Showing posts with label Mjedisi. Show all posts
Showing posts with label Mjedisi. Show all posts

Thursday, October 3, 2013

Lakuriqi i natës



Nuk e di pse quhet lakuriq kur ai ka qime, por lakuriqi i natës është gjitari i vetëm i cili arrin të fluturojë.
Nuk është aspak e vërtetë që lakuriqi i natës nuk shikon.

Kuriozitet: Nëse lakuriqtë e natës do të zhdukeshin, insektet do të bënin një kërdi sa me gjasa do të rrezikonin seriozisht edhe ekzistencën e specieve njerëzore.

P.s Ky batmani në foto është një ndër më simpatikët.
Perëndia me dorën e tij ka bërë mrekulli.

Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, March 13, 2013

Fitorja e parë e Shoqërisë Civile në Shqipëri


Gjykata Kushtetuese me 7 vota PRO dhe 1 Kundër ka vendosur pro mbajtjes së referendumit për importin e plehrave.

Ajo që prej kryeministrit shqiptar quhej si ALEANCA E PLEHUT, sapo fitoi të drejtën e referendumit.

Tani topi mbetet në fushën e qytetarëve, të vendosinnë duan apo jo ta shndërrojnë Shqipërinë në kosh riciklimi plehrash të Europës!

Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, November 30, 2011

Terrorizmi e antiterrori FushëKrujë

Ajo që shihni nën tymnajë është Fushë-Kruja e fabrikave të çimentos, atje ku qytetarët janë detyruar të kthehen në terroristë për të mbrojtur shëndetin/jetën e tyre.

Vetëm brenda 2011-ës janë shënuar 16 raste të ashtëquajtura "terrorizmi", si hedhje në erë shtyllash elektrike, rruge të asfaltuar, e shinave të trenit, e mureve rrethues të fabrikës etj.

Shteti shqiptar nuk e quan terrorizëm praninë e kësaj fabrike vrastare, por tentativën e banorëve për të shpëtuar jetët e tyre dhe të natyrës...

Foto nga Vora!

Stop Injorancës

Tuesday, November 29, 2011

Bashkëjetesa jonë me plehrat bën të vështirë të dallosh kush janë realisht plehrat!

Kam besim të plotë që ne shqiptarët nuk durojmë dot gjatë zgjedhat e huaja edhe nëse flasin shqip, që nuk pranojnë kurrë të na nënshtrojnë në përjetësi, të na robërojnë, të na vjedhin, të na tallen, të na vrasin të ardhmen apo edhe vetë jetën, sepse në zemrën e këtij populli qëndron gjithmonë i ndezur një prush, i gatshëm për shpërthyer në çdo kohë, në protesta, demostrata të dhunshme apo qoftë edhe revolucione të përgjakshme, për të sjellë atë ndryshimin e merituar tek i cili besojmë e shpresojmë të gjithë.

 Veçse, si gjithmonë që ka një "por", jetojmë në mijëvjeçarin e III-të, në vitin 2011-të, në zemër të qytetërimit europian dhe ende nuk kemi mësuar si të trajtojmë plehrat...

Plazhi i Durrësit

Shpeshherë akuzojmë plazhistët për cilësinë e ujit të detit, thua sikur këta të fundit shkojnë realisht të lahen me shampo atje, e jo për plazh, por harrojmë që deti ynë pasurohet nga lumenjtë tanë të vdekur, të cilët përbëjnë një tren ekspres mbeturinash organike e jo organike. (Stop Injorancës )


 Pamje e shkëputur nga bregdeti i Adriatikut, Durrës!

Friday, April 8, 2011

Protesta për plehrat, policia arreston aktivistë të “Rinisë Aktive”

Protesta e forumit “Rinia Aktive” kundër vendimit të qeverisë për importin e plehrave nga vendet e tjera ka përfunduar me arrestime. Dhjetëra aktivistë kanë protestuar sot para ministrisë së Mjedisit, por duket se drejtuesit e dikasterit kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Pas protestët të zhvilluar përpara Ministrisë së Mjedisit, Policia e Tiranës ka shoqëruar aktivistët e forumit “Rinia Aktive” në komisariat, pas një tubimi kundër vendimit për importin e plehrave.
Rinia Aktive i cilëson arrestimet si një “sulm politik ndaj shoqërisë civile, që të mos protestojë për këtë biznes fitimprurës të politikbërësve  shqiptarë”.


“Ky institucion, i cili duhet të kujdeset për mjedisin tonë, por vetëm këtë gjë nuk bën, madje kërkon të na e shkatërrojë më shumë atë me anë të vendimit për importin e mbetjeve, i cili  vazhdon të jetë në fuqi. Tashmë këta zotërinj vazhdojnë të realizojnë legjislacionin për importin e plehrave, një legjislacion i cili po realizohet në heshtje të plotë dhe sipas interesave të pushtetarëve tanë.


Këta zotërinj po krijojnë me duar e tyre, legjislacionin për kthimin e Shqipërisë në një kosh plehrash. Këta zotërinj po hartojnë planin

“Shqipëria e barabartë më mega Gërdec”.

Kërkesa jonë e vetme dhe e panegociueshme është anullimi i vendimit për importin e mbetjeve në vend, ky vendim është kundër interesave kombëtare, prandaj ne sot jemi këtu për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe për mbrojtjen e të ardhmes tonë.Nuk do lejojmë zbatimin e këtij vendimi sepse nuk mund të pranojmë që Shqipëria të bëhet një vend i pabanueshëm për qytetarët e saj. Është e papranueshme që për interesat tuaja personale të shkatërroni jetën tonë,” tha në deklaratën e saj për mediat aktivistja, Denisa Budini.
                                                                                                                                                                                                                                                                                                  Rinia Aktive

Saturday, January 8, 2011

Njeriu dhe uji i bekuar

Të gjithë po përballemi me një dukuri natyrore që për nga dëmi i ngjan përmasave të një epidemie, por që, kurrsesi, me këto njohuri të sotme që zotëron pjesa shkencore shqiptare të barazohet me fatkeqësi natyrore.

Pse?
Sepse me përkufizim është quajtur dhe do të quhet fatkeqësi natyrore, ajo dukuri e natyrës, që kur ndodh kalon kufijtë e njohjes inxhinierike apo shkencore ose është për herë të parë, e pastudiuar ende, e pandodhur më parë, e pamonitoruar më parë.

Në këtë kuptim janë quajtur proceset vullkanike, ato të tërmeteve, të përmbytjeve, deri në ato të bubullimave, në kohën kur njeriu primat trembesh dhe strukesh në shpella, siç bëjnë qeniet e sotme paranjerëzore, ato me ndërgjegje e arsyetim të ulët - Qentë.

Për disa nga proceset natyrore, kjo tromaksje ka vazhduar edhe në mesjetë, madje për pak nga këto dukuri, që lidhen ende me shkallën e injorancës vazhdon deri në ditët tona (ju kujtojmë eklipsin e vitit '99, se si media struku shqiptarët brenda mureve të shtëpisë).

Por, nuk mund të pranojmë, sot, se tërmeti, vullkani, përmbytja, rrëshqitja e erozioni përbëjnë fatkeqësi natyrore, në një kohë, kur për to në të gjithë botën e shkencëruar ekzistojnë harta të shpërndarjes së potencialeve të tyre të mundshme.
Kësisoj, çdo vend është i rajonizuar sipas kuptimit të rreziqeve natyrore në shkallë të ndryshme, ku edhe vendi ynë e gëzon këtë fakt në sajë të institucioneve shkencore që kishte, që sot janë kthyer si çiban apo si atashe aparatçikësh pranë katedrave pedagogjike. Harrojmë se këta i nevojiten vendit si deveja në shkretëtirë, si fotosinteza në bimë, por mbi të gjitha si oficeri në luftë.

Le të kthehemi tek halli që na ka zënë, por të jeni të bindur e të gatitur or qytetarë e katundarë shkodranë, se ky hall i ngjan miut që kaloi njëherë nëpër mustaqe. Zamzaneja prej qelqi u thye apo shtamba prej balte u kris.
Aq keq më vjen që po ju shkruaj, duke iu drejtuar juve këto reshta, aq sa po më dridhet dora mbi tastierë, por jo mendja, sepse më parë se të kesh këtë fatkeqësi, më saktë këtë zemërim natyror, ulu pak pranë një oxhaku me zjarr bubulak ose mund të ulesh edhe në banjat alla franga, sepse në kësi vendesh njeriu reflekton qetazi për ato që ka bërë dhe për ato që duhet të bëjë.
Çfarë?
Së pari, se si ndërtove në zonë përmbytje, duke zaptuar tokë buke, që shqiptari ka ndërtuar në mijëvjeçarë, qysh nga koha e Trojës, në kodra e në rrëzë saj (ju kujtojmë Beratin të ndërtuar në shtatë kodra, prej të cilit mori shembull Roma e Stambolli më pas).

Së dyti, nuk mjaftoi që ky vend fitoi nga ky lumë Drin, (i cili kur ndodh që gjëmon, ndodhka që ky popull edhe e mallkon), tokat që dikur përmbyteshin përgjatë zonës së Gjadrit. Sikur nuk mjaftoi, që ky komb fitoi nga ky lumë Drin, tokat, që dikur përmbyteshin përgjatë zonës së Lezhës.
Sikur nuk mjaftoi, që ky vendimmarrës qaraman fitoi energji elektrike për ditën, duke i zënë rrugën në Vaun e Dejës. Sikur nuk mjaftoi, që ky politikëbërës derëzi fitoi energji elektrike për natën, duke i zënë rrugën në Koman. Sikur nuk mjaftoi, që ky ligjvënës "hallemadh" fitoi energji elektrike për dimër e për verë, duke i zënë rrugën në Fierzë. Dhe pastaj e detyruan të bashkohej i tëri me Bunën.

Dhe pastaj katundarë e malësorë, që nga Shkodra gjer' në Vlorë, i zunë pusi me ndërtime të "legalizuara" anash majtas, anash djathtas, para e prapa rrjedhës, të njohura në mijëvjeçarë si zona përmbytje që janë vetëm për mish e oriz.

Çfarë nuk arrijmë të kuptojmë?
Mirë në zonë përmbytje, po pse në zonën gropë të saj, ku ju kujtojmë Nartën, Divjakën, Velipojën, Ulqinin, të cilat janë ndërtuar mbi mezhdë, që përmbytja t'i rrethojë për pak ditë, por jo t`i mbysë shtëpi e katandi për çdo vit.
Mirë në zonë përmbytje, po pse një ngrehinë këtu e një atje, duke betonizuar tokën, që në kësi kushtesh, rrit volumin e ujit përmbytës.
Së treti, si mund të derdhësh ujërat e zeza pranë një Liqeni që të ka dhënë ujë me u ngijue, peshk me jetue, shpezë me shijue, bimë me zbukurue, aq më tepër që ti o shkodran vajte e ndërtove jetë, qysh nga pellazgia, tek Liqeni, që pasi e pagëzove me emrin Shkodër, ku s'ka mundur gjuhë tjetër ta thyej, ti sot e thyen dhe e fyen, duke e bërë të thirret gjirizi i Shkodrës.

I dashur countryman and countrycitisen!
Jam i bindur, që si çdokush, e dini se uji ka një formulë të thjeshtë të ndërtuar nga dy atome hidrogjeni, si baza kimike e formimit të tokës që na ushqen dhe një atom oksigjeni, si baza kimike e jetës së gjallë, përfshirë dhe njeriun. Pra, uji është baza e jetës edhe për njeriun.
Sikundër jam i bindur, që nuk di të kundërtën e saj, që njeriu dhe qeniet e tjera të gjalla (kafshët, bimët etj.) janë baza e jetës së ujit.
Dëgjo këtu tani dhe dëgjomë mirë.
Uji, veç përbërjes kimike të mësipërme, duke qenë mineral, si gjithë të tjerët ka dhe ndërtohet prej kristalesh optikë, që marrin një formë të caktuar në varësi të sjelljes me të.
Pra, ndryshe nga të gjithë mineralet e tjerë, këto kristale optikë marrin formë të caktuar nga mënyra se si reagon, ajo qenie për të cilën ai është baza e jetës, pra, si qeniet e gjalla, si edhe njeriu. Ndërkohë që dihet, që qeniet e gjalla, si bimët edhe kafshët kanë ekuilibër dhe mënyrë të sjelluri me ujin sipas ligjeve e rregullave perfekte.
Ai që del nga binarët në marrëdhënie me të është vetëm qenia me dy këmbë.  
Kështu, në të gjitha eksperimentet e kryera në qindra pika të globit me ujin që rridhte nëpër rrjedha të caktuara, rezultoi se kur njeriu e bekonte me fjalë të ngrohta, dashamirëse e uruese, kristalet optike të ujit të rrjedhës vendoseshin sipas një forme të rregullt, duke e bërë atë ujë paqësor, të qetë, të dashur dhe dobiprurës.
man holding singing bowl at sunset
Kur njeriu nuk i bëzante kurrgjë ujit të kësaj rrjedhe, kristalet e tij merrnin formë amorfe dhe nuk reflektonin më vetitë e mësipërme. Por, kur njeriu i pëshpëriste fjalë të mallkuara, ai kthehesh në ujë agresiv, në ujë realisht i tërbuar, sepse kristalet e tij merrnin formën më të çrregullt të mundshme, sepse ato deformoheshin, zgjeroheshin, duke krijuar turbulenca brenda vetvetes, pa shkaqe të jashtme natyrore ose për të njëjtat shkaqe natyrore, si ato më sipër. Me këtë shkak shpjegohet rasti, pse një akshën gatim del me shije, edhe pa hedhur erëza.
Sepse, kuzhinieri apo amvisa e ka këndue apo ia ka pasë kënda ushqimin që gatuan, duke i dhënë një shije të papërsëritur. Kujtoj supën e prerë me vezë, kur dikush nga fisi im sëmurej në Berat, që vetëm nëna Minos (sime Mëje) i kërkohej ta gatiste, sepse ajo e këndonte kur e gatuante. Pra, është uji brenda gatimit që merr formë të gëzueshme, dhe/ose e kundërta, kur gjella del pa shije, dhe kuzhinieri e moleps me erëza.

