Showing posts with label Holokausti Shqiptar. Show all posts
Showing posts with label Holokausti Shqiptar. Show all posts

Sunday, May 19, 2013

Shqiptarët, bjondë, brunë apo ezmerë?

E kam hasur shpesh idenë se shqiptarët janë bardhoshë, lashë, bjondë dhe ata që janë me tipare të errëta, brunë apo ezmerë duhet të jenë patjetër përzierje e shqiptarëve me racat e ndryshme, duke mos përjashtuar këto as osmanët.


Mirëpo kur shikojmë foto të arbëreshëve sot, të emigruar në brigjet e Gadishullit Apenin 5 shekuj më parë, pas rënies së Mbretërisë së Arbrit prej Perandorisë Osmane, shohim se edhe mes tyre ka plot brunë e zeshkanë.
Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, June 3, 2010

S’ka komb tjetër të jetë nëpërkëmbur kaq pamëshirshëm!

Gjenocidin , masakra , shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullësisë shqiptare nga ana e fqinjëve tanë sllavo-greko-ortodoksë .


Fqinjët grabitqarë lakmonin të copëtonin gjithë Shqipërinë.
’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’


New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912, publikon , Vrasjet si sport ditor.

Reportazhi i publikuar në gazetën New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912, tregon se si mijëra shqiptarë, mes tyre gra e fëmijë, u masakruan prej ushtrisë serbe.

Ushtria serbe 1912!

Londër, e martë, 31 dhjetor 1912

I dërguari i 'Daily Telegraph' në Budapest tregon detale në lidhje me mizoritë që po ndodhin në Shqipëri dhe përreth, raporte këto të mbledhura për autoritetet e Austro-Hungarisë. Korrespondenti thotë: Gjatë marshit drejt detit nëpër Shqipëri, serbët jo vetëm që dinakërisht vranë dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, por mizoria e tyre nuk u ndal as kur u takuan me njerëz të paarmatosur dhe të pambrojtur, gra dhe burra, fëmijë dhe foshnja në gji. Oficerët serbë, të dehur me fitoren e tyre, deklaruan se qetësimi më i efektshëm i Shqipërisë është zhdukja totale e shqiptarëve musliman por nuk u kursyen as katolikët shqiptar. Kjo thënie u adoptua shpejt nga ushtria serbe e okupimit dhe u vu në përdorim.

Në mes të Kumanovës dhe Shkupit, rreth 3000 veta janë rrahur deri në vdekje.

Afër Prishtinës, diku afër 5000 shqiptarë ranë në duar të serbëve, jo gjatë ndonjë lufte të ndershme, por gjatë vrasjeve të pajustifikueshme.

Për t'i bërë këto krime, ushtarët e çmendur shpikën metoda të reja mizore për të kënaqur etjen e tyre për gjak. Në shumë fshatra, tërë shtëpitë ishin djegur dhe, derisa banorët fatkëqij iknin nga flaka, ata u pushkatuan si minj. Burrat u vranë para syve të grave dhe fëmijëve, e pastaj gratë e pashpresa u detyruan të shikojnë fëmijët e tyre duke u bërë copë e grimë me bajoneta.
Ekzekutimet ishin përditshmëri për ushtarët serbë. Në secilën shtëpi ku gjendeshin armë, të gjithë banorët vriteshin, duke u varur ose pushkatuar. Brenda një dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime.
Ish-sekretari i premierit Pashiq, Tomiatch thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë, ai nuk pa asgjë tjetër pos fshatra të shkrumbuara. Anash rrugës kishte trekëmbësha për varje, ku vareshin trupat e shqiptarëve.
Rruga për në Gjakovë ishte si "rrugë e varjeve". Por tregimet e ligësive, të cilat u bënë në Shqipëri nuk mbaruan me kaq. Veprimet e bëra në Prilep, Kosovë, Veshitcë, thuhet se kanë tejkaluar çdo gjë që shqiptarët kishin vuajtur nën okupimin turk.
Një shqiptar, i cili iku nga Prizreni në Graz, në Stiria dhe i cili studioi në Austri, si i ri, tregon: "Kushdo që e denonconte një shqiptar te serbët, ishte e sigurt që ai person do të vritej. Kjo ndodhte aq vazhdimisht sa njerëzit që iu kishin borxh të holla shqiptarëve muhamedanë, i lajmëronin si tradhtarë. Këta vareshin menjëherë dhe borxhliu mund ta blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës me një çmim absurd të lirë".

Në Shkup shqiptarët e paarmatosur thjesht vriteshin në rrugë nga oficerët serbë dhe nëse vetëm një thikë e gjuetisë gjendej në shtëpi, pronari vritej pa mëshirë.
Në Verisoviç komandanti serb i ftoi refugjatët të kthehen dhe t'i dorëzojnë armët. Pasi ata i dorëzuan armët, 400 veta u vranë.
Në tërë Veroviçin vetëm pak familje myslimane kishin mbetur.
Në Pana, serbët vranë të burgosurit, ndërsa në Prishtinë popullata ishte masakruar.
Vetë oficerët serbë thonë se i kanë ndjekur shqiptarët dhe një oficer mburrej se si kishte vrarë 9 shqiptarë brenda një dite. Edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ushtarët serbë kryen krime të llojeve të ndryshme. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë të burgosur turq, ndodhën skena tragjike. Një njeri ishte shkelmuar deri në vdekje për shkak të mosbindjes.
Një doktor i Kryqit të Kuq thotë: "Kudo që gjendeshin shqiptarët, ata vriteshin pa mëshirë.
As gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk u kursyen. Unë pashë fshatra që digjeshin për çdo ditë."

