Showing posts with label Video. Show all posts
Showing posts with label Video. Show all posts

Wednesday, September 25, 2013

Grekët dhe Serbët në planet e tyre të spastrimeve etnike

Ndiqini me vemendje kete dokumentar ne ndare ne 3 video ne YT.

Ato deshmojne hapur per dashurine e grekeve ndaj krimeve makabre te serbeve ne Bosnje apo ne Kosove. Gjithashtu deshmojne per lidhjen dhe ndihmen qe Greqia i ka dhene Serbise ne keto krime dhe Genocide te panjohura ne histori. E ka ndihmuar me ushtare vullnetare, me stresim, me mbeshtjetje financiare apo mjekesore, Greqia ky armik i perbetuar Amerikan, anetar i BE-se qe shkel me te dyja kembet te drejtat e lirive.

Ndiqini keto video te sjella nga Bilderberg !


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=YjtBNL29_gk&feature=channel_page]YouTube - Greek and Serbian Ethnic Cleansing Projects - Part 1[/ame]


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=JssFY6n5jC8&feature=channel]YouTube - Greek and Serbian Ethnic Cleansing Projects - Part 2[/ame]


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=Kul3F3FLqkI&feature=channel]YouTube - Greek and Serbian Ethnic Cleansing Projects - Part 3 !![/ame]

Monday, December 17, 2012

Ju lutem mos e shikoni më për këtë vit, këtë video, që të shpëtojmë botën!


Kështu kohëve të fundit në internet qarkullon një histori që thotë se kënga “Gangam Style” hiti i këngëtarit korean PSY është një shenjë e sigurt për fundin e

botës.
Njëra nga profecitë e famshme të Nostradamus thotë: “Një mëngjes të qetë, do të vij fundi, kur në një kalë që kërcet numri i raundeve do të jetë nëntë”.
Për ta shpjeguar parashikimin e Nostradamus është gjithmonë e ndërlikuar, por përpjekja nuk është e keqe.
Pse?
Korea e Jugut është e njohur si vendi i “paqes në mëngjes”, PSY në video ka kalin që kërcet, ndërsa videoklipi i tij në Youtube me shumë mundësi do të arrij tek numri me nëntë rrathë (zero), afërsisht 1 miliard shikime.
Sidoqoftë, flitet se videoklipi këtë shifër do ta arrij fiks më 21.12.2012, duke u bazuar në parashikimet e sektit Maya dhe kalendarit të tyre, që këtë datë e parashohin si ditën e fundit të botës. (Shqipmedia)

Monday, December 14, 2009

Origjina e vërtetë e keltëve ?

Një prej popujve më misteriozë të Perëndimit mban me vete një histori të vërtetë antike. Analizat gjuhësore na risjellin një epokë të lashtë në zemër të Azisë: por nga vijnë me të vërtetë keltët?

Nëse sot mendojmë për keltët, imazhet që na vijnë në mendje janë të shumta. Janë keltët, galezët në stilin Asterix, është kelt William Wallace, skocezi i Braveheart-it, filmit të Mel Gibsonit; janë keltë të gjithë irlandezët të emigruar nëpër botë, që festojnë San Patrizion, duke lyer me jeshile qytetin që kanë "kolonizuar".



Kultura kelte është e pranishme në muzikën e mrekullueshme të Enia, Loreena McKennitt dhe të tjerë artistë të Ner Age; është e pranishme në romanet fantastikë; nga "Zotëria i unazave" e në vijim; në një farë kuptimi një misticizëm i krishterë, shumë larg mentalitetit romano-vatikan; është i pranishëm në të gjitha ato gjuhë dhe dialekte europiane, por jo vetëm që kanë patur një lidhje me këtë kulturë mijëravjeçare.

Në fakt, duket që gjysma e botës ka mbetur kelte dhe ndoshta është pikërisht kështu. Nëse hedhim shikimin nga hisoria, mund të mendohet sesi Perandoria Romake përpara dhe më pas pushtimet barbare kanë shkatërruar thelbin tradicional e origjinal të shumë shteteve europiane. Realiteti në fakt nuk është ky; tradita dhe koncepte magjike dhe antike ndër mijëra vite kanë mbetur të paprekura në shumë vende të izoluara gjeografikisht.

