Showing posts with label Arsimi. Show all posts
Showing posts with label Arsimi. Show all posts

Friday, January 24, 2014

“Shkolla e shqiptarëve”- në Venedik, vatër arsimi dhe kulture e shekullit të XV-të


Në gusht të 1368-ës, "Këshilli i të Dhjetëve" http://it.wikipedia.org/wiki/Consiglio_dei_Dieci , një grup personash të devotshëm, (me siguri me origjinë shqiptare, edhe pse kjo nuk është e specifikuar në dokumente) vendosi të ngrinte një shkollë.
http://www.veneziamuseo.it/TERRA/San_Marco/Maurizio/mau_sn_albanesi.htm

-Është fjala për bashkë vëllazërinë që u quajt "Shkolla e shqiptarëve" (Scuola degli Albanesi), një qendër e rëndësishme e arsimit, artit dhe kulturës shqiptare në Venedik aty nga fillimi i shekullit XVtë.

"Shkolla e shqiptarëve" në Venedik, që u ngrit si ndërtesë më 1368-ën, është i pari institucion arsimor i njohur i shqiptarëve në mërgim dhe Marin Beçikemi i pari mësues shqiptar që njihet deri më sot.
Siç shkruan G. Molneti në "La storia di Venecia nella vita private", “ndër mësuesit e tjerë, këtu punonte edhe Marin Beçikemi, që u quajt thjesht Marin Shkodrani, i cili në fillim të 1500-ës mësonte në Venedik me titullin "Mësues Popullor".
Ai, përpara se të fillonte si mësues në Venedik, më 1503, kishte shërbyer si redaktor i Shkollës Letrare të Raguzës si dhe ambasador i Republikës në Francë dhe në Napoli.
Në këtë bashkëvëllazëri merrnin pjesë edhe artistë e humanistë të dëgjuar me origjinë shqiptare si Leonik Tomeo, Marin Barleti, Viktor Karpaci e Mark Bazaito etj., dijetarë që punuan në gjallërimin e kësaj vatre shqiptare.
Leonik Tomen(1456-1531) erdhi në Venedik më 1504, por ardhja e tij i dha një impuls të ri bashkë vëllazërisë shqiptare."Shkolla e shqiptarëve" ishte për Leonik Tomen një arenë e gjerë veprimi për të punuar në dobi të vendit, për ruajtjen e traditave liridashëse dhe kulturore se sa katedra e filozofisë në Padova, ku ai shërbeu për 8 vjet me radhë.
Në këtë shkollë ishte mësues edhe Marin Barleti, njëri nga figurat kryesore të mendimtarëve tanë të shquar përparimtarë, të shekujve XV dhe XVI. Ai, për nevojat e shkollës shkruan dhe boton "Rrethimin e Shkodrës" më 1504 dhe më 1508, "Historia e Jetës dhe Veprave të Skënderbeut, Princit të Epirotëve". Në parathënien - kushtrim të veprës së parë "Rrethimi i Shkodrës", ai thotë se u vu të shkruajë për Shqipërinë "nga fuqia e dashurisë për atdheun, për të cilin me arsye e me të drejtë, çdo qytetar e ka për detyrë të derdhë edhe gjakun deri në pikën e e fundit të tij".
http://mescarnetsvenitiens.blogspot.com/2010_04_01_archive.html
Në ballin e ndërtesës së kësaj shkolle, ndodhej e vendosur midis dy dritareve, një bazoreliev kushtuar rrethimit të Shkodrës. Kjo është vepër e piktorit me origjinë shqiptare, Viktor Karpacit (1455-1526). Mjediset brenda saj i zbukuroi në afreske piktori tjetër me origjinë shqiptare Mark Bazaiti(1470-1530). Të dy këta artistë, për nevojat e shkollës, punuan edhe si arkitektë e dekoratorë. Elena Gjika(Dora d'Istria), në një letër dërguar Jeronim De Radës më 1866, i shkruan ndër të tjera se "Shqipëria duket gjithandej, nëpër përmendore, nëpër kujtime, nëpër institucione, madje edhe në një shoqatë shqiptare". Motivi kryesor i jetës së këtyre shqiptarëve në këtë komunitet të qëndrueshëm, ishte: "Për nderin dhe lavdinë e Atdheut", motiv ky thellësisht patriotik.

Tani të lindin vetvetiu disa pyetje:

- Këta dijetarë të shquar shqiptarë, ndër kokat më të shquara të kohës së tyre në arenë botërore, nga kush e mësuan shkrimin shqip?

- Kujt i jepnin mësim?

- Ku shkuan librat e tyre, kur bëhet fjalë për një shkollë të shek. të XIV-të? (Meshari i Gjon Buzukut daton i vitit 1555)

P.s Leonik Tomeo ishte i pari që solli në latinisht, shkrimet e Aristotelit nga Greqishtja e Lashtë.
Pra, nga një gjuhë e vdekur si Greqishtja e Lashtë, i rishkroi sërish në një gjuhë tjetër të vdekur siç ishte Latinishtja asokohe, pikërisht një shqiptar.
Për kuriozitet, Nikola Koperniku ka qenë student i tij...

Monday, April 29, 2013

Raporti TRONDITES i BB: 57% e 15- vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë


Dihet se gjendja e arsimit në vendin tonë është në mjerim të plotë, por një raport i Bankës Botërore lëshon alarmin, duke theksuar se të rinjtë në Shqipëri nuk po marrin dot as aftësitë më minimale.

Siç raporton TCH, në raport del një e dhënë tronditëse. 57 përqind e 15- vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë, që nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marra përmes leximit.
Me fjalë të tjera, dinë të lexojnë, por nuk kuptojnë se çfarë kanë lexuar.
Të dhënat bazohen në të famshmin test të Pizës. Shqipëria mban rekordin negativ në Ballkan.
Në raport thuhet se arsimi në Shqipëri është i keqfinancuar në raport me vendet e tjera.
Po ashtu një problem shumë i madh është fakti se shumica e të paarsimuarve nuk kanë mundësi për të gjetur një vend pune.

T. Channel
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=256025&ref=ml

Ese për edukimin

Liria e martesës kufizohet nga disa kushte të përcaktuara me ligj. Këto kushte, të vendosura sot thjesht me marrëveshje, do të jenë - për sa i përket martesës në të ardhmen - të një karakteri shkencor: individë të sëmurë ose ata me shëndet të dobët, do duhet të presin të shërohen ose të marrin veten, me qëllim që të martohen. Individë të dënuar me sëmundje të pashërueshme, të çfarëdo natyre qofshin, nuk ka si ta shohin veten të zhveshur nga një epsh që ndez instinkti, por thjesht do e shohin veten në pamundësi riprodhimi. Do shkoja edhe më tej duke thënë: s'ka pse mos mendohet se një ditë, - falë njohurive shkencore përhapur gjithnjë e më shumë në shkallë të gjerë dhe falë ndjenjës estetike gjithnjë e më të zhvilluar - individët do ndiejnë njëfarë krupe ndaj trupave të dobët dhe se dashuria e tyre do priret vetëm drejt qenieve të fuqishme e të plotësuara, prej nga do mund të dalin fëmijë të fortë. Atëherë do kuptohet përkufizimi i thellë i Bossuet: "Bukuria nuk është gjë tjetër veçse shkëlqimi i shëndetit".

Një tjetër mendim do ndihmojë në krijimin e bukurisë, për sa i përket martesës në të ardhmen. Fëmijët nuk do të jenë më rezultat disi i padëshiruar i një shkujdesjeje ose i një rastësie të çastit: ata do lindin falë një mendimi të peshuar. Duke ndenjur vullnetarisht sterile gjatë dhjetë muajve të vitit, gruaja do mbetet shtatzënë vetëm gjatë muajit shtator ose tetor. Në këtë mënyrë, fëmija do lindë në qershor ose korrik dhe, veç temperaturës së lartë, mund të ndodhin edhe shpërgënjje absurde e mizore që dëmtojnë organizmin dhe deformojnë mishrat. Në të kundërt, lakuriqësia e tij e plotë do të vishet me ajrin e vakët dhe të shëndetshëm, trupi i tij i brishtë do të vijë e do të shëndoshet në mënyrë të natyrshme dhe gjymtyrët e lirshme do njohin elementët e para të bukurisë së ardhshme.

Kalimi i menjëhershëm nga trupi i nënës në temperaturën e jashtme përbën një goditje të ftohti dhe verbim drite që me siguri duhet të jetë për foshnjën një shkak vuajtjesh të forta dhe ndoshta me pasoja të hidhura që ende nuk janë vëzhguar nga afër. Do duhej pra, në çastin e lindjes, të krijohej në dhomë një mjedis i ngrohtë dhe një gjysmë dritë e mugët.


Gruaja që mban një foshnje në barkun e vet duhet të jetojë në një mjedis hijeshie e poezie. Orë të tëra duhet t'i kalojë mes luleve, peizazheve gjithë bukuri ose nëpër muze të artit. Ndjenjat që do i lindin nga shfaqje të tilla para syve do të ndikojnë në bukurinë morale dhe fizike të foshnjës së vet. E kush nuk e ka vënë re bukurinë, shpesh të jashtëzakonshme, të sovraneve dhe princeshave mbretërore? Është rrjedhojë e ndikimit të mjedisit joshës e gjithë aromë ku jetojnë, prej shekujsh, nëna dhe vajza princeshash.


Është për të ardhur keq tek sheh se një vëzhgim shkencor bëhet i padobishëm, kur në të vërtetë, do duhet të kthehej në qëllim praktik. Përpiquni sa të doni të tregoni dobinë e përputhshmërisë së lindjes së fëmijëve me stinën e temperaturave të ngrohta, ata prapëseprapë do vazhdojnë të lindin në çdo kohë dhe askush s'do ta përfillë dobinë e mendimit tuaj.
Fëmijët që lindin në një periudhë të ndryshme nga qershori ose korriku, duhet të rriten lakuriq në një dhomë-serrë ngrohur në minimumin e temperaturës së nevojshme vetëm kur të nxirren në kopsht ose në shëtitje, duhen mbështjellë me copëra jo ngjitur pas trupit.

Fëmija qan dhe bërtet për dy arsye: herë ngaqë ka gjumë a vuan dhe vihet re kollaj duke përdorur këtë ose atë ilaç që i përshtatet, herë ngaqë nuk bën gjë tjetër - falë një instinkti të mrekullueshëm - veçse ushtron zërin e tij. Dhe në këtë rast të fundit duhet lënë të vazhdojë në punë të vet.

Fëmija lihet të luaj përtokë, mbi qilim ose mes barit; luhet me të, ndonjëherë merret në krahë, por duhet bërë kujdes të mos e "mësosh" të ecë. Kam vërejtur shpesh, në të vërtetë, se duke dashur gjoja t'i mësosh të ecin, mbahen më këmbë fëmijë, këmbët e të cilëve janë ende tepër të dobëta për të mbajtur peshën e trupit. Shkoni në një plazh dhe vëreni me kujdes njerëzit që bëjnë banjë: do shihni se shumica i kanë këmbët të harkuara lehtë, dhe ky deformim, pak i kapshëm nga syri, dëmton ecjen drejt dhe të harmonishme. Kur fëmija është në gjendje të ecë, ai shpreh padurimin e tij për ta provuar, nëpërmjet kërcimeve dhe lodrimeve. Përgjithësisht kjo ndodh rreth moshës 18 muajshe.

Fëmija mbahet në krahë me masë, me qëllim që mos t'i lihet kurrsesi për më vonë kënaqësia dhe zakoni i pekuleve. Por sidomos, duhet bërë mjaft kujdes për të mos e mbajtur përherë nga njëra anë, duke i paralizuar një nga dy krahët, siç ndodh në përgjithësi. Ky zakon i dëmshëm është arsyeja që ne jemi pothuaj të gjithë qenie të paplotësuara, duke qenë se krejt shkathtësia dhe krejt aftësia jonë përdoruese qëndrojnë në një dorë të vetme. E megjithatë, është absurde të nxjerrësh përjetë jashtë përdorimi një dorë të shëndetshme; - dhe askush nuk do të na kundërshtojë po të themi se, sikur krahët e lira - që të dyja në lëvizjet e tyre dhe të ushtruara që në moshë të njomë - të ishin të barabarta në forcë, shkrimtari, artisti, artizani sidomos, dhe krejt njerëzit do kishin pasur dobi të madhe.