Afër Kratovës gjenerali Stefanoviç renditi qindra të burgosur në dy rende dhe urdhëroi të vriteshin me mitraloz.
Gjenerali Zivkoviç urdhëroi të vriteshin 950 njerëz të shquar shqiptarë dhe turq afër Sjenicës, sepse ata e kundërshtonin përparimin e tij.

Publikuar më 31 dhjetor 1912 - The New York Times

Të zhveshur, të prerë dhe të dëbuar. Të quajtur shtazë dhe të lënë totalisht pas dore, pa asnjë ndihmë nga askush, kishin mbetur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu e përshkruan Kosovën gazetari i gazetës “Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrëfime nga fronti serb në muajt tetor-nëntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske të gazetarit ende ruhen në Arkivin e Bibliotekës Mbretërore të Danimarkës, të cilët tani, pas 100 vitesh, janë lejuar për botim. “Express” sjell disa nga rrëfimet e gazetarit Magnussen.

Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe, në tetor-nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të tmerrshme të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. Po flasim këtu për gazetarin danez të revistës “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e të cilit një pjesë rastësisht ishin gjetur në internet nga gjuhëtari Palle Rossen Brenderup.

Masakrat në Shkup e Mërkurë

Lufta serbe ne Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të tmerrshme të popullsisë arnaute (shqiptare). Ushtria ndjek një luftë shfarosëse të tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerë dhe ushtarë janë vrarë 3000 arnautë midis Kumanovës dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 përreth Prishtinës. Fshatrat arnaute rrethohen dhe më pas iu vihet zjarri. Banorët që dalin nga shtëpitë qëllohen për vdekje si minj. Kjo gjueti njerëzish tregohet me gëzim nga ushtria serbe. Gjendja në Yskyb është e tmerrshme. Janë bërë kontrolle në shtëpitë e arnautëve dhe nëse gjenden gjëra që ngjajnë me armë, njerëzit qëllohen në vend. Është shumë e pasigurt që të qarkullosh në rrugë, sepse vazhdon të qëllohet drejt shtëpive dhe brenda tyre. Në çdo moment fluturojnë plumba të vegjël nëpër rrugë. Dje, 36 arnautë u dënuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan në vend. Lumi sipër në të djathtë është i mbushur me kufoma. Çdo ditë krijohen ekspedita gjuetarësh në fshatrat përreth. Dje, një oficer serb me tha mua se kishte marrë pjesë në një gjueti të tillë, ku njëkohësisht mburrej se pardje më në fund kishte vrarë nëntë arnautë. Nuk kalon asnjë ditë pa pasur ndonjë vrasje makabre e ndonjë arnauti. Unë dërgoj këtë telegram me një korrier të veçantë nga Yskyb në Semlin, për të shmangur censurën e fortë. Do të provoj më vonë që të dërgoj korrespondencën.

*Yskyb është Shkupi.

Masakrat në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë

“Në Prishtine dhe në rrethinat e Kumanovës është bërë ç’është e mundur për të shfarosur popullsinë shqiptare. Sipas atyre që thonë oficerët dhe ushtarët, janë 3.000 arnautë të varrosur në fshatrat e shkatërruara dhe që del akoma tym midis Kumanovës dhe Yskyb-it. Akoma më tepër janë qëlluar për vdekje në zonën e Prishtinës. Në rrethinat e Yskyb çdo ditë qahet nga një fshat. Fshatrave u vihet zjarri dhe njerëzit dalin nga shtëpitë e tyre për t’iu shmangur tymit të dendur dhe kur dalin qëllohen për vdekje si kafshë të egra”, shkruan gazetari. Fritz Magnussen flet edhe për një pemë të madhe, ku ishin varur shumica e arnautëve shqiptarë. Edhe në kohë të Turqisë kishin ndodhur varje në këtë pemë. “Shumë gjak ka rrjedhur nën këtë pemë në kohët e tmerrshme të sundimit turk”, shkruan gazetari, shkrim të cilin e kishte censuruar gazeta dhe nuk e kishte botuar.

Ai tregon edhe për masakrat që i kishte parë nga udhëtimi i tij prej Shkupit në Prizren. “Demat tërheqin ngadalë qerret e tyre të mëdha të mbingarkuara me familje arnautë të shpërngulur. Gratë, që janë të mbuluara në fytyre, janë ulur midis lloj-lloj sendesh kuzhine, me fëmijët e tyre qe thanin se ftohti dhe të mbështjellë rreth gjoksit me copa te ndryshme. Kasollet vazhdojnë të digjen dhe t’u dalë tym”, shkruan ai.

