëkatojë, është ai që do të vdesë".
http://www.biblegateway.com/passage/?search=Ezekiel+18%3A4%2CEzekiel+18%3A20&version=NIV

Së pari, nëse ne i trajtojmë shkrimet e shenjta si të shenjta, nuk ka asnjë arsye të shëndoshë që të na justifikojë ndërhyrjet e mëtejshme në to dhe së dyti edhe sipas rishikimit të këtij vargu, (i cili i ndryshon komplet idenë), përsëri nuk është shmangur absurdi logjik, pasi ne e dimë mirë që çdokush do mëkatojë, ashtu siç dimë që çdokush do të vdesë.

Vazhdimi i Ezekiel 18:20 thotë se fëmija nuk do të marrë fajin e prindit ashtu si as prindi nuk do ndëshkohet për fajin e fëmijës.

Dakord more zotërinj, shumë dakord, po përse vallë atëherë u dënua i gjithë njerëzimi, për atë të shkretë mollë që hëngri Adami mijëra vjet më parë?

Shkroi: Stop Injorancës !

Pse duhet të dhurojmë gjak ?



Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë ! Nëse secili do të pyesë veten se cfarë po bën duke dhuruar gjak, do të kishte një përgjigje pa ekuivok :“Bëj atë që do të dëshiroja ta bënin të tjerët nëse vetë do të kisha nevojë për gjak”.

Gjaku është jetik. Gjaku nuk mjafton kurrë. Ai kërkohet në cdo kohë për përdorim të menjëhershëm.

-Në vendin tonë nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak ndërkohë që mblidhen rreth 20.000 njësi.
-Janë rreth 300 pacientë me talasemi që marrin gjak çdo muaj, pa llogaritur të aksidentuarit që kanë nevojë urgjente për gjak apo pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Një ditë mund të kemi të gjithë nevojë për gjak. Në cdo rast emergjence duhet të ketë gjak, asnjë lloj mjekimi nuk mund të zëvëndësojë transfuzionin e gjakut , kur ai është i nevojshëm. Gjaku për transfuzion merret vetëm nga njeriu. Ai nuk mund të prodhohet artificialisht.

Gjaku, lëngu i jetës

Gjaku përbën 7-8% të peshës së trupit. Në organizmin e njeriut të rritur ka gjithsej 5-6 litra gjak. Rreth 40-50% e gjakut perbëhet nga rruazat e kuqe që janë mbartës të oksigjenit. Pjesa që ngelet (55%-60%), është plazma që përmban një pjesë të vogël rruazash të bardha, faktorët e koagulimit dhe trombocitet.
Rruazat e kuqe të gjakut prodhohen në palcën e kuqe të kockës e dalin në qarkullim ku qëndrojnë 120 ditë, pastaj shkatërrohen kryesisht në shpretkë dhe zëvëndësohen me eritrocite të reja që prodhohen.
Rruazat e bardha luajnë rol mbrojtës.
Pllakëzat e gjakut luajnë rol në mpiksjen e gjakut e në ndalimin e rrjedhjes së gjakut.
Të gjithë komponentet e gjakut mund të përdoren dhe secili prej tyre luan një rol të rendësishëm në shpëtimin e jetës së individëve.

Për më tepër: http://www.kksh.org.al/index2.php?f=details&id=26&n=con&mnu=19

Dita kur në Shqipëri vdiq qytetaria

22 janar 2011-të!

Rrëfehet prostituta: Gratë duhet të ma dinë për nder


Rebecca Dakin, 37 vjeçare, nga Britania e Madhe, ka vendosur të shkruajë një libër për eksperiencat e saj si prostitutë.
Për nëntë vite me radhe ajo ka punuar si escort girl dhe tani thotë se gratë duhet t’ia dinë për nder.

