Wednesday, March 13, 2013

Fshiji lotët bija ime


Ti sytë i ke mbushur me lot dhe derën e dhomës ke mbyllur me çelës.
Në sfond dëgjohet një muzikë alternative që amplifikon artificialisht dhimbjen tënde.



Prindërit nuk të kuptojnë dot më dhe akoma më pak ti ata. Sjelljet e tyre ndaj teje, të padrejta, kufizimet... të paarsyeshme.  Ndoshta nuk është e ekzagjeruar që mendon se ata nuk të duan dhe ti këto caste më tepër se këdo, i urren.
Me shoqen tënde të ngushtë që gjithçka i thoni njëra-tjetrës, do doje të ishe tani.

Veten e ndjen të fyer dhe në ditarin tënd sekret, fshehur në një valixhe që e kyç me kujdes, nis shkruan e nxin mbi prindërit e tu. Qan me ngashërim e lotët të rrjedhin të nxehta, ndër faqet ku çdo ditë mbin nga një puçërr e re e moshës. Ndër mend të vërtiteten plot ide fataliste. E ndjen veten si një viktimë të keqedukimit prindëror dhe hë për hë luan me veten duke menduar se cila mënyrë vetëvrasjeje do të ishte më e bujshme. Helmimi, varja apo hedhja nga dritarja? Cila mënyrë do të lëndonte më tepër prindërit e tu dhe do ti bënte të uleshin në gjunj të penduar? Prindërit e tu nuk të japin leje të kalosh natën jashtë me shoqërinë tënde. Je e bindur se ata të ndrydhin qëllimisht që të mos gëzosh në moshën më të bukur të jetës, pasi atyre me siguri ju vjen inat se kur ata ishin në moshën tënde nuk i kishin mundësitë që brezi juaj ka sot. Ndryshe prej prindërve të tjerë të shoqërisë tënde, prindërit e tu nuk janë të pasur, pavarësisht se të kanë rregjistruar në një shkollë të shtrenjtë. Madje edhe për rrobat dhe aksesorët e tu të shumta, shtrëngohen aq shumë sa yt atë ka katër vite me një pale këpucë.
Ata për ty nuk janë prindër të suksesshëm  dhe ti nuk e di pse të sollën në jetë  kur nuk e kishin mundësinë për t’iu përgjigjur kërkesave të tua, gjithmonë e në rritje.
Nuk i duron dot këshillat e tyre standarte e së fundmi, as puthjet e përqafimet. Të vjen zor prej tyre kur të vizitojnë në shkollë dhe gjithmonë përpiqesh ti shmangësh. Mamaja jote i lyen flokët një herë në gjashtë muaj  dhe barku i saj po parakalon dalëngadalë edhe gjinjtë.
Shokët e tu kanë celularë, fjalët e fundit të teknologjisë, ndërsa ty ndoshta për të të ulur para shokëve, të kanë blerë një celular të para dy viteve, të cilin ti nuk guxon as ta nxjerrësh prej çante, kur dikush të telefonon. Kur ktheheni pas pushimeve verore të gjithë tregojnë kujtimet, emocionet e përshtypjet e tyre  rreth udhëtimeve rreth e përqark botës, ndërsa ti s’ke pse tregon ç’ke parë rreth Shqipërisë e ndonjëherë edhe vetëm rreth e rrotull shtëpisë.
Herën e parë që shkove në shtëpinë e shoqes tënde  u mrekullove aq shumë , sa kur u ktheve në shtëpi nuk i fole askujt me gojë .
Ti qan me psherëtima për fatin tënd të keq, por duhet fillimisht të dish se askush nuk i zgjedh prindërit e tij.
Së dyti,  duhet të kujtosh se ndryshe nga prindërit e ndarë të shoqes tënde, ti ke shërbyer si urë ndërlidhëse e transportuese e dashurisë së prindërve së tu, që edhe pse ndoshta nuk vishen me rroba firmato, çdo pasdite i sheh bashkë përdore, apo me një kafe në atë ballkonin e vogël mbushur me lule të blera lirë.
Askush nuk mund të jetë krenar për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet, por nuk besoj se mund të ketë tjetër gjë më të rëndë për një prind se të gjykohet në këtë aspekt, pikërisht prej fëmijës së tij.
Akoma më pak ata prindër, që nuki kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për të punuar sa më fort dhe sa më shumë, vetëm për fëmijët e tyre.
Ata prindër që për hir të bukës së fëmijëve të tyre kanë gëlltitur edhe përbuzjen në punë edhe nënqeshjet ironike të eprorëve edhe shfrytëzimin e gjithçka tjetër do donin të të tregonin vetëm një të vërtetë të madhe.
Do donin të të tregonin  që ajo nënë që nuk mund të garojë më për modele ka sakrifikuar karrierën e saj për të të sjellë në dritë dhe për të të rritur me përkushtim e dashuri, mes motrash apo vëllezërish. Ti vërtetë në shtëpinë tënde nuk ke një pastruese, apo shërbëtore, por ke mësuar e je përgatitur të jesh e aftë të përballosh nesër jetën tënde vetë.Ti do të rritesh e do të kuptosh vetë se mirëqenia ekonomike nuk varet drejtëpërsëdrejti  prej aftësive, dëshirave, ëndrrave apo ambicjeve të çdokujt.
Shpeshherë jeta tregohet e padrejtë, shpesh vendos fati, trashëgimia,  padrejtësia, e lloj e lloj rrethanash të ndryshme mbi të cilat jemi kaq të pafuqishëm. Por prindërit e tu e bëjnë gjumin të qetë dhe askush nuk i bën me gisht në rrugë, tek ecin me kokën lart.
E megjithatë,  nuk do jetë e largët dita kur të kuptosh se pasuria e vërtetë është njeriu, dashuria dhe harmonia mes familjes dhe njerëzve të tu të afërm. Një përshëndetje e sinqertë me komshinjt, fqinjtë dhe një takim i përmallshëm mes miqsh të vjetër e të vërtetë, vlen më tepër se çdo buzëqeshje, lajkë e përulje hipokrite servilësh. Shijon më tepër një mollë e ndarë në 4 pjesë se 4 kile mollë që kalben çdo ditë mbi tavolinë. Shijojnë më tepër dy lekë të fituara me djersë, se ato që vijnë e shkojnë, pa të treguar vlerën e tyre. Ato para, për të cilat ti nuk ke më asnjë shok të sinqertë, asnjë natë të qetë me ëndrra, asnjë ditë me arsye shpresë e motivim për ta jetuar.


Dinte shumë mire yt at të dypunësohej, apo të trepunësohej duke punuar ditë e natë, por në ato hapat e tua të para në jetë, si mundej vallë të mungonte?
Si mund të mungonte në ditën tënde të parë të shkollës, në recitimin tënd të parë në skenë? Si mund të mungonte në netët e gdhira në spitale?Po, ti ke të drejtë ti akuzosh prindërit e tu, por nuk mundet kurrë ti gjykosh pse ishin kaq të magjepsur prej teje.  
TE GJITHE KESHTU KANE MENDUAR, KAQ GABIM KANE MENDUAR TE GJITHE!


Fshiji lotët bija ime sepse askush nuk i kuptoi prindërit e tij deri ditën kur prind u bë vetë, por atëherë s'kishte më kohë për ta, i përkushtuar me fëmijën e vet. 
                                                                                               

Shkroi: Stop Injorancës !

Të dua përjetësisht Gerta

Pikërisht kështu ishte shkruar mbi murin (jo të facebook-ut) e shkollës së mesme profesionale Harri Fulls.

Mu bë qejfi vetvetiu, por kur renda ta lexoj përsëri, kuptova që dedikimi nuk ishte i Gertës, por për Gertën.

Pastaj natyrshëm më lindi pyetja "Pse femrat nuk bëjnë dedikime të tilla publike"?
Janë më të edukuara, janë më të ndrojtura, apo meshkujt shqiptarë nuk kanë mësuar ende të refuzojnë?

A nuk dashurojnë edhe femrat njësoj si meshkujt?
A nuk është dashuria e tyre mjaftueshmërisht egoiste për të këmbëngulur me çdo mënyrë për realizimin e dëshirave të tyre?

Shkroi: Stop Injorancës !

Kontrolli i shtëpive muzikore diskografike


Tek videot, tekstet muzikore, sipas konspiracionistëve fshihen mesazhe të fshehta, të cilat rregjistrohen në mënyrë të pavetëdijshme në subkoshiencën e njerëzve si dhe simbole të qarta për masonët.
Ashtu si për çdo ngjarje të madhe dalin shpesh disa teori konspirative edhe vdekja e Majkëll Xheksonit ka ndezur debate të forta në internet.
Aludohet fillimisht se ai nuk ka vdekur realisht, por thjesht ka ndërruar identitet për të shpëtuar prej njerëzve që kontrollojnë gjithçka lëviz në botë e ndryshe përfliten me termin Iluminati.
Një video shumë interesante mund të ndiqni këtu:
http://youtu.be/NJ4SWbJbF_A

Thuhet se gjithçka nisi me këngën e Majkëllit të titulluar "Ata nuk duan t'ia dinë për ne".
http://youtu.be/QNJL6nfu__Q

Madje tek fotoja e mëposhtme kam shkëputur 4 fragmente interesante të videos, që do doja ti diskutonin bashkë.

- Në foton e parë të videoklipit të II-të të kësaj kënge (videoklipi i parë ishte realizuar në një burg) mund të vëreni varur mbi mur disa tip hieroglifesh të ngjashme me hieroglifet e lashta në Egjiptin e Piramidës dhe syrit okult.
- Në çastin e dytë mund të dalloni qartësisht syrin okult të iluminatit.
- Një tjetër detaj interesant gjatë videos në fjalë është pjesa ku dikush nga turma ndahet në drejtim të Majkëllit (foto 3) dhe në atë çast ndërhyn policia e cila e rrëzon Majkëllin (që presupozohet ta mbronte), të cilin më pas e ndihmon një tjetër qytetar, i cili nuk ndalohet prej policisë.