Keltët zinin përpara mbërritjes së romakëve një rrip territorial që fillon nga ishujt britanikë në Gadishullin Iberik, nga Hungaria në lindje dhe Turqia në juglindje.

Një kolonizim në dukje paqësor, galatët ("pirësit e qumështit" në gjuhën greke) ishin luftëtarë të paepur si dhe bujq e blektorë të mirë dhe nuk ishin imperialistë, në ndryshim me fqinjët e tyre. Zona e ekspansionit kelt ishte e tejmadhe dhe nuk përbënte rrezik, duke injektuar në popujt primitiv autoktonë traditat dhe filozofitë e tyre pa shkatërruar identitetin indigjen.

Duke u nisur, nga teoritë e ndjekura nga shumica e arkeologëve, nga një zonë e vogël e Zvicrës, në Tene dhe menjëherë pas zona gjermane e Hallstatt, keltët u rrënjosën thellësisht në shumë vende europiane, me rezultate të dukshme edhe në ditët e sotme.

Për shembull, lusitanët në Portugali dhe keltiberikët në Spanjë, mbartin traditat e tyre edhe në botën moderne, veçanërisht në jug të dy vendeve iberikë, përveç romanëve, vizigotëve, arabëve dhe kastiljanëve, folklori kelt mbijeton në disa raste i paprekur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për disa zona franceze, si për shembull rajonet në kufi me Gjermaninë, ai i Lorenës de Alcazës ose edhe vetë Provenza në jug të vendit.

Zvicra dhe Austria shfaqin gjurmë kelte në zonat alpine më të thella, të kursyera nga Kalvinizmi i fortë, ndërsa Italia për analogji, ndodh e njëjta gjë në Alpe sesa në Apenine. Në Itali gjurmët kelte janë të pangatërrueshme përsa i përket dialekteve. Emilia Romagna është fortësisht keltike dhe kështu edhe Piemonte, Lombarida dhe pjesë të Toskanës dhe Rajonit të Marche.

Kjo është e shpjegueshme me sasinë e mëdha të tribuve galike të vendosura në veri: taurischi, Leponzi, Insurbi, Senoni dhe Boi përbënin një federatë të fortë aleate të Etruskëve. Por kolonizimi vazhdonte edhe në ish-Jugosllavi: Itria kishte (dhe ka) gjurmë kelte ashtu edhe Panonia dhe Iliria, që i korrespondojnë përkatësisht zonave të Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Hungarisë.

Gjurmë të galezëve ka edhe ne Bullgari, ndërsa Galazia në Turqi është një rajon i krijuar në epokën e tanishme nga mercenarët galë që luftuan për hesap të grekëve dhe që sapo mbaroi lufta vendosën të stacionoheshin në zemër të Gadishullit Anatolik, në një zonë me kulturë të spikatur, e populluar nga popuj të Cimerit dhe Schiti.

E në fakt, në kohërat tona kemi hasur në një emër që është i njohur: kemi hasur Cimmeri dhe Cuma, afër Napolit, vend i të famshmit Antro Trapezoidal, kaq të rëndësishëm për historinë romake si vend i Sibilla Cumana e përshkruar nga poeti Virgjil... Një tip arkitekture me origjinë minoike edhe pse e thënë nga arkeologët e Antros së Sibilit është me shumë mundësi me origjinë greke ose romake.(?)

Përveç kësaj, në udhëtimin tonë kemi zbuluar se si gjurmë të kësaj forme trapezi shfaqen në shumë zona në Tokë dhe të gjitha të lidhura me mistere: nga Piraida e Keopsit në varret etruske, nga arkitektura e Majave në fortesën Inkas në Peru, nga Sardenja e gjigantëve në qytetin e humbur të Ugarit.

Përnjëherë mendja të shkon se si është e mundur që të gjitha këto kultura të vjetra qasnin tipe të njëjta të arkitekturës dhe që lidheshin me atë formë trapezoidale. Çfarë mund të lidhte koloninë Cuma me kulturën Maja, me atë egjyptiane dhe atë Inke?

