Showing posts with label Ekonomi. Show all posts
Showing posts with label Ekonomi. Show all posts

Tuesday, June 17, 2014

“Hakmarrja", tani janë italianët ata që kërkojnë punë në Shqipëri

Kanë kaluar më shumë se 20 vite nga zbarkimi i emigrantëve prej Shqipërisë. Kriza ka shkaktuar ndërrimin e brigjeve, në një atmosferë si në Italinë e viteve gjashtëdhjetë.

Kanë kaluar pak më shumë se 20 vite, por duken si ngjarje të një shekulli më parë. Ishte vera e vitit 1991 kur anija “Vlora”, e mbushur me shqiptarë të dëshpëruar, u ankorua në Portin e Barit. Sot nuk vijnë më ngarkesa të tilla nga bregu tjetër i Adriatikut, emigrantët shqiptarë ndjekin rrugë të rregullta. Dhe janë pothuajse gjysmë milionë në Itali. Megjithatë, si kompensim, tani ndodh gjithnjë e më shpesh që edhe italianët kalojnë Adriatikun në drejtimin e kundërt, në kërkim të një pune dhe një jete të re. Nuk e bëjnë me anije të dëmtuara, por me avion, një orë fluturim. Italianët tani shkojnë në Shqipëri në kërkim të fatit.
Të dhënat zyrtare të qeverisë shqiptare thonë se janë 19 mijë italianë që kanë një lejë qëndrimi për të punuar apo për studime. Një shifër domethënëse në një vend më pak më shumë se 3 milionë banorë.
Nga universitetet tek call center-at, restoranet, sipërmarrjet e vogla, italianët janë shumëfishuar. “Eshtë një bum i vërtetë”, komenton Rando Devole, sociolog shqiptar dhe bashkëpunëtor i Observatori i Ballkanit, “që flet shumë për krizën italiane, por edhe për rritjen e Shqipërisë përmes imigrantëve të saj. Kushedi se sa shqiptarë që punojnë në Itali, ndoshta në një piceri, kanë bërë ndërmjetësin dhe kanë bindur sipërmarrësin e vogël italian që të hapë një biznes edhe në anën tjetër të Adriatikut”. Në Tiranë pothuajse të gjithë flasin italisht, dhe në televizion mund të gjesh edhe një ish fytyrë shumë të njohur të Mediasetit, Alessio Vincin, që sot është yll i talk show-ve në Shqipëri.
Pensionistë dhe studentë
Janë afro 500-600 kompani italiane që janë krijuar përtej Adriatikut. “Ka një lëvizje të madhe mes dy vendeve”, thotë Luigi Nidito, zëvendës president i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri, “restorantet janë gjithmonë të mbushur me italianë. Shumë prej tyre vijnë të shohin për kuriozitet, por janë edhe të mbushur me paragjykime. Por, me të mbërritur këtu, mbeten të befasuar pozitivisht. Dhe po fillojnë të vijnë edhe pensionistë, sepse kostoja e jetesës është e ulët”.
Pastaj janë studentët e Mjekësisë, ata që nuk kanë arritur të marrin provimin e vitit të parë dhe që nuk duan të humbasin kohë: rregjistrohen në Universitetin Zonja e Këshillit të Mirë në Tiranë, i lidhur me universitete italianë (mes të cilëve Tor Vergata në Romë) dhe ku shumica e profesorëve janë italianë.
Vite ‘60
Por ka edhe shumë punëtorë italianë, që ndodhen në Shqipëri për arsye nga më të ndryshmet: për faj të krizës, prej dashurisë (shumë prej tyre kanë një bashkëshorte apo bashkëshort shqiptar), për shkak të simpatisë ndaj një vendi që, sipas shumëkujt i ngjan Italisë së viteve gjashtëdhjetë. “Shqiptarët në këtë moment janë më optimistë se sa italianët – thotë ambasadori shqiptar në Romë, Neritan Ceka – pikërisht ashtu si ishit ju në vitet gjashtëdhjetë. Sigurisht, ka probleme, por nuk ka krizë psikologjike. Dhe GDP është me rritje”.
Për vitin 2014, Fondi Monetar Ndërkombëtar sheh vështirësi në tregun e brendshëm, por vlerëson që rritja ekonomike do të jetë më shumë se 2%. “Dhe nuk ka burokraci”, shton ambasadori, “mund të hapësh një biznes brenda një dite pa kufizime”. Veç kësaj, Shqipëria dëshiron të hyjë në BE, dhe pikërisht dje ka festuar PO-në e parë nga Brukseli. Një klimë shumë e ndryshme nga ajo e kryeqyteteve të Bashkimit Europian. (Bota.al)
Lidhja e artikullit: http://www.ilmessaggero.it/primopiano/cronaca/albania_italiani_lavoro_rivincita/notizie/728230.shtml

Ja kush janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri!

Fondacioni për Liri Ekonomike ka publikuar sot listën me 10 njerëzit më të pasur të vitit në Shqipëri. Kjo iniciativë gjerësisht i përdorur në vendet perëndimore dhe SHBA është një nga format e promovimit të lirisë ekonomike në vendin tonë, duke evidentuar bizneset dhe individët më të suksesshëm në sipërmarrjen e lire.

Metoda e përdorur është një përafërsim i asaj të përdorur nga Forbes Magazin ku merret parasysh xhiro vjetore e kompanisë, fitimi vjetor, kapitali i investuar, një vlerësim i përafërt i vlerës së tregut të biznesit. Në këtë vlerësim nuk janë konsideruar faktorë të tjerë si prona personale, detyrimet ndaj shtetit apo detyrimet ndaj sistemit bankar.

1- Samir Mane 
Është biznesmeni që kryeson listën e 10 personave më të pasur në Shqipëri. Zyrtarisht njihet si pronar 100 për qind i grupit Balfin, investime në pjesëmarrje dhe shërbim konsulence.

Gjithashtu ai është pronar 100 për qind i Mane TCI që merret me ndërtim dhe shitblerje pasurish të patundshme e qeradhënie, Albchrome Albania, me 90 për qind të aksioneve të Neptun, tregtim mallrash elektroshtëpiake, si dhe 88 për qind të aksioneve të Tiraa East Gate, një qendër tregtare, më e madhja në Shqipëri.

2- Vasil Naçi
I dyti në listën e dhjetë më të pasurve, Naçi zotëron 34 për qind të aksioneve të Agna, një kompani që merret me import-eksport te mallrave industriale e ushqimore, materiale ndërtimi, prodhime bujqësore dhe blegtorale, prodhim e shitje pije alkoolike, pjesë këmbimi, tregtimin e tyre me shumice e pakice si dhe transport mallrash dhe udhëtarësh. Gjithashtu Naçi zotëron 27 për qind të aksioneve të Alfa, import-eksport mallrash të ndryshme, 34 për qind të Albartex, tregti me shumicë dhe pakicë produktesh të ndryshme, si dhe 17 për qind të Platea, ndërtim dhe menaxhim-shpërndarje mediash të shkruara dhe marketingu. Po ashtu, Naçi zotëron edhe 4 për qind të aksioneve të bankës Societe Generale Albania.

3- Bashkim Ulaj
Është pronar me 100 për qind të aksioneve të kompanive Gener 2 dhe Platinium Investment. E para merret me ndërtime dhe ka në zotërim disa nga pallatet më luksoze në qendër të Tiranës. E dyta është aktivitet kreditimi financiar. Ulaj është pronar edhe i 70 për qind të aksioneve të DataCom, kompani të dhënash telekomunikative.