Kjo po më tremb me këta politikëbërës apo me këta vendimmarrës, por më shumë më vjen të bërtas për këta qytetarë, që shajnë e shfrejnë për forcat e verbra të natyrës, duke harruar zemërimin natyror të saj për bëmat që i kanë kandisur. Po kur thonë: - "U çmendën apo u tërbuan ujërat!" Çështja është ujërat apo njerëzit?!

Nga prof. asc. Sazan Guri, G. Shekulli

Ndal Paditurisë - Ndiqni këtë eksperiment me video, se çfarë i ndodh realisht ujit, me anë të tingujve:
http://www.youtube.com/watch?v=rdOJZDWJkuk

Shqipëria hap dyert për plehrat e Napolit, merr me vete edhe “Sacra Corona Unita”

"Shqipëria hap dyert për plehrat e Napolit, merr me vete edhe "Sacra Corona Unita"
Kështu e titullon një shkrim të saj "AMI" (Agenzia Multimediale Italiana). Agjencia raporton se Shqipëria do të marrë plehrat e Europës, përfshi dhe ato të Napolit.

Gazeta e quan një mrekulli për Napolin. Agjencia thotë se pas këtij biznesi fshihen të afërm qeveritarësh në Tiranë.

Bashkë me plehrat, Shqipëria do të marrë edhe mafiozët e "Sacra Coirona Unita", shkruan kjo agjenci, duke supozuar se pas mafies së plehrave qëndron kjo organizatë. Një prej drejtuesve të saj u arrestua para disa kohësh në Shqipëri.  
Disa gazeta raportuan për lidhje të tij me Ministren e Integrimit, - shkruan agjensia.
Nga "biznesi" i plehrave italiane ka disa vende që e kanë pësuar tashmë. Nuk e di përse në Shqipëri nuk ngrihen e t'ua hedhin plehrat kokës, plehrave që firmosin marrëveshje të tilla.

Shekulli 

Adresa e gazetës italiane:
http://www.agenziami.it/articolo/7594/Spazzatura+da+Napoli+all+Albania+via+Sacra+Corona+Unita+

Saturday, December 4, 2010

Na mori lumi

SHKODËR - Përmbytjet tashmë kanë filluar të zëvendësohen nga një tjetër shqetësim në Shkodër, e pikërisht nga problemet e higjienës.
Në sipërfaqet me ujë, në lagjet e qytetit, madje dhe në ato afër qendrës, si në "Xhabije", vërehen brejtës infektivë (minj) që, duke kërkuar ajër dhe nga bashkimi i ujërave të zeza me të bardhat, po lëvizin nëpër hyrjet e pallateve apo rrugët edhe pa ujë.
Po kështu vërehen dhe zvarranikë që kanë dalë në sipërfaqe. Lidhur me këtë, burimet zyrtare shprehen se kujdes është duke iu kushtuar kryesisht ujit të pijshëm, sasia e klorifikimit të tij është trefishuar dhe po bëhen analiza në pika të ndryshme.
Aty ku dyshohet për ndotje, bëhet stakimi dhe kyçja e pompave. Ndërsa për praninë e kafshëve të tjera, theksohet se kjo ndodh nga përmbytja, ato i nxjerr uji dhe vetëm pasi të largohet uji, do të ndërhyhet me dezinfektimet përkatëse.
Në prefekturën e Shkodrës, pranë shtabit të emergjencës ka qenë dhe deputeti socialist, Astrit Beci, i cili është interesuar për ujin e pijshëm për shkak të mosfunksionimit të pusetave që, sipas tij, mund të shkaktojnë probleme epidemiologjike. "Ekziston një mundësi e madhe e ndotjes së ujit dhe kampionët duhet të ekzaminohen çdo një orë", ka theksuar Beci.
Gjithashtu ai ka kërkuar informacion edhe për situatën e sigurisë në nënstacione elektrike. Ndërkohë, deri mesditën e së premtes, nga helikopterët janë kryer 26 operacione nga ajri, ku janë dërguar ushqime dhe në kthim janë marrë persona që janë evakuuar. Paraditen e së premtes janë dërguar në Dajç dhe dy mjekë. Në këtë komunë mund të shkohet vetëm përmes ajrit, pasi lidhjet tokësore janë të pamundura.

Zgjerimi
Është zgjeruar harta e përmbytjeve në Shkodër dhe uji ka përfshirë dhe të tjera sipërfaqe në qytet. Në rrugën kryesore hyrëse, Xhabije - Parrucë, vërehen mbi 10 varka me dhe pa motor, të cilat bëjnë transportin e njerëzve në linjat Xhabije - Ura e Bunës.
Banorët e kësaj lagjeje kanë të vetmen mundësi lëvizjeje atë me varka, dhe kjo e domosdoshme pasi u duhet të blejnë bukë, ujë, ushqime apo sende tjera të nevojshme.
Por Shkodra, si asnjëherë tjetër, duket e rrethuar nga çdo drejtim nga ujërat që kanë përmbytur deri tani 12 800 ha tokë, kanë prishur ura dhe bllokuar rrugë, kanë gërryer e bërë të pakalueshme akse rrugore rurale e kombëtare.
Jo vetëm Nënshkodra, por dhe një pjesë e qytetit është përmbytur nga liqeni, lumenjtë e shkarkimet nga portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës, por dhe në Malësinë e Madhe ose siç njihet Mbishkodra.
Përroi i Thatë ka vërshuar përsëri, e dyta herë në harkun kohor të një muaji, ndërsa Sterbeqi, Culaj e gjithë fshatrat e Buzës së Ujit janë të përmbytura nga liqeni i Shkodrës, i cili ka arritur në 10 metra.

Ushqimet
Ka filluar shpërndarja me helikopter e ushqimeve e ujit të pijshëm në zonën e Nënshkodrës. Gjatë gjithë ditës së premte, fluturimet e helikopterëve që ngrihen nga stadiumi "Loro Boriçi" kanë qenë të shpeshta. Ushqimet dërgohen në pikat e caktuara nga komunat, të cilat bëjnë ndarjen e tyre.

Energjia dhe uji
Ndërkaq, ka probleme me furnizimin me energji elektrike, pasi në disa zona ajo është stakuar për efekt sigurie, në të tjera uji ka hyrë në kabinat elektrike. Sipas banorëve, ka raste kur telat elektrikë janë këputur nga uji dhe kanë rënë aty duke rrezikuar jetë njerëzish që lëvizin me varka. Për këto raste të raportuara, energjia elektrike është stakuar.
Ndërsa janë përforcuar me mbrojtje nënstacionet elektrike dhe ato të ujit të pijshëm, mungesa e tij ndihet në disa fshatra apo zona të qytetit. Sipas burimeve nga shtabi i emergjencës, ka pasur disa stakime pompash të furnizmit me ujë të pijshëm për efekt sigurie.

Evakuimet
Forcat e ushtrisë dhe ato të RENEA-s e FNSH-së po kryejnë operacione evakuimi në zonën e Nënshkodrës, edhe pse ditën e premte dhe pasditen e së enjtes kërkesat për evakuim janë rritur së tepërmi. Nga banorë të këtyre zonave mësohet se ka dhe mjaft raste kur kanë kërkuar ndihmë, por ajo nuk u është ofruar apo është neglizhuar.
Lidhur me këtë, burimet zyrtare shprehen se ka pasur mjaft refuzime dhe kush ka dashur, është evakuar. "Kemi shkuar nëpër shtëpi dhe u kemi thënë të vijnë që të largohen, por nuk kanë pranuar ose kanë kërkuar të marrin dhe bagëtinë me vete.
Kjo ka qenë e pamundur, pasi varka nuk mund të marrë dhe njerëz dhe disa krerë bagëti njëherësh.
Kjo ka bërë që ata të sprapsen dhe të mos pranojnë të evakuohen",- shprehen efektivë të forcave të angazhura me operacionet e evakuimit. Gjatë natës janë kryer dhe tre operacione për dhënie ndihme, emergjente, edhe pse ka qenë e vështirë për shkak të errësirës dhe kushteve atmosferike.
Një familje nga Oboti, e helmuar nga përdorimi i gazit, ka kërkuar ndihmë dhe është evakuuar duke u dërguar në spital. Në Dajç, një banesë e izoluar nga të tjerat ka rrezikuar të ketë pasoja për njerëzit që jetonin aty, pasi uji ka shkuar në lartësi të madhe. Për ta shpëtuar është bërë operacion natën duke ndërhyrë RENEA, që i ka nxjerrë nga banesa.
Por kërkesat për ndihmë janë të shumta dhe ndryshe nga muaji janar, edhe komunikimi është bërë më i vështirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, që kushtëzon mënyrat e kërkimit ndihmë nga të izoluarit.
Banorët e përmbytur po përpiqen të dalin vetë nga situatat ku ndodhen, pasi dhe efektshmëria e afrimit të ndihmës nga strukturat e ushtrisë e policisë është e kufizuar për shkak të pamundësisë, por dhe kapaciteteve të tyre numerike. Megjithatë nuk kanë munguar dhe rastet e njoftimeve të rreme, mashtrimeve, ku telefonojnë për ndihmë dhe kur ajo u afrohet e mohojnë këtë.

Banorët: Nuk po ndihmohemi
Në qytetin e Shkodrës banorët shprehen se po i zgjidhin vetë problemet e tyre, pasi ndihma është përqendruar kryesisht në Nënshkodër. Të hidhëruar për atë që po ndodh, por dhe të pasigurt për të ardhmen, ata shprehen se një situate të tillë nuk e njohin. Ermir Selmani, banor i lagjes "Liria" tregon se ka kërkuar ndihmën e policisë për të dërguar në spital gruan, e cila po lindte. Nuk m'u përgjigjën.
Dola dhe i thashë një kamioni të ushtrisë, por më tha se kam tjetër punë. Kam marrë një varkë dhe me të kam shkuar deri në Perash ku nuk ka ujë dhe atje me makinë e kam dërguar gruan në spital ku dhe lindi". Meliha Kraja, banore e lagjes Tophanë, shprehet se nuk kanë as ujë të pijshëm dhe as ushqim, ndërsa uji i ka izoluar.
"Dakord se këto janë punët e Zotit, por mendoj se janë dhe të robit. Na ka mbaruar gjithçka". Ndërsa një e moshuar, Zenepe Pirani, mbi 90-vjeçare, shprehet se shi ka rënë dhe shumë madje, edhe vitet e tjera, por kështu nuk ka pasur përmbytje. "Në vitin 1963 ka pasë mjaft ujë, por ai iku për dy ditë, tani po qëndron gjatë dhe ka më shumë", thotë e moshuara.

Informacion i fundit
Sipas zv.kryeministrit Ilir Meta, janë 13000 ha nën ujë, 2100 banesa të përmbytura, 3940 familje të evakuara, 1800 banorë janë strehuar në vendet e akomodimit të vëna në dispozicion nga shteti.
Shkarkohen 2600 metër kub ujë në sekondë, ndërsa mbrëmjen e së enjtes shkarkoheshin 2950 metër kub ujë në sekondë.
Në punë 1000 efektiva policie, 500 ushtrie, 80 mjete të Ministrisë së Brendshme dhe 120 të Ministrisë së Mbrojtjes, i flotiljes me helikopterë dhe shumë mjete lundruese. Këtë vit janë llogaritur të prodhohen 7,3 miliardë kilovatorë energji elektrike, prodhim i vjetër, ku vitet e mëparshme janë prodhuar maksimalisht 5,9 miliardë kilovatorë energji elektrike në vit.
Lezhë, argjinatura Torovicë
Akset rrugore të bllokuara në gjithë vendin
Shkodër
Në hyrje të qytetit Shkodër, para urës së Bunës dhe te Harku i Bërdicës rruga është e pakalueshme pasi ka përmbytje të rrugës me rreth 1m ujë mbi rruge.
Tek Ura e Bunës uji ka kaluar mbi urë duke krijuar përmbytje të rrugës dhe duke e bërë të pakalueshme rrugën. Rruga për në Muriqan është e bllokuar, po kështu edhe rruga për në Shirokë është e përmbytur.
Në segmentin rrugor "Harku i Bërdicës - Velipojë", kuota e ujërave në urën e Gjolulit është rreth 50-60 cm, qarkullojnë vetëm mjetet e mëdha, mjetet e vogla qarkullojnë nga rrugë dytësore.
Në segmentin rrugor Koplik - Dedaj - Bogë si rezultat i bllokimit te zona e përroit të thatë, qarkullimi i mjeteve kryhet nëpërmjet një rruge dytësore të përkohshme, sasia e ujit është 60 cm. Hyrja për në Shkodër bëhet nga Mjeda.
Gjithashtu, edhe aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i pakalueshëm pasi është rritur niveli i ujit mbi rrugë në orët e pasdites.
Shkodër - Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, rreth 5 km, deri te dogana rruga është e pakalueshme pasi uji mbi rrugë është rreth 1 metër.

Kukës
Në segmentin rrugor Sopot-Ura e Bujanit, në urën e Bujanit, kalimi bëhet me vështirësi pasi është rritur niveli i lumit të Valbonës. Po e njëjta situatë është edhe në urën e Fierzës. Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve. Në segmentin rrugor Bajram Curri - Fierzë, kilometri i 11-të, lumi ka marrë murin mbajtës të rrugës (shembur), rruga me një kalim.
Në Shishtavec lumi ka marrë një pjesë të rrugës duke bërë njëkalimshe rrugën.

Dibër
Po punohet tek ura e Cerenecit, qarkullohet me një kalim. Në segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafë-Draj rreth 5 km larg Muhurit, është shembur ura e Shehut, dhe rruga është e bllokuar duke bllokuar komunat e Reçit, Zalldardhës, Arrëzit dhe Lurës.
Dalja e rrugës Peshkopi-Ura e Skurajt (ku bashkohet rruga e Peshkopisë me autostradën) është e bllokuar pasi ka dalë uji mbi rrugë rreth 1 km dhe sasia e ujit mbi rrugë është rreth 1,5 m i lartë.
Janë bllokuar disa mjete në rrugë Nga Burreli në Milot në 30-40 vende ka shkarje dhe rruga është me 1 kalim. Është bllokuar rruga nga përmbytjet e shkaktuara për shkak të hapjes së portave të hidrocentraleve të Ulzës.