Fantazi apo jo, vendoseni vetë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Kemi bërë seks në një krevat bashkë me gruan e tij


Marashi më rrihte dhe më premtonte se do të shkonim në Gjermani 
Nga Lindita Çela

I është premtuar lumturia e përjetshme, por ka përfunduar në duart e një maniaku seksual. Ky ka qenë fundi tragjik i dashurisë së 22- vjeçares Dhurata Lleshi nga fshati Munellë i komunës së Fanit në Mirditë. Për 22 ditë vajza është keqtrajtuar fizikisht duke u mbajtur peng në banesën e 36- vjeçarit nga fshati Shënkoll i qytetit të Lezhës. Dëshmia e vajzës, e cila kishte përfunduar edhe studimet për pedagogji, është sa rrëqethëse, aq dhe shokuese për mentalitetin në këtë zonë të thellë veriore të vendit. Dhurata ka dëshmuar se njeriu i ëndrrave të saj, që u shndërrua në “pengmarrës”, e ka detyruar të kryeje marrëdhënie seksuale bashkë me gruan e tij, fakt ky që është pohuar në polici edhe nga bashkëshortja e Marash Kolajt. Duket se varfëria, thuajse në skajet e mjerimit, por dhe premtimi për një jetë shumë më të mirë, kanë bindur vajzën që më 3 shkurt të marrë arratinë nga banesa e saj, e cila ndodhet pothuajse një orë larg komunës së Fanit.
Pengmarrja
“Nënë, po iki tek Liza”. Ky ka qenë shënimi që Dhurata Lleshi ka lënë për nënën e saj pasditen e 3 shkurtit. Më pas vajza ka marrë rrugën për në Fan, ku dhe është takuar me njeriun që prej një muaji i premtonte lumturinë e përjetshme. Në komunën Fan, rreth orës 17:00 të 3 shkurtit, është momenti i fundit që Dhurata Lleshi është parë të hipë në një makinë, tip Benz i bardhë. Më pas është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Për 21 ditë askush nuk ka ditur se ku kishte përfunduar 22-vjeçarja. Kërkimet e policisë pas denoncimeve të bëra nga i vëllai, Martin Lleshi, duket se kanë dështuar për ditë të tëra. Askush nuk ka ditur se ku kishte përfunduar Dhurata Leshi. Vëllai i saj dëshmon për gazetën TemA se menjëherë sapo ka mësuar zhdukjen e së motrës, është kthyer nga emigracioni në Greqi. Për ditë të tëra e ka kërkuar privatisht, ndërkohë që dyshimet e para kanë qenë se e motra është dërguar jashtë shtetit për qëllime trafikimi. Martini rrëfen se nuk kishte dijeni për asnjë histori dashurie të së motrës, ndërkohë që letra dhe të dhënat kontradiktore kanë bërë që ai të mendonte se Dhurata është vrarë. “Për fat mësuam se është gjallë, por ajo nuk është në gjendje të flasë. Ka shenja në trup dhe është përdhunuar sistematikisht. Tashmë ka dy ditë që ajo është në shtëpinë tonë, por unë nuk kam guxuar ta pyes. Ai e ka mashtruar me qëllim për ta trafikuar, por shpresoj që policia të zbardhë ngjarjen dhe të vihet drejtësia në vend, përndryshe do të veprojë kanuni”, tregon Martini, i cili është ndër të vetmit nga familja Lleshi që po merret me hetimet e pengmarrjes së 22- vjeçares.
E ndërsa Martini endet sa në prokurori dhe në policinë e qytetit të Lezhës, Dhurata ka dëshmuar për oficerët e policisë gjyqësore historinë rrëqethëse të dashurisë që është kthyer në një pengmarrje për 21 ditë, kur ajo shpëtoi e gjallë falë ndërhyrjes së policisë pas zbulimit të vendndodhjes së saj nëpërmjet metodave speciale të hetimit.
Nata e parë
Tashmë ka flokë të shkurtra. I ka lyer bionde e thuajse në tërë trupin ka shenja që zor se mund të dallosh nëse janë dëshmi e një seksi të shfrenuar apo të një dhune që është ushtruar sistematikisht mbi të. Pas 21 ditësh, thuajse nuk ka asgjë nga ajo vajza e ndrojtur e fshatit Munellë, me flokët të gjatë e të palyera kurrë. Dhurata Leshi është transformuar aq shumë, sa as ajo nuk e dallon më veten. “Marash Kolajn e kam njohur nëpërmjet telefonit. Nuk di se nga kishte gjetur numrin tim. Për rreth një muaj kemi folur në telefon ku më thoshte se do të martohej me mua dhe do të jetonim të lumtur. Më premtonte se do të më gjente punë si mësuese dhe se po të shkoja me të, jeta do ishte si në përralla. Flisnim aq shumë sa më bindi që ta takoja e të shkoja me të. E kam takuar në Fan, rreth orës 17:00 e pothuajse gjatë gjithë darkës kemi shëtitur nëpër lokale të Lezhës. Në darkë më ka çuar në shtëpinë e tij. Aty më tha se kishte gruan dhe një djalë. Marashi më thoshte që mos të shqetësohesha se do të më dërgonte në Gjermani dhe se në shtëpi do të qëndronim vetëm përkohësisht. Unë do të flija me të shoqen dhe ai me djalin e tij. E kështu kemi rënë për të fjetur atë natë. Por në mesnatë ai ka ardhur në dhomën e gjumit ku kërkoi të flinte me ne. Kur unë nuk pranova, më ka rrahuar dhe më ka detyruar të bëja seks dhe në sy të shoqes së tij. Më pas e njëjta gjë thuajse ndodhte çdo natë”.
Kështu e ka nisur dëshminë e saj Dhurata Lleshi, e nga sa ka rrëfyer, të njëjtin ferr ka përjetuar për 21 ditë më radhë. Nuk i është lejuar të komunikojë me askënd, nuk është lejuar as të dalë nga shtëpia, e ndërsa në darkë, nëse nuk pranonte të kryente seks me 36- vjeçarin, e priste dajaku. Vajza ka rrëfyer se fakti që kryenin orgji, nuk e ka shqetësuar aspak bashkëshorten e Marash Kolajt. Përkundrazi, një fakt i tillë është pohuar nga vetë ajo në dëshminë e dhënë për grupin hetimor të prokurorisë së rrethit të Lezhës. Vajza dëshmon se është mbajtur kundër dëshirës së saj në shtëpinë e Marash Kolajt në fshatin Shënkoll. Madje ai e ka kërcënuar se do ta vriste nëse do të përpiqej të arratisej, ndërkohë që po planifikonte udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.
Sipas dëshmisë së saj, dhënë dhe për oficerët e policisë gjyqësore, Marash Kolaj është përpjekur të nxjerrë një pasaportë të re për të, përpjekje kjo, që sipas policisë dëshmon se qëllimet e 36- vjeçarit kanë qenë trafikimi i Dhurata Lleshit. Por duket se dështimi i tentativave të nxjerrjes së një pasaporte kanë shpëtuar dhe jetën e 22- vjeçares. Policia ka mundur të identifikojë vendin ku mbahej peng Dhurata Lleshi dhe mesditën e së hënës ka kryer operacionin e arrestimit të 36- vjeçarit Marash Kolaj, ndaj të cilit tashmë është marrë masa “arrest me burg”.

Marash Kolaj: Dhurata erdhi vetë tek unë, do martohesha me të
Marash Kolaj, i arrestuar mesditën e së hënës, ka rrëzuar çdo akuzë që është ngritur ndaj tij për pengmarrjen e Dhurata Lleshit. Sipas dëshmisë së tij, dhënë në komisariatin e Drejtorisë së Policisë së qytetit të Lezhës, gjithçka ka qenë një histori dashurie mes tij dhe vajzës 22- vjeçare. Marash Kolaj ka dëshmuar se ka mbajtur për 21 ditë në banesën e tij Dhuratën me mirëkuptimin e saj. Madje 36- vjeçari ka dëshmuar se dhe marrëdhënia seksuale ka qenë me pëlqimin e vajzës, e cila, sipas tij, kurrë nuk ka qenë e shqetësuar për faktin se në banesë ndodhej dhe bashkëshortja e tij dhe djali. Marash Kolaj ka konfirmuar për grupin e hetimit se është njohur krejt rastësisht me Dhuratën dhe se fillimisht miqësia e tyre ka vijuar nëpërmjet telefonit deri sa kanë vendosur të takoheshin pasditen e 3 shkurtit. “Është e vërtetë që Dhurata ka qenë në shtëpinë time, por unë nuk e kam marrë peng. Ajo ka ardhur vetë tek unë. Ne kishim vendosur që të shkonim në Gjermani dhe po prisnim vetëm momentin e duhur se ajo nuk donte që të kapej nga njerëzit e saj”.
Kështu mësohet që të jetë shprehur për oficerët e hetimit 36- vjeçari. Po të njëjtën dëshmi ka dhënë dje edhe bashkëshortja e Marash Kolajt. Gjatë pasdites së djeshme, gruaja e 36 vjeçarit ka dëshmuar se nuk e ka pasur problem  ardhjen në shtëpinë e tyre të 22- vjeçares. Madje, sipas grupit të hetimit, gruaja ka dëshmuar se janë kryer marrëdhënie seksuale dhe në prezencën e saj, dëshmi kjo që nuk ka bindur aspak oficerët e policisë gjyqësore. Sipas tyre, hetimi vazhdon dhe se ekspertiza mjeko-ligjore e Dhurata Lleshit duket se do të jetë prova më e pakontestueshme për të zbardhur ngjarjen e pengmarrjes për 22 ditë të 22- vjeçares.
Deri më tani në dosjen hetimore janë vetëm akuzat dhe kundërakuzat që dëshmojnë se një histori dashurie është shndërruar në ferrin e Dhurata Leshit nga fshati Munellë i rrethit të Mirditës.
Sipas të dhënave paraprake, policia e qytetit të Lezhës ka dyshime të forta se 36- vjeçari Kolaj ka mashtruar e më pas ka  mbajtur peng e përdhunuar vajzën. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se 22-vjeçarja është mashtruar nga 36-vjeçari Marash Kolaj, ky dyshohet për qëllime trafikimi.  E shkuara e Marash Kolajt duket se ka ndikuar për grupin hetimor të ngrejë pistën e hetimit të trafikimit të Dhurata Lleshit, e cila gjatë ditës së djeshme i është nënshtruar dhe kontrollit të ekspertëve mjekoligjore. Megjithëse burime zyrtare të prokurorisë bëjnë të ditur se hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë, ajo që është e sigurt është se mjerimi dhe jeta në një fshat të izoluar të Fanit ka detyruar 22- vjeçaren të marrë arratinë drejtë lumturisë që është shndërruar në ferrin e saj, të paktën për 22 ditë.
TEMA

Monday, March 4, 2013

Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë?


Historiani rus, Artjom Ulunjam, në tekstin e tij “Operacion i fshehtë Shpërthimi”, ka shkruar se udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, ishte përgatitur për operacion ushtarak ndaj Jugosllavisë, pas vdekjes së Josip Broz Titos, transmeton gazeta kroate “Jutarnji list.
Enver Hoxha kishte menduar se pas vdekjes së Titos në Jugosllavi do të zhvillohej një luftë e përgjakshme në mes të forcave politike pro amerikane dhe pro ruse.
Në fund të viteve ’70-ta dhe në fillim të viteve ‘80-ta të shekullit të kaluar, në takime sekrete të liderëve komunistë shqiptarë ishte planifikuar operacioni ushtarak “Shpërthimi”, përmes së cilës planifikohej marrja e Kosovës, pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën, shkruan historiani rus.

