Showing posts with label Tradita. Show all posts
Showing posts with label Tradita. Show all posts

Friday, March 28, 2014

Pse shqiptarët po e festojnë kaq masivisht e bashkarisht "Ditën e Verës?

Sepse Dielli nuk i kërkon ti luten, ti falen, ta falenderojnë.
Ai nuk i kërkon flijime, nuk i imponon një tjetër gjuhë, të tjerë emra, një tjetër veshje e të tjera tradita, shkurt nuk kërkon ti përçajë, por ti bashkojë shqiptarët.
Akoma më pak, Dielli jo vetëm nuk kërcënon askënd me ferr në jetën e përtejme, por i fton të gjithë të rizgjohen prej dimrit të plogësht për të shijuar të gjitha mirësitë, që vetëm Ai di t'ia falë natyrës.

Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, March 5, 2014

Shqiptarija!

Shqiptarija!
▓▓▓▓▓▓▓▓

"Ne Shqiperi nuk ka "turmë", por as edhe masë të pa anshme (apo të pa interesuar)" thote Dr. Herbert Louis; "Ata jane mbinjeriu i Niçes, keta shqiptar primitiv - dicka ndermjet mbreterve dhe tigrave", thote studiuesi tjeter Henry Noel Brailsford, kurse Herodoti per thraket thoshte se ne qoftë se do te kishin qenë nën sundimin e një personi të vetëm ose të bashkuar me njeri-tjetrin, per mendimin tim, do te ishin te pathyeshem, por kjo ishte e pamundur"... (1)

Shqiptarija eshte nje bote e vogel ne vete ku diversiteti eshte ne maksimum i theksuar dhe individualiteti eshte ne kulminacion. Te besh bashke te gjithe shqiptaret ne nje mendje eshte e pamundur. T'i besh shqiptaret te sillen te gjithe njesoj eshte e pamundur. Kjo veti ka shume pasoja negative per unitetin kombetar, aq shume te nevojshem per momentumin politik qe e jetojme, por nese e shikojme ne kendveshtrim global, individualiteti eshte vlere. Sic duket shqiptaret do te kene probleme te vazhdueshme shume te theksuara nder veti, deri sa te zhduken interesat kombetare neper bote dhe te sundoj globalizimi i mirefillte, apo deri atehere kur do te ekzistoj vetem interesi individual, pra, atehere kur vetem individualiteti do te vij ne shprehje. Jo rastesisht perandorite qe na kane sunduar, i kane bere shqiptaret perandor, apo vezir te tyre. Ata e kane verejte dhe shfrytezuar individualitetin apo vetine vetem per te udhehequr te shqiptareve.
Nderkohe, masa shqiptare sillet ndryshe ndaj te huajve dhe ndryshe ndaj vetes. Ndaj te huajve cuditerisht ka unitet te ndare ne polarizim dual, kurse ndaj vetevetes eshte skajshmerisht kryenece. Le te fokusohemi te shkaqet kulturo-antropologjike, se perse ndodhe kjo.


Antropologjia
Çdo shkence perqendrohet te shkaqet, per te kuptuar pasojat. Por per te kuptuar vet shkaqet, patjeter e kemi te kthehemi te burimi ku fillojne te ndahen pasojat. Pasojat qe sot i perjetojme, kane nje zinxhire arsyesh se perse ndodhin dhe shkaqet i kemi te renditura me radhe deri ne pafundesi prapa nesh. Ne edhe sot prodhojme shkaqe per pasojat e se nesermes. Te gjithe ne, jemi rezultat i historise. Cdo njeri ne bote mban mbi supe historine e njerezimit qe nga krijimi i tij dhe sot ne jemi hallka e fundit e zinxhirit evolutiv qe ka filluar dhe eshte mbushur ne vazhdimesi ne te kaluaren. Nderkohe, shkenca na qarteson se ADN-ja jone, mbane te dhena te theksuara te pakten 6.000 vjet, qe dmth nese para 6.000 viteve te paret tane kane perjetuar nje x kalitje kulturore, kjo nuk zhduket nga ADN-ja jone te pakten edhe 6.000 vitet e  ardheshme. Nese individi vlereson se duhet t'i qendroj besnik tradites apo kultures se trasheguar, keto elemente kulturore vazhdojne te regjistrohen edhe per 6.000 vitet e ardheshme te brezat e ri. Rrethanat e ngjajshme të një populli regjistrohen ne kodin gjenetik të tyre. Në bazë të studiuesve në këtë lëmij, nga analizat e ADN DR, DQ dhe haplotipet karakteristike HLA (antigjenet në ruzat e bardha të gjakut), shqiptarët kanë një idenditet gjenetik në vete, i cili cilësohet si më i vjetri në Mesdhe dhe shumë homogjen (veçanërisht para ardhjes së indo-europianëve si popull heterogjen, para viteve 2.000 p.e.s) per nga vitete e lashtesise dhe pandryshueshmerise, por shume heterogjen ne llojin e tyre ne formim.
Këto janë disa nga haplogrupet e shqiptarëve:
Y-chromosome (Y-DNA)
E1b1b1a; E1b1b1a2; E3b; E3b1a (E-M78); E-V13; I; I1; I1b2 (M-26); I2; I2a; I2a1; I2b; J2; J2a; J2b (J-M12); J2e (M-102); J1; R1a; R1b; G; G2a...
Mitochondrial DNA (mtDNA):
H; (H1+H3); V; J; T; U; (U4); (U5); K; I; W ...
Shqiptaret kane shume haplotipe te ngjajshme me popujt perreth gjithe Mesdheut dhe Europes. Ne qofte se nje individ qe i perkete ndonjerit nga keto haplotipe dhe nuk eshte sot kulturalisht shqiptar, do te kthehej natyrshem te evoluimi i drejteperdrejte i kultures se perbashket pellazgjike qe sot e gjejme te shqiptaret, ky kthim nuk do te quheshte asimilim, por rilindje kulturore drejte nje globalizimi te mirefillte, sic ishte periudha pellazgjike, kur te gjithe popujt ishin nje. Nese nje shqiptar vendosen te mos e trashegoj kete kulture te evoluar drejteperdrejte te shqiptaret, atehere ky akt do te quhej asimilim. Modifikimi, modernizimi i kultures pellazgjike eshte i drejte, por braktisja e saj eshte asimilim. Shqiptaret nuk kane komb tjeter te asimiluar brenda tyre (edhe pse vet jane asimiluar vazhdimisht ne kombet e reja qe jane formesuar), por shqiptaret ngjajne antropologjikisht me te gjithe popujt e Mesdheut dhe Europes. Ne fakt shqiptaret jane pasqyra origjinale e ketyre popujve qe ne origjine. Ne nje shkrim tjeter do te jap te dhena ne detaje per llojet e haplogrupeve qe shqiptaret u perkasin dhe vjetersine maramendese te tyre. (2)


Rrenjet ne histori (Pellazget)
Nese ekziston ndonje popull autokton ne bote, nuk mund te jene tjeter pervec shqiptareve (3). Emri me i vjeter qe identifikon kulturen apo popullin autokton ku mbijetojne sot shqiptaret, eshte emri pellazg, te cilet karakteizoheshin me nje gjuhe dhe bashkesi kulturore te perbashket (4, 5, 6... 7), qe jetonte ne pjesen me te madhe te botes qe atehere njiheshte dhe ndertonin struktura te jashtezakonshme (klutura megalithike (8), koha e tyre ka nje vazhdimesi nga parahistoria deri ne histori. Pas zhvillimit dhe ferkimeve ndermjet tyre, filluan carjet e theksuara kulturore deri te lufterat ndermjet fiseve pellazge. Shqiptaret jane perzierja me e vjeter e shume fiseve pellazge qe u terhoqen instiktivisht ne malet e gadshillut ilirik, si pasoj e ketyre lufterave, qe filluan pas ndarjeve te para kulturore, ndarjes se gjuheve, qe rrjedhimisht coji deri te ndarja e kombeve. Terheqje te ngjajshme te pellazgeve pati edhe ne disa skaje tjera perreth tre kontinenteve qe e rrethojne Mesdheun, dhe zakonisht ky popull quhej alban (sepse ata kryesisht mbijetonin ne male (30). Te albanet e Ballkanit, u struken brenda tyre fiset tjera ilire, thrake, etruske, pra pellazge, ende te pandryshuara, kurse albanet e skajeve tjera te botes u asimiluan me heret nga te ndryshmit perreth. Albanet e Ballkanit sot jane te vetmit ne bote qe kane mbijetuar nga ajo kohe, perderisa fiset tjera pellazge evoluan dhe u perzien me kultura tjera te krijuara nderkohe, duke formesuar keshtu kombe tjera me te reja. Te albanet e Ballkanit dhe fiseve tjera nga i njejti popull qe kishte mbijetuar pa u asimiluar, pati edhe nje tkurrje tjeter, kjo ishte tkurrja e fiseve tjera ilire, thrake, etruske, qe te shtypur nga invazionet e vazhdueshme (kryesisht nga lindja, veri-lindja dhe jug-lindja) u terhoqen ne malet e ketij rajoni dhe u mbeshteten per detin Adriatik si kufirin e fundit te tyre. Nga cdo fis pati te mbijetuar nen emrin e mevonshem si shqiptar, por pati edhe te asimiluar dhe shkrire ne kombet e tjera qe na invadonin. Prandaj sot, gjenetikisht kemi shume sllav, grek, italian, turq, gjerman, kelt, me te njejten ADN si te shqiptareve, por kulturalisht keto individ jane te asimiluar ne nje komb tjeter dhe nuk kane arritur ta ruajne origjinalitetin e kultures se tyre me te lashte. Po ta benin kete, ata sot do te identifikoheshin si te ngjajshem me shqiptaret dhe do te flisnin gjuhen e tyre te perbashket qe e kishin ne antikitet, gjuhen e perbashket pellazgjike, sot me e perafert me kete gjuhe eshte shqipja.
Edhe nga perfundimet qe dalin nga analizimi i teksteve fetare, shohim se pellazget jane populli para profetit Nuh, qe u nda ne periudhen e kulles se fameshme te Babelit, dhe nje pjese e vogel e tyre qe mbijetoji si origjinale qe nga jo kohe, vazhdimisht eshte tkurrur perreth maleve te Mesdheut. Berthama e tyre mbeti e strukur perfundimisht ne malet e gadishullit Ilirik. (7)


Gjeografia
Pasi e permendem diversitetin nga ku u krijua berthama shqiptare, eshte ndoshta ironik fakti se edhe gjeografikisht vendi ku jeton ky popull eshte tejet unik. Ne nje territor relativisht te vogel jane te strukur edhe malet, edhe fushat, edhe lumejt, edhe deterat. Perreth Mesdheut, eshte nder vendet e pakta qe ofron nje afersi te theksuar te malit me detin, poashtu klima eshte e ndare ne ate mesdhetare, tropikale dhe subtropikale, shqiptaret ballafaqohen me nje dimer te forte dhe nje vere te forte poashtu. I perjetojne te gjitha ekstremitetet e klimes. Kemi nje vere si ne jug-lindje te botes dhe nje dimer si ne veri-perendim te botes. Lageshtia e ajrit eshte me e larte se ne lindje, prandaj temperaturat e veres edhe pse jane pak me te uleta se ato te lindjes, perjetohen me rend, poashtu edhe dimri eshte i acart dhe i rend si ne veri-perendim. Klima ndikon jashtezakonisht shume ne kalitjen multidimenzionale te karakteristikave kryesore te races se njeriut dhe ky diversistet ne klime, ashtu si ne gjeografi dhe histori, padyshim se e ka ndikimin e vet ne formesimin e shqiptarit.