4- Artan Dulaku
Njihet si pronar i disa kompanive. Mes tyre, Concord Investment (ish Edil-al), me 34 për qind të aksioneve, INER, 34 për qind, kompani tregtimi mallrash të ndryshme, Inter Gaz, 50 për qind, tregtim gazi, nafte dhe nënprodukte të tyre. Dulaku është 100 për qind pronar i Alissa Albania, kompani ndërtimi dhe prodhim-tregtimi materialesh ndërtimi. Ai rezulton pronar edhe medias, si ASC (Tring), ku zotëron zyrtarisht 26 për qind në këtë kompani që ofron transmetime televizive, si dhe Media Vizion ku zotëron 33.33 për qind të Vizion Plus, television kombëtar satelitor. Dulaku është pronar edhe i Albeton 5 (100 për qind), Iliria Development (Shitblerje pasurish të patundshme), me 49 për qind; Alba-Beton, 34 për qind në këtë kompani që merret me aktivitet ndërtimi, shitberleje pasuri te patundshme. Dulaku është pronar edhe i 20 për qind të aksioneve të Euro Aditiv, kompani që merret me prodhim, blerje, tregti materialesh kimike për ndërtim.

5- Vjollca Hoxha 
Gruaja e të ndjerit Dritan Hoxha, themelus i Top CHannel, Top Media dhe Digitalb, Vjollca Hoxha, zyrtarisht rezulton pronare me 8 për qind të televizionit kombëtar Top Channel. Ajo është pronare edhe me 10 për qind në Digitalb, 6 për qind të aksioneve të kompanisë celulare Plus; 20 për qind të aksioneve të Valtellina, kompania e shitjes së Lori Caffe, si dhe një të pestën e Video Grafic Agency (VGA), që merret me prodhim e publikim reklamash.

6- Shefqet Kastrati 
Rezulton zyrtarisht pronar me 100 për qind të aksioneve të Kastrati Sh.a (Shoqëri Aksionere), kompani që merret me prodhim biokarburesh nga burime te rinovueshme si vajra vegjetale etj., si dhe të Kastrati Shpk që merret me import, eksport, tregti me pakicë të karburanteve, lëndëve djegëse, transport karburanti e mallrash, veprimtari në fushën e ndërtimit. Bar - Restorant, Hoteleri dhe Tregti me pakicë. Kastrati është pronar edhe i kompanisë së sigurimeve Albsig (Alb-Siguracion) me 73 për qind të aksioneve; Continental Group Sha me 50 për qind, kompani që merret me import, tregti produktesh hidrokarbure, traport hidrokarburesh dhe te tjera; 17 për qind të aksioneve të Kastpetrol, ndertim impiantesh per tregtim dhe përpunim hidrokarburesh; 49 për qind të Greeen Fuel, prodhim biokarburesh nga burime te rinovueshme si vajra vegjetale etj.; 50 për qind të Murataj, tregtim te mjeteve te transportit, prodhim te produkteve bujqësore, te qumështit dhe te nënprodukteve te tyre, mishit dhe te nënprodukteve te tyre, etj.;

7- Grigor Joti
Është pronar me 100 për qind të aksioneve të InveG që merret me ndërtim dhe rikonstruksion, si dhe 80 për qind të aksioneve të Infosoft Group. Kjo është kompania më e madhe e menaxhimit dhe shitjes së produkteve kompjuterike në Shqipëri.

8- Edmond Leka 
Është pronar me 35 për qind të aksioneve të të Unionit Financiar Tiranë që kontrollon të gjitha pikat e Ëestern Union në vend. Gjithashtu është pronar edhe i 2 për qind të aksioneve të bankës Union Bank.


9- Vilma Nushi

Është një ndër të paktat femra që rezultojnë në më të pasurit e vendit dhe e dyta zonjë në “Top 10”. Është pronare e 100 për qind të aksioneve të Marketing Distribution. Kontrollon Duty Free Shop dhe ka aktivitet të gjerë të tregtimit të mallrave të ndryshme. Është pronare edhe e gjysmës së aksioneve të kompanisë farmaceutike, TRIMED.

10- Ramë Geci 
I dhjeti në listë është Ramë Geci. Ai rezulton pronar me 100 për qind të aksioneve të Geci shpk, kompania që kontrollon hotelin Tirana International në kryeqytet, hoteli më i madh në Shqipëri, me katër yje.

Fondacioni që kreu hulumtimin e detajuar nuk ka publikuar shifrat e pasurisë së milionerëve shqiptarë, mes tyre edhe dy femra. Besart Kadia, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike, i pyetur nga IBNA pse nuk u bënë publike shifrat, pohon se ato janë të disponueshme, por është marrë vendim që sivjet të mos publikohen pasi vlerësohet si e nevojshme që siguria e shifrave të jetë 100 për qind

BALKANWEB

Të varfrit, të cilët shtohen në përpjestim të drejtë me rritjen e pasurisë së këtyre individëve, nxjerrin shumë justifikime të gjetura për të ngushëlluar vetveten, si në rastet e fotos së mëposhtme. (S.I)

Wednesday, March 5, 2014

Përshëndetje, unë jam Kapitalizmi!

I rrita vajzat tuaja të vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kërkojne para për operacion estetik?
Krijova një industri të pafund për interesat e mia...
E arrita atë që doja, tashmë shumica e vajzave 17-vjeçare nuk jane të kënaquara me pamjen e tyre të jashtme.
Unë jam Kapitalizmi!
Mjafton që një grua të shfletojë vetëm 15 minuta një revistë mode, që të mos e pëlqejë më trupin e saj.
Unë jam Kapitalizmi dhe e kam ndryshuar aq shumë këndvështrimin tuaj saqë historia e jetës së një CEO-je hajdut, mund t'iu duket një “histori suksesi dhe vullneti”.
Unë jam Kapitalizmi dhe s’kam aspak frikë të mundem në një botë ku mesatarja e njerëzve shikon Televizor rreth 5.5 orë në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër dhe kinema.
Unë jam Kapitalizmi dhe patjetër që Steve Xhobs ishte dikush shumë i rëndësishëm, në fakt ishte shumë i zoti për të bërë punëtorët me pagë të ulët në vendet e Botës së Tretë, të prodhonin makineri që i nevojiten vetëm 1%-shit.
Patjetër që të gjithë kapitalistët do të flasin si të ishin “shenjtorë”, fiks si Bill Gejtsi, një shenjtor që jeton në një shtëpi 66.000 m2, 150 milion dollarëhe.
Unë jam Kapitalizmi dhe për shkakun tim anembanë gëlojnë kushurinjtë që marrin gjak për sherre trashëgimie.
Ndërkohë që çdo vit vdesin 20 milion fëmijë nga uria, ju derdhni djersë për të shkrirë dhjamërat mbi shiritat e vrapit.
Unë jam Kapitalizmi dhe falë meje në botë ekzistojnë 600 milion obezë dhe 1.4 miliard njerëz të uritur!
Unë jam Kapitalizmi dhe një bujk që prodhon kafe për Starbucks për të blerë një gotë kafe nga aty, duhet të punojë tre ditë!
Unë jam kapitalizmi dhe “ekonomia e tregut të lirë” është gënjeshtra më e madhe në botë.
Unë jam Kapitalizmi dhe 24% e amerikanëve thonë se janë gati të mohojnë familjet e tyre, nëse do t'iu duhej për t’u bërë miliarderë.
Unë jam Kapitalizmi dhë u bëj thirrje grave:
"Ju lutem vraponi për tek Victoria Secret, pa e sjellë ndërmend se jeni kthyer në një objekt, ju garantoj se do të bëheni shumë të lumtura kur të blini 80 dollarë një palë të brendshme sa një pëllëmbë!
Unë jam Kapitalizmi dhe kalova në ekstazë nga kënaqesia kur dëgjova se një fëmijë 15 vjeçar shiti veshkën, për të blerë iPad.
Unë jam Kapitalizmi dhe Madonna vetëm në Londër ka 8 shtëpi, në madhësi për të strehuar 600 të pastrehë.
Unë jam Kapitalizmi dhe ju vdisni për xhevahire, në İndi 1 milion veta i prodhojne ato xhevaire duke marrë 1.2 dollarë në ditë.
E bëra botën të besojë se bjondet janë më të bukura, prandaj në kontinentin e Azisë 300 milion gra përdorin rregullisht shampo zbardhuese.
Unë jam Kapitalizmi dhe 64% e atyre yjeve të Hollivudit, të cilit ju i keni idhuj, janë të varura nga kokaina.
Unë jam Kapitalizmi dhe ndërkohë që 20 milionë fëmijë vdesin nga uria në vit, juve ju vjen turp të vishni të njëjtën këmishë dy herë në javë.
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilin Zot e keni fjalën, kuptoheni tashmë që e vetmja perëndi qëadhuroni, jam unë!
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilin Zot e keni fjalën, kur myslimanët falen në hotolet me 5 yje, me pamje nga Kabe-ja.
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilin Zot e keni fjalën, kur gjithë bota e “feston” festën e Krishterë të Krishtlindjeve, thjesht për të bërë shoping e për t'u argëtuar mes shpenzimesh?
Unë jam Kapitalizmi dhe përsëri ia arrita!
I bëra gratë të besojnë se s’kanë asgjë për të veshur, pavarësisht se i kane dollapet deri në grykë me rroba, lloj e soj.
50% e popullsise së botës, zotëron vetëm 1% të burimeve dhe pasurive.
1% e popullsisë së botës zotëron 50% të burimeve dhe pasurive botërore.
Unë jam Kapitalizmi dhe bankieret janë bijtë e mi.
Edhe diçka të fundit, shtetet ku ju jetoni janë komiteti ekzekutiv i punëve të mia