© Rebecca Dakin
“Nëse burri juaj nuk po kërkon më seks nga ju, atëherë ai do e kërkojë atë diku tjetër. Ai nuk do e pranojë një martesë pa seks.Jam e sigurt se gratë e dinë se burri i tyre po i tradhton, por janë të lumtura sepse nuk duan që të bëjnë seks me të.
Ato ndoshta ndjehen të liruara dhe vendosin të bëjnë një sy qorr. Madje ka shumë gra që ndjehen mirë që ka prostituta vërdallë,” thotë ajo.
Ajo thotë se prindërit e dinin për karrierën e saj.
Gjithçka nisi kur ajo ishte 25 vjeç.
Madje ajo thotë se fitonte deri në 1400 sterlina për një sesion.
“Banka më dha direkt kredi sapo mori vesh që punoja si escort girl,” rrëfen ajo.
Sipas saj, arsyet se përse meshkujt tradhtojnë janë nga më të ndryshmet.
Gjatë karrierës së saj ajo ka shkuar me 900 meshkuj të ndryshëm dhe thekson se nuk duhet parë kurrë bardh e zi tradhtia e meshkujve.
Sipas saj, shumica e meshkujve me të cilët dilte, ishin të martuar ose kishin të dashura.
Për çudi, shumicën e punës e kishte ditëve të Shën Valentinit.
Madje njëherë ajo tregon se ishte duke bërë seks në hotel me një burrë të martuar. Pasi mbaruan, ai porositi shampanjë dhe çarçafë të pastër poshtë, pasi për 30 minuta do i vinte gruaja.
“Isha shumë e zemëruar,” thotë ajo.
Klienti i saj i preferuar ishte një 70- vjeçar. Ajo thotë se më shumë se seks, ata kishin një miqësi.
“Ai ishte i martuar, por nuk flinte me të shoqen, pasi ajo thoshte se ai gërhiste. Ai ishte pronar fabrike dhe shpenzonte mijëra sterlina për rroba e bizhuteri për mua. Më pëlqente se ishte shumë i dashur dhe i respektueshëm,” thotë ajo.
Prej tre vitesh ajo e ka lënë këtë zanat, edhe pse thotë se ndonjëherë ia ka nevojën parave të shpejta.
Por tani po shkruan libra dhe jep këshilla për marrëdhëniet.
“Disa gra e kanë problem që u jap këshilla, por kjo është puna që bëj sepse kam eksperiencë me 900 meshkuj. E di se si njerëzit mund të ruajnë një marrëdhënie”. G. Tema