Fëmija nuk duhet të hajë kurrë bonbone dhe sheqerka të forta. Mendoj - edhe pse mendimi im i formuluar në këtë mënyrë do duket paradoksal - se sheqerkat dëmtojnë zhvillimin e mendjes. Le të kujtojmë faktin e raportit të dhëmbëve me tretjen dhe le të vëzhgojmë te fëmijët dhe adoleshentët rrënimin e sjellë prej papastërtive të sheqerosura në gojën e tyre. Më se një herë më ka rënë në sy se nxënës që kanë dhëmbët në tërësi të deformuar, shoqëruar nga një tretje që nuk është e mirë, dhe kjo nga ana e saj pasuar nga dhimbje koke dhe një rëndesë e mendjes, nxënës, nofullat e të cilëve janë mbushur me vrima dhe kalbësira, ndjekin me një vëmendje më pak të përqendruar studimet e tyre, madje dhe idetë që shprehin i kanë më pak të qarta se të tjerët. Veçse nuk pretendoj se sheqerkat janë të vetmet shkaktare të prishjes së dhëmbëve dhe se pakujdesia nuk luan rol për shumë vetë në këtë mes.
Është e domosdoshme të braktisen traditat e përtacisë dhe të papastërtisë, si dhe t'u mësohet fëmijëve që në moshë të njomë t'i trajtojnë përkujdesjen e imët të gojës e të flokëve, banjat me ujë të ftohtë në mënyrë të përditshme, sportet në natyrë dhe zbatimin e rezultateve të përgjithshme të shkencës higjienike si një domosdoshmëri e dorës së parë, po aq sa puna, ushqimi e gjumi.

Një nga absurditetet e edukimit modern më duket se është rëndësia e tepruar që i jepet gjimnastikës. E kuptoj krejt dobinë e notit, të kanotazhit dhe të ekskursioneve më këmbë; por jam kundër atyre ushtrimeve të programuara në shkolla që kanë të bëjnë me ngjitjen në litar, si majmunë, me përdredhimet në paralele dhe akrobaci të tjera. Këto janë lodra panairesh dhe nuk kanë të bëjnë me shëndetin; madje do shkoja më tej: janë të dëmshme. Lëvizjet e panatyrshme, kur disa të shkretë detyrohen të përkulin trupat, cenojnë harmoninë e organizmit dhe qëllon shpesh të shihen njerëz të zellshëm, të dhënë pas gjimnastikës, të preken nga sëmundje të zemrës ose të tjera sëmundje. Për më tepër, është vërë re tashmë se në shkolla, nxënësit më të shkathët në gjimnastikë janë po ashtu pa ndonjë nivel inteligjence. Dhe nuk është e vështirë për të përcaktuar shkakun: gjimnastika është një akrobaci që nuk i sjell kurrfarë dobie trupit: ajo përzien gjakun, nuk e pastron nëse është i molepsur, nuk e shton nëse është i pamjaftueshëm. Duke qenë se ka lidhje midis ushtrimit në litar dhe trupit njerëzor, askush nuk e mohon më sot nevojën për ushtrime fizike, veçse këtu duhet bërë dallimi midis ushtrimeve dhe përdredhimeve. Mirëpo gjimnastika nuk është tjetër veçse një vazhdimësi përdredhimesh dhe do ishte qesharake për t'i detyruar fëmijët në këtë drejtim. Nxënësi ynë, në të vërtetë nuk ka nevojë veçse për ushtrime pa sforcime të forta, kur tërë trupi vihet në veprim, si noti, që më duket lloji i ushtrimeve të natyrshme të afta për të zhvilluar format harmonishëm.

Një nga detyrat më të vështira të edukimit ka të bëjë me atë që unë do ta quaja pa frikë kundërtrashëgimia. Ashtu sikurse ka kundërhelme, ka në të vërtetë edhe një trajtim psikik për të zbutur ose zhdukur - sipas shkallës së qëndresës që shfaqin - të metat, pasionet ose veset e trashëguara. Po shpjegoj nëpërmjet një shembulli - dhe për të qenë më bindës, nëpërmjet një shembulli vetjak - mënyrën se si e kuptoj unë këtë degë të edukimit.
Duke qenë me një nervozizëm të skajshëm, që më bën të tronditem dhe të vuaj mjaft për shkakun më të vogël, për deri sa e kam një djalë - dhe që është me nënë po ashtu nervoze, - bota e jashtme nuk do të jetë për këtë fëmijë veçse një subjekt trishtimi, zemërimi dhe dhimbjeje. Do më duhet pra, të tregoj kujdesin më të madh për të mos e vënë në prani të papriturash të pakëndshme. Do duhet që kurrfarë përplasje të mos shkaktojë nervozizmin e tij të mundshëm. Nuk mund t'ia plotësojë të gjitha dëshirat, sepse do ta bëja një qenie tekanjoze dhe autoritare, por nga ana tjetër, nuk mund ta kundërshtoj gjer në fund, sepse do të bëhet zemërak. Do të kërkoj me një fjalë të parashikoj krejt nevojat që ka, për t'u dalë përpara. Do të krijoj më në fund rreth tij një mjedis të qetë e të qeshur.
Po ashtu, kur një fëmijë është tepër i ngadaltë, tepër apatik dhe kur kjo mungesë gjallërie dëmton zhvillimin e lirë të intelektit të tij, duhen krijuar me zotësi gjendje troshitëse, jo shumë të forta, duke e vënë mes një mjedisi me veprimtari të gjallë ose duke i treguar ndodhi emocionuese.
Kështu, të ndërgjegjshëm për të metat e tyre dhe të pasioneve të këqija, prindërit do të drejtojnë edukimin e fëmijëve, nisur nga ideja e baraspeshimit dhe e kundërpeshimit.

Për zhvillimin e harmonishëm të mendimit të tij, është e nevojshme në përgjithësi që fëmija të jetojë në një atmosferë përmbajtjeje dhe mirësie. Përpara tij ose përreth tij, kurrfarë zënke, shpërthimi, rrëmbimi, shfaqje të fortë dhimbjeje ose shfaqeje të zhurmshme gëzimi, kurrfarë fjale urrejtjeje ose shpifjeje, as edhe servilizmi. Duhet që mendja e fëmijës të jetë sa më shumë e lirë për t'u lënë vend përshtypjeve, me qëllim që në të të nguliten vetëm idetë falë meditimit.

Fëmijës i mësohet të lexojë e shkruajë rreth moshës pesë vjeçe. Por, a nuk janë leximi dhe shkrimi mjeti për të përftuar e shprehur idetë? Atëherë, a nuk është me të vërtetë absurde që t'i mësohet një fëmije të shkruajë kur nuk ka ende asnjë ide për të shprehur dhe të lexojë kur nuk e ndien nevojën, ndërkohë që truri i tij është i paaftë për të përftuar ide? Le të sjellim pak ndër mend vuajtjet që kemi pësuar gjatë viteve të para të shkollës ose, nëse nuk na kujtohen, le të pyesim vogëlushët që shkojnë pa dëshirë në shkollë, le t'i pyesim me ëmbëlsinë e dhembshurinë e duhur dhe do të marrim një përgjigje me zemër të hapur për torturën që pësojnë ato mendje të njoma. T'u mësojmë të lexojnë e shkruajnë! Po a e kanë shkuar vallë ndonjëherë nëpër mend ata fëmijë të shkretë jo më dobinë, do thosha, po të paktën vetë qëllimin e një pune të tillë? Ata nuk shohin në të veçse një dënim për të vizatuar çdo ditë figura të bezdisshme dhe për të përsëritur fjali të zhveshura nga kuptimi. E lodhin veprimtarinë e tyre cerebrale nëpërmjet përpjekjesh të kota dhe kur arrijnë në moshën e studimeve të thelluara, mendësia e tyre e dobësuar është e pafuqishme për meditim e thellim kuptimi. Në Belgjikë, në vetë nderin e këtij vendi të vogël plot qartësi, është kuptuar gabimi kriminal i të mësuarit të parakohshëm. Të quajtura kopshte fëmijësh, ekzistojnë në krejt Belgjikën shkolla fillore ku arsimi - tërësisht gojor - përzihet me lojërat. Fëmijët shkojnë në to gjer në moshën gjashtë vjeçare. Pak, gati kurrgjë, por prapë është një fillim që meriton të duartrokitet.
Nxënësi im do jetë i tillë që të marrë një arsim gojor, të larmishëm, të qartë dhe zbavitës gjer në moshën tetë vjeçe. Veç atëherë, do të filloj të lexoj para tij përralla, herë prekëse, herë të gëzueshme dhe më vonë, skica historie e filozofie të lehta dhe tërheqëse. Mendja e tij do të kuptojë në mënyrën më mbërthyese fuqinë e fjalës dhe konkretisht se si ato njolla boje të rreshtuara metodikisht në letër janë motori i mendimit njerëzor. Sigurisht, do më thotë herë-herë: "Do të dëshiroja që këto gjëra të bukura t'i ndieja drejtpërdrejt, pa ndihmën e zërit tuaj". Por edhe më tej do t'ia nxis dëshirën për të mësuar: "Prisni, deri sa të keni një mendim më të formuar, deri sa të zotëroni më shumë njohuri, me qëllim që të kuptoni më qartë atë çka do lexoni."
Mosha se kur fëmija duhet të mësojë të lexojë ndryshon sipas zhvillimit të tyre fizik, pjekurisë së parakohshme dhe vendit të lindjes. Në vendet jugore, arsimi i shkruar duhet të nisë përgjithësisht rreth moshës 13 vjeçe dhe në Veri vetëm rreth moshës 15 vjeçe.
I përgatitur në këtë mënyrë, nxënësi im do të mësojë leximin dhe shkrimin brenda një muaji, dhe në gjashtë muaj gramatikën.

Duke qenë se shkrimi e leximi, si të pakuptueshme e të padobishme më herët, nuk do të mësohen para moshës dymbëdhjetë vjeçe. Për arsye diametralisht të kundërt, muzika do të jetë për fëmijën nga mosha gjashtë vjeçe një veprimtari e këndshme, e lehtë, e shpejtë, e përditshme. Ngaqë këtu, çdo shenjë përputhet me një tingull, krejt joshjen e të cilit fëmija do ta ndjejë në mënyrë intuitave, - dhe kur mendja joshet, nuk ndien as lodhje, as ligështim. Për më tepër, muzika do të jetë jo vetëm një ndihmë e madhe për zhvillimin e vetëdijes, dhe rrjedhimisht për formimin e mendimit, por edhe një parathënie në lëçitjen e librave.
Arsimimi gojor do përqendrohet tek shkencat, historia, artet, dhe sidomos tek filozofia. Do të jetë me një fjalë një hyrje praktike drejt studimit të thelluar të krejt shfaqjeve të mendimit njerëzor.
Flitet shpesh për "përkushtim", për edukuesit e parë të rinisë. Ndoshta është një përkushtim disi i pavullnetshëm. Ka të ngjarë që arsimtarët, sikur të ishin ambasadorë a ministra, do t'ua linin të tjerëve radhën për të ushtruar këtë lloj përkushtimi. Nuk kam qëllim të kritikoj arsimtarët, që janë të denjë për të merituar krejt simpatitë; por dua vetëm të them se, në japin mësim, këtë e bëjnë për të fituar bukën e gojës, dhe asgjë më shumë. Mirëpo, është për të ardhur keq kur sheh funksionin e ndritur të edukuesit të njerëzimit të ushtruar nga mercenarë të paditur. Do më copëtohej zemra e do më bëhej plagë sikur të kuptohesha se po shprehkam përbuzje me anë të këtij fjalori, kur, në fakt, arsimtarët janë kaq të shkretë, sa do të ishte mizore t'i dërrmoje edhe më tepër: por unë, thjesht konstatoj. Në një shoqëri të administruar më mirë, funksionet e edukatorit do duhej të ushtroheshin falas, nga njerëz të mendimit. Në gjendjen e sotme, a nuk mund të ngrihet të paktën profesorati në nivelin e duhur, të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme ana materiale e edukatorëve dhe, në të njëjtën kohë, të kërkohet prej tyre një kuptim i tillë i nevojave të fëmijës, një thellim i tillë dhe një larmi e tillë e njohurive, një dashuri aq e zjarrtë dhe një vetëdije aq e qartë e bukurisë së arsimimit sa të jetë e pamundur për askënd që të ketë guximin të marrë përsipër rolin e edukatorit thjesht për një zanat e aq!
Do ta cilësonit torollak kopshtarin që do kultivonte në të njëjtën arë dhe me të njëjtën mënyrë kultivimi si lule, ashtu edhe kaçube, zarzavate e fruta të çdo lloji. Mirëpo në fushën edukimit, ne, në të vërtetë, veprojmë njëlloj si ky kopshtar: të njëjtit rregull, së njëjtës mënyrë arsimimi i nënshtrojmë mijëra e mijëra fëmijë, të gjithë të ndryshëm për nga prirjet trashëguese, mënyra e të konceptuarit të gjërave dhe shëndeti. Filan fëmijë i cili, me përkujdesje të veçantë si ajo bima e brishtë kultivuar në një serrë më vete, do të duhej të ishte bërë ndoshta një mendje e lartë, nuk është veçse një leshko ose një maniak. Për të bërë seriozisht edukimin tërësor të një fëmije, do duhej të vëzhgoheshin (nuk them të mbikëqyreshin) gjestet e tij më të vogla dhe do duhej marrë nga afër me tërë shfaqjet e intelektit të tij foshnjor. Nga ky çast, është më se e qartë se edukimi i parë do duhej t'i jepej fëmijës nga e ëma - dhe kjo domosdoshmëri shoqërohet me krijimin e kurseve të veçanta dhe të detyrueshme për vajzat e reja, ku t'u mësohet seriozisht fiziologjia, higjiena dhe psikologjia e fëmijës, me qëllim që nënat e ardhshme të kenë njohje shumë të qartë dhe shumë konkrete për parimet shkencore të edukimit. Rreth moshës tetë vjeçe, është babai apo vëllai më i madh që do të vazhdojë veprën e filluar nga nëna. Shkollat do të duhej të merreshin vetëm me përfundimin e edukimin nëpërmjet një arsimimi të shkallës së lartë. Natyrisht nuk do t'i jepja jetës konviktore nderin për ta sulmuar. Ato burgje absurde, zymtësia e të cilave nxite te fëmijët ndotjet, ligësinë, spiunimin, egërsinë, janë fidanishte të tuberkulozeve, idiotësive, shthurjeve apo kriminelëve, dhe janë dënuar mjaft për rezultatet që japin.
Shkencat klasifikohen sipas natyrës ose objektit të tyre. Do të ishte me interes të klasifikoheshin shkencat edhe sipas shkallës së lehtësisë për t'i studiuar. Në radhë të parë do të vinte logjika dhe matematikat. Ligjet e mendimi dhe të numrave janë, në të vërtetë, të pandashme nga mendimi njerëzor. Përderisa ka vetëdijen e të qenit, fëmija di të bëjë dallimin e së shumës nga e pakta dhe të zbatojë parimet kontradiktore dhe identifikuese. Duhet pra, nxitur me anë pyetjesh, për të arsyetuar veprimet e tij, për të gjetur shkakun dhe për ta formuluar. Mos prisni të jetë pesëmbëdhjetë vjeç për t'i mësuar gjeometrinë: kur ta thërrisni për herë të parë dhe do vijë drejt jush, do ta pyesni përse nuk erdhi në formë zigzage dhe do t'i shpjegoni vetinë e vijës së drejtë: do të jetë kështu mësimi i tij i parë i gjeometrisë.