Sinqerisht, juaji, K A P I T A L I Z M I


Marrë nga faqja Kuriozitete & Enigma
Redaktoi: Stop Injorancës !

Friday, January 24, 2014

Grekët emigrojnë në Shqipëri. Paguhen nga 7 euro deri në 40 euro në ditë!

Disa vjet më parë, shqiptarët erdhën për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në disa qytete të ndryshme të Greqisë. Sot, qytetarë të papunë të Volosit dhe qyteteve të tjera greke, emigrojnë në Shqipëri, për të punuar atje, madje me një pagë mujore 400 deri në 500 euro. Kështu shkruan në një reportazh të një ditë më parë revista “Tahidromos”

Shumica prej tyre janë të papunë prej kohësh dhe në Shqipëri punojnë në ndërtim dhe si teknikë të ndryshëm. Tani, ata kanë zgjedhur të kalojnë kufirin dhe të punojnë për 7 deri në 20 euro në ditë. Megjithatë, ka edhe zgjedhje më të mirë, siç është të punosh kamarier, ku pagesa shkon deri në 40 euro në ditë në rajonet e Vlorës dhe Durrësit gjatë sezonit të verës. Në vendin fqinj turizmi është industri në zhvillim, shkruan revista.

Presidenti i Shoqatës së Shqiptarevë ” Iliria “, Eduard Tafa ka konfirmuar në një intervistë për revistën “Tahidromos”, se numri i emigrantëve nga vendi fqinj është rritur gjatë muajve të verës. Ai gjithashtu ka pohuar se shumë shqiptarë po kthehen në shtëpitë e tyre, por jo përgjithmonë. Shumë shpejt, sipas tij, ata pritet të kthehen, me të dalë Greqi nga kriza.

Revista tregon rastin e një banori nga Nea Ionia, i cili për tri vitesh kishte qenë i papunë, ndërsa muajin e kaluar ai erdhi në Shqipëri, dhe filloi punë në tavernën e një shoku.

Atje, ai punon si kamarier dhe fiton deri në 35 euro në ditë, dhe akomodimin falas. Sipas familjarëve të tij, mjedisi ishte më të vërtetë i mirë në Shqipëri, për shkak se kultura e shqiptarë ka shumë ngjashmëri me atë greke.

Revista citon po ashtu edhe statistika zyrtare të ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shansave të Barabarta që konfirmojnë se Shqipëria po bëhet një destinacion tërheqës për punësimin e të huajve në qytete të mëdha. (Panorama)

Itali: Tashmë prostitutat janë edhe meshkuj me taka

Policia në Rimini të Italisë ka shoqëruar 33 meshkuj, mes të cilëve edhe djem të rinj të veshur me taka e geta, që dilnin në rrugë për të ofruar marrëdhënie homoseksuale në këmbim të parave.

Sipas mediave italiane, prej gati një viti, nga rruga “Fantoni” deri në parkimin e Gjykatës në Rimini, djem të rinj kryesisht rumunë, prostituohen për pak para.



Tarifat që ata u vendosin klientëve i përshtaten kohës së krizës, nga 20 deri në 30 euro maksimumi dhe pranojnë të kryejnë gjithçka në makinë, madje edhe në rrugë.

Sipas policisë, të rinjtë që dalin në rrugë për tu ofruar meshkujve raporte seksuale janë kryesisht rumunë të pastrehë, ose të dënuar më parë për vjedhje. Nëse i pyet përse shesin veten për 20 euro, ata shprehen: “Nuk gjejmë dot punë dhe nuk kemi me çfarë të ushqehemi”. (er.nu/BalkanWeb)

Burimi: http://www.ilrestodelcarlino.it/rimini/cronaca/2013/11/11/980130-prostituzione-gay-clienti-tacchi.shtml

Italianët e Shqipërisë: Emigrantët tani jemi ne

TIRANE- “Vendi që njëzet vjet më parë ngjallte dëshpërim, sot pret emigrantë italianë. Janë “të përjashtuarit” e sistemit produktiv italian, të shtresave të ndryshme sociale. Në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah pune kosto të ulët, sot janë edhe punëtorë, artizanë, elektricistë, hidraulikë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri. Por edhe avokatë, mjekë, arkitektë, studentë...”

Kështu shkruan e përditshmja italiane “La Repubblica” që i dedikon dukurisë së migrimit italian në Shqipëri një shkrim të të dërguarit të saj në Tiranë, Paolo Berizzi, në të cilin theksohet se Shqipëria është kthyer sot në tokën e premtuar të italianëve.

Shkrimi i plotë në “La Repubblica”
Roberto është kuzhinier e pronar restoranti. Vjen nga Viterbo dhe thotë se me një orë fluturim rilind. “Rrija në kuzhinë 16 orë në ditë për pak gjë. I mbytur nga taksat, i zhgënjyer. Atje isha një mes të shumtëve, këtu, një ndër të paktit”. Roberto Cannata, 49 vjeç, nga Torino, për njëzet vjet në Lazio deri në “zbarkimin në tokën që prodhonte dëshpërim e eksode masive”. Tani Roberto ka 40 vende në restorantin e tij “Basilico”, në mes të Tiranës, vetëm pesë minuta larg Bllokut. Klientë italianë dhe shqiptarë. Një fytyrë një racë? “Ndoshta po. Jemi dy popuj përballë njëri tjetrit”. Një hije mosbesimi, kryesisht nga pala italiane që shpërbëhet deri në ndëshkimin e drejtë më të pabesueshëm: shkëmbimin e migrimit. Ja migrantët në të kundërt. Njëzet vjet më pas. Janë italianët e Shqipërisë.

Ata për të cilët “në Itali, shpresa ka vdekur”. Të shtyrë përtej Adriatikut nga kriza e pamëshirshme, lëvizin drejt bregut tjetër në kërkim të një rroge. Të tjerët, shqiptarët e Italisë, ata të Amerikës së viteve ’90, udhëtojnë në të njëjtat rrugë (me anije apo avion). Por këta kthehen për pushime. Sjellin para e dhurata për të afërmit. I kanë fituar me thuajse një çerekshekulli pune rëndë.