Kultura
Gjuha (7), simbolet (9), (7), veshja (10), (7), vallet (10), (11), (7), kenget (12), (13) dhe te gjitha elementet kryesore te kultures qe e krijojne identitetin tone kombetar, jane ne ekuiliber te plote me faktoret tjere te permendur deri me tani, pra, jane me elemente te theksuara diversiteti ne formim (piknisje) dhe paraqesin nje mozaik mahnites per boten e globalizuar.
T'i marrim nje nga nje. Eshte mahnitese se si ne gjuhen shqipe perfshihen te gjitha melodite e mundeshme qe formon fonetika e gjuheve ne bote. Madje edhe ne aksiomen indo-europiane per gjuhen, shqipja nuk mund te ndahet as ne deget perendimore, as ne ato lindore, por qendron ne mes te tyre, sepse i ka elementet e krijimit te te dy ketyre degezimeve (14), (7). Qindra nendialektet e shqipes ne nje territor relativisht te vogel, tregon nje vecanti qe flet per historine e tkurrjes qe kane patur te paret e shqiptareve, qe fiset e tyre kane jetuar ne nje largesi te madhe njeri me tjetren, aq sa kane filluar edhe ta evoluojne gjuhen e tyre te perbashket ne drejtime te ndryshme, por invazionet e njepasnjeshme kane detyruar autoktonet e vjeter te terhiqen e te mblidhen ne malet me te aferta (15).
Te simbolet kemi ruajtje te mrekullueshme brenda identitetin kulturore shqiptar, te simboleve me te vjetra te njerezimit. Duke filluar qe nga simbolet neolotike qe vizatohen ne forme tatuazhezh ne malesi, piktogramet ne gur dhe veshje, mithraizmi, pastaj simbolet e kulturave antike qe u formesuan nga te paret e shqiptareve, e deri sot te simbolet identifikuese kombetare qe bijne me shume ne sy. Pra, edhe ketu shume kultura te vjetra, qofte edhe te zhdukura tani me, qe nga skajet me te thella te botes, mund te shohin ngjajshmeri me simbolet qe jane perdorur ne vazhdimesi nder shqiptar.

Edhe te veshja verehet multidimenzionaliteti i kultures shqiptare. Ne veshjen e shqiptarit shohim ruajtjen e elementeve me te hershem te kulturave te vjetra qe jane krijuar nga i njejti popull pellazgjik perreth Mesdheut. Xhubleta eshte nje mrekulli ne vete. Plisi poashtu. Fustanella dhe tirqit kane lashtesine dhe bukurine e tyre. Ngjyrat jane kryesisht bazike (bardhe, zi, kuq). Por ashtu si te elementet tjera kulturore, shqiptaret kane perfshire te gjithe mozaikun e tendenvace tjera te para kulturore, ne brendesi te tyre, pra ne mvaresi te dallimeve fisnore kemi edhe te kaften, apo te verdhen ne konbinim. Ngjyrat tjera vijne ne relacion me rastet e vecanta, sic jane ritet, festat dhe pasuria, p.sh. qendisja me ar u takon ketyre te fundit. Por pjesa lindore e shqiptareve edhe çamet poashtu, zakonisht perdorin me shume ngjyra ne veshjet e tyre. Poashtu edhe arbereshet e Italise. Veshja eshte e lidhur shume ngusht edhe me simbolet.
Vallet e shqiptareve me kujtojne katat e kung-fu ne Azi, por te shqiptaret me shume vihet ne dukje madheshtija, ne krahasim me levizjet akrobatike te aziatikeve. Edhe vallet, ashtu si te gjitha elementet tjera te kultures shqiptare, vijne deri ne ditet tona qe nga koherat me te hershme historike. Simbolika, gjendja emocionale dhe ekspozimi, apo shfaqja e kultures ne pergjithesi, jane karakteristikat e valleve te shqiptareve.

Kenget poashtu tregojne rolin ekuilibrues te shqiptareve, ne mes lindjes dhe perendimit. Te kenget e shqiptareve verehen elemente lindore dhe perendimore njekohesisht. Ne kenget popullore shqiptare perdoren shume instrumente muzikore dhe sa me shume instrumente muzikore te perdoren ne to, habitshem, aq me shqiptare tingellojne keto kenge! Jo rastesisht veshi i shqiptarit te sotshem nuk e perjashton as muziken qe vijne nga lindja, as edhe ate nga perendimi. Madje edhe ne krijim te muzikes, perdoren elemente te te dy ketyre poleve te ndryshme (pa marr parasysh shkallen profesionale gjate krjimit te ketyre kengeve). Eshte me interes te permendim se qe ne fillet e para te muzikes boterore ne pergjithesi, duke bere tinguj me materiale te natyres (gur, gjethe, dru, fryme...), e deri te perdorimi i sa me shume instrumenteve muzikore moderne, muzika shqiptare mbetet po e atille, duke ruajtur unikalitetin e saj, qe perfshijne mozaikun e te gjithe atyre qe sot bejne muzike dhe kulture ndaras (lindja dhe perendimi).

Trashegimia e kesaj kulture, eshte ajo pjesa me e shenjte qe e dallon fisnikerine e kultures shqiptare, me ata qe e mesojne apo e indoktrinonje nje kulture neper institucione. Trashegimia nuk lene vend per fallcivitete, kurse indoktrinimi pseudo-institucional po.

Feja
Kultura shqiptare, qe vijne e kalitur si e tille qe nga parahistoria, ka brenda vetes edhe periudhat kur njerezit kane krijuar apo edhe ndryshuar fete e tyre. Vet Kanuni, apo be-ja (feja (29) e trasheguar dhe e pa shkruar e kultures shqiptare, eshte nje pjese e mbijetuar e kultures se vjeter antike (16), nga ku dolen edhe permbledhjet e librave fetare, qe u saktesuan nga zinxhiri i profeteve qe njeh njerezimi. Edhe monoteizmi para kristian edhe paganizmi para grek, jane te nderthurura brenda kultures shqiptare (17). Feja e shqiptareve sot, pervec periudhes se krijimit, eshte e ndikuar edhe nga periudhat e mevonshme te zhvillimit te saj edhe nga kulturat perreth, por gjithnje eshte e harmonizuar me ate qe quhet fundamentale, pra, me kulturen e perbashket qe ne antikitet. Kryenecesijte e mevonshme te kombet e reja, qe kane si burim versionet e tyre fetare qe ata i besojne, te shqiptaret keto dukuri eliminohen nga vet hapesira e gjere e kultures shqiptare qe perfshijne ne vete te gjitha diversitetet historike, dhe vet mbijetesa e kesaj kulture ka harmonizuar vetevetiu brenda saj zenkat e atyre qe kapen pas degeve. Deget mund te perplasen njera me tjetren, por ato i bashkon rrenja. Kultura shqiptare ka rrenje shume te thella. I gjithe predikimi i zinxhirit te profeteve monoteist, bashke me paganizmin ne anen tjeter, jane te mberthyera ne harmoni ne kulturen shqiptare. Te gjitha ekstremitetet kulturore perfshihen brenda saj, prandaj ne qofte se kjo kulture ka mbijetuar deri me sot, atehere mund te praqitet si model per zgjidhjen e shume problemeve shoqerore neper bote. Filozofia e rilindasve tane se feja e shqiptarit eshte shqiptaria, ngerthen ne vete per mrekulli fene/fete e njerezimit, cila do qofte emri i saj. Sepse vet formimi dhe zhvillimi i ciles do fe qe nga krijimi i njerezimit, eshte ekuivalent me vet formimin e shqiptarit (ne formesimin e kombit tone, nuk ka luajtur rol vetem nje fe, nje ideologji, apo interes gjeostrategjik), i cili nuk njeh nje pikenisje, apo pikendarje nga trungu i perbashket pellazgjik, por eshte evoluim i drejteperdrejte racor dhe kulturore, bashke me vet njerezimin, dhe ruan natyrshem vecantite multidimenzionale te brumit te perbashket. Cila do fe e vjeter qe ekziston sot te njerezimi dhe i ka rrenjet qe nga koha e perbashket pellazgjike, apo eshte vazhdimesi e asaj tradite, automatikisht eshte edhe fe e shqiptarit.

Jo rastesisht Lady Mary Wortley Montagu shprehet ne kete menyre per kete ceshtje: "Besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet" (18), duke shtuar ketu Stephen Schwartz (19), drejtor i qendres se pluralizmit Islamik, qe e jep modelin shqiptar si zgjidhje te problemeve nderfetare per boten e civilizuar, apo edhe kryeministrin kanadez Stefen Harpe (20). qe e paraqet shqiptarijne si model per boten, nderkohe Dr Scarlett Epstein (21), qe kerkon nga e gjithe bota te adoptoj be-n (fene) e shqiptarit. Vlene te shtojme ketu edhe keto referenca 22, 23, 24.

