Showing posts with label Politikë. Show all posts
Showing posts with label Politikë. Show all posts

Friday, March 28, 2014

Të gjithë ata që nuk u ndëshkuan për Gërdecin

Në vitin e gjashtë janë të gjithë të lirë.
Ata që gabuan për arsye teknike, i ka nxjerr gjykata, ata që firmosën për arsye politike, nuk u dënuan kurrë, ndërsa ata që e nisën biznesin në emër të pushtetit të Familjes, ende nuk janë pyetur.
Historia e tragjedisë së Gërdecit është nga ato ngjarje që ndajnë në dy pjesë historinë e një shoqërie dhe një pushteti. Ngjarje të tilla fiksojnë kufirin mes pushtetit të krimit në politikë dhe shoqërive të lira, por ndajnë dhe kufirin mes lirisë dhe dinjitetit brenda një grupi politik dhe nënshtrimit para autoritarizimit dhe duarve të përgjakuara të një familje në pushtet.









1. Sali Berisha


Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur pak minuta pas tragjedisë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi. Komunikata e parë për shtyp e tij përmendte emrin e baxhanakut, por të ndryshuar, nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha. Në pamjen filmike të transmetuar publikisht dhe të lexuar me zërin e tij, vërehet një pauzë para se të përmendë emrin dhe me qetësi e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet.

“Deri tani janë identifikuar emrat e 3 viktimave: Rajmonda Tudi, 40 vjeç, Mehmet Hoxha, 59 vjeç, Jetmir Kolloshi, 19 vjeç, ndërsa dy nga viktimat janë ende të paidentifikuara. 4 prej tyre janë gjendur në vendin e shpërthimit dhe një tjetër më tutje”.

Përpjekja e tij që në momentet e para të tragjedisë për ta devijuar të vërtetën larg tij dhe familjes se tij, ishte dhe mbeti linja politike qe po varros ketë të vërtetë.

Këtë “ngatërresë të qëllimshme emri”, Berisha e përdori dhe dy ditë më pas në sallën e parlamentit të Shqipërisë. Edhe pse familja e tij ishte familjarizuar me tragjedinë, edhe pse gruaja e tij Liri Berisha dhe dy fëmijët e tij ishin në ceremoninë e varrimit të baxhanakut të tij, ai vazhdonte të sillej sikur nuk e njihte Muhametin.

Berisha, një bashkëshort shembullor dhe i dhënë pas lidhjeve familjare të gruas së tij deri në detaje, po përpiqej të paraqitej para shqiptarëve ashtu siç nuk është, si një njeri që nuk njeh baxhanakun e vet.

2. Liri Berisha

Përpjekjet për ta mbajtur larg familjes së tij këtë histori, i zbulon pa dashje gruaja e tij në intervistat e saj publike. Liri Berisha bëri tentativën e parë për ta rrëfyer gabim këtë histori.

Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, në datën 15.04.2008, zonja Berisha thotë se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishës faktin që ai kishte një baxhanak, që punonte në Gërdec dhe që ishte nga të vrarët mes viktimave.

Ja si e përshkruan ajo momentin kur është ndjerë keq që Berisha nuk dinte gjë për baxhanakun. “Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin), kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unë thosha: “E zeza, si nuk ia kemi thënë!” Ato kohë kishim trevjetorin e vdekjes së mamasë dhe kishim menduar që ta linim për më vonë prezantimin familjar me njerëzit e familjes. Isha unë ajo që ia caktova si detyrë tim biri t’ia shpjegonte situatën” (“Panorama”, 15 prill 2008).

Shpjegimi i zonjës Berisha ka disa mangësi thelbësore. Mangësia e pare ka të bëjë me vetë imazhin e familjes Berisha dhe marrëdhëniet perfekte që ata kanë si çift. Çifti Berisha shquhet për raporte shumë të sinqerta me njëri-tjetrin dhe marrëdhënie shumë të mira. Në një raport të tillë familjar, që kurrsesi s’mund të besojmë se është hipokrit, nuk mund të ndodhë që zonja Berisha të mos i ketë folur asnjëherë burrit të saj për baxhanakun, i cili po punonte në një punë që e kishte rekomanduar djali i tyre. Por hijet e dyshimit rriten më poshtë, kur zonja Liri Berisha tregon se si ka mësuar që kunati i saj po punonte në Gërdec. “Kur një ditë shkojmë në varreza te prindërit, e pyes motrën nëse i shoqi kishte filluar punë dhe ajo më tregoi se po punonte diku afër Marikajt. Kur e pyes se çfarë bën, ajo mu përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. Është i kënaqur me punën? – e pyeta. “Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak, sa të gjejë një punë tjetër më të mirë”. Në kohën që vdiq, kishte marrë vetëm dy rroga”. (“Panorama”, 15 prill 2008).

Kjo deklaratë e zonjës Liri Berisha bie ndesh me deklaratat e motrës së saj, Vjollca Hoxha, (Rama) e veja e Muhamet Hoxhës vrarë në Gërdec. Zonja Hoxha, e cila duket se ka qenë në periferi të përfitimeve nga pushteti i kunatit të saj, e tregon ndryshe historinë. Në një intervistë në “Gazeta Shqiptare” më 15 qershor 2008 ajo thotë se burri i saj ishte kthyer në Shqipëri që në muajin nëntor, kurse ajo vetë që në fillim të vitit 2007, dhe jo siç thotë Liri Berisha, “ata (motra me të shoqin) kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur”. Vjollca Hoxha (Rama), motra e Liri Berishës, në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, rrëfen se ishte kthyer në Shqipëri në qershor të 2007 për të vizituar familjarët, dhe se në Shqipëri e mbante një operacion që duhej të kryente, pasi kishte këputur meniskun. Më pas kishte ftuar dhe Muhametin të kthehej në Shqipëri, derisa të përfundonte operacioni.

Nga ana tjetër, të dy motrat nuk bien dakord për faktin se a kishin dijeni ato për punën që bënte i ndjeri Muhamet Hoxha. Vjollca tregon se nuk e dinte që bashkëshorti i saj punonte në një fabrikë demontimi të armëve: “Po si mendoni ju, që po ta kisha ditur, do lejoja që im shoq të punonte aty? Unë me të vërtetë s’jam e pasur, kam punuar si gjithë shqiptarët e tjerë nëpër Evropë, tri punë në ditë, nga kuzhiniere te pastruese, por nuk isha duke vdekur nga uria që të lejoja që im shoq të punonte aty, në mes të rrezikut”, thotë gjatë intervistës së saj Vjollca Hoxha (Rama). (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).

Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha në intervistën e saj thotë: “Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh””. (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208). Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha.

Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Dëshmitë rreth Gërdecit dhe hetimet e bëra nga prokuroria provojnë në të vërtetë që Muhamet Hoxha nuk mbante arka, por numëronte arka dhe ishte një lloj përgjegjësi në këtë punë.

3. Shkëlzen Berisha

Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptarët nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij, Shkëlzen Berisha, fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në 30 minutat e para, janë gruaja e tij, kunati dhe Shkëlzen Berisha

Pra. siç shihet, që në orët e para të tragjedisë kemi patur një përfshirje direkt të familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që kjo histori i lidh me ta.

