Friday, November 27, 2009

Thënie për politikën !

Nuk ka më komunist se ish-komunisti, që lufton komunizmin. Valsav Havel


"Ç'fat për sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë!"Adolf Hitler




"Ju mundet të jetoni fare mirë edhe në Shqipëri..., po të jeni pushtetarë".

"Votoni për njeriun që premton më pak, sepse ai do t'iu zhgënjejë më pak". Bernard Baruh

"Mos e merrni me frikë kur ju japin të qeverisni një popull, nuk e merrni me mend sa pak mend duhet për ta qeverisur".

"Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër".Ronald Regan

"Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta".Stenlej Kabrik

"Ai që është në pozitë të lartë, asnjëherë s'mund ta dijë vuajtjen e popullit, sepse e pengon mendjelartësia".

"Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë".Xhejms Buhanan (Abraham Linkolnit)

"Sikur të isha zgjedhur përsëri president, jam i sigurt që nuk do të kisha jetuar më shumë se një vit".Xhon Adams

"Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet". Harri S. Truman

"Presidenti harxhon më shumë kohë për të puthur njerëzit në faqe, me qëllim që t'i bëjë ata të bëjnë atë që duhet të bëjnë, pa i puthur".Harri S. Truman

"Ju mund ta mësoni gjithnjë të vërtetën nga një burrë shteti amerikan, pasi ka kaluar të 70-at, ose shpresat për president".Uendell Filips

"Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti".Dejvid Llojd Xhorxh

"Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë".Nikita Hrushov

O Perëndi! Më shpëto nga miqtë e mi, nga armiqtë mbrohem vetë. Volter

"Nëse tani nuk mund t'u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet".Xhon F. Kenedi

"Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur "Ndal!".Uilliam F. Baklej( i riu)

"Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot".Xhon F. Kenedi

"Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post".Xhorxh Uashington

"Një nga lukset e jetës së një politikani është se e shikon veten, ashtu siç e shikojnë atë të tjerët".Xho Klark

"Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje".Robert Frost

"Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq".Fridih Niçe

"Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj".Talejrand

"Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë".Charles de Gaulle

Rreziku i luftës lind atëherë kur një komb bëhet pafundësisht më i fuqishëm se konkurruesi i mundshëm i tij.Richard Nikson

Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt drejtohet nga klasa tënde e shkollës së mesme.

"Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë".Neli MakKlung

"Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti".Margaret Theçer

"I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës".Adlai Stivenson

"Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin".Charles de Gaulle

"Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj".Platoni

Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme.Charles de Gaulle

"Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë".Albert Ajnshtajn

"Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot".Henri Kisinger

"Tre njerëz, të braktisur në një ishull të izoluar, do të shpiknin shumë shpejt politikën".Meson Kulej

Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm.James Clark

"Ishte furtunë në një kupë çaji, por, në politikë, ne lundrojmë në varka prej letre".Harold Makmillan

"Shpirti partiak..., i cili, në rastin më të mirë, nuk është gjë tjetër veçse çmenduria e shumë njerëzve për të fituar pak vetë".Aleksandër Poup

"Politika e shkallës më të lartë në një demokraci pasqyron vlera, më shumë se sa i informon ato".Arnold A. Rogou

"Politika nuk është një vend ose një profesion i mirë për dikë që është dembel, delikat apo që i mungon një sens humori".Xhon Bejli

"Politika, emër diplomatik për ligjin e xhunglës".Eli Kultbertson

"Nuk ka herezi më të madhe se sa posti të vendosë vlerat e atij që e mban".Lord Akton

Ç'vlerë ti vërë vetes një komb, atë i vënë edhe të huajt.

Nuk duhet të hysh në luftë me dikë (median) që ble bojën me fuçi apo shiritin e regjistrimit me arka.

"Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të pranoni se çdo parti është më e keqe se tjetra".Uill Roxhers

"Në pikëpamjen akademike përpiqeni të pohoni të vërtetën absolute; në politikë kërkoni që të vërtetën t'ia përshtatni fakteve përreth jush".Pierr Eliot Trudo

"Një pyetje, që nuk mund t'i përgjigjesh pa paragjykuar qeverinë, nuk është pyetje e përshtatshme për t'u bërë".Xhon F. Rokfeler

"Në politikë, një bashkësi e njerëzve që urrehen, është pothuaj gjithnjë baza e miqësisë".Aleksis de Tokevil

"Paraja është për politikën si nëna që ushqen me qumështin e saj".Xhesi Anruh

Një burrë shteti është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes.Georges Pompidou

"Ky organizëm (OKB) është krijuar për të parandaluar që të shkoni në skëterrë. Ai nuk është krijuar për t'iu dërguar në qiell".Henri Kabot Lloxh( i riu)

"Nuk do të ketë ndonjë burrë shteti evropian që do të bashkojë Evropën. Evropa do të bashkohet nga kinezët".Charles de Gaulle

"Një politikan që ankohet nga shtypi është si një marinar që ankohet se e zë deti".