Ulunjam, i njohur si ekspert për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan, nga Instituti rus për historinë e përgjithshme, informacionet e përmendura i kishte marrë në bazë të memoareve të ministrit të atëhershëm të mbrojtjes së Shqipërisë, Veli Lakaj.
Sipas fjalëve të tij, Enver Hoxha ishte përgatitur për “Kaos pas Titos”.
Ndonëse edhe më herët ishte spekuluar se ekzistonte një operacion i tillë i fshehtë, është vërtetuar se udhëheqësi komunist shqiptar kishte menduar se në Jugosllavi do të shpërthente një luftë e përgjakshme në mes forcave politike pro amerikane dhe pro ruse.
Përveç problemeve të brendshme dhe luftës së ashpër për mbajtje të pushtetit në fund të viteve -70-ta, Hoxha kishte menduar se si nga situata potenciale të nxjerr përfitime maksimale. Prandaj, planin e tij ia kishte prezantuar rrethit të tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve në vitin 1977. Prej atëherë kishin filluar përgatitjet serioze të udhëheqësve shqiptarë për çastin e vdekjes së Titos.
Në bazë të arkivave shqiptare dhe ruse, ekzistojnë prova se Enver Hoxha ka qenë i preokupuar me atë se çfarë do të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos. Hoxha kishte planifikuar të marrë Kosovën , gjë që vërtetohet edhe në Samitin e Helsinkit në vitin 1975, në të cilin Shqipëria refuzoi të nënshkruaj dokumentin në bazë të të cilit definoheshin kufijtë e Evropës së pasluftës.
Diktatori komunist shqiptar kishte thënë se nuk duhet kursyer mjetet për Kosovën, sepse në të ardhmen do të shpaguhen. Ndonëse marrëdhëniet shqiptaro-kineze ishin gjithnjë e më të këqija, Hoxha gjithnjë e më shumë kishte frikë dhe ishte në panik nga sulmi në vendin e tij. Mirëpo, në të njëjtën kohë bënte plane luftarake, duke iu thënë gjeneralëve të tij: “Ne jemi në prag të luftës”.
Pavarësisht se Hoxha i frikësohej në mos forcat kineze do t’i organizonin grusht shteti, kjo nuk e ka penguar që në vitin 1978 të formojë “Zyrën për Kosovën”.
“Për aq sa na kanë lejuar rrethanat, ne me të gjitha mjetet i kemi përkrahur kosovarët. Dhe ne jemi për atë që ata të bashkohen me Shqipërinë, sepse kjo do të siguronte një unitet nacional “, i kishte shkruar Hoxha ministrit të punëve të brendshme Kadri Hazbiut. Telegrafi

Wednesday, February 27, 2013

Çfarë tjetër ?!


Çfarë tjetër, çfarë tjetër ke frikë?
Më thuaj dhe do bëhem edhe sikur të kem shumë gjëra të bukura për të humbur dhe asnjë çast mos pyet se çfarë do bëhet me mua, sepse më pëlqen të mos e mbaj gojën mbyllur...

Çfarë tjetër ke frikë?
Dikur të pashë në kalimin e një nyje të përjetshme, në kohën e terrorit dhe frikës groteske, të mblidhesh, të friksohesh, të shqetesohesh dhe para se ditët të ngjyrosen, gojën e mbylle. Përsëri e njëjta gjë, të njëjtat rrugë, të njëjtët rrathë, njerëzit lehin, qentë tremben, vajtojnë nënat dhe si të pushosh kur në kujtesën tënde, kur në mendjen tënde distancat zgjaten. Kështu e xhirojnë të sotshmen sundimtare jokritike. Të gjithë provokatorë që kapen nga frika jote dhe krijojnë histori dhe kundër mosbesuesve ngrejnë kryqëzata nga të ngopur me të njëjtin karakter dhe të njëjtin shtat, që shkatërrojnë gjithçka që s'ju pëlqen. Kështu dhe unë, meqë trembesh përsëri të peshtyj dhe kthehem në atë që ti ke frikë. Bëhem varr kryengritës në Irak dhe në Palestinë këngë vaji, i verbër në Bosnje-Hercegovinë dhe vendas i uritur në Meksikë.
Njëmijë shpjegime ka për friken tënde.
Bëhem xham i djegur nga fashistët në Itali, mjek vullnetar nga Havana dhe fëmijë nëne e pamartuar në Teheran. Mësues i vdekur e i pavarrosur në Somali, një brazilian me tetë plumba në Angli. Bëhem i plagosuri i 97', punëtor në minierat e Bulqizës dhe një fanellë e përgjakshme në Gëdec.
Çfarë tjeter ke frikë më thuaj dhe unë do transformohem. Unë që bëj ëndrra dhe kam shumë gjëra për të humbur, bëj edhe fillimin. Nuk dua të pushoj asnjë moment, por asnjë moment, ama mos pyet se çfarë do më ndodhë, më mjafton që jam këtu, nuk pushoj, çdo sekondë dhe më shumë trurin tënd torturoj. Do bëhem i droguar që lufton për shpëtim, çallmë e mbështjellë në kokë krenare, femër e vrarë nga i dashuri i saj, fëmijë i mbytur në rezervuar.
Çfarë tjetër ke frikë më thuaj dhe do bëhem... Grua e përdhunuar dhe e copëtuar në një kazan plehrash, djalosh i masakruar jashtë një stacioni autobusi. Bëhem po të duash akoma dhe studente e humbur në një greminë në Himarë dhe gjithmonë, mos harro, bëhem mankthi yt para se të gdhijë dita.

Më thuaj, çfarë tjetër ke frikë dhe unë... po bëhem!


Mikele Kaciqi
http://www.facebook.com/LibriDheKomenti/posts/481817708543603

Redaktoi: Stop Injorancës !

Fjalimi i presidentit

A e keni dëgjuar fjalimin e presidentit të vendit, i cili thotë
se këtu ka siguri, përparim dhe të ardhme të ndritur,
a e ka dëgjuar këtë fshatari i mbijetuar i masakrës së kryer nga plaçkitësit ,
a e ka dëgjuar këtë fëmija i vdekur urie i nënës së skllavëruar,
a e ka dëgjuar këtë punëtori me pagë të lartë sa një gotë whiskey e tij,
a e ka dëgjuar këtë ndonjëri nga ish-punëtorët e firmës së falimentuar,
a e ka dëgjuar këtë ndonjëri nga ata që presin me vite në zyrat e punësimit,
a e ka dëgjuar këtë mësimdhënësi me pagë poshtruese,
a e ka dëgjuar këtë pensionisti me pension sa një top i vockël letër higjenike,
a e ka dëgjuar këtë ndonjëri nga të ikurit nga vendi

për shkak të pasigurisë dhe fukarallëkut?

A e ka dëgjuar këtë nëna e tij e helmuar nga pordhët e veta ,
a e ka dëgjuar këtë gruaja e tij, fëmijët e tij,
a e ka dëgjuar këtë këshilltari i tij në pushime të papritura,

i rrethuar nga prostitutat zyrtare?

A e ka dëgjuar këtë fqinja e tij e mirë që e ka përkëdhelur,
kur ka qenë foshnjë dhe është lutur të mos e shohë syri i keq,
a e ka dëgjuar këtë dyqanxhiu i shkretë që e ndihmonte kur ishte student ,
a e ka dëgjuar këtë e dashura e tij e parë,
a e ka dëgjuar këtë shtëpia ku është lindur dhe mamia e tij,
a e ka dëgjuar këtë shishja e tij e alkoolit dhe nxjerrësja e tapave,
a e ka dëgjuar këtë vetura e tij luksoze dhe shoferi ngrehaluc,
a e ka dëgjuar këtë mballoma e tij në xhepin e huaj dhe blloku i adresave ,
a e ka dëgjuar këtë vazoja e tij e luleve e shtrirë në peisazhin e pikturuar në mur,
a e ka dëgjuar këtë qeni i tij i ushqyer më mirë se pjesa më e madhe e qytetarëve?

A e ka dëgjuar këtë kamera e tij në oborr, alarmi dhe truproja,
a e ka dëgjuar këtë shërbëtori i tij me thonj të lyer,
a e ka dëgjuar këtë karrigia e tij e butë,
a e ka dëgjuar këtë bira e bythës së tij?

A e kanë dëgjuar këtë të panjohurit me emër e mbiemër të njëjtë,
a e kanë dëgjuar këtë mashulli dhe femra që e kanë kaluar bashkë sall një natë,
a e kanë dëgjuar këtë kambanat në kisha dhe altoparlantët në minaret e xhamive?

A e kanë dëgjuar këtë skuadrat e shpëtimit në rast fatkeqësie natyrore,
a e kanë dëgjuar këtë zjarrfikësit e rekrutuar nga zjarrvënësit,
a e kanë dëgjuar këtë banorët e zonave industriale,
a e kanë dëgjuar këtë bombat në tregun e gjelbër erëtreguesi dhe rrufe pritësi?
A e ka dëgjuar këtë ndonjë nga policët e shokuar nga kriminaliteti i lartë në rritje,
a e ka dëgjuar këtë ndonjë nga qytetarët e tmerruar nga,

papunësia e lartë dhe mjerimi?

A e ka dëgjuar këtë ndokush nga realistët dhe largpamësit skeptikë?

A e kanë dëgjuar këtë kondomët masturbimet dhe orgjitë,
a e kanë dëgjuar këtë postblloqet ushtarako-policore,

burokracitë administrative dhe satelitët e mutsihantë?

A e kanë dëgjuar këtë ministrat e tij në banketin e vetëkënaqjes seksuale,
a e kanë dëgjuar këtë partitë opozitare në luftë për rrëzimin e tij

për ta imituar?

A e kanë dëgjuar këtë shërbimi sekret dhe spiunët e dyfishtë,
a e kanë dëgjuar këtë minoritetet dhe të huajt,
a e kanë dëgjuar këtë komplotistët puçistët revolucionarët dhe bjerra e ditësit?

A e kanë dëgjuar këtë hajnat e vrasësit e paguar dhe të çmendurit e lënë rrugëve,
a e kanë dëgjuar këtë të korruptuarit falsifikuesit e parave dhe bosi,

që e ka rrënuar lagjen e blerë të të varfërve?

A e kanë dëgjuar këtë tetëdhjetë për qind të papunët,
a e kanë dëgjuar këtë kontrabandistët e armëve drogës dhe njerëzve,
a e kanë dëgjuar këtë mitëmarrësit dhe miliarderët që i shmangen tatimit,
a e kanë dëgjuar këtë mjekët e kthyer në kasapë dhe zhvatës parash?

A e kanë dëgjuar këtë editorët analistët kritikët e rreshtuar pas politikës dhe parasë

dhe të vetëquajturit artistë të zhytur deri në buzë në mutin e vet,
a e kanë dëgjuar këtë zyrat e informimit ambasadat dhe turistët,
a e kanë dëgjuar këtë intelektualët e qelbur të pasuruarit brenda natës

dhe mashtruesit e pakapshëm?

A e kanë dëgjuar këtë gurët medaljet bekimet dhe mallkimet,
a e kanë dëgjuar këtë atentatorët politikë dhe hetuesit e vrarë në vendin e hetimeve,
a e kanë dëgjuar këtë gjyqtarët e kërcënuar me vdekje nga mafia politike,
a e kanë dëgjuar këtë manifestimet përvjetorët e njëkohshme

të partive politike që nxisin urrejtjen ndërqytetare?

A e kanë dëgjuar këtë heronjtë e kombit të ndarë politikisht,
a e kanë dëgjuar këtë brirët e dhisë në kokën e heroit,
a e kanë dëgjuar këtë heronjtë virtual dhe tradhtarët e vërtetë,
a e kanë dëgjuar këtë frëngjitë e vrasjeve në kullat e trashëgimisë kulturore

dhe veglat muzikore të folklorit?

A e kanë dëgjuar këtë e veja e dëshmorit dhe jetimët e pastrehë,
a e kanë dëgjuar këtë invalidët e luftës dhe liridashësit e përndjekur,
a e kanë dëgjuar këtë idealistët e dëshpëruar dhe pesimistët e rryer,
a e kanë dëgjuar këtë pacientët e risëmurë stërsëmurë,
në spitalet si baraka të lëna shkretë?