Kush është italiani që emigron në Shqipëri? Mashkull, 25-50 vjeç, më shpesh nga veriu. Nga shtresat sociale më të ndryshme. “Të dëbuar” nga sistemi produktiv që marrin rrugët, e nuk e bëjnë për pushime. Në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah pune me kosto të ulët.

Sot i ndjekin punëtorë, artizanë, elektricistë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri. Por edhe avokatë, mjekë, arkitektë, studentë. Edhe operatorë të call center-ave. Një sektor më vete, me një pluton shoqërish që kanë transferuar në Shqipëri bateritë e personave që përgjigjen me pagesë (Gruppo Abramo, Teleperformance, Infocall, Teletu, Transcom, Grid di Marina Salamon, sa për të përmendur disa). Edhe e folura e telefonistëve vendas është italiane. Ngatërrohet me atë të studentëve tanë. Për të mbajtur veten në një prej pesëdhjetë universitetet private shqiptare, nuk lënë t’u shpëtojnë nga duart 200-300 euro në muaj. Është rroga mesatare. Por edhe jetesa këtu kushton sa një e katërta e asaj në Itali. “Më mirë pak se hiçgjë”. Është motoja e imigrantit të ri.

Dy vjet më parë, me të mbushur 26 vjeç, Davide Barzani bëri valixhet dhe nga Brescia, atdheu i hekurit të rrumbullakët për betonarme, ka eksportuar zanatin e tij në Tiranë. Saldator. E meqë gjërat i shkonin mirë nisi të jepte mësim. “Gjashtë nxënës, një tavolinë, një saldatriçe”, tregon në laboratorin “Mondo saldatura”.

“Tregu po zgjerohet e ka goxha punë. Si arrita këtu? Falë një miku. Shqiptar”. Lidhja me Shqipërinë, më klasikja. Me anë të mikut, kolegut, krushkut shqiptar. “Italianët ia ndiejnë erën Shqipërisë që para se të nisen”, është i mendimit Carlo.

Alberto Rossi, konsulent për një klinikë private të Romës. “Ka nga ata që vijnë këtu prej dëshpërimit, të tjerë për të marrë veten nga një falimentim. Të tjerë akoma sepse nuhasin mundësitë”. Burokraci e zhdërvjelltë, 10% taksa kundrejt 70 të Italisë; sektorë ku hapen fusha pa mbarim sepse niveli i specializimit është ai që është. “Dukuria e migrimit në të kundërt është e destinuar të dyfishohet në dy-tre vjetët e ardhshëm”.

Sa janë sot italianët e Shqipërisë? Ta nisim nga ndërmarrjet. Të dhënat e Dhomës së Tregtisë të çojnë në një kërkim Istat të vitit 2012 që regjistron 1.460 shoqëri me të paktën një ortak italian. Numri zvogëlohet në 600 po të merren në konsideratë vetëm shoqëritë me punë. Të shohim tani popullsinë. Janë 500 rezdentët italianë, 1.800 lejet e qëndrimit të vlefshme (në një popullsi prej 2,8 milionë banorësh). E së fundi, rreth 1.000 janë të rinjtë italianë që studiojnë mjekësi në universitetin e Zojës së Këshillit të Mirë, e binjakëzuar me Tor Vergata të Romës (por kronikat kujtojnë gjithnjë e vetëm rastin e “Troftës” Renzo Bossi dhe të diplomave me pagesë).

Po të bëjmë shumat: 3 mijë është shifra e komunitetit italian në hyrje të Ballkanit. Pak a shumë. “Asnjë nuk di me saktësi sa i madh është komuniteti italian” shpjegon Luigi Nidito, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë. “Shumë lëvizin për llogari të vet e u drejtohen institucioneve vetëm kur ndeshin probleme. Italiani parapëlqen të jetë i pakapshëm...”. përflitet një batutë. Është e një politikani shqiptar të rangu të lartë. “Italianët? Janë shqiptarë të veshur me Versace”. Janë edhe elektricistë me tuta. Si Oscar Cappelletti, nga Bergamo. Pas një shërbimi e kuptoi që, të lidhësh telat elektrikë në Shqipëri, është me leverdi. “Nuk ekzistojnë shtrëngimet që kemi nga anët tona. Punohet më mirë, e më shumë”. Arrijnë me anije nga Ankona e Bari dhe me avion me 20 fluturimet e përditshme, 4 të Alitalia-s dhe 15 të Belle Air-it. Thuajse gjithnjë plot. Nga Bergamo, Pisa, Roma. Në çdo avion gjen mesatarisht 15 italianë. Michela Marucci, avokate praktikante nga Benevento. “Kam klientelë italiane. Sipërmarrësit tanë ose mbyllin ose vetëvriten, ose shkojnë jashtë. Shqipëria po kthehet në krahinën e njëzetenjëtë të Italisë”. Në vitin 1939 ishin trupat e ushtrisë sonë që e pushtuan. Sot e kanë radhën “valixhet e reja të kartonit”. Histori si ajo e Antonio Pane-s, emigranti i interpretuar nga Antonio Albanese në “L’Intrepido” të Gianni Amelios (19 vjet pas Lamerica). E shumë vetë ia dalin mbanë.

Emilio Garlatti është 60 vjeç e bën makarona të freskëta. “Në të katër anët dëgjon italisht. Këtu ndihesh vërtet në shtëpi”. Fluturimi Alitalia Pisa-Tirana, para një muaji. Një nënë italiane shkon të takojë të birin. “Ka ngritur një fermë për rritjen e kërmijve. E shoh të realizuar e jam e lumtur”. Ndal. Kthim mbrapsht. 8 gusht 1991. Vlora, një bizon i detit i mbingarkuar me 20 mijë shqiptarë, hyn në portin e Barit. Do të mbetet imazhi simbol i eksodeve të mëdha. Imigrantët mbyllen në stadiumin e Barit. Në fund, pjesa më e madhe e tyre do të riatdhesohen me mashtrimin e një transferimi në qytete të tjera italiane.

Aldo asokohe ishte dhjetë vjeç e luante në breg të liqenit të Shkodrës. 18 vjeç është në Anzio e lan pjatat në një restorant të famshëm. Kamarier, ndihmës kuzhinier e së fundi shef kuzhine. Sot është kthyer në atdhe ku ka hapur “Delicatezze di mare”, në Tiranë. “Të prodhosh vetëm një orë larg nga Italia, në një vend ku gjuha e dytë është italishtja e ku një punëtor kushton 200 euro, është një mundësi shumë tërheqëse”, thotë Massimo Gaiani, ambasadori italian në Shqipëri.

Tirana, shansi i dytë apo i tretë. Ose jeta e dytë. Edhe në futboll. Pas Torinos dhe Udinese-s, Gianni De Biasi ishte parkuar në Mediaset në rolin e komentuesit. Nga viti 2011 Federata shqiptare i ka besuar kombëtaren kuqezi, kontratë që ka përtërirë edhe për dy vjet të tjerë. E di që i takon një “kategorie të privilegjuarish”. “Gomonet që shqiptarët kanë lënë brigjeve të Italisë – bën shaka trajneri i kuqezinjve – i përdorin italianët për të ardhur këtu. E di sa nisen nga Veneto, nga vij edhe unë? Deri dje ajo krahinë ishte Eldorado. Punësonin shqiptarët. Sot janë ata që emigrojnë”. Na ishte njëherë Amerika. (marre nga ShqiptariItalise)

(er.nu/BalkanWeb)

Burimi : http://www.repubblica.it/cronaca/2013/11/01/news/italiani_d_albania_i_migranti_ora_siamo_noi-70018678/

Thursday, October 17, 2013

Vendi më i pasur në botë...është vendi më i varfër.