Organizimi shoqeror dhe politik
a)
Kufijte e shtetit (25), apo formave tjera te organizimit shoqerore te shqiptareve, gjithnje jane percaktuar dhe vazhdojne te percaktohen nga te huajt, apo ne mvarshmeri te limitit deri ku dhe kur ka mundur te qendroj rezistenca e shqiptareve. Hapesira shqiptare eshte zone restrikcioni, si pasoj e ekspansionit te vazhdueshem. Organizimi shoqerore dhe politik i shqiptareve ka qene gjithnje i ndryshueshem apo variabil ne mvaresi te rethanave, duke filluar qe nga qytet shtetet e koherave antike (nje tregues tjeter i kryenecesise me njeri-tjetrin), deri te tendenca e sotme per te krijuar shtetin e perbashket kombetar (qe ka ngelur ne nivel tendence). Emerues i perbashket i te gjitha ketyre periudhave eshte veshtiresia e shqiptareve per te krijuar unitet politik. Arsyjet jane nga me te ndryshmet, disa prej te cilave i kemi permend edhe me larte.
Ashtu si cdo gje qe shkon drejte ndarjes, hapjes, zhvillimit, qofte nga kendveshtrimi makro, apo edhe mikro, ashtu si universi qe kishte nje pike te perbashket, qe nga Big Bang-u ai shkon drejte hapjes dhe ndarjes, ashtu edhe ne kendveshtrimin më mikro, njerezimi shkon drejte hapjes, ndarjes se metutjeshme. Megjithate, ndarja e shkakton "të ndryshmin", i ndryshmi e shkakton diversitetin dhe diversiteti shpesh shkakton edhe konflikte, prandaj njerezimi ka shpikur vazhdueshem ideologji qe te bashkoj njerezit dhe t'i homogjenizoj ato. Keto ideologji nuk jane sinkornizuar natyrshem me vet natyren e njeriut dhe keshtu edhe ato kane deshtuar. Perandorite, kalifatet, ideologjite e vjetra, apo keto te reja qe i perjetojme sot, te gjitha kane deshtuar, apo jane ne proces te deshtimit.
Rasti i shqiptareve eshte shume specifik, sepse ata jane krijuar si bashkim i fiseve me te vjetra te rajonit, te detyruar nga invazionet e njepasnjeshme te kulturave tjera qe ishin ndare nga i njejti trung i perbashket. Ky bashkim i detyruar per mbijetese, si pasoj e rethanave historike, i atyre fiseve te vjetra te trungut te perbashket pellazgjik, e qe jetonin ne nje largesi te madhe ndaj njeri-tjetrit, ka formesuar nje mozaik dhe heterogjenitet ekstrem, brenda homogjenitetit kombetar te shqiptareve. Koha e gjate qe ata jetojne se bashku ne njeren ane, dhe natyraliteti i njeriut per tu ndare, per te evoluar, per tu vecuar, ka sjelle deri te individualiteti ekstrem i shoqerise shqiptare. Tani me nuk kemi tendence per ndarje fisesh dhe formimi te kombeve te reja, sic ishte ne antikitet, por fenomeni ka depertuar deri te "atomizimi" i ceshtjes, apo deri te individi. Ata shqiptar qe tentojne te ndahen apo te vecohen, hasin ne fise, kultura apo kombe te huaja, qe koha e gjate i ka shendruar shume te huaj per ta, dhe atyre nuk u ngelet kompromis tjeter vec se te asimilohen brenda tyre, nese duan te evoluojne. Por, ata qe i bejne balle ketij kompromisi vetmohues te kombinuar me forcen e natyrshme e njeriut (ne kete rast te shqiptarit) per t'i ndejtur besnik tradites, ka krijuar anomali gjate proceseve te takimit me kulturat, fiset, apo kombet e huaja. Tendeca e natyrshme per tu ndare nga trungu, ne njeren ane, me tendencen tjeter te natyrshme per t'i qendruar besnik tradites, te kombinuar me dallimin ekstrem qe has ai ne mes vetes dhe kultures, fisit, apo kombit te ri qe e takon, ka bere qe nje pjese e shqiptareve, megjithate, kane vendosur t'i qendrojne besnik identitetit kombetar, dhe te kthehen e te jetojne ne berthamen e tyre te mbetur qe nga parahistoria. Ky fenomen, ka sjelle deri te vazhdimi i ndarjes brenda llojit te vet, duke formesuar keshtu shoqerine me individualiste brenda nje kulture (ne sens te gjere te fjales), qe ekziston ne bote. Ky rezultat ka pasoja katastrofike per unifikim kombetar, poashtu krijon tension brenda llojit, por eshte shume interesant dhe terheqes per kulturen globale, ku individi vihet ne qender te vemendjes. Individualitetin e shqiptareve e kane vene re te gjithe pushtuesit, te cilet gjate periudhes se administrimit, kane shfrytezuar vetine udheheqese, qe vijne si rezultat i individualitetit. Kjo eshte shfrytezuar ne vecanti nga Perandoria Romake dhe ajo Osmane. Shpresojme se kjo veti do te vihet re edhe pas humbjes se pseudo-nacionalizmave global dhe krijimit te nje sistemi funksional nderkombetar (njerezor). 

b)
"Te barabarte ne mes te barabarteve". Kjo ishte formula me te cilen Skenderbeu arriti te bej bashke nje pjese te madhe te shqiptareve (26). Ligji i krijuar nga nje njeri apo elite dhe kerkon vet te sundoj mbi njerezit tjere, nuk mund te perfillet vullnetshem nga shqiptari, por ligji qe e ngre, e rrit, apo e bene te ndjehet mire moralisht dhe shpirterisht shqiptarin, ate ligj ai vetevetiu e respekton. Kanuni qe i pashkruar, por ligjet e tij diheshin dhe ndjeheshin apriori nga shqiptaret, sepse ato ligje mund te gjinden thelle ne moralin e cdo njeriu qe kerkone ngritje, rend ne shoqeri dhe barazi (16). Komunizmi per shembull, eshte nje kopje e keqe e kesaj barazije, sepse perseri ne piedestal eshte nje njeri, apo nje grup njerezisht, qe per shqiptarin eshte irrituese dhe nencmuese. Shteti demokratik krijon ndarje klasore te bazuar nga te ardhurat ekonomike. Ky eshte nje problem i madh per ligjet morale te shqiptarit, i cili asnjehere ne histori nuk ka qene lypsar, madje as per buke, por sot kemi gjithnje e me shume shqiptar qe e thejne cdo kod moral te tyre te trasheguar dhe dalin me koken ulur per lemoshe, sepse sistemi i ketille politike i'a ka pamundesuar qe te punoj edhe token e vet per nje kafshate buke. Ne anen tjeter, kemi shqiptaret militant, qe thejne kodet e tij per te perkarhur nje individ apo grup njerezish, vetem e vetem qe te mos vij ne nje gjendje te rende ekonomike, ai detyrohet t'i thej vazhdimisht kodet e tij morale te trasheguara.. Militanti i bazuar ne interes ekonomik, e thenë rende traditen dhe identitetin e trasheguar te shqiptarit. Politika qe kanalizon shqiptaret drejte nje skeme te ketille te veprimit, duhet te ndryshohet sa me shpejt qe eshte e mundur, sepse shkateron traditen, kulturen, dhe vet prirjen kulturore te shqiptarit. Ky sistem, thjeshte e asgjeson shqiptarin dhe e ben ate te zbrazet nga cdo element kulturore te trasheguar.
Shqiptari duhet te krijoj vet nje model te tij te funksionimit te shoqerise, sepse kopja e nje modeli te huaj nuk korespondon me vecantite e tij kulturore. Ne fakt, shqiptari duhet te modeloj nje forme te tille te modelit politik, ku duhet te perfshije elemente nga format me te suksesshme te funksionimit politik nga e gjithe bota e diteve tona, por qe perseri te jene te nderlidhura ngusht me kodin moral brenda se cilit shqiptari ndjehet më shqiptar. Politike autoktone duhet te krijohet edhe per ceshtjet sociale, ekonomike, ato te turizmit, edukativo-arsimore, etj. Fillimisht duhet te selektohen vecantite te cilat mund te shfrytezohen per te miren e vet shoqerise dhe padyshim keto vecori nuk mund te jene te ngjajshme me ato qe mund t'i kete nje komb tjeter, prandaj kopjimi krijon kaos. Vecoria me e theksuar e shqiptarve eshte trashegimia kulturore dhe materiale, per te cilen duhet te krijohen politika adeukuate per t'u shfaqur dhe ruajtur institucionalisht. Jo cdo gje e vjeter eshte e mire, ashtu sic nuk eshte e mire cdo gje moderne, prandaj shqiptari duhet te dalloj te miren qe e ka trasheguar dhe ta modifikoj ate ne nje forme moderne, qe te ruhet nga te keqijat e koherave moderne dhe t'i shfaq me sukses vecantite e tij ne te ardhmen.

Nacionalizmi
Ky nocion qe identifikohet nepermjet identitetit kombetar, eshte evoluim i natyrshem i organizimit shoqerore qe nga antikiteti, me njerezit e ngjajshem qe ne lindje, qe identifikohen me gjuhe dhe kulture, simbole, histori të përbashkët (27), qe i homogjenizon njerezit deri në atë masë sa që ata e perceptojnë vetveten si një popull, madje dhe interesat momentale (qoftë ato edhe në perspektivë), i kanë të ngjajshme. Këto interesa, apo tendenca për të vendosur për gjendjen e tyre sociale, ekonomike, politike, janë thellë të ngulitura në qenien e tyre, e cila është kalitur përgjatë një procesi shumëvjeçarë në mënyrë të ngjajshme me njëri-tjetrin. Kështu formësohet një civilizim, kështu formësohet një kulturë, kështu formësohet një komb me veçantit e tij dhe rjedhimisht kështu formësohet edhe nocioni i nacionalizmit.
Pika ekstreme e nacionalizmit shpije te dukuri tjera kryesisht negative per shoqerine e globaliluar, sic eshte racizmi, superkombi, apo superioriteti mbi popujt tjere, por nacionalizmi identifikues, mbrojtes, qe shfaq vyrtite dhe nuk anathemon kombe, kultura apo racat e tjereve, quhet nacionalizem pozitiv. Ne vazhden e ketij mendimi do te theksoj edhe thenien e Kadares sone te madh: "Pa qene nacionalist i mirefillte, nuk mund te jesh as edhe kozmopolit i mirefillte".
Pasi qe nacionalizmi fillet e tij i ka ne tribalizem (27), ashtu si familja qe rrenjet i ka ne fis e fare, grumbullimi i shume fiseve te ngjajshme qe flitnin te njejten gjuhe (kujtojme ketu primordializmin), e formesojne kombin, por ne rastin e shqiptareve ky formesim eshte me specifik dhe ka nje histori pak me te ndryshme se ne rastet e formesimit te kombeve tjera, te cilet per vec gjuhes se formesuar, kane edhe pikenisje apo pikeformime me baze fetare, simbolike, ekonomike, politike, etj.  Te shqiptaret nuk ekziston nje piknisje prej ku fillon formesimi i ketij kombi, shqiptaret jane vazhdimesi kulturore e tre racave, te asaj dinarike, alpike (qe shpesh konsiderohet si pjese e asaj dinarike) dhe mesdhetare, qe kane jetuar dhe levizur perreth gjithe Mesdheut ne tre kontinente, qe nga parahistoria. Keto raca jane pjese perberese e te gjitha kombeve te ketyre kontinenteve, por ne malet e gadishullit ilirik u ruajt vazhdimesia kulturore qe nga formesimi i tyre. Pas ndarjes se vazhdueshme te kulturave/gjuheve, formesoheshin kombe te reja te cilat largoheshin dhe ndryshonin vazhdimisht nga berthama e tyre pellazgjike. Ky proces ka vazhduar pa nderprere dhe akoma vazhdon, nderkohe, pjesa e berthames se pandryshuar te mbetur perreth mesdheut, si pasoj e ekspansinonit te vazhdueshem te kulturave dhe popujve tani me te ndryshem, shkaktoji restrikcionin e vazhdueshem me epiqendren ne malet e gadishullit ilirik.
Gjithe keto pjese fisesh qe kishin mbijetuar pa u asimiluar dhe qe jetonin aq larg njera-tjetres (qe nga "Shtyllat e Herkulit" ne perendim, deri ne Kaukaz ne lindje dhe qe nga deti Baltik ne veri dhe deri ne Egjypt ne jug - 15, 28), me raca te ndryshme, por me nje kulture te ngjajshme, padyshim se ofrimi i tyre shkakton nje ferkim centrifugal nga diversiteti lokal, por edhe nje afrim centripetal drejte njeri-tjetrit nga rreziku i asimilimit dhe shfarrosjes totale ne anen tjeter.
“Nacionalizmi shqiptar” (që në vetvete, nuk është as më shumë e as më pak se vetëdijesim kombëtar), në krahasim me atë të popujve tjerë, për veç se nuk është gllabërues, apo i rezikshëm, ai është aq unik dhe njëkohësisht shumë kontraditkorë, sa që nuk mund të definohet qartë se si etnocentrizmi shqiptar, në vetvete do të thotë multikulturalizëm (globalizëm/khalifat), që reflektohet në të gjitha komponentat e kulturës shoqërore, deri tek feja. Kjo dukuri, padyshim se ka të bëjë me qenien shqiptare, si ekstrakti më i vjetër qe vijne drejperdrejte nga berthama e perbashket e kombeve dhe thellë në nënvetëdijen tonë, të gjithë njerëzimin mund ta perceptojmë si një ‘komb’ i vetëm, apo ‘bashkombas’.
Shqiptari i sotëm, në parim (duke marr parasysh se ai është injorant në relacion me njohjen e vetëvetes, që vijnë si pasoj e rethanave të jashtëzakonshme që ka kaluar kjo pjesë e njerëzimit, që nga krijimi i tij), e percepton çdo gjë shqiptare me skepticizëm e përbuzje, dhe e admiron gjithnjë ‘të huajin’ si qenie e zhvilluar në liri më të madhe në relacion me të dhe më i përparuar se sa ai. Shembull e kemi indeksin e eurocentrizmit apo multikulturalizmit tek shqiptarët, më të skajshëm se vet europianët, apo amerikanët dhe vetekspozimin ndaj interesave të polit lindor gjeostrategjik njëkohësisht.
Të qenurit shqiptar, nuk është vetëm mënyrë e të menduarit, e sjelljes, kulturës, prirjes psiokologjike e sociologjike, por për ti siguruar këto, duhet të lindësh si i tillë, pra, të kesh të regjistuar në ADN të gjithë trashëgimin e vaçant të këtij populli të mbijetuar në rethana të jashtëzakonshme që nga krijimi i njerëzimit. Njerëzit janë kudo të njëjtë, rethanat historike janë ato që i diferencojnë edhe gjenetikisht. Të preukupohesh vetëm me problemet e të tashmes, do të thotë se je duke u rrotulluar vetëm brenda kuadratit të pasojave që ke trashëguar. Pra, njerëzit instiktivisht janë të prirur ti harrojnë shkaqet, por shkenca jo!