Lezhë
Ka bllokim të rrugës në aksin Ura e Skurajve në drejtim të Burrelit për shkak të përmbytjes së rrugës

Tiranë
Gjendja në autostradë në mbrëmje po shkonte drejt normalizimit, pas bllokimit të saj në Vorë.

Elbasan
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Ka pasur bllokim të rrugës në vendin e quajtur Dragostunj, në kilometrin e 80-të ka pasur bllokim të rrugës për rreth 40 min nga shembje të shkaktuara nga reshjet e menjëhershme. Aktualisht, rruga është e hapur.

Vlorë
Në aksin rrugor Vlorë - Sarandë qarkullimi kryhet me një kalim në vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras. Në këto pika është vendosur sinjalistika përkatëse. Në akset e tjera nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve.

E vetmja mundësi qarkullimi e tropojanëve, përmes Gjakovës Izolohet Tropoja
Shkarkimet në hidrocentralin e Fierzës kanë filluar ditën e mërkurë duke krijuar probleme në afërsi të tij, pikërisht në urën që lidh Tropojën me Fushë-Arrëzin e Tiranën përmes rrugës tokësore.
Gjithashtu, është bërë i pamundur lundrimi në liqenin e Komanit. Vërshimi gjigant i ujërave qe po shkarkohen nga Fierza ka dëmtuar edhe argjinaturën e rrugës që ndodhet poshtë saj dhe që lidh Tropojën. Ndërkohë, ka shembje në rrugë për shkak të lagështisë së madhe të krijuar nga shkarkimet e digës.
Aktualisht qarkullimi i automjeteve nga Tropoja në drejtim të Tiranës bëhet kryesisht përmes Gjakovës, Prizrenit dhe në vijim përmes autostradës Morin-Rrëshen. Problem mbetet qarkullimi i mjeteve të transportit të ngarkuara me mallra të ndryshëm konsumi, që e kanë të pamundur të qarkullojnë përgjatë këtij segmenti për shkak të detyrimeve doganore.

Situata sipas KESH-it
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka paraqitur situatën në hidrocentrale pas përmbytjeve të fundit në zonën e Shkodrës deri në orën 16:00 të dites së premte. Nga të dhënat e fundit bëhet me dije, se Fierza është në kuotën e 290.39 metra, ndërsa prurjet janë 1420 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkohen 1076 metër kub ujë në sekondë.
Hidrocentrali i Komanit është në kuotën e 169.98 metrave ndërsa prurjet kapin shifrën e 1807 metër kub për sekondë, ndërkohë, shkarkimet vijojnë me 1844 metër kub ujë në sekondë. Po ashtu kuota në Vaun e Dejës është 74.24 metra, prurjet janë janë 2295 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 2576 metrave kub ujë në sekondë.
Kuota në Ulëz është 123.6 metra, prurjet janë 1800 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 2763 metrave kub ujë në sekondë. Ndërkohë që KESH-i ka njoftuar që të gjitha HEC-et janë duke prodhuar me kapacitetin e tyre maksimal, megjithatë nuk është përballuar niveli i lartë i prurjeve që është disa herë më i madh se sa i harxhimit të agregatëve të instaluar në të tre hidrocentralet.
Fuqia e instaluar e hidrocentraleve të ngritura në kaskadën e Drinit është 1300 megavatorë. Fierza ka të instaluar 500 megavat, Komani 600 megavat dhe Vau i Dejës 250 megavat.
********************
Situata në perkeqesim e sipër nga përmbytjet ka bere që qeveria shqiptare të kërkojë ndihmë nga NATO. Kerkesa i eshte bere aleances nga Ministria e Brendshme. Mesohet se janë kërkuar helikoptere dhe mjete të rënda.


Sipas zv/kryeministrit Ilir Meta, janë 13000 ha nën ujë, 2100 banesa të përmbytura , 3940 familje të evakuara, 1800 banorë janë strehuar në vendet e akomodimit të vëna në dispozicion nga shteti. Shqetësuese situata e komunikimit. Shkarkohen 2600metër kub ujë në sekondë, ndërsa mbrëmjen e së enjtes shkarkoheshin 2950 metër kub ujë në sekondë.


'Ruajmë balancën me nivelin e prurjeve në kaskadë. Siguria në kaskadë pa asnjë problem"- tha Meta

Sipas Metës bëjnë operacione 1000 efektiva policie, 500 ushtrie, 80 mjete të ministrisë së brendshme dhe 120 të ministrisë së mbrojtjes, i flotilje me helikopterë dhe shumë mjete lundruese. 

Anila Dushi/L.Kokaj G. Shekulli

Monday, November 22, 2010

"Plehrat", Berisha: Ata që kundërshtuan projektin janë armiq të mjedisit

Shqipëria kazan plehrash për Evropën, mbetjet nga riciklimi, në gropa ose det.
Berisha akuzoi mediat dhe ambientalistët si mafiozë, industria e riciklimit përfiton
Vendimi më i fundit i qeverisë për importimin e plehrave nga Europa ka ndezur së fundmi edhe reagime të forta midis ambientalistëve, opinionit publik dhe qeverisë, duke u kthyer kohët e fundit në një çështje tepër delikate.

Nga njëra anë janë vetë firmat, apo kompanitë të cilët kanë marrë përsipër trajtimin e mbetjeve që do të importohen nga venet Evropiane,të cilat kanë deklaruar se ata kanë investuar, dhe plehrat duhet të importohen medoemos. E nga ana tjetër është shoqëria civile dhe ambientalistët që e kundërshtojnë faktin se nëse këto plehra do të trajtohen në vendin tonë nuk ka kapacitete për të përballuar mbetjet që do të shkaktohen nga djegia apo përpunimi i këtyre plehrave.

Por në mbrojtje të firmave apo kompanive që do të bëjnë trajtimin e plehrave që do të importohen, është edhe qeveria e cila, kohët e fundit ka akuzuar mediat dhe ambientalistët si grupe mafioze, por nga ana tjetër favorizon këto kompani apo grupe të cilat mund të dyshohen si mafioze, për shkak se kanë investuar dhjetëra miliona euro, në një biznes i cili do të bëhet me lëndë të parë falas dhe pa asnjë kontroll në doganë, kjo për shkak se qeveria vendosi të heqë akcizën për mbetjet urbane. 
Nëpërmjet një tubimi paqësor qytetarë dhe ambientalistë kanë kërkuar ditën e djeshme anulimin e vendimit për importin e plehrave.
Edhe pse sipas vendimit asgjësimi i plehrave do të kryhet duke i depozituar ato mbi, në dhe nën tokë, trajtimi i tokës, injektim i thellë, duke përfshirë injektim me pompim të mbetjeve të lëngshme brenda puseve sërish në vendin tonë sipas ambientalistëve në vendin tonë nuk ekzistojnë mundësitë apo kapacitetet që të përballohen mbetjet që do të dalin nga përpunimi i plehrave që do të importohen nga jashtë.
Sipas ligjit, një tjetër pikë është edhe depozitimi sipërfaqësor, ku është parashikuar vendosja e lëngjeve apo llucërave të shkarkuara në gropa, pellgje ujore apo laguna, etj.
Në vendim të Këshillit të Ministrave parashikohet landfill me disenjim inxhinjerik të veçantë dhe shkarkimi në një trup ujor përveç deteve/oqeaneve. Sipas këtij vendimi, parashikohet shkarkimi në dete/oqeane përfshirë futjen në shtratin e tyre dhe trajtimi biologjik i papërmendur në asnjë vend tjetër në këtë listë, i cili rezulton në përzierje apo përbërje përfundimtare që shkarkohen përmes çdonjërit nga operacionet e kësaj liste.


Problemi
Problemi i trajtimit të mbetjeve të plehrave të importuara kërkon një infrastrukturë të posaçme, e cila në vendin tonë nuk ekziston. Një tjetër problem për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë janë dhe efektet negative që do të rrjedhin prej fabrikave apo impianteve të përpunimit. Tymi dhe mbetjet e tjera të çliruara prej tyre janë dy pikat ku mbështeten më fort grupet që kundërshtojnë vendimin e qeverisë.
U deshën gjashtë vjet kohë por asnjë investim që kreu i ekzekutivit të firmoste sjelljen e plehrave në vendin tonë. Këto grupe mafioze shpesh herë kanë deklaruar me të madhe se janë pro qeverisë që të importohen mbetjet e vendeve Evropiane pasi në këtë mënyrë do të zhvillohej edhe vendi dhe procesi i riciklimit dhe i trajtimit të mbetjeve do të zhvillohej edhe më shumë. Në lidhje me këtë në të gjithë vendin nuk ekziston sot për sot asnjë vendgrumbullim ose quajtur ndryshe landfill ku përveçse mbetjet mund të trajtoheshin në mënyrë të specializuar ato nuk do të ishin të rrezikshme për qytetarët.  
Pjesa më e madhe e mbetjeve urbane, si dhe mbeturinat spitalore grumbullohen dhe digjen në gjendje të lirë.
Mbetjet e ngurta duke u djegur në gjendje të lirë ndotin ajrin nëpërmjet prodhimit të erërave mbytëse. Tymi dhe erërat e këqija përhapen në një largësi me reze deri 5 km. Nga vend hedhjet çlirohet gaz metan dhe grimca pluhuri me përmbajtje metalesh të rëndë, si dhe përbërje të tjera inorganike dhe organike si dioksina, furane. Në një mostër ajri të marrë janë gjetur derivate të benzenit, gazra të efektit serrë dhe ferone. Pra, kushtet e cilësisë së ajrit në vend hedhjet paraqesin kërcënime serioze për banorët rreth këtyre zonave.

Sazan Guri: Nuk kemi asnjë metër kub mbetjesh të trajtuara
Sipas ambientalistit të njohur Sazan Guri problemi i mbetjeve është një çështje aq shqetësuese e cila është kthyer së fundmi në problemin e parë dhe rrezikun që na kanoset të gjithëve. Sipas specialistit, problemi i mbetjeve është një problem që i referohet direkt qeverisë pasi ajo nuk ka krijuar deri më sot asnjë mundësi për trajtimin apo një vend groposje ekologjike apo inxhinierike për trajtimin e mbetjeve urbane në vend. “Ne nuk kemi as dhe një landfill për groposjen e mbetjeve, dhe një mundësi që është krijuar në Bushat dhe ajo është ka shkaktuar përplasje midis komunës dhe qytetit të Shkodrës apo Lezhës. Aktualisht ne ndodhemi në situatën që jemi nuk sikur një metër kub mbetjesh të trajtuara. Kjo gjendje është e padurueshme. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Ne akoma nuk kemi në dorë situatën për të menaxhuar mbetjet tona ndërkohë merren vendime për të sjellë mbetje të tjera” tha ditën e djeshme Sazan Guri.
Sipas tij lista e mbetjeve të tjerëve është e papranueshme, ose do jetë punë agjentësh midis shteteve. Një ditë këto mbetje nga jashtë ne do të jemi të aftë për ti importuar dhe ky është një detyrim moral i të gjithëve ne, por kur të kemi ndërmarrë masa për të sistemuar, për të mirë menaxhuar të krijojmë infrastrukturën e duhur, për tu bërë ballë mbetjeve të vendin tonë pikë së pari. “Ne kërkojmë me këtë reagim që të merren masa për mirëmenaxhimin e mbetjeve, vendimmarrjeve të duhura, këto kompani le të shikojnë edhe këtë mundësi. Fillimisht duhet të bëjmë trajtimin e plehrave që aktualisht janë të shumta e më pas të bëhet importimi. Aktualisht ne jemi, në një situatë që plehrat na rrethojnë, në familje në shtëpi, në kryeministri, me kazanë 24 orësh që janë të mbushur plot me plehra” sqaroi specialisti ndër të tjera.
“Ne nuk kemi asnjë aksion që të trajtojë mbetjet tona lokalisht, dhe duam të bëjmë riciklimin apo trajtimin e mbetjeve globale.
Kjo s’është normale. Përsa i përket përgjegjësisë, kjo është e të gjithëve edhe e qytetarëve sepse sipas meje lëvizjet vijnë që poshtë. Ministria e Mjedisit duhet ta menaxhojë shkencërisht problemin jo vetëm burokratisht, duhet ta menaxhojë në mënyrë ekspertize.” Ka pohuar Sazan Guri ndër të tjera. Nga ana tjetër sipas specialistit, Kryeministri duhet të shpallë në mënyrë urgjente mirëmenaxhimin e mbetjeve në vend.   
Tirana me 700 mijë banorë, ka 750 ton mbetje
Në vitet e fundit, Tirana është kthyer në një metropol, me një rritje dramatike të popullsisë. Me 700 mijë banorët e saj, kryeqyteti prodhon deri më sot, për çdo ditë, 750ton mbetje, ose ndryshe 0.8 kg/banor në ditë mbetje, të cilat kualifikohen si mbetje të ngurta bashkiake. Pikat e grumbullimit të mbetjeve të shumëllojshme, të cilat depozitohen çdo ditë në këto mjedise, jo vetëm nga familjet qytetare, por edhe nga bizneset e ndryshme, janë një problem mjaft i dukshëm dhe shqetësues për të gjithëkomunitetin e kryeqytetit. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti që, ndërgjegjjaqytetare për rëndësinë e mbajtjes pastër të qytetit është ende shumë e ulët. Riciklimi, për të mos folur më tej për reduktim dhe ripërdorim të mbetjeve, është sporadik dhekrejtësisht i paorganizuar. Këtu nuk bëjnë përjashtim as mbetjet metalike (kanaçet), mungesa e seleksionimit të tyre në pikat e grumbullimit rëndon gjendjen e mjedisit përreth konteniereve të grumbullimit të mbetjeve. Për pasojë, efekti social–ekonomik, i shkaktuar nga ky problem, si dhe ndikimi që ka në cilësinë e jetës së qytetarëve tëShqipërisë në përgjithësi, dhe të Tiranës në veçanti, është shumë i madh. 
Ligji “anormal”, shkarkimi dhe djegia e mbetjeve, mbi tokë dhe det
Asgjësimi i plehrave do të kryhet duke i depozituar ato mbi, në dhe nën tokë, trajtimi i tokës, injektim i thellë, duke përfshirë injektim me pompim të mbetjeve të lëngshme brenda puseve. Një tjetër pikë është edhe depozitimi sipërfaqësor, ku është parashikuar vendosja e lëngjeve apo llucërave të shkarkuara në gropa, pellgje ujore apo laguna, etj.
Në vendim të Këshillit të Ministrave parashikohet landfill me disenjim inxhinjerik të veçantë dhe shkarkimi në një trup ujor përveç deteve/oqeaneve. Sipas këtij vendimi, parashikohet shkarkimi në dete/oqeane përfshirë futjen në shtratin e tyre dhe trajtimi biologjik i papërmendur në asnjë vend tjetër në këtë listë, i cili rezulton në përzierje apo përbërje përfundimtare që shkarkohen përmes çdonjërit nga operacionet e kësaj liste. Gjithashtu trajtimi fiziko-kimik i papërmendur në asnjë vend tjetër në këtë listë, i cili rezulton në përzierje apo përbërje përfundimtare që shkarkohen përmes çdo njërit nga operacionet e kësaj liste. Në listën e shpërndarë nga Ministria e Mjedisit është parashikuar incinerim/djegie mbi tokë dhe incinerim/djegie në det. Sipas vendimit ruajtje e përhershme si përshembull vendosje e kontejnerëve në një minierë dhe grirje apo përzierje para dorëzimit për trajtim në çdo njërin nga operacionet.  