A e kanë dëgjuar këtë nëntoka, nënqielli, pluhuri, tymi,
a e kanë dëgjuar këtë dreqi dhe i biri,
a e kanë dëgjuar këtë qeni dhe bushtra të lidhur në aktin seksual,
a e kanë dëgjuar këtë demi i tredhur dhe lopa e çmendur,
a e kanë dëgjuar këtë macet mbi çati dhe minjtë në tavan,
a e kanë dëgjuar këtë lepujt në parajsë dhe gjelat mbi pleh,
a e kanë dëgjuar këtë krimbat në pemë dhe fundi i kafesë në filxhan?
A e kanë dëgjuar këtë falltaret shëtitëse dhe bixhozçinjtë e dehur,
a e kanë dëgjuar këtë arinjtë e cirkut dhe maskat e banditëve,
a e kanë dëgjuar këtë fantazmat dhe shtrigat,
a e kanë dëgjuar këtë bartësit e hajmalive dhe refuzuesit e tyre,
a e kanë dëgjuar këtë kukullat e keqpërdorura seksualisht dhe yjet pornografikë?
A e ka dëgjuar këtë përmendorja e kujtdoqoftë, varri pa mbishkrim,
a e ka dëgjuar këtë tabela e rrugës e mbuluar nga ndryshku, stopi në rrugën e kalimit,
a e ka dëgjuar këtë protestuesi i pasuksesshëm, i pakënaquri i nënshtruar,
a e ka dëgjuar këtë qytetari pa adresë, adresa pa qytetarë,
a e ka dëgjuar këtë qeni im i shurdhuar në luftë,
a e ka dëgjuar këtë lypsari i vocërr i njohur i rekrutuar nga shefi i panjohur,
a e ka dëgjuar këtë rruga kryesore me qindra emra sipas tekave të secilit?

A e ka dëgjuar këtë toka uji zjarri ajri,
a e keni dëgjuar këtë ndonjëri nga ju,
a e ka dëgjuar këtë?

Ai engjëll që s’e di a duhet t’i lejojë ta vrasin, kur mund të vetëmbrohet.

Arben Idrizi

Monday, February 25, 2013

S'ishte e thënë të ishim bashkë!


Edhe ai ylli ynë vezullues që vështronim çdo natë në qiell është zhdukur. Dritat e tij që na magjepsnin, paskan qenë përpëlitjet e agonisë së tij.



"Kur ndjehem keq, dua të jem pranë teje
e kur ndjehem mirë, s'dua të largohesh."

Këto ishin vargjet modeste e të sinqerta që dikur shkrova, për ty që sot ke krijuar një lidhje të re, familjen tënde e ndoshta je shumë e lumtur. Ose më mirë, për atë që je dhe jep, jam shumë i sigurt që je e lumtur. Nuk e di nëse në ndonjë çast hutimi a zbrazëtie, kujtimet të kthejnë tek unë, por do doja të dije se edhe unë jam i lumtur.
E megjithatë, e mbaj mend akoma që të kam premtuar se një ditë kur ti të plakesh dhe ulur buzë një stoli do vështrosh nipçet e tu si luajnë në park, unë do vij dhe do ulem pranë teje, të të përqafoj edhe njëherë si atëherë.
Nuk e di nëse ti je dashuria ime e vërtetë, apo thjesht dashuria ime e parealizuar, por dua të dish që ndonjëherë ndodh të më kujtohesh.
Jetojmë në një qytet, si në poezinë "Mall" të Kadaresë, por ndryshe nga atje, nuk shihemi kurrë.
Nuk e di pse dhe si, kur brenda vetes besoja se të dashuroja, seksin me ty nuk e mendoja kurrë. Jo se nuk do më pëlqente, e kam shijuar edhe me femra, që femra i bënte veç akti seksual, por diç' tjetër, mbase më e madhe, më tërhiqte pas teje.
Nuk kishte si shpjegohej ndryshe ajo natë që gdhimë bashkë në një shtrat, ku unë edhe pse i dëshiroja aq shumë buzët e tua, nuk guxova asnjë moment. Mbase, mbase ishte pikërisht ajo natë që të pushtova zemrën.
Kur diskutonim bashkë nuk ngopesha duke të parë, jo pse ishe e bukur sepse e bukur ishe vërtetë, por sepse kur viheshe në siklet reagoje plot stil. Një stil i një vajze çapkëne të përkëdhelur, një kapriçoze arrogante që rrezantote mirësi, dashuri e zgjuarësi.
Kisha kaq shumë frymëzim dhe energji pozitive kur rrinim bashkë, sa miljona fjalë mundoheshin të dilnin njëherësh në gojën time dhe si përfundim, asnjë fjali s'dilte e saktë.
M'u kujtua tani propozimi im. Ndoshta guxoj shumë ta quaj propozim, por ja që s'lashë tjetër, veç tij. "Shiko, dëgjo, të tjerët mendojnë se ne të dy..., atëherë pse ne të dy mos..?! Domethënë, dua të them me një fjalë, fjalët për ne kanë dalë, ç'ndryshim ka nëse ne...?"
Më vjen akoma të qesh me veten me këtë propozim supost kaq diletant, por ç'nevojë kishte për propozim vallë?! Unë bëja "muuuu" që të dëshiroja dhe pse kamuflimi ishte arti im.
Dilnim çdo pasdite bashkë dhe kur ndodheshim në shoqëri të ndryshme, nuk më zinte vendi. Çastet pa ty më dukeshin kohë e humbur pa peshë. Do doja dhe besoj të ketë qenë edhe për ty e njëjta ndjesi, e nëse jo, ta dish që e humbura këtu je ti, pa provuar një emocion si ky.

As tani nuk e di saktë pse u ndamë, si pasojë e ofertave të tua joshëse në rritje, si pasojë e ëndrrave me princ të kaltër të trashëguara nga pubertiteti, apo si pasojë e arrogancës sime, që donte të të tregonte se mund të jetoja shumë mirë edhe pa ty. Ama më kujtohet fare mirë se kur ishim bashkë, ti shpesh më bezdisje kur aq naivisht më flisje rreth meshkujve që kishin guxuar të hynin në jetën tënde dhe kështu, unë ndoshta vendosa të mbes në kujtesën tënde, duke u larguar.

Por mbetem vërtetë i kënaqur që të njoha e për disa kohë isha personi më i rëndësishëm për ty. Ndoshta në një tjetër jetë, në të tjerë trupa, do zgjidhnim ndryshe.
Këtë jetë, s'ishte e shkruar, e nuk e shkruam, as unë as ti!

Shkroi: Stop Injorancës !

Erdogan: Mos e diskriminoni Hakan Shukur pse tha se jam shqiptar


Ish- futbollisti i Turqisë dhe emri më i njohur i futbollit në këtë vend, Hakan Shukur, ka deklaruar në universitetin “Mehmet Akif” se edhe ai ka origjinë shqiptare dhe se nuk është turk.

Por në drejtim të Shukur janë hedhur akuza dhe kritika.

Në krah të futbollistit, që është deputet i partisë në pushtet, ka dalë kryeministri Erdogan. Ai tha se Shukur i ka bërë deklaratat e tij në një universitet që mban emrin e një shqiptari, që ka bërë tekstin e himnit turk.

Ai tha: “Nuk ka asnjë futbollist që e ka veshur bluzën e kombëtares turke më shumë se ai, ose që ka shënuar më shumë gola se ai. Ata që e kritikojnë, janë diskriminues”.

http://www.ensonhaber.com/hakan-sukur-ben-turk-degil-arnavutum-2013-02-22.html

Hija e një rrjeti klerikësh homoseksualë pas dorëheqjes së Papës

Vatikani i ka hedhur poshtë raportimet nga mediat italiane, që e lidhin dorëheqjen e Papës me një dosje sekrete, ku pretendohet se ka një rrjet homoseksualësh brenda klerit.

Gazetat italiane flasin për një dosje sekrete nga tre kardinalë, që zbulon një rrjet të nëndheshëm me klerikë të lartë, që kanë organizuar festa homoseksualësh dhe janë përballur me shantazhe.

Gazeta “La Repubblica” pretendon se akuzat e rënda janë bërë në një raport të quajtur “Vatileaks”, që i është paraqitur Papës rreth datës 17 dhjetor.

Por Vatikani sot ka akuzuar mediat italiane se po shpërndajnë informacione false dhe të dëmshme, në përpjekje për të ndikuar kardinalët që do të mblidhen muajin tjetër në konklavë për të zgjedhur Papën e ri.

Raporti sekret është përgatitur nga kardinali spanjoll, Julian Herranz, kardinali italian, Salvatore de Giorgi dhe kardinali sllovak, Jozef Tomko.

Ata e nisën hetimin pasi maxhordomi i Papës, Paolo Gabriele u arrestua dhe u akuzua se kishte vjedhur dokumente sekrete të Papës.

“La Repubblica” pretendon se Papa Benedikti XVI ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mund të përballej me pasojat e raportit me 300 faqe.

Gazeta thotë se hetimi ka zbuluar se ekziston një lob homoseksualësh brenda kishës, që ka njëfarë kontrolli mbi karrierën e atyre në Vatikan.

Ata organizonin takime seksuale në disa ambiente në Romë dhe në Vatikan, duke i bërë ata shumë vulnerabil ndaj shantazheve. (Tema)

Serbia vendos rekord europian: 94 % e popullsisë janë besimtarë


Rezultatet e censusit të publikuar në Serbi tregojnë se 94 përqind e popullsisë janë besimtarë fetare, shumë më lart se përqindja në shumicën e vendeve evropiane.

Rreth 3 përqind e popullsisë nuk e kanë deklaruar veten si besimtarë të ndonjë feje.

Tre përqind thonë se janë myslimanë.

Në total komuniteti më i madh fetar është Kisha Ortodokse Serbe me 6.6 milion anëtarë.

Serbia ka 7.1 milion banorë.

Puçrrat

As politikanët e as sutjenat që bashkojnë të majtën e të djathtën, por puçrrat. Ato na bashkojnë të gjithëve!

Një ditë si gjithë të tjerat ashtu kot si padashur u fiksova duke parë fytyrat e kalimtarëve të rastësishëm.
Ajo që më bëri realisht përshtypje ishte fakti se përveç një vajze që duhej të ishte në fillore, nuk më zunë sytë asnjë fytyrë të pastër, në pikëpamjen fizike, jo në atë simbolike.
Dikush kishte puçrra rozë, dikush të kuqe, dikush të verdha e dikush të jeshilta.
Kur shikoje një fytyrë pa puçrra, do shikoje në të ndonjë vrragë, ndonjë të çarë apo të grricur. Dikush tjetër e kishte faqen sikur sapo i kishte kaluar sipër, traktori.
Të thoje se ishin puçrra adoloshence, nuk e thoje dot, sepse nuk ishin të gjithë adoloshentë. Të thoje se ishin puçrra të bëra prej briskut, as këtë nuk e thoje dot se gjysma ishin femra.
Tek femrat nuk kuptohej në ishte vallë mungesa e pudrës, apo përdorimi pa kriter i saj?
Mungesa e ujit të pijshëm, apo mungesa e higjenës?
Ndotja e ajrit, apo ndotja e ushqimeve, s'di vërtetë ç'të thuash.
Rrugë të mbushura me fytyra të vrara, të djegura, të regjura, të rrudhura e shpërfytyruar shumë herët.
Fakti ishte se një fytyrë të pastër (si në televizor), nuk e gjeje dot.