Kjo është tragjedia e një vendi që ka qenë më i pasur nga sa mund ta përballonte vetë.

Historiani Dan Snow sjell për BBC-në një vështrim mbi historinë e Republikës Demokratike të Kongos, potencialisht një nga vendet më të pasura në botë, por që është kthyer në vendin më të varfër për shkak të kolonializmit, skllavërisë dhe korrupsionit.

“Është një vend i bekuar me çdo lloj minerali që ekziston, por i renditur në fund të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të OKB-së, ku edhe ata që kanë më shumë fat janë sërish shumë të varfër”.

Por pse kjo histori tragjike?


Historiani shkruan se gjithçka ndodhi në pesë shekujt e shkuar.
“Në fund të shekullit të 15-të, një perandori e njohur si Mbretëria e Kongos dominonte pjesën perëndimore të Kongos dhe pjesë të disa shteteve të tjera si Angola.
Ishte një mbretëri e sofistikuar, kishte aristokracinë e saj dhe një shërbim civil befasues.

Kur tregtarët portugezë mbërritën nga Europa në vitet 1480, ata e kuptuan se kishin përballë një pasuri gjigande, e mbushur me burime, veçanërisht me mish njerëzor.
Kongo ishte një burim i pashtershëm me skllevër pa sëmundje.
Portugezët e kuptuan shumë shpejt se ky furnizim do ishte më i lehtë për t’u përdorur nëse vendi do ishte në gjendje anarkie.
Ata bënë maksimumin e tyre për të shkatërruar çdo forcë politike indigjene, të aftë për të kufizuar skllavërinë.

Para dhe armë moderne u dërguan për rebelët, ushtritë kongoleze u mposhtën, mbretërit u vranë, elitat u therën dhe u nxit secesioni”.

E kështu shumë shpejt vendi rrëshqiti në një luftë civile të pafundme. Qytete të tëra në Europë pasuroheshin me burimet e Kongos. Qeveritë ishin të dobëta, kurse zbatimi i ligjit nuk njihej.
Kështu, një vend i madh, thuajse sa Europa Perëndimore në sipërfaqe, ishte kthyer në plaçkë.
Ishte një vend me burime të pafundme uji, me një klimë të mrekullueshme, me një tokë pjellore dhe me minerale si bakër, ar, diamante, kobalt, uranium, por edhe me naftë. Por thellë- thellë ishte vendi më i pashpresë në botë.
Në atë kohë vendi ra në duart e belgëve. Ishte periudha kur aty u zbulua goma, që kërkohej shumë për biçikleta dhe për makinat e para. Forcat e sigurisë belge ishin brutale. Miliona njerëz u vranë ose u zhdukën. Regjimi barbar belg nuk kishte asnjë interes për të zhvilluar këtë vend.
Në Luftën e Parë Botërore, ishin mineralet nga Kongo që vrisnin njerëz. Thuhej se 75 përqind e predhave bëheshin nga mineralet e Kongos.
Në Luftën e Dytë Botërore, uraniumi që u përdor në bombat që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki, vinte nga një minierë në Kongo.

Pavarësia në vitin 1960 ishte katastrofë me vete.
Pjesë të tëra të vendit donin të shkëputeshin, kurse largimi i beftë i elitës belge e la vendin pa asnjë njeri me aftësitë për të drejtuar qeverinë ose ekonominë. Nga 5 mijë vende pune para pavarësisë, vetëm tre mbaheshin nga kongolezët. Nuk kishte asnjë avokat, inxhinier, mjek apo ekonomist kongolez.
Pasi nisën përplasjet e para, lideri kongolez Patrice Lumumba u rrah barbarisht dhe më pas u ekzekutua nga rebelët e mbështetur nga Perëndimi.
Në krye të shtetit erdhi Joseph- Desire Mobutu.
Mobutu u bë shpejt një tiran.
Ai e ndryshoi emrin në vitin 1972 në Mobutu Sese Seko Nkuku Ngbendu Wa Za Banga që do të thotë “luftëtari i plotfuqishëm, që nuk përkulet dhe vetëm shkon nga fitorja në fitore, duke lënë zjarr nga pas”.
Perëndimi e toleronte atë sa kohë që drejt tij vërshonin mineralet dhe sa kohë Kongo ishte jashtë orbitës sovjetike.
Miliarda dollarë pasuri doli nga vendi, kurse ai jetonte në një pallat 100 milion dollarësh, ndërtuar në mes të xhunglës. Pranë pallatit në xhungël kishte edhe një pistë ku mund të ulej avioni Concorde, që e çonte në udhëtime pazari në Paris.
Disidentët torturoheshin, ministrat vidhnin të gjithë buxhetin dhe qeveria nuk merrte frymë. Perëndimi e lejoi regjimin e tij të merrte borxh miliarda dollarë, që duhen paguar edhe sot e kësaj dite.
Në vitin 1997, Ruanda, e bindur se Mobutu fshihte njerëzit që kishin shkaktuar gjenocidin e vitit 1994, e pushtoi këtë vend me lehtësi.
Mobutu u largua duke futur në avion aq sa mundi nga pasuria e tij.
Në krye të shtetit erdhi Laurent Kabila, një kukull e Ruandës. Por kur mori detyrën, ai refuzoi të bindej ndaj Ruandës. Këtu nisi sërish një luftë tjetër, edhe më e tmerrshme. Miliona njerëz vdiqën.
E kështu miliardat e pasurisë që ka toka e këtij vendi i kanë sjellë vetëm mizerje.
Askujt, as belgëve, as portugezëve, as drejtuesve kongolezë nuk u ka interesuar që të ndërtojnë një shtet të fortë, një ushtri, gjyqësor dhe sistem arsimor të mirë.

U ka interesuar më së pari të bëjnë para nga ajo që kishte ky vend./ep


Thursday, October 3, 2013

Jemi të varfë për të bërë plazh në Shqipëri

Këtë vit nuk ishim mirë nga gjendja ekonomike për të përballuar pushimet në rivierën e mrekullueshme shqiptare, prandaj u detyruam të shkonim për pushime në Turqi!
Shkroi: Stop Injorancës !


Sunday, May 19, 2013

Ato që statistikat fshehin për Greqinë


Pas raportit pozitiv të FMN ku thuhej se “Greqia ka shënuar progres të rëndësishëm në uljen e deficitit fiskal dhe në përmirësimin e kompetivitetit”, gazeta Wall Street Journal, ka botuar një shkrim me titull “Ato që fshehin statistikat për Greqinë”. 

Në të theksohet se “shifrat zyrtare për Greqinë evidentojnë një imazh katastrofik: 6 vjet recesion, 1 në 4 grekë është i papunë, borxhi ulet minimalisht, por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës, sepse ekzistojnë mjaft mesazhe inkurajuese, siç është situata e qëndrueshme politike pas dy proceseve elektorale të ashpra". Gazeta përmend faktin që para disa ditësh qeveria arriti të kalojë pa asnjë problem një ligj, që parashikon pushime nga puna në sektorin publik.

Shkrimi rendit si shpresëdhënëse, përshpejtimin e reformave, fillimin me sukses të privatizimeve, rikthimin e depozitave në bankat greke, por edhe faktin se shteti ka filluar të shlyejë detyrimet e vonuara ndaj biznesit privat.

Ndërkaq presidenti i institutit të kërkimeve ekonomike Ifo, Hans Werner Zin, në intervistë për gazetën Die Welt shprehet se Greqia do ta kishte kapërcyer sot krizën, nëse në pranverën e vitit 2010 do të kishte falimentuar dhe do dilte nga eurozona. Ai shprehet në favor të një unioni monetar të hapur, prej nga shtetet mund të dalin përkohësisht dhe të kërkojnë ndihmë tranzicionale me plane të tipit “Marshall”.

“Ishte gabim i madh që mbajtëm Greqinë në euro me një borxh publik 160% të GDP, që nuk do të shlyhet kurrë. Kjo ndihmoi bankat gjermane, ato franceze, si dhe disa pasanikë në Greqi, por për popullin do të thotë vetëm papunësi dhe vështirësi. 

Zin vlerëson gjithashtu se ajo që Gjermania po lejon të ndodhë në Greqi është “një katastrofë për njerëzit aty”, dhe vë në dukje se “po të shtohen vështirësitë në vendet më të mëdha, nuk do të mundet të vazhdohet politika që po aplikohet në Greqi, për shkak të mungesës së kapitaleve”.

Greece homeless men in Athens Getty Images

Balkanweb

Monday, April 29, 2013

Çifti i moshuar faturohet nga CEZ me 11 milion lekë për një muaj

Ky është një nga rastet e shumta se si CEZ mbifaturon qytetarët. Një çift pleqsh në Shkodër, të cilët jetojnë vetëm dhe përdorin gazin për të gatuar, janë faturuar për një muaj plot 11 milion e gjysëm lekë.

Kjo faturë ka ardhur në shtëpinë e Zef dhe Lula Bregu për muajin dhjetor, ndërkohë që një muaj më parë atij i kishte ardhur një tjetër faturë e fryrë prej 4 milionë lekësh. Aktualisht, CEZ pretendon nga çifti i moshuar që t’i paguajë 17 milionë lekë.

Duke folur në një intervistë për “Shqip”, Zef Bregu thotë se CEZ, në vend që të verifikojë gabimin, kërkon nga ai pagimin e këtyre faturave stratosferike, ndërsa ato do të kontrollohen më pas, nëse ka pasur mbifaturim.

Prokuroria ka nisur një hetim për mbifaturimet e CEZ dhe deri më tani rezulton se rreth 15 mijë abonentë janë mbifaturuar.

Shqip


Thursday, April 18, 2013

“The Economist”: Shqipëria regjim hibrid, një hap larg diktaturës

Korrupsioni, interesat personale të kastës politike shqiptare, mungesa e një kulture të mirëfilltë politike, ka bërë që në sytë e botës, Shqipëria të karakterizohet si një vend që i përket një regjimi hibrid, me një demokraci të brishtë. 
Manipulimi i proceseve zgjedhore, mosrespektimi i institucioneve të pavarura, uzurpimi i pushtetit në dorën e një individi të vetëm, ka bërë që Shqipërisë t’ia kalojë edhe Tunizia sa i përket konsolidimit të një demokracie të shëndoshë. Prestigjiozja britanike “The Economist” përmes insertit të saj analitik ‘The Economist Intelligence Unit’, shprehet se Shqipëria është një regjim hibrid, dhe nga shtetet europiane lë pas vetëm Bosnjën. Ky është konkluzioni i indeksit për demokracinë nëpër botë, reflektim i situatës në fund të vitit 2012, që bën prestigjiozja britanike “The Economist”. Prestigjozja britanike del në përfundimin se ka pasur një lloj gjendje në vendnumëro; që do të thotë as progres i qenësishëm, por as regres i demokracisë për vendin në fjalë, duke marrë zhvillimet deri në fund të vitit të kaluar. Në vëzhgimin e saj, “The Economist” merr në analizë gjendjen e demokracisë për 165 shtete të pavarura dhe dy territore, çka mbulon thuajse të gjithë popullsinë e botës. Indeksi i demokracisë mbështetet në 5 kategori: procesin zgjedhor dhe pluralizmin; liritë qytetare; funksionimin e qeverisë; pjesëmarrjen politike dhe kulturën politike. Në total, indeksi dallon katër lloje regjimesh: demokracitë e plota, demokracitë me të meta, regjimet hibride dhe regjimet autoritare. “The Economist” e rendit Shqipërinë tek regjimet hibride; në një klasifikim që përfshin 37 shtete dhe 14 për qind të popullsisë së botës. Ne këtë liste Shqipëria mbetet pas shumë shteteve të Amerikës Latine, Azisë dhe Afrikës, duke u renditur poshtë Bangladeshit, Siri Lankës e Tunizisë dhe sipër Nikaraguas.
Demokracia
Sipas “The Economist”, shtete si Hong-Kongu, Malavi, Timori Lindor dhe Senegali janë përmirësuar më shumë se ne, duke mundur të klasifikohen këtë radhe si një kategori më lart se Shqipëria si vende me “demokraci me të meta”. Po çfarë janë regjimet hibride? “The Economist” shpjegon se regjimet hibride kanë probleme të thella me parregullsitë zgjedhore që shpesh nuk i lejojnë zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Presioni qeveritar mbi partitë e opozitës dhe kandidatët, mund të jetë shumë i përhapur si fenomen. Dobësitë serioze këtu janë shumë më mbizotëruese sesa në demokracitë me të meta si në drejtim të kulturës politike, funksionimit të ekzekutivit dhe pjesëmarrjes politike. Korrupsioni është shumë i përhapur dhe sundimi i ligjit konsiderohet i dobët. E tillë është edhe shoqëria civile. Tipike e këtyre regjimeve është trysnia mbi mediat dhe fakti që gjyqësori nuk është i pavarur. Përkrah Shqipërisë në këtë listim janë edhe vende si Venezuela, Mali, Egjipti, Pakistani e Libia, shtete që kanë përjetuar luftë, ose të paktën trazira të forta në dy vitet e fundit.
Liria e medias
Në raportet e çdo viti, Shqipëria është renditur në vendet e fundit sa i përket edhe lirisë së medias. Në Shqipëri vijon të mos respektohet liria e medias, tipike e vendeve me regjim hibrid. Raporti më i fundit i Freedom House tregon se liria e shtypit në Shqipëri është përkeqësuar me një vit më parë, duke rënë në vend të 107 në botë, me një vlerësim prej 51 pikësh në kuptimin negativ. Shqipëria ishte në vendin e 102 me 50 pikë. Media në vendin tonë cilësohet si pjesërisht e lirë. Të njëjtin vlerësim me Shqipërinë ka edhe Libani, Maldivet dhe Libani. Por ajo që bie në sy është se na ka parakaluar edhe Kosova, që tani ndodhet në vend të 97-të. Një vit më parë ata ishin në vend të 104-të. 
Eneida Jaçaj

Austrian Lotteries: Ne do i bëjmë shqiptarët të lumtur !


Loja më e re që do prezantojë Lotaria Austriake është e ashtëquajtura 6 nga 39. Pra, të gjejmë 6 numra nga 39 të mundshmit me një fitore të garantuar prej 10 milion lekësh.

Sa është probabiliteti matematikor që një qytetar të gjejë 6 numra nga 39 të tillë?

Kujtojmë se kjo lojë ka hyrë para 1 dekade më parë me emrin "6 nga 45" dhe më vonë shkoi në "6 nga 42".

Si thoshte një matematicient :
"Duke llogaritur propabilitetin për të fituar një lotari, mundësitë janë pothuajse të barabarta si në rastin kur luan dhe në rastin kur nuk luan..."

Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, April 4, 2013

Shqiptarët vs Komunizmi


Tani, si përfundim:
"Komunizmi shkatërroi popullin shqiptar, apo populli shqiptar komunizmin?"

Shkroi: Stop Injorancës !

Tuesday, August 14, 2012

Deklarimet e zbutura të vjedhjeve, për 2011-ën!



Duke lexuar këto ditë mbi deklarimet e pasurive për vitin 2011-të, të politikanëve, deputetëve dhe administratës shtetërore në Shqipëri, ajo që të tmerron mbi të gjitha është fakti se edhe pse natyrshëm deklarimet janë mirë e mirë të krasitura, përsëri shifrat mbeten marramendëse për popullin e thjeshtë që i ka zgjedhur këta individë për ti përfaqës
uar interesatdhe jo për të mbushur xhepat e veta, duke zhvatur me babëzi të mirat e përbashkëta.