___________
Diversiteti ne mendime eshte pasuri, homogjeniteti ne kete rast do te krijonte nje kope, apo turme njerezish servil te njeri-tjetrit dhe ne e dijme se te pakten ne kete pike dallohemi per kryenecesi te theksuar.
Pa marr parasysh pasojat e kesaj vecorije, ne mosfunksionimin e shume sistemeve te importuara, ne duhet te dijme te shfrytezojme kete prirje kulturore per te mire. Cdo shqiptar eshte model per kete diversitet ne mendime, nuk eshte me rendesi se a kane apo jo te drejte ne ate cka mendojne dhe pa marr parasysh nivelin e intelektit te tyre qe e kane shfrytezuar, apo informatave qe posedojne, me rendesi eshte qasja per te kundershtuar, duke e vecuar veten individualisht ne ate cka mendon. Mungesa e njohurive intelektuale nuk ka te bej me kapacitetin. Nderkohe antropologet nga kendveshtrimi i tyre shkencore flasin per kapacitet te theksuar te races shqiptare dhe lloj-lloj "produktesh" qe hasim per cdo dite e qe jane te shquar per injorancen e tyre, nuk duhet te perzihen me kapacitetit e po atyre, qe mund te jete komplet i pashfrytezuar, si pasoj e shume rrethaneve te vecanta qe e kane krijuar si te tille.

__________
Prandaj mos i detyroni shqiptaret te sillen njesoj (komunizmi), sepse beni krim anti-njerezor, ata nuk jane te kalitur per nje sistem te atille, por as mos i ndani ata na klasa, ku morali nuk do te ishte pesha qe do te matej, por paraja (sistemi demokratik).
Prandaj mos prisni qe aty ku ka nje grumbull shqiptaret, qe ato te sillen te gjithe njesoj. Pa marr parasysh natyren e veprimit (sasine e budallallekut, apo sjelljes "se mire"), nje grup shqiptaresh asnjeher nuk do te veproj njesoj, edhe pse njeri prej tyre do te tregohet shume i talentuar, ai budallai do ta kundershtoj me vetebesim te plote, apo e kunderta.
Prandaj mos prisni qe te gjithe shqiptaret te hane torte ne nje menyre te njejte, padyshim se do te kete prej atyre qe do ta prishin "kopen";
Prandaj mos prisni qe ne nje "party" te organizuar nga ju ne nje kafiteri te qytetit, nuk do te kete "party breaker-a", nese keni ftuar nje grumbull shqiptaresh, padyshim se do te kete ekstremitete ne sjellje.
Prandaj mos prisni se te gjithe shqiptaret do te luftojne armiqet ne unitet te plote, padyshim se do te kete tradhetar te medhenj, apo prej atyre qe do te gjejne miliona arsyje tjera per te marr nje qendrim ekstrem, por te ndryshem nga njeri-tjetri.
Prandaj mos prisni se te gjithe shqiptaret do te duan te bashkohen ne nje shtet, padyshim se do te kete prej atyre qe do te krijojne nje ekstremitet tjeter per ta ndjekur...
Shqiptaret jane nje kopje e vogel e kultures boterore ne pergjithesi. Me cdo problem qe do te ballafqohet bota deri ne skajet me te thella te saj, probleme te ngjajshme do te mund t'i gjesh edhe te shqiptaret. Kjo vlene edhe per perparesite. Shqiptari barte me vete ekstremet e te dy aneve te medaljes.

Besir Bajrami
19.2.2014
Basra - Irak

________
Referenca (ne brendesi te lidhjeve te meposhtme, i keni edhe emrat e autoreve):

1. https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/305316846182758
2. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=152265138154597&l=53a0cd559a
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=195124187202025&l=5802383c61
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=114605051920606&l=5804042641
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=127310447316733&l=bb02a77da5
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=195124187202025&l=5802383c61
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279255175455592&l=e429b9df59
3. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279254672122309&l=97642b4734
4. https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/282121355152962
5. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279260385455071&l=5b3ea1da0f
6. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279254522122324&l=4a45adeddf
7. https://www.facebook.com/notes/besir-bajrami/all-in-one/249209335121598
8. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279255272122249&l=a6a52ccef8
9. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=139418649439246&l=3bb0952a76
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=110084515705993&l=94dad76c96 (me radhe...)
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=110084515705993&set=a.110082529039525.4389.100001133356751&type=1&comment_id=1434876&offset=0&total_comments=26
10. https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.214339561947154.48697.100001133356751&type=3
11. http://www.youtube.com/playlist?list=PL87BD7CD207E9FF5D (videos)
12. https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.251090514938725.56111.100001133356751&type=3
13. http://www.youtube.com/playlist?list=PL6065AC9B75911C99 (videos)
14. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=376867249027717&l=4f7317278f
15. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=128442420536869&set=a.110082529039525.4389.100001133356751&type=1&comment_id=742970&offset=0&total_comments=19
16. https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/265846666796443
17. http://www.uvm.edu/~bsaylor/classics/hdt.2.50.html
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=168285296552581&l=f9efe504bd (+ Robert D'Angely - Enigma, faqe 149-151)
http://books.google.co.uk/books?id=71I9AAAAcAAJ&printsec=frontcover&dq=Die+alten+Pelasger+und+ihren+mysterien&source=bl&ots=VV6iX2JwvI&sig=vk3WoAyKXJJa2vlaW2k26YYJHCQ&hl=sq&ei=wxi_TMOPGIzGswbygsW1DQ&sa=X&oi=book_result&ct=result&redir_esc=y#v=onepage&q=Die%20alten%20Pelasger%20und%20ihren%20mysterien&f=false
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=166728296708281&l=4caab9b623
http://books.google.com/books?id=Y1cXAAAAYAAJ&printsec=frontcover&dq=Symbolik+und+Mythologie+der+alten+Völker%2C+besonders+der+Griechen&source=bl&ots=tP64RK_p7w&sig=ndLOcVEcTQADkCodcKYrdS4QALc&hl=sq&ei=Acm_TJmJLcGfOoyu2fwL&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CA8Q6AEwAA#v=onepage&q&f=false
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.227738487273928.50700.100001133356751&type=3&l=16a1ad75fe
http://infoarkiva.com/lajme/artikull/iden/1046934133/titulli/Pipa-ne-diksionerin-francez-Mitologjia-shqiptare-me-zana-e-djaj-por-pa-zota
18. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279258822121894&l=f8ed2c0b1c
19. http://www.huffingtonpost.com/stephen-schwartz/how-albanias-religious-mix-offers-an-example-for-the-rest-of-the-world_b_2199921.html
20. http://www.balkanweb.com/m/shqiperi/holokausti-kryeministri-kanadez-shqiptaret-i-dhane--bese--hebrejve-88045.html
21. http://www.youtube.com/watch?v=Z1ny8z9YuJs&app=desktop (video)
22. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279259635455146&l=33d7bcf860
23. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279258785455231&l=70202c2c0c
24. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196375257076918&l=b8aec0dc79
25. https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/436019189779189?comment_id=4457219&offset=0&total_comments=8
26. https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/241429945952525
27. http://books.google.co.uk/books?id=B661BPLxImMC&lpg=PA595&ots=-mjOEO6Ejl&pg=PA595#v=onepage&q=O%20ju%20njer%C3%ABz%2C%20v%C3%ABrtet%20Ne%20ju%20krijuam%20juve%20prej%20nj%C3%AB%20mashkulli%20dhe%20nj%C3%AB%20femre%2C&f=false
28. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279255272122249&l=a6a52ccef8
29. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=328946973819745&l=0a9563fce8
30. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=372627486118360&l=bdf5330b24

Monday, February 4, 2013

Kukës, festa pagane e Arbainit, banorët festojnë largimin e dimrit të egër


Banorët e zonës verilindore festojnë sot ditën e Arbainit (dimrit të egër), largimin e dimrit të egër, një festë pagane, tradicionale për banorët verilindor. Pas kësaj dite, banorët fillojnë të mendojnë për punët që ofron stina e pranverës.

Rrezet e diellit ishin sot të parat që paralajmëruan motin e mirë në të gjithë zonën verilindore, edhe pse faktikisht ndodheni në mesin e stinës së dimrit.
"Në një ditë feste, me një mot të tillë, kjo ditë bëhet me e gëzueshme",- thotë Agron Rexhepi, pronari i një lokali në Kukës, i cili e ka hapur më herët lokalin e tij për të pritur klientët në këtë ditë feste.
Po rrugë, apo fshatrat ë izoluara, ka?, e pyesim.

"Festë pa mish nuk ka. Në këto ditë dimri mishi i pulës është më i shëndetshëm", thotë Hyrmet Selami, një prej tregtarëve kuksianë.