Operacionet e asgjësimit
D1 Depozitimi mbi, në dhe nën tokë (psh. landfill, etj.)
D2 Trajtimi i tokës, (psh. biodegradimi i lëngjeve)
D3 Injektim i thellë, (psh. injektim me pompim të mbetjeve të lëngshme brenda puseve)
D4 Depozitim sipërfaqësor, (psh. vendosja e lëngjeve apo llucërove të shkarkuara në gropa, pellgje ujore apo laguna, etj.)
D5 Landfill me disenjim inxhinjerik të veçantë
D6 Shkarkimi në një trup ujor përveç deteve/oqeaneve
D7 Shkarkimi në dete/oqeane përfshirë futjen në shtratin e tyre
D8 Trajtimi biologjik i papërmendur në asnjë vend tjetër në këtë listë, i cili rezulton në përzierje apo përbërje përfundimtare që shkarkohen përmes çdonjërit nga operacionet e kësaj liste
D9 Trajtimi fiziko-kimik i papërmendur në asnjë vend tjetër në këtë listë, i cili rezulton në përzierje apo përbërje përfundimtare që shkarkohen përmes çdo njërit nga operacionet e kësaj liste
D10 Incinerim/djegie mbi tokë
D11 Incinerim/djegie në det
D12 Ruajtje e përhershme (psh. vendosje e kontejnerëve në një minierë, etj.)
D13 Grirje apo përzierje para dorëzimit për trajtim në çdo njërin nga operacionet
D14 Ri-paketim/ambalazhim para dorëzimit për trajtim në çdonjërin nga operacionet
D15 Ruajtje në pritje për tu përdorur në çdo njërin nga operacionet

Arta AGOLLI, G. Sot

Monday, October 25, 2010

Vendimi i Berishës për import plehrash, në listë edhe lëndë bërthamore

Mbetjet e ricikluara kanë përbërje toksike por do të përdoren për ambalazhimin e ushqimeve
Foto 3 km pranë Delvinës


Importi i mbetjeve në Shqipëri mund të sjellë edhe mbetje toksike. Në listën e Bazelit nga e cila qeveria ka marrë një pjesë të mbetjeve, të cilave ju ka dhënë “ok” për import gjenden edhe mbetje të tilla. Alarmi është dhënë nga shoqatat ambientalistët në një takim të zhvilluar dje me qëllim parandalimin e zbatimit të vendimit të qeverisë. Të shohim listën e Konventës
së Bazelit me mbi 200 elemente me mbetjet e rrezikshme nga centralet bërthamore. Këtu jemi para një fakti që në shoqëri civile na del si detyre të kërkojmë anulim vendimi”, thotë ambientalisti Lavdosh Ferruni. Pas një sërë konsultash në lidhje me rrezikshmërinë që kanë për shëndetin publik dhe katastrofat natyrore ambientalistet kanë nënshkruar një promemorie, ku i kërkojnë qeverisë pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, mbi listën e gjelbërt të mbetjeve që duhet të importohen.

Argumentet

“Ambientalistët kanë saktësuar se nuk është respektuar Konventa e Arhusit, sipas të cilës transparenca me publikun është kusht në miratimin e këtyre vendimeve. Sazan Guri në këtë takim ka pretenduar edhe se shumë produkte të dala nga riciklimi siç janë edhe qeset mund të kenë përbërje me elemente toksike  
“Krimi më i madh që i bëhet një populli që me qese të ricikluara jepen produktet ushqimore si bulmeti, ndërkohë që qese të tilla duhet të jenë për përdorim të dytë për lule, plehra, mbetje”, thotë Guri.
Një tjetër problem i ngritur nga ambientalistët është mënyra e asgjësimit të mbetjeve. Ata kundërshtojnë vendimin ku thuhet se asgjësimi i plehrave do të kryhet duke i depozituar ato mbi, në dhe nën tokë, trajtimi i tokës, injektim i thellë, duke përfshirë injektim me pompim të mbetjeve të lëngshme brenda puseve. Një tjetër pikë është edhe depozitimi sipërfaqësor, ku është parashikuar vendosja e lëngjeve apo llucërave të shkarkuara në gropa, pellgje ujore apo laguna, etj.

Asgjësimi
Në vendim të Këshillit të Ministrave parashikohet landfill me disenjim inxhinjerik të veçantë dhe shkarkimi në një trup ujor përveç deteve/oqeaneve. Sipas vendit parashikohet shkarkimi në dete/oqeane përfshirë futjen në shtratin e tyre dhe trajtimi biologjik i papërmendur në asnjë vend tjetër në këtë listë, i cili rezulton në përzierje apo përbërje përfundimtare që shkarkohen përmes çdonjërit nga operacionet e kësaj liste. Gjithashtu trajtimi fiziko-kimik i papërmendur në asnjë vend tjetër në këtë listë, i cili rezulton në përzierje apo përbërje përfundimtare që shkarkohen përmes çdo njërit nga operacionet e kësaj liste. Në listën e shpërndarë nga Ministria e Mjedisit është parashikuar incinerim/djegie mbi tokë dhe incinerim/djegie në det. Sipas vendimit ruajtje e përhershme si  përshembull  vendosje e kontejnerëve në një minierë dhe grirje apo përzierje para dorëzimit për trajtim në çdo njërin nga operacionet. Gjithashtu parashikohet ri-paketim/ambalazhim para dorëzimit për trajtim në çdonjërin nga operacionet dhe ruajtje në pritje për tu përdorur në çdo njërin nga operacionet.Ne si GRQ do ti kërkojmë mirëkuptimin Qeverisë, që ashtu si kundër dhe vetë ajo ka menduar ta pranojë që ta lerë këtë vendim në paraim për aq kohë sa të merren masat e nevoshje bashkëvepruese të kësaj VKM-je.

Kërkesat e ambientalistëve për qeverinë

1.    Të kontrollohet dhe të kthehet në një rutinë rigoroze lista e futjes së mbetjeve nga importi deri më tashme
2.    Të ngrihet dhe të monitorohet infrastruktura enkas për këto
3.    Të pranohet në parim dhe jo në zbatim, VKM-ja mbi importin e mbetjeve
4.    Të kryhet një studim i nivelit strategjik që të nxjerrë në pah nevojat e kompanive dhe potencialet teknologjike për të përpunuar lëndën e parë nga mbetjet importit dhe /ose vendit.
5.    Të hartohet së shpejti një ligj i paketimit i kompostimit i vend-groposjeve ekologjike nga KE sipas direktivave të shtatorit 2010.
6.    Të mbushet apo të plotësohet së pyetësori për listën e gjelbër, ik akorduar nga KE sipas direktive të shtatorit 2010
7.    Të hartohen më parë marrëveshje për të specifikuar kodet e mbetjeve, standardin e kontrollit (e ndaluar e lejuar, kontroll i lartë kontroll i ulët) me ato shtete, kompanitë e të cilave do të kryejnë importin e mbetjeve
8.    Të hartohet lista e gjelbër me grupe ose progresive në përputhje me infrastrukturën teknologjike dhe kompanitë respektove që krijohen
9.    Të realizohen sa më parë në vendin tonë praktikat e ngritjes së shesheve dhe teknologjive të trajtimit të mbetjeve me anë të kompostimit vendgroposjes dhe djegies teknike.

Ambientalistët bojkotojë takimin me qeverinë: Na quajtën mafioz

Përfaqësuesit e 38 shoqatave për mbrojtjen e mjedisit kanë bojkotuar tryezën me përfaqësuesit për qeverisë ku do të diskutohej vendimi për importin e mbetjeve në Shqipëri. Të kontaktuar nga gazeta përfaqësues të shoqatave kanë pohuar se nuk pranuan të ulen në një tryeze me përfaqësues të qeverisë pasi pak ditë më parë kreu i qeverisë i ka cilësuar mafi0ozë. Në dy salla të ndryshme dy palët kanë dhënë argumente e tyre pro dhe kundër vendimit të këshillit të ministrave. Përfaqësuesit e shoqatave në një letër i hapur i janë drejtuar presidenti të vendit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha kryetares së parlamentit Jozefina topalli dhe Ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu për të pezulluar këtë vendim deri në plotësimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme për menaxhimin e tyre.”Mbase jeni njohur me një nga vendimet e fundit të KM, me anë të së cilës miratohet lista e gjelbër e importit të mbetjeve, ne si grup i Reagimit Qytetar- GRQ, pikë së pari mbështesim grabitjen dhe miratimin nga ana e qeverisë së një liste të gjelbër (List Green), që nënkupton një listë me mbetje, që në fakt nuk janë lëndë të rrezikshme (non hazadrous), ndryshe nga ato të rrezikshme të përcaktuara sipas Konventës Bazel, që kërkojnë masa të rrepta transportimi dhe asgjësimi”, thuhet në letrën e hapur. “Sigurisht, në kuptimin e hapave drejt inkuadrimit evropian, ky angazhim shpreh shumë sens, por ne si grup qytetar, brenda së cilit përfshihen edhe ekspertë mjedisorë të vendit, ju sjellim në vëmendje se duke qenë se importi i mbetjeve të 56 llojeve të miratuara në këtë VKM, jo se nuk sjellin dëme e pasoja në shëndetin njerëzor e mjedisor të një vendi, sidomos kur vendi ynë sipas eksperiencës sonë është i papërgatitur, sidomos kur ato gjatë ruajtjes në kushte magazine dhe pas përdorimit mund të kthehen sipas ligjeve inxhinierike, në të dëmshme dhe/ose të rrezikshme” citohet në letër. “Duke qenë se këto mbetje pas përpunimit do të prodhojnë mbetje, dhe në këto kushte kërkojnë vend-groposje speciale, duke qenë se, shpesh, lëndët që riciklohen apo përpunohen, japin një produkt të një niveli më të ulët dhe me ndotje më të lartë” theksojnë ambientalistët. Sipas tyre për të gjithë këto arsye duhet të pezullohet vendimi deri në marrjen e të gjithë masave .

Ministria e Mjedisit, urdhër pushtetit vendor të ndajë plehrat

Vitin e ardhshëm bashkitë dhe komunat duhet të vendosin kazanë të veçantë për hedhjen e mbeturinave organike dhe atyre inorganike. Strategjia e ministrisë së Mjedisit, e cila pritet të miratohet së shpejti, synon pikërisht ndarjen e mbetjeve që në burim. Në këtë mënyrë industria e riciklueshme në vend do të ketë lëndë të parë pa qenë e nevojshme ta importojë atë. Sipas specialistëve të dikasterit të mjedisit përfitime nga ky proces ka edhe pushteti vendor, i cili do të sigurojë fonde nga shitja e mbetjeve. “Duke filluar nga muajt në vijim bashkitë tona do të jenë të detyruara që të ndajnë mbetjet në kazanë të veçantë që në burim. Duhet të dini që ky nuk është një proces që bëhet sa hap e mbyll sytë, ky është një proces i vështirë dhe i ngadaltë që do të kërkojë kohën e vetë të ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut. Do ti duhet kësaj industrie të riciklimit të drejtohet tek lënda e parë”,- deklaroi zv. ministri Taulant Bino. Edhe pse strategjia do të jetë e detyrueshme për pushtetin vendor, për bashkitë dhe komunat nuk janë përcaktuar penalitete të qarta në rast se nuk do të bëjnë ndarjet në burim të mbetjeve. Ministria e Mjedisit parashikon që deri në vitin 2015 të riciklohen 25% e mbetjeve në vendin tonë, shifër kjo që pritet të arrijë në 50% në vitin 2020.

Mbetjet kimike, në dëm të shëndetit publik

Specialistë të shëndetit publik dhe kimist bëjnë të ditur se në listën e mbetjeve që do të importohen në Shqipëri janë të rrezikshme. Në listë është një grup mbetjesh të kanë përbërje kimike të cilat në reaksione të ndryshme kthehen në helme. Specialistët pohojnë se nuk mund të përcaktojnë ekzaktësisht llojet reaksioneve, por pohojnë se shumë prej tyre janë shumë të dëmshëm. Shqipëria është një ndër vende më të ndotura në Evropë. Sipas studimeve të ISHP-së, mendohet se jeta e shqiptarëve shkurtohet me rreth 2 vjet dhe sjell rreth 1400 raste të reja me kancer. Ndotja e ajrit në vendin tonë është mbi normat e lejuara nga BE dhe kjo po shkakton pasoja të parikuperueshme mbi shëndetin e si pasojë po ulet jetëgjatësia e njerëzve.

