Monday, July 18, 2011

Robert d’Anzhelit dhe shqiptarët

Në vitin 1998 doli në qarkullim në gjuhën shqipe libri “Enigma nga pellazgët te shqiptarët” i autorit francez Robert d’Angely. Ky libër nuk është e para vepër që autori francez boton në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët. Po atë vit doli në qarkullim në gjuhën franceze edhe libri “Grammairi Albanaise Comparee” (Gramatika e krahasuar e gjuhës shqipe).
Libri ENIGMA është botuar në vitin 1990-1991 në gjuhën frënge në pesë vëllime dhe është pritur me interes nga studiuesit e ndryshëm që merren me studimet e lashtësisë, të gjuhëve pellazge-shqipe, greke dhe etruske.

Veprat e Robert d’Angely janë një shkëndijë për t’u marrë seriozisht me mbishkrimet në gurët e vjetër, librat e vjetër që ende nuk është thënë ende fjala fundit për gjuhët në të cilët janë shkruar. Gjuhëtari dhe etnologu Robert d’Angely lindi më 22 dhjetor 1893 në Paris dhe vdiq po në qytetin e lindjes më 22 tetor 1966. Fëmijërinë e kaloi duke ndjekur babain e tij nëpër Ballkan, në Shqipëri, Greqi, Turqi e një pjesë të Rusisë. I ati ishte inxhinier i ndërtimit të rrugëve dhe urave në Perandorinë Osmane.  
Përveç frëngjishtes, fliste lirshëm gjuhën shqipe, greqishten, turqishten, italishten, anglishten, gjermanishten. Njihte mjaftë mirë greqishten e vjetër, latinishten dhe autorët klasikë, të cilët i studioi në Institutin Filologjik të Athinës.
Lexonte dhe përkthente lehtësisht tekstet e autorëve antik, duke parapëlqyer “babain e historisë” Herodotin.
Në dorëshkrimet e tij ai ka shkruar në greqishten e vjetër tregimin origjinal të Platonit mbi Atlantët dhe atë të Herodotit mbi luftën e Trojës, të cilën e ka lënë të përkthyer. Ka një njohje të thellë mbi fenë ortodokse, katolike, islamike, etj.
Atij i vjen keq që për interpretimin e mbishkrimeve të vjetra, studiuesit kanë përdorur pothuajse gjithë gjuhët indo-evropiane dhe jo atë të shqiptarëve. Që të ndjekësh tregimin e tij, logjikën dhe refleksionet në raport me kronologjinë dhe vërtetësinë historike, është e nevojshme të imagjinosh gjendjen sociale e gjuhësore të epokës të cilës i referohet pareshtur. Qëllimi që ka ndjekur Robert d’Angely është që të na transmetojë atë çka për të është e dukshme, atë që siç pohon ai, gjuha pellazgjike e cila jeton ende në gjuhën shqipe, është gjuha më e vjetër e grekëve dhe latinëve.
Në librin “Enigma”, autori i kushton një rëndësi të madhe kronologjisë së ngjarjeve historike, migrimeve, ngjarjeve letrare e historike, pjesëve të tyre gjuhësore, etnografike e gjeografike. Robert d’Angely në veprën e tij kërkon të hedh dritë mbi të vërtetën e kombit dhe gjuhës shqipe, të zbardhë ngjarjet e vërteta që janë mbuluar nga pluhuri i harresës me qëllim apo pa qëllim nga faktori njeri në lidhje me lashtësinë pellazge-shqiptare. Ai u kërkon gjithashtu shqiptarëve që të thellohen e të flasin në mënyrë korrekte të dy dialektet, gegë e toskë.
Robert d’Angely në vitin 1924 u martua me një vajzë shqiptare e cila ishte e bija e doktor Josif Bënjës nga Bënja e Përmetit, i cili ka qenë anëtar i Delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës në korrik 1913. Robert d’Angely shërbeu për disa vite në rradhët e “Ushtrisë së Orientit”, e cila u vendos për një kohë të gjatë dhe në Shqipëri, veçanërisht në jug-lindje të saj. Në vitin 1917, ai u transferua në regjimentet që luftonin në Turqi dhe në Greqi, ku merr pjesë në betejën e famshme të Guevgueli-t. Më 22 Janar 1918 plagoset në brigjet e lumit Vardar gjatë luftimeve dhe më pas transportohet në spitalin ushtarak të Tulonit në jug. Për këtë ngjarje, pas lufte u dekorua dhe me dekoratën e “Kryqit të Luftëtarit” dhe më vonë ka patur “Kartën e Luftëtarit” të Francës, deri sa vdiq.