Duhet shmangur me kujdesin më të madh për të folur përpara fëmijës për Perëndinë ose kundër saj. Në është për të ardhur keq tek shihen prindër të mbrujnë trurin e një fëmije sipas ëndërrimeve vulgare të tyre fetare, është po ashtu qesharake të shihen të tjerë të shajnë pandërprerë një qenie, për ekzistencën e së cilës thonë se nuk e besojnë. Mendimi i lirë nuk i nënshtrohet kurrfarë sektarizmi, dhe pasioni antifetar, më shumë nga ateizëm, nuk është veçse një religjiozitet zvetënues. Ateizmi është asnjanësia. Pra, nuk do të shqiptohet as fjala Perëndi përpara nxënësit tonë. Në këtë mënyrë, mendimi i tij, i lirë nga çdo ide e paraformuar dhe nga çdo përshtypje paraprake, do të shqyrtojë lirisht, në rrjedhën e studimeve filozofike, vlerën dhe rëndësinë e termit Perëndi.
Për zhvillimin e mendjes së fëmijës dhe për ta përgatitur atë drejt studimesh të thelluara filozofike është e nevojshme t'i ngjallet që nga mosha katër vjeçe shija e të vëzhguarit dhe e të kërkuarit të shkaqeve. Çdo ditë mund t'i parashtrohen një a dy probleme në masën e duhur të mendjes së tij të njomë. Kështu, ndërsa fëmijët e moshës së tij do të ngjisin me zor - nën vështrimin e mërishëm të xhelatëve të diplomuar - kalvarin e gramatikave asnjëherë të kuptuara, nxënësi ynë do shkëlqejë gjithë buzëqeshje tek zgjidh këtë problem të vogël, sa i pavlerë në formë, aq edhe filozofik në përmbajtje, duke qenë se ushtron mendimin.
Nëse një objekt bie nga dora e një vogëlusheje, ajo do hapë gjunjët, duke dashur të mos e lërë të bjerë; por një djalkë, për të njëjtin qëllim, do i bashkojë gjunjët: dhe cila është arsyeja e pa menduar e këtyre dy lëvizjeve të kundërta? Është - do përgjigjet nxënësi ynë pasi e vret mendjen (sa i brishtë është mendimi në këtë moshë!) - se vajza është e veshur me fustan, kurse djali me pantallona të shkurtra!
Metoda analitike që shkon nga e njohura tek e panjohura, nga veprimi te shkaku është sot e vetmja metodë që zbatohet në shkenca. Ngaqë është e vetmja metodë rreptësisht racionale. Dikur, për shembull, psikologjia - duke qenë se parashtrohej hipoteza e shpirtit - kishte të bënte me nxjerrjen nga kjo hipotezë të pasojave prejardhur nga pasojat. Sot, shkenca e psikologjisë, nëpërmjet analizës, vëzhgon faktet, kërkon fakte të tjera që kanë përcaktuar faktet e dhëna, shkon nga shkaku në shkak të shkakut, dhe përpiqet të çmontojë krejt mekanizmin e jetës njerëzore.
Është për të ardhur keq që metoda analitike nuk zbatohet në mësimin e historisë, e cila, edhe ajo nga ana e saj, është një shkencë. Do të ndieja veten mirë duke shpjeguar për shembull mënyrën si e kuptoj unë këtë mësimdhënie.
Më duhet t'i paraqes nxënësit tim historinë e qytetërimit, domethënë gjendjen mendore e shoqërore të njerëzimit përmes shekujve. Nëse do të filloj t'i flas atij për qytetërimin në periudhën më të hershme të historisë, për të zbritur, nëpërmjet një cikli leksionesh, nga lashtësia drejt shekullit tonë, do të ishte një punë e padobishme. Le të mendojmë në të vërtetë, se çfarë sforcimi i madh na duhet për të rikrijuar në kokën tonë një shoqëri diametralisht të kundërt me tonën! Për më tepër, është absurde të presësh që truri i një fëmijë të arrijë të konceptojë një njerëzim, i cili nuk ngjason aspak me atë mes të cilit ai rritet. Por, nëse ia nis duke skicuar tablonë e qytetërimit bashkëkohor, nëse i vë në dukje nxënësit tim institucionet dhe sendet që e rrethojnë, do ta kem më të kollajtë t'i përshkruaj periudhën menjëherë paraprirëse dhe pak e pangjashme nga e jona dhe kështu, - nga dje në sot - ai do ta ketë më të lehtë për të kuptuar tranzicionin dhe gjendjen e një qytetërimi i cili, duke ndryshuar ku këtu, ku atje, ka lindur qytetërimin tonë të sotëm; kur të ketë një kuptim të qartë të njerëzve dhe sendeve që na kanë paraprirë, do t'i bëj të njohur të tjerët paraprirës dhe kështu, pa kapërcime të befta dhe pa zgjidhje vazhdimësie mësimdhënia ime do ngjisë rrjedhën e shekujve: dhe kur të arrij periudhat më të largëta, nxënësi im do ketë vizion të qartë të qytezës antike, në krejt organizmin e vet.
Një tjetër shembull. Duhet t'i shpjegoj nxënësit tim historinë e turqve. Nuk do ta filloj aspak duke i folur për jetën e Ertogrulit, as për marrjen e Kostandinopojës. Do t'i jepja të lexonte në gazeta një nga ato telegrame, tragjike për nga përmbajtja e tyre e shkurtër, që japin lajmin e filan masakre paraprirë nga filan kryengritje. Do t'i paraqisja atëherë çështjen e Orientit; do t'i shpjegoja se ajo shkaktohet nga një çështje tjetër: ajo e kombësive; kombet e ndryshme të Perandorisë Osmane, roli që luajnë; çështje e kombësive u shtrua në Turqi gjatë regjimit të ngathët të sulltani Mahmudit, i cili, përpara regjimit federativ të provincave autonome që ekzistonin në atë kohë në Turqi, parapëlqeu sistemin centralizues, i cili synon të fiksojë vetëm një pikë si qendër të shumë rrathëve ekscentrikë dhe të kalojë zdrukthin e së njëjtit organizim përmbi racat, me prirje të tilla që nuk përputhen aspak; por vetë politika e sulltan Mahmudit, a nuk ishte e përcaktuar nga arsye më të thella? Do të përshkruaja atëherë fuqinë e feudalizmit gjatë sundimeve të mëparshme; do të kërkoja shkaqet e rënies së Perandorisë Osmane dhe, në këtë mënyrë, do zbërtheja krejt historinë e Turqisë.
Të shpjegosh një periudhë të panjohur nëpërmjet një periudhe të njohur, ta nisësh nga historia bashkëkohore për të përfunduar me historinë e lashtësisë më të hershme, ja cila do jetë mësimdhënia racionale e historisë. Kurse sot, historia mësohet së prapthi.

Mësimdhënia e gjuhëve të gjalla është e një dobie praktike të pamohueshme. Në këtë epokë të turbullt, kur struggle of live* cenon deri edhe format e luftës, zotërimi i shumë gjuhëve është për një të mjerë një armë e mirë dhe municion shumë i mirë. Por edukimi është shkencë, ajo e parimeve më të përgjithshme për zhvillimin e plotë të mendimit; dhe çdo shkencë formulon në vetvete parime që nuk mbajnë dhe nuk mund të mbajnë parasysh kohët që përjetohen. Nëse për këtë ose atë parim, provuar si i vërtetë, është i pamundur ose i vështirë zbatimi i tij, përsëri, kjo nuk do të thotë të hiqet dorë nga zbatimi dhe të hidhet poshtë vetë parimi, kur në të vërtetë, duhet zhdukur shkaku që vonon realizimin e tij. Mirëpo, mësimi i gjuhëve të gjalla, edhe pse është shumë i dobishëm, i domosdoshme madje në kohën e sotme, përsëri është i dëmshëm për zhvillimin e lirë të mendimit. Ja përse: Gjuha, është metoda e interpretimit të mendimit. Sa gjuhë ka, aq edhe metoda ka. Veçse, përdorimi i njëkohshëm i dy a më shumë metodave, pavarësisht nga lënda mbi të cilën zbatohen, jep përherë një rezultat të hapërdarë e të çrregullt. Një njeri i cili, në rininë e tij, ka mësuar shumë gjuhë, mund të ketë mendime gjeniale, por prapë, nuk do mendojë asnjëherë qartas. Vështroni nga afër historinë intelektuale të vendeve dygjuhëshe: do gjeni në të ndoshta artistë ose shkrimtarë të mëdhenj, por kurrë një mendimtar të vërtetë. Mund të më kundërshtojnë ndoshta duke më thënë se mësimi në shkolla nuk shkon gjer aty sa të formojë nxënës të aftë për të menduar në gjuhë të huaj. Po atëherë, ky mësim është i panevojshëm, duke qenë se një gjuhë njihet vetëm kur mund të mendohet nëpërmjet saj, dhe është po ashtu i dëmshëm, përderisa e mbingarkon mendjen më kot.
Nxënësi ynë nuk do të mësojë pra asnjë gjuhë të huaj gjer në përfundim të edukimit të tij. Atëherë ai do të udhëtojë, do të vizitojë vende të ndryshme dhe, nëse një popull ngacmon kërshërinë e tij, ai do t'i vihet studimit të gjuhës dhe letërsisë së tij.

Mësimi i profesorit do reshtë - dhe edukimi do të plotësohet nëpërmjet udhëtimeve - kur vetë formimi i mendimit të adoleshentit do të shfaqë krejt rreptësinë e metodës gjatë polemikave dhe kritikave. Dekarti ka vërtetuar se çdo filozofi mbështetet mbi metodën. Dhe qartësia ose verbëria, saktësia ose falsiteti i ideve dhe i mendimeve, qëndrimi ndaj veprimeve të jetës varen shpesh nga metoda e mirë ose e keqe e të menduarit ose thjesht, nga mungesa e çdo lloj metode. Edukimi, me një fjalë, s'është gjë tjetër veçse t'i mësohet fëmijës të veprojë në jetë vetëm pasi të mendojë, të mendojë vetëm pasi të arsyetojë dhe të arsyetojë vetëm metodikisht dhe nëpërmjet një metode të mirë, domethënë shkencore.

* Kjo ese është botuar për herë të parë në gjuhën frënge në Bruksel në vitin 1898 me pseudonimin Trhank Spirobeg. U përkthye nga Fotaq Andrea.
Ballina e broshurës "Ese për edukimin", të botuar për herë të parë nga Faik Konica në gjuhën frënge.

Thursday, April 4, 2013

Leksione pornografie në kolegj, detyrë shtëpie: Shikoni porno

SHBA – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë plasur polemikat pas vendimit të një kolegji në Kaliforni, për të hapur kurse pornografie.

Iniciativa e kolegjit “Pasadena City College” parashikon zhvillimin e leksioneve të mirëfillta që lidhen me pornografinë. Në programin mësimor përfshihen leksione me pornostaret më të njohura, për të interpretuar aspektet historike dhe sociologjike të këtij fenomeni. Detyrat e shtëpisë për studentët? “Shikoni porno”.