"Unë nuk jam i referuar kurrë politikës si arenë e moralit. Ajo është arenë e interesave".Xhon P. Rosh

"Me qëllim që të bëhen zotërinj, politikanët pozojnë si shërbëtorë".Charles de Gaulle

"Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni vetëm njëherë".Uinston Çurçill

"Nëse doni të thoni të vërtetën, elegancën lërjani rrobaqepësve".

"Një e pesta e njerëzve janë kundër për çdo gjë, gjatë gjithë kohës".Robert F. Kenedi

"Ata që bëjnë të pamundur revolucion paqësor, do të bëjnë të pashmangshëm revolucionin me dhunë".Xhon F. Kenedi

"Nuk është pushteti ai që të korrupton, por është frika. Frika se mos humbasim pushtetin korrupton ata që e ushtrojnë atë dhe, frika për të mos e pësuar nga pushteti, korrupton ata që janë subjekt i saj". Aung Sang Suu Kyi

"Njerëzit zotërojnë një zgjedhje të pandërgjegjshme për t'u influencuar".T.S Eliot

"Përgjegjësia: Një barrë që mund të shkarkohet e që mund të vendoset lehtë në shpatullat e Zotit, fatit, shansit të fqinjit tuaj, në ditët e astrologjisë, u bë e zakonshme që ajo t'u ngarkohej yjeve". Embrouz Biers

"Tirani vdes dhe sundimi i tij merr fund; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon".Soren Kierkegard.

"Mos harroni, në këtë botë vetëm vdekja dhe taksat janë të sigurta".

"Nëse doni të dështoni në politikë... flisni me popullin sinqerisht".

"Statistikat mundet t'i përdorni ashtu siç përdor i dehuri një shtyllë elektrike, për t'u mbajtur, jo për të parë".

"Të drejtën e fjalës e kanë të gjithë! Kjo s'do të thotë se çdokush di të flasë mirë e saktë!"

"Për ata që fshihen e nuk punojnë, armë e vetme u mbetet kritika kundër atyre që përditë punojnë dhe përpiqen të jenë më të përparuar!"

"Ata që rastësisht i kanë hipur kalit një herë, mendojnë se përjetë do të jenë kalorës. Pikërisht, ata në të parin hendek bien dhe mbesin përjetë këmbësorë!"

"Kur është paqe dikush kërkon luftë. Ndërkaq kur është luftë, dikush kërkon paqe!"

"Kur një njeri do që të vrasë një tigër, për atë është një sport...Kur një tigër do që të vrasë një njeri, për atë është i egër...Dallimi midis krimit e drejtësisë nuk është më i madh".

"Injoranca e ligjit nuk të shkarkon nga përgjegjësia, ndoshta njohja e ligjit, shpeshherë po".

"Në politikë, një javë është kohë shumë e gjatë".Harold Uillson

"Kongresi është kaq i çuditshëm. Dikush ngrihet të flasë dhe nuk thotë asgjë. Askush nuk dëgjon, pastaj të gjithë bien dakord".Boris Marshalov

"Këshilla më e mirë që mund t'u japësh të rinjve për karrierën është: Zbuloni çfarë ju pëlqen të bëni më shumë dhe pastaj gjeni dikë t'ju paguajë për këtë".Oscar Wilde

"Nacionalisti më i mirë është ai që dallon të metat e popullit të vet".

"Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para".J.V.Gëte

"Që të ngjitesh në sferat më të larta të kësaj bote, duhet medoemos, që zgjuarsinë ta kthesh në dinakëri të zhdërvjelltë,vullnetin në egërsi prej bishe, ambicien në cinizëm, moralin në mirësjellje formale dhe ndërgjegjen në librezë çeqesh...." L.Uoller

Ne botë do të kishte më pak çaste të kobshme, nëse të këqijat s'do të bëheshin në emër të ndonjë të mire. Marvie V. Ebner.

"Franca ma ka pasur më shumë nevojën, se sa unë ia kam pasur asaj".Napoleone Bonaparte

"Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin".Erik Holar

"Gabimi për të cilin udhëheqësit gjermanë janë në gjyq nuk është se ata e humbën luftën, por se ata e filluan atë".Nga Gjyqi i Nurembergut

"Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: Ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmes dhe thënia - unë isha gabim".Sydney J. Harris

"Demokracia është sistemi më i keq i mundshëm, përveç sistemeve të tjera që kemi njohur deri tani".W. Churchill

"Diplomacia është arti patriotik i gënjeshtrës për të mirën e vendit tënd".

"Nëse Hitleri do të pushtonte Ferrin, atëherë unë do të bëhesha aleat me Djallin dhe do ta nxirrja dhe prej andej!"Uinston Cercill

"S'ka asgjë më të rrezikshme sesa të jesh tepër modern. Rrezikon të dalësh jashtë mode nga një moment në tjetrin".Oscar Wilde

Gati c'do lidhje fillon dhe vazhdon ne formen e nje perfitimi te dyanshem. Shkembim mendor apo fizik, i cili perfundon kur njera nga palet nuk ka me c'fare te jape.W.H. Auden

"Diktatura është një vend ku politikën e kanë nxjerrë jashtë politikës".Sem Himel

No comments: