Legal

Wednesday, January 5, 2011

Në shtëpinë ku lindi shqipja do flitet vetëm maqedonisht

Qeveria maqedonase ka shënuar një tjetër rast të paprecedent nacionalist në dëm të shqiptarëve.
Në shtëpinë muze ku u mbajt Kongresi i Manastirit, që vendosi alfabetin e gjuhës shqipe, do të përdoret si gjuhë zyrtare vetëm maqedonishtja.
Në vendim përfshihet edhe vendosja e emrit të muzeut që i trashëgoi shqiptarëve gjuhën e sotme do të shkruhet me gërma maqedonase. Në fakt vendimi për shpalljen muze të këtij institucioni ishte marrë një vit më parë por u zvarrit pasi pala maqedonase e cilësonte të papranueshme kërkesën shqiptare që në këtë muze të përdoret edhe gjuha shqipe.

“Problemet ishin me statutin e muzeut. Nuk e nënshkruajtën për shkak të përdorimit të gjuhës shqipe, në vulat e muzeut dhe në emrin e muzeut. Tani muzeu do të figurojë vetëm në gjuhën maqedonase sepse nuk jemi 20 përqind në komunën e Manastirit”, deklaroi drejtori i Muzeut të Alfabetit, Gazmend Hoxhaj.

Sipas historianëve shqiptarë në Maqedoni me këtë veprim skandaloz i bëhet edhe një padrejtësi e madhe muzeut të alfabetit.
Problemet që i nxjerrin në vazhdimësi këtij institucioni të shenjtë për shqiptarët, vijnë për shkak edhe të mungesës së interesimit të faktorit politik shqiptar në Shkup, Tiranë e Prishtinë”, shprehet historiani Skënder Hasani.

Dhe sikur të mos mjaftonte padrejtësia maqedonase, muzeu ka nevojë edhe për përkujdesje pasi prej kohësh ndodhet në gjendje të mjerueshme. 

T. Channel

No comments:

Post a Comment

Komenti juaj do të kontrollohet nga një mirëmbajtës dhe më pas do të publikohet. Ju faleminderit!