Profesori përgjegjës për kursin e leksioneve, Hugo Schwyzer shpjegon se kjo është një mundësi e mirë për studentët, që të kuptojnë diçka më shumë në mënyrë intelektuale në lidhje me pornografinë, që siç shprehet ai, ka një ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën e tyre. Sipas profesorit, në leksione nuk shfaqen video pornografike, pasi kjo është një detyrë shtëpie.

Ndërkohë në SHBA, prindërit e studentëve dhe profesorët e tjerë shprehen kundër zhvillimit të këtyre leksioneve.

(er.nu/BalkanWeb)


Wednesday, March 13, 2013

Pse Finlanda ka sistemin arsimor më të mirë në botë?

Një tabelë e re ndërkombëtare, përpiluar nga EIUP (Economist Intelligence Unit for Pearson) http://thelearningcurve.pearson.com/ ka nxjerrë në studimin e tij Finlandën, si sistemin më të mirë edukativ në botë.Pikët janë përllogaritur duke kombinuar të dhënat e testeve ndërkombëtare sipas BBC http://www.bbc.co.uk/news/education-20498356Për Finlandën kjo nuk është një çudi e madhe. Që kur para 40 viteve ata bën reformën e sistemit të tyre arsimor, Finlanda është rradhitur tek sistemet më të mira në botë. http://www.nytimes.com/2011/12/13/education/from-finland-an-intriguing-school-reform-model.html?src=me&ref=general&_r=0

POR SI E KANE ARRITUR FINLANDEZET KETE?

Shumë thjeshtë - duke shkuar kundër vlerësimit nxitës, të cilin përdor e gjithë bota perëndimore.


Finlandezët nuk shkojnë në shkollë pa mbushur 7-vjeç.

Marrin shumë rrallë detyra shtëpie e bëjnë fare pak provime, derisa të shkojnë 10-vjeç.

Fëmijët nuk marrin asnjë vlerësim për 6 vitet e para të shkollës së tyre.

Bëhet vetëm një test i standartizuar në Finlandë dhe kryhet vetëm në moshën 16-vjeçare.

Të gjithë nxënësit, të zgjuar apo jo, mësojnë të gjithë në të njëjtën klasë.

30% e fëmijëve marrin një ndihmë speciale për 9 vitet e para të mësimit.

Diferenca mes nënësve të mirë dhe atyre jo të mirë, është më e ulta në Europë.

93% e fëmijëve përfundojnë të mesmen dhe 43% e tyre ndjekin shkolla profesionale.

Në fillore nxënësit pushojnë 75 minuta në ditë dhe mësuesit punojnë nga 4 orë në ditë, plus 2 orë studim në fundjavë për zhvillimin e tyre profesional.

Sistemi shkollor është 100% i financuar nga shteti.

Të gjithë mësuesit në Finlandë duhet të kenë një diplomë masteri, e cila gjithashtu është e subvencionuar prej shtetit.

Mësuesit janë të përzgjedhur nga 10% i studentëve më të dalluar.

Paga fillestare për një mësues finlandez niste nga 29 mijë$ në vitin 2008.

Nuk ka asnjë dallim ndër pagat e mësuesve.

Mësuesve ju është dhënë i njëjti status si doktorëve dhe juristëve.
Përktheu: Stop Injorancës !
Burimi i informacionit: http://www.businessinsider.com/finlands-education-system-best-in-world-2012-11?op=1

Monday, February 25, 2013

Kemi studentë që nuk dinë të shkruajnë emrin e tyre


Shkrimi jo korrekt i gjuhës shqipe nga studentët, apo mosdija elementare mbi gjuhën amtare, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje misionin e madh për futjen e gjuhës të paktën si lëndë me zgjedhje në fakultete.  Dhe jo vetëm në profile ku janë të nevojshme njohuritë por edhe në degë të cilat edhe pse nuk e kanë kusht parësor të formimit, e shikojnë të nevojshme rikthimin e leksioneve të gjuhës. Në disa fakultete mësimi i Gjuhës Shqipe do të nisë të futet si kurrikulë semestrin e dytë. Fillimisht si lëndë me zgjedhje. Ndërkohë që për të tjera do të nisë nga praktikimi vitin e ri akademik. Pedagogët janë me duar të lidhura. Ata ia faturojnë të keqen edukimit të mangët në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm. Tezat e provimeve, detyrat e kurseve, janë dëshmia më trishtuese e nivelit të gjuhës shqipe te studentët e sotëm. Alfred Mullaj, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, tha se futja e Gjuhës Shqipe si lëndë me zgjedhje është domosdoshmëri pasi ata nuk dinë të shprehin qartë në të shkruar idetë e tyre. Madje kanë probleme të rënda në formulimin e fjalive. “Duhet të forcohet kërkesa në shkollë të mesme. Por, për momentin për vetë problematikën që kemi duhet të futet si domosdoshmëri në universitet. Duke iu referuar fletëve të provimit, pothuajse gjysma e studentëve nuk dinë të shkruajnë. Ata shkruajnë fjali të ndërtuara jo mirë, kanë probleme me anën kuptimore etj. Mbi bazë të atyre që shkruajnë ne e kuptojmë se cilat janë njohuritë e tyre dhe mangësitë që kanë.”Kjo kategori, përbën pjesën më të madhe të studentëve. Prandaj, këtë vit është parë e domosdoshme që Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe Departamentin e Gjuhës Shqipe, ta merrnin këtë nismë për të hartuar tekstin si edhe për të rishikuar mënyrën se si mund të funksionojë Gjuha Shqipe në fakultete. Shezai Rrokaj, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, informon Gjuha Shqipe do të përfshihet në Fakultetin e Ekonomisë në vitin e ri akademik. Mbetet për t’u parë zgjedhja që do të bëjë Universiteti i Mjekësisë, i cili më herët kishte premtuar që do ta bënte pjesë të kurrikulës së universitetit. Për mësimin e Gjuhës Shqipe do të punësohen pedagogë nga dega e Gjuhësisë. Lënda e re do të njihet si “Kulturë gjuhe”, e cila synon marrjen e rregullave bazë nga studentët. Çdo degë ka një program bazë të gjuhës dhe pjesa tjetër është specifike në përshtatje me degën. Me studentët e juridikut do t’i kushtohet rëndësi e veçantë pikësimit, veç drejtshkrimit. Kjo sepse në fushën e drejtësisë është shumë e rëndësishme çdo shenjë gjuhësore. Mungesa e një presjeje është po aq e rëndësishme sa edhe një fjalë e hequr. Në disa degë të tjera do t’u kushtohet rëndësi modeleve të fjalëformimit dhe pasurisë leksikore të shqipes, që do t’i ndihmojë studentët të shmangin huazimet e tepërta.
Murat Xhulaj
 “Në fletoret e provimeve e shkruajnë emrin me të vogël”
Prof. Dr. Murat Xhulaj, pjesë e senatit të UT-së shprehet se pjesa më e madhe e studentëve nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre. “Unë jam i mendimit që Gjuha Shqipe të futet në Universitet. Po të shohësh fletoret e provimeve edhe emrin e tyre e fillojnë me shkronjë të vogël dhe e përfundojnë me të madhe.” Profesor Xhulaj thekson se kjo situatë duhet të ishte zgjidhur që në sistemin 9-vjeçar ose të mesëm. Ai thekson se të gjithë studentët duhet ta zgjedhin lëndën e Gjuhës Shqipe, sepse edhe ata që janë të mirë kanë nevojë për rifreskim të njohurive bazë. “Nuk e di ku është defekti, por vijnë shumë të dobët. Ata nuk do të bëjnë një kurs të hollësishëm, por duhet ta rikujtojnë. Duhet të forcohen kërkesat për njohjen e gjuhës.”.
Theodhori Karaja
“Gjuha Shqipe, lëndë me detyrim për studentët e Fizikës”
Prof.Dr, Theodhori Karaja, përgjegjës i Departamentit të Fizikës, tha se për studentët e këtij departamenti, Gjuha Shqipe do të futet si lëndë me detyrim.“Ne e kemi planifikuar sipas porosisë së UT –së në lëndët me zgjedhje. Kemi një grup me katër lëndë me zgjedhje, ndër të cilat Gjuhën Shqipe, të cilën ta vendosim me detyrim. Do ta fusim të detyruar për të gjithë studentët, pasi është fjala për një kulturë të përgjithshme që i takon shkollës së mesme dhe ata nuk i kanë njohuritë e mjaftueshme” Kur e pyesim nëse do të ketë efekt futja e saj në kurrikulat e arsimit të lartë, ai thekson se ka besim se futja e gjuhës në universitet do të japë efekte pozitive. Nëpërmjet gjuhës studentët do të marrin kulturën bazë, e cila është detyrim që çdo specialist duhet të dijë të shkruajë. Emanuela Sako - G. Shekulli

Monday, February 4, 2013

Detyrat e nxënësve në internet

Besoj se të gjithëve ju ka rënë rasti nëpërmjet nipërve, mbesave apo edhe fëmijëve tuaj, që këta të fundit t'iu kërkojnë materiale nga interneti, në gjuhë të huaj apo në shqip rreth tematikave të ndryshme. Thjeshtë kërkoni në motorrët e kërkimit dhe merrni informacione nga të tjerët, printojini dhe sillini në klasë si detyrën tuaj.
A ka ndokush prej jush idenë se ku konsiston kjo lloj detyre e kërkuar prej mësuesve?
Mesa jemi të informuar në çdo shkollë ekziston lënda e informatikës ku nxënësit mësojnë si të kërkojnë, kopjojnë e ngjitin informacione?

Atëherë ngrihet pyetja se ç'qëllim ka në vetvete kjo detyrë që ju ngarkohet nxënësve në pjesën më të madhe të lëndëve?
Ti edukojë si të kopjojnë e vjedhin punën e të tjerëve?

Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, November 15, 2012

Brunilda, studentja e Gjuhë-Letërsisë, në vitin 2010-të

Provimi i Brunildës, studente që po diplomohet për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin e Tiranës.

(Më poshtë teksti i fletës së provimit)

Tema: Tiparet poetike të Lasgush Poradecit.


Zgjidhja.

Tiparet që paraqet Lasgushi në Poemën e tij epike janë shumë të interesuara në frymëzimin e shkencës.

Po pse vallë ndodh Kështu, ndoshta ka epitete, metafora, apostrofa të ngjashme me injorancën e Këtij shekulli që po jetojmë. Ha-ha-ha-ha-po-po-po ec aty.
Të bësh provim që s'të hyn në punë s'kam pa pupupu. Kjo petagogia qenka e lezetshme ku s'ka tjetër. Po flasim pak për tiparet e Lasgushit që s'ia kam fare idenë për tiparet e tija, di vetëm Se është një poet inteligjent me mbishkrimi të interësuara, jam fance e tij Po sdi asgjë më shumë vetëm se ai bën Poezit, Vjersha, Drama, Proza po më shumë është i fiksuar në poezi sepse aty nxjerr dmth. shpalos talentin e tij imagjenar në konceptin e pasqyruar të jetës që ka pasur.

Lasgush Poradeci është njeri me tipare

Kjo fletë provimi është skanuar dhe dërguar prej një Pedagogeje të Fakultetit të Gjuhë-Letërsisë, Tiranë.

Thursday, October 18, 2012

Allahu do Kurban, faqen "Stop Injorancës"!

Fotoja e mësipërme është shkëputur nga Libri i Historisë për klasat e 6-a fillore në Kosovë.

Ithtarët islamikë janë hidhëruar me prirjen e historisë për ti trajtuar të vërtetat historike, pa i zbukuruar ato.


Ata këmbëngulin se Lufta ndaj të Pafeve në arenën shqipfolëse, bëhet ende në stad virtual.
Fotoja e mësipërme e shkëputur nga:
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=10151240610790255&set=a.307819580254.193714.306983555254&type=1&theater
Fotoja e mëposhtëme e shkëputur nga:
http://www.facebook.com/MesoPerIslaminn/posts/385722521500585

Shkroi: Stop Injorancës !

Sunday, October 7, 2012

Akademikët djegin gradat shkencore: Sot janë më të rëndësishme teserat e PD-së


Lista e akademikëve, profesorëve dhe profesionistëve që në shenjë revolte dogjën gradat e tyre, të indinjuar nga militantizmi që pushtetit i shtetasit Sali Berisha ka mbushur administratën publike:

Prof. Haktor Veshi,
Prof.Dr. Fadil Daci,
Prof.Dr. Ago Nezho,
Prof.Dr. Beg Musta,
Dr. Ali Coku,
Dr. Polo Cakalli,
Dr. Adriatik Leka,
Master Drini Nezha,
Master Irfan Gjeci.

Ministria e Bujqësisë, kjo kështjellë e korrupsionit, strategjinë për të shkatërruar këtë sektor e nisi nuk shkatërruar tokat, vreshtat, plantacionet, serat, sistemet kulluese dhe vaditëse duke djegur mushkëritë e mjedisit, pyjet.
Këta pushtetarë të korruptuar kanë shkatërruar dijen duke deformuar dhe shpërbërë institucionet kërkimore shkencore dhe duke nëpërkëmbur shkencëtarët.
Ministria e Bujqësisë di të bëjë gjithçka, por vetëm ministrinë nuk e drejton dot, sepse brenda saj ka një staf të paaftë profesionalisht me në krye Genc Rulin, i cili e ka kthyer këtë dikaster në celulë të partisë shtet, ku kriter për punësimin nuk është më diploma, por tesera e partisë demokratike”, deklaroi Ago Nezha.