“Një familje e vogël kërkon një strehë për të kaluar natën nën qerre. Një burrë i vjetër shtrihet i vdekur për toke, gishtat e tij janë ngulur thellë në baltën e rrugës. Gruaja e familjes është ulur e kërrusur dhe dy fëmijët e vegjël me fytyrat e tmerruara shikojnë nga shalli që i mbështillte. Burri i familjes, një arnaut i ri, punon në mënyrë të dëshpëruar për të rregulluar rrotën e shkatërruar”.

Ai tregon se si kishte parë në sheshin e burgut të Prizrenit dy trupa shqiptarësh të vdekur nga sulmet e natës. “Pothuajse e gjithë popullsia e frikuar muhamedane ka ikur nga qyteti. Ku janë arratisur? Pyes një komitac i cili pasi ngre shpatullat - drejton me gisht drejt maleve, ku është rruga për në Gjakovë.
“Në malet e larta ndodhet Gjakova, gjë që sinjalizohet nga disa pika të kuqe mbi male. Dëshmitarë të ndryshëm na thonë shqiptarët e shkretë janë në gatishmëri tërë kohës”, shkruan Magnussen në shkrim e tij të ndaluar.

Kryeshtabi në Vranjë - Të burgosurit e parë arnautë
Nga korrespondenti ynë i dërguar në Vranjë, 24 tetor 1912

“Kur u zgjova në Vranjë, gjëja e parë që dëgjova ishte bubullimat dhe krismat që vinin nga Kumanova. Vranja dukej si një qytet gjysmëaziatik në mes të maleve të larta. Unë arrita dje në mbrëmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithë automobilat, me përjashtim të katër automobilave që janë vënë në dispozicion të korrespondentëve. Përndryshe, stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.

Të reshurat e vrullshme të shiut i kishin shndërruar rrugët që shpinin drejt qytetit në turma të vogla malesh, dhe vetëm një pip fishkëllimë i paralajmëronte rojet për ardhjen dhe kalimin tonë. Hotel “Vranja” është selia e shtabit gjeneral. Këtu gjendem unë i vendosur me shumicën e shokëve të mi që kemi ardhur nga vende të ndryshme. Hoteli funksionon si një qendër e një kampi lufte. Të gjithë oficerët nga grada më e lartë deri tek ajo më e ulëta takohen këtu në mesditë dhe në mbrëmje. Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviç, përndryshe djali i axhës i mbretit Petar Karagjorgjeviç. Alexis është një oficer i çmueshëm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë.

Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës. “Karakteristike, - thotë princi, - është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë. Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, që ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin”. Vërehet se shumica e tyre janë të qetë dhe duket se janë pajtuar me fatin e vet, bile edhe pak buzëqeshin kur i fotografojmë. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, është i butë pas lëshimit të një dekreti për lirimin e të gjithë të burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikërisht sot u soll këtu komplet një fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fëmijët në dorë bredhin rrugëve të qytetit, ku normalisht në mënyrë jovullnetare kanë ardhur këtu, por shikojnë si turistë qytetin. Burgu që në mëngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend për më shumë të burgosur, tani në mbrëmje është bosh pa asnjë të burgosur.

Këtu në Vranjë fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të vet të vjetër. “Arnautët (shqiptarët) janë si kafshë të egra”: është thënia e zakonshme këtu. Ata që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka kanë kuptuar se janë një mijë vite pas zhvillimit. Është urrejtja e madhe te sllavët ndaj shqiptarëve: aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse, akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtar. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllavë me lëndime të tmerrshme të shtruar në spitalin e Vranjës, janë dëshmi e një përleshjeje të karakterit mesjetar.

Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët. Ndërkohë, këta persona janë refuzuar si shkak i numrit të madh të ushtarëve serbë. Një gjuetar slloven tetëmbëdhjetëvjeçar është pranuar, pasi ka qenë këmbëngulës për të marrë pjesë në luftë. Kur austriakët ia ndaluan kalimin e kufirit në Semlin, ai e tejkaloi me not lumin Sava me rrymë të ashpër dhe u paraqit te njëri nga komandantët në Beograd. Kur atje u refuzua, me iniciativë tuboi një numër boshnjakësh dhe shkoi për në front. Aty, më në fund, pas shumë përpjekjesh, u vendos që të pranohet si pjesëtar i komitëve vullnetarëve. Nga ana tjetër, studentët nga Laibach (Lubjana) u refuzuan. Ne kemi në mesin tonë një numër të konsiderueshëm të korrespondentëve sllavë dhe në veçanti rusë, mes tyre edhe korrespondentin e njohur çek, Klofatsch, që po ashtu është entuziast për luftën, sikur edhe revistat e buta austriake. Megjithatë, asnjë nga ne nuk ka parë ndonjë gazetë këtu, bile edhe nuk kemi parë gjatë shtatë ditëve të fundit ndonjë gazetë. Aq më pak të kemi dëgjuar diçka nga vendlindjet tona. Tani kemi një zyrë të rregullt të gazetarëve me kritere të rrepta pune. Zoti e di a do të arrijnë letrat tona në destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janë këtu në gjendje kaotike. Askush nuk e di edhe sa do të na lejojnë të qëndrojmë këtu në Vranjë. Ushtria është e gatshme për të hyrë në Shkup. Edhe pse jo komforte për të qëndruar, Vranja do të ishte në kushte të tjera tepër interesante për turistët. Ky qytet i vjetër turk është tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtëpive shkëlqejnë me të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta.