4. Fatmir Mediu

Po si është përfshirë djali i kryeministrit në këtë histori? Është e vështirë ta ndash ku mbaron të qenit e tij si pronar real i këtij biznesi dhe ku ka qenë thjesht ndërmjetës. Ata që e njohin nga afër para shpërthimit, dëshmojnë se ai fliste hapur për këtë biznes, biles shpesh i shqetësuar që administrata e babait të tij nuk e ndihmonte sa duhet të bënte dokumentacionin gati.Shoqëria e tij me Fatmir Mediun në ato muaj ka qenë publike. Ata ishin bashkë në zyrë, në Sheraton, në makinë, në restorant. Sipas dëshmive që dalin nga blloku i sekretares së Ministrit, rezulton që Shkëlzen Berisha për një periudhë të shkurtër të ketë qenë aty mbi 50 herë.
Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim në lidhje me përfshirjen tashmë të provuar të zotit Berisha në aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të  dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të  Shkëlzen Berishës. Të gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës.
Nga marsi 2007 deri në mars 2008 zoti Shkëlzen Berisha de facto ka pasur një zyrë të tijën në institucionin e Ministrisë së  Mbrojtjes. Pesë nga shume bisedat që janë bërë mes zotit  Shkëlzen Berisha dhe drejtuesve te tjerë të Ministrisë duke  përfshirë dhe Ministrin e Mbrojtjes janë incizuar me gadget  regjistrues nga dy prej të pandehurve, njeri prej të cilëve  ndodhet në gjendje arresti, por këto materiale janë zhdukur dhe nuk i janë dorëzuar prokurorisë.


5. Aldo Bumçi Lobimi i tij në këtë heshtje shihet qartë edhe tek mënyra se si ka raportuar Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë të tij për komentet e vendimit të qeverisë që do t’i hapte rrugë demontimit. Ky është dhe fakti më komprometues që lidh direkt djalin e Kryeministrit me këtë biznes, ku ministrat janë thjesht ushtarë raportues të tij.
Nga faksi i Ministrisë së Drejtësisë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, Bumçi ka nisur komentet e vendimit në një kopje për Shkëlzen Berishën. Edhe pse tri dite më parë e kishte nisur shkresën zyrtarisht, një fotokopje të saj ka bërë kujdes t’ia nis në një zyre të asaj ministrie ku Shkëlzen Berisha ishte bërë familjar, me faks. Edhe pse Bumçi e Berisha u përpoqën ta përgënjeshtrojnë faktin, sekretarja e Bumçit e konfirmoi atë në prokurori.

6. Rrahman Selmanllari
Një tjetër dëshmi e fortë që Shkëlzen Berisha ishte pronari real këtij biznesi, ishte Rrahman Selmanllari, një mik i vjetër i tij, i cili e përdorte shpesh si mbulesë e veprimeve të tij si sekser.
I thirrur nga prokuroria, Rrahman Selmanllari pranon se ka miqësi me Shkëlzen Berishën, por mohon të ketë lidhje me Gërdecin.
Dëshmia e tij është e rreme, por ai nuk është marrë i pandehur për këtë. Së pari kemi dëshminë e kunatit të tij që punonte në atë që quhej “Grupi hije” në Gërdec dhe që ishte një grup special që nuk i jepte llogari askujt.
Pra dëshmia e Selmanllarit që nuk ka lidhje me Gërdecin, dhe që nuk njeh askënd që punon aty, hidhet poshtë nga dëshmitë e njerëzve të tij që e pranojnë se janë punësuar aty për shkak të tij. Ekziston një dokument që provon se Rrahman Selmanllari ishte i autorizuar i kompanisë amerikane SAC që po instalonte fabrikën e demontimit.
Njeriu i Shkëlzen Berishës ishte personi kyç që drejtonte gjithë punën në Gërdec dhe ende sot nuk është thirrur nga gjykata për dëshmi të rreme. Po ashtu nuk është thirrur as nga prokuroria, as nga gjykata Shkëlzen Berisha.
Nuk janë thirrur në prokurori as pronaret e firmës Trans Digging Construction, që është firma e cila ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit.
Pronarë të kësaj firme janë Delijorgji, vajza e Fahri Balliut dhe dy vëllezër me mbiemër Mata.
Kjo kompani ka vepruar veç të tjerash pa leje ndërtimi dhe me arrogancë në prishjen e ndërtesave ushtarake çfarë tregon se ka pas mbrapa mbështetje të fortë politike. Aksionerët e saj nuk u thirrën asnjëherë nën hetim, duke u injoruar kështu zanafilla e këtij projekti politik.

Mero Baze - Gazeta Tema

Wednesday, March 5, 2014

Maradona dhe Papa (Në variantin shqiptar)

Duke ndjekur nga afër protestën e shoferave të fugonave që nuk duan të jenë as taksi, por as "minibusë" me orare e rregulla të përcaktuara si kudo në Europë, më kap syri Z. Ridvan Bode.

- Po ju këtu? e pyes duke ngritur supet.
- Kam ardhur të përkrah këta hallexhinj, që po luftojnë për bukën e gojës.
- Po, a nuk ishte Shqipëria para 6 muajsh, shteti që në ekonomi vinte direkt pas Gjermanisë?
- Ç'thua more, këta jetojnë në mjerim, këta njerëz duhen ndihmuar me çdo kkusht.
- Po shumë mirë e keni menduar Z. Bode. Po pse nuk bëni diçka për ti ndihmuar?! Shisni psh, pasqyrën e Mercedezit tuaj...

Shkroi: Stop Injorancës !

FULLHANI, FULLPINI,FULL*INI...

Mesazhi ishte shokues.
Ndryshe nga mesazhet qe vijnë zakonisht në adresën time të facebook-ut, ky i fundit më goditi aq fort sa mu faneps një nga shkrimet e publicistit tashmë pensionist Frrok Çupi (Aida Shtino ma gjej çik Frrokun). Aty nga fillimi i 1991-shit kur Blloku komunist ende nuk ishte shkërmoqur në Tiranë, ish gazetari i ZP-së Çupi jepte një tablo realiste pse ishte e koklavitur keq dinastia komuniste apo e pamundur për tu shkërmoqur lehtë Byroja Politike e asja kohe. Dhe rendiste në atë shkrimin botuar në RD-në e vërtetë, arsye të forta dhe mes tyre krushqi e lidhje farefisnore që nisnin me shoqen Nexhmije e zbrisnin deri poshtë te kunatat e shokut Pali Miska.

Me një fjalë, dinastinë bolshevike veç idealit të partisë e bashkonin edhe lidhjet e gjakut. Komglomerat dhe maskarrallëk krushqish e poshtërsish.
Tu tregoj tani për mesazhin e një lexuesi të cilin sapo e morra e lexova me kujdes, dhe zyrtarisht nisa të verifikoja. Një listë e frikshme me emrat e familjarëve dhe farefisit të politikanëve të sotëm mu dërgua këto ditë. Të gjithë janë punonjës të Bankës së Shqipërisë, institucioni i vetëm publik i cili deri më tani ende nuk do ta kuptojë (në mënyrë fodulle) se 23 qershori 2013 është rilindje kryekëput për gjithçka publike, për gjithçka që mbahet me paratë e taksapaguesve. E po ta keni vënë re këto 6 muaj të qeverisë fringo të re, instutucioni i Bankës Kombëtare ose ndjehet i përkëdhelur nga pushtetarët e rinj ose qëllimisht është lenë mes palëve të djathta e të majta të mos cënohet. Me përjashtim të deputetit socialist Erjon Braçe i cili lodhet duke argumentuar abuzimet dhe bëmat fullhaniane, qeverisësit e tjerë ose pozojnë qeshur me guvernatorin ose si mes djajsh nuk duan të prishin as pakte, as qejfe.
Zyrtarisht Banka Kombëtare e Shqipërisë është kthyer në oazin ku qokat mes guvernatorit dhe të tjerëve njerëz të fuqishëm, kanë punësuar mbetejet vegjetuese të farefiseve të tyre të cilët me rrogat e majme veçse varfërojnë financat publike të këtij institucioni kthyer në bordello publike.
Unë personalisht u interesova pranë institucionit për më shumë informacion por më besoni, shkoni në Washington sepse e keni më të lehtë të merrni ninformacion në Pentagon por mos guxoni të kërkoni zyrtarisht informacion zyrtar në Bankën Kombëtare të Ardian Fullanit. Gjithçka duhet të kalojë në filtrin e guvernatorit, për gjithçka duhet të japë dakortësinë dora vetë Fullani.
Falë njohjeve të mia dhe falë këmbënguljes depërtova deri në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të BSH-së dhe më informuan ilegalisht se 2-3 vitet e fundit në këtë institucion janë punësuar shumë fëmijë dhe të afërm me parinë e Partisë Demokratike, periudhë kjo që përkon me përlarjen e mandatit te dyte të Fullanit në krye të institucionit. Për shkak të votave që i duheshin asaj kohe në parlament nuk ka lenë njeri pa i bërë nder. Dhe pa humbur kohë para jush, ja ku vjen lista e borde(llos)rosë së Bankës së Shqipërisë me emra grash e burrash aftësia dhe merita e vetme e të cilëve është jo kualifikimet, jo background-i akademik jo shqisa menaxhuese, por vetëm se janë kushurinjtë e kushurinjve të miqve të sulltanit të madhërishëm elbasanas Ardian Fullani. Kujdes, mes tyre ka edhe të afërm socialistësh sa për ti dhënë pak shije kësaj turlije alla shqiptarçe