Të gjithë aktorët janë me disa llogari bankare. Të gjithë nuk e prekin fare rrogën e tyre dhe në fund fare rroga iu llogaritet si fitim neto.
Mirë kjo, por edhe dietat për udhëtime, që kanë një kuptim simbolik, jo vetëm që nuk konsumohen, por mblidhen si fitime.
Blerje pronash e trojesh anembanë Shqipërisë, ndërtime pallatesh e biznesesh, apartamente dhe godina të dhëna me qera. Bashkëshortë që fitojnë nëpërmjet biznesit të tyre, më tepër sesa partneri i tyre i punësuar në hierkinë më të lartë shtetërore.

Ama ajo që nuk gëlltitej fare, ishte fakti se pothuajse të gjithë të sipërpërmendurit kishin marrë dhurata materiale dhe në kesh, prej të afërmve apo të njohurëve të tyre.

Shkroi: Stop Injorancës

Unë në fakt inatin e kam me të afërmit e mi, që e dini shumë mirë që jam copë-copë, por përsëri kjo nuk i ndalon të më kërkojnë edhe para borxh...

Monday, March 26, 2012

Borxhi publik në Shqipëri

Çdo shqiptar duhet të paguajë 2500$ për të shlyer borxhin publik!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=412653768761636&set=a.222036807823334.75632.220909724602709&type=1&ref=nf
Do ta paguajmë ne, fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve...derisa të dorëzohemi pa kushte në skllavëri.

P.s Të gjitha shtetet në borxhe. Ndaj kujt? Kush pasurohet kur shtetet nënshtrohen një e nga një?

Wednesday, November 30, 2011

Gjithmonë pranë qytetarëve në nevojë

Ndërkohë që greva e urisë së minatorëve ka hyrë sot në ditën e 7-të të saj duke përkeqësuar kështu rrezikshëm shëndetin e minatorëve të ngujuar poshtë nën tokë, Kryeministri Berisha nuk mundi të durojë më këtë padrejtësi dhe duke i hipur Heliopterit të tij të blerë 5 milion euro së fundmi me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ka fluturuar drejtë e për në....Dhërmi.

 Aty e pret edhe skafi i tij, në një kohë kur qytetarët e biznesmenët shqiptarë e kanë të ndaluar përdorim e skafit, qoftë edhe për turizëm. Stop Injorancës

Tuesday, November 29, 2011

Blej shqip

Mendo SHQIP, fol SHQIP, ushqehu SHQIP e ndjehu SHQIP!

 Bojkotoni produktet serbo-greke, duke investuar kështu për rritjen e cilësisë së produkteve shqiptare!

Stop Injorancës

Friday, April 8, 2011

Kredi për karrocën e invalidit

RRËSHEN -
Prej 6 vitesh dergjet në shtrat, pa mundur të lëvizë dhe të shohë dritën e diellit me sy, me një këmbë tërësisht të paralizuar, ndërsa këmbën tjetër falë epjes dhe durimit për të jetuar, ka mundur ta shpëtojë pas një ndërhyrje kirurgjikale disaorëshe në një prej spitaleve private të Tiranës. I mbytur në halle dhe borxhe, me tre fëmijë për të rritur, pa askënd në punë, operacionin është detyruar ta kryejë pasi e ëma ka marrë një kredi.


Një kredi për t'i shpëtuar njërën këmbë, ka mjaftuar, por duke u mbetur si "Guri i Sizifit" mbi shpinë të të ardhmes së fëmijëve kërthi, por që ëndërrojnë ta kenë babanë e tyre sërish në këmbë. Fëmija më i vogël 4 vjeç, lutet që një ditë ta dërgojë babai në kopsht. Teksa bisedojmë me babanë e tyre, njëri prej djemve nxjerr lot papushim, ndërsa më i madhi tregohet më i burrëruar para kohe, duke e kapërdirë peshën e dhimbjes, e ndërsa më e vogla ka me vete besimin fëminor në sytë e pafajshëm që i shndrrisin që larg.

Biseda: Arben, u bë kohë që jetoni kështu, i shtrirë në krevat?
Mbi 6 vite. Kurrë nuk e prisja të përfundoja kështu në krevat. Kam kaluar male të grekut në këmbë dhe kam punuar si emigrant në punët nga më të rënda, ndërsa më pas erdha në vendin e lindjes në Selitë, ku punoja me furgon në një rrugë tmerrësisht të vështirë për orë të tëra vajtje-ardhje.

Kjo rrugë e gjatë, gjithë ditën në timon, rrugë pa rrugë, si dhe puna e rëndë, duket se ndikoi tek shtylla kurrizore dhe për këtë u detyrova t'i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjikale. Pata peripeci në spital në Tiranë gjatë operacionit dhe nuk doli siç e kisha menduar. Pastaj bëra disa operacione të tjera, me premtimin se do të isha normal, por nuk ndodhi kështu. Ngela i shtrirë pas njërit prej operacioneve. Kësisoj mbeta në krevat.

E keni përballuar këtë gjendje, së paku psikologjikisht?
Vështirësitë për njerëzit janë. Me imagjinatë lëviz gjithandej, që në fëmijëri, me shokët në fshat, me kolegë shoferë, në rrugët e botës që i morëm për shkak të halleve, dhe nuk dua ta besoj se nuk mund t'i lëviz më këmbët.

Prej 6 vitesh jetoj kështu, siç më shihni në paralizë të plotë, nuk lëviz dot, vetëm qëndroj në shpinë, dhe për këtë duhen dy veta të më lëvizin. Po ashtu për çdo nevojë personale është një stërmundim i jashtëzakonshëm,dhe më ndihmojnë gruaja dhe nëna. Madje, dua te them se që të kem sa më pak nevoja fiziologjike, privoj veten me ditë pa ngrënë.

Ju keni shpresuar se një ditë mund të jeni ndryshe?
Jam munduar prej më se 3000 ditësh t'ia gjej "shtëpinë" shpresës , por qenka larg më duket, ka raste kur më errësohet gjithçka, sepse mendoj veten kur kam punuar shumë, kam pas miq e shokë dhe kam lëviz gjithandej. Kurrë nuk e kisha menduar se do jem larg tyre. Nuk e kam menduar se nuk do mund të përcjell dot fëmijët e mi as në shkollë dhe as në kopsht. Më këputet shpirti, kur vajza e vogël 4-vjeçare, më thotë: "Babi, kur do më çosh në kopësht?!... Dua vërtet ta arrij atë ditë duke shpresuar se do të mund ta bëj një ditë qoftë dhe në karrocë invalidi dhe kjo është ëndrra për të cilën i jetoj këto ditë kaq të vështira.


Pse thua në karrocë invalidi?
Po të thashë se unë nuk lëviz dot, dhe kam pas shumë frikë se po humbja dy këmbët, ndaj bëra ndërhyrjen kirurgjikale, kur ne ishim me borxhe si familje. Më ndihmuan fillimisht disa shokë të afërm të mi emigrant, por e di se si e fitojnë me gjak lekun dhe ata jashtë, ndaj u detyrova të marr kredi në bankë. Me këto para bëra operacionin me mjekë të huaj në një spital privat në Tiranë, ku më është ndërhyrë në unazat e vertebrës për të m'i pastruar dhe për të bërë të ndjeshme së paku njërën këmbë, pasi rrezikoja t'i humbja përgjithnjë të dyja dhe atëherë çfarë do ta doja jetën. E di mirë se kurrë nuk do cohem më në këmbë, por së paku deri në karrocë invalidësh të ngrihem.