Nuk e di pse, por në mënyrë të pandërgjegjshme më është fiksuar në mendje se shkalla e qytetarisë së një njeriu dallohet lehtësisht tek shkalla e përkujdesjes së tij, ndaj lëkurës së vet.

Mbase, nisur prej paradoksit, që banorët e zonave rurale edhe pse e kanë ujin më të pastër se ata të zonave urbane, fytyrën e kanë përgjithsisht më të papastër.
Eshtë e habitshme, por thonë që jashtë shtetit mund ta njihje një shqiptar, nisur vetëm prej pamjes së tij. Dekada më parë ishte akoma dhe më e dallueshme.

Tema e sotme le shumë vend për hamendësime, për diskriminime, për racizëm, për paragjykime e përgjithsime, për shpërthime moralistësh e puritanësh, por theksoj se ajo nuk trajton karakterin e njeriut, por pikërisht pamjen e jashtme të tij.

E duke parë kështu që puçrrat, apo siç quhen në mjekësi aknet, i bashkojnë pjesën më të madhe të njerëzve, e gjej me vend shpërndarjen e disa këshillave.

Si të shpëtojmë nga puçrrat?!

1. Rrini në diell. Dielli mund të thajë lëkurën dhe ti eliminojë.
2. Pini shumë ujë. Uji është thelbësor pasi është funksional për pastrimin e lëkurës. Pini 6-8 gota uji çdo ditë. Veç kësaj, uji ju ndihmon në nxierrjen e lëndëve toksike nga trupi juaj.
3. Bëjini avull fytyrës tuaj dhe mbaheni për rreth 20 minuta.
4. Merruni me aktivitet fizik, që të nxisë qarkullimin e gjakut
5. Ulni sheqernat dhe yndyrnat në dietën tuaj.

Shkroi: Stop Injorancës!

Shpërfaqje

U rishfaqe shtjellës së rrugëtimit tim,
ikonë e pluhurosur,
kryqëzuar
në trungun e lëkundur
të harresës.

Mu përplasën fytyrës
flladi i ndjesisë
që e pata strukur
ndër peliçe resh,
e malli i rreshkur
si bukë e ardhur keqas,
për t'i bërë më të përtypshme
ditët.

E feksën në pyllin e mendimeve
ledhat,puthjet,psherëtimat,premtimet
edhe lotët djegës
nga ethe ikjesh.
Nëpër hundët e kujtimit
mu ngjit aroma e tonës stinë,
si një vjeshtë paqësore,
gjethet e ëndrrave për t'i shkundur.
Ta dish,
shpesh mjegulluar më ka
si avull alkooli,
një kureshtje ngacmuese,
pa atë aromë,
të bësh si ke mundur?!

Diku aty thellë brenda meje,
ngrefosen e platiten
bindur në heshtje
si tek një liman i fshehur
të shkumëzuarat e kryeneçet valë,
e therin gozhdë ngulur thatë në parzëm,
të shtypura,
të ndrydhura,
të pathëna
fjalë... .
Gezim Murajza

Sekreti im Big Brother Albania 6

Sonte, këtë të shtunë 23 Shkurt ora 20:45 starton ekskluzivisht, live, vetëm për shqiptarët everywere ndodhen, super spektakli, supershow, super eventi, reality show Big Brother Albania 6!

Spikerja do të jetë of course ahhahahha Arbana Osmani, ndërsa analisti është ende Arjan Konomi. Edicioni i këtij viti i është përshtatur formatit francez Secret Story, sekrete, ndryshime te mëdha ne skenar, new studio dhe one house komode.

Do të ketë surpriza pa fund, njerëz pa familje, prindër pa fëmijë, çifte treshe, marrëdhënie të komplikuara, sekrete, perversitete, telenovela për së gjalli. Thashetheme, seks nën çarçaf e vetëshfryrje pas kamerash.
Thonë që vajzat do jenë të mbara, ndërsa djemtë, burra si qëmoti.
Lëshoni Ezelin, e soj e sorrollop çorapi tjetër, Big Brother Albania has comes për të gjithë njerëzit që s'kanë si shtyjnë kohën, si mbushin jetët e tyre.

Personazhe enigmatikë, intrigantë, ekuacione me 4 të panjohura që shumë shpejt do zënë edicionet e lajmeve dhe do mbushin revistat rozë. Famë, sukses, para!

Supstaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaancë!

Të gjithë sytë nga ekrani!

P.s Sekreti im është se kur pjerdh lirohem!

Shkroi: Stop Injorancës !

Duajeni njeriun për atë që ai kurrë nuk mundet ta humbasë

Në foto, transformimi i Kim Kardashian!
Shkëndije Mujaj mund të renditet automatikisht në vend të parë!

Jeta është e bukur, kur je një Tardigrad

Tardigradët, të njohurit gjithashtu si arinjtë e ujit për mënyrën si ngrihen vertikalisht me 8 këmbët e tyre dhe të zbuluar fillimisht në vitin 1773, dallohen si krijesa që mund të mbijetojnë në kushtet më ekstreme të jetës në Tokë.
Tardigradët mund ti rezistojnë temperaturave nga −273 °C deri në 151 °C.
Mund ti mbijetojnë presionit të ujit në thellësirat më të mëdha oqeanike dhe i kanë mbijetuar me sukses provës së 2007-ës, në vakum, jashtë hapësirës për ditë me rradhë.
Mund ti mbijetojnë radioaktivitetit diellor, rrezeve gama, rrezatimit jonik - në një dozë 100-fish më të madhe se ajo që mundet të vrasë një qenie humane.
Mund të jetojnë gjithashtu afro 10 vjet pa ushqim dhe pa ujë.

Përgjithsisht, gjatësia e tyre është 1 milimetër kur ata janë të rritur. Fosili më i vjetër i Tardigradit shënon një moshë prej 530 milion vitesh.
Gjenden në Himalaje, në thellësi detare deri në 4000 metra dhe në polet e ngrira.

Përgatiti: Stop Injorancës !

Qytetari përballë politikës


Përmes mospërfshirjes në politikë, rrezikon të drejtohesh nga të paaftët - thoshte një filozof i lashtë "grek".

Duke ndjekur për gjithë këto vite diskutimet e qytetarëve shqiptarë rreth politikës, 3 grupet më të mëdhaja të dukshme janë:

a.) Indiferentët
Ata që qëndrojnë totalisht indiferent ndaj politikës dhe nuk njohin asnjë personazh, datë apo ngjarje politike. Këta kryesisht e quajnë veten sot "artistë"

b.) Militantët
1. Të moderuarit
Këtu bëjnë pjesë qytetarët që kur partia mëmë bën ndonjë lëvizje kryekëput të gabuar, me dhimbje zgjedhin të heshtin
2. Radikalët
Këtu bëjnë pjesë qytetarët që s'kanë pse mendojnë pasi për ata mendon partia dhe gjithçka mendon partia është ajo e sakta apo e duhura. Këta zakonisht nuk mund të artikulojnë opinionet e tyre pa dëgjuar më parë drejtëpërsëdrejti deklaratat e liderit të tyre shpirtëror, apo nëpërmjet zëdhënësve për shtyp.
Pastaj kthehen si me magji në papagaj të shkëlqyer.

c.) Të papërgjegjshmit
Këtu bëjnë pjesë qytetarët që i shajnë të gjithë dhe i japin hapësirë politikës më të keqe, pasi të mos kuptosh ndryshimet dhe ti fusësh të gjithë në një thes, është një gjest antidemokratik, që legjitimon pikërisht politikanin mё tё pamёshirshëm, atё qё ka mё pak rregulla, atё qё ka mё pak skrupuj.

P.s Ata që nuk bëjnë pjesë tek grupimet e mësipërme janë pjesa gri, qytetarët që votojnë për ndëshkim dhe i ndryshojnë me elasticitet të plotë bindjet e tyre partiake duke u nisur prej politikbërjes, por duke qenë se janë në minorancë, nuk vlen të konsiderohen në studim.

Shkroi: Stop Injorancës !

Demokracia e 20 shkurtit të 1991-shit


Turma të mëdha njerëzish mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe rrëzojnë Monumentin e Liderit të ndjerë Enver Hoxha.
Gjatë këtyre përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit, të regjimit më të egër diktatorial që kishte njohur ndonjëherë Europa, nuk pati asnjë të vrarë...
Ishte koha e diktaturës!
Forcat e rendit asokohe godisnin me plumba manovër, ndërsa protestuesit nuk ishin pajisur ende me stilolapsa-pistoletë e çadra-pushkë!

Thuhet se atë ditë me heqjen me kavo dhe tërheqjes zvarrë të atij monumenti të bronxtë, në Shqipëri erdhi LIRIA.

Pastaj me këtë liri shkatërruam, vodhëm, shitëm, shpërdoruam gjithçka ishte ndërtuar ato 45 vite dhe sot e kësaj dite kur mblidhemi nëpër sheshe, thërrasim përsëri "Liri Demokraci"!

Shkroi: Stop Injorancës !

SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’


Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
Po kështu hidhet dritë mbi supozimet se Hoxha-Kristopulli-Loshaj mund të kishin lidhje me atentatin ndaj Presidentit maqedonas, Kiro Gligorov. Më poshtë “GSH” publikon pjesë të vendimit të Gjykatë së Krimeve të Rënda.


REMZI HOXHA PËRGJOI TAKIMIN MILLOSHEVIÇ - BERISHA!