1. Miranda Rama, (kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit
2. Adela Bode, (vajza e Ritvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Finciar
3. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve
4. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit
5. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikqyrjes
6. Blerta Kruja, (motra e Keltis Kruja) Departamenti i Administrimit
7. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore
8. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave
9.Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit
10.Anjeza Harizaj, (vajza e Kryetarit te PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës
11.Arbana Lesi, (mbesa e Nikoll Lesit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
12.Geri Prifti,(nipi i Dritan Priftit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
13.Merita Kodra, (gruaja e Sekretarit të Përgjithshëm të SHISH Sajmir Kodra) Departamenti i Kontabilitetit
14.Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik
15.Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
16.Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrdhënieve me Jashtë
17.Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës
18.Besnik Dedja, (daja i gruas tsë Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike ( ende në punë Besniku megjithëse ka 2 vjet qe ka mbushur moshën për pension )
19.Bekime Karaj, (gruaja e Flori Karaj Inspektor tek ILDKP (ky ia qëndis deklaratën e pasurisë Guvernatorit ), Departamenti i Thesarit
20.Mariglen Biti, (një nga ish IT-të e kryeministrisë që fshiu dhe zhduku serverin e ngjarjeve të 21 Janarit 2011, Drejtor IT
21.Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikqyrjes
22.Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave
23.Ledia Bregu, (kushurira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit
24.Besa Prela, (kushurira e parë e Ben Blushit) Departamenti i Marrdhënieve me Publikun
25.Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikqyrjes
26.Olta Rushaj, (mbesa e Dash Pezës) Departamenti i Mbikqyrjes
27.Eduard Sinani Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit ( ish anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve )
28. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
29. Martin Blushi, (vëllai i Ben Blushit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
30. Aida Kolasi, (gruaja e Gramos Kolasit, Drejtor i Kabinetit te Guvernatorit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
31. Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave

2./ Shënim i rëndësishëm
Titulli i këtij shkrimi u vendos pasi bëra një lloj miksimi mes shqipes dhe anglishtes. Parashtesa "full" e huazuar nga anglishtja, mbiemërzon tejngopjen e proceseve organike & biologjike që Banka e Shqipërisë dhe njerzit e saj ia jashtëqisin ironikisht këtij vendi. Ndërsa unë, ti, ne,qeveria e re thjesht i bën fresk këtij institucioni që deri më tani vetëm kafshon kokallat e sëmura të financave tona. Lajmi i fundit/ Rroga e guvernator Ardian Fullanit është më e larta rrogë e një funksionari publik në vendin tonë dhe bashkë me shërbimet dhe shpërblimet mujore kap shifrën e frikshme të 12.690.000 lekëve (të vjetra/muaj).
E përsërism: dymbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë lekë në muaj. Erjon Braçe po më lexon???

Bledi Mane
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=617484044968218&set=a.491139294269361.1073741826.491139224269368&type=1&relevant_count=1

Nga kamerier në Rinas, miliarder në Holandë

Nga kamerier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, në milioner me pasuri përrallore, me vilë në Holandë, ndërtim pallatesh në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë, me kredi qindra mijëra euro, me unaza diamanti, me orë sheikësh, me piktura prej mijëra eurosh, servise porcelani, aksione në NASDAQ, disa depozita bankare, makina luksoze etj.




Gazeta “Sot” bën sot një përshkrim të trajektores së pasurimit të shpejtë të Lulzim Bashës. Duket se pasurimi i shpejtë i Bashës (një ngritje për të cilën njerëz të thjeshtë mund të punojnë gjithë jetën dhe nuk e arrijnë) ka një sekret: bashkëpunimi me vajzën e ish-kryeministrit Berisha, Argita. Basha është kthyer në milioner që kur punoi bashkë me vajzën e Sali Berishës, Argita Berishën në shërbim të UNMIK-ut në Kosovë. Njohja me të i garantoi Bashës një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer në qeverisje, ndërsa i hapi edhe rrugën për t’u katapultuar në krye të PD si i besuar i familjes.

“Kur shumica e moshatarëve të tij nuk e shihnin as në ëndërr Holandën, Lulzim Basha arrin të marrë një kredi prej rreth 200 mijë eurosh për të blerë shtëpi në Holandë, pa asnjë të ardhur të deklaruar. Në një hark relativisht të shkurtër kohor, deklaron depozita të majme bankare, Mercedes Benz 72 mijë euro, pikturë 6500 euro, orë dore 5200 euro, ore dore 4500 euro, unazë diamanti 11.500 euro, servis porcelani 6800 euro.
Ndërsa një familje e thjeshtë duhet të punojë gjithë jetën për të siguruar një apartament në Tiranë, Basha befas deklaron shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro, apartament ne Tiranë 205 mijë USD, apartament në Durrës 33 mijë euro, apartament në Tiranë, apartament tjetër në Tiranë 62 mijë USD/52 mijë euro etj.
Dhe kjo është vetëm pasuria e deklaruar e Lulzim Bashës.

Basha, sot kryetar i opozitës shqiptare dhe pretendent për kryeministër pas disa vitesh, është modeli i njeriut të pasuruar në mënyrë të dyshimtë.
Ka pasur disa tentativa për të hetuar pasurinë e Bashës dhe transaksionet e tij bankare, por gjithçka ka dështuar”.

Gazeta SOT

Protesta më e madhe pas viteve 90'?!

PD ka organizuar dje protestën më të madhe në këto 23 vite.
(Gazeta Rilindja Demokratike)

"Dështon me sukses skenari ukrahinas në Shqipëri"

Partia Demokratike falenderon 150 mijë qytetarët që iu bashkuan protestës së saj.

Friday, January 24, 2014

Europë, kthema borxhin, jo mbytmë në borxhe!

“Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë. Nuk mund të rregullosh shtratin, kur shtëpia juaj ndodhet ende në flakë”
(Mark Verheijen, Deputeti i VVD-së, partisë në pushtet në Hollandë)

Holanda, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Danimarka janë shprehur kundra dhënies së Statusit të Vendit Kandidat për Shqipërinë, pavarësisht se kushte të tjera shtesë nuk kanë kërkuar.



Megjithatë, duhet kuptuar se ky vend është në Europën që me gjasa i dha edhe emrin, por nuk duhet rregulluar shtëpia që të na e pëlqejë Bashkimi Europian, por sepse aty jetojmë ne.

Njëkohësisht Statusin e Vendit Kandidat e ka fituar Serbia ku para pak ditësh poshtë një parkimi u zbulua një varr masivë me trupat e disa shqiptarëve, prej mijërave të tjerëve që ende janë të humbur.

Në këtë rast vetvetiu të vijnë ndërmend fjalët e të madhit Gjergj Fishta:

Uh! Europë, ti kurva e motit,
qi i rae mohit besës e Zotit,
po a ky â shêji i gytetnís'
me dá tokën e Shqypnís
për me mbajtë klysht e Rusís?


http://youtu.be/ch3JNUtZ2NU
Shkroi: Stop Injorancës

"Dhis iz, ë mirakëll of fridëm"

Një akt tjetër i papërgjegjshëm është zëvendësimi i ministrit Panda me ministrin Imami, që përfaqëson së pari një fyerje të rëndë për të gjithë shqiptarët, vendosja në krye të drejtësisë e një xhahili si Arben Imami.
Akte të tilla në të vërtetë kanë bërë vetëm diktaturat, ose kanë bërë ata, të cilët kanë dashur me çdo kusht të politizojnë drejtësinë, pra të vendosin atë në kontrrollin e plotë politik. Kam pasur rast të vizitoj kurora absolute, ish-koloni të Mbretërisë Britanike, por edhe në këto vende kam gjetur ministrër Drejtësie një jurist, trashëgimi kjo e ligjit britanik të mbetur në këto vende.




Kurse këtu vendoset në krye të drejtësisë një i pavetëdijshëm, një njeri që është shquar gjithë jetën e tij për aventurizëm dhe për mediokritet, ndërkohë që drejtësia përbën dhe problemin më të madh të shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

Pa një drejtësi të pavarur, nuk mund të ketë liri njerëzore dhe shtet ligjor në Shqipëri/ Në krye të drejtësisë erdhi njeriu që veshi rrobat e kolonelëve grekë për të djegur Gjirokastrën dhe Sarandën, njeriu që ka borxhe të mëdha ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe çfarëdo që të emërohet dhe kudo që të shkojë, do përgjigjet për atë që ka bërë.
(Sali Berisha - Gazeta Rilindja Demokratike, 2000)

Dhe në fakt Z. Berisha me të marrë pushtetin e ndëshkoi Z. Imami duke e bërë Shef të Kabinetit të tij në 2005-2009 dhe më pas 2009-2013 duke e veshur Ministër të Mbrojtjes...

Momentalisht A. Imami është kallëzuar penalisht për korrupsion.

Provokimi i Topallit skandalizoi Uashingtonin

“Ishte një deputet i caktuar i PD-së që ulet pranë zotit Berisha në radhën e tretë, faqja e ‘Facebook’-ut e të cilit kishte një kopje të retushuar, më duket të ‘The Daily Mirror’. Faqja e gazetës kishte një foto të disa fëmijëve të vrarë me gaz nga Asadi, një foto faktike të masakrës. Faqja e retushuar kishte të njëjtën foto, por fjalët thoshin, ‘radhën e kanë fëmijët shqiptarë’ apo diçka e tillë. Një gjë e tillë është jashtëzakonisht provokuese. Është diçka e paskrupullt. Është e pavend. Thjesht e gabuar, dhe kjo Ambasadë dhe Uashingtoni u skandalizuam” Arvizu

Fotoja e retushuar vazhdon të qëndrojë në profilin e Jozefina Topallit

Pse në këto momente më vjen tmerrësisht keq për Z. Berisha?

Lexova në statusin e tij të fundit, ku i kërkonte kryeministrit Rama dorëheqjen pas fjalimit të tij duke i thënë jo shkatërrimit të lëndëve kimike siriane në Shqipëri dhe ndjeva keqardhje për të.
Një figurë që ka dominuar politikën shqiptare në këto dy dekada nuk mund të shpërfytyrohet kaq pamëshirshëm prej rinisë...

Po ju risjell pa emra, vetëm komentet që kanë marrë më tepër pëlqime në statusin e para 22 orëve, të Z. Berisha.
http://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/236707763156805?comment_id=920632&offset=2050&total_comments=2438

Komenti i parë: Tha jo O Z. SAleeee EDii

- Posho ore kok lemsh se po flet edi trimi jon..
- o sale akoma ti mo?
- ketu ska asgje politike zoti sali. nuk ka vlere statusi juaj. te pakten populli kete radhe u degjua..ndryshe nga cishte ne epoken tuaj,, kur nuk u pyetem as per plehrat, as per ujguret, e as per muxhahedinet.. e sa e sa te tjera qe e kane kalbur kete vend.
- Rama beri ate qe ju nuk do ta benit kurre per Shqiperine.
- O salo mbhylle tlutem
Mbylle gojen se po te ishe ti ne vend te Edit do te kishe thene po
- pys veten a ka me budalla se ty ?
- Do e kish ndritur ti po te ishe ne krye,.. Do na kishe shit naten,e te na qaje diten,sic bere me detin te greket.. Turp x ato qe thua.
- k ti Berisha ,doreheqjen duhet ta kishe dhen ti me gerdecin dhe 21 janarin ,Rama u tregua kryeminister qe e do shqiperin dhe shqiptaret .
- ahahaha futja kot tashi .. ate qe beri Edi Rama ju nuk DO TA BENIT KURREE
- bo bo te japi dorheqjen sepse refuzoi???? hahahaha
- Edi Rama nuk ka arsye pse te japi doreheqje e degjoi vendimin e popullit dhe e zbatoi ate, kshtuqe e meriton te rrije jo vetem kete mandat por dhe shume e shume te tjera!!!
- ti do e kishe bere tashme dhe xeni jot do mblidhte leket
- ik o sali se ti ke rrjedh nga trute.
- Mbron rinin qe ne 21 janarin vrave dhe e quajte llumi i Shqiperise.
- Ik o pall
- po te ishe ti akoma kryeminister kushedi sa do kishe vrar ti me keto protesta o njeriu trash
- ani NUK KENI CFaR THONI Z.Sali Berisha me vjen ver8 keq per kto qe thua fundja ju vendin e kthyet ne nje humnere te ver8 qe nuk i dihej fundi ....nuk ka vend per doreheqje ai e meriton do e coj shqiperine perpara RILINDJE DHE VETEM RILINDJE
- cfar rine mer te qrr ,se kemi qene sa 5 fishi i ktyre protestave kur dilnim per te mbrojte voten ,po na vravee me plumbat e gardess .Brrova edi rames qe degjoj popullin e tijj .
- Unlike!!!!!!!! Meso si behet nje burre shteti me vetem 50 dite dhe jo si ti me 8 vjet vetem vrasje..!!! TURPPPPPPPPPPPPPP
- te pakten ai ja degjoi zerin ,ndersa ti i more jeten atyre qe tu vun kundra
- Tkishe qen ti ke qen tu thon po .. RAMA 2 muaj beri si kryeminister dhe ti thua te jap dorheqjen, ndersa ti 8 vjet dhe nuk e dhe dorheqje . nk je ti ma i mir po ec .... Edi Rama tregoi vlerat
- Po mbas Gerdecit perse nuk pate ndergjegje te jepje doreheqin o Sale!?
- Edi thot jo, ky jep dorheqje thot.. Te ishe ti do e kishe shit shqiperin per dy mij lek
- Nuk dhe doreheqjen ti qe vrave 26 shqiptare ne Gerdec dhe 4 ne bulevard ke fytyre ti vrases teflash per Edi Ramen qe eshet kryeministri i munguar i SHQIPTAREVE !
- Rinia shqiptare te tregoj vendin dhe ty, pikerisht dje duke te debuar nga sheshi, nga ai shesh qe ti e pergjake ne 21 janar. Hesht me mire dhe rri urt ne zyren tende. Kjo ishte protest kunder te gjithve ju qe na keni drejtuar ne keto 23 vite. Sot fitoi e RINIA shqiptare!
- Qeveria juaj hodhi gerdecin ne er dhe as qe e menduat te jepni dorheqen.. E tani kerkoni nga kryeministri i ri te jap dorheqjen? Per carsye? Se e shqyrtoi me vemendje per disa dit ceshtjen dhe beri ate qe ishte me e drejt per popullin? Shame on you ..
- fshi statusin qe ke bo se nuk ka shkrujt njeri mir per ty se len nom ..
- hahahahaha sa kam qesh me komentet...po TI cbere per popullin i nderuar zoteri...se smbaj mend ta kesh degjuar ndonjeher zerine e popullit!!!!
- Edi Ramen e do dhe e nderon gjithe populli Shqiptar pas ketij fjalimi te jashtezakonshem qe mbajt.
- zoti Berisha, te pakten njehere te vetme duhet te pranoni qe populli tregoj se eshte me Edi Ramen!! bravo protestuesve dhe EDIT!!!
- ai te pakten e nigjoj popullin po ti nk pysje per protest ti I futshe plumin
- Ne rast se do ishit Ju z.Berisha me paturpesine me te madhe do kishit injoruar protestat madje madje do kishit nxjerre forcat e rendit per ti larguar dhe do kishit pranuar. Prandaj mos e injoro me veten duke kerkuar doreheqejen e nje Kryeministri qe degjoi fjalen e popullit dhe refuzoi kerkesen. E tha mire nje fjale" referendumin per largimin e plehrave shqiperia e mori me 23 qershor"
- Ti nuk mund te flasesh per rinin shqiptare o sali mostra,rinia shqiptare ta tregoj rrugen dje ty dhe atij kolilit te enver hoxhes ok dhe nuk te jep kush te drejt me fol ne pergjesi te rinis,TI JE MOSTRA E SHQIPTARVE
- Ti vrave ne gerdec dhe nuk dhe dorheqen o qelbesir.Ti vrave ne 97 dhe nuk dhe dorheqen o qelbesir.Ti vrave ne 21 janar o pler dhe nuk dhe dorheqen.Edi Rama e do vendin e tij o plak matuf.Ti e veshe kete popull me te zeza o plak matuf.Ti vetem hidherim I ke sjell kesaj toke o qelbesir plak.Shqiperia eshte e jona jo e jotja o Serb.
- a ti ke ik per lesh me sale
- zoteri me lejoni tu njoftoj se ju nuk jeni mire menderisht! do tju bej report faqes, per shprendarje paniku dhe idiotlliku!
- Aman se na lodhe dhe ti, ik pa e humbur fare simiten ...ik se na lodhe tashi vertet, lere Bashen, kohen, Shqiperine te beje rrugen e saj..pse jo dhe Ramen...e pate Shqiperine ne DORE dhe me beso se ata servilat e tu te kane genjyere te kur thonin qe jemi te pasurit e Europes, se ti vete nga maja ku kishe hypur nuk kishe si ta shihje mjerimin e viteve 2000. Ke shkruar histori, ky eshte fakt, tani mos e zhgarravit !!
- Ik o vrases i ndyre! Ne burg te kalbesh ti e familjaret e tu o ndyresire,plehre! Ik nga shteti yne sa me pare o funderrine
- Ibesojme krejtesisht.ai na perkrahu,nuk na vrau sic bere ti kur ne protestuam.ai degjoi zerin tone
- Mbylle gojen o plak i zi dhe keqdashes.Te kishe qene ti ne vendin e tij,do i kishe sjelle me vrap armet kimike,vetem e vetem per te fituar kapital politik.Dhe kesaj protestes qytetare te ketyre diteve do ti thoje "puc shteti"....Dopjogjashta ju ngeli juve.FUSNOTE:po citoj nje deputetin tuaj per tju bere urimin e rastit:t'ma gezoni pensionin shoku Kol......
- Na trego kur e ke degjuar nje here zerin e popullit ti kriminel??? E degjove ne 97? E degjove per te bere trasparencen e 2009-s? E degjove per Gerdecin, e degjove per 21 janarin?! Ti je dhe do te mbetesh nje komunist i betuar madje ti i ke sjell me merim kti vendi edhe me shume se babai yt shpirteror enver hoxha!
- Ik re Sal V.K se ike dje nga protestuesit se kerciste bidoni nkoke .....ti ke merrdhif o trap ..
- ua po fle tti tani more .... injorant i madh paske qene po normal se gjerat e tua i ke ne rregull ti dhe ste intereson asgje per shqiptaret ti vazhdon me mendjen : 'rezoni Edi RAmen te te vije turp qe e mendon 1 gje te tille , ti ishe ai qe helmove mendjet e shqiptareve duke u thene fjale nga me te tmershmet per ato 'arme kimike' dhe je pikerisht ti ai qe po vazhdon te mos na e hapesh rugen per te aritur endrat tona , te lutem shue ne emer te kesaj rinie shqiptare plot endra nese dhe doreheqjen politikisht vazhdo e mbaj at pozicion qe ke tani dhe na ler te jetojme te qete e te permbushim endrat tona ne kete vend qe e varferove duke u pasuruar vete ti dhe 'zagaret 'e tu
- pse nuk e dhe doreheqjen ti kur vrave shqiptaret ne mes te tiranes?po pse EDI RAMA genjeu shqiptaret dhe boten,as suedia dhe as belgjika nuk i pranuan armet,edhe ata genjyen?po ty kur e gjithe shqiperia te tha ik,dhe nuk e cave fare por i (qellove),po kur gerdecin e shperthyet dhe vrave qinra te pafajshem,pse nuk ike,por tani del dhe dhe thu ai mashtroi shqiptaret.nuk i mashtroi as shqiptaret dhe as boten,ai si burre shteti beri gjene e duhur per atdheun,ne radhe te pare te rrezoi ty,dhe ne rradhe te dyte i tha JO armewve kimike.bravo EDI RAMA
- qepe o plake e keqe, ste vjen turp
- Pleqeri hesapi mos ja vini re
- Saliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii te ka plasur morri ne tru saliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
- Te ishe ti sdo te plaste fare menderja as per popullin e as per protestat dhe do i thoje Po amerikes. Dhe tani ben si i ndershem. Boll na ke lodhur shijo pensionin ate bej!!
- o plak matuffffff.ai tha jo armeve kimike ti thu jep doreheqjen pfffffffffffff
- Ti me shoket e tuaj tju kalbin ne burg. Te ju vije turp por fundja ku e keni fytyren ju? Kur u be Gerdeci dhe doreheqjen ti?E keni shkaterruar ate vend e prape sjeni te ngopur. Njerez te peshtire,keni lare duart me gjakun e shume shqiptareve te pafajshem e vazhdoni akoma te llomotisni ketu. Mjere ne me ju!
- Je shume rende z.Berisha!
- o xhaxhi Sale.. ik mos shkruj me se le nam... je bere qesharak... pergjigjen e more dje nga populli per here te dyte pas 23 Qershorit
- ju jeni berisha i 97, i gerdecit dhe jo rama........po te kishit qene ju ne pushtet armet do kishin ardhur me kohe. Jeni ju ai i cili duhet te largohet se nuk ju beson me shqiperia. boll me se na ke merzitur a nuk e kuptoni se nuk do tju shikoje njeri, nuk do tju besoje askush..RROFTE SHQIPERIA RROFTE EDI RAMA
- Derr i kenaqur migjenian. Te shkon plaku Mere. Rri si mut tani. Se pervecse atyre gishtave dje dhe te thirrurave ik ik ik sfitove gje tjeter.
- Te japi doreheqje sic dhe ti kur plasi Gerdeci? Ik mer vdis ne ndonje cep si qen, se nuk meriton te vdesesh si njeri ti!
- ti ke ikur per lesh nuk di me c fare thua
- cilen rini te bekoje zoti, ate rini qe vrave ne 97, ate rini qe vrave ne Gerdec apo ate rini qe vrave ne 21 Janar!!!????
- Bravo kryeministri i pare qe e degjoi zerin e popullit per kete kishte nevoj vendi jone..(( dhe jo per qelbesira si puna jote re SALE qe vrave 4 njerez te pafajshem ne mes te bulevardit)) ....keshtu vazhdoi edi rama e ke nisur mire bravo bravo te qofte.....
- Sot per here te pare u degjua zeri i popullit! Sot fitoi demokracia! Sot nuk u vra njeri ne bulevard! Rrofte Shqiperia!
- po tkishe qene ti o sali do kishe pranu direkt.dhe kush do protestonte do hante kokrren e plumit
- Ti po qe di si te lesh nam! Sali Berisha