Ndërsa rrugët gumëzhijnë, nikoqiret kanë përgatitur gatimin karakterisitik të mesit të dimrit. Është flija, pa të cilin askush nuk do ta kalojë mesin e dimrit. Po ashtu, mishi i thatë e në mungesë të tij pula e pjekur.

"Është respekt edhe për kohën, ajo duhet respektuar, edhe pse dimri është i ftohtë, e duke e respektuar, vjen e mbarë më pas",- thotë mësuesja Lumturi Hyseni. Ajo tregon se gjithcçka e ka përgatitur që në orët e para të mëngjesit. "Që të mos mungoj në shkollë",- thotë ajo.

Kur nis Arbaini? (dimri i egër)
Janë plot 40 ditë të dimrit të egër. Sot është dita e parë dhe zgjat deri në fillim të shkurtit. Në dimrin e egër të moçmit thonë se "t'u ra dielli ka ngordh ujku", pra as ujku nuk është mirë të dalë në këto ditë, pasi nuk e duron dot të ftohtin. Po thonë se në këto ditë "ujku ka leje të hajë njeriun, nëse e gjen jashtë portës së shtëpisë".
"Arbaini menjëherë tregon se ka ardhur. Mbrëmë gjatë gjithë natës ulërimat e ujqve në afërsi të qytetit, afër vendit të hedhjes së plehrave nuk kanë pushuar. Sa, nuk na kanë lënë të flejmë në shtëpi",- thotë Jonuz Cengu, i cili ka shtëpinë në periferi të qytetit.

Banorët e zonës verilindore i njohin mirë këto ditët e arbainit. Ndaj dhe përgatiten me kohë për t'i përballuar ato, sepse janë ditët e dimrit të egër me të cilin janë mësuar të mos bëjnë shaka. Duke përgatitur çdo shtëpi rezervat ushqimore arbaini i ka bërë banorët e fshatrave që çdo shtëpi të ketë një bodrum ku mban zahiretë e dimrit. Bodrumi i ngjan një frigoriferi të madh natyral ku brenda gjen gjithçka, që nga mielli për bukë, te turshitë e lloj llojshme e deri te rakia për miqtë e mishi i thatë.

Dëbora në ditët e arbainit është mbarësi 
Dëbora dhe ngricat janë të zakonshme në ditët e arbainit. Por nëse ngricat sjellin shqetësim, dëbora është më tepër mbarësi. Pasi mbron të mbjellat nga ngricat e gjithpushtetshme. "Në ditët e arbainit, shqetësim janë ngricat edhe pse janë të zakonshme, ndërsa dëbora i ngjan një jorgani për të mbjellat, pasi i mbron nga ngricat",- thotë 68 vjeçari Mursel Gjuta.
Ai shton se, kësisoj si këtë vit nuk është ndeshur që ditët e arbainit të hyjnë me diell. Ndoshta për të ndihmuar më shumë të varfërit. Por dimri nuk harron. Ndaj mos u gëzoni për diellin e sotëm, pasi nesër apo pasnesër dihet çfarë sjell arbaini.


Por për banorët verilindorë sot është një ditë ndryshe nga ditët e tjera të zakonshme, pasi ata sot ndajnë të njëjtin gëzim, festën e tyre pagane, largimin e dimrit të egër.

Thursday, January 24, 2013

Shqiptarët, serbët e lapidarët


Shqiptarët gjithmonë i kanë trajtuar me respekt të kapurit rob në luftë, të rënët duke i varrosur dhe të varrosurit duke mos ia përçudnuar varrin.

Nga ana tjetër njihen mizoritë serbe ndaj robërve shqiptarë, përdhunimet e bajonetat tek gratë shtatëzëna, dëmtimi i varrezave jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të varrezave të tyre (skenari i vitit 1981) për të manipuluar opinionin ndërkombëtar dhe për të ndezur gjakrat mes popujve. Pa harruar këtu ç'ka pamë para disa ditësh, heqjen e përmendores së heronjve shqiptarë në Preshevë.

Në foto: 5 heronjtë e Vigut tek sheshi i plehrave në Shkodër.

Shkroi: Stop Injorancës !

Respekti ndaj varreve


Duke ndjekur para disa ditësh filmin legjendar "Shpëtoni ushtarin Rajan" të 1998-ës më bëri shumë përshtypje skena e fundit e filmit që pasqyrohet nëpërmjet fotos tek varrezat e ushtarëve amerikanë, të rënë gjatë luftës së II-të botërore.

Ajo që më bëri përshtypje ishte pikërisht ecja mbi varre, duke shkelur mbi to dhe duke e fokusuar respektin tek Kryqi ku shënohen gjeneralitetet e të ndjerit.

Ne shqiptarët kemi komplet tjetër standart në nderimin e njerëzve që ndërrojnë jetë. Një standart që tregon një kulturë shumë fisnike, të lashtë e të vyer.
Mjafton të përmendim këtu një pasuri të çmuar nga folklori ynë, vajet, këndimin gjatë ceremonive mortore në nder të të ndjerit.
Ndahen në dhoma të ndryshme gratë nga burrat dhe trupi i të ndjerit që rri 24 orë në shtëpi, qëndron në dhomën e burrave.

Pastaj kemi edhe përkujtimoret të quajtura: të shtatat, të dyzetat (data e mbylljes së vizitave), 6 mujori, 1 vjetori etj.
Megjithatë, ritualet e mortit janë të shumëllojshme nga zona në zonë e krahina në krahinë dhe kështu do doja që në këtë temë secili prej jush të mundohet e të na sjellë karakteristika të ritualeve mortore që ju kanë mbetur në mendje dhe vlejnë ti mbajmë bashkarisht, qoftë për ti memorizuar në kujtesën tonë, në këto kohë kur globalizimi po përpin vrullshëm kultura të tëra.

Shkroi: Stop Injorancës !

Sunday, October 7, 2012

A nuk janë veshjet tona tradicionale, europiane?

Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi në jahtin e Dukës së Orleanit, duke çarë bllokadën greke për të mbërritur në Konferencën e Londrës.

I. Qemali: Is, po pse je veshur në veshje tradicionale o burrë i dheut. Po shkojmë në zemër të Europës, a nuk mund të visheshe pak si ata burrat e qytetëruar të Europës?
I. Boletini: Ismail Bej, as ata burrat e Europës kur vizitojnë Shqipërinë, nuk vishen me veshjet tona.

Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës !

Tuesday, March 15, 2011

Paganizmi ndër shqiptarë: Festohet masivisht Dita e Verës.

Kur Vaso Pasha do të shkruante në fund të ‘800 se “feja e shqiptarit është shqyptaria’’ besoj do të kishte parasysh më shumë se një thirrje kombëtare për shpëtimin e kombit, faktin se bashkëkombësit e tij nuk ishin edhe aq fetarë sa ky element të përbënte një çelës propagande apo thirrjeje për zgjim kombëtar por ishte e kundërta, pra fakti që nuk ishin fetarë aspak.

Në ditët e sotme ndajmë të gjithë të njëjtin mendim se tek shqiptarët edhe pse të ndarë në disa fe ekziston tradita e mirë e tolerancës fetaredhe e një harmonie bashkëjetese midis feve të ndryshme, gjë që na bën të krenohemi dhe ta trumbetojmë si një vlerë të madhe të shoqërisë sonë. Dhe padyshim që është e tillë.Ne shqiptaret pavaresisht se te “ndare” ne dy fe e kater komunitete fetare, jane të shkëputur nga feja, që nuk ka rëndësi të madhe në jetën tonë të përditshme e deri diku edhe në sensin e të thënit si të ‘pa fe’, jo në kuptimin negativ të fjalës.
Shqiptarët kanë qenë dhe janë tolerantë është se atyre nuk u bëhet shumë vonë për fenë, nuk e kanë atë si tregues të identitetit të tyre dhe as pjesë përbërëse e jetës së tyre të përditshme. E kam fjalën në përgjithësi duke mos marrë parasysh grupe të caktuara religjozësh apo besimtarësh që janë një pakicë shume e vogël, sidomos ne Shqiperine londineze.


Gjithashtu, janë të shumtë ata që mendojnë se shqiptarët janë popull pagan dhe kjo shihet në shumë artikuj dhe forume ku njerëzit shprehen për këtë temë. Termi ‘paganizëm’ haset shpesh,  ai perdoret masivisht, por shpesh here ne menyre te gabuar. Paganizmi nuk eshte prapambetje një nga format më të vjetra të besimit në botë, praktikuar pothuaj në të gjitha kulturat e hershme. Fakti qe Shqiptaret jane kaq pagane sot, eshte nje tjeter deshmi si shume te tjera,per vjetersine e ketij populli e lidhjen e forte qe ka ky i fundit me te kaluaren e tij.

Festimet ne Tirane
E faktin me kokeforte per paganizmin nder shqiptare e per cka thame me siper, mund ta vereje dje vecanerisht ne Tirane e Elbasan, ne Diten e Veres. Nje festim masiv, me i madhi qe prej kohes kur kjo date u shpall si Feste Kombetare, ashtu sic i kishte hije te ishte, nje feste etnike, e lashte, pan-shqiptare, nje feste e races sone, sic do te shprehej Konica i madh. Dita e Verës është dita ne te cilën stërgjyshërit tanë, -shprehej Konica -kur s’kish lindur ende Krishterimi, kremtonin per perëndite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit. Zemra e njeriut shkarkohet nga një barre, shijon një qetësi, një lumturi te ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyre, tu faleshin perëndive qe sillnin këto miresi. Dhe ashtu lindi festa hiroshe qe e quajnë Dita e Verës.

 Rrugët e sheshet kryesore u tejmbushën nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor, tw bashkuar si një trung i vetëm duke treguar se janë një komb i vetëm dhe që kanë vetëm një identitet, atë shqiptar, i cili rrjedh nga qytetërimi antik Ilir, ndër më të vjetërit në Evropë. Dita e Verës e vërteton këtë lidhje, sepse vetë " Dita e Verës" është shumë e lashtë për nga koha e kremtimit dhe mënyra. Është festë pagane që rrjedh nga lashtësia dhë që është ruajtur me shumë fanatizëm deri në ditët tona, kryesisht ne VALM (Elbasan) i cili eshte kryeqyteti I kesaj feste me embelsiren tradicionale, ballokumen, shume te kerkuar tanime ne cdo treve shqiptare.

Festimet ne Tirane
Dita e verës, pavarësisht se e festuar kryesisht ne Elbasan, ajo eshte feste mbare shqiptare, ku cdo krahine e feston me menyren e vet. Ne veri ajo festohet me ndezjen e zjarreve purifikuese dhe kercimin rreth tyre, nje rit teresisht pagan dhe si gatim tradicional eshte dupa me kembe te thata dhie. Ne jug ajo festohet edhe me veze te lyera me shume ngjyra. Ne Tirane e Durres, ajo festohej ne menyre te ngjashme. Ne mengjes here tai qw zgjohej i pari duhet te kepuste nje dege me lule kumbulle e nje dege ulliri ose caraci e ta vite ate ne hyrje te shtepise. Ai qe e bente kete, do ti shkonte viti i mbare. Femijet shkonin dere me dere, e duke bere si zogj lajmeronin ardhjen e veres. Nuk duhet harruar edhe verorja aksesori i kesaj fete, ku diku behej me ngjyre te bardhe e te kuqe e diku me shume ngjyra.