Qyteti ka edhe një lagje me romë, që banojnë në kasolle dhe kulla vëzhgimi të ndërtuara nga druri. Në afërsi të qytetit gjendet një mal, që për momentin e konsiderojmë si vendi i qëndrimit të të dashurave tona. Kemi telashe të arrijmë deri atje, si shkak i kontrolleve të shumta nga ana e komitëve të armatosur me bajoneta. Komitët nuk kanë respekt edhe për shiritin trengjyrësh që e mbajmë në dorë, sepse ata mendojnë se ne do të dezertojmë dhe do t’iu dorëzohemi turqve. Nga ky mal gati sa nuk shohim kampin ushtarak në Kumanovë, pasi nga këtu shihen trenat që bartin kafshë, miell, bukë dhe vezë deri tek vija frontale. Mjekët e malaries, të armatosur rëndë, marrin kuajt me vete për të arritur deri te fusha e betejës dhe për të arritur qëllimin. Do të donim sikur të na lejohej edhe neve të shkonim bashkë me ta! Ne vëzhgojmë çdo tym që ngjitet në qiell në drejtim të Egri Palankës dhe Kumanovës. Mirëpo grupet e njerëzve që gjithnjë i shohim nëpër lugina janë ushtarët, të cilët akoma nuk kanë arritur te pika e zjarrtë, por i dëgjojmë krismat e tyre kur gjuajnë larg. Ndoshta do të vijmë njëherë deri atje. Vagonët që sjellin çdo ditë të lënduar nga fronti dëshmojnë për luftime të ashpra. Neve na është premtuar se në betejën e madhe në Ovçe Polje do të na mundësohet të vëzhgojmë nga afër betejën”.

Masakrat serbe në Vushtrri

Shqiptarët nga 1919 deri më 1956 në një libër

Ka dalë në librari libri “Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 1919-1956” i autorëve Fahri S.Buçinca dhe Ferid B.Dibrani. Ky është një libër voluminoz me 397 faqe dhe pos prezencës dhe presioneve të përhershme ndaj shqiptarëve vendorë dhe të pafajshëm, autorët kanë veçuar tri periudha më të vështira të mizorive serbe 1918-1941 pastaj 1944-1966 dhe 1981-1999.


Sipas këtij libri vetëm gjatë periudhës janar-shkurt 1919 në Kosovë janë vrarë 12.373 shqiptarë dhe mbi 8.000 shqiptarë të shpërngulur në Turqi janë asimiluar.

Gjatë tërë kohës së shtypjes dhe represalieve, patriotët shqiptarë kanë rezistuar në organizata të ndryshme politike e programe ndaj këtyre mizorive e veçmas dallohet në këtë aspekt patrioti Hasan Prishtina.

Autorët më angazhim permanent dhe një kohë të gjatë përmes hulumtimeve të literaturës,bisedave e deklaratave të personaliteteve të shumta, kanë arritur me sukses t’i ofrojnë lexuesit shumë të dhëna për mizoritë e shkaktuara ndaj shqiptarëve në Vushtrri dhe rrethinë.

GJENOCIDI GREK MBI POPULLSINË ÇAME NË ÇAMËRI

Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë
fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme
ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim, u përdorën të gjitha mënyrat, si
tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën
shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet,
burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.


Hyrja e ushtrise greke ne Janine ne 1913

Më 1913, u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të
tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjëve ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë.

Grat çame te perdhunuara ne Paramithi

Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare. Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke.

Bilanci ishte shumë tragjik për popullsinë shqiptare. Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat
triumfoi fashizmi nacionalist. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e
parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë
Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U
shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe.


Masakrimi i çamëve me sëpata

Masakra serbe e vitit 1913 në Kabashin e Anamoravës /Kosovë

Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjyqit të “drejtësisë.”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet... Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin... Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot.



Fshati Kabash ndodhet rrëzë maleve të Kopilaçës, tani i bashkuar plotësisht me qytezën e Vitisë, në anën jugore me hapësirë kodrinore-malore, kurse në anën veriore me sipërfaqe të rrafshët bujqësore. Në anën lindore kufizohet me lumin Morava, kurse në anën perëndimore me fshatin Smirë. Kabashi është një ndër fshatrat më të reja në Moravën e Epërme. Kabashin e themeluan kabashët e ardhur nga Kabashi i Prizrenit në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, mes viteve 1780-1785. Sot Kabashi është një ndër fshatrat më të mëdha në Komunën e Vitisë me afro 400 shtëpi dhe me 3000 e më tepër banorë.

Në pjesën e dytë të muajit tetor të vitit 1913, një grup kaçakësh, të udhëhequr nga Rrustem Kabashi, zbresin nga mali në katund, hetohen nga rojat serbe dhe thirrjeve të tyre për t’u dorëzuar, për të treguar se kush janë, kaçakët u kundërpërgjigjen me armë, duke vrarë dy serbë.