Indiferentët

I urrej indiferentët e besoj, si Friedrich Hebbel, që « të jetosh, do të thotë të jesh partizan» e që njerëzit e ndarë nga qytetërimi nuk mund të ekzistojnë. Kush jeton me të vërtetë nuk mundet të mos ketë qytetari dhe as të veçohet. Indiferenca është plogështi, parazitizëm e mungesë burrërie. Indiferenca nuk është jetë e për këtë unë i përbuz indiferentët.
 Indiferenca është pesha e vdekur e Historisë, është goditje plumbi për novatorin, është materia inerte që fundos shpesh entuziazmet më të ndritura në moçalet  e kufomave të qytetërimit të vjetër, të cilin e ruan më mirë se sa muret e fortesave, më mirë se sa gjoksi i luftëtarëve të saj, mbasi ajo gëlltit trimat në thellësitë e tokës së etur, i dekurajon dhe ndonjeherë i bën edhe të  tërhiqen nga ndërmarrja e tyre heroike. Indiferenca vepron fuqishëm në Histori. Ajo vepron në mënyre pasive, por ajo vepron. Ajo është fataliteti. Ajo është e tillë që të lë pa mbështetje. Ajo është e tillë, që të ç' organizon programet, t’i përmbys planet e ndërtuara më së miri; është materia e papërpunuar që rebelohet me inteligjencën dhe e ndrydh atë. E keqja më e madhe që buron prej saj është se në vënd që të ketë përfitim nga një akt me vlera të mëdha për njerëzimin, ka humbje, për shkak të indiferencës së një grupi qe vepron me mospjesëmarrjen e tij, me mungesën e tij numerike …
 Ajo çfarë ndodh, nuk ndodh për shkak të një numri njerëzish që shpreson që kjo të ndodhë, por për shkak të kësaj mase që ligështohet e heq dorë nga vullneti, që veçohet e i lë gjërat në dorë të fatit, që tërhiqet dhe lejon të lidhen të tilla nyje, që vetëm shpata mund ti shbëjë, që lejon shpalljen e ligjeve që mund t’i shfuqizojë vetëm rebelimi, që lejon të mbrrijnë në pushtet  të tillë njerëz që vetëm një kryengritje mund t’i përmbysë. Fataliteti që duket sikur dominon Historinë, nuk është asgjë tjetër vetëm se pamja e gënjeshtërt e kësaj indiference, e kësaj mungese.
 Shumë prapaskena gatuhen në hije. Një numër i vogël njerëzish mund të veprojë jashtë normave të kontrollit, duke ndryshuar strukturën e jetës së komunitetit, në nje kohë që masa tjetër e injoron këtë veprim dhe as që e vret mëndjen të lodhet për një gjë të tillë. Fatet e një brezi mund të manipulohen për shkak të vizioneve dhe koncepteve të kufizuara, qëllimeve të çastit apo ambicieve dhe pasioneve vetiake të një grupi të vogël njerëzish, në një kohë që masa tjetër i injoron ato e as do t’ja dijë për pasojat. Por e keqja është se faktet dalin në skenë pasi janë pjekur dhe vetëm atëhere, kur pëlhura e endur në hije është përfunduar… e pastaj duket sikur është fataliteti ai që shkatërron gjithçka dhe të gjithë, duket sikur Historia  nuk është gjë tjetër përveç se një fenomen i jashtëzakonshëm natyror brënda të cilit ne jemi të gjithë viktima, dashje pa dashje, me ose pa dëshirën tonë, me ose pa dijeninë tonë, edhe nëse kemi vepruar apo kemi qënë indiferentë.
 Dhe së fundi, kjo masë njerëzish inatoset, dëshëron të shpëtojë nga pasojat, duke kërkuar se kush është fajtori e duke i larguar përgjegjësitë nga vetvetja.  Disa madje ankohen me devocion, të tjerë mallkojnë në mënyrë të turpshme, por asnjëri prej tyre nuk i bën pyetjen vetes: nëqoftëse do ta kisha kryer edhe unë detyrën time apo nëqoftëse do të kisha provuar ta pohoja dëshirën time, këshillën time, a do të kishte ndodhur vallë kjo që ndodhi ?
Por askush ose pak njerëz mund të fajësojnë veten se kjo ndodhi për shkak të indiferencës së tyre, skepticizmit të tyre, apo pse ata nuk ja dhanë ndihmën në kohën e duhur atij grupi me ndjenjë të lartë qytetarie që, me të drejtë, për të eviruar të keqen propozoi të luftonte për të fituar drejtësia.
 Pjesa më e madhe e tyre, përkundrazi, preferojnë të flasin për dështimin e idealeve, të programeve të shkatrruara përgjithmonë e banaliteteve të tjera të ngjashme me to. Ata rifillojnë kështu, t’i shmangen plotësisht përgjegjësisë. Dhe kjo nuk ndodh vetëm se ata nuk i shohin qartë gjërat ose nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje për problemet më urgjente. Problemi është se këto zgjidhje mbesin gjithnjë shterpe dhe se kontributi i tyre në jetën e komunitetit nuk animohet nga asnjë ndjenjë morale ; ai është produkt i kuriozitetit intelektual dhe aspak një ndjenjë e fortë  përgjegjësije historike, e cila duhet të na përfshijë të gjithëve e që nuk pranon as agnosticizëm e as indiferencë, e cilitdo lloji qoftë.
 Unë i përbuz indiferentët edhe për arsyen se ankesat qaramane të këtyre « inocentëve të përjetshëm »  më bezdisin. I kërkoj llogari sejcilit prej tyre për mënyrën se si e ka kryer detyrën ndaj jetës për atë që ajo i ka falur e i fal çdo ditë, për atë që kanë bërë e për atë që nuk kanë bërë. Dhe e ndjej për detyrë të mos kem mëshirë për ta e të mos i ndaj lotët e mija me të tyret.
 Unë jam partizan ; jetoj e ndihem burrëror në ndërgjegjen time, mbasi luftoj për lumturinë e së ardhmes, të cilën e ndërton e gjithë qënia ime. Dhe brënda saj, zinxhiri social nuk bazohet në një numër të vogël elementesh; brënda saj, asgjë që ndodh nuk është rastësi apo fatalitetit, por është vepra inteligjente e një qytetari.
 Ndërgjegja ime nuk mund të pranojë asnjë njeri që qëndron në dritare e bën sehir gjatë kohës që një numër i vogël njerëzish sakrifikohen e derdhin gjakun në këtë sakrificë.  Atë që mbetet në dritare vetëm për të parë, që e ka mbushur jetën vetëm me atë pak gjë që mund t’i ketë ofruar aktiviteti i tij personal dhe që e zbraz zhgënjimin e tij duke poshtëruar të sakrifikuarin, atë që është përgjakur, vetëm pse sakrifica e tjetrit nuk ja ka përmbushur synimet e tij, - atë nuk mund ta pranoj. Unë jetoj. Unë jam një partizan, një mbështetës. Për këtë arsye, i përbuz të gjithë ata që nuk marrin pjesë. Pra, i urrej indiferentët.
"Bota e së ardhmes"

Antonio Gramshi

Tuesday, February 19, 2013

Tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik

Njerezit në Shqipëri shpesh besojnë se gjithë politika është pis, të gjithë janë njësoj...

E kuptoj. Eshtё e natyrshme ta mendosh kёtё. E kam menduar edhe unё nё shumё faza tё jetёs sime. Por te mendosh keshtu , ёshtё njё mёnyrё pёr t'i dhёnё hapёsirё, politikёs mё tё keqe. Tё thuash se gjithçka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik. Ka shume politikanё tё paaftё, por jo te gjithe. Tё arrish tё thuash se gjithçka ёshtё njё neveri, ёshtё njё mёnyrё pёr tё legjitimuar cilindo. Sepse nё atё pikё justifikon mё dinakun, mё tё pamёshirshmin, atё qё ka mё pak rregulla, atё qё ka mё pak skrupuj.  Roberto Saviano

Monday, February 4, 2013

Nacionalizmi dhe shqiptarët


Javët e fundit Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Wollfarth, Ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, Ambasadorja gjermane, Carola Mueller Holtkemper, Parlamenti Evropian, Ambasadori i BE në vendin tonë, Etore Sequi, etj, në sinkron me njëri-tjetrin të gjithë kanë folur, këshilluar e tërhequr vëmendjen rreth nacionalizmit shqiptar, si një rrezik potencialisht i madh për të gjithë rajonin dhe të ardhmen e tij.

Së pari duhet të sqarojmë që nacionalizmi është dashuria ekstreme për vendin tënd, e cila kalon përmes urrejtjes së gjithçkaje të huaj.

Nacionalizmi është një tipar dallues i kombeve solide, ku zakonisht çdo qytetar ka ndjenja të mirëfillta atdhedashurie, të ngjizura këto prej mirëqenies, historisë, krenarisë, qytetarisë.

Duke hedhur një vështrim tek shqiptarët sot, ata jo vetëm që nuk janë nacionalistë, por mes tyre mungon tmerrshëm edhe ndjenja e frytshme dhe e shëndetshme, e atdhedashurisë. Dashuria për tënden, dashuria për veten, bashkëkombasin, kulturën e traditat e veta.

Një mungesë atdhedashurie që shprehet në të gjitha format e saj dhe akoma më pështirshëm në rastet kur në mes hyn "i huaji".

Shqiptarët, si popull që më tepër se gjysmën e tij e ka jashtë trojeve të veta, të emigruar, jo vetëm që nuk përbëjnë ndonjë rrezikshmëri, por janë vetë nën rrezikun ekzistencial të identitetit të tyre.

Asnjë rast ekstrem i shfaqjes së nacionalizmit nuk njihet kur shqiptarët të kenë sulmuar ndonjë kombas të huaj, vetëm për faktin pse është i huaj
. Nga ana tjetër, shqiptarët sot të ndarë në 5 shtete dhe të emigruar kudo në Europë, diskriminohen, shtypen, përbuzen, publikisht në rrugë, zyrtarisht nëpër zyra, apo qoftë edhe nëpërmjet retorikash e aktesh shtetërore.

Asnjëherë ata krerët më sipër nuk e kanë ngritur zërin në kor kundra albanafobisë shqiptare, në Serbi, Greqi, Maqedoni, Itali, e gjetkë. Madje as vetë shteti shqiptar nuk iu ka dalë në krah. Dhe kështu jetimë, në tymnajë e në vorbull, janë pikërisht shqiptarët që marrin shuplakat, diskriminimin, racizmin, fyerjen, por jo rrallë herë dhe vdekjen, atë shpirtërore e fizike.

Ajo pjesë e shoqërisë tonë e cila mjerisht merr emrin "intelektuale", në vend që të ngre zërin rreth këtij përdhunimi në çdo hapësirë që i bëhet këtij populli, mbushin studiot televizive, nxijnë gazetat duke mbështetur thirrjet e huaja për të patur kujdes me retorikat nacionaliste.
Dhe kjo klasë intelektualësh ashtu si Kristo Papas me gjak shqiptari si vetë Napoelon Zerva, ashtu si vetë Millosheviçi apo si vetë Ataturku, e çdo antishqiptar tjetër i përbetuar, kthehet edhe më antishqiptare se antishqiptarët e huaj, ashtu si në çdo kohë janë kthyer më katolikë se Papa, më osmanë se turqit, më arabë se arabët, më amerikanë se amerikanët dhe më europianë se europianët, por asnjëherë shqiptarë, si ai shqiptari që e do veten e vet, e gjithçka i lanë trashëgimi të parët.

Shqiptar, askush nuk ka për të të vlerësuar më tepër sa e vlerëson ti veten, kudo dhe sido që ndodhesh. Mjaft u ktheve në një vegël që punon kundra vetes!

Shkroi: Stop Injorancës !

Detyrat e nxënësve në internet

Besoj se të gjithëve ju ka rënë rasti nëpërmjet nipërve, mbesave apo edhe fëmijëve tuaj, që këta të fundit t'iu kërkojnë materiale nga interneti, në gjuhë të huaj apo në shqip rreth tematikave të ndryshme. Thjeshtë kërkoni në motorrët e kërkimit dhe merrni informacione nga të tjerët, printojini dhe sillini në klasë si detyrën tuaj.
A ka ndokush prej jush idenë se ku konsiston kjo lloj detyre e kërkuar prej mësuesve?
Mesa jemi të informuar në çdo shkollë ekziston lënda e informatikës ku nxënësit mësojnë si të kërkojnë, kopjojnë e ngjitin informacione?

Atëherë ngrihet pyetja se ç'qëllim ka në vetvete kjo detyrë që ju ngarkohet nxënësve në pjesën më të madhe të lëndëve?
Ti edukojë si të kopjojnë e vjedhin punën e të tjerëve?

Shkroi: Stop Injorancës !

Një tryezë me aftësi të mbinatyrshme

Nëse do t'iu jepej mundësia të kishit njërën prej aftësive të mbinatyrshme të rradhitura më poshtë, ju cilën do të zgjidhnit dhe pse?

a.) Të ishit i padukshëm
b.) Të ishit i pavdekshëm.
c.) Të kishit aftësinë e të lexuarit të mendimeve.
d.) Të dinit të bënit t'iu dashuronte çdokush.
f.) Të kishit mundësi të prodhonit para pa kufij.
g.) Të manipulonit kohën.
h.) Të fluturonit.
j.) Tjetër.