Për më tepër: http://www.albaniapress.com/indeksi?p=lexo_lajmin&id=9893

AK proteston para zyrave të Spiro Kserës, policia arreston aktivistin


Aleanca Kuq e Zi zhvilloi një protestë pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale kundër ministrit Spiro Ksera duke e akuzuar se “ushtron aktivitet antishqiptar në bashkëpunim me nazistët e “Agimit të Artë”, të cilët i paguan prej vitesh si këshilltarë të tij”.
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë vendosur në dyert e ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale flamurin e “nazistëve grekë” në shenjë proteste.
Aktivisti i Aleancës Kuq e Zi, Thanas Kosta, u arrestua nga policia, që sipas AK tregoi se i shërben më mirë neonazistëve të “Agimit të Artë” se sa kombit shqiptar”.
“Aleanca Kuq e Zi është këtu sot për të protestuar kundër tradhtarit Spiro Ksera dhe këshilltarëve të tij nazist të cilat paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe që vetëm kundër shqiptarëve punojnë ditë e natë,” tha përfaqësuesi i AK, Augent Xhaferaj.
“Spiro Ksera, ky zyrtar i qeverisë së shtetasit Sali Berisha paturpësisht vijon të heshtë ndaj aktit tradhtar dhe të dënueshëm ligjërisht të financimit të organizatave që punojnë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, madje që synim kryesor kanë destabilizimin e Republikës së Shqipërisë”.
Tradhtari Spiro Ksera duhet të hetohet penalisht nga Prokurori i Përgjithshëm pasi ka paguar dhe vijon të paguajë Theofan Kaliviotin si këshilltar të tij personal, ndërkohë që Kalivioti vijon të marrë pjesë në protesta për pavarësinë e të ashtuquajturit “Vorio Epir”.
Kjo qeveri ka degraduar dhe sot që ne flasim ajo mbahet në këmbë nga nazistët e “Agimit të Artë”, të cilët punojnë brenda zyrave të ministrisë së punës së shqiptarëve. Sali Berisha ka humbur çdo logjike dhe arsyetim pasi ai e di që nuk gëzon mbështetjen e shqiptarëve prandaj është bërë bashkëpunëtor i nazistëve të “Agimit të Artë”.
Është turp kombëtar që shtetasi Sali Berisha mban në qeveri dhe mbron pa ju nxirë faqja Spiro Kserën, i cili duhet shpallur TRADHTAR i KOMBIT SHQIPTAR. Nazistët e “Agimit të Artë” nuk do të kenë vend në qeverinë e ardhshme kuq e zi, e cila do t’i japë koalicionit të tradhtarëve goditjen e merituar më 23 qershor”. Burimi: Tema http://www.gazetatema.net/web/2013/02/22/ak-proteston-para-zyrave-te-spiro-kseres-policia-arreston-aktivistin-foto/

Patra, 3 shqiptarë rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”


Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur për vdekje duke i thyer nofullën një shtetasi grek, simpatizant i partisë neonaziste greke "Agimi i Artë". Arsyeja e përleshjes është bërë një koment i të riut grek kundër shqiptarëve në "Facebook", i cili kishte shkruar "Do t'i vras shqiptarët" etj. Komenti i tij ishte shkruar në murin e profilit të "Facebook"-ut të "Agimit të Artë". Lajmi është publikuar në agjencinë greke "I Neës". Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Patras. Në qendër të këtij qyteti, dy grupe të rinjsh me etni shqiptare dhe greke janë konfliktuar midis tyre, dhe më pas kanë kaluar në dhunë fizike e për pasojë një djalosh grek ka mbetur i plagosur. Shqiptarët e kanë parë të riun grek në rrugë dhe e kanë njohur nga fotoja e tij në "Facebook".

 Ata e kanë ndaluar dhe e kanë pyetur: "Ti je ai që do vrasësh shqiptarët?" Më pas ata e kanë rrahur të riun grek dhe janë larguar. Greku ka përfunduar në spital me nofullën të thyer dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Familjarët e tij janë drejtuar menjëherë në rajonin e policisë për të bërë denoncimin. Autoritetet greke i kanë identifikuar shqiptarët nëpërmjet fotove dhe kanë zbuluar se njëri prej tyre ishte me precedentë penalë, pasi më parë ishte përfshirë në një tjetër konflikt. Çështja ka kaluar në Prokurori, por i riu shqiptar që akuzohet se ka kryer agresionin po hetohet në gjendje të lirë, pasi është në moshë të mitur. Kjo ngjarje vjen pas një periudhe të acaruar të shqiptarëve kundrejt përfaqësuesve të partisë neonaziste greke, e cila nisi fill pas deklaratave të forta kundër Shqipërisë të Kristos Papas në emisionin "360 Gradë" në 'Neës 24'. Pasi Kristos Papas u shpall nga Ministria e Jashtme si "non grata", u përfol që "Agimi i Artë" ka hapur degë në jug të vendit, mirëpo këto zëra nuk u konfirmuan asnjëherë. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por persona që e quajnë veten përfaqësuesit e degës së "Agimit të Artë" në Sarandë, më 30 janar të këtij viti, kanë hapur në rrjetin social një profil me emrin "Agimi i Artë-Sarandë". Kohë më parë, "Agimi i Artë" njoftoi në faqen e tij zyrtare, se do të hapë degët e tij në jugun e Shqipërisë, por për hapjen e degës së tij në Sarandë, nuk ka një njoftim zyrtar nga qendra e partisë në Athinë, ndaj nuk përjashtohet mundësia që këtë profil ta ketë hapur një simpatizant i ekstremistëve. Faqja është e mbushur me simbole të "Agimit të Artë" dhe Vorio-Epirit, me foto figurash politike, historike etj. Çdo postim në faqen e internetit bëhet në gjuhën greke. Aty njoftohet hapja e degës në Sarandë dhe paralajmërohet përhapja e kësaj partie edhe në zona të tjera të jugut të Shqipërisë. "Zemra greke do rrahë në zyrat tona të reja në Sarandë, dhe së shpejti në Himarë, Delvinë, Tepelenë dhe Gjirokastër.

E dimë se kjo rrugë është e vështirë dhe e mbushur me rreziqe, por nuk frikësohemi, sepse kemi mësuar që për lirinë të japim edhe jetën", thuhet në një nga postimet në faqe. Partia neonaziste "Agimi i Artë", me një mbështetje gjithnjë në rritje në Greqi deri në 9.7%, shquhet për retorikën e saj të ashpër për të huajt dhe emigrantët shqiptarë në veçanti, por edhe për qëndrimet e saj mbi të ashtuquajturin Vorio-Epir dhe historinë e Shqipërisë e shqiptarëve.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Kemi studentë që nuk dinë të shkruajnë emrin e tyre


Shkrimi jo korrekt i gjuhës shqipe nga studentët, apo mosdija elementare mbi gjuhën amtare, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje misionin e madh për futjen e gjuhës të paktën si lëndë me zgjedhje në fakultete.  Dhe jo vetëm në profile ku janë të nevojshme njohuritë por edhe në degë të cilat edhe pse nuk e kanë kusht parësor të formimit, e shikojnë të nevojshme rikthimin e leksioneve të gjuhës. Në disa fakultete mësimi i Gjuhës Shqipe do të nisë të futet si kurrikulë semestrin e dytë. Fillimisht si lëndë me zgjedhje. Ndërkohë që për të tjera do të nisë nga praktikimi vitin e ri akademik. Pedagogët janë me duar të lidhura. Ata ia faturojnë të keqen edukimit të mangët në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm. Tezat e provimeve, detyrat e kurseve, janë dëshmia më trishtuese e nivelit të gjuhës shqipe te studentët e sotëm. Alfred Mullaj, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, tha se futja e Gjuhës Shqipe si lëndë me zgjedhje është domosdoshmëri pasi ata nuk dinë të shprehin qartë në të shkruar idetë e tyre. Madje kanë probleme të rënda në formulimin e fjalive. “Duhet të forcohet kërkesa në shkollë të mesme. Por, për momentin për vetë problematikën që kemi duhet të futet si domosdoshmëri në universitet. Duke iu referuar fletëve të provimit, pothuajse gjysma e studentëve nuk dinë të shkruajnë. Ata shkruajnë fjali të ndërtuara jo mirë, kanë probleme me anën kuptimore etj. Mbi bazë të atyre që shkruajnë ne e kuptojmë se cilat janë njohuritë e tyre dhe mangësitë që kanë.”Kjo kategori, përbën pjesën më të madhe të studentëve. Prandaj, këtë vit është parë e domosdoshme që Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe Departamentin e Gjuhës Shqipe, ta merrnin këtë nismë për të hartuar tekstin si edhe për të rishikuar mënyrën se si mund të funksionojë Gjuha Shqipe në fakultete. Shezai Rrokaj, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, informon Gjuha Shqipe do të përfshihet në Fakultetin e Ekonomisë në vitin e ri akademik. Mbetet për t’u parë zgjedhja që do të bëjë Universiteti i Mjekësisë, i cili më herët kishte premtuar që do ta bënte pjesë të kurrikulës së universitetit. Për mësimin e Gjuhës Shqipe do të punësohen pedagogë nga dega e Gjuhësisë. Lënda e re do të njihet si “Kulturë gjuhe”, e cila synon marrjen e rregullave bazë nga studentët. Çdo degë ka një program bazë të gjuhës dhe pjesa tjetër është specifike në përshtatje me degën. Me studentët e juridikut do t’i kushtohet rëndësi e veçantë pikësimit, veç drejtshkrimit. Kjo sepse në fushën e drejtësisë është shumë e rëndësishme çdo shenjë gjuhësore. Mungesa e një presjeje është po aq e rëndësishme sa edhe një fjalë e hequr. Në disa degë të tjera do t’u kushtohet rëndësi modeleve të fjalëformimit dhe pasurisë leksikore të shqipes, që do t’i ndihmojë studentët të shmangin huazimet e tepërta.
Murat Xhulaj
 “Në fletoret e provimeve e shkruajnë emrin me të vogël”
Prof. Dr. Murat Xhulaj, pjesë e senatit të UT-së shprehet se pjesa më e madhe e studentëve nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre. “Unë jam i mendimit që Gjuha Shqipe të futet në Universitet. Po të shohësh fletoret e provimeve edhe emrin e tyre e fillojnë me shkronjë të vogël dhe e përfundojnë me të madhe.” Profesor Xhulaj thekson se kjo situatë duhet të ishte zgjidhur që në sistemin 9-vjeçar ose të mesëm. Ai thekson se të gjithë studentët duhet ta zgjedhin lëndën e Gjuhës Shqipe, sepse edhe ata që janë të mirë kanë nevojë për rifreskim të njohurive bazë. “Nuk e di ku është defekti, por vijnë shumë të dobët. Ata nuk do të bëjnë një kurs të hollësishëm, por duhet ta rikujtojnë. Duhet të forcohen kërkesat për njohjen e gjuhës.”.
Theodhori Karaja
“Gjuha Shqipe, lëndë me detyrim për studentët e Fizikës”
Prof.Dr, Theodhori Karaja, përgjegjës i Departamentit të Fizikës, tha se për studentët e këtij departamenti, Gjuha Shqipe do të futet si lëndë me detyrim.“Ne e kemi planifikuar sipas porosisë së UT –së në lëndët me zgjedhje. Kemi një grup me katër lëndë me zgjedhje, ndër të cilat Gjuhën Shqipe, të cilën ta vendosim me detyrim. Do ta fusim të detyruar për të gjithë studentët, pasi është fjala për një kulturë të përgjithshme që i takon shkollës së mesme dhe ata nuk i kanë njohuritë e mjaftueshme” Kur e pyesim nëse do të ketë efekt futja e saj në kurrikulat e arsimit të lartë, ai thekson se ka besim se futja e gjuhës në universitet do të japë efekte pozitive. Nëpërmjet gjuhës studentët do të marrin kulturën bazë, e cila është detyrim që çdo specialist duhet të dijë të shkruajë. Emanuela Sako - G. Shekulli

Pirja e Coca- Colas i solli vdekjen 30- vjeçares


Një mjek ligjor tha se një grua në Zelandën e Re vdiq pasi konsumonte sasi të mëdha Coca- Cola.
Sipas BBC, Natasha Harris, që vdiq tre vite më parë nga një arrest kardiak, pinte deri në 10 litra nga kjo pije në ditë.
Kjo sasi është sa dy herë limiti i kafeinës dhe më shumë se 11 herë limiti i sheqerit që duhet të marrë një trup njerëzor.
Coca- Cola ka kundërshtuar duke thënë se nuk mund të provohet se produkti i tyre ka kontribuar në vdekjen e saj.
Familja e Harris thotë se ajo u bë e varur nga Coca- Cola dhe niste e dridhej në rast se nuk e merrte pijen e saj të preferuar.
Për shkak se pinte shumë Coca- Cola, dhëmbët e saj ishin dëmtuar plotësisht.
Mjeku David Crerar tha se konsumi i Coca- Cola-s i ka sjellë asaj aritmi kardiake.
Ai tha se kompania nuk mund të jetë përgjegjëse për këtë ngjarje, por bëri thirrje që në etiketa të vihet një paralajmërim për risqet nga kjo pije.