Ngjarja ndodh në mbrëmje vonë, në anën perëndimore të xhamisë së fshatit, në largësi prej 20 metrash. Pushtuesi serb me kohë e priste një rast të këtillë për t’i shfryrë epshet shoviniste mbi popullin shqiptar. Atë natë u rrethua i tërë fshati nga forca të shumëfishta të xhandarmërisë, ushtrisë dhe civilëve serbë. Sipas dëshmive të atyre që mbetën gjallë, që e përjetuan llahtarinë, në mëngjes të asaj vjeshte u arrestuan të gjithë meshkujt mbi moshën 15-vjeçare. Së pari të arrestuarit i ngujuan në xhaminë e fshatit, me pretekst se janë duke bërë hetime. Të njëjtën ditë të arrestuarit i dërgojnë (i ngujojnë) te Kulla e Mbretit në Viti. Kulla ishte te udhëkryqi ku ndahet rruga, që vjen prej mëhallës së debelldasve, për te tregu i sotëm i pemë-perimeve. Këtë kullë para 1912-tës e shfrytëzonte xhandarmëria turke, kurse më vonë xhandarmëria serbe si postëkomandë.

Atë që nuk arriti ta bënte ushtria serbe më 1912, siç veproi në fshatrat fqinje, kur u dogjën, u masakruan, u pushkatuan edhe fëmijët: në Smirë, në Goshicë, në Lugishtë (Lubishtë), në Mogillë, në Mollëkuq (Trestenik) etj., ky rast u desh të shfrytëzohej që t’i zhdukte nga faqja e dheut banorët e fshatit kryeneç dhe të “realizohej plani i Serbisë për kolonizimin, më mirë të thuhet për serbizimin e vendeve ku popullata ishte më tepër shqiptare” * Dr. Millovan Obradoviq, Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë, 1918-1941, Prishtinë, faqe 5.

Fshati ende nuk kishte arritur t’i shëronte plagët që ia kishte shkaktuar Shefqet Turgut Pasha (1910), kur u dogj gati gjysma e fshatit dhe u vranë me tradhti, vëllezërit Adem e Mustafë Kabashi, frymëzues, organizatorë dhe pjesëmarrës të luftës në Grykën e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës kundër Turgut Pashës, dhe ja tani erdhi okupatori tjetër edhe më i egër e më mizor.

Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjygjit të “drejtësisë”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet, me përjashtim të dy shtëpive, të cilat i përballuan zjarrit ose u lanë me qëllim (shtëpia e Rexhep Çaushit dhe ajo e Hetem Hasanit).

Në plevica, ku ishin fshehur, u dogjën Zenel Rexhepi, 40-vjeçar, Qazim Shabani, 20-vjeçar, Rrustem e Shaban Sallahu, njëri 19 e tjetri 17-vjeçar në praninë e nënës së tyre, e cila u kacafyt me xhandarët për t’i shpëtuar djemtë, Ibish Jakupi, 48-vjeçar u vra në fshat, Agush Ahmeti, 30-vjeçar po ashtu u vra në dalje të fshatit. Murat Salih Abdylin, 50-vjeçar, të sëmurë, veshur në këmishë e done (brekë), e vret shërbëtori i dikurshëm i tij, pasi e lirojnë si të sëmurë. I vrari u varros në vendin e ngjarjes, 250-300 metra larg Kullës, skaj rrugës në hyrje të fshatit Kabash, 30 m. afër mullirit të Miftijajve. Fshati u plaçkit. Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin... Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot. Jahi Selmani (1896-1968), person i cili i shpëtoi pushkatimit, pas shumë vitesh, në rrojtoren e Misin Kabashit, në Gjilan, Gata Veleshanit nga Velekinca, xhelat në plojën e madhe të kabashëve, ia ka parë në dorë kutinë e argjendtë për duhan dhe qelibarin e Aziz Abdylit (hoxhë i fshatit, i pushkatuar). Çfarë mjerimi, të vrarët janë plaçkitur! Plaçkitësit i morën me vete të gjitha, duke lënë pas vetëm vajin e nënave për djemtë, vajin e nuseve për burrat, vajin e fëmijëve për prindërit dhe mallkimin e grave drejtuar vrasësve, barbarëve. Fshatit i vinte era shkrumb me javë të tëra. Gjëma e të vrarëve u dëgjua me ditë të tëra. U vranë, u therën me thika dhe u groposën aty 54 veta, disa për së gjalli, në një humnerë të përgatitur më parë te Zabeli i Sahit Agës, në afërsi të Kllokotit (tash pronë e Banjës së Kllokotit). Sipas Jahi Selmanit, i cili e pa me sy ngjarjen, aty ku u masakruan bashkëvendësit e tij thoshte se u krijua një tollovi e paparë. Xhandarët e ndihmuar nga ushtarët dhe civilët vendës serbë shtinin pa ia nda duke përdorur edhe bajonetat. Aty pati të vrarë edhe serbë. Siç duket, ata vranë njëri-tjetrin pas rebelimit të të arrestuarve. Në mesin e të vrarëve pati edhe mysafirë që u gjetën atë natë të kobshme në odën e Sylë Jasharit. Ata ishin tre veta, njëri prej tyre dhëndër i xha Sylës nga Ballanca, fshat në komunën e Vitisë. Në këtë plojë u vra edhe një mysafir tjetër nga Mogilla, Misin Luzha.