Më tej Nezha u shpreh më tej se “kjo ministri qëndron në këmbë mbi katër shtylla të fuqishme: Militantizmi, nepotizmi, klientelizmi dhe krahinarizmi.

Kur të vijë dita, që nuk është e largët, këto katër themele do të jenë objektiv i shkatërrimit nga politikat zhvilluese bujqësore të ekspertëve, doktorantëve, profesorëve dhe profesionistëve të sektorit bujqësor që të shumtë janë mbledhur rreth Aleancës KuqeZi.

Tuesday, March 20, 2012

Përhapja e arsimit në Botë - Statistikat e 2011-ës

Harta e mëposhtme, është Harta e Botës, Raport i UNDHP së 2011-tës, e ndarë ndërmjet kriterit të njohjes së "shkrim-këndimit".

Shtetet e shënuara me blu të errët janë shtetet ku mbi 97% e popullsisë së tyre njeh "shkrim e këndim".
Në Europë përjashtim bën vetëm Portugalia, Bosnja si dhe Kosova, të cilat ndodhen pak më poshtë % europiane dhe pikërisht me 90-97%.

Ajo që mund të vini re nga Harta Botërore, është fakti se hemisfera veriore është më e arsimuar sesa hemisfera jugore.

Diçka tjetër që të bën përshtypje është lidhja e pashmangshme e arsimit dhe zhvillimit.
Vendet më të paarsimuara, janë njëkohësisht vendet më të varfra, vendet ku të drejtat e njeriut shkelen më haptazi, vendet me supersticionet më të larta si dhe vendet ku Institucionet fetare janë më të forta dhe përkatësisht: "Amerika e Jugut, Afrika dhe Azia".
Po të vini re me kujdes, përgjithsisht ato vende që kanë qenë de-juro dhe mbeten de-facto koloni të Anglisë apo Francës, kanë mbetur në mjerim...

A është njeriu ai që ndërton shkollën, apo është shkolla ajo që ndërton njeriun? Shkroi: Stop Injorancës

Wednesday, June 8, 2011

Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse...?

Duhet të numërohen me gishtat e dorës ata që nuk kanë menduar ndonjëherë që të kopjojnë! Kjo është e ëprbashkëta, ndërsa ajo që i dallon është fakti se secili ka një metodë të vetën për ta realizuar diçka të tillë. Mënyrat e kopjes sot janë art më vete, kjo për shkak se teknologjia sa vjen dhe zhvillohet dhe jo vetëm thjeshtëzon jetesën e njeriut, por edhe kopjen e studentëve, së fundmi.


Kufja Magnetike


Kjo është një risi në "fushën" e kopjes. Realizohet përmes një kufjeje 2 milimetërshe, e cila vendoset në vesh dhe nuk mundet të shihet me sy të lirë. Fijet e saj vendosen në trup, dhe përbëhen nga një bateri që realizon lidhjen e kufjes me kabllin, mikrofoni dhe fija që lidhet me celularin. Kjo kufje është bërë shpesh herë objekt diskutimi ndër profesorë pasi mbart probleme të ndryshme. Ajo madje mund të ngecë në vesh dhe për ta hequr do duhet ndërhyrja e mjekut ORL. Çmimi i tyre varion nga 3500 - 5000 Lek.


Doktorët konfirmojnë: Ka dhjetëra raste dëmtimesh


Dy doktorë që Shekulli kontaktoi pranë spitalit ORL në Qendrën Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë e konfirmuan lajmin se ditët e fundit, që përkojnë edhe me zhvillimin e provimeve të Maturës, ka patur dhjetëra raste të nxënësve dhe studentëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të përdorimit të kufjeve. Doktorët kërkuan të mos identifikohen. Sipas tyre, kufja "mund të sjellë dëmtime në kanalin e veshit dhe në raste të rralla mund të dëmtojë daullen e veshit e mund të shkaktojë edhe trauma akustike".

Sipas mjekëve, dëmtimet shkaktohen kryesisht nga tentativat që bëjnë studentët për ta hequr vetë kufjen. Për këtë arsye ata këshillojnë nxënësit që të shkojnë më mirë në spital. Atje, metodat janë të ndryshme për heqjen e kufjeve. Përdoret metoda e lavazhit të veshit, ose heqja me magnet e në raste të rralla përdoret anestezi lokale për ta hequr kufjen me një grep të posaçëm.


Kufjet normale të transformuara në kopje


Këto kufje janë normale dhe blihen në çdo dyqan elektronik. Ato ngjiten në dorë dhe sup dhe mund të vihen edhe në vesh.


Kufjet Bluetooth


Përdoren gjërësisht nga shoferët e automjeteve, por studentët kanë filluar t'i përdorin edhe për të kopjuar. Ato nuk kanë lidhje kabllore por lidhen me anë të teknologjisë Bluetooth.


Me anë të mesazheve telefonikë


Kjo arrihet duke marrë mesazhe nga jashtë sallës së provimit të cilat përmbajnë zgjidhjen e pyetjeve. Pyetjet mund të dergohen jashtë me anë të fotos që i bëhet tezës në momentin që merret dhe i dërgohet dikujt jashtë me MMS ose Bluetooth.


Letra të vogla të zvogëluara


Përmbajnë leksione ose shënime të ndryshme. Mund të ngjiten nëpër këmbë, mund të mbulohen me dorë, mund ti fusësh në xhep të pantallonave, ndërsa disa vajza shpesh herë i fusin në pjesën e gjoksit.


Një metodë e lashtë sa vetë shkolla që vazhdon ende...


Ju jeni mësues dhe keni një vajzë përpara që ju e dini se në kofshët e saj ka bërë kopje. Çfarë do bënit?


Më klasikja është kopja spontane në klasë, ku një shok apo shoqe të tregon apo jep ndonjë letër ku të ka shkruajtur një kopje. Dikur një profesor shprehej: "Sikur studentët ta përdornin vetëm gjysmën e vullnetit që kanë për të kopjuar, në lidhje me mësimet atëherë do kishin dalë më të mirët."


Kopja sot nga disa persona shihet si një gjenialitet i individit duke qënë se arrinë të krijojnë mënyra nga më të ndryshme dhe duk përdorur çdo mjet për të kopjuar. Dikur, porn ë fakt edhe sot femrat mund të shkruajnë tek kofshët e tyre formulat dhe leksionet ose nëpër gjoksin e tyre duke vendosur në gjëndje sikleti çdo profesor, pasi për t'i kontrolluar duhet t'u ngresh fustanin ose t'u ulësh bluzën, kështuqë do të ishte një shenjë e turpshme për këdo.


Sot kopjet kanë pësuar edhe ato "Revolucionin Teknologjik" duke u sofistikuar gjithnjë e më shumë dhe duke u bërë gjithnjë e më pak te dukshme.


Por gjithnjë profesorët dhe ata që merren me këto çështje ngrejnë pyetjen sa vlen realisht ajo notë e marrë me kopje? Dhe në fund sa vlen diploma e marrë nga "kopjacët"? Po sikur këta "kopjacë" të jenë diplomuar në mjekësi dhe të punojnë në spitale, apo çfarë do lloj profesioni tjetër, si do jetë shërbimi nga këta persona?


Aq serioz është bërë ky problem për mësuesit sa vetë ministri i Arsimit dhe Shekncës, Myqerem Tafaj u shpreh pak kohë më parë se dikasteri që ai drejton ka ndërmarrë masa të rrepta për ndëshkimin e kujtdo nxënësi apo studenti që kapet me kopje, apo që tenton të kopjojë gjatë provimeve të Maturës.


Sipas tij, në rastet kur kapet dikush me kufje, atëherë atij apo asaj do t'i digjet matura dhe do të detyrohet që të bëjë një vit pushim, për ta ripërsëritur më pas edhe njëherë nga e para Maturën Shtetërore. Vetëm 20 "kopjacë" janë kapur këtë vit në provimet e para të Maturës. Ne pyesim: ky numër kaq i vogël, të ketë lidhje me efikasitetin e masave të ndërmarra nga Ministria e Arsimit, apo të ketë lidhje me sofistikimin e metodave të kopjimit në atë formë që zor se zbulohen...?


"Kampion" i Kopjes


Taulant Muzaka, 22 vjeç, student në vitin e tretë për Ekonomi, tregon për Shekullin: "Kopja është jetë. Kam nga klasa e pestë që nuk kam hapur një libër për ta mësuar. Deri më sot të gjitha provimet i kam marrë falë kopjeve. Unë personalisht preferoj të kopjoj në dy mënyra: ose me anë të celularit duke hedhur në të leksionet ose duke marrë sms nga jashtë, ose me anë të letrave të vogla që përmbajnë leksionet. Të kopjosh duhet zgjuarsi dhe shkathtësi, por nuk është e vështirë ta bësh. Deri më sot nuk jam kapur asnjëherë duke kopjuar në një provim."


Këtë lloj mentaliteti, në fakt, e kanë shumë të rinj sot! Nuk është, për fat të keq, asgjë më shumë kjo se e vërteta e hidhur në të cilën lundron sot sistemi arsimor në Shqipëri.


37 000
Është numri i përafërt i studentëve që morën pjesë në Maturën shtetërore këtë vit.


20
Është numri i atyre që u kapën me kopje, sipas Ministrisë së Arsimit. Vetëm 20... Pse kaq pak...?!


10
Herë më pak është ky numër i kopjacëve të kapur mat, krahasuar me një vit më parë

Shekulli

Monday, April 11, 2011

Në IRJM shqiptarët kanë më shumë xhami se shkolla


Sipas të dhënave të pohuara nga OJQ-ja "Bashkësia Fetare Islame", në IRJM numri i xhamive të kësaj OJQ-je kalon 650 syresh dhe tendenca është në rritje me 3-4 xhami të reja për muaj.
Ndërkohë duke parë të dhënat e shtypit për arsimin shqip në IRJM, rezulton se ka 53 objekte shkollore të arsimit fillor vetëm shqip (nga 356 gjithsej) dhe 36 objekte shkollore arsimit të mesëm vetëm shqip (nga 133 gjithsej) duke lënë jashtë këtu paralelet që janë të përfshira në objekte sllave dhe tendenca është në rënie, ku ka pasur dhe djegie të objekteve.

Në dritë të këtyre vihet re se ndërtimi i shkollave shqipe në IRJM has në pengesa nga më të ndryshmet që fillojnë nga zvarritja ose mosdhënia e lejeve, te vendosja larg qendrave të banuara, te mospagesa e mësueve shqiptarë, te devijimi i nxënësve shqiptarë në shkolla sllave, te mungesa e fondeve, te presioni institucional, policor etj.

Por krejt e kundërta ndodh me ndërtimin e xhamive, të cilat "si për çudi" lejohen të ndërtohen lirisht, madje financohen plot bujari nga të gjitha palët.
Me një shikim të parë vërejmë se ka një ndarje në faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që sjellin 650 xhami arabe përkundër 89 shkollave shqipe. Te faktorët e jashtëm janë natyrisht regjimi pushtues sllav, Turqia, Arabia, Serbia dhe misionet ndërkombëtare. Por ajo që na intereson këtu janë faktorët e brendshëm.

Faktorët e brendshëm ndahen në dy kategori, sipas ndarjes në zona:

1. Mosinteresimi total i qeverive shqiptare të Zonës 1 për arsimin shqip në Zonën 2.
2. Shqiptarët e Zonës 2 kanë financuar dhe vazhdojnë të financojnë ngritjen e xhamive dhe nuk financojnë ngritjen e shkollave shqipe (të cilat presin t'i financojë regjimi pushtues, që është absurde).

Këto janë dy të vërtetat që përbëjnë probleme madhore që askush nuk i përmend dhe që gjithkush mendon se do të zgjidhen vetë.