Shqiptarët mund të akomodohen në BE si një shtet i vetëm

Mqs sot është 5-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mendojmë se vlen të sjellim deklaratën bombastike të para 3 ditëve të kryeministrit H. Thaçi ndaj Brukselit.


Ju e dini se në kohën e Jugosllavisë, shqiptarët i kanë trajtuar si qytetarë të kategorisë së dytë.
Për fat të keq ka ende burokratë në Bruksel, që i trajtojnë shqiptarët me nostalgjinë e Jugosllavisë apo të Titos apo të Serbisë.


Kjo është e vërtetë dhe e them me përgjegjësi të plotë si kryeministër i Republikës së Kosovës, diçka që po e bëj publike dhe që e kam bërë edhe në takime të mbyllura me zyrtarët e Brukselit edhe në Prishtinë edhe në Bruksel ku disa prej jush jeni edhe dëshmitarë.
Prandaj e them se justifikimet e Brukselit janë të pa qëndrueshme dhe të pajustifikueshme për procesin e liberalizmit për Kosovën”.

Problemi i liberalizimit të vizave nuk qëndron në Prishtinë, por tek qëndrimi i padrejtë politik dhe mos uniteti i vendeve të BE-së për sa i përket statusit të Kosovës.

Tash kritere mund të sillen shtesë e shtesë për të justifikuar mosgatishmërinë e tyre për vendim, por edhe këto kritere do të plotësohen në afat rekord.

Në qoftë se vazhdon Brukseli me një politikë të padrejtë ndaj Kosovës, alternativa e vetme e shqiptarëve, është si një shtet i vetëm në Bashkim Evropian.

“Dëshiroj të theksoj se shqiptarët në rajon kanë fituar liberalizimin përmes shteteve të ndryshme dhe kjo e padrejtë, nuk janë 15 muaj, por është një shekull i tërë i padrejtësive, jo me fajin tonë, ju e dini shumë mirë.
Por në anën tjetër gjithashtu duhet të mendohet se nëse vonohet dhe vazhdon të sillet kështu Brukseli, atëherë shqiptarëve nuk ju mbetet tjetër alternativë veç të akomodohen në Bashkimin Evropian më së miri dhe më së lehti si një shtet i vetëm.

Edhe Brukseli më në fund duhet të sillet edhe në atë se çka bëjmë, por nuk duhet të sillet në se kush jemi” Hashim Thaçi

Kosova si zemër e Serbisë është një përrallë që rrëfehet për të përkundur budallenjtë


Shkrimtari i rikthehet me një “sprovë letrare” historisë dhe mitologjisë së këtij vendi të vogël – antik, i trazuar, i harruar nga Europa - që është i tiji: Shqipëria. Për të thuhet se është i errët, lunatik, i humb durimi me budallenjtë. Nuk gënjejnë. Ismail Kadare di edhe të jetë i ngrohtë, i gëzuar, ironik e i këndshëm. Është shpifur rreth tij për një kohë të gjatë, jashtë dhe brenda vendit të tij, është akuzuar dikur (ndonjëherë nga të njëjtët!) për “modernizëm”, për “antisocializëm” dhe pastaj për “nacionalizëm”. Ai u ka ikur gjithmonë kategorive ku e vendosnin. As shkrimtar zyrtar, as disident, sot ai u ka mbyllur gojën të gjithë përndjekësve të tij. Në krah të Philip Roth ose Haruki Murakami në listën e shkrimtarëve kandidatë për ‘Nobel’, Ismail Kadare, 77 vjeç, mbetet një autor i paklasifikueshëm dhe enigmatik. Është një bir Homeri që ka shkruar Iliadën me bojën e Orwell ose Huxley. Vepra e tij – madhështore, paralajmëruese, muzgore, flet për të. Më tepër se 100 libra, ndër të cilët rreth 40 të botuar në frëngjisht – një Komedi Hyjnore në erën e stalinizmit. Thoni Shqipëri dhe mendja ju shkon menjëherë te “Kadare”; shohim të valëvitet shqiponja me dy koka, emblema kombëtare ndërmjet djallit (Enver Hoxha) dhe ikonës (Nënë Tereza). Kadare ka mishëruar, dhe kjo ndonjëherë kundër dëshirës së tij, ndjenjën e fajit të Shqipërisë, skllave dhe zonjë në të njëjtën kohë; Koha nuk i ndan të gjallët nga të vdekurit. Historia është populluar nga fantazma dhe nga krime që i rivizitojnë njerëzit: udhëtohet ndërmjet qiellit dhe tokës – madje dhe nën tokë, sikur Zhyl Verni të kishte njohur Plutonin. Gjithçka fillon nën shi dhe në baltë, gjithçka përfundon me erën, në një vjeshtë të përjetshme, a thua autori u mohon heronjve të tij ëmbëlsinë e një vere. Libri i tij i ri (Mosmarrëveshja, La discorde në frëngjisht, botimet Fayard), është një ese njëherazi kritike dhe satirike, ku ai na rrëfen peripecitë e një kombi të përçmuar nga Europa: Shqipëria. Me këtë rast, ai na priti në shtëpinë e tij, në Quartier Latin, ku jeton që prej vitit 1990.
Frederic Ferney: Si mund të jesh shqiptar?
Ismail Kadare: Sa për këtë, edhe unë vras mendjen! E dini se çfarë shkruante në shekullin II një autor latin, në Nuits attiques: “Në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”
Nuk është shumë e gëzueshme…
Çfarë t’i bësh fatit, atje u linda!
Ju vetë thoni për Shqipërinë: “Është një vend heroiko-absurd”
Dhe përsëri jam treguar modest! Shqiptarët i janë nënshtruar zgjedhës turke dhe gjuha e tyre kombëtare ka qenë e ndaluar për 5 shekuj. Gjatë shekullit XX, ata përjetuan, njëra pas tjetrës, republikën, monarkinë, pushtimin hitleromusolinian, komunizmin stalinist dhe maoist – një nga më të këqijtë që ka ekzistuar ndonjëherë. Shqipëria është një vend me histori të gjatë dhe tradita; qoftë brenda vendit, qoftë me pushtuesit tanë apo me fqinjët që kanë dashur të sillen si të tillë, përballjet për pikëpamjet janë zgjidhur, për një kohë të gjatë, me armë dhe me kufoma të dergjura anëve të ndonjë lumi!
Nga e ka origjinën urrejtja shekullore e serbëve dhe shqiptarëve?
Ah, kjo… fillon që në shekullin VIII dhe IX, kur pushtuesit sllavë, të ardhur nga stepat e Uraleve, ushtruan mbi shqiptarët një trysni që tkurri territoret e tyre. Pati luftëra pa fund. Sllavët pushtuan përkohësisht Kosovën dhe një pjesë të Shqipërisë, pa arritur ta shkatërrojnë këtë vend të vogël që i ndan nga Adriatiku. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët çuditërisht donin të bënin për vete shqiptarët dhe, akoma më e çuditshme, i klasifikuan ndër “racat superiore”. Ata donin që shqiptarët të kishin nën Rajhun e tretë, të njëjtin pozicion si nën Perandorinë Otomane. Ata bashkuan Kosovën me Shqipërinë. Nuk është nevoja t’ua them se nuk na leverdis t’ia dimë për nder Hitlerit këtë bashkim të përkohshëm. Historia e Shqipërisë është e mbrujtur me aleanca të tradhtuara, me pashallarë me koka të prera, mekalorës mizorë, me masakra, me mesha. Çfarë thesari për një autor romanesh! Ndikimi i Perandorisë Otomane në Shqipëri është i pamatshëm, është një trashëgimi tragjike, groteske, burokratike, që at’herë totalitare, që ka rënduar mbi ndërgjegjet dhe ka ravijëzuar mentalitetet më fort se komunizmi. E dini, ka ende nostalgjikë për gjumin e thellë turk! Por, e vërtetë, është një rezervuar mitesh, heronjsh, tradhtarësh. Një thesar për letërsinë shqiptare që kumbon nga thirrjet dhe betimet për besnikëri ndaj Nënës Shqipëri, nga premtimet e ujitjes së saj me gjak, nga këngë të pasionuara ku ëndërrohet çlodhja mbi gjirin e saj. Por të gjitha këto himne të zjarrta, thjeshtmaskojnë realitetin: robërimin, diasporën, mërgimin. Kjo është e kaluara… Posi, vetëm me fjalë! Në shqip, numërojmë nga 2 në 5 në latinisht, më pas në turqisht, më pas në sllavisht, por shifra “1” thuhet njëlloj si para tre mijë vjetësh. Është një gjuhë më e vjetër se gjuha e Homerit.
Si mund ta harrojmë të kaluarën?
Ajo që europianët kanë harruar, është se Shqipëria është një zgjatim mitologjik i Romës dhe Greqisë.
Sot Shqipëria është një republikë parlamentare demokratike dhe përfaqësuese që aspiron të pranohet në Bashkimin Europian, apo jo?
Le të themi: një republikë e ngatërruar dhe e korruptuar, që ëndërron Europën, por që, për fat të keq, komuniteti europian nuk ka pikën e dëshirës për ta pritur krahë hapur.
Kush është ky Skënderbeu që e kërkojnë shumë vende si hero kombëtar dhe që ka ngjallur kaq shumë grindje?
Është pak si Karli i Madh ose Rolandi për ju. Do të më duheshin orë të tëra për të shpjeguar arsyet e qarta ose të errëta të grindjes për këtë përkatësi të lashtë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Druaj se, për një francez do të jetë po aq e paqartë sa luftërat Pikrokroline te Rabelais, ose grindjet midis Gelfëve dhe Gibeli-nëve te Dante. Për shembull, në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, mbajta një ditar (i botuar me titullin Ra ky mort e u pamë, botimet Fayard). Gjithçka filloi nga një shkrim në Le Courrier International, që i dha shkas një polemike të egër në faqet e periodikut nju-jorkez Illyria. Titulli i tij ishte: “Nëna e Skënderbeut ishte sllave”.
Ju vjen për të qeshur?
Kaq mjaftoi për t’i çmendur njerëzit dhe për t’u trajtuar, reciprokisht, si tradhtarë dhe fashistë. Në atë kohë, ishte kulmi i fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbi. Natyrisht, faturën e paguan shqiptarët e Kosovës. Hakmarrja serbe është e papërfytyrueshme: foshnja të shkuara në thikë, gra të përdhunuara, shtëpi të djegura, dëbime masive. Një makth!
Pse serbët treguan kaq tërbim kundër Kosovës?
Pa dyshim, ata donin të hakmerreshin ndaj dënimit të Europës dhe Aleancës Atlantike. Argumenti më i vjetër i propagandës së tyre është se Kosova qenka djepi historik i Serbisë dhe “serbizmit”.
Po si qëndron puna?
Është një përrallë që rrëfehet për të përkundur budallenjtë. Për ta, Kosova është shpirti i pavdekshëm dhe origjina e Serbisë! Për ta, është lugthi ku filloi gjithçka dhe ku do të përfundojë gjithçka; është një kauzë e shenjtë, gjë që, sipas tyre, justifikon kryqëzatat dhe spastrimin etnik. Kosova qenka serbe jo vetëm prej varrezave, manastireve, fshatrave, por për më tepër, Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, qenka edhe ai serb! Më kujtohet në atë kohë, shkrimtari dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Duk Draskoviç, më akuzoi se u isha dorëzuar mirazheve të nacionalizmit shqiptar. Sipas tij, ishte e thjeshtë, unë isha në kampin e atyre që kishin vrarë Arkimedin, kishin djegur Xhordano Brunon dhe torturuar Tommaso Campanella, gjë që, edhe ju e kuptoni, është shumë e tepruar! Kur lexon librat tuaj, historia e Shqipërisë është e mbushur me fantazma, me të rikthyer prej botës tjetër, që në të vërtetë nuk janë larguar kurrë. Përktheu për Mapo: Blerta Hyska