E gjitha kjo na çon të mendojmë se ka ekzistuar vetëm një qytetërim shumë antik, që ka realizuar të njëjtin tip arkitekture në të gjithë këto vende të botës, një arkitekturë e lidhur edhe me të tjera vepra arkitekturore të shfaqura më së shumti në vendet me kulurë kelte aq sa dhe prekolumbiane: megalitët.

Dhe nëse porta në formë trapezi mund të ketë një shpjegim në dukje sipas nevojës arkitektonike për mbajtjen e traut të tavaneve në ndërtime, nuk interpretohen kështu nga dolmen e menhir, shpesh të dimensioneve dhe të forcave të tilla sipas një qytetërimi teknologjikisht më të avancuar se aktuali! Sigurisht, keltët dhe cimerët mund të na sjellin referenca të vlefshme historike në kërkim të shpjegimeve për këto analogji të pashpjegueshme.

Për ta bërë duhet të nisemi nga etimologjia e emrit të qytetit Cuma dhe nga populli që, sipas shkrimtarëve klasikë, banonte në këto territore përpara ardhjes së kolonive greke. Cuma teorikisht vjen nga greqishtja Kyma, që do të thotë majë, pikë fundore. Në Cuma në të vërtetë ka male të vërteta, të gjithe e dinë që fushat Flegrei kanë kratere vullkanikë të shuar.

Megjithatë, Cuma ishte pjesa e parë e emrit të popullit të emëruar nga grekët Kymamineira, Mineira do të thotë galeri e nëndheshme (nga e cila vjen dhe emri minierë). Kymamineira njiheshin nga studiuesit e historisë si "Cimmeri", citimi antik i të cilit i përket Homerit, tek Odisea, kur tregon për Uliksin, që duke ndjekur instruksionet e magjistares Circe, mbërrin në pyjet e shenjta të Persefonit për të folur me hijen e fatndjellësit Tiresia.

Historiani Strabone i referohet traditës antike, të mbledhur nga Efori, sipas të cilit Liqeni i Avernos, dy hapa nga Cona, ishte origjina e cimerëve, që jetonin në shtëpi të nëndheshme të quajtura Argile dhe të lidhura mes tyre nga korridore.

Për ta rrëfehej që asnjëri nuk shihte diellin dhe jetonin duke gjetur metale dhe duke praktikuar shenjtërimin në vende të shenjta, edhe këto të nëndheshme, aty ku vizitorët shkonin dhe rrëfeheshin tek i ashtuquajuri Orakulli i të vdekurve. Shkrimtari Festo mbështet tezën që cimerët jetonin mes Bajës dhe Cumës, në një zonë të izoluar të fushave Flegrei, në një vend të rrethuar nga male të lartë, që nuk ndriçohej asnjëherë nga dielli, e quajtur "Cimeritë e errëta".

Eshe Plinio tregon që afër Avernos ishte një tempull në një fshat të quajtur Cimmerio, dhe Diodoro Siculo tregon që nga ai fshat shkohej tek Orakulli i të vdekurve. Edhe historiani Nevio prek në rrëfimet e tij Sibilla Cimmerian, që jetonte në një Gropë të Sibillës që ekzistonte realisht në Liqenin e Avernos. Nga këto informacione nxjerrim që cimerët kanë ekzistuar dhe përveç metalurgjisë merreshin edhe me shenjtërime.

Por arkeologjia zyrtare na mëson që cimerët kanë jetuar historikisht vetëm në Azinë e vogël; ishin një degë e fiseve të Scitëve dhe ishin vendosur aty nga fundi i mijëvjeçarit të dytë në fillimet e shekullit të parë para Krishtit, në rajonet e veriut të Detit të Zi, në zonën e Donit dhe stepat e veriut të Kaukazit, duke u shtyrë në jug në Anatolia, prej shekullit VI para Krishtit.

Me një ekonomi të tipit nomad, shquheshin për metalurgë shumë të zotë. Kemi gjetur gjurmë të veprave të tyre në varret e mbretërve, por nuk është gjetur asnjë gjurmë për vendqëndrimet e tyre.

Por çfarë mund të bashkojë, përveç pasionit për punimet me metal, cimerët e Cumës dhe ata të Azisë së Vogël? Bëhet fjalë për të njëjtën popullatë? Dhe çfarë lidhje mund të kenë me keltët?