Fshati mbeti në duar të grave dhe fëmijëve. Shumica e nënave i rritën fëmijët në gjini, për t’u kthyer pas tre vjetësh, e për të filluar jetën në fshatin e djegur. Me mund të madh arritën t’i shërojnë plagët sadopak dhe t’u dalin zot trojeve që ua lanë amanet të parët. Ata nuk i harruan fjalët, mesazhin e Bajram Currit, Isa Boletinit, Mustafë Kabashit, në vitin 1909 para se të çlirohej Shkupi, ku qëndruan dy net në Kabash për ta mobilizuar popullin në luftë kundër turqve. Që atëherë u kishin thënë të tubuarve në oborrin e xhamisë së fshatit: “Ky truall është i yni. Ta ruajmë e ta mbrojmë si sytë e ballit” (sipas Saqip Misin Salihut 1882-1961).

Peripecitë nuk kanë të sosur. Duhej të ndërtoheshin shtëpitë dhe gjithçka tjetër që u nevojitej për jetë. Disa familje u shuan, disa të tjera u shpërngulën në Turqi. Pastaj filloi kolonizimi i fshatit me serbë të ardhur nga Vllasina. Toka u merret, po dëshira për të jetuar në trojet e të parëve nuk u shua kurrë.

Pas një hulumtimi kemi gjetur emrat e 44* kabashasve të vrarë dhe tre mysafirëve, kurse të tjerët janë të familjeve të shuara, të shpërngulura ose numri i të vrarëve ka qenë më i vogël se sa flitej. Është për të ardhur keq që vendi ku janë groposur të masakruarit e kanë mbuluar ferrat dhe nuk është i shënuar me asgjë. Kjo papërgjegjësi ndaj së kaluarës, të të vrarëve nuk falet, kjo papërgjegjësi është e porositur nga vrasësit, është e dëmshme, kundër vetvetes, kundër interesave tona kombëtare, kundër të së ardhmes.

Asnjë nga varrezat masive (mbi 350 viktima) të vitit 1912/1913 në komunën e Vitisë nuk është e shënuar. Turp i madh! Njerëzit e përgjegjshëm, të mirë, duhet të ndërhyjnë një orë e më parë. Të shënohen këto vende të plojës, se gjaku i derdhur edhe pa dëshirën e të masakruarve na ndëshkon. Të shkruhet historia e të të pushkatuarve, t’i tregojmë vetes, gjeneratave, botës se masakrat, plojat mbi shqiptarët janë të hershme që nga periudha e ngritjes së shtetit serb.

*Emrat e të ekzekutuarve: 1. Misin Salih Cenaj, 52-vjeçar, 2. Murat Salih Cenaj (50), 3. Avdyl Salih Cenaj (34), 4. Hysen Jakup Cenaj (35), 5. Ibish Jakup Cenaj (52), 6. Isak Jakup Cenaj (31), 7. Agush Ahmet Cenaj (30), 8. Hamëz Nezir Cenaj (18), 9. Qerim Ali Cenaj (50), 10. Alush Ali Cenaj (26), 11. Hafiz Qerim Cenaj (22), 12. Halit Qerim Cenaj (20), 13. Azem Kamer Cenaj (48), 14. Sefedin Azem Cenaj (16), 15. Aziz Elez Cenaj (47), 16. Rexhep Çaush Veselaj (63), 17. Smajl Bajram Veselaj (60), 18. Bajram Smajl Veselaj (39), 19. Hamit Selaman Veselaj (50), 20. Jashar Islam Muçaj (60), 21. Islam Jashar Muçaj (30), 22. Murtez Brahim Muçaj (52), 23 Hamdi Murtez Muçaj (17), 24. Kadri Brahim Muçaj (37), 25. Isuf Brahim Muçaj (22), 26. Qamil Osaman Muçaj (18), 27. Zenel Rexhep Muçaj (40), 28. Hazir Shaban Muçaj (45), 29. Qazim Hazir Muçaj (20), 30. Shabi Sadik Muçaj (37), 31. Ramadan Ramadan Kuklubeci (30), 32. Rrahim Sallah Trakalaçi (53), 33. Ali Sallah Trakalaqi (50), 34. Hebib Ali Trakalaçi (25), 35. Aziz Avdyl Trakalaçi (47), 36. Faik Aziz Trakalaçi (19), 37. Abaz Sallah Trakalaçi (65), 38. Veli Abaz Trakalaçi (45), 39. Rrustem Veli Trakalaçi (19), 40. Shaban Veli Trakalaçi (17), 41. Hysen Abaz Trakalaçi (18), 42 Misin Luzha (mysafir, fshati Mogillë), 43. Shefki Qerimi (mysafir, fshati Ballancë), 44. Tahir Musliu (mysafir, fshati Ballancë).

Për të lexuar të gjithë materialin, shtypni mbi lidhjen nga vjen burimi i informacionit: http://arberiaonline.com/viewtopic.php?f=38&t=1279&start=0

Monday, May 10, 2010

Serbi, zbulohet varr masiv me viktima shqiptare

Serbia ka zbuluar një varr masiv ku gjenden trupat e pa jetë të rreth 250 shqiptarëve.

Ata besohet se janë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998 - 1999 në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte.


"Mund të konfirmojmë se është zbuluar një varr masiv", deklaroi Bruno Vekariç, zëdhënësi i Prokurorise. "Sipas llogaritjeve tona 250 trupa janë gjetur në lokacionin në fjalë, që gjendet pranë një qendre tjetër, në të cilën kemi kërkuar dy vite më parë", theksoi Vekariç.

