Sunday, September 27, 2009

Barsaleta për gjirokastritët

Në këto ditë të nxehta vere, pak humor të frekson vërtetë.

Kësaj rradhe kemi përzgjedhur pak humor "gjirokastritësh". Atyre nami u ka dalë si kërrnacë, në fakt nuk kanë asgjë më shumë apo më pak se çdo pjesë tjetër e banorëve të qyteteve të tjera, kështu u mbetet vetëm të mos na keqkuptojnë. Jo më kot thonë më mirë syri sesa nami...
Mund të kontribuoni edhe ju.


***Ndeshje futbolli, Gjirokastër-Elbasan.
Arbitri hedh monedhën, dymijë të plagosur.....


***Përse gjirokastritët nuk kanë dashur kurre të blejnë frigoriferë? Sepse nuk besonin se me të mbyllur derën, fikej drita!

***E pyet një shok gjirokastritin:
-“Si është e mundur që t’u dogj shtëpia, kur ti ishe vetë aty?
- “I bëra katër here zile zyrës së zjarrëfikësave, por nuk më mori njeri në telefon!”

***- Si mund të shërohet një gjirokastrit nga belbëzimet?
- Duke bërë një telefonatë ndërkombëtare!

***Dy djem të rinj nga gjirokastra shkojnë me automjetin e tyre në një elektroaut. Po - i thotë elektroauti, ç'problem keni djema. Na është djegur kjo llampa që pulson përherë këtu në kroskot. Bëhej fjalë për llampën e rezervës...

***Një djalë nga gjirokastra fiton konkursin kombëtar të matematikës. I gëzuar shkon me vrap në shtëpi për ti dhënë lajmin e mrekullueshëm prindërve. Babai i tij u bë aq me krahë kur e dëgjoi sa i tha :
Hajde bir, do të të çoj tek pastiçeria më e mirë e qytetit, të shikosh si hahen pastat.

***Si mund të çmendësh një gjirokastrit ?
- E vë në një dhomë të rrumbullakët dhe i thua që ka 10€ në një prej cepave te saj !

***Një gjirokastrit hyn në një ëmbëltore:
- Më falni, sa kushtojnë ato kutitë me çokollata?
- Ah... Ato dy kutitë bashkë mund t'ua jap për 15.000 Lek!
- Po vetëm një ?
- 10.000 Lek!
- Në rregull, po marr atë tjetrën...

***Shkon një gjirokastrit të blejë një makinë. Pasi bien dakord për çmimin e gjithçka tjetër, gjirokastriti e pyet shitësin për konsumin e karburantit, sa harxhon kjo makinë ? Një lugë - ia kthen shitësi, duke buzëqeshur. Ore lugë e mora vesh une, kthehet gjirokastriti, po bëhet fjalë për lugë gjelle apo kafeje, se këtu ndryshon puna.


***Një gjirokastrit kthehet në shtëpi pasi kishte blerë një shishe të shtrenjtë me verë.
Shket nga shkallët e katit dhe bie përtokë. Në çast shikon që ishte mbuluar me një lëng të kuq......
“O Zot - tha, të shpresojmë që është gjak....."

***Një gjirokastrit urdhëron një dopio-whiskey. Eshtë duke pirë, kur vë re një mizë, që noton brenda në gotë. I nevrikosur e nxjerr jashtë dhe e mbështet mbi tavolinë ,duke e shtypur me gishta.
“Pështy, bastarde, pështy!"

***Një gjirokastrit kthehet shpejt nga puna.
Në kopshtin e shtëpise sheh të parkuar furgonin e hidraulikut.
Duke ngritur sytë nga qielli lutet:
“Të lutem, Zot, bëj që të jetë dashnori i saj...."


***Çfarë lloj vaji përdor një masazhator gjirokastrit ?
Atë të komshiut..


***Një gjirokastrit duke bërë ujët e trashë, i bie në bide një 10-lekësh. Ta marr mos ta marr, mendon ! Po do bej duart pis për një 10 leksh, po në fund të fundit 10 lekshi im është, pse mos ta marr... dhe kështu në dilemë e sipër me veten hedh edhe një 10 lekësh tjetër. Ooooooooooo thotë tani, për 20 lekë futem vetë i tëri brenda ...

***Një pensionist gjirokastrit në momentet e tij të fundit të jetës. Dua t'iu shikoj të gjithëve përpara se të vdes. Ku e kam djalin, ku e kam vajzën e vogël, ku e kam nipin, ma thërrisni edhe motrën. A jeni të gjithë këtu ? Po - përgjigjen njëzëri njerëzit e tij.
Po kur jeni të gjithë këtu, pse e lini kot dritën ndezur në dhomën matanë atëherë ???

***Na ishte nje çift gjirokastritësh dhe do hanin drekën, e shoqja po skuqte dy vezë. Ndërkohë ra sinjali i televizorit dhe nuk punonte më, kështu i shoqi iku ta rregullonte. Mirëpo frynte një erë e madhe dhe e hodhi poshtë nga çatia.
Duke rënë kaloj afër dritares dhe i bërtet nuses:
Mos i skuq të dyja vezët, se më duket se nuk vij më në shtëpi...

***Mos e provoni kurrë të flisni me shërbimin e klientit celular në Gjirokastër, linja në çdo moment është e zënë. Gjirokastritët tërë kohën pyesin operatorin sa lekë kanë në telefon...

***Një gjirokastrit sapo ka humbur të shoqen, i drejtohet gazetës për të publikuar njoftimin.
“Mirëdita, duhet të njoftoj për një vdekje"
“Ju lutem, më jepni tekstin“
“Vdiq Yllka"
“Si??? Joo, nuk është e mundur! E ke idenë sesa Yllka mund të ketë në Gjirokastër? Dhe dije, që deri në pesë fjalë, tarifa është e njëjtë"
"Ah, vërtet? Mirë.
Atëherë shkruaj: VDIQ YLLKA, SHES PERDE BOJEQIELLI"


ASNJEHERE NUK KAM KUPTUAR PSE GJIROKASTRITET KUR HANE BUKE, LIDHIN ME LITAR MACEN ?

Shkroi dhe përzgjodhi: Stop Injorancës

5 comments:

DIELLI said...

Bie në humnerë një taksi e tipit benz pranë Gjirokastrës. Vdesin 17 qytetarë të mjerë...

Kapin një gjirokastrit, i cili kishte falsifikuar kartmonedhë euro. Policia nuk e kishte të vështirë ta dallonte kartmonedhën. Pasi e pyesin gjirokastritin se pse kartmonedhën 10 euro, e kishte shkruar 12 euro, ai shpjegon :"$ euro kushtonte letra, 2 boja, 2 euro më kushtuan shenjat dalluese, po 4 euro s'do i fitoja vetë unë...

ald said...

Barsaleta me e shkurter per gjirok. dhe shume e pelqyer nga une : " !10 Gjirokastrit ne nje taxi " LOOL

Lore said...

Dy gjirokastrite po mburreshin se kush rri me shume nen uje. Meqe asnjeri nuk leshonte pe, u vendos te behej nje gare: do te zhyteshin ne lum, dhe kush rrinte me shume do te merrte 2 mije leke nga shoku tjeter. Trupat nuk jane gjendur akoma...

Lore said...
This comment has been removed by the author.
Anonymous said...

Hypen nje gjirokastrit ne autobus dhe pyt shoferin,me falni merni lek per lulet? Jo thot shoferi cesht ai muhabet ok theret te shoqen hyp manushaqe se e ke falas