Jo më heshtje për Masakrën e Panaritit


I nderuar Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Gudar Beqiraj,
Për dijeni Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha
Unë që po ju shkruaj nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, quhem Gani Vila. Jam Drejtor i Televizionit te Shqiptareve të Amerikës.
 Arsyet përse shqiptarët në kohëra dhe rrethana të ndryshme janë larguar nga vendlindja tashmë dihen, por të rrallë janë ata shqiptarë në emigracion qe e kane harruar vendlindjen. Ne kete kuadër, si bir i fshatit Panarit te Korçës, mora iniciativën për t’ju drejtuar këtë leter nëpërmjet së cilës ju kërkoj që e ashtuquajtura “Masakra e Panaritit”, por qe ne fakt ka përmasat e genocidit te vërtetë, qe është kryer ne kete krahine dhe ne zonat e tjera përreth nga shovinistet greke ne vitit 1914-te te zere vendin e duhur si pjese e historisë sonë kombëtare.
Qeveria greke e Venizellosit ne kuadër te realizimit te ëndrrës te Vorio-Epirit, krahas vrasjeve te popullsisë shqiptare ne krahinën e Kolonjës, Përmetit, Korces etj, nëpërmjet ushtrisë se saj dhe te andarteve greke te liruar nga burgu i Kretës, nga data 2 deri ne 10 korrik te vitit 1914, theri si bagëtia, me thika, sëpata e hanxharë 375 gra, burra, pleq dhe fëmijë, dogjën 150 shtëpi si dhe shkaktoi dëme te tjera. Mizoria e këtij genocidi tërhoqi edhe vëmendjen e fuqive te mëdha, saqë Lordi Lamington, me 28 korrik 1914, i bën thirrje qeverise se Anglisë që të reagojë kundra masakrave greke, qe po kryen ne Shqipërinë e Jugut. Po kete dite gazeta prestigjioze “Times” me artikullin e saj “Vendasit e fshatrave te Shqipërisë se Jugut po shuhen nga greket" dënon rende aktin barbar mesjetar te tyre. Ndërsa deklarimet e andartit grek V.K. qe ka qene pjesëmarrës ne Masakrën e Panaritit, jane te llahtarshme kur ai nder te tjera tregon ”nje nënë mbante në dorë një fëmijë me kokë të prerë dhe vazhdonte të kërkonte kokën e djalit. Grave shtatzëna u çahej barku dhe ua nxirrnin foshnjat të gjalla… Ju prisnim duart, ju ndanim kokën me dysh dhe ju nxirrnim trutë, disa gra u përdhunuan dhe pastaj i vranë”.
Edit Durham kur shkruan për Masakrën e Panaritit, ndër të tjera, ajo thotë: ”Grekët edhe sikur te bejne nje shekull pendese s’kanë si t’i lajnë krimet e urryera te atyre javëve.”
Per Masakren e Panaritit ne atë kohe eshte folur e shkruar shume, ka dokumentacione, fakte dhe deshmi nga njerëz te pranishëm. Por eshte i pakuptueshëm qendrimi indiferent i te gjitha qeverive shqiptare dhe regjimeve te kohës që nga viti 1914 deri ne vitin 2012, kur nuk kane përmendur, nuk e kane studiuar dhe analizuar fare seriozisht e zyrtarisht Masakrën e Panaritit, përkundrazi, kane mbjelle dhe stimuluar ndaj saj farën e harresës duke rënë kokë e këmbë preh e lojërave te shovinisteve grekë. Te masakruarit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite te jene pa varre, te injoruar, përdhosur e çuditërisht te fajësuar e harruar. Heshtja ndaj ketij genocidi te papare ngarkon me përgjegjësi veçanërisht qeveritë e mbretit Zog dhe regjimin diktatorial te Enver Hoxhes për qëndrimin injorues, antinjerëzor dhe antikombëtar qe kane mbajtur ndaj fatit te 375 shtetasve shqiptare te masakruar ne vatrat e tyre nga ushtria greke e Venizellosit. Por dhe shteti demokratik i pas vitit 1990 deri tani ka heshtur dhe jo vetëm qe nuk ka bere asgjë për Masakrën e Panaritit, por u ka lënë fushë veprimi agjenturave greke ne Shqipëri.
I nderuar Kryetar i Akademisë se Shkencave të Shqipërisë
Çdo shqiptar, kur te mësojë se ne Fshatin Panarit te Korçës në korrik te vitit 1914 ushtria greke ka kryer këtë genocide duke masakruar, ne shtëpitë e tyre 375 njerëz të pafajshëm, do t’ju dhembe zemra, do te çuditën e do te pyesin se perse nuk është folur me pare për këtë krim te shëmtuar, perse te masakruarit nuk janë respektuar, perse kjo masakër është mbajtur “sekret” ne opinionin shqiptar dhe trajtohet përciptas ne tekstet e historisë se Shqipërisë, perse është minimizuar dhimbja dhe rëndësia e saj ne jetën politike e shoqërore shqiptare.
Përse e masakroi këtë popull të pafajshëm ushtria greke?
Te gjitha këto shqetësime, dhimbje e pyetje kërkojnë përgjigje nga Akademia e Shkencave te Shqipërisë, nga historianet dhe shteti shqiptar.
 Unë vlerësoj shume punën tuaj shkencore si Akademi Shkencash, por ne ribotimin e Historise se Popullit Shqiptar kapitulli 3-te,kur flitet per masakrat dhe genocidin qe greket kane kryer ne vitin 1914,akademiket tuaj,nuk kane hequr apo shtuar asnje presje te tekstit te Historisë se Vjetër te regjimit komunist, kur shkruhet per Masakrën e Panaritit. Ndaj ky veprim me indinjon pa mase dhe kërkoj qe historia e Masakrës se Panaritit t’i behet e ditur me intimitet gjithë popullit, pasi eshte masakra me e madhe ne tere kohërat e historise se shqiptareve dhe ne kuadër të 100-Vjetorit te Pavarësisë se Shqipërisë, Masakres se Panaritit t’i jepet vendi qe meriton ne Historine e Popullit Shqiptar.
Ne këtë mënyrë, historiografia dhe shteti shqiptar do te korrigjojnë një gabim te madh historik e shoqëror dhe ne pasardhësit e tyre do te kemi mundësi te përulemi me respekt dhe te vendosim lule ne vendin ku do te caktohet memoriali ne kujtim te të masakruarve, me synim qe ne 100-vjetorin e Genocidit (Masakrës se Panaritit), ne Korrik te vitit 1914, përkujtimi te behet nga Shteti shqiptar.
Skenari (sekret) i përgatitur nga shovinistet greke ne Athine, Genocid për Pastrim Etnik, me legjendën:
 ”Ne masakrojmë, faturën e krimit ta paguajnë shqiptarët” u realizua dhe u maskua nga dinakëria greke për një shekull me sukses.
Ka ardhur koha qe shtetit e popullit grek, shteti shqiptar t’ia u thotë publikisht se paraardhësit e tyre, te inkuadruar ne formacionet e ushtrisë se Jorgji Zografti (ish-Ministër i Punëve te Jashtme te Greqisë), kane kryer masakrën e Panarit te cilët, megjithëse kane kaluar 98 vjet, nuk kane kërkuar akoma te paktën falje. Ndaj duhet te demaskohen ne organizmat ndërkombëtare dhe te paditen para drejtësisë ne gjykatën e Hagës për Gjenocid.
I nderuar Kryetar i Akademisë te Shkencave te Shqipërisë
Por me gjithë këto kontribute e merita qe ka dhënë populli i Panaritit është lënë ne harrese. Është e pabesueshme qe edhe sot e kësaj dite shteti shqiptar nuk ka çuar rrugën automobilistike dhe nuk ka bere asnje lloj investimi per te përmirësuar sado pak jeten e ketyre banoreve.
I nderuar Kryetar,
Eshte ne nderin tuaj, te institucionit qe ju drejtoni si dhe te Qeverise Shqiptare qe te merrni ne konsiderate kete kërkesë, se “Masakrën e Panaritit “do ta vendosni ne vendin qe i takon ne Historinë e Popullit Shqiptar që përfundimisht 375 te masakruarit te kenë më së fundi një memorial dhe një ditë përkujtimore.
Me respekt dhe konsideratë të lartë
Gani Vila
Drejtor i Televizionit te Shqiptareve te Amerikës.
 USA Miçigan, 3 shtator 2012
Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=28317

Djalli fshihet në qytetin rus Chelyabinsk

Sepse në qytetin rus ra pjesa më e madhe e meteorit 40 tonësh duke plagosur afro 1200 persona.

Rënia e këtij meteori ka nxitur një kërkim për të gjetur copat e tij, që mendohet se vlejnë së paku 10 mijë euro.

Po ç'lidhje ka Djalli me meteorin?
Këtë do mund ta kuptoni duke lexuar suren 67:5 nga Kurani

Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh. http://www.muslimaccess.com/quraan/arabic/067.asp

Shkroi: Stop Injorancës !

Ëndrra më e shpeshtë? Të tradhtosh partnerin

Ju ka ndodhur ndonjëherë të shihni një ëndërr duke tradhtuar partnerin? Me sa duket, kjo është një ëndërr mjaft e shpeshtë dhe shpesh profetike.

Ekspertët e një agjencie takimesh në Itali kanë bërë një sondazh, për të gjetur lidhjen mes tradhtisë në jetën reale dhe asaj në ëndërr. Rreth 57% e të anketuarve thanë se kishin ëndërruar tradhtinë e partnerit para se ta tradhtonin në realitet.
Sipas studimit, kjo është një simptomë e mungesës së bashkëpunimit në çift dhe jo një dëshire seksuale e kufizuar ndaj një personi të caktuar.

Rreth 42% e atyre që dhanë këtë përgjigje, kanë deklaruar gjithashtu se kjo fantazi kishte si protagonist të saj një person të panjohur. Pjesa e mbetur, 15%, tha se kishte ëndërruar duke tradhtuar partnerin me një mik ose koleg.

Por së bashku me këto të dhëna është edhe një pjesë tjetër e të anketuarve, 28% e atyre që duke e ëndërruar tradhtinë e partnerit, kanë mundur ta tradhtojnë atë edhe në realitet. Në këtë rast, ëndrra mund të interpretohet si një dëshirë e kahershme, e cila më në fund ka gjetur hapësirën për të tradhtuar edhe në realitet.

(er.nu/tg/BalkanWeb)