Varri është gjetur në rajonin jugor të serbisë, në Rashkë, edhe me ndihmën e misionit evropian për rend e ligj në Kosovë, EULEX.

Shekulli

Tuesday, December 15, 2009

Përdhunimet e femrave shqiptare prej serbërve dhe grekëve

Përdhunimet ndaj grave dhe vajzave shqiptare, si nga ana e serbëve dhe nga ana e grekëve, kanë ndodhur në mënyrë sistematike në kohë lufte. Në Kosovë mendohet të jenë përdhunuar rreth 20.000 gra e vajza, prej të cilave vetëm 2000 raste janë tashmë të evidentuara.

Le të shikojmë disa nga rrëfimet rrënqethëse të femrave të përdhunuara në Kosovë, të mbledhura nga Luljeta Selimi.



Rrëfimi i një vajze të përdhunuar nga serbët është tmerrësisht shokues. Ajo rrëfen :

"Kishte ditë që ishim në mal. Ishte ofensiva më e madhe deri atëherë në malet e Cicaviçës. Ishte pikërisht 22 shtatori i vitit 1998. Vetëm nga familja jonë ishim 14 veta, kurse nga i gjithë fshati, 70 veta. Na rrethuan nga të gjitha anët, nuk kishim asnjë mundësi të iknim dhe as të siguronim ushqim. Ditën e tretë nuk na bënin më punë as pemët e egra me të cilat ushqeheshim. Fëmijët ia morën kujës e shumë u sëmurën e s'kishin asnjë shpresë për të mbijetuar. Po vdisnim pa ushqim dhe po i mbyste frika. Të gjithë meshkujt i morën një e nga një dhe i lidhën nëpër pemë. Më vonë sollën një kamion dhe i mbyllën brenda. Pastaj morën disa sende me vlerë dhe disa fëmijë, që ne të thyheshim dhe të tragonim nëse kishim fshehur gjëra me vlerë. NJë gruaje që provoi t'u rrëmbente një automatik, ia morën djalin 2-vjeçar dhe i prenë veshin dhe tre gishta. Vëllai im provoi të reagonte edhe pse me duart e lidhura. E morën, e vendosën para të gjithë të pranishmëve, e zhveshën dhe i prenë organin gjenital. O Zot, si nuk vdiqa në atë çast ?! Nëna dhe nusja nuk lëvizën, kurse unë u nisa drejt tyre, por vëllai - siç duket - vdiq nga dhimbja dhe më vonë nuk pashë tek ai as lëvizjen më të vogël.
- Do të të dhunoj me organin e tij - më tha njëri nga policët dhe dy të tjerët më lidhën duart duke më lidhur tek kamioni. Unë e di sa u përpoqa të bëja rezistencë, por një goditje e fortë në kokë më la pa ndjenja. Por di se kur më ka ardhur vetëdija, kam qenë e tëra e zhveshur dhe e lidhur. Disa metra më tej po dhunonin një grua dhe një vajzë tjetër, të cilat nuk i njihja dhe para këmbëve të mia pash nënë që po qante.
- Të vranë vëllanë me nusen e tij - më tha ajo, në vend që të më jepte kurajë. - Ndoshta do të jetë më mirë që të vdesësh edhe ti, se kështu do ta kem më të lehtë - më tha. Pastaj filloi të më thoshte disa gjëra. Rreth nesh kishte plot njerëz të vdekur dhe të pavarrosur. Kishte aq shumë copa duarsh, gishtat e veshësh, saqë nuk e kuptoj edhe sot se si mund të flas për të gjitha këto dhe të jetoj.
Më pas aty erdhi një polic dhe më tha:
- Meqë ishe e virgjër, do të të marr për grua. Do të vish me mua në Serbi dhe atje do të ngrejmë një fole siç ka menduar kryetari ynë MIllosheviçi. Djemtë serbë ti martojmë me shqiptare, që ato të lindin fëmijë serbë dhe të gjithë meshkujt në Kosovë ti vrasim. Do ta lindësh një djalë, më thuaj ? - Dhe para syve të nënës filloj të më përdhunonte sërish. Nuk e di sa më ka keqtrajtuar, por kur i hapa sytë, trupin e kisha të mbuluar me gjak. Shikoja kufoma dhe nuk e kuptoja pse e doja kaq shumë vdekjen.
- Unë po vdes, - tha nëna - dhe po vdes zemërplasur për vëllanë dhe kunatën tënde. Bija ime, mbaji mend këto dhe tragoji nëse shpëton ! Tregoji të gjitha dhe mos mbaj asnjë të fshehtë !
Pas këtyre fjalëve edhe nëna vdiq dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur.