Shoqeria shqiptare është më tepër pagane sesa e kundërta. Po të shohim kalendarin e festave e veçanërisht se çfarë ndodhgjatë tyre vëmë re se shqiptarët festojnë të gjitha ditët fetare sipas mënyrës së tyre. Kështu ndodh kur është Bajrami. E bëjnë në mënyrë pagane pa qenë nevoja të shkojnë në xhami. Kur janë krishtlindjet edhe
pse jemi një shoqëri me shumicë myslimane përsëri gjithë vendi zien nga atmosfera e festës. Dhe mesazhe urimi u dërgojmë të gjithë të dashurve, duke harruar se çfarë besimi u përkasin.

Gjatë komunizmit ne ishim i vetmi vend ateist në botë. Edhe Bashkimi Sovjetik e vendet e tjera të diktaturave komuniste pavarësisht se denigruan fenë dhe propogandonin kundër saj, nuk arritën kurrë ta ndalonin atë, të mbyllnin vendet e kultit e të shpallnin të jashtëligjshme praktimin e riteve te saj. Dhe jo çuditërisht shumica e popullsisë shqiptare gjatë asaj periudhe e mbështeste këtë duke bërë që dhe sot numri i atyre që konsiderohen ateistë të jetë jo pak i ndjeshëm.

Pelegrinazh ne Kishen e Lacit
Po ashtu festojmë edhe Vitin e Ri që është festë me origjine pagane bazuar në kalendarin Gregorian si dhe ditën e verës apo ndonjë festë tjetër që nuk ka lidhje më fenë. Shqiptari mjaftohet te shkoje ne nje vend te mire, po se janë xhami, teqe bektashinjsh, kisha ortodokse apo katolike nuk bëjnë dallim. Pelegrinazhet thaujse epike, ne Kishen e Shen Ndout ne Lac, ne malin e Tomorrit etj. e deshmojne kokefortesisht kete. Vitin e kaluar keto dy destinacione shpirterore te shqiptareve arriten te benin bashke, afro nje milion Shqiptare nga te gjitha trevat shqiptare, per nje kohe record prej vetem dy-tre ditesh.

Ja pra që ne shqiptarët më shumë se monoteistë, pavarësisht fesë që i përkasim veprojmë si pagane. Per ne feja ka fare pak rendesi. Shqiptari nuk bën diferencim rëndësi ka që beson.Nje arsye me shume edhe per te treguar se regjistrimi mbi baza fetare, eshte kaq i pa vlere ne keto kushte.

Shqiponja e shenjte dhe Zeusi

14 Marsi, Elbasani në festë

Netë vere për t'u mbajtur mend kanë qenë koncertet e njëpasnjëshme të zhvilluara në sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe grupeve vendase, por edhe të këngëtarëve në nivel kombëtar.
Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në dy netët e festës ka qenë skena gjigante e ardhur nga Greqia dhe fonia që mbulonte të gjithë qytetin e Elbasanit.
Gjithçka e ka ndihmuar edhe koha e mirë. Këngëtarët si Maja, Eranda Libohova, Valbona Mema, Endri e Stefi, Noizy etj, kanë performuar më shumë këngë duke bërë që i gjithë sheshi të kthehet në një shesh vallesh. Edhe këngëtarët elbasanas një natë më parë i kanë dhënë ritmin festës, duke sjellë performancat e tyre më të mira. Mehdi Zena, Englantina Toska, Obama dhe këngëtarë të tjerë të rinj, si dhe grupet e kërcimit kanë dhënë shijen e parë të Ditës së Verës.

Festën e ka përshëndetur Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, me një urim për të gjithë elbasanasit për një verë të mbarë. Koncertet janë sponsorizuar nga bizneset e mëdha, si dhe nga Bashkia Elbasan. Këtë vit veç aktiviteteve tradicionale, do të ketë një panair të dytë të traditës në shesh.



14 Marsi, Bashkia Tiranë: Ja si do të festohet Dita e Verës në kryeqytet

Duke filluar nga ora 10:00 e deri në orët e para të pasdites, bulevardi "Dëshmorët e Kombit" do të jehojë nga tingujt e muzikës dhe festimet tashmë tradicionale. Këngëtarë e grupe të njohura të muzikës moderne do të performojnë në skenën e urës së madhe. Zona pedonale e Bllokut do të ofrojë shumë argëtim e surpriza për të rinjtë.
Ballokumeve të Elbasanit dhe veroreve që Bashkia e Tiranës ofron çdo herë gjatë kësaj feste, do t'i shtohen dhe produktet e shumë kompanive të njohura, të cilat në "Ditën e Verës" do t'i ofrojnë falas për qytetarët.

Fëmijët, si gjithmonë qytetarët e preferuar të kryeqytetit, do të gjejnë koncertet e tyre të dashura, Xhaxhi Piktorin dhe shumë lojëra të tjera përgjatë bulevardit.
Në Lulishten e "Vëllezërve Frashëri" harqet, muzika klasike dhe stendat e librave, do të jenë edhe nesër, duke filluar nga ora 10:00.
"Dita e Verës" në Tiranë, nuk është më vetëm një arenë gjigante argëtimi, por edhe një vend ku të gjithë të interesuarit mund të informohen për tendencat më të fundit të modës dhe estetikës. Nesër, do të keni mundësinë të shihni nga afër modelet më të reja për këtë vit dhe të ndërroni pamjen tuaj nga parukierët dhe estetistët e njohur, që do të performojnë në një skenë gjigante.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për bllokimin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe mbështetjen e Policisë Rrugore, për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm për Tiranën.

Shekulli

Wednesday, March 9, 2011

Elbasan, historia e dashurisë që u bë legjendë

Mali i Vashës
Arif Cani 72 vjeç tregon historinë e Malit të Vashës së trashëguar brez pas brezi nga familja duke përcjellë edhe mesazhin e dashurisë së madhe që ka ekzistuar mes një çifti të rinjsh edhe pse ishin bijë beu dhe biri i një fshatari të varfër. “Ndoshta ishte e shkruar nga Zoti që një bujk, biri i një fshatari të varfër nga Griqani i Labinotit Fushë të binte në dashuri me vajzën e beut të kësaj ane. Fjala kishte marrë dhenë, se djali i pashëm i bujkut të varfër ishte dashuruar me vajzën e bukur e të pasur të një beu të madh të një ane tjetër po në Labinot Fushë, ku edhe është zhvilluar kjo ngjarje. Zilija bënte punën e vet dhe gojë pas goje një ditë fjala arriti në veshin e beut. I turfulluar dhe me inat në kokë beu i xhindosur kërkonte të bënte gjëmën. Dërgoi sejmenë dhe shërbëtorë që t`ia sillnin djalin, të dashurin e vajzës së tij para sysh. Ndërkohë që vajzës ia kishte zhuritur shpirtin me fjalët se nuk do ta lejonte kurrë një martesë që do ta turpëronte për jetë. Dha e mori, por nuk e nënshtroi vajzën e tij. Ajo me krenari rinore u betua para Zotit dhe para të atit të saj se nuk donte njeri tjetër në këtë jetë, veç djalit që i kishte fituar zemrën.

Fshati i tërë fliste për këtë dashuri të pazakontë, por të bukur, të padëgjuar, por të veçantë, që djali i një bujku të varfër të arrinte të donte vajzën e vetme e të pasur të beut të madh. Dhe ndodhi një çudi. Krenar dhe i mbushur me dinjitet djaloshar, biri i një familjeje të thjeshtë, por të pasur në dinjitet e në shpirt u paraqit pa iu dridhur syri beut në fjalë. Njerëzit e morën vesh, se haberi kishte marrë dhenë.  
Edhe pse me inat të sojit të tij, beu pranoi t`ia jepte vajzën këtij djali, por duke i kërkuar një kusht, që ai me vajzën në krah t`i ngjitej malit përpjetë deri në majë.
Ishte një mal me një të përpjetë të madhe, por që djali e kishte ngjitur me dhjetëra herë dhe s'ia bënte syri tërr. Gjithçka u pranua dhe ashtu u bë. Të dy të dashuruarit u përqafuan faqe njerëzisë dhe, duke e marrë në krah, djali i mirë nisi betejën e kërkuar, duke marrë në krah vajzën që donte. Rruga nuk ishte e gjatë, por e thyera e malit ishte e hidhur. Dihatja e frymëmarrjes së vështirë nga pesha nuk e shqetësonte djaloshin që si me magji kishte realizuar ëndrrën e tij. Po ashtu dhe vajza e këndshme ia përkëdhelte dihatjen me fjalët e ëmbla që i fliste herë pas here. Kështu ngjitja për në majë po realizohej, siç dëshironte. Këtë çudi po e vështronin me kureshtje dhe ankth shumë banorë të fshatit Labinot Fushë, duke pritur se çfarë do të ndodhte. Vetëm kur ata të ishin në krye të malit që tashmë, sot e kësaj dite, mban emrin “Mali i Vashës”, do të kurorëzohej tërësisht një dashuri, edhe pse e pabarabartë në kushtet e jetës shqiptare. Por rruga drejt majës po bëhej e vështirë. Tashmë lodhja po bënte punën e vet. Zemra e djalit rrihte e rrihte pa pushim, si një maratonomak. “Edhe pak, edhe pak”, i fliste vajza në vesh dhe djali e dëgjonte sikur t`i flisnin zanat e malit të Çermenikës, të cilat djali i ëndërronte tek vajza që dashuronte. Vajza ia dëgjonte edhe rrahjet e zemrës, ajo e ndjente edhe gjakun që i vërshonte, ashtu siç edhe shikonte engjëllin e saj që lumturohej me të në krah.
Fundi erdhi. Djali e arriti majën, gëzimi për të u bë i pamatë. Pikërisht në këtë kohë ndodhi edhe tragjedia. Ai u shemb përdhe, sepse zemra i plasi duke vulosur një tragjedi.
Ndërkohë vajza kujtonte se ai u shtri prej gëzimit, por shpejt kuptoi se një dashuri e bukur dhe e dëshiruar pafundësisht kishte marrë fund. Hidhërimi përshkoi tërë qenien e saj. Një britmë e madhe oshtiu në të gjithë luginën, duke çarë malet tejpërtej. Atë e dëgjuan të gjithë ata që për disa orë po ndiqnin me sy një nga ngjarjet e rralla të kësaj ane. Dhe vajza me zemër të thyer, me shpirt të përvëluar, me mendje të vrarë, hipën mbi shkëmb dhe si një zog i bukur mali hidhet që andej, vrik e përposhtë për të vdekur dhe ajo bashkë me të dashurin e saj.

Ishte një tragjedi që kish brenda dashuri. Të gjithë panë fundin e një dashurie të pakurorëzuar. Edhe beu i egër derdhi lot, jo vetëm për vajzën e tij, ndaj dhe kërkoi që të dy, si vajza dhe djali të varroseshin bashkë nën hijen e një rrapi, pikërisht atje në rrëzën e malit qe tashmë mban emrin “Mali i Vashës”.  