Dhe kështu vazhdojnë lumë e lumë komentet që ti ndezin të gjitha llojet e emocioneve kundra Z. Berisha, pikërisht në faqen e Z. Berisha.

Shkroi: Stop Injorancës

Për herë të parë

Për herë të parë në Shqipëri proteston shoqëria civile. Për herë të parë dalin në protesta fëmijë e nxënës. Për herë të parë shoqëria civile zmbraps tentativat për ta politizuar kauzën e saj. Për herë të parë qeveria, dëgjon zërin e shoqërisë civile.

Po, po, duhet thënë gjithashtu se kjo shoqëri nuk i meritonte lëndët kimike.
Qeveria u detyrua ta meritonte popullin e saj, por fatkeqësisht për herë të parë ishte shoqëria që nuk e meritoi dot, qeverinë e vet.

Disinformimi shkoi në një vijë të drejtë me panikun e histerinë. U krijua dhe u jetësua ideja se disa njerëz në Shqipëri janë pro vdekjes së tyre, ndërsa disa të tjerë pro jetës.
Madje u desh edhe bindja e nxënësve të tregonin se ata e donin jetën.
Jam prekur realisht prej intervistave të sinqertave të protestuesve që mbushën sheshet e të gjitha qyteteve shqiptare, apo kudo shqiptarët sot jetojnë. Por në çastin kur kryeministri i Shqipërisë pas një fjalimi të gjatë e dukshëm emocional, që përmes aq shumë argumentash, shpeshherë edhe më të shkoqitura se duhet, u duk se do ta mbyllte duke deklaruar që Shqipëria do ta ndërmerrte nismën e shkatërrimit të këtyre lëndëve kimike, ai me kokë ulur deklaroi të kundërtën duke u larguar me shpejtësi, ndjeva trishtim.
Ndjeva trishtim, një trishtim që nuk ma shuajtën dot as ulërimat e brohoritjet e gëzuara mes fishekzjarresh të mijërave protestuesve. Ndjeva trishtim për herë të parë, me gëzimin e popullit ku jam pjesë. http://youtu.be/D4BuUql1JSU
Për herë të parë në historinë e shqiptarëve, shqiptarët zgjodhën të tregohen egoistë. I treguam botës se nuk jemi të vegjël, vetëm gjeografikisht. Mosmirënjohës, madje edhe karshi një shteti të fuqishëm si SHBA-të që kanë qenë ambasadorët e krijimit të shtetit shqiptar. Për herë të parë në historinë tonë ne treguam se jemi bërë si e gjithë bota. Ne, ai popull që kurrë nuk e kemi goditur armikun pas shpine. Ai popull që kurrë nuk e ka lënë agresorin të tretet mbi dhe. Ne që ndryshe nga gjithë bota strehuam çifutët kur Vatikani i shiste, ne që strehuam ushtarët italianë që na kishin pushtuar. Ne që iu hapëm dyert vëllezërve tanë të Kosovës në pastrimin etnik që po kryhej ndaj tyre. Ne, nuk jemi sot, po ata.
Nuk jemi po ata para atij shteti të madh e të fuqishëm që ndërmerr misione fisnike e humanitare anembanë botës. Atij shteti falë së cilit Kosova prej 1 shekulli e pushtuar, fitoi pavarësinë.

Dhe duke nisur nga nesër të fillojmë të merremi me 31 zonat e helmosura me radioaktivitet, brenda vendit për të cilat as nuk flitet dhe as nuk protestohet nga askush. Pastaj të fillojmë të pastrojmë plazhet, qendrat kulturore nga plehrat, lagjet, rrugët se për këto nuk kemi cilit populli tjetër t'ia lëmë fajin. Mos ndalemi me kaq, por të fillojmë të mos hedhim më plehrat ku të mundemi dhe ti denoncojmë këto akte, pa kaluar indiferente si deri më sot.
Por sot le të gëzojmë.
Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se cila do të jetë toka që do të mbjellë "vdekjen" e saj, për të marrë pjesë në misionin humanitar të shpërbërjes së këtyre lëndëve të vdekjes.

Shkroi: Stop Injorancës !

A është gati Shqipëria për të hapur kutinë e Pandorës?

E njoh mentalitetin e Ballkanit. Korrupsioni është mënyra për të gjetur rrugën tënde në shoqëri. Për të çarë e për të arritur sukses në jetë, përmes korrupsionit. Tani, ky klikim i mentalitetit se kjo gjë është e keqe, është një çështje vendimtare.

Kjo është pika për të arrestuar një ministër, një Prokuror të Përgjithshëm, një Kryeministër. Nikola Vuljaniç - raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian

Ky është mesazhi i qartë dhe pa dorashka i Brukselit për qeverinë “Rama”, e cila duhet të japë prova në luftën kundër korrupsionit, në këmbim të statusit të vendit kandidat. 
Një kusht të tillë Brukseli ia vendosi edhe Kroacisë. Dyert e BE u hapën për Kroacinë vetëm kur u arrestua ish-kryeministri Sanader për korrupsion.

Po pse do mund të hetohej ish kryeministri shqiptar?

21 Janari
Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

Gërdeci
Gërdeci është krimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli, drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Shitja e detit Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
  • Neni 210 i Kodit Penal
  • Marrëveshja për Dorëzim Territori
  • Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar intgritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”

Skandali me rrugën Durrës-Kukës
19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u  akuzua. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

52 hidrocentrale në duart e klanit të familjes
Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshme. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.

9 vendime për Samir Manen
Qeveria e Sali Berishës mund të konsiderohet si një satelit i biznesmenit të njohur Samir Mane.
Kjo qeveri ka marrë të paktën 9 vendime për interesa të Samir Manes. Ky njeri shfaqet kudo; te minierat, plazhet, borxhet, elktroshtëpiaket, supermaketet, qendrat tregtare, ndërtimi i pallateve, tenderat e autobusëve, ngjyrosja e naftës, pullat fiskale etj., thua se nuk ka mbetur tjetër për t’i ofruar shërbime shtetit shqiptar.

20 ligje klienteliste
Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noterie të qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.

Skandali me ngjyrosjen e karburanteve
Kompania koncesionare e Samir Manes "Global Fluids”, fitoi monopolin e ngjyrosjes së karburanteve, me një investim total vetëm 4 milionë euro. Nga ky koncesion, kjo kompani do të përfitojë 200 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare.

Shitja e Albtelekomit
1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

Dritan BerishaQershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në Ministrinë e Brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës, në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë. Më pas emërohet në diplomaci.