Napoli, protesta të dhunshme kundër përpunimit të plehrave

Kanë vazhduar edhe gjatë natës të së premtes protestat kundër vendgrumbullimit të mbeturinave. Forca të shumta policore mbushën rrugët e qytetit ndërsa protestuesit i vunë zjarrin disa mjeteve. Një grua mbeti i plagosur nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve. Rrugët e qytetit janë mbushur me mbeturina dhe qytetarët e këtij rajoni kanë më shumë se tre ditë që protestojnë bëjnë të ditur mediat italiane. Berluskoni premtoi se do të investonte 14 milionë euro për organizimin e një ladfilli për të ruajtur shëndetin e popullsisë së Napolit por banorët kundërshtojnë çdo mënyrë përpunimi të mbetjeve në këtë zonë. Ata pretendojnë se sëmundja e kacerit në mushkëri është shumë e përhapur në këtë zonë dhe po merr jetë njerëzish për shkak të mbetjeve të grumbulluara në këtë zonë.

G. Sot

Wednesday, June 30, 2010

Italia, përse kjo 'fushatë për miqësinë' ?

Prej më se tre muajsh, Italia ka nisur një fushatë promovuese masive për të bindur shqiptarët mbi miqësinë e sinqertë që dy shtetet gëzojnë.
80 aktivitete të ndryshme kulturore, politike, ekonomike e sportive përfshirë këtu edhe vizita të zyrtarëve më të lartë italianë nën siglën "Dy popuj, një det, një miqësi" përbënin mekanizmat e kësaj fushate, që uzurpoi edhe mediat shqiptare.

Por, përse nevojitet një fushatë e tillë, me një buxhet kaq të madh?
Nëse do ta shikonim në lentet e komunikimit dhe marketingut duhet të dalin në pah disa çështje bazë.


Së pari, cili është qëllimi i fushatës?
Një fushatë promovuese bëhet për të krijuar një opinion publik të favorshëm për një çështje të caktuar, në rastin aktual për Italinë si investitor i sigurt.

Së dyti, kujt i drejtohet?
Mendohet se i drejtohet shqiptarëve (sigurisht, edhe politikanëve vendas, të cilët janë përgjegjës për vendimet strategjike).

Cili është mesazhi?
Mesazhi duket i qartë:"Italia e do Shqipërinë sepse..."

Aktualisht shqiptarët nuk kanë ndonjë paragjykim negativ për Italinë, pa dashur të hyjmë në detaje historike. Si rrjedhojë kjo fushatë synon të gjenerojë besim për të ardhmen për atë çka Italia si entitet do të bëjë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë kjo fushatë është një mënyrë ideale për të ngopur gojët e uritura me reklama pa fund, duke bërë që zërat kritikë gjithmonë e më pak po dëgjohen në televizione e gazeta vendase.

Në anën tjetër qeveria shqiptare, e varfër e me autoritet të rrënuar, përpiqet të nxisë investimet e huaja duke u mundësuar "miqve" standarde të ulëta mjedisore, kosto të ulët të punës e fitime të majme (kujtojmë këtu fushatën "Shqipëria - 1 Euro").
Kjo praktikë është e njohur në vendet e pazhvilluara. Studiues të njohur si Chomsky dhe Herman analizojnë se si korporatat multinacionale "bëjnë ligjin" në vendet e botës së tretë. Duke u përpjekur të përfaqësohen si mbrojtëse të drejtat të njeriut, nevojave dhe aspiratave të tyre e në veçanti të grupeve vulnerabël, kompani e qeveri, gjenerojnë fitime marramendëse në kurriz të popullit dhe mjedisit. Kjo bëhet edhe më e rrezikshme kur politika dhe biznesi bëhen së bashku për përfitime të ndërsjella.

Jo rastësisht, "miqësia e fundit" nisi me projektin mjaft të kundërshtuar të përpunimit të plehrave në Kashar, ku nëpërmjet ndërtimit të një impianti përpunimi nga pala italiane me kosto 6 milionë euro do të bëhej asgjësimi i përbashkët i plehrave italiane e shqiptare. Më tej u pasua nga projekti "Petrolifera" që prej vitesh ka nisur aktivitetin në brigjet e Vlorës.

"Mbështetja për popullin shqiptar" vazhdoi me projektet për ndërtimin e impianteve energjetike të erës, ku mund të veçohet ai i Karaburunit. Por shumë shpejt ky projekt u anulua, paçka se ishte me miqësori me mjedisin e shpresojmë që për këtë mos të gjobitemi sërish nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare. Ndërkohë kompania italiane ENEL hyri fuqishëm në lojë, duke kërkuar të luajë rolin dominues në zhvillimin e sektorit energjetik në vend.
Por ndryshe nga sa trumbetohet mbi nxitjen e zhvillimit të energjisë së rinovueshme, së shpejti në Porto-Romano pritet të ndërtohet një central energjetik me djegie qymyri, me fuqi 1300-1600 megavat.
Kjo tashmë është vulosur nga Ministri Ruli dhe Fluvio Konti, menaxher i përgjithshëm i ENEL, ndërkohë që një mbështetës i sigurt për këtë vepër është edhe konfidustria shqiptare.
Sipas një studimi të nxjerrë nga organizata EDEN në bashkëpunim me "Bankëatch Netëork", pritet që Shqipëria të rrisë me 2.5 herë shkarkimet e dioksidit të karbonit nga niveli aktual. Plani i ENEL do të thotë importimin drejt Italisë të 85% të energjisë së prodhuar në Shqipëri dhe eksportimin në vendin tonë të të gjithë ndotjes mjedisore që kjo vepër energjetike lë pas. Mendohet se ky central do të pengojë zhvillimin e industrisë së energjisë së ripërtërishme dhe industrinë e turizmit krahas dëmit të pashmangshëm mjedisor. Transferimi i industrisë së ENEL, e jo vetëm nuk është i rastësishëm, por i menduar gjatë e i gatuar prej kohësh nga Berisha e Berluskoni.
E njëjta kompani ka shprehur hapur ambiciet e saj për të ndërtuar një impiant energjetik nuklear në kushte të ngjashme, sapo Shqipëria të "bëjë gati letrat". Projektet e tilla duken se kanë marrë mbështetjen e lidershipit shqiptar që në asnjë moment nuk ka treguar vëmendje e interes ndaj efekteve negative të këtyre projekteve mjaft të diskutueshme. Gjithçka bëhet me konsensusin e plotë të qeveritarëve shqiptarë (për ironi vetëm pak javë më parë, dy ministrat respektivë të Mjedisit, Mediu dhe Prestigiacomo, treguan se si Roma do të "mbështesë" Tiranën në projektet mjedisore).
Kjo miqësi "e sinqertë" e ka një arsye. Italia ka probleme energjetike ashtu si Shqipëria. Sipas rregullave të reja të BE-së, Italia duhet që 20 % të energjisë elektrike ta prodhojë nëpërmjet burimeve të rinovueshme si era, uji, apo dielli. Në rast të kundërt, Italia duhet ta importojë energjinë, çka aktualisht po bën çdo vit. Sipas ekspertëve italianë, në vitin 2020, Italia do të jetë e aftë të prodhojë vetëm gjysmën e energjisë elektrike që i nevojitet.
Aktualisht, ajo është importuesi më i madh i energjisë elektrike në Europë. Në vitin 2007, importonte më shumë se 15 % të energjisë e si rrjedhojë çmimi i energjisë është ndër më të lartët në BE. Në anën tjetër puna për kompanitë energjetike është bërë edhe më e vështirë si pasojë e kostos së lartë mjedisore që ato duhet të përballojnë. Kështu Shqipëria është një mundësi ideale shpëtimi. Manovrat me Shqipërinë do të çlirojnë Italinë nga varësia që ka nga energjia e importuar (nukleare) nga Franca, por nëpërmjet fushatave sensibilizuese dhe favoreve politike do të marrë energji të lirë 100% të pastër për veten e saj.


Teksa fushatës "Një det, një miqësi" po i ka ardhur fundi, shumë shpejt pritet të nisë faza e dytë, ajo e vënies në jetë të aferave mes dy vendeve, ku politika dhe biznesi janë bërë bashkë në emër të një "miqësie të veçantë" që qëndron në përfitime dhe mjedis të ndotur. Por për këtë pak thuhet e reklamohet.

Besnik Baka, G. Shekulli

Tuesday, June 29, 2010

Biznesi i çimentos, tjetër vendim qeverie për mikun e familjes Berisha

Kryeministri Berisha vetëm me një vendim të qeverisë që drejton, i ka dhuruar një mal të tërë mikut të njohur të familjes së tij, për biznesin fitimprurës të çimentos. Sikur të mos mjaftonin disa vendime të dhëna prej vitit 2006, për ndërtimin e disa fabrikave të çimentos në zonës ndërmjet Krujës dhe Lezhës, pra në zonën me përparësi turistike të vendit, një tjetër urdhër i kryeministrit ka vendosur që zona e njohur si kurora e pyjeve të Krujës të shndërrohet në kantier .

Bëhet fjalë për një investim të biznesmenit Bashkim Ulaj, i njohur si mik i ngushte i Familjes Berisha. Vendimi eshte marrë nëpërmjet një VKM-je të miratuar pak ditë më parë. Sipas vendimit të qeverisë, mbi 300 ha sipërfaqe e pyllëzuar ka kaluar për llogari të shoqërisë "Gener 2", për biznesin e një fabrike tjetër për prodhimin e çimentos në zonën e Krujës. Kështu pas miratimit në parlament të kësaj VKM-je pritet të nisë puna për shpyllëzimin e një sipërfaqeje prej rreth 312 ha pyjesh në malin e Krastës.


Kruja si ferr
Udhëtimi për në qytetin e krenarisë kombëtare, Krujë, përngjan me rrathët e ferrit të Dantes. Eskavatorë që i janë qepur malit a thua se rrafshimi i tij është beteja më e madhe e ekzistencës së tyre ndërsa guvat e gelqereve janë mbijetesa e vetme e vendasve. Vetëm me kaq sa sheh, situata është e frikshme. Dhe nëse vijohet me këto ritme mund të betohesh pa frikë se per pak kohë , Krasta nën thepat e së cilës gëlojnë legjendat e Skëndërbeut, nuk do të jetë veçse një zgavër e frikshme.

Në krye të kësaj ushtrie eskavatorësh, makinash dhe guvash është qeveria. Brenda pak vitesh, marrëveshjet e nënshkruara prej kryeministrit S.Berisha kanë prishur paqen në malin e Krastës.
VKM-ja e fundit e miratuar pak ditë më parë për llogari të kompanisë "GENER 2" jo vetëm që rrafshon krejtësisht sipërfaqe të tëra pyjesh, por shkatërron një nga zonat arkeologjike më të vjetra në vend.
Asnjë nga specialistët e ministrive përkatëse, ajo e Mjedisit dhe e Bujqësisë nuk ka pasur asnjë kontestim për shpyllëzimet për llogari të kompanisë në fjale. Ministria e Mjedisit nuk ka bërë asnjë vërejtje për rrafshimin e një mali të tërë, ndërsa specialistët e Institutit të Monumenteve as që e kanë shkruar një rrjesht për shkatërrimin barbar të zonës arkeologjike, më e vjetra në vend, rrafshimin e Albanopolisit.

Në bazë të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë "GENER 2" shumë shpejt pritet në nisë puna për ndërtimin e fabrikës që gjendet vetëm 1.5 km nga qendra arkeologjike e Albanopolisit (Zgërdhesh).

Ndërsa karriera e argjilës është parashikuar të ngrihet në një ndër vendet më piktoreske, pikërisht ndërmjet dhe në kontakt me dy rezervuarët: të Bajcungës dhe të Verjonit në Fushë-Krujë, duke shkaktuar një masakër mjedisore. Ky është projekti i kompanisë ndërkohë që për t'i hapur udhë ndërtimit të fabrikës së çimentos, kryeministri firmosi zhdukjen e sipërfaqeve të tëra me pyje në zonën ndërmjet Fushë -Krujës dhe qytetit historik të Krujës.



Fushë-Kruja e kthyer në gropë çimentoje
Shndërrimin e qytezës së Fushë-Krujës në një gropë të frikshme çimentoje, kryeministri i vendit Sali Berisha e ka trumbetuar si një sukses të qeverisë së tij në thithjen e investitorëve të huaj dhe vendas. Të paktën këtë ka deklaruar gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me shoqerinë "Gener 2" për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Krastë-Krujë, investim me vlere 200 milionë euro. Po kështu për këtë vit, qeveria ka miratuar edhe tre kontrata të tjera me vlerë mbi 200 milionë dollarë për ndërtimin e fabrikave të prodhimit të çimentos në zonën e Fushë-Krujës. "Shqipëria, do të shndërrohet në një prodhues të rëndësishëm të çimentos në Ballkan"- ka deklaruar kryeministri. Një tjetër investim në këtë fushë është edhe ndërtimi nga kompania italiane "Fassa" i një tjetër fabrike të madhe për prodhimin e çimentos në Lezhë, investim me vlere 250 milionë euro. Duke konsideruar se varg-kodrat nga Fushë-Kruja tek Ura e Mesit përbëjnë lëndën e parë të cilësisë më të lartë për prodhimin e çimentos.
Kryeministri ka deklaruar se një sërë kompanish të medha kanë vendosur projektet e tyre për ndërtimin e fabrikave të tilla në këtë zonë.