Sa herë që udhëtarët kalojnë përgjatë rrugës që shikohet me Malin e Vashës, të gjithë flasin dhe kërkojnë të dinë përse e ka emrin të tillë, por pa ditur se është historia e dy të dashuruarve përjetësisht.



LEDIA LLESHI, G. Metropol

Moj rakia bukuroshe, që na hedh qoshe më qoshe..

Bullgaria i kërkon BE-së të njohë rakinë si markë të sajën.

Kjo kërkesë e Bullgarisë mund të shkaktojë shumë zemërim në Ballkan.

Megjithatë bullgarët janë të vendosur që të fitojnë nga Brukseli të drejtën që rakia të njihet si një pije tipike bullgare. Nëse Brukseli e bën një gjë të tillë, atëherë Sofja do reduktojë taksat për rakinë dhe shitja e saj do pësojë një bum.

Sofja pret për një përgjigje pozitive në fund të këtij viti.

G. Tema

Monday, July 26, 2010

Xhubleta Shqiptare - Veshja më e vjetër e botës, e mbetur ende gjallë



Xhubleta në UNESCO?





Vetëm një orë në Galerinë Kombëtare të Arteve për veshjen më të vjetër në botë e mbetur gjallë. Në prani të ambasadorit amerikan, ministrit të Kulturës i kërkohet vëmendje për ta anëtarësuar veshjen kombëtare në UNESCO
Shenjat në veshjen e malësores shqiptare, në një veshje tipike siç është xhubleta kanë përcaktuar dhe rrugulluar statusin e saj familjar dhe farefinsor. Si kulturë e tillë tek e cila janë trashëguar dija e shenjave, e mënyrës së të jetuarit dhe të menduarit që nga kohërat më të lashta e deri në vitet 70 të shekullit të XX, një grup njerëzish të ftuar nga poetja koleksioniste, Luljeta Dano, kanë qenë prezentë kur ajo ka kërkuar një shans për “anëtarësimin” në UNESCO të veshjes më të vjetër në botë e mbetur gjallë.
Kjo ndodhi dje, në Galerinë Kombëtare të Arteve ku Dano për një orë ka ekspozuar një pjesë të koleksionit të saj të jashtëzakontë, 12 xhubleta, tallaganë dhe aksesorë të çmuar të veshjes së gruas së veriut, gati 150-vjeçare. Ajo ka botuar së fundi “Perëndesha Athina dhe simbole të tjera kozmogonike” , një studim mbi shenjat e qëndismave mbi veshjet mashkullore dhe sidomos femërore duke i përkufizuar ato si kultura e “shkrimeve të fshehta në ornamentikën mijëravjeçare të Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Mirditës e Pukës” si një territor mitesh antike i ruajtur në trashëgiminë etnokulturore.
Në “Expo-Xhubleta” e organizuar nga “Miqtë e Galerisë” ishte i pranishëm dhe ambasadori amerikan në Tiranë John Ëithers i cili ka duartrokitur lutjen e poetes: “Do të lusja ministrin e Kulturës, të kryejë veprimet e duhura që këto dy veshje (xhubleta dhe xhokeja), kudo ku janë shpëtuar nga koleksionistë t shqiptarë dhe të huaj, të merren në mbrojtje nga UNESCO si pasuri botërore.”

Çfarë tipologjish paraqesin 12 xhubletat e koleksionit?
Jam përpjekur të përfshihen gjithë tipologjitë, megjithëse nuk kisha mundësi të vendosja xhubletën që rri në këmbë. Në koleksionin tim prej 100 xhubletash, kam 3 të tilla. Gratë malësore, kur mbaronin ndërtimin e xhubletës, thurjen, bënin gara midis tyre dhe xhubleta që qëndronte në këmbë ishte padiskutim më e mira.
Kjo është një ekspozitë thjesht etnografike apo mitike ku vihen në dukje shenjat e qëndisura mbi veshjet për të cilat ke ndërtuar një alfabet leximi?
Para disa vitesh, kam dëgjuar në Vermosh një legjendë për Macolen e bukur, një nuse e re që ka qenë e fundit që më 1970 ka mbajtur xhubletë dhe nuk e hiqte. Macolja kishte ikur në Amerikë në këto vitet e fundit.
Mendohet që xhubleta, asëll-asëll, ka rreth 70 vjet që nuk prodhohet më, sepse janë përdorur ato që kanë qenë xhubletat e pajave. Gruaja malësore merrte 5-7 xhubleta në pajë. Nuk është prodhuar më, sepse ndërtimi i xhubletës është mjaft i sofistikuar. Gruaja malësore duhet të ketë një “tabelë logaritmesh” në kokën e saj që ta thurë kokërr për kokërr sythi dhe ta montojë në një mënyrë të tillë që të marrë formën e duhur të kambanës dhe të rrijë në këmbë.
Do të thuash që të gjitha figurat janë mirë të menduara?
Çfarë është më e rëndësishmja janë të trashëguara sepse xhubleta bëhej besnikërisht në vijë familjare dhe çdo vajzë mbart statusin familjar, farefisnor etj. Veshja është si veshja e ushtarakëve, përfaqëson gradat e jetës civile.
Në lidhje me këtë ide ti përmende brezin e njërës xhubletë që është realizuar nga dhjetë mijë thumba.
Po, me dhjetë mijë thumba plumbi. Është një brez që bëhej tek zanatçinjtë e pazarit të Shkodrës. Çiraku numëronte 10 mijë thumba plumbi. Ai ka yllin e Davidit, ka simbolin e lashtë të ilirëve, hënën me yll që do ta shohim në stoli të tjera.

Në krye të radhës është xhubleta e bardhë. Nga kush vishej ajo?
Është xhubleta e çikave, në veshje e jashtëzakonshme, mrekullisht e bukur, për cilësitë e punimit dhe të qëndisjes. Dallohet nga simbolet e fertilitetit. Është një nga kopjet më të rralla, sepse xhubletat e bardha janë vërtet të rralla. Vajza e vishte deri në momentin që martohej.
Dhe vijmë tek brezi i rrallë që e vishte jo çdo lloj nuse.
E vishnin nuse që vinin nga familje të para, që ishin familje të pasura dhe me një status të privilegjuar shoqëror. Ishte simbol i forcës, bukurisë dhe pasurisë, tre nocionet e përjetshme.
Gjithçka e universit të xhubletave tregon një alta modë,pra çdo element, që nga çorapja çizme, përparëset e mbivendosura, grykashkat, pa folur për trungun e veshjes që është mrekullia arkaike.

Xhubleta e manekinit me shpinë nga të tjerat, ka ndonjë histori?
Është xhubleta e “thakut të premë”, e gruas së divorcuar. Ajo është xhubletë e Dukagjinit dhe në bajrakët e Mirditës apo të Dukagjinit, ka qenë ligji që kur burri divorconte gruan, i priste thekët ose të xhubletës ose të xhokes së bardhë të Mirditës. Mendohet që është e fillimit të shekullit XX.
Interesant është që krejt fundi i xhubletës është qëndisur me simbolin e gjarpërit siç thua ti.
Cila është domethënia?
Kur gruaja e ka qëndisur atë simbol nuk e mendonte që do të bëhej një grua e divorcuar. Por zakonisht në rreshtin e fundit të këmbanës, të kordonit të bardhë, gjithmonë gjen një rresht të tillë që është o gjarpër, o është shumë i ngjashëm me zinxhirin e ADN-së ose me diçka si fetus, embrion fëmije. Por këto janë çudirat që i përkasin kësaj bote.
Cili është simboli më shumë i hasur në kostume?
Është shqiponja me dy kokë, me tipare dragoi dhe shumë herë e gjejmë me flakën që dragoi nxjerr nga goja.

A mund të varrosej një grua me xhubletë?
Gruaja varrosej me xhubletën që martohej. Xhubleta më e mirë i shërbente asaj në këto dy momente të rëndësishme të ndërrimit të statusit civil të saj, nga vajzë në grua e martuar dhe kalimin në jetën tjetër ku ajo duhej të shkonte me këtë xhubletë që bart për mua kode të vjetra, që dmth ato duhen lexuar, që nuk janë thjesht të bukura, por kanë një rregullsi, një alfabet leximi. Dihet nga studiues shqiptarë dhe të huaj që vijnë nga qytetërimi kreto-mikenas. Xhubleta identifikohet me veshje të gjetura në pallatin e Knosit në Kretë, para 4000 vjetësh. Por kjo s’do të thotë që nuk zbulohet një objekt tjetër i lashtë dhe xhubleta befas nga festa e 4000 mijë vjetorit të saj mund të festojë 10 mijë vjetorin e saj. Sido që të jetë, ngelet veshja më e vjetër të botë ende e gjallë dhe misioni i kësaj ekspozite, mendoj se është tërheqja e opinionit publik dhe institucioneve përkatëse që kjo veshje të merret në mbrojtje nga UNESCO si veshja më e vjetër në botë ende e gjallë.





Vetëm në Shqipëri e ke fjalën?
Xhubleta jeton në Shqipëri, në Malësinë e Madhe, në Rrafshin e Dukagjinit të Kosovës, në Malin e Zi, mendohet dhe në një fshat të Bullgarisë ku janë me origjinë shqiptarë dhe në Norvegji.

Atëherë UNESkO veshjen kombëtare të kujt do të mbrojë?
Do të mbrojë pikërisht këtë tip veshjeje dhe që në Shqipëri ne e kemi simbol të Nënës Shqipëri në artet figurative ose në psiqikën tonë, simbol të Rozafës legjendare.
Ngjyrat duken se janë ngjyra të zhdukura sot në veri, e kuqe gjaku, e gjelbër e thellë.
Mendohet që xhubleta ka qenë e bardhë dhe u bë e zezë. Madje ka pasur një këngë popullore për këtë.





Atje kemi një tingëllimë të kohërave, bluza e kuqe, mëngëza, brezi i qëndisur me rruaza nga të gjitha ngjyrat që udhëtari hungarez i shekullit të 18-të Daniel Kordinez, ka thënë: as palloi, as ylberi nuk kanë aq ngjyra sa xhubleta e shqiptarëve, se kjo veshje ka të gjitha ngjyrat e gëzuara të mëmës natyrë.


Nga Elsa Demo, G. Shekulli

Thursday, May 13, 2010

Veshja shqiptarçe, një traditë në zhdukje

"Jemi në një kohë kur kostumet origjinale është e pamundur të realizohen. Për këtë arsye kemi kërkuar që të pasurojmë fondin për t'i ruajtur këto kostume, por kemi hasur vështirësi ligjore për formën e veprimit mbi këto blerje", rrëfen drejtori i Muzeut Etnografik.

ELBASAN - Disa familje me emër të besimit mysliman në qytetin e Elbasanit vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm veshjen popullore qytetare, e cila dhe e transmetuar brez pas brezi në shumë prej tyre i ka kaluar të 100 vjetët. Ndër këto familje renditen pasardhësit e Sul Domit, familja Hasekiu, Bumçi, Miraku, Mullajonuzi, Dakli, Stringa, Xhepa, Luniku, Sejdini, Misiri, Gjevori, Selita, Haxhihyseni, Baholli etj që vazhdojnë të kenë të paktën një kostum të ruajtur me kujdes nga vjehrrat, nënat, nuset e bijat e tyre.