Shpërblimi i Jean Paul CarteronNëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen.

Fshesa në administratë
Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

Fahri Balliu15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

Ligji i gjobave
Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.

Skandali me shkollën e KorçësQershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës, miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

Gjobat ndaj mediave15 Korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën e 13 milionë eurove, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë, ndërkohë që është ende e vlefshme.

Trafiku i armëve18 Korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria, në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër Konferencës Islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.


Tenderat e rrugëve
 18 Shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.

Lobimet28 Shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge.

Shkarkimi i Sollakut21. 6 Nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime.

Vëllai i Ilir Rusmalit14 Nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve, Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të Drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te Drejtoria e Burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali, i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

Dosja e “Argita Berishës”Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga Regjistri Kombëtar, ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

Skandali i MEICO-s28 Mars 2008: Publikohet artikulli i New York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin.

Presioni ndaj Financial Times2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times, që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

Spotet turistike8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.

Arben Sefgjini5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

Lufta me Topin16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.

Zhdukja e Kosta Trebickës13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti, ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan, nxorën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve të 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, Shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.

Skandali me bujqësinë1 Shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misrit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.

Largimi i FMN23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.

Lejet e ndërtimit26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

Ligji i dosjeve16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.

Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
29 Janar 2009: Skandali me pronat, për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

Vjedhja e pronaveShkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë, nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.

Lidhjet me Fazlliç12 Maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj.

Manipulimi i zgjedhjeve28 Qershor 2009. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët. Po hapjen e kutive, që e kërkoi opozita për dy vite, qeveria do ta bënte pas 8 Majit, kur u hapën kutitë për të shpallur fitues Bashën në Tiranë.

Kërcënimi i Ramës27 Nëntor të 2009. Kryeministri Berisha del jashtë kontrollit. Hedh akuza të ulëta ndaj Edi Ramës me karakter personal dhe familjar. Berisha theksoi se Edi Rama është mjekuar 10 vite për skizofreni dhe është homoseksual. Po ashtu Berisha akuzoi Ramës se i është futur në shtrat Dash Pezës. Berisha e ka kërcënua Ramën me jetë.

Përplasja me SHBA për SHISHKorrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.

Sulmi ndaj Ina Ramës28 Janar 2011. Kryeministri Berisha e quan kryeprokuroren Ina Rama lavire bulevardi dhe puçiste pa të ardhme. Po ashtu, Berisha thekson se Bamir Topi është puçist, ndërsa kreu i SHISH organizator i grushtit të shtetit. “Ju garantoj se ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër më falni për shprehjen veçse horra e lavire bulevardi”, u shpreh Berisha.

Shkarkimi i kreut të SHISHDuke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq. 

Shkarkimi i Ina RamësSali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.

Spastrimet në UshtriPas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.

Masakra në drejtësiPas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.

Anëtari i KQZ
Sali Berisha orkestroi shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ pa asnjë bazë ligjore. Vendimi i Kuvendit u kritikua rëndë nga faktori ndërkombëtar si i pabazuar në ligj.

Regjistrimi i popullsisë
Regjistrimi i popullsisë është një ndër skandalet më të rënda të qeverisë Berisha. Në zbatim të rekomandimeve të Athinës për të rrudhur numrin e shqiptarëve, Berisha dhe Pollo zhdukën 1.5 milionë shqiptarë.

Zhdukja e 1.3 miliard USD
1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity”, deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se ishte krenar për këtë shifër.

Përgjimet
Për 27 muaj me radhë, Sali Berisha urdhëroi përgjimin e ambasadorëve të huaj në Tiranë dhe të opozitës. Përgjimet u realizuan nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Kuvendi sabotoi çdo nismë të opozitës për kontrollin e SHIU.

Pasuritë e fshehuraPasuria e familjes kryeministrore shtrohet çdo vit me dhjetëra llogari të reja bankare. Ndërkaq, dy fëmijët e kryeministrit deklarojnë qindra mijëra euro çdo vit, shuma të cila nuk justifikohen me punën që ata bëjnë.

Zonja 3 milionë euro
Vajza e Sali Berishës, Argita Berisha, i kërkoi biznesmenit pakistanez, Zafar Ansar 3 milionë euro ryshfet për një investim në Shqipëri prej 100 milionë eurosh. Skandali u denoncua nga vetë biznesmeni, por Berisha nuk dha asnjëherë përgjigje për këtë çështje.

Klubi Partizani
Dhëndri i kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, përvetësoi ish-klubin Partizani, edhe pse gjyshi i tij e kishte shitur një herë pronën në kohën e pushtimit të Italisë. Në këtë skandal u përfshi edhe Arben Imami. 
                                                                                                                    Nga Fatos Klosi
Pyetjet që shtrohen janë:
"A ka këllqe Sistemi ynë Gjyqësor dhe nëse po, a jemi të gatshëm për t'u përballur me të gjitha forcat e errësirës që mund të dalin prej kutisë së Pandorës?" (S.I)

Thursday, October 3, 2013

Të përndjekurit politikë, të sëmurë psiqikë?

Lapsus apo jo, S. Berisha gjatë statusit të tij të para 7 orëve në Facebook, (mund ta lexoni këtu http://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/223058474521734 )
ka quajtur të sëmurë psiqikë të përndjekurit politikë, kur disa prej tyre gjatë grevës për dëmshpërblimet e prapambetura, shkuan deri në aktin më ekstrem, të vetëflijimit me djegie.

Shkroi: Stop Injorancës !


Thaçi, Rama dhe Erdogani

Në pyetjet e gazetarëve për Thaçin se kryeministrin e Shqipërisë po e quan mik, ndërsa kryeministrin e Turqisë vëlla, kreu i ekzekutivit të Kosovës e anashkaloi përgjigjien, ndërsa vetë Rama u përgjigj “Vëllai i vëllait tim është vëllai im”.

A do të japë dorëheqjen nga Bashkia E Tiranës kryetari i Partisë Demokratike?

Unë jam demokrat dhe jam krenar që jam demokrat, por besoj se Tiranës i duhet një kryebashkiak me kohë të plotë dhe unë kam vendosur të jem ky kryebashkiak me kohë të plotë, për të realizuar premtimet dhe axhendën me të cilën unë dola para qytetarëve të Tiranës. L. Basha

Shqipëria dhjeu


Të dhjesësh është një proçes tejet natyral, proçes i domosdoshëm për trupin e njeriut dhe një proçes i tillë nuk mund të përbëjë kurrsesi lajm, veçse kur bëhet fjalë rreth një trupi të sëmurë rëndë prej kapsllëkut.

Shqipëria nxorri jashtë trupit të saj jashtëqitjen e rrezikshme që prej dekadash e kishte paralizuar në aktivitetin e saj normal. Jashtëqitjen që e kishte dobësuar, që i kishte prerë oreksin dhe të shtrirë atje në shtrat i kishte ndotur edhe ëndrrat.
Atëherë kur të gjithë menduan se gjithçka kishte marrë fund, atëherë kur nuk kishte mbetur më shpresë e fjalë të këqija pa ia adresuar këtij trupi, nën një heshje fisnike, me një qetësi filozofi, ky trup i drobitur kreu një fitore heroike e të lavdishme.
E padyshim që nxjerrja e kësaj jashtëqitjeje ishte një proçes i vështirë, i shoqëruar me dhimbje të tmerrshme e gjakderdhje, por më në fund të gjitha pjesët e trupit ranë dakord ta nxirrnin jashtë këtë masë të rrezikshme, për t'u çliruar përfundimisht prej saj.

E si mund të ndjehet një trup që sapo është çliruar?

Pikërisht i Rilindur!