Eshtë interesant fakti që pasi u shërua, ai kërkoi të shkonte në Shqipëri, në zonën e Përmetit, ku qëndroi nga viti 1918-1919. Eshtë larguar nga Përmeti më 30 janar 1919 duke marrë dhe fjalën e farmacistit të Përmetit se ishte dakort që të martohej me vajzën e Doktor Josif Bënjës. U kthye në vitin 1924 në Shqipëri për të marrë vajzën shqiptare për grua. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai njohu Sulejman Delvinën, Fan Nolin, Pandeli Evangjelinë, Luigj Gurakuqin, Shefqet Korçën, Stavro Stavriotin, etj. U largua përgjithmonë nga Shqipëria më 4 mars të vitit 1925, nga kufiri jugor drejt Athinës ku do të hypte anijes drejtë Stambollit. Robert d’Angely studioi në Shkollën Kombëtare greke të Fanarit në Stamboll, në fakultetin filologjik në Universitetin e Athinës etj.
Punoi në disa Universitete duke dhënë mësim të gjuhëve shqipe, greke, turke, italisht, gjermanisht etj. Robert d’Angely nuk ishte i dashuruar vetëm me gruan e tij shqiptare, por ai kishte një dashuri të madhe me çdo gjë që lidhej me shqiptarët dhe Shqipërinë. Librat më të pëlqyer të tij, ishin ata që lidheshin me çdo gjë shqiptare si të ish-Konsullit francez në Janinë, Pukëvili, libri i fratit jezuit Dyponse “Historia e Skënderbeut, mbretit të Shqipërisë”, studimi i Mario Roques për “Fjalorin e Shqipes” të vitit 1635 të Frang Bardhit, etj. Vepra pesë vëllime e Robert d’Angely “Enigma nga pellazgët te shqiptarët”, jo vetëm që nuk u botua kur ishte gjallë, por pati edhe një fat të keq, sepse për tridhjetë vjet mbeti i fjetur në heshtje.
Kjo, derisa e bija e tij Solange d’Angely gjatë pushimeve rastësisht gjeti dorëshkrimet e tij dhe mësoi se këto dorëshkrime nuk ishin shënime të thjeshta, por bëhej fjalë për një vepër të madhe që lidhej direkt me shqiptarët.
Dorëshkrimet e gjetura do të botoheshin në gjuhën frënge dhe shqipe nënkujdesin e Solange d’Angely e cila plotësoi dëshirën e babait të saj që gjithë jetën ia kushtoi studimeve pellazgjike. “Enigma” e Robert d’Angely u bë ndihmesa e shumë studiuesve të albanologjisë. Ajo vepër është edhe shkëndija ime si studiues që u mora më seriozisht me kërkime të historisë së shqiptarëve të Greqisë-arvanitasve. Ndoshta “Enigma” u bë shkëndija që më vonë të botoheshin vepra të ngjashme të autorëve të tjerë që merren me studimet pellazge-shqiptare si Niko Stylos, Mathieu Aref, etj. Çdo përkrahës i tezës së Pellazgjëve në librin “Enigma” do të gjejë fakte dhe vërtetime të pamohueshme që shqiptarët dhe gjuha shqipe ruajnë edhe sot elementët e trashëgimisë nga pellazgjët e lashtë. Vepra e Robert d’Angely është një punë e madhe që ka një shtrirje të gjerë në hapësirë dhe në kohë. Ai gjithë jetën e tij ia kushtoi studimeve të popujve të lashtë mesdhetarë dhe të Ballkanit. Çdo kush në këtë libër, do të vërë re përkushtimin e tij të veçantë për gjuhën shqipe.
Kujtimet e Solange d’Angely