Mesdimr, Vargmal

Wednesday, January 5, 2011

ISHP: 14 % e adoleshentëve shqiptarë, seks që 13 vjeç

Shuli i portës së hekurt lëviz me orar! Por djali që nuk është më shumë se 15 vjeç, me një zë të trashë dhe trup të hedhur, nuk duron më... "O i....(shan), këtu është burg fare, mua më presin jashtë, ky mban çelësin në xhep".
Roja, një mesoburrë i pjekur qëndron pak më tutje, krejt heshtur dhe bën sikur nuk dëgjoi asgjë. Fundja veshët e tij janë mësuar me fjalorin e rëndë. Hedh edhe një herë sytë përqark me shpresë se e dëgjuan edhe të tjerët dhe këmbëngul në të tijën.
Ndërsa nga krahu tjetër i murit ndodhet një grup vajzash. - "Hë pra, hajde, kalo hekurat po deshe se nuk do të rrimë gjithë ditën të presim", - i thotë njëra prej tyre djalit "të burgosur" brenda nga "kokëfortësia" e rojes që kërkon të zbatojë oraret.
Ky ishte vetëm një episod krejt i shkurtër në pak minuta që qëndrojmë në oborrin e një nga shkollave të mesme në kryeqytet.
Prindërit shqetësohen, por, tashmë, një vajzë që nis aktivitet seksual që në moshë të mitur, apo një djalë që me njërën dorë përqafon të dashurën e me tjetrën thith një cigare, janë realitet.  
Sa të përhapura janë ato që quhen vese të moshës?
Kanë dalë statistika nga Instituti i Shëndetit Publik dhe situata ka tashmë edhe numra.
Vihet re një rritje e fenomenit të kryerjeve të marrëdhënieve seksuale në moshë të mitur, apo përdorimi i pijeve alkoolike, duhanit dhe i drogave të lehta. Madje, edhe në shkollat 9-vjeçare.
Për të kuptuar se çfarë ndodh në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare mjafton një "shëtitje" afër lokaleve të këtyre shkollave. Baret janë plot, duhani është i pranishëm në thuajse çdo tavolinë adoleshentësh, pasi ndryshe konsiderohesh si "jashtë mode".
Dikush mund ta quajë emancipim, një tjetër degjenerim të rrezikshëm, ndërsa duket se logjika më e mirë është që të mendohet për zgjidhjet duke respektuar temperamentin e moshës.
"Ka një konflikt brezash mes prindërve dhe fëmijëve, pasi vetë prindërit në radhë të parë kur flasin me fëmijën e tyre duhet të ndajnë, në se po bisedojnë më një fëmijë apo me një adoleshent",-shprehet psikologia Klodiana Turhani (Psikologe klinike dhe shkollore).
Puna si psikologe në gjimnaz e në shkolla 9-vjeçare, njohja nga afër e psikologjisë së adoleshentëve e kanë bërë që të rendisë me dhjetëra raste të problemeve që shfaqin ata dhe pasojat që kanë pasur.
I ka ndodhur të përballet me shumë probleme të adoleshentëve, që nga ato që në moshën 15 vjeç bie në dashuri dhe kërkon të martohet e deri tek ata që qajnë dhe vuajnë se prindërit nuk i japin lirinë e kërkuar, se ata vetë harrojnë se dikur kanë qenë në të njëjtën moshë. Ankthi i prindërve shqiptarë mbetet veçanërisht seksi në moshë fare të re tek fëmijët e sotëm.
E pyesim psikologen Turhani se çfarë mendim ka mbi raportet seksuale të hershme. - "Kjo varet se si i riu apo e reja e përjeton seksualitetin e vet dhe se sa dëshirë ka të eksplorojë në një marrëdhënie. Hyrja ose të pasurit marrëdhënie seksuale pa qenë i informuar ka problemet e veta. Është e rëndësishme që partneri ose partnerja me të cilin shoqërohesh, të ketë ndjenja, dëshirë dhe të përcjellë besim dhe mbi të gjitha çifti duhet t'i marrë kohë njëri-tjetrit. Vetëm kështu e shoh si proces normal.
Por kur marrëdhënia seksuale kthehet si një objekt që duhet ta konsumojë për të thënë që janë djem ose vajza me eksperiencë, atëherë lind pyetje a flasim këtu për intimitet apo thjesht për konsumim. Kjo e fundit i bën shumë dëm një adoleshenti, - thotë ajo.
Seksi nuk është i vetmi fenomen që streson prindërit e sotëm.
Konsumi i duhanit dhe i alkoolit është një tjetër shqetësim: "...Mendoj se fenomenin e alkoolit nuk duhet ta përgjithësojmë.
Mund të them që në çdo klasë të mesme kemi dy apo tre nxënës që e përfaqësojnë klasën me sjelljet e tyre. Por duhet të jemi të kujdesshëm se adoleshentët e përdorin duhanin apo alkoolin për t'i thënë të tjerëve që ne jemi rritur dhe kërkon të afirmohet dhe t'i afrohet modelit që do t'i ngjajë, - thotë psikologia.


Kontakti seksual
"Pra, ndër moshat 13-15 vjeç në vendin tonë janë gati 14 për qind nxënësve që janë të përfshirë në kontakte seksuale. Kurse në Europë lidhur me kontaktet seksuale të adoleshentëve respektive kemi një incidente që luhatet nga 12% në Sllovaki ne 61% në Groenlande).
Në përgjigje të pyetjes sonë rezulton se 14 % adoleshentë deklarojnë se kanë pasur kontakte seksuale, kemi rreth 7% të tyre që e kanë përdorur kondomin në kontaktin e fundit seksual dhe 7% të tjerë që nuk e kanë përdorur atë".

Duhani
"Janë 24 për qind e nxënësve që kanë tymosur të paktën një herë në jetë, një shifër kjo që nuk është për t'u nënvleftësuar. E themi këtë pasi është një precedent që shumë nga ata që tymosin sikur edhe një herë, janë potencialisht kontingjent për t'iu bashkangjitur radhëve të duhanpirësve.
Shifrat vërtet nuk janë alarmante, pavarësisht një trendi në rritje të tyre, por ajo që duhet të na shqetësojë është një e vërtetë e madhe, e pranuar nga vetë fëmijët gjatë anketimit: Kemi fëmijë të moshës 11 - 15 vjeç që pinë duhan, dhe kjo është problem sa shëndetësor po aq edhe edukativ, sa familjar aq edhe shoqëror, sa aktual po aq edhe perspektiv".

Këshilla

Çfarë duhet të bëjnë mësuesit kur ka nxënës të dashuruar në klasë?
Mos i gjykojnë ata.
Mos bisedojnë privatisht me mësuesit e tjerë rreth këtyre nxënësve
Të bëjnë sikur nuk i vënë re lëvizjet apo ngacmimet e tyre.
Të hapin shpesh tema për t'u debatuar rreth këtyre çështjeve.
E rëndësishme është t'i pranojnë ashtu siç janë.
Po prindërit si duhet të reagojnë?

Të bisedojnë shpesh me fëmijët për dashurinë dhe marrëdhëniet në çift.
Këto tema nuk duhet të konsiderohen tabu.

T'iu tregojnë fëmijëve historitë e tyre më të mira të dashurisë.
E rëndësishme është që fëmijët të kuptojnë anët pozitive të lidhjeve dashurore.
Shpesh herë gjërat nuk funksionojnë siç duam ne, probleme me veten, familjen, miqtë, shkollën apo punën. Herë flasim me dikë, herë heshtim.
Pengesat kapërcehen më lehtë nëse prindërit janë pranë!
Nëse jeni prind mund të sillni në mendje adoleshencën tuaj, apo karakteristikat e fëmijës suaj, nëse jeni adoleshent ju dini shumë gjëra për këtë moshë. Ju prindër duke u bazuar tek eksperiencat e prindërve tuaj me ju, tek ato që keni lexuar apo intuitivisht mund të keni zbatuar disa prej këshillave.

Vetë adoleshentët duhet të jenë bashkëpunues me prindërit, duhet t'i japin atyre mundësinë për t'i kuptuar dhe qëndruar pranë duke pasur parasysh se asnjë ndryshim nuk ndodh pa dëshirën e të dy palëve.
Simptomat e adoleshencës:

Ndryshimet e lehta shpirtërore.
Periudha e mbylljes në vetvete.
Mungesa e qetësisë shpirtërore.
Ndryshimi i oreksit.
Ndryshimi i orarit të gjumit.

Në këtë moshë, te të rinjtë rritet dëshira për të provuar gjëra të reja.
Në këtë periudhë, fëmija ka nevojë të vlerësohet dhe të mbështetet.
Një fëmijë, që nuk e plotëson këtë nevojë në familje, do ta gjejë këtë mbështetje të munguar në shoqëri.

STUDIMI I INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK
SJELLJET E RREZIKSHME; PËRDORIMI I DUHANIT DHE ALKOOLIT NË FËMIJËT E MOSHËS SHKOLLORE.
"Duhanpirja është kërcënimi më i madh për shëndetin në Shqipëri"27) - theksohet në Strategjinë e Shëndetit Publik dhe Promocionit të Shëndetit, duke shpallur kështu një të vërtetë të hidhur, të përbotshme, duke demaskuar një "vrasës legal", që shëtit lirshëm në shoqëri, si edhe duke i rënë "kambanave të alarmit" për sensibilizimin dhe mobilizimin e të gjithë shoqërisë në luftë kundër pasojave të pa riparueshme të këtij "armiku të shëndetit".
Kështu pyetjes "a keni pirë ndonjëherë duhan në jetën tuaj (qoftë edhe një cigare)" nxënësit iu përgjigjën si më poshtë:


Nr Sa shpesh e pini duhanin? Numër %
1 Çdo ditë 34 1%
2 Disa herë në javë, jo çdo ditë 54 2%
3 Më pak se një herë në javë 117 4%
4 Nuk pi duhan 2523 91%
5 Pa përgjigje 55 2%
Kemi fëmijë të moshës 11 - 15 vjeç që pinë duhan, dhe ky është problem sa shëndetësor po aq edhe edukativ, sa familjar aq edhe shoqëror, sa aktual po aq edhe perspektiv. Për këtë arsye edhe përgjigja ndaj këtij problemi duhet të vijë nga strukturat shëndetësore dhe ato edukative, nga familja dhe nga e gjithë shoqëria, përgjigje që duhet dhënë sot, por edhe në vazhdimësi për nesër dhe përgjithmonë.

Shpeshtësia e pirjes Birrë Verë Pije me ngjyrë

Çdo ditë 69 2% 80 3% 134 5%
Çdo javë 163 6% 133 5% 135 5%
Çdo muaj 95 3% 134 5% 69 2%
Rrallë 1114 40% 1093 39% 494 18%
Kurrë 1260 45% 1239 45% 1816 65%
Pa përgjigje 82 3% 104 4% 132 5%

Nga ky këndvështrim nuk bën përjashtim as vendi ynë. Cilat janë shifrat që përfaqësojnë vendin tonë në këtë drejtim ? Pra, siç shihet nga kjo tabelë, niveli i alkolpirjes tek fëmijët e moshës
shkollore në vendin tonë është relativisht i ulët, pothuaj sa shumica e vendeve të tjera europiane që marrin pjesë në studim.
Kështu të dhënat për alkolpirjen javore luhaten në 6% për birrën, 5% për verën dhe 5% për pijet e forta me ngjyrë. Por, pavarësisht kësaj, na duhet të theksojmë se është gjithmonë e rëndësishme të parandalojmë fenomenin pa u bërë ende shqetësim shoqëror, kur ai është në fillimet e veta, dhe jo të presim e të kujtohemi për të, kur ai të jetë shtrirë në gjerësi e në thellësi. Gjykojmë të rëndësishme në këtë aspekt sqarimin e rolit dhe qëndrimit të shoqërisë kundrejt problemeve të tilla sociale tek fëmijët e moshës shkollore.

SJELLJET SEKSUALE; EKSPERIENCA E MARREDHËNIEVE SEKSUALE.

pd_sex_070731_ms.jpg
"Sjellja e shëndetshme seksuale ose mirëqenia seksuale përfshin katër fusha zhvillimi që janë :
- ndjenjat pozitive rreth trupit të dikujt
- ndjenjat e ngritjes dhe dëshirës seksuale
- përfshirja në sjellje seksuale
- dhe për ata që janë përfshirë në marrëdhënie seksuale, praktikimi i
seksit të sigurt".
"...Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që, përfshirja në sjellje seksuale dhe akoma më shumë përfshirja në marrëdhënie seksuale, është një sjellje që shoqërohet me shumë dilema dhe që ka nevojë të vlerësohet e të peshohet gjatë, para se të kryhet. Dhe kjo për shumë arsye. Është një ironi e fatit që shumë vendime për veten, njerëzit detyrohen t'i marrin kur nuk e kanë pjekurinë e duhur për atë që do të bëjnë.

Kështu edhe për përfshirjen në marrëdhënien seksuale, adoleshentët piqen seksualisht dhe kanë dëshira seksuale që në moshë fare të njomë, që kur janë 12-15 vjeç.
Pra, ndër moshat 13-15 vjeç në vendin tonë gati 14% janë të përfshirë në kontakte seksuale dhe një shumicë prej 2369 nxënësish , në 2779 pyetësorë të mbledhur, që nuk e kanë provuar këtë eksperiencë.

Kurse në Europë lidhur me kontaktet seksuale të adoleshentëve respektive kemi një incidencë që luhatet nga 12% në Sllovaki ne 61% në Groenlande). Nisur nga këto të dhëna duhet patjetër të modelojmë punën tonë edukative në drejtim të krijimit të qëndrimeve pozitive dhe sjelljeve të shëndetshme për ata që përfshihen në përvoja të caktuara seksuale.
Ajo që ne këshillojmë dhe tentojmë të edukojmë tek adoleshentët është që, në pamundësi për të spostuar moshën e kontaktit të parë seksual, gjithmonë duhet të përdoren masa mbrojtëse për seks të sigurt.
Në këtë kuptim metoda më e mirë është përdorimi i kondomit apo prezervativit. Sa e njohin dhe sa e përdorin adoleshentët tanë këtë metodë?
Në përgjigje të pyetjes sonë rezulton se në 14% adoleshentë që deklarojnë se kanë pasur kontakte seksuale, kemi rreth 7% të tyre që e kanë përdorur kondomin në kontaktin e fundit seksual dhe 7% të tjerë që nuk e kanë përdorur atë.
Ndaj tentativa jonë për të rritur ndjeshmërinë e brezit të ri për mbrojtjen e shëndetit përmes seksit të sigurt duhet të jetë e vazhdueshme, duhet të përsëritet me të njëjtin intensitet dhe mbi të gjitha, duhet të jetë sa më bindëse dhe sa më shkencore. Vetëm përmes kësaj pune ne do të arrijmë të jemi të suksesshëm tek adoleshentët, duke tentuar të realizojmë ndryshimin e sjelljeve të tyre drejt sjelljeve të shëndetshme - thuhet në studimin e ISHP-së.

Entela Resuli, G. Shekulli

Wednesday, December 15, 2010

Ligji i ri nga MASH, asnjë simbol fetar në shkolla

Mbyllet me ligj beteja e famshme e shamive
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendos ti japë fund polemikave të herëpashershme për mbajtjen apo përdorimin e simboleve fetare në institucionet arsimore publike, të paktën në ato të arsimit parauniversitar.
Në projektligjin e ri për arsimin parauniversitar, Ministria e Arsimit parashikon qartë që asnjë nxënës nuk duhet të paraqitet në shkollë publike me simbole fetare.

Ky përcaktim kategorik në ligj, të paktën përsa i përket arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, duket se do të sheshojë “betejën” mes fesë kryesisht myslimane dhe arsimit, të cilat janë përplasur jo pak herë gjatë këtyre viteve për nxënës apo nxënëse që kërkojnë të vishen me veshje të cilat ua kërkon besimi dhe feja në të cilën ata ose ato aderojnë.

Përplasje të tilla ku nxënësit me mjekër dhe nxënëset me shami apo ferexhe nuk janë lejuar të futen në mësim, ka pasur jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera si Burrel, Durrës etj. Vetëm gjatë 8 viteve të fundit ka pasur 5 raste kur nxënës janë përjashtuar nga shkolla ose nuk janë lejuar që të hyjnë në mësim për shkak të mjekrës dhe të ferexhesë. Në deklarata publike, Ministria e Arsimit ka qenë kategorike në vendimin për të mos lejuar asnjë nxënës që të hyjnë në ambiente arsimore publike me veshje të tilla, por në të gjitha rastet e kontestuara, nxënësit janë lejuar të rikthehen në shkollë vetëm pas reagimit të Komunitetit Mysliman dhe vendimeve të gjykatave, që gjithnjë kanë qenë në të drejtë të tyre. Problematika e ligjeve për arsimin publik të cilat në këtë pikë kanë pasur vend për diskutim, duket se deri më tani, të paktën për njërën palë ka gjetur zgjidhje nga Kushtetuta, e cila edhe pse është ligji themeltar i shtetit, duket se edhe ajo vetë nuk e qartëson konkretisht se deri ku arrijnë të drejtat dhe detyrimet për ushtrimin e fesë në institucionet arsimore publike.

Çfarë parashikon Kushtetuta?Kushtetua e Shqipërisë përcakton në nenin 24 të saj se liria e fesë është e garantuar dhe secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve. Gjithashtu, në këtë nen përcaktohet qartë se askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.

Ligji i vjetër i arsimit parauniversitarNë ligjin nr.7952, datë 21.06.1995 për sistemin arsimor parauniversitar, në nenin 5, specifikohet se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës përgjigjet për realizimin e politikës shtetërore të arsimimit laik, të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Ndërsa në nenin 7 sanksionohet se arsimi parauniversitar publik ka karakter laik. Më tej thuhet se në institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar".

Ligji i ri për arsimin parauniversitar

Në nenin 36 të projektligjit për arsimin parauniversitar përcaktohet qartë se në institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxënësit ose punonjësit e tyre.
Gjithashtu, sipas këtij projektligji, në institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxënësve. Ndërkaq, ndalohet që nxënësit të detyrohen nga punonjësit e institucionit arsimor që të marrin pjesë në veprimtari partiake dhe/ose fetare ose në veprimtari të tjera që nuk janë parashikuar në planin e veprimtarive të institucionit. Ndërsa risia e këtij ligji është ka të bëjë pikërisht me faktin se në ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare.
Kushtetuta

Neni 24
1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar.
2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.
3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.

Ligji i vjetër i arsimit parauniversitar
Neni 5
Ministria e Arsimit dhe Shkences përgjigjet për realizimin e politikës shtetërore të arsimimit laik, të miratuar nga Këshilli I Ministrave.
Neni 7
6.1. Arsimi parauniversitar publik ka karakter laik.
6.2. Në institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar.

Ligji i ri për arsimin parauniversitar
Neni 5
Laiciteti i arsimit parauniversitar
1. Arsimi parauniversitar publik ka karakter laik.
2. Në institucionet arsimore është i ndaluar indoktrinimi fetar.
Neni 36  
1. Në institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxënësit ose punonjësit e tyre.
2. Në institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxënësve.
3. Ndalohet që nxënësit të detyrohen nga punonjësit e institucionit arsimor që të marrin pjesë në veprimtari partiake dhe/ose fetare ose në veprimtari të tjera që nuk janë parashikuar në planin e veprimtarive të institucionit.
4. Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare.

G. Sot

Monday, November 29, 2010

Pedofili në tekstin e Gjuhës së klasës III?

Një tekst i dyshimtë për një pasion gjithashtu të dyshimtë
Teksti i habitshëm në librin e Gjuhës për klasat e treta flet për një "bamirës anglez që fiksohet me një vogëlushe jetime shqiptare 8-vjeçare dhe lahen bashkë në liqenin e Shkodrës"

Shqetësimi i parë ka ardhur nga një grup prindërish që u paraqitën dy javë më parë në redaksinë e "Shekullit" me një tekst të Gjuhës Shqipe në dorë, botim shkollor për klasat e treta. Një prej tyre na kishte shkruar një ditë më parë një e-mail për një tekst me titullin "Tregim për Jehonën e Vogël", ku mes të tjerash shkruante: '...Mua si prind nuk më lë asnjë shije të mirë e gjithë kjo histori...
Minimalisht nuk është aspak një histori që ka vlera edukuese e që e meriton të vendoset në një tekst shkollor. Nuk po ndalem në atë që dallohen shkelje rregulloresh që nuk janë të ligjshme për t'u aplikuar në Shtëpinë e Fëmijës etj., por në këtë tekst, fëmijët lexojnë dhe mësojnë se është normale të dalësh andej-këndej me një të rritur, ndërkohë, që ne u mësojmë fëmijëve tanë të kundërtën dhe sesi shoqërimi me të huaj zakonisht bëhet kur prezent është edhe një anëtar i familjes, ose në rastin e një jetimi, sigurisht dikush nga mbikëqyrësit ligjor..." Në fakt, teksti është së paku i habitshëm në shumë pika. E ndoshta jo vetëm kaq... Flitet për një burrë anglez që sjell ndihma humanitare, por që i ka ngelur keq në mendje Jehona, një jetime shqiptare "me kaçurrela të zeza dhe me sy bojëkafe...". Më poshtë, ai thotë që çdo herë që vinte në Shqipëri "një nga gëzimet e tij ishte takimi me Jehonën", madje, i ka numëruar 19 herët që është takuar me vogëlushen"... E pak më poshtë, burri dhe vajza 8 vjeçe shkojnë bashkë të lahen në liqenin e Shkodrës (!). Aty ky burrë i huaj thotë se "ndjeu një dashuri të madhe..." dhe e mbyll me sigurinë që "të dy e dimë mirë se ç'ka në zemrën e secilit..." Ne folëm gjatë këtyre ditëve me shumë njerëz lidhur me këtë tekst. Me vetë autorët e librit (në tekst thuhet se "Tregimi i Jehonës" është marrë nga një revistë për fëmijë), pastaj me prindër të huaj që jetojnë në Tiranë për të parë si e shihnin ata këtë tekst, me pedagogë dhe autorë tekstesh, me drejtues të Shtëpisë së Fëmijës, me psikologë etj. Mendimet e tyre janë në këtë faqe. Shumica e tyre dhe redaksia mendojnë që një tekst i tillë është shqetësues dhe duhet hequr nga tekstet shkollore, të cilat sigurisht duhet të kenë një nivel shumë më të lartë 'vigjilence' në raste të tilla.


JA TEKSTI I LIBRIT TË "GJUHËS" PËR KLASAT E TRETA
Tregim për Jehonën e vogël
"...Në Shqipëri kam ardhur disa herë si punonjës britanik i ndihmave humanitare. Herën e tretë erdha me një ekip mjekësh anglezë. Plani ynë ishte që të mjekonim disa fëmijë nga "Shtëpia e Fëmijës" në spitalin e madh të Tiranës. Këta fëmijë vuanin nga sëmundje të ndryshme. Ata u operuan prej doktor Sokolit nga Tirana dhe një doktori nga Londra. Tre muaj më pas, kur u ktheva në "Shtëpinë e Fëmijës", pashë se të gjithë fëmijët e kishin marrë veten për mrekulli. Gjatë kësaj vizite unë u njoha me Jehonën. Ajo ishte katër vjeçe, me kaçurrela të zeza dhe me sy bojëkafe. Mendova se ajo ishte vogëlushja më e bukur shqiptare që kisha parë. Çdo herë që vija në Shqipëri për të sjellë ndihma humanitare, një nga gëzimet e mia ishte takimi me Jehonën. Në fillim Jehona mërzitej shumë kur unë ikja, por pak nga pak filloi të mësohej. Tani ajo është tetë vjeçe dhe unë e kam takuar nëntëmbëdhjetë herë. Në udhëtimin tim të fundit unë dhe Jehona dolëm së bashku shëtitje. Ishte një ditë e bukur vere dhe ne shkuam në liqenin e Shkodrës për të notuar. - A di not? - e pyeta. - Sigurisht që di, - m'u përgjigj, - përderisa jam nga Shkodra. Unë dyshova dhe kisha të drejtë. Ajo nuk dinte not dhe rrinte në vendin e cekët të bregut, po unë nuk e ngacmova. E lashë të kënaqej me ujin e liqenit. Më pas hëngrëm drekë me peshk në një anije që ishte restorant lundrues. Nuk mund ta merrni me mend shendin e saj kur po hanim drekë në anije! Në mbrëmje u kthyem në "Shtëpinë e Fëmijës". Kur pashë sytë e saj të mëdhenj, bojëkafe, të përlotur, ndjeva një dashuri të madhe për këtë vajzë shqiptare pa prindër. Ajo më buzëqeshi ëmbël, duke e ditur se unë do të kthehesha përsëri. Dhe vërtet ashtu do të bëj. Miqësia midis meje dhe kësaj vajze jetime nga Shkodra tani është forcuar më tepër se kurrë. Ndonëse asnjëri prej nesh nuk e flet gjuhën e tjetrit, të dy e dimë mirë se ç'ka në zemrën e secilit..."


"Shtëpia e Fëmijës": Nuk është normale
E pyetur se cili ishte opinion i saj në lidhje me këtë tekst shkollor, Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli", Drita Mandreja, shprehet se "Një nga trembëdhjetë standardet që ne duhet të plotësojmë si institucion është edhe ai i sigurisë. Dhe, sipas këtij standardi, nuk mund të ndodhi në realitet që një individ i caktuar ose më saktë një maxhoren si në tregimin që rrëfehet në këtë tekst shkollor, me shtetësi të huaj apo jo, të marrë qoftë për një shëtitje të vetme një fëmije në qoftë se ai nuk ka lidhje farefisnore me të. Dhe nëse kjo ndodh, nuk mund të realizohet pa mbikëqyrjen e edukatorëve, kujdestarëve apo pjesëtarë të tjerë të stafit. Ekziston një formular për largimin me fëmijës së aprovuar nga Shërbimi Social Shtetëror dhe që plotësohet për rastet e largimet me leje pa mbikëqyrje të stafit përkujdesës, vetëm kur ky individ ka lidhje farefisnore me fëmijën. Në këto raste, ai duhet të plotësojë këtë formular, në të cilin merren të dhënat e këtij individi, numri i kartës së identitetit dhe i pasaportës, si dhe numri i tij i telefonit."