Përveç disa ndryshimeve të vogla si pasojë e referimit gjeografik, mund të mendohet për një origjinë të përbashkët për të tre popujt, duke mos harruar që galët e Galacisë turke në Azinë e Vogël gjetën një terren kulturor fin, pasi ishte e populluar nga njerëz të gjenezës indoeuropiane dhe cimere.

Strabone pohon që historiani Posidon shprehte që, comerët aziatikë, "... ishin nga natyra gjahtarë dhe vagabondë, duke shtyrë trupat e tyre nga moçali i Meotides dhe për shkak të tyre Bosfori është quajtur Cimerio..". Por cimerët janë quajtur nga Strabone edhe në një mënyrë tjetër si cimbri.

Përveç kësaj, grekët ngatërrojnë shpeshherë e në mënyrë të vazhdueshme keltët, cimbrit dhe cimerët. Cimbrit historikisht konsiderohen si popullata që pushtoi Europën rreth shekullit 113 para Krishtit, duke mbjellë vdekje dhe shkatërrim në territoret e populluara nga galët.

Dështimi i cimbrëve në dyluftimin me trupat romake në Caio Mario, në shekullin 102 para Krishtit, në Aquae Sextiae (sot Aix en Provence, në Francë) nuk arriti të qartësonte origjinën e atij populli. Sipas Artemidoros të Efesit, cimbrit ishin keltët. Plutarku thoshte që sipas gjykimit të tij vinin nga gjeneza kelte-scite.

Erodoti duket se injoronte komplet keltët, duke i quajtur të gjithë "Cimmeri e Diodor Siculo, që pohon që këta njerëz mbanin emrin e cimerëve". Dhe pak më pas i kanë quajtur pcimbri. Cimbrit, pra, duhet të jenë një pjesë e cimerëve të emigruar, rreth shekullit VI para Krishtit, në zonën e Cherconeso Cimbrico.

Sot, nëse shohim emrin e Galisë aktuale është Cumry: galezët sot ashtu si dje, përcaktohen si cymry (në galezen antike do të thotë "patriot", "refugjat" dhe vjen nga emri i dhënë britanikëve që u larguan nga Northumbria dhe nga Cumbria e Saksonëve duke filluar nga shekulli III pas Krishtit).

Cymry vjen nga keltët "cum" dhe "ro", "cumrog" që do të thotë "njerëz të të njëjtit vend". Cimerët, cimbrët e kymaiminierët e Comës kanë një origjinë etimologjike të përbashkët; ashtu si traditat e tyre; janë ekspertë të metalurgjisë, kanë një tendencë të spikatur për galeritë, gropat, minerat; janë nomadë, por kur vendosen diku, jetojnë në qytete të nëndheshme, sipas një tipologjie banesash që të kujton atë të indianëve Anasazë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qytetet e Cappadicias në Turqi, në një zonë të quajtuar Galazia.

Ngjashmëritë gjuhësore tregojnë edhe gjeografikisht shenjën e prezencës së tyre. Kujtojmë rajonin e sipërcituar të Northumbria, në Angli, kujtojmë Cambinë (nga e cila kujtojmë Erën gjeologjike të Cambrianos) emri roman të Galesit, kujtojmë edhe Umbian e Italisë, të banuar nga njerëz me gjenezë kaukaze të pastër, etnikisht, nga Cimerët tek Etruskët, siç pohon historiani Polibio.

Kjo origjinë e përbashkët cimere e popujve të Italisë dhe të gjysmës së Europës, gjen dhe pohime gjuhësore, për faktin që e vetmja gjë e sigurt që bashkon popujt e gjenezës kelte është gjuha. Sipas teorisë më të akredituar, proto-keltët patën origjinë indoeuropiane, sipas të dhënave nga vitet 2900-2400 para Krishtit.

Fakti është që nga këndvështrimi kulturor, keltët vijnë nga e njëjta zonë e Detit të Zi, në të cilën jetonin scitët, cimerët e lashtë dhe kultura kurgan është gjeneza e të gjithë popujve perëndimorë.