Luljeta Selimi, Rrëfime tronditëse, botuar në G. Shqip, 1 maj 07'

Një tjetër dëshmitare tregon:
Kishte ditë që kishin filluar bombardimet, ndërsa unë e burri vetëm ngushëllonim njëri-tjetrin. Para fëmijëve hiqeshim sikur nuk kishim frikë. Edhe njerëzit nga rrethi i Gjakovës që kishim strehuar, nuk e jepnin veten përpara fëmijëve tanë dhe të tyre. Nuk kishim asnjë mundësi të dilnim jashtë qytetit, ndërsa në qytet silleshin qindra e qindra ushtarë, policë e paramilicë. Më 29 mars, ata filluan të arrestonin meshkuj në lagjen tonë. E unë sa s'vdiqa nga frika.
- Ç'të bëjmë ? E kemi djalin 12 vjeç - i thashë burrit.
- Të presim ç'ka do të ndodhë. Ushtarët tanë nuk janë shumë larg, ndoshta po na vëzhgojnë ç'ka ndodh në qytet dhe i shpëtojmë më të keqes - ma ktheu.
Atë ditë buzë mbrëmjes, shkuam në shtëpinë e një miku në dalje të Gjakovës. Aty nuk kishte ushqim. Dolëm me burrin dhe kërkuam në një tjetër familje aty afër. Gjatë natës u bëmë bashkë 4 familje. Nga mëngjesi, për fat të keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e theu derën dhe të gjithë mbetëm të hutuar.
- Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t'iu lemë të niseni për në Shqipëri menjëherë, me kusht që të mos ktheheni më kurrë - na thanë.
- Do të shkojmë, në mënyrë që ti shpëtojmë fëmijët gjallë - pëshpëriti burri im ngadalë. Pastaj, të gjithë që kishim para, ua dhamë të gjitha ç'kishim, çdo gjë të vlefshme, ar e veshmbathje. Edhe çantat na i morën, duke menduar se në to mund të kishim gjëra me vlerë.
- Nisuni ju gratë, burrat do të vijnë pas gjysmë ore - thanë - pasi të bindemi që nuk janë ushtarë të UÇK-së.
- Nuk ndahemi - u thashë unë dhe e ndala hapin. Një djalë i një familjeje, që ishte strehuar tek ne, provoi të arratisej, por policët pasi e panë e qëlluan dhe e vranë.
E ëma iu hodh në trup, por mori një plumb edhe ajo që depërtoi edhe në trupin e djalit të saj. Qarjet dhe klithjet filluan të shtoheshin dhe gruaja e plagosur nuk donte të shkëputej nga trupi i vdekur i të birit. Barbarët serbë, të revoltuar, i lidhën të gjithë meshkujt. Ndërsa neve grave, të gjitha na zhveshën. Fëmijët, të njëmbëdhjetë sa ishin, filluan të qanin, e në këtë kohë vdiq edhe gruaja e plagosur.
- Tani do të xhirojmë një film të mrekullueshëm, sepse na duhet për programin e natës së TV Prishtinës- tha njëri nga policët dhe mori ta ç'nderonte një vajzë 15 vjeçare. Do doja të kisha vdekur, dua edhe tani, kur më kujtohet si vdiq vajza e re, pas gjysmë orë dhunimi, ku e dhunuan tre veta dhe tre të tjerë e mbanin. Më pas, ata përdhunuan edhe gruan e një mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur më prenë gjirin, lusja Zotin të më merrte jetën, me sa më hante fyti, por s'më dëgjonte. Di që kur më hodhën në tokë, në atë shtrat vunë një femër të re, e cila kur filloi të klithte dhe të kërkonte ndihmë, i prenë edhe thonjtë. Në fund, pasi e dhunuan, e morën me vete. Edhe meshkujt i morën me vete. UNë arrita të jetoj, por jeta ime ishte dhe është një ferr i vërtetë. Të gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët e mi, e panë sesi nëna e tyre u ç'nderua. Djalin ma morën dhe sot e kësaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin burgosur dhe e liruan 4 muaj pasi përfundoi lufta.
U gëzova shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta përqafoja. Ai e pa sesi më përdhunuan, e pa sesi barbarët serbë luajtën dhe dogjën trupin tim dhe ndjehesha shumë e turpëruar. Po ashtu ndihem edhe sot. Ai më përqafoi duke qarë, më ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe mori të përqafonte edhe vajzat. Të gjithë qamë, qanë edhe të gjithë të pranishmit në oborr.
Unë B.B nga Gjakova edhe sot ndihem e turpëruar dhe e ndotur që më ç'nderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat, me shpresën se një ditë do të më kthehet edhe djali im i vetëm...

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gratë dhe vajzat çame, të cilat i kanë përdhunuar sistematikisht gjatë masakrës dhe gjatë gjithë kohës, që i mbanin në kampet e përqëndrimit
Shkroi Stop Injorancës, shkëputur nga Libri "Planet për zhdukjen e shqiptarëve" Elena Levanti

Në këtë faqe mund të lexoni përmbledhje më të plotë të rrëfimit të femrave të përdhunuara të mbledhur nga Luljeta Selimi : http://kosova.albemigrant.com/?p=12221

Ndërsa këtu mund të ndiqni edhe videot e këtyre dëshmive të tmerrshme, të njerëzve që iu shkatërrua jeta, për arsyen e vetme, sepse ishin SHQIPTAR :http://www.youtube.com/watch?v=lGv_A3xP3F8

Greqia është pjesë e BE-së, së cilës së shpejti do ti bashkangjitet në liberalizimin e vizave edhe Serbia, ndërsa Shqipëria e Kosova, JO. (S.I)