Çfarë konkluduan mjekët pas këtij operacioni?
Ata më kanë premtuar së paku për një ngritje në karrocë invalidi dhe për këtë duhet ndërhyrë që të vihet një pllakë e vidhosur, që së paku të krijohet mundësia që unë të eci e lëviz dy orë në ditë jashtë, si dhe të mund të rri dhe në pozicion tjetër këtu, jo vetëm në shpinë, siç jam i detyruar tani.

Kushton shumë ky operacion?
Po kushton goxha, sipas mjekëve, operimi duhet bërë në një spital në Turqi, dhe mund të shkojë tek 20 mijë euro, shumë e cila nuk mund të gjendet nga unë sikur të shes gjtihçka kam pas shpirti. Ndaj bëj apel të ndihmohem nga kushdo që ka mundësi për ta bërë këtë gjë.

Gjergj Marku, Shekulli

Tuesday, March 15, 2011

Sondazhi i GALLUP: 49 % e shqiptarëve japin ryshfet

Shqipëria konsiderohet si vendi i rajonit, ku jepet më shumë ryshfet për shërbimet publike.
Sipas sondazhit të publikuar së fundi nga kompania e mirënjohur GALLUP dhe Lëvizja Evropiane në Shqipëri, 49% e shqiptarëve japin ryshfet në shërbimet publike. Në biseda të përditshme të qytetarëve janë të zakonshme pyetjet dhe përgjigjet lidhur me ryshfetin, që ata dhanë në spital, gjykatë, universitet apo tek zyrat e tatimeve.


Sondazhi
Sondazhi në fjalë nuk bën  gjë tjetër veçse shpreh me gjuhën e saktë të shifrave praktikën e ryshfetit, të kthyer për fat të keq në një tipar të shoqërisë së sotme në Shqipëri. Gledis Gjipali, drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, partnere e GALLUP-it, në sondazhin rajonal për përhapjen e dukurisë së ryshfetit thotë për programin shqip të DW-së se nga 49% e qytetarëve të intervistuar në Shqipëri thanë se japin ryshfet për të marrë  shërbime në sektorin publik.

Krahasimi
Kjo shifër është pothuajse dy herë më e lartë se në vendet e tjera të rajonit: “ Sipas sondazhit niveli i dhënies së ryshfetit në B-H është 18%, në Maqedoni 13%, në Mali të Zi dhe në Serbia 12%, në Kroaci 10% dhe  në Kosovë 9%.” thotë Gledis Gjipali. Në sondazhin e GALLUP-it disa sektorë rezultojnë të jenë më tipikët për dhënien e ryshfetit në këmbim të marrjes së shërbimit. Pikërisht Mjekësia dhe drejtësia konsiderohen si sektorët, ku dominon më shumë ryshfeti.

Sektorët
“Në vend të parë për marrje të ryshfetit janë shërbimet mjekësore, 645 e të intervistuarve kanë thënë që kanë paguar ryshfet për të marrë një shërbim mjekësor.

1. Në vend të dytë vjen gjyqësori.
2. Më pas sistemi i taksave,
3. Policia,
4. Sektori publik i marrjes së licensave
5. Hipoteka,
6. Doganat
7. Sistemki arsimor”

thotë z.Gjipali.
Po sipas sondazhit ryshfeti vjen si pasojë e mungesës së një legjislacioni të plotë. Një kombinim rrethanash sociale, ekonomike, kulturore dhe psikologjike e kanë bërë në Shqipëri dhënien e ryshfetit në këmbim të shërbimeve nga sektori publik një dukuri zotëruese, që për fat të keq po fiton terren aq sa të duket si  normale dhe e pashmangshme.

Shkaqet
Sociologu Kosta Bajraba, me titullin Profesor, rreshton një sërë arsyesh pse praktika e dhënies  dhe marrjes së ryshfetit vazhdon të fitojë terren. Në krye të tyre qëndron kalimi nga një shoqëri e mbyllur dhe ekonomi e centralizuar në një shoqëri të hapur dhe ekonomi të tregut të lirë. “Ritmi shumë i shpejtë i kalimit nga gjithçka publike në regjimin e kaluar në private ka sjellë që punonjësit në sektorin publik, pra shtetëror të sillen me pasurinë dhe të mirat publike, sikur të jenë private. Dua të them që të sjellurit në mënyrë private me publiken ka arsye ekonomike, shoqërore, kulturore, politike,  madje edhe psikologjike” thotë z.Bajraba. Kombinimi i varfërisë, papunësisë me ndryshimet kulturore, psikologjike të një shoqërie ende në tranzicion duken të jenë shkaqet e kthimit të ryshfetit në një praktikë pothuajse legjitime. Por ka një element tjetër, që është shkaku kryesor i kësaj situate.

Mungesa e legjislacionit
“Ajo, që i jep ryshfetit përmasa dramatike në Shqipëri, është mungesa e një legjislacioni të plotë, që do t’i pengonte nëpunësit publikë të silleshin  me pasurinë dhe të mirat publike në mënyrë private.” thotë Kosta Bajraba. Ndërkohë edhe ato ligje, që ekzistojnë në Shqipëri herë zbatohen dhe herë jo. Kjo  ka sjellë fenomenin e krijimit të një kulture pandëshkueshmërie. “Kultura e pandëshkueshmërisë është bërë në Shqipëri diçka e hasur dendur. Askush nuk mban përgjegjësi, nëse nuk zbaton dhe shkel ligjin. Nëpunësit në sektorët publikë duhet të edukohen dhe të detyrohen që të zbatojnë ligjin", thotë më tej z. Bajraba. Por edhe qytetarët kanë rolin e tyre në lulëzimin e praktikës së ryshfetit në Shqipëri. Çdo qytetar, që jep ryshfet për të marrë shërbimet, që i nevojiten nga sektorët publikë, vepron si individ pa e konsideruar veten pjesëtar aktiv të një komuniteti, që duhet të denoncojë dhe godasë këtë praktikë. Për të dyja palët: ata, që marrin dhe ata, që japin ryshfet, ka një fillim për t'u thënë: "Ndal".  
"Ky është zbatimi me dorë të hekurt, zbatimi i pamëshirshëm i ligjit,” përfundon argumentin e tij Kosta Bajraba.

T. Observer

Forbes: Ja kush janë më të pasurit në botë

Revista "Forbes" ka publikuar listën e më të pasurve në botë.
Në vitin e 25 të këtij rituali, lista për vitin 2011 janë thyer disa rekorde. Në listën prej 1 210 e më të pasurve, shuma e pasurisë shkon në 4.5 trilion dollarë.

Nga 214 emrat e rinj të listës së më të pasurve, 108 i përkasin vendeve si Brazili, Rusia, India dhe Kina. 1 në 4 emra i përket këtyre kombësive, ndërsa vitin e kaluar ishte 1 në 10.

Më parë vetëm SHBA kishte prodhuar më shumë se 100 miliarderë, ndërsa Kina tanimë ka 115 të tillë ndërsa Rusia 101. Gjermania në përpjesëtim me prodhimin e brendshëm bruto rezulton si një ndër gjashtë vendet që ka më pak miliarderë.


Lista e 10 miliarderëve:
1- Carlos Slim Helu 74 miliardë Meksikë
2- Bill Gates 56 miliardë SHBA
3- Warren Buffett 50 miliardë, SHBA
4-Bernard Arnault 41 miliardë Francë
5- Larry Ellison 39.5 miliardë SHBA
6- Lakshmi Mittal 31.1 miliardë Indi
7- Amancio Ortega 31 miliardë Spanjë
8- Eike Batista 30 miliardë Brazil
9- Mukesh Ambani 27 miliardë Indi
10- Christy Walton 26.5 miliardë SHBA



Shekulli