Me vajzën e studiuesit Robert d’Angely, Solange d’Angely kam disa vite që njihem, rregullisht kemi pasur letërkëmbime. Ajo më ka folur për babain e saj dhe punën e tij shkencore që nuk arriti sa ishte gjallë të botonte veprat, por i la ato në origjinale, në dorëshkrim. Gjithnjë ai i hidhte nëpër fletore. Vdekja e tij e papritur dhe heshtja e gjatë, bënë që për shumë vite ato dorëshkrime të mbeteshin në heshtje, pa kujdesin a askujt. Solange fëmijërinë e kaloi në Paris në një mjedis ku flitej shqipja dhe ku vinin shumë familje shqiptare që jetonin atëherë në Paris apo në rrethinat e kryeqytetit si në Lilas, Romainville, etj. Dasmat, festa popullore apo ngjarje të komunitetit shqiptar kaluan nëpër vitet e saja të fëmijërisë. Shpesh në shtëpi, nëna dhe babai i saj flisnin shqip. Në një letër mikja ime Solange më shkruante: “shqipen babai im e dinte shumë mirë. Mbaj mend një dhomë që e kishte krijuar me dërrasa, dhe një bibliotekë ku vendoste librat e tij më të dashur, dhe në rradhë të parë Rabelais, të cilin e adhuronte. Libri ‘Lufta e Krimesë’, dy vëllime mjaft interesante më kujtohen edhe tani. Ai kishte lexuar pothuaj të gjithë historianët apo personalitetet franceze që kishin shkruar për Shqipërinë si librat e konsullit francez në Janinë, Pouqueville, librat e Degrand dhe Hecquart për Shqipërinë e Epërme, studimet e Dozon-it për gjuhën dhe folklorin shqiptar, bibliografinë e njohur të Legrand, etj, të cilave ai u referohet. Bota e babait tim ishin librat, gjuhësia dhe historia që lidhej me qytetërimin pellazg dhe ajo e shqiptarëve. Atij i pëlqente shumë gjeografia dhe donte të udhëtonte...” Në vitin 1971 Solange viziton për herë të parë Shqipërinë bashkë me nënën e saj.
Pas kësaj vizite, e cila i la mbresa të thella si dhe në vizitat e mëpasme, lidhja e Solanges me Shqipërinë u bë shumë e fortë. Ajo që nga vizita e parë, çdo vit kalon disa ditë pushimesh në vendlindjen e nënës së saj në Shqipëri, Përmet dhe Bënjë. Një ditë, kur ishte me pushime në bregdetin Atlantik të Francës, nga kurizoteti hapi çantën e babait dhe një nga valixhet e tij të lëna në harresë. Duke lexuar shënimet dhe fletoret e tij me një kaligrafi mjaft të bukur, u habit me thellësinë e gjykimeve mbi qytetërimet e vjetra, mbi pellazgët, etruskët dhe shqiptarët etj. Dhe mendoi në vete se kjo mund të jetë një vepër e dobishme për fushën studimore të historisë dhe filologjisë shqiptare, se ishte një dorëshkrim që shkonte thellë në historinë mbi gjuhën shqipe dhe se kishte mjaft vlerë. Ishin përpjekje për zbërthimin e enigmës së origjinës së shqiptarëve dhe sidomos për gjuhën e tyre.
Atëherë zonja Solange d’Angely takoi profesor Remzi Pernaskën që ishte në Paris dhe i tregoi dorëshkrimet. Ai i tha: nuk je as historiane, as etnologe dhe as linguiste që të gjykosh mbi tezat shkencore të babait dhe se gjëja më e mirë është botimi i këtij dorëshkrimi për homazhin e tij”. Atëherë, mori kontakt me disa botues, më së fundi, miku i Shqipërisë në atë kohë, Jean-Pierre Graziani, ndërmori botimin e librit në shtëpinë botuese Cismonte e Pumonti. Në vitet 1991-1992 u botuan rradhazi të pesë vëllimet e para të librit “Enigma”, të cilën Robert d’Angely e kishte titulluar “Enigma…Origjina e racës dhe e gjuhës së pellazgëve, arianëve, hititëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve, etj…tashmë e zgjidhur”. Por siç shihet nga titulli, kërkimet e shumta që kishte bërë në disa qytetërime të mëparëshme e të mëvonëshme nga Ballkani deri në Azi, e kishin detyruar atë ta zgjeronte fushën e studimit të tij, duke patur si synim kryesor gjithnjë pellazg-etruskët dhe në thelb vetë shqiptarët. Megjithë problemet teknike që u hasën në fillim për problemin e dorëshkrimeve të vjetra, libri më së fundi u botua në pesë vëllime në gjuhën frënge dhe në një vëllim të vetëm në gjuhën shqipe.


Pjesë nga libri “Enigma” të Robert d’Angely

Raca pellazge ka ngjyrën e lëkurës dhe sidomos të fytyrës të bardhë. Ngjyra e flokëve është më tepër gështenjë se e çelët dhe nëse flokët i ka mjaft të dredhura, asnjëherë nuk i ka kaçurrela. Tiparet e fytyrës janë të rregullta: fytyra mjaft vezake, balli i gjerë, sytë shprehës, të mëdhenj, të futur thellë në kafkë dhe as të kërcyer, as të çarë si bajame; hunda e drejtë, e rregullt, e vogël dhe asnjëherë e shtypur me feje të hapura; kurse buzët të vogla e aspak të kërcyera ose të trasha. Çdo përjashtim nga ky përshkrim i përgjithshëm shënon veçori, që janë karakteristika të racave të tjera të njeriut. Gjuha shqipe ka pasur në lashtësi dhe deri në kohët e fundit një rëndësi të madhe dhe një evoluim letrar të mrekullueshëm e të pakrahasueshëm; u përket shqiptarëve të sotëm të vazhdojnë këtë evoluim, ta thellojnë gjuhën e tyre dhe ta zhvillojnë më tej. Në fakt, studimi i thelluar i shqipes, i greqishtes dhe i latinishtes bën të dalë qartë, se marrëdhënia e afërsia që i lidh, është ai i nënës për shqipen dhe i bijave për dy të tjerat: greqishten dhe latinishten. Ne nuk druhemi ta përdorim një terminologji të tillë që të përcaktojmë afërinë, e cila i lidh në të vërtetë këto tri gjuhë- edhe disa të tjera – sepse në të vërtetë kemi të bëjmë me një marrëdhënie të tillë, me gjithë faktin që ka gjuhëtarë, të cilët pretendojnë se lidhur me marrëdhëniet e farefisnisë midis gjuhëve, ai i nënës dhe bijës nuk mund të zbatohet, sepse nuk është çështja e një farefisnie të tillë, por një evoluim të gjuhës. Nuk ka asnjë hije dyshimi se Ðåëáñãïò është një term i përbërë pellazgjik ose shqip, i greqizuar ose i helenizuar shumë më vonë. Duke e zbërthyer vijmë me lehtësi te forma e tij primitive origjinale, mjafton të ndjekim një metodë dhe me etapa. Fjala pellazg, që përcakton gjuhën primitive të racës së bardhë, etimologjikisht është e prejardhur nga fjala Ðåëáñãïò=ðåë-áñãïó nga piell arg, që do të thotë: i lindur i bardhë ose pinjoll i bardhë, që shënon çdo individ të racës së bardhë. Kur të parët Arias-fenikas, ose Arg-fenikasit, ose Arg-mesopotamasit, tregtarë lundërtarë erdhën ose zbritën te brigjet e Peloponezit dhe në jugperëndim të Azisë së Vogël, dhe kur ata i panë për herë këta Ðåëáñãïó ose Pellazgë, banorë të Greqisë dhe të Azisë së Vogël, të gjithë të veshur e të mbuluar me të bardha, duke punuar të përkulur mbi gjelbërimin e arave të tyre, i morën për lejlekë dhe për shkak të kësaj ngjashmërie ose të këtij ngatërrimi, u dhanë emrin LELEK, prej nga vjen LELEGËT, siç quhen këta shpendë në gjuhën e fenikasve ose aramaishte, një fjalë që për më tepër është huazuar nga pellazgjishtja. Më vonë, kur greqishtja përparoi në formimin e saj, këtë shpend këmbëgjatë, që pellazgjishtja, e po ashtu si ajo dhe ferishtja e quanin: lelek, edhe ajo e emërtoi me emrin që i përgjigjet në pellazgjishten nga pikëpamja racore: ðåëáñãïò=lejlek. Më pas Ðåëáñóãïó evuloi dhe u bë Ðåëáóãïò, Ðåëáóãïé ose PELLAZGËT, mbiemra që përcaktonin gjithë popullsinë e racës së bardhë të Lashtësisë, dhe nga ky përcaktor i përgjithshëm i pellazgëve, të përdorur kaq gjerësisht siç ishte e drejtë, ka ardhur gabimi që ka bërë dijetari Mx Muller, kur ka shprehur mendimin se ‘Pellazgët janë një mit i të lashtëve’. Në të gjitha kohërat e grekët kanë pasur maninë për të përkthyer emrat dhe emërtimet e huaja për t’i bërë greke ose për t’i helenizuar. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar edhe mënyrën e shqiptimit e të shkrimit të fjalëve ose emrave të përkthyer, gjë që më në fund i bënte tërësisht të pakuptueshme. Nëse të lashtët grekë-madje ashtu si edhe të sotmit nuk do të kishin kërkuar ta bënin gjithçka greke, qoftë duke e transkriptuar në mënyrë të pamjaftueshme, qoftë duke e përkthyer jo me saktësi, dhe gjithnjë me një mënyrë që e shtrembëronte shqiptimin fillestar në pjesën më të madhe pellazg, ne nuk do të kishim në këtë moment kaq fjalë të shkruara ose të përkthyera greqisht. Helenët, që u është errësuar mendja nga emri i shqiptarëve, pretendojnë se ata që banojnë sot në Shqipëri: “kurrë nuk kanë formuar në të kaluarën një shtet, që të kishte po ata kufij si vendi i sotëm, as nuk kanë pasur një unitet çfarëdo, qoftë etnologjik ose tjetër, as dhe një emër.” E këto helenë, që mbajnë një emër të humbur që në antikitet pas vitit 146 para K., pa e ditur se çfarë ka qenë helenizmi i vjetër dhe origjina e tij, duan t’ua veshin këtë edhe epirotëve të lashtë dhe ilirëve...

Sa për Aleksandrin e Madh, nga fakti që ai ishte maqedonas paska qenë bullgar, do të thotë të harrohet që, nëse Aleksandri i Madh ishte helen nga arsimimi, nga prejardhja ishte shqiptar, i edukuar dhe arsimuar greqisht nga një shqiptar, prej Stagjire: Aristoteli.
Mjafton të lexohen tekstet e lashta, të cilat na mësojnë se Aleksandri i Madh, kur fliste me ushtarët e vet ose me disa nga gjeneralët, të gjithë maqedonas, u fliste në gjuhën e nënës. Kurse nëna e tij ishte Olimpia, epirote dhe që fliste shqip.

Arben Llalla

Kush është i interesuar për të lexuar "online" librin, e gjeni këtu:
http://www.docstoc.com/docs/68052890/Enigma-nga-Pellazget-te-Shqiptaret---Liber-nga-Robert-dAngely-%28tani-ne-PDF---149-faqe%29

Stop Injorancës - Ndal Paditurisë

Sunday, July 3, 2011

Daniel Godelli shpallet kampion i botës për të rinj

Peshëngritja shqiptare korr një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, pasi Daniel Godelli është shpallur sot kampion i botës për të rinj, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për këtë grupmoshë, që po zhvillohet në Pineng të Malajzisë.
 
Godelli ka spikatur në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg, duke marrë dy medalje të argjendta, në shkëputje dhe në shtytje, dhe një medalje të artë në dygarësh.

Daniel Godelli është shpallur sot kampion i botës për të rinj, pasi peshëngritësi shqiptar ka trimfuar në kategorinë e peshës së tij në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për këtë grupmoshë.
Në këtë kampionat, që po zhvillohet në Pineng të Malajzisë, Godelli ka spikatur në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg, duke marrë dy medalje të argjendta, në shkëputje dhe në shtytje, dhe një medalje të artë në dygarësh.
140 kg e ngritura me sukses në provën e parë, i kanë mjaftuar peshëngritësit të vetëm shqiptar në këtë veprimtari botërore, për të marrë medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes.
Në fakt, Godelli, i cili i shkoi dëm dy provat e tjera me 141 kg, e ka humbur medaljen e artë në këtë stil vetëm për shkak të peshës trupore. 330 gramët peshë trupoe që shqiptari kishte më tepër se kinezi Peijong Huang i kanë dhënë këtij të fundit vendin e parë në podium në kurriz të Godellit, pasi të dy sportistët kishin ngritur nga 140 kg secili.
Ndërkaq, një provë e vetme me 169 kg, i ka mjaftuar Godellit të marrë një tjetër medalje të argjendtë në stilin e shtytjes, ku peshëngritësit shqiptar përsëri i është mohuar medalja e artë për shkak të peshës trupore.
Ndryshe nga shkëputja, peshëngritësi kuqezi ka qenë afro 1 kg më i rëndë se iraniani Xhaber Behruzi, i cili ka ngritur gjithashtu 169 kg, po aq sa Godelli. Megjithatë, 309 kg e marra në total i kanë dhënë Daniel Godellit medaljen e artë në dygarësh dhe titullin e kampionit të botës.
Në fakt, Godelli i cili ka garuar duke vuajtur ende dëmtimin e pësuar në Evropianin e para disa muajve në Rusi, nuk i ka zhvilluar dy provat e tjera për arsye se nuk ka qenë e nevojshme përsa i përket medaljeve, por edhe për t’u ruajtur nga ndonjë përkeqësim i dëmtimit.

Duhet theksuar se medaljet e Daniel Godellit, janë medaljet e parë që kontinenti evropian merr në këtë Kampionat Botëror të Peshëngritjes për Të Rinj, që po dominohet nga Azia dhe Afrika.
Në vendin e dytë në podium në dygarësh është ngjitur kinezi Peijong Huang, me 308 kg, ndërsa iraniani Xhaber Behruzi ka fituar duelin e peshës trupore me moldavin Artiom Pipa, duke marrë medaljen e bronxtë në dygarësh, pasi të sportistët kishin ngritur nga 303 kg në total. Tema