I dlirë, çapkën si një kaproll, i lehtë si një flutur, i emocionuar që më në fund mund të vrapojë lirisht dhe të garojë i barabartë përkrah fqinjve.
E kështu dje jashtëqitja mbajti një fjalim të gjatë rreth kohës së ndritur kur kishte qenë një frut dhe gjithë aktivitetit të saj të gjatë, në zorrën e trashë. Një fjalim që preku mijëra mikrobe, mikrobe të parrezikshme e mikrobe që kishin kontribuar fuqimisht në shndërrimin e ushqimit në kakë.
Padyshim që bashkëjetesa e gjatë me një sëmundje krijon edhe vartësi ndaj saj dhe kështu nuk kishin si të mungonin as zërat që nën kujë deklaronin se ishin të gatshëm ta ripërtypnin edhe njëherë jashtëqitjen e trashë. Disave që ishin përzjerë më tepër me të, iu duk se trupi nuk do të prodhojë më moot. E quajtën mbret, legjendë, bishë, hero, ëngjëll, Skënderbe i dytë e i parë, madje u thurën edhe poezi për të. As mallkimet për pjesët e trupit që vendosën ta nxjerrin jashtë nuk ishin të paktë.
Nuk kuptohet sesi pikërisht në çastin solemn të shfryrjes prej kësaj të keqe u harruan të gjitha vuajtjet e kaluara gjatë këtij kapsllëku të gjatë, por edhe kjo është plotësisht natyrale. U harrua sesi trupin filluan ta gllabërojnë viruset nga koka tek këmbët e madje edhe në zemrën e tij, ku u përhap klisheja se antitrupat janë të dalë mode, se të duash vetveten është e rrezikshme, se të përpiqesh për një shëndet më të mirë është donkishoteske, se të besosh për një ringritje është naivitet.
Një trupi që sapo ka kaluar një sëmundje të tillë do ti duhet të vuajë padyshim disa pasoja dhe do ti duhet kohë për të marrë veten e për të mundur dyshimin mbi çdo ushqim që do të tresë, por ajo që ka rëndësi është fakti se një epokë e re po lind, për çdo qelizë nga ne. Një epokë e re lirie, një fazë maturie ku asnjë ushqim nuk do guxojë të qëndrojë forcërisht në trupin e këtij organizmi.

Shqipëria më në fund dhjeu, kapsllëku kaloi dhe ne i urojmë me gjithë zemër mbi të gjitha shëndet e më pas, tretje të mbarë!

Shkroi: Stop Injorancës !


Sunday, May 19, 2013

Shoh moot! Moot me erë gjithandej shokë!

Berisha kërkon qeverinë për herë të tretë, për të na bindur pse duhet t'ia jepnim herën e parë.

Rama bashkohet me Metën.
Topi luan vetëm.
Duka i krimit bashkohet me Mediun.
Malaj mbetet thatë e ringjall Nanon.
M. Pasha largohet nga Aleanca Kuq e Zi.
3 parti komunistësh të ndara.
Mbi 70 parti dhe asnjë zgjidhje!
Lista kandidatësh që hidhen sa majtas-djathtas, djathtas-majtas.
Të pavarur që varen e të varur që sillen si të pavarur.
Të njëjtat fytyra, për zhgënjime të reja...

Shoh moot! Moot me erë gjithandej shokë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, May 8, 2013

Shoh moot! Moot me erë gjithandej...

Berisha kërkon qeverinë për herë të tretë, për të na bindur pse duhet t'ia jepnim herën e parë.

Rama bashkohet me Metën.
Topi luan vetëm.
Duka i krimit bashkohet me Mediun.
Malaj mbetet thatë e ringjall Nanon.

M. Pasha largohet nga Aleanca Kuq e Zi.
3 parti komunistësh të ndara.
Mbi 70 parti dhe asnjë zgjidhje!
Lista kandidatësh që hidhen sa majtas-djathtas, djathtas-majtas.
Të pavarur që varen e të varur që sillen si të pavarur.
Të njëjtat fytyra, për zhgënjime të reja...

Shoh moot! Moot me erë gjithandej shokë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Morali dhe feja


Atdheu im, i vetmi vend në botë…

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz dhe të veshur me antiplumb.
***
Atdheu im, ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe qëndrojnë në majë të partive qysh prej 23 vjetësh.
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!
***
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku në karrigen më të lartë të parlamentit, gjen edukatën më të ulët!
***
Ësht’ vendi ku po të shkosh e të zgjosh pa pritur kryetarët e shtatëdhjetë e ca partive, duan kohë të mbledhin mendjen që të të përgjigjen në cilin koalicion zgjedhor janë ato ditë!
***
Atdheu im është vendi ku vazhdojnë kërkimet për një medikament që t’u injektohet tërë banorëve, që ata të mos kujtojnë dot, se çfarë kanë thënë kryepolitikanët për njëri tjetrin!
***
Atdheu im, ku gjenden të gjitha barnat dhe medikamentet e botës me përjashtimin jo në spitalet shtetërorë… ku shërbimi shëndetësor i shtetit dëshmon përditë se sa i mrekullueshëm është ai i privatëve… Dhe ku ministrat e shëndetësisë dhe kolegët e tyre lenë të dy këta shërbime dhe kurohen jashtë shtetit!
***
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku të rrëmbesh një pronë, të zaptosh një truall e të ngresh një ndërtesë pa lejë, në vend që të të dënojnë të pajisin me tapi!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku nuk mund të maten temperatura nën hije, pasi tërë pyjet janë prerë!
***
Është vendi, ku shumë prindër u urojnë fëmijëve jo që të bëhen shkencëtarë, por doganierë!
***
Është vendi, ku historia përdoret për nevoja politike dhe në çdo tetë vjet shkollat marrin tekste të rinj të historisë, në të cilët nazistët largohen nga Shqipëria herë më 28 dhe herë më 29 nëntor.
***
Atdheu im është vendi, ku shkollat më të rëndësishme janë Instituti i Fizkulturës dhe Fakultetit i Mjekësisë se studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trajnerë, pediatër dhe kardiologë, por ministra dhe kryeministra e vitet që vijnë, premtojnë që fatet e vendit të jenë në duart e boksierëve!
***
Është vendi, ku numri i turistëve vizitorë, është propaganda më banale dhe ky numër fryhet e fryhet edhe me pilotët e huaj dhe shoferët e autobusëve që flenë atë natë në Shqipëri. Të kesh katër valixhe matanë trarit të kufirit dhe të shkosh t’i sjellësh një nga një, të numërojnë për katër turistë!
***
Është vendi, ku qëkurse shifrat e statistikave shqiptare dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk është më vendi më i mirë në botë. Pra, tani që shifrat i shpall qeveria vetë, vendi më i mirë në botë është këtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janë të fundit në kontinent, që përmbysin komunizmin; të fundit që anëtarësohen në NATO dhe në Bashkimin Europian, dhe ku qeveria pret urime të përzemërta që edhe në Shqipëri, pas vitit Dymijedymbëdhjetë, edhe tek ne erdhi Dymijetrembëdhjeta!
***
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku kriminelët i kërkon populli dhe i fsheh policia!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku sigurimi i lëvizjes së lirë u prishte punë skafeve dhe kur u arrit lëvizja e lirë, skafet patën mbaruar punë në dëbimet masive të shqiptarëve jashtë shtetit te tyre.
***
Dhe së fundi, lërmëni të huazoj e përshtas një shprehje të një poeti fqinj: atdheu im është ai, ku tërë njerëzit duan të jetojnë në një vend tjetër, por duan që ai vendi tjetër, të jetë këtu në Shqipëri!

*Nga Pëllumb Kulla* Fjala e mbajtur në Kongresin e FRD

(G.Tema)