Shkroi: Stop Injorancës !

Qytetarët përballë diktaturës e Diktatorit

Disa me të jetuar e ndoshta pjesa më e madhe me të dëgjuar, pothuajse të gjithë e dimë që gjatë periudhës diktatoriale mjaftonte të kishe një njeri në fis të burgosur dhe quheshe kulak, i deklasuar, me njollë në biografi. Kjo njollë të persekutonte gjatë gjithë jetës, të përndiqte në të gjitha fushat e saj.
Padyshim që sot jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që është e palogjikshme që të dënohesh ti, për fajin (apo mos fajin) e një të afërmit tënd, qoftë ky edhe kushëriri yt i III-të. Gjithashtu jemi shumë dakord që vetëm një mendësi e trashë e prapanike mund të ndjekë këtë vijë logjikimi, që dënon përgjithmonë Hasanin, pse vodhi xhaxhai i tij Shpëtimi.
Po përse vallë duhet të na duket kaq e logjikshme që të dënohemi të gjithë si vdektarë, pse kushëriri ynë më i largët hëngri një dreq molle?!
Pse kjo jetë duhet të jetë për të gjithë një provë, kur në Parajsë kishte mjaftueshmërisht vende?

Shkroi: Stop Injorancës !

Racizm ndaj shqiptarëve në Itali


Aksident automobilistik në Itali, vdes italiania dhe një shqiptar që ndiqej nga policia

AQUILA-Një vajzë italiane e moshës 25 vjeç, dhe një shqiptar 28 vjec kanë mbetur të vdekur në një aksident automobilistik në kilometrin e 12-të në aksin rrugor mes Ternit dhe Spoletos në Itali.

Agjencitë italiane të lajmeve theksojnë se makina me të cilën udhëtonte Maria Elena Petruccioli, 25 vjeç u përplas me makinën e 2 grabitësve shqiptarë të cilët ndiqeshin nga policia, pas një vjedhje që kishin kryer në rajonin e Aquilas.

Njëri nga grabitësit, shqiptar i moshës 28 vjeçare me iniciale M.M gjeti vdekjen në vend, ndërsa shqiptari tjetër i moshës 21-vjeçare me iniciale D.V mbeti i plagosur rëndë, në gjendje kritike për jetën duke u transportuar me urgjencë në spitalin e Spoleto.

Sipas policisë italiane, makina tip Ford Fiesta me në bord dy shqiptarët për shkak të shpejtësisë së madhe përfundoi në korsinë e gabuar në autostradë duke u përplasur me makinën e Flaminia e 25 vjeçares e cila ishte duke u kthyer në shtëpi.

Ngjarja pati zanafillë një grabitje pas mesnate ku 4 të rinj shqiptarë kishin vënë në shënjestër, sipas forcave të rendit, një shtëpi në një zonë të izoluar. Ata nën kërcënimin e armës i morën 50 euro të zotit të banesës. Ky u fundit lajmëroi policinë, por gjatë ndjekjes 2 prej tyre u larguan duke përfituar dhe nga errësira.
Ndërsa 2 grabitësit e tjerë u përplasën me automjetin e 25-vjeçares, aksident që pati si bilanc, 2 të vdekur dhe një të plagosur rëndë.

Ndërkohë vdekja e vajzës italiane ka ngjallur një indinjatë të thellë në opinionin italian, ku shumë italianë në rrjete sociale janë shprehur me nota të egra raciste.
Ka pasur dhe nga ata që kanë shkruajtur se “shqiptarëve u bëjnë punë vetëm dhomat me gaz”.

Një tjetër shkruan “Jam racist, po dhe e pranoj sepse prindërit dhe miqtë tanë po bëhen viktima të këtyre banditëve të shëmtuar dhe të palarë”.

(d.b/BalkanWeb)
Faqja e hapur për vajzën në foto: http://www.facebook.com/pages/Maria-Elena-Petruccioli-Vittima-Innocente-Riposa-in-Pace/138521056310919