Shekulli

Shikoni se kush natyrë do të shkaterrohet për tu kthyer në një gropë helmatisjeje gëlqereje Stop Injorancës


---- http://www.youtube.com/watch?v=kA7taaFQL4o

http://www.youtube.com/watch?v=Grwm2M_WTpU&feature=watch_response

Sunday, June 27, 2010

Lista e “zezë” e 10 qyteteve me ndotje toksike, ambientalistët japin alarmin

Porto Romano, Metalurgjiku i Elbasanit, Bajza e Shkodrës, Fieri, e Tirana qytetet ku jetohet me rrezikun.
Tirana
Ndotja toksike është kthyer kohët e fundit në një rrezik të madh për një pjesë të madhe të qyteteve në vend, duke përfshirë në listën e zezë edhe metropolin shqiptar Tiranën. Por nuk mund të mbeten mbrapa edhe Shkodra me zonën e Bajzës, Elbasani me Metalurgjikun, Fieri me disa zona ku përpunimi i naftës kryhet në kushte skandaloze e një sërë qytetesh të tjera ku ndotja toksike është kthyer tashmë në rrezik të hapur për banorët të cilët janë të detyruar të jetojnë mes rrezikut duke u ekspozuar kështu ndaj sëmundjeve kanceroze, atyre të frymëmarrjes të zemrës e një sërë sëmundjesh të tjera të rrezikshme.

Por në këtë listë nuk mbeten mbrapa Burreli, Laçi, Pogradeci, e shumë qyteteve të tjera të listuara në hartën e zezë të rrezikshmërisë.

I gjithë Jugu i Shqipërisë kërcënohet seriozisht nga niveli i lartë i ndotjes toksike.
Porto Romano
Kohët e fundit në lidhje me këtë janë evidentuar sëmundje të rrezikshme, të cilat kanë prekur një pjesë të madhe të popullsisë së kësaj zone. Në lidhje me këtë Xhemal Mato një prej specialistëve të mjedisit tha dje se nga organizatat e mjedisit në lidhje me reduktimin e ndotjes që sjellin elementët e dëmshëm të ndotjes nga nafta apo lëndë të tjera toksike në këto zona nuk është kryer asnjë projekt, dhe për më tepër edhe nga Ministria e Mjedisit nuk ka asnjë studim që mund të ndikojë në uljen e përmasave të ndotjes toksike e cila sa vjen edhe shtohet.
Sipas Matos specialistët e mjedisit, si dhe ata të shëndetësisë, bëjnë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme dhe japin gjithashtu alarmin për gjendjen e ndotjes toksike e cila është në përmasa shqetësuese për të gjithë qytetarët e qyteteve ku bëhet përpunimi i naftës e niveli i ndotjes është në rritje. Edhe pse shpesh ambientalistët kanë kërkuar që të zbatohen masa për uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës në këto zona sërish asnjë masë nuk është marrë nga Ministria e Mjedisit. Kjo, pasi shëndeti i këtyre banorëve është para një rreziku shumë të madh. Deri më tani janë të shumtë në numër ata persona, të cilët janë prekur nga sëmundje të rënda, siç janë kanceri dhe dizenteria, vetëm për shkak të ndotjes së lartë, që është e pranishme në këto vende. Specialistët kanë vënë alarmin, duke theksuar se shifrat e të prekurve nga sëmundjet vdekjeprurëse janë jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu, ata pohojnë se, nëse nuk veprohet me emergjencë për uljen e nivelit të ndotjes, Jugu i vendit tonë do të jetë përballë një katastrofe dhe atëherë do të jetë shumë vonë për ta zgjidhur problemin e ndotjes.
Elbasan
Harta e Zezë
Përveç zonave të njohura si vdekjeprurëse, si Patos-Marinzë, në hartën e zezë të ndotjes toksike përfshihen edhe shumë qytete të tjera jugore. Kështu, jo shumë larg qytetit të Burrelit, një gjigant tjetër ka sjellë probleme me popullsinë. Specialistë të mjedisit kanë kërkuar që në fabrikën e përpunimit të ferro-kromit në këtë qytet të kryhet pastrimi i menjëhershëm i zonës, në të kundërt, pasojat do të jenë të parikuperueshme. Po ashtu, në Berat ekzistenca e fabrikës së prodhimit të baterive në këtë qytet ka bërë që ajri të jetë tri herë më i ndotur se parametrat e lejuara nga Komuniteti Evropian. Laçi, një nga qytetet industriale më të njohura në vend, ka kohë që, megjithëse është në gjumë, e ka realizuar qëllimin e tij, duke ndotur ujërat sipërfaqësore, si dhe nëntokën. Për sa u përket minierës së Bulqizës, shkrirësit të ferro-kromit në Elbasan, Kombinatit të Tekstileve në Berat, si dhe ish-fabrika e plastikës në Lushnjë, nuk do shumë të gjykosh. Mjafton të shkosh dhe do të bindesh vetë për rrezikshmërinë e tyre. Ish-Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë ka problemin e madh, sepse një pjesë e banorëve jetojnë në ambientet e tij, ndërsa një pjesë e romëve “kanë pushtuar” brigjet e lumit, ku derdhen shumë nga mbeturinat. Për specialistët e mjedisit, një shqetësim tejet i madh është edhe Guri i Kuq në qytetin e Pogradecit, mbetjet e përpunimit të hekur-nikelit, të cilat rrezikojnë liqenin e Ohrit. Hedhja e mbetjeve në liqen ka bërë që uji të marrë ngjyrë të kuqe, duke shkaktuar ndotje tej normave të lejuara.
Ndotja, thuhet në studim, ka dëmtuar rëndë shumë nga speciet që gjallojnë ujërat e liqenit.

Bajza

Zonat e ndotura
1- Puset e naftës, në Kuçovë rrezik për banorët, rritet sëmundshmëria
2- Porto Romano në Durrës mbetjet inerte e ndotja tejet problematike
3- Metalurgjiku i Elbasanit shkarkon elementë të rrezikshëm në ajër
4 - Puset e naftës çlirojnë lëndë të rrezikshme për qytetarët e Beratit
5- Rrezikshmëri prej shkarkimit të naftës, kanali i motorit, në Pyllin e Sodës
6- Zona e Bajzës në Shkodër, ndotja shumë herë më e lartë se masat normale
7- Zonat me naftë në Fieri, ndotja është përhapur deri në bregdetin e Vlorës
8- Patos-Marinzë zonë e evidentuar nga ambientalistët si vdekjeprurëse


Arta AGOLLI, G. Sot

Friday, April 30, 2010

Katastrofë natyrore

Shtresa e naftës ka arritur bregdetin e Luizianës - Obama flet për katastrofë natyrore.

Jugun e SHBA-së e kërcënon katastrofa më e madhe ekologjike që prej disa dhjetëvjeçarësh. Shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës ka arritur bregdetin e Luizianës.


Katastrofa e përhapjes së naftës në gjirin e Meksikës është me rëndësi kombëtare, thotë ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit Janet Napolitano. Ndërkaq zëdhënësi i presidentit Barak Obama thekson, se
Në fakt ka mjaft shkak për t'u shqetësuar. Afro 800.000 litra naftë derdhen çdo ditë në Gjirin e Meksikës, pesë herë më shumë nga ç'supozohej deri tani. Dhe nëqoftëse nuk bie presioni i naftës, sasia e saj nuk do të ndryshojë as në javët, që vijnë. Askush nuk ka momentalisht mjetet teknike, për të mbyllur shpejt një shpim me thellësi 1.500 metra brenda në det. As shoqëria e nxjerrjes së naftës BP, që ka bërë shpimet, as presidenti amerikan. Por së paku në luftën kundër simptomave po arrihen përparime, thotë ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit Janet Napolitano:
Presidenti ka shprehur edhe një herë shqetësim për këtë incident.

Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit, Janet NapolitanoBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit, Janet Napolitano"Në det janë lëshur disa barriera, për të mbrojtur brigjet nga nafta."

Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit mundohet t'u japë guxim amerikanëve.

"Janë thithur afro 2,4 milionë litër ujë deti me përmbajtje nafte. Në veprim janë 1.100 ndihmës si dhe 50 anije dhe avionë specialë."

Ata spërkasin shtresën e naftës me lëndë kimike me shpresë, që të neutralizojnë efektet e dëmshme të saj. Megjithatë shtresa e naftës vazhdon të shtrihet. Bazat e marinës amerikane në Mississippi por shndërrohen në qendra të luftimit të katastrofës. Që andej lëshohen në det sisteme thithëse dhe barriera lundruese.

Guvernatori i Luisiana, Bobby Jindal, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme:

"Një gjë të tillë nuk e kemi përjetuar deri tani.“

Në foto presidenti amerikan, Barack Obama Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Në foto presidenti amerikan, Barack Obama Dhe Presidenti thekson edhe një herë për siguri që shoqëria e nxjerrjes së naftës BP, duhet të përgjigjet për të gjitha shpenzimet. Që vitin e kaluar koncerni kundërshtoi në SHBA ashpërsimin e kritereve të sigurisë. Sipas informacioneve të stacionit televiziv ABC në platformën "Deepwater Horizon" mungonte një buton emergjence.

"Deepwater Horizon nuk ishte i pajisur me një sistemi kontrolli të telekomanduar, me ndihmën e të cilit do të ishte mbyllur kanali i shpimit."

Ky sistem emergjent i telekomanduar është sot i pranishëm në shumë platforma. Por jo në SHBA, sepse këtu thjesht nuk përcaktohet me rregullore.

Autor: Ralph Sina / Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti, www.dw-world.de

Monday, February 8, 2010

“Green Tirana”

Një ndër arsyet e ndotjes në qytetin e Tiranës janë edhe plehrat që hidhen pa kriter.

Sa raste ka të banorëve që hedhin qese me plehra nga dritaret. Disa i shikon duke u përpjekur të bëjnë 3-pikësh, jo nga 7 ose 9 metra, por duke dashur të imitojnë basketbollistët më “të çmendur”, hapin krahun dhe e lëshojnë qesen me plehra nga dritarja e katit të 6-të për te kazani nga një distancë që e kalon dhe gjatësinë e fushës së basketbollit.
Edhe kur Bashkia vendos kosh të veçantë për hedhjen e kartonave, shikojeni rezultatin...

Më fantastiket janë ato gra e plaka që shkundin mbulesën e tavolinës nga thërrimet mbas drekës. Natën e kanë dhe më të lehtë të kamuflohen dhe të kryejnë misionin duke u avantazhuar nga errësira, edhe pse tani ndriçimi edhe natën është i bollshëm. Kohët e arta për to, kur nuk kishte drita gjithë lagjja, kanë kaluar.

Sigurisht që në këtë rast faji nuk është vetëm i strukturave të Bashkisë së Tiranës (po marrim si shembull Tiranën si qyteti më i rëndësishëm në vend, por dhe më problematiku), por edhe i mungesës së ndërgjegjësimit nga ana e qytetarëve. Ata duhet ta kuptojnë se ajo që hedhin jashtë dritares, nuk do të ngelet thjesht jashtë, por në një mënyrë a një tjetër do t’u kthehet përsëri, “në mos brenda shtëpisë, brenda mushkërisë”.

Kjo është e vërtetë si drita e diellit dhe kjo duhet t’i bëjë ata më të kujdesshëm dhe më të thellë në gjykim, për të analizuar pasojat e çdo veprimi që ata kryejnë.


Por, për të qenë realist këtë formë ndërgjegjësimi social e qytetar mund ta gjesh vetëm në disa nga vendet më të zhvilluara, si disa nga vendet e Evropës Qendrore, vendet nordike dhe vendet e ulëta. Në këto vende mund të gjesh vërtet qytetarë të përgjegjshëm, që me veprime individuale, kontribuojnë përditë në pastrimin e ambientit dhe mosndotjen e tij. Aty gjen mbledhjen e diferencuar të mbeturinave, në depozita letre, xhami, plastike etj. Ky realitet duhet të jetë synimi ynë si qytetarë të Tiranës, por dhe i gjithë atyre të Shqipërisë. A do të kishte sukses kjo nismë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë sot?

Kjo ngelet për t’u parë. Një përgjigje do të na vijë së shpejti nga Lezha, ku po zbatohet projekti i diferencimit të mbeturinave nga ana e qytetarëve.

Dikush nga “shoqnia civile” pati deklaruar në një emision se edhe në Tiranë para disa vitesh u bënë përpjekje në këtë fushë dhe u vendosën depozita të tilla për të diferencuar mbeturinat në disa pika të kryeqytetit, por sipas deklaruesit, kjo nuk rezultoi një nismë e suksesshme, pasi nuk u mbështet nga qytetarët, të cilët nuk e ndiqnin këtë lloj procedure, pra nuk i ndanin mbeturinat që në shtëpi në plastike, xhami dhe letre.

Sipas mendimit tim, gabimi i deklaruesit qëndron në këtë fakt:

Deklaruesi në këtë rast ka harruar të përmendë një element, i cili do të luante një rol shumë të rëndësishëm në suksesin e kësaj nisme. Ky element është Promovimi

Nëse një kompani dëshiron të shtojë mundësitë e suksesit të saj, ajo duhet të promovojë produktet e saj, filozofinë e saj të punës dhe rezultatin që mund të arrihet falë këtyre elementëve. E njëjta logjikë vlen dhe për këtë rast.

Bashkia është një ndërmarrje e madhe, e cila duhet që të adoptojë të njëjtat ligje ekonomike që përdor çdo ndërmarrje biznesi private apo publike për të pasur sukses në nismat dhe projektet e saj.

Nëse Bashkia e Tiranës do të kishte zhvilluar një fushatë të gjerë informimi e ndërgjegjësimi të qytetarëve për këtë problem, shanset për sukses do të ishin më të mëdha. Fushata nuk realizohet vetëm me disa minitabela plastike që ka vendosur Bashkia e Tiranës afër disa kazanëve të mbeturinave, por me anë një nisme të gjerë mediatike në radio, TV, gazeta, projekte me shoqatat e mjedisit, takime sensibilizimi e ndërgjegjësimi me qytetarët nëpër lagje etj.

Kjo e fundit mund të duket e çuditshme, por është fakt se në vendet si Shqipëria, të cilat nuk kanë një demokraci të zhvilluar dhe një kulturë qytetare të lartë këto lloj promovimesh janë rezultative.

Është për të ardhur keq kur shikon se jemi katandisur deri në atë pikë sa shoqatat e huaja vijnë e na tregojnë se si duhet të mbajmë pastër mjedisin e të mos e dëmtojmë.

Kjo gjë u vu re në rastin e një shoqate angleze, e cila para disa kohësh mblodhi disa të rinj kryeqytetas, u dha nga një shkop me një gozhdë në majë të tij dhe i vuri të mblidhnin letrat e fushës që ndodhet para teleferikut në Dajt.

Gjatë kohës që të rinjtë tanë punonin duke ndier në të njëjtën kohë gëzim dhe habi për këtë eksperiencë të re për ta, “Anglezi” jepte një intervistë për një media audivizuale ku shpjegonte rëndësinë e kësaj nisme dhe shpresën që kishte se kjo do të shërbente për të ndërgjegjësuar qytetarët të mbanin pastër ambientin.

Sigurisht që “Anglezi” (i cili duhet përgëzuar për dashamirësinë e tij) nuk mund të dinte se këto aksione kanë qenë të zakonshme shumë kohë para tij, që në kohën e Xhaxhit Enver.

Imagjino sa mbrapa jemi kthyer sot, kur si shembull pozitiv duhet të marrim të shkuarën e dhimbshme. Edhe Bashkia e Tiranës, në mos gaboj, ka bërë një apo disa “aksione” të tilla nëpër lagje, para disa vitesh me fëmijët e shkollave.

Kjo ndoshta ka ndodhur gjatë periudhës së fushatës për kryetar bashkie, për t’u lënë mënjanë më pas.

Suksesi i një nisme nuk qëndron vetëm tek idetë, por dhe tek vazhdueshmëria konstante e aplikimit të tyre.

Është pikërisht kjo një nga ato vlera pozitive, të cilat mungojnë në drejtimin aktual të bashkisë. Këtu qëndron dhe faji i “The City Hall - Bashkisë” për dështimin e nismës për diferencimin e plehrave të “Bllokut”, plan ky i ngelur në mes apo i braktisur pa filluar ende mirë. Dhe kryetari i bashkisë është si trajneri i skuadrës së futbollit. Po dështoi me strategjitë e tij, zakonisht largohet ai dhe jo futbollistët e skuadrës apo tifozët e saj. Këtë duhet ta kuptojë dhe deklaruesi mediatik.

Bashkia e Tiranës duhet të punojë që të marrë fund gjithashtu dhe ndotja e turpshme që i krijojnë njerëzit qytetit me derdhjen e papastërtive të trupit të tyre nëpër rrugë, pemë e mure. Një shënjestër e preferuar e tyre duket se janë këmbët e urave të Lanës. Nuk është e rrallë të shikosh “punëtorë të matrapikut”, pensionistë, jabanxhinj t’i turren me vrap ndonjë ligustre, cepi muri, shkalle pallati ose këmbe ure “për të gjetur shpëtim”. Sikur këmbët e urave të Lanës të kishin zë, do të kishin kënduar me nota vaji vuajtjet e tyre.

Të tjerë i vërsulen dishezës së Lanës dhe bëjnë “detyrat”, duke i kthyer shpinën rrugës, pa menduar ose pa u interesuar se Lana ka dy brigje dhe ajo që është shpinë për një breg, për tjetrin është pamje ballore. Një ushtri e përditshme, e cila në mënyrë të palodhur dhe konstante si të ishte një “perpetum mobile” përsërit këtë ritual kafshëror.

Dhe e gjithë kjo ndodh në sytë e nënave dhe motrave tona. Vetëm kjo do t’u mjaftonte qytetarëve ose mediave në një çfarëdo qytet të Evropës për të hedhur nga karrigia cilindo që do të ishte përgjegjës për menaxhimin e qytetit.

Nënat dhe motrat tona. Pse nuk keni respekt për to?!

Bashkia prishi para disa kohësh edhe të vetmen banjë publike që e kishim trashëguar nga koha e Xhaxhit Enver. Është përsëri e dhimbshme që si shembull pozitiv marrim një të kaluar jo të tillë, por ja që kjo është e vërteta.

Është e domosdoshme që bashkia të vendosë pika të këtij lloj shërbimi e me ujë të rrjedhshëm, në gjithë Tiranën dhe të detyrojë qytetarët që t’i përdorin, në vend që të dalin e të plehërojnë parqet e lulishtet. U desh preteksti i një proteste të Partisë Socialiste para Kryeministrisë që në Tiranë të shikonim banja të lëvizshme, që u shërbyen protestuesve të PS-së ato dy net qëndrimi para Kryeministrisë. Kjo u bë sepse logjikisht ata nuk duhej dhe nuk mund të “ujisnin ose plehëronin” pemët apo të “vizatonin” muret aty përreth, pasi kjo do të konsiderohej kafshërore nga pala tjetër dhe nga gjithë opinioni publik dhe për rrjedhojë edhe gjithë nisma e liderëve të tyre do të dëmtohej rëndë.

Po nëse kjo gjë do të konsiderohej e rëndë dhe pse vetëm në dy ditë, çfarë duhet thënë për atë që ndodh përditë prej vitesh afër dhe poshtë urave të “Lanës Bionde” apo në çdo cep të Tiranës, haptazi dhe fshehtazi.

Kjo është ajo çfarë realisht duhet të bëjë bashkia, të jetë në shërbim të qytetarëve, duke kuruar çdo aspekt të jetës së përditshme komunitare. Për këtë janë votuar drejtuesit e saj dhe për këtë paguhen, kanë apo jo nevojë.

Bashkia e Tiranës nuk është krijuar vetëm për të vendosur “kllapa të kuqe” në rrotat e makinave, ndërkohë që qytetarët nuk kanë vend ku t’i parkojnë makinat, pasi bashkia nuk ka punuar fare për krijimin e vendeve të reja të parkimit, ndërkohë që trafiku automobilistik rritet natyrshëm. Kjo është arsyeja kryesore që makinat vijnë vërdallë, duke ndotur dhe më shumë ambientin. Nëse Bashkia e Tiranës nuk ka ndërmend të krijojë vende të reja parkimi për automjetet e reja që matrikullohen përditë e më shumë, pse nuk po punon për krijimin e transportit alternativ, d.m.th. tramvaj, autobus, trolly apo fundja dhe karroca me kuaj.

Trojka matrioshkash dhe slita me qen Husky në rast se bie bore siberike ose Antarktide.

Kështu si ka nisur kjo punë, nuk është ndonjë çudi e madhe që të zgjohemi një ditë të bukur, po të bukur shumë, dhe të ndodhemi para ndonjë spektakli apokaliptik.

Do t’i bjerë të shikojmë makina të parkuara mbi makina alla “Shaolin Soccer” ose makina duke ecur mbi makina, si të ishim pjesë e një kantoni nga Kina.

Policia Bashkiake e një qyteti evropian nuk shërben vetëm për të kontrolluar tregjet e ligjshme apo të paligjshme të shitësve ambulantë (nuk e di sa i vërtetë është një rast që më kanë treguar, në të cilin një polic bashkie trim, pa asnjë arsye, paska shkelur me këmbë një kokërr shege nga ato që shiste një “none” e vjetër nga katundi i Tiranës.)

Policia Bashkiake duhet që të kontrollojë dhe sigurojë mosdëmtimin e parqeve, pemëve, luleve, mosndotjen e mjedisit në çdo lloj forme nga njerëzit etj.

Këtu duket e çuditshme po të përmendësh se në Londër “kalbesh në gjoba” nga ndonjë “Bobbie” - polic londinez - po të pa duke hedhur një “Chewing gum” në tokë, sepse u dashkan 300 vjet që ajo të dekompozohet.

Të gjitha këto e bëjnë të dhimbshme gjendjen në të cilën ndodhen banorët e Kryeqytetit të Shqipërisë, i cili duhet të ishte motori i ndryshimit dhe i vendosjes së standardeve të larta të jetesës në të gjitha fushat e saj, jo vetëm atë ekonomik.

Këtë e them pasi kam konstatuar se në Shqipëri, çuditërisht, po instalohet një mentalitet i mbrapshtë, sipas të cilit, i vetmi standard që duhet arritur në jetë, është ai ekonomik.

Por për çfarë duhet monedha, nëse nuk ekziston mentaliteti dhe infrastruktura që do të bënin të mundur gëzimin e këtyre të mirave materiale.

Për çfarë i duhet “Ticianit” makina e shtrenjtë në Tiranë, kur ajo i vishet gjithë ditën me pluhur e baltë dhe detyrohet t’i bëjë për çdo ditë nga një “dush 500-leksh ke lavazhi i lagjes” .

Për çfarë i duhet leku “Kaios” kur nuk del dot në rrugë me një palë këpucë të reja (e mjerë nëse janë të zeza) sepse në kthim do të duken si “galloshe llaçi” nga pluhuri dhe zhuli që i ka mbuluar.

Me çfarë arsyesh duhen shpenzuar “xhixhat” për blerjen e një shampoje të shtrenjtë, kur në krye të një ore flokët janë bërë gati për një seancë tjetër.

Mund të vazhdonim gjithë natën e ditën me shembuj të këtij lloji, aq sa do lodheshim.

Shembujt janë të shumtë, kurse shkaku kryesor është vetëm një.

Ndotja e rrugëve me pluhur dhe baltë vjen nga mungesa e kontrollit të Bashkisë së Tiranës ndaj firmave të ndërtimit apo atyre subjekteve që i furnizojnë me materiale ndërtimi si dhe nga cilësia e dobët e shtrimit të rrugëve në Tiranë.

Tirana e fshehur mbas vellos së pallateve të larta pa arkitekturë moderne dhe planifikim urban është për momentin një nga shpresat tona të venitura.

Shpresë e venitur, pasi mbas viteve ’90, ajo duke qenë pa masterplan urban të zbatuar dhe pa ndonjë trashëgimi kulturore të veçantë, kishte mundësi të ndërtohej nga fillimi, duke krijuar projekte moderne dhe origjinale mbi gjelbërimin e saj, banesat funksionale, objekte shërbimesh moderne, qendra për parkimin e automjeteve, duke ulur në këtë mënyrë trafikun dhe ndotjen.

Tirana me rrugët që prishen çdo 6 muaj, për arsye të cilësisë së dobët të punimeve dhe mosndërtimit të një sistemi modern dhe eficient kanalizimesh, gjë që sjell në përmbytje të shpeshta, është për momentin një bast i humbur. Tirana me lagjet e mbushura me kafshë ferme të çdo lloji, si: qenë, kuaj, lopë, dele, gomerë, është shumë larg të qenit një qytet me frymë dhe erë evropiane.

Shumë e zgjidhin duke thënë: “Po pse o budallë, këtu e ke mendjen me jetu ti, po lekët duhen me bo qejf në Francë a në Spanjë, pse pak vila ka Nizza dhe Mallorca. Këtu bojm lekët, atje bojm jetën”. Kurse unë personalisht, edhe pse kam jetuar plot 6 vjet në “Roma - Caput Mundi” ushqej një ndjenjë të madhe dhembshurie dhe dashurie për Tiranën. Ndihem keq që gjendja është e tillë dhe do të bëja çmos, po ta kisha mundësinë për ta ndryshuar. Jam gjithashtu i sigurt se nuk jam i vetmi që e kam për zemër qytetin e Tiranës dhe gjithë Shqipërinë. Ky nuk është një problem që shqetëson vetëm Tiranën, por të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ato vuajnë nga të njëjtat probleme, por që për arsye të mungesës së informacioneve të sakta nuk mundemi sot t’i analizojmë.

Janë të shumtë ata që do të donin standarde të larta të jetueshmërisë, jo vetëm të jetesës.

Por vetëm dëshira nuk mjafton, nevojitet ndërgjegjësimi qytetar dhe impenjimi real i institucioneve të pushtetit qendror e lokal për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhemi.

Miq të dashur, nëse ne nuk do të arrijmë që të ndryshojmë situatën ambientale të vendit tonë, e cila aktualisht është në kufijtë minimalë të jetueshmërisë (kjo, nëse u referohemi standardeve të vendeve të zhvilluara evropiane), atëherë pasojat negative do të jenë edhe më të mëdha sesa dështimi ynë moral.

NGA ENEA SHERIFI, G. Standart

Friday, January 29, 2010

“Green Albania”

Ndotja ambientale është tashmë një problem global. Vështirë që të gjesh një vend të botës, i cili të mos jetë prekur nga kjo dukuri. Sigurisht, më të prekura janë vendet që kanë një ekonomi industriale të zhvilluar apo ekspansion të dukshëm, por njëkohësisht dhe ato që kanë një mungesë të theksuar të politikave serioze në fushën e mbrojtjes ambientale.

India dhe Kina janë dy nga shtetet kryesore me qendrat më të ndotura urbane në botë. Gjithashtu, Pekini dhe Nju Delhi kanë qenë për shumë kohë dy nga qytetet më të ndotura në botë. Por është fakt se ato kanë marra masa drastike për uljen e ndotjes, që vazhdon të jetë e madhe. Nju Delhi ka të paktën 10 vjet që lufton në këtë drejtim, kurse Pekini i detyruar dhe nga zhvillimi i olimpiadës filloi të merrte masa serioze këto dy vitet e fundit dhe duket se ka gjasa për ta vazhduar këtë nismë dhe në të ardhmen. Po në të njëjtën rrugë kanë ecur dikur dhe qytete si Tokio e Los Anxhelosi, të cilat në atë kohë ishin ndër më të ndoturat dhe që tani, falë politikave të drejta, janë kthyer në qytete me standarde të larta për sa u përket masave ndaj ndotjes.

Solla si shembull qytete që janë apo ishin vërtetë të ndotura, por që njëkohësisht si alibi të tyre mund të paraqisnin faktin se ishin dhe ndër më të industrializuarat.

Kurse në Shqipëri kjo alibi nuk mund të mbajë, të paktën në rastet e gjykimit me standardet morale e profesionale të një gjykate evropiane, sepse ne sado që po përpiqemi, ende nuk mund të themi se jemi një vend i industrializuar në kuptimin klasik të fjalës (dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe).

Kjo do të thotë se nuk mund të shfajësohemi dot, pasi është shumë e vështirë që një vend jo i industrializuar të ketë ndotje të madhe ambientale. Shqipëria duket se përbën një përjashtim, me një “Guiness” të saj të ri për një çështje jo të re. Nëse do të ekzistonte një libër “Guiness” për rekorde shtetesh, me siguri që “Shqipja” do të mbante vendin e parë me një distancë shumë të madhe nga shteti i dytë.

Në rastet e problemit të ndotjes përgjegjësia është jo vetëm e njerëzve, qytetarë apo fshatarë të një vendi, por kryesisht faji bie te organet e pushtetit qendror, por dhe të atij lokal (komunat, bashkitë).

Duke folur për këtë të fundit, ndoshta dikujt mund t’i duket e çuditshme lidhja që ekziston mes drejtimit të një bashkie dhe nivelit të ndotjes në një qytet.

Kjo, meqë sipas shumë njerëzve, ndotja shkaktohet kryesisht nga makinat.

Por ky fakt nuk ka pse të duket krejtësisht i saktë, sepse i tillë nuk është.


Për të ulur nivelin e ndotjes në një qytet nuk duhen marrë masa vetëm në fushën e mjeteve motorike dhe në fushën e industrisë, por dhe në të tjera që prekin pushtetin vendor si p.sh. ndërtimi i objekteve të banimit.

Ndotja nga automjetet

Është folur gjatë për masat që duhen marrë në fushën e mjeteve motorike, për të bërë të mundur uljen e ndotjes. Ka pasur nisma si: ndalimi i importit të makinave të amortizuara, rritja e doganës për makinat e vjetra etj. Edhe në këtë fushë mbetet ende shumë për t’u bërë. Për të sjellë një shembull konkret mund të përmendim të famshmit “Dum-Dum” kinezë, të cilët nuk plotësojnë normat më minimale të standardeve ekologjike evropiane dhe që “kanë për borxh” ta obskurojnë të gjithë zonën ku kalojnë me tymin e zi që del nga marmitat e tyre kineze. Ato “monstra me rrota” nuk krijojnë më pak ndotje vizive, akustike dhe ambientale se oxhaqet e fabrikave me qymyr të shekullit të 19-të. Këto “gargalloma” veç Shqipërisë mund t’i gjesh vetëm në disa vende të Afrikës dhe Azisë.

Të tilla “makineri vrasëse” nuk lejohet të qarkullojnë në asnjë shtet të Evropës.

E njëjta masë duhet marrë dhe nga shteti ynë, për të mos u etiketuar gjithmonë ne si “delja e zezë” që qëndron në çdo rast e situatë jashtë vathës. Po të njëjtat “cene” kanë dhe shumë autobusë e kamionë në vendin tonë. Të gjitha këto mjete duhet të vendosin filtra të posaçëm, të certifikuar nga BE-ja. Kjo duhet të bëhet vetëm në rastet kur gjykohet se vendosja e filtrave në këto mjete do ta eliminonte problemin, në të kundërt duhen marrë masa të tjera. Edhe pse dikush mund të dëmtohet ekonomikisht nga këto nisma, në dukje të rënda, përfitimi që do të arrihej do të ishte shumë më i madh sesa humbja.

Do të përfitonin shumica e njerëzve, të cilët aktualisht janë vuajtës pasivë për shkak të gjendjes së degraduar në të cilën ndodhen këto lloj mjetesh të lëvizshme.

Do të uleshin dukshëm sëmundjet e zemrës, tumoret, ato të rrugëve të frymëmarrjes, shpenzimet nëpër spitale e klinika shtetërore apo private.

Njerëzit do të gëzonin shëndet më të mirë, do të ishin më aktivë, do të ulej stresi (sepse ndotja ndikon drejtpërdrejt në krijimin e tij) dhe ata do të ishin më të lumtur e më optimistë për jetën. Do të kishim qytete më të jetueshme nga ana ambientale, gjë që do të çonte në rritjen e standardeve të jetesës. Qytetet tona do të ishin më të frekuentuara nga turistët, sepse dihet që sa më i ndotur të jetë një qytet, aq më e vogël është dëshira për ta vizituar.

Ndotja industriale

Gjithashtu, në fushën industriale, problemet që mund të sjellë ndotja janë të mëdha.

Në Shqipëri janë ndërtuar e po ndërtohen objekte industriale më vlerë të konsiderueshme dhe me një fuqi prodhimi relativisht të madhe.

Por vallë a janë marrë masat e duhura nga këto kompani për të pasur parametra evropianë në fushën e sigurisë ambientale, gjë që do t’i bënte këto biznese të mos konsideroheshin si “armike” të ambientit dhe njerëzve.

Në të vërtetë, është fakt se shumë kompani, si në fushën e prodhimit të tullës, gëlqeres, çimentos, çelikut, nxjerrjes së gurëve, kromit, bakrit etj. nuk i respektojnë si duhet normat e sigurisë ambientale dhe, mbi të gjitha, as nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë këtë gjë.

Gjithashtu, ndotja industriale ka ndikuar dhe në ndotjen e tokës bujqësore, pasi mbetjet që depozitohen në tokë si mungesë e atyre “Landfill” të posaçëm për këto lloj mbetjesh kanë sjellë dhe dëmtimin e madh të tokave, dhe jo vetëm tokat kanë pësuar dëmtim por edhe ujërat.

Sikur këto kompani të ushtronin veprimtarinë e tyre në një shtet çfarëdo të Bashkimit Evropian, duke parë gjendjen në të cilën ato ndodhen, do të ishin mbyllur e gjobitur menjëherë, si moszbatuese të ligjeve për mbrojtjen e ambientit dhe si rrezikuese të jetës së njerëzve, kafshëve e bimëve.

Kam dëgjuar për raste të largimit të punonjësve nga këto lloj fabrikash për shkak të komplikacioneve shëndetësore që po hasnin. Këta njerëz që kishin moshë relativisht të re, para këtyre komplikacioneve gëzonin një shëndet shumë të mirë, gjë që na lë të kuptojmë se situata në këto zona industriale është me të vërtetë e rëndë.

Dhe pse nuk ka lidhje me këtë pikë, gjejmë rastin t’u bëjmë thirrje shtetasve që të mos presin pemët pa leje, pasi ato janë një pasuri e madhe që nuk kthehet lehtë prapa nëse e ke humbur një herë. Edhe përmbytjet e ndodhura këto kohë kanë në njëfarë mënyre lidhje me prerjen e pemëve, pasi ato thithin ujëra nën dhe mbitokësore, duke ulur rrezikun e përmbytjeve. Ato gjithashtu parandalojnë erozionin dhe më kryesorja, ato kontribuojnë ndjeshëm në uljen e ndotjes. U bëjmë thirrje strukturave shtetërore që të rrisin ritmet e zbatimit të planit për mbjelljen e pemëve të reja dhe për rritjen e kontrolleve për ruajtjen e pyjeve dhe realizimin e masave shtrënguese ndaj shkelësve.

Ndotja akustike

Një nga llojet e ndotjeve më shqetësuese, por dhe më të pavlerësuara deri tani është ndotja akustike. Në vendin tonë ndotja akustike është në nivele të mëdha. Ajo, përveç kësaj, paraqitet në forma të ndryshme, jo vetëm si pasojë e zhurmave që vijnë nga lokalet, si pub-e e disko, por dhe si pasojë e veprimit të papërgjegjshëm të individëve të caktuar.

Nuk është e rrallë të dëgjosh një “buçimë borie makine” në pikun e drekës ose në mesin e natës poshtë pallateve dhe kjo “muzikë e ëmbël” mund të zgjasë me orë të tëra.

Më kanë treguar për një rast në Athinë, ku një individ ishte ndaluar dhe shoqëruar në një komisariat policie, sepse i binte borisë së makinës në mënyrë të pandërprerë për faktin se i kishin zënë rrugën. Edhe pse në parim ai kishte të drejtë, kjo e drejtë e tij mbaroi që nga momenti kur shkeli atë të një shumice.

Ndotja e zonave turistike dhe bregdetit

Që nga Velipoja deri në Sarandë edhe ndotja e ndotja e zonave bregdetare, ashtu si në çdo zonë të vendit, është një problem kronik këto 20 vitet e fundit. Për hir të së vërtetës, kontrolli para viteve ‘90 ka qenë shumë më i madh nga ana e strukturave dhe ndoshta dhe ndërgjegjësimi i shtetasve po i tillë.

Çudi, sa shpejt kemi ndryshuar ne, duke qenë se po ata shtetas që në ato vite kishin kujdes ku të hidhnin mbeturinat, janë sot shkelësit më të flaktë të normave të pastërtisë ambientale. Rëndom shikon njerëz duke hedhur nga makina qese, letra, mbetje ushqimore etj. Kjo nuk ndodh vetëm në zonat bregdetare ose në udhëtim e sipër, por dhe brenda qyteteve.

Ne jemi, sipas statistikave, ndër vendet me ndotjen më të madhe bregdetare në Evropë.

Ende nuk kemi kolektorë të ujërave të zeza dhe në qytete bregdetare ato hidhen në det. Shenjë e mirë ishte ndërtimi i një kolektori në një zonë turistike dhe pse jo bregdetare, bëhet fjalë për Pogradecin. Urojmë që sa më shpejt qeveria dhe pushteti vendor në bashkëpunim të realizojnë ndërtimin e tyre në gjithë zonat bregdetare dhe turistike në përgjithësi.

Problem i madh është dhe mungesa e kazanëve të plehrave në disa zona turistike si dhe strukturave që do rë merreshin me pastrimin e tyre. Konkretisht, nga Orikumi deri në Llogora e poshtë në Palasë nuk ka kosha plehrash dhe njerëzit i hedhin plehrat nëpër gryka malesh, humnera, nëpër hone, gropa etj. Duket shaka, por është e vërtetë. Unë këtë e kam konstatuar personalisht pasi i frekuentoj ato zona gjatë të gjitha stinëve të vitit. Deri këtë verë, anës rrugës që të çon te plazhi i “Rrugëve të Bardha” afër Palasës kishte një “kodër” me plehra, të cilat lëshonin një kundërmim të tmerrshëm nën efektin e vapës së gushtit. Dhe meqenëse ai plazh është shumë i frekuentuar dhe nga turistë të huaj, merreni me mend çfarë kartoline mirëseardhjeje u rezervohet.

Më e keqja është se në shumë raste, në pamundësi për të gjetur gropa a humnera, banorët e zonave përreth i djegin, duke krijuar re tymi të zeza që pushtojnë horizontin.

U lutem strukturave përkatëse që të marrin masa urgjente për ndryshimin e gjendjes në këto zona që kanë një bukuri aq të veçantë sa me të do të krenohej çdo shtet i botës.

Duket se ne nuk dimë ta vlerësojmë të bukurën ose thjesht nuk e kuptojmë si koncept.

Ndotja ndërtimore

Jo më pak problematike është dhe situata në fushën e ndërtesave të banimit dhe ndërtimit në përgjithësi. Kjo, sepse për të ndërtuar një objekt (në Tiranë p.sh. ka një boom të jashtëzakonshëm ndërtimesh) nevojiten materiale ndërtimi, të cilat transportohen nëpër qytet dhe që mund të shkaktojnë ndotje të rrugëve e ajrit, nëse nuk merren masat e duhura. Po të dalësh në këmbë nëpër Tiranë, do të konstatosh se rrugët janë të mbushura me pluhur dheu. Kjo do të thotë se shkaku i ndotjes së këtyre rrugëve është derdhja e mbetjeve inerte dhe materialeve të ndërtimit, ose maksimumi transportimi i pluhurit dhe baltës nga rrugët që kanë ngelë ende të pashtruara në Tiranë.

Në një intervistë para disa kohësh, një nga përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës pati deklaruar se do të merreshin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar ndotjen e ambientit nga mjetet që përdoreshin për transportin e materialeve ndërtimore. Sipas tij, mjetet do të kontrolloheshin nëse i kishin pastruar gomat kur kishin dalë nga objekti ose kishin marrë masat për mosrrjedhjen e materialeve të ndërtimit dhe mbetjeve inerte jashtë kamionit në kohën që i transportonin nëpër rrugët e kryeqytetit. Gjithashtu, do të kontrollohej dhe zbatimi i parametrave ambientalë nga ana e ndërtuesve.

Sipas Bashkisë së Tiranës, këto masa dhe shumë të tjera që do të ndërmerreshin, do të çonin në uljen e nivelit të ndotjes për shkak të veprimtarisë ndërtimore në qytet.

Ka kaluar më se një vit nga këto deklarata dhe asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

Është fakt se nuk ka një kontroll të transportimit të materialeve të ndërtimit ose mbetjeve inerte dhe e zbatimit të kushteve në objektet e ndërtimit për të parandaluar ndotjen ambjentale. Kjo është një kompetencë direkte e strukturave të Bashkisë së Tiranës, e cila nuk po e ushtron. Dihet mirë rëndësia që ka kontrolli që duhet të ushtrojë bashkia në fushën e ndërtimeve, e cila është më e zhvilluara nga gjitha bizneset në kryeqytet.

Duke qenë, pra, dega më e zhvilluar, probabiliteti që ky lloj biznesi të sjellë pasoja për ambientin dhe si rrjedhojë dhe për njerëzit, është real dhe i madh, nëse nuk merren masat e nevojshme për t’i shmangur. Kjo kërkon një seriozitet dhe kompetencë maksimale nga ana e strukturave të Bashkisë së Tiranës, për të parandaluar dëmtimin e shëndetit të banorëve. Për sa kohë këto ide do të ngelin vetëm në letër ose në eter dhe nuk do të përkthehen në veprime e masa konkrete, ato do të kenë vetëm emrat që meritojnë:

Demagogji! Papërgjegjshmëri! Inkopetencë!


NGA ENEA SHERIFI, G. Standart