Një kulturë që ka origjinën e saj akoma më shumë në perëndim e të mos harrojmë që në vitin 2800 para Krishtit një gjuhë e mistershme indoeuropiane, tokario, flitej në të gjitha vendet e shkretëtirës së Takla Makan, në zonën e bacinit të lumit Tarim, në Sinkiang të Kinës.

Në artikullin tonë mbi Zotat e bardha të Detit të Gobit, kemi cituar në 1978 në Loulan, nga brigjet e Lop Nor, të shumë mumjeve me mish të bardhë e me flokë të kuq, ndjekur nga një zbulim në 2005 i një varri në zonën e Xiahoe me treqind mumje të ngashme që datonin nga 2500 para Krishtit, të cilat të bëjnë të mendosh që ishte shkretëtira e Gobit, vatra e Cimerëve.

Sipas eksploruesit anglez të tetëqindës James Churchward, kryeqyteti i rajonit, Khara Khoto, ishte i lashti Ujgur, qyteti kryesor i Mu-së mitike, të populluar nga burra të zgjuar me lëkurë të bardhë, të njëjtët persona të bardhë që nga Kina, me anije druri, kaluan Oqeanin Pacifik, duke kaluar nga ishujt e Peliponezit, si për shembull Pohnpei dhe Palau. Të njëjtën që influencuan amerikanët duke mbërritur tek Mayjat dhe tek arkitektura e tyre.

Duke u nisur nga sa u tha më sipër, duket qartë që Zotat e bardha që citohen në legjendat kineze, tibetiane dhe indiane si banues të detit që lagte dikur zonën e zënë të shkretëtirës së Gobit, mund të jenë të njëjtit njerëz të bardhë me flokë të kuq që u mitizuan në Amerikën e Jugut.

Peruviani Viracocha, Kukulkani i majave, tregohen si njerëz me lëkurë të bardhë, të lartë në fizikun e tyre, me flokë e mjekër të kuqe dhe veshë të varur të mëdhenj, të njëjtat gjëra që tregonin për fytyrat enigmatike të Moai të ishullit të Pashkës.

Dhe çdo gjë rikthehet: konstruksionet megalite, dolmen dhe menhir të shpërndarë në Pacifik, në Amerikë dhe Europë, në Azi dhe Afrikë: kujtimet e civilizuesve të bardhë, të asociuar me format trapezoidale të arkitekturës së tyre, së fundi ngjashmëria gjuhësore, si shkrimi Rongo-Rongo, i ishullit të Pashkës, identik në ideogramat me ato të popullit të zonës së Indos, edhe ato me origjinë cimmeriketocariote, që jetonin atje (të shkatërruar nga një bombë atomike?) Mohenjo-Daro.

Në mes qëndronjë pasardhësit e këtij populli misterioz, keltët me flokë të kuq dhe lëkurë të bardhë. Sigurisht nuk mund të thuhet që irlandezët, galezët apo skocezet janë gjenetikisht të pastër të gjithë. Përkundrazi, kërkime gjenetike tregojnë që këto popullata dhe disa të tjera europiane kanë përcaktuar një gjurmë kulturore më shumë se një trashëgimi gjenetike mes ish-keltëve të Europës.

Na duhet kështu t'i referohemi një bashkësie traditash, folklori, mentalitetesh kelte-indoeuropiane-cimerike më shumë se për një popull të bashkuar; një federatë njerëzish të ngjashëm por jo identikë, shpesh në rivalitet mes tyre, por të bashkuar nga një shpirt i përbashkët fetar. Dhe ndoshta ky globalizim ante-literam është ajo që sot të gjithë e quajnë Atlantide; një popull që bashkoi të gjithë planetin me kulturën e tij të civilizuar.

Një popull që nuk e ka origjinën vetëm nga një kontinent i humbur në Oqeanin Atlantik, por që në Azi dhe ndoshta në Oqeanin Pacifik ka origjinën e tij origjinale, kaq shumë të kritikuar nga studiuesit.... Mund të themi që nga këto vise vijnë paraardhësit e keltëve?

explorerunivers.com


Megjithatë, për të gjithë ata që kuptojnë anglisht, ndiqni një video shumë interesante të lidhjes mes shqipes dhe gjuhës Kelte
http://www.youtube.com/watch?v=ZCq3FGPAJTs