Psikologja: Mesazh i paqartë për fëmijët
E pyetur në lidhje me këtë tekst mësimor të klasës së tretë, psikologja Artemisi Shehu, pedagoge në Degën e Psikologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale jep këtë opinion: "Unë nuk e di se cili është qëllimi i vërtetë i autorit të këtij teksti dhe nuk mund të paragjykoj për arsyen e vërtetë që pse e kanë zgjedhur këtë pjesë. Nëse e lexon si histori, pyetja është se çfarë mesazhi do të transmetojë autori i këtij teksti. Mendoj se rregulla kryesore e gramatikës, sintaksës dhe e gjuhës shqipe është që përmes tregimit të transmetojë një vlerë edukative. Kam përshtypjen se një fëmijë i klasës së tretë mund të keqkuptojë vlerën apo mesazhin e këtij tregimi. Një fëmijë 8-9 vjeçar mund të aludojë që nuk ka problem që të krijojë një marrëdhënie me një të panjohur ose pak të njohur dhe mbi të gjitha të një marrëdhënie që jepet e paqartë, sepse në tekst nuk përcaktohet se cili është thelbi apo përfundimi i kësaj marrëdhënie. Pjesa mbyllëse e tregimit "Të dy e dimë mirë se çka në zemrën e njëri-tjetrit" nuk përcakton se çfarë lloj ndjenje kishte lindur midis këtij punonjësi dhe vajzës tetëvjeçare: A është ndjenjë afeksioni, dhembshurie, ngushëllimi... Teksti nuk na e shpjegon këtë. Nga ana tjetër, ideja që i krijohet këtij target grupi ose grupi të caktuar, si ai i fëmijëve të braktisur dhe jetimë, është se ata mund të atashohen në mënyrë të çuditshme te çdokush që i afrohet atyre për t'u përmbushur një nevojë. Si përfundim, nuk mendoj se ky tekst mund t'u transmetojë një vlerë edukative një fëmijë të klasës së tretë përkundrazi të lë në mjegullinë se cili është mesazhi i tij i vërtetë. Ndërkohë që misioni i tekstit të gjuhës shqipe është të transmetojë mesazhe të qarta ku fëmijët të mësojnë rregullat e gjuhës."


Çfarë mendon një prind i huaj që jeton në Shqipëri
Marta Onorato, është italiane, martuar me shtetas shqiptar, ish-punonjëse e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri. Ajo ka dy fëmijë të vegjël dhe jeton e punon në Tiranë prej vitesh. Ia dhamë Martës tekstin me qëllimin për të paralelizuar mendimet e një prindi shqiptar me ato të një prindi të huaj. Ja reagimi i Martës për tekstin: "...Një tekst i tillë, në mënyrë të veçantë, i publikuar në një libër për fëmijë, nuk ka si të mos çudisë një prind që e lexon. Ideja e parë që të vjen në mend është vulnerabiliteti i Jehonës së vogël, jo thjesht si fëmijë por dhe si e privuar nga mbrojtja e prindërve. Nuk përjashtoj që punonjësi i huaj mund të jetë një njeri i mirë me shpirt humanitar dhe ndjenja fisnike në lidhje me vogëlushen. Por pyetja e parë që më lind si prind është: A do ta lejoja unë vajzën time të kalonte larg nga shtëpia, një ditë të tërë me një burrë? Pa asnjë dyshim: jo, kurrë. Një fëmijë, sidomos në rastin në fjalë, që ka nevojë për afeksion dhe për gjëra të bukura si çdo fëmijë tjetër, është sigurisht një i tillë, mjaft i ekspozuar ndaj rreziqeve dhe abuzimeve nga ai që mund të ia përmbush këto kërkesa të natyrshme shpirtërore apo materiale. Por duhet të dimë gjithashtu që pedofilia është një fenomen real për të cilin duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm. Kronikat e ndryshme, kombëtare apo ndërkombëtare janë të mbushura me raste abuzimesh ndaj minorëve deri edhe nga familjarë, miq apo dhe edukatorë. Detyra kryesore e një prindi apo e institucioneve, kur prindërit mungojnë, është ajo e mbrojtjes së fëmijëve dhe parandalimit të abuzimeve të mundshme. Një institucion i tillë si "Shtëpia e fëmijës", për të cilin flitet në tekst, nuk duhet t'i prezantojë fëmijët përballë rreziqesh të tillë. Pyetja e dytë që më vjen në mënd është: a është një fëmijë i moshës 8 vjeç i aftë të lexojë në mënyrë kritike një tekst të tillë? Rreziku më i madh qëndron në faktin se lexuesi i vogël, i njësuar me bashkëmoshataren e tij të tekstit, do të shikojë tek punonjësi i huaj, heroin e tij të aftë të krijojë dhe dhurojë ngjarje speciale. Teksti e ambienton fëmijën me idenë se një adult i huaj për të, mund të bëhet miku i tij, shoqëruesi i tij, duke e bërë kështu të pambrojtur përballë qëllimesh të këqija. Natyrisht, nuk jam e mendimit se një fëmijë duhet rritur i ushqyer me ndjenjën e frikës dhe refuzimit ndaj botës së të rriturve, por kujdesi mbetet një virtyt që duhet mësuar qysh në vegjëli. Ujku, megjithatë ekziston dhe detyra jonë si prindër është që t'i bëjmë të kuptojnë fëmijët tanë se jo rrallë, përtej putrave të bardha dhe një zëri të ëmbël, fshihet diçka tjetër. Si përfundim, jam e mendimit se institucionet kompetente duhet të tregohen më të vëmendshme ndaj teksteve të përfshira në librat e leximit, duke synuar që t'i ambientojnë fëmijët, këta lexues të vegjël, në përputhje me moshën, me kontekstin social në të cilin jetojmë..."


Autorët: Është humanizëm, por do ta heqim në ribotim
Rita Petro dhe Natasha Pepivani, dy autoret veterane të shumë teksteve shkollore, ndihen të befasuara, që teksti i përzgjedhur nga ato mund të merret me të tillë kuptim. "Shtëpia jonë botuese 'Albas' është lider në botimet shkollore. Tekstet rishihen dhe kontrollohen gjithashtu çdo vit. Ka 4 vjet që ky tekst lexohet në çdo shkollë dhe nuk i ka shkuar në mend askujt leximi në këtë mënyrë. Është parë në Ministri, e ka lexuar çdo prind dhe mësues dhe nuk është ankuar asnjë", - thotë Rita Petro. Në mbrojtje të kësaj ideje vihet natyrshëm edhe bashkëautorja Natasha Pepivani. "Një tekst mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Po të kërkosh nëntekste, gjen lloj-lloj, por ky bëhet problem i atij se me çfarë syri i sheh gjërat. Por më duket e padrejtë që një tekst që përcjell humanizëm të përkapet si pedofili", - thotë ajo. Nëse diskuton me to mbi "takimet e memorizuara saktësisht në nëntëmbëdhjetë herë të punonjësit britanik dhe Jehonës së vogël", "ikjen e një fëmije jetim me një të rritur vetëm larg qytetit nga liqeni" etj., ajo shpjegon se "numri nëntëmbëdhjetë është përdorur për të fiksuar te fëmijët më mirë numrat e gjatë dhe të vështirë'. Konkretisht, sipas Petros, punonjësi britanik në tregimin dokumentar vetëm është kujdesur për vajzën me humanizëm. I pyesim autoret se pse ky tekst është marrë "nga një revistë" siç shkruhet dhe a nuk u ka tingëlluar keq statusi i personazhit kur dihet konteksti i organizatës së britanikut David Brown akuzuar dhe dënuar nga gjykata shqiptare për raste pedofilie me fëmijë jetimë dhe të braktisur. Natasha Pepivani e mohon kategorikisht, pasi ajo ka punuar në Ministrinë e Punës dhe ka pasur rastin ta njohë mirë David Brown... "Ne e kemi si strategji që në tekste të fusim edhe shkrime gazetash, revistash për fëmijë, për ta bërë librin të larmishëm. Edhe nga shoqatat humanitare që kanë punuar në Shqipëri. Ndaj e kemi përzgjedhur. Tekstet tona nuk janë të pagabueshme, por 99% peshojnë nga vlerat dhe 1% nga gabimet. Ky është një rast i shkëputur", - thotë Natasha Pepivani, e cila bashkë me Rita Petron kanë të drejtë të ndërhyjnë në 15% të tekstit. "Ta dinim që do të lexohej në këtë mënyrë, do ta kishim bërë jo 'punonjësi britanik', por 'punonjësja britanike' dhe s'krijohej asnjë dyshim", - thotë Rita Petro. E veç kësaj, ato tregohen të gatshme që vitin tjetër, qoftë dhe për një vërejtje të vetme, ta ndryshojnë tekstin e kundërshtuar.


Një tekst i dyshimtë për një pasion gjithashtu të dyshimtë
Ilir Yzeiri Dr. i Shkencave Filologjike
Befasia më e madhe për mua nuk ishte thjesht objekti i këtij teksti, por guximi dhe naiviteti për ta përfshirë në një libër shkollor. Por pse ky tekst është një shfrim gati pervers për një dashuri të pakuptimtë mes një mashkulli mjek ose shpërndarës ndihmash, mosha e të cilit nuk tregohet dhe një vogëlusheje jetime shumë të bukur. Të kuptohemi drejt. Një copë leximi është një tekst. Një tekst, sipas teorive të komunikimit, ka një thënës, një mesazh dhe një marrës. Kur analizojmë një copë letrare duhet të gjejmë në fillim se cili është ai që rrëfen, pra cili është ai që flet. Autorët e librit na thonë që ky tregim është marrë nga një revistë. Menjëherë ne na vjen në mend një fondacion anglez që është marrë me fëmijët jetimë dhe drejtuesit e tij që kanë përfunduar në burg të akuzuar për pedofili. Po ky është konteksti, ose ajo që Benveniste e quante referenti. Lexuesi është në dyshim dhe nuk e di a ta quajë këtë një tregim artistik, pra një trillim apo ta marrë si një reportazh me elemente autobiografike të vërteta. Në të dyja rastet, mesazhi nuk ndryshon, është po ai: nxitja e dashurisë mes një burri që, në këtë rast, është mjek dhe me qenë se mosha nuk tregohet mund të hamendësojmë se është mbi të 25-tat meqenëse ka mbaruar një fakultet, dhe një vajze jetime 8-vjeçare. E dyta, historia është e thjeshtë. Ai ka rënë në dashuri me një vajzë shumë të bukur të shtëpisë së fëmijës dhe dashurinë e tij e vizaton si marrëdhënie mes një çifti normal. Ai e merr vogëlushen dhe shëtit me të në Shkodër. E çon në liqen dhe e zhvesh me rroba banje që të notojë, por ajo nuk di not, pastaj e merr dhe, si një xhentëlmen i vërtetë, i jep një drekë me peshk në një anije lundruese. Harron një detaj, verën, por ne duhet ta marrim me mend vetë, pastaj i flet për Kalanë e Shkodrës dhe në fund ne zbulojmë se vajza e vogël jetime, me emrin Jehonë, nuk flet anglisht dhe tregimi mbyllet: "Ndonëse asnjëri prej nesh nuk e flet gjuhën e tjetrit, të dy e dimë mirë se ç'ka në zemrën e secilit". Si duhet t'ua shpjegojë mësuesja fëmijëve të klasës së tretë, këtë marrëdhënie mes një mjeku anglez dhe një vajze shumë të bukur jetime? Kështu siç është vizatuar kjo marrëdhënie në këtë tekst, të gjithë mendojnë se këtu nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje tjetër mes këtyre të dyve veç pasionit dhe simpatisë së thellë që mjeku provon për një fëmijë. Detajet dhe fjalët kyç janë sytë e bukur të vajzës, pra bukuria e saj dhe pasioni i mjekut anglez. Veprimi i këtij tregimi ndërtohet vetëm mbi pasionin e verbër të një burri me një vajzë jetime.
A thua mund ta quajmë miqësi?
Dhe e fundit, a do të pranonin autorët që kanë lejuar botimin e këtij teksti që ta nisnin vajzën e tyre 8 vjeçe në një shëtitje me një burrë anglez që do t'i jepte dhe një drekë me peshk në një anije lundruese?! Përgjigjja mund të jetë se ky është trillim. Po është trillim në kuptimin që një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur, por ky tekst është një reportazh i shëmtuar për një pasion pervers si pedofilia. Të duket sikur edhe emri i vajzës - Jehonë - është gjetur nga autori i ashtuquajtur anglez, që të përhapë një sëmundje të pështirë te një brez i brishtë dhe i pambrojtur. Nyja lidhëse e mjekut me vajzën në tregim është bukuria e vajzës. Pra, ne do të pranonim një miqësi të një të huaji me një vajzë shqiptare, në rastet kur ajo ishte e verbër apo e vuajtur, e sëmurë apo e drobitur dhe ky engjëll vjen e i ndryshon jetën.

Mirëpo, këtu, ai vjen për tjetër punë dhe sapo e sheh jetimen me flokë kaçurrela dhe me sy bojë kafe thotë se është fëmija më i bukur shqiptar dhe pas kësaj vjen dhe e takon edhe 19 herë të tjera. Pra, pasioni i tij për të është pasion që ka lindur nga bukuria, është joshje dhe pas çdo joshjeje fshihet edhe pasioni për ta shijuar, ose për ta realizuar...


Flona Demollari, G. Shekulli