Por ndëkohë, drejtori i muzeut etnografik bën thirrje se tashmë po zhduken veshjet shqiptarçe (siç cilësohet veshja popullore qytetare e Elbasanit), si dhe personat që i punojnë ato. Në muzeun etnografik ndodhet një veshje shqiptarçe, por me vështirësi ekspozimi.

Edhe pse ishte menduar blerja e disa kostumeve të traditës së krahinës, mungesa e një procedure të thjeshtë blerjeje e ka bërë të vështirë realizimin e këtij projekti. Kreshnik Belegu thotë se prej vitesh nuk ka pasur mundësi të realizojë projektin për të pasuruar muzeun me kostume popullore.

"Jemi në një kohë kur kostumet origjinale është e pamundur të realizohen. Për këtë arsye kemi kërkuar që të pasurojmë fondin për t'i ruajtur këto kostume, por kemi hasur vështirësi ligjore për formën e veprimit mbi këto blerje. Kostumet janë në krahina dhe i kanë individë që nuk është se do të aplikojnë me oferta apo të bëhet tender mbi blerjen e tyre.

Berjen e fundit që kemi bërë, ka qenë aty nga vitet '80 dhe është edhe fondi aktual i muzeut. Për mbledhjen e këtyre kostumeve që janë drejt zhdukjes, duhet një projekt i përbashkët për grumbullimin e atyre më tipikeve dhe më të ruajturave".

I pyetur Belegu thotë se një kostum i Elbasanit në atë kohë ka kushtuar 25 000 - 42 000 lekë të vjetra. Zonat që kanë kostume me vlera janë Godoleshi që ka një kostum me rreth 27 pjesë, Shpati, Kërraba etj.

Sot një kostum qytetar i Elbasanit, sipas Belegut, kushton 1-2 milion lekë, ndërsa kostumi i krahinave kushton 500 000 - 1 000 000 lekë. Në muzeun etnografik vazhdon të mbetet një stendë bosh që pret ekspozimin e kostumeve popullore.


Drejtori i Trashëgimisë thotë se është shumë e rëndësishme që të gjendet një mundësi për blerjen e kostumeve pasi ato janë në zhdukje dhe nuk do të jetë e largët dita kur ato do të zhduken. Këto kostume nuk mund të prodhohen më, pasi nuk ekziston lënda e parë dhe nuk ka më gra që i punojnë ato.

"Sot ka shumë që thonë se prodhojnë kostume popullore, por ato janë vetëm imitime pasi kostumet popullore, sidomos ai i Elbasanit, që të realizohen duhet një kthim në kohë dhe një trashëgimtar i teknikës së realizimit të tyre që sot thuajse nuk ka më.

Në dyqane sot shihen shumë imitime, të cilat kushtojnë deri në 50 mijë lekë, por janë shumë larg origjinalit që mbetet pasuri e pak familjeve në sepetet e vjetra të dyerve të mëdha",- vijon Belegu.

Në një nga familjet e Elbasanit, një prej këtyre kostumeve vazhdon të mirëmbahet në sepet (arkë) me kujdesin dhe nikoqirllëkun që vazhdon nga vjehrra tek nusja e më tej. Kryefamiljari F.K. (nuk dëshiron të prononcohet me emër) thotë se janë joshur disa herë për ta shitur kostumin që përfshin të gjitha pjesët prej mëndafshi të qëndisura me ar, por kanë vendosur ta trashëgojnë si një pasuri jo thjesht monetare, por edhe shpirtërore.


Me prejardhje nga një ndër një familjet më të pasura të qytetit, vajza e ka trashëguar dhe kështu do të vazhdohet me këtë vepër të dorës së femrës elbasanase.
Sapo fillonte rritja e vajzës, tradicionalisht fillonte edhe paja e saj ndër të cilat një rëndësi të madhe kishte veshja shqiptarçe.


Për ato vajza që vinin nga familje të pasura kostumi porositej, ndërsa të tjerat mbylleshin dhe për vite me radhë punonin veshjen shqiptarçe, siç quhej edhe kostumi popullor qytetar, që do të shërbente edhe si veshje për martesën.


Një prej trashëgimtarëve që zotëron veshjen më të shtrenjtë qytetare të Elbasanit tregon se kostumi ruhet në arkën e vjetër duke i ndarë pjesët me napa dhe letra. Ky kostum është veshur shumë pak herë. Ai është i qëndisur me ar, ka pjesët e këmbëve të gjata, që për shumë familje ka kuptimin e shtresës sociale të asaj kohe. Madje në këtë familje ku ruhet ky kostum i rrallë i qëndisur me shumë ar, fatin për ta veshur e ka pasur nusja e shtëpisë.


"Nëna ime e ka trashëguar veshjen shqiptarçe qysh nga viti 1938 e deri sot. Ka disa familje të tjera që ruajnë kostume popullore qytetare të Elbasanit. Këto veshje ndaheshin në tre kategori: Seten nape që realizohej dhe vishej nga të gjitha shtresat, seten Shkodre ku lulet e arit realizoheshin me ngjyra dhe seten ari ku mbizotëron ari dhe zotëroheshin kryesisht nga familjet aristokrate dhe të pasura.


Një tjetër element që tregonte kategorinë janë këmbët. Sa më të gjata të ishin ato, aq më e pasur ishte familja". Ai tregon se ia kanë kërkuar për ta blerë kostumin popullor, por ai nuk e ka shitur.

Disa vite më parë një i huaj i ofroi 2800 euro, por ai e konsideron pasuri të madhe jo vetëm materiale, por edhe me rëndësi për familjen e tij duke mos e shitur. Nga tregimet e familjes, fesi (kapelja e mbushur me ar) është sekuestruar ndër pasuritë për shkak të vlerës së madhe. E vetmja gjë që i ka mbetur kësaj familje nga koha e artë e bollëkut dhe pasurisë është ky kostum i vjetër por me një vlerë të pamatë.

Veshja shqiptarçe dhe martesa

Kostumi kishte çerven, çitjanet, linja, jeleku, fesi me napolonat e floririt, kamet. Veshja shqiptarçe ishte traditë vetëm tek familjet myslimane të Kalasë. Kjo veshje shoqërohej edhe nga aksesorë të tjerë si sepeti ku mbahej, mbulesa e karrikes etj. Njëkohësisht në pajën e nuses do të bënte pjesë xhybja që mund të ishte ngjyrë vishnje ose blu, takmet e pajës, guvertja dhe boçja prej ari.

Veshja shqiptarçe vishej vetëm në ceremonitë më të rëndësishme dhe sidomos nga nuset. Kështu, pa mbaruar kostumi, vajza elbasanase nuk mund të martohej. Vajzat nga familjet e pasura e porosisnin, ndërsa ato që s'ishin në gjendje të mirë ekonomike e punonin vetë. Një punë e tillë kërkonte dy vjet kohë pa ndërprerje.

Nusja e re vishte kostumin popullor qytetar dhe po kështu në ceremonitë e tjera të dasmave apo ceremoni të rëndësishme një nuse e re vishte këtë kostum dhe kuptohej që ajo sapo ishte martuar. Ndërsa vajzat e reja nuk mund të vishnin veshjen shqiptarçe.

Ndryshe nga familjet myslimane, ato ortodokse nuk kishin një kostum tradicional të caktuar. Ato zakonisht vishnin një fustan të gjatë me bisht bezhë ose veshje evropiane.


Zbulohet kostumi origjinal popullor qytetar i Elbasanit
Si i ruajnë me fanatizëm familjet elbasanase veshjet që nuk përsëriten më
Vështirësitë për blerjen e kostumeve, një traditë që po shkon drejt zhdukjes.


Bardha Nergjoni, G. Shekulli

Tuesday, May 11, 2010

Zanat dhe Orët në “Lahutën e Malcis"

Në gojën e popullit, kur përmendën Zanat dhe Orët, thuhet Shtojzovallet, që do të thotë Shtojua, o Zot, vallet.

Zanat dhe Orët janë qenie mitologjike, ndërsa fjala "Shtojzovallet" vjen si eufemizëm për Zanat dhe Orët ose për të dyja së bashku.
Ky ligjërim ishte i përgjithshëm në kapërcyell të shek.XIX-XX kur ngjizej Lahuta e Malcis, ndërsa sot në ligjërimin e shkruar ndodh të përdoret eufemizmi Shtojzovallet, sikur të bëhej fjalë për qenie mitologjike, pavarësisht nga Zanat dhe Orët. Në popull thuhet edhe Zanat e Malit, çfarë nënkupton se vendqëndrimi tyre ka qenë përgjithësisht mali, prandaj gjinorja "e malit" është identifikim: Zana e Veleçikut (Zana e Malit të Veleçikut), Zana e Miliskaut (Zana e Malit të Miliskaut).
Për Orët thuhet: Ora e Shalës ose Orët e Dukagjinit dhe Ora e Shtëpisë ose Ora filanit me kuptimin përkujdestarja misterioze e krahinës, e shtëpisë apo e aksh individi. Për këtë arsye mund të arrijmë në përfundimin se funksioni i dallon Zanat prej Orëve.

Me fjalë të tjera, Zana është një qenie mitologjike, ndërsa Ora është një Zanë me "detyra" të përcaktuara.
Për më tepër Zana është trime, sepse në popull thuhet: Filani është trim si Zana, ndërsa ky krahasim zakonisht nuk vjen për Orët. Zana është shumë e bukur, prandaj thuhet: E bukur si Zanë. Orët mund të jenë ose jo të bukura.
Si Zanat ashtu edhe Orët, pra Shtojzovallet, zotërojnë edhe një fuqi të mistershme: aftësinë për të shituar njerëzit. Zakonisht shitojnë burrat që guxojnë t'i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nën dritën e hënës, apo këdo që i trazon gjatë ekstazës së tyre të vallëzimit. Folja "me shitue" ka të bëjë me një veprim të mistershëm që e zotërojnë vetëm Shtojzovallet, të cilat, kur zemërohen me njerëzit, i shitojnë ata, dmth, i lënë pa mend në kokë për tërë jetën, të paaftë për t'i dalë zot vetes; i ngrijnë në vend, i bëjnë kallkan. Zanat dhe Orët shitojnë këdo, burrë apo grua, plak a të ri me timbrikën e hatashme të tingujve që prodhojnë gjatë të kënduarit ose me vallet e magjishme e mjete të tjera, ashtu si edhe shërojnë apo u japin fuqi të mbinatyrshme me qumështin e gjirit cilitdo që ka fituar simpatinë e tyre.

E bëmë këtë hyrje, sepse gjykojmë se Fishta nga ky përfytyrim popullor u nis kur iu drejtua Zanave dhe Orëve në veprën e tij madhore, Lahuta e Malcis. Madje mund të thuhet me plot gojë se vepra e tij ka ndikuar në ngulitjen e mëpastajme të përfytyrimeve për Zanat dhe Orët, tanimë jo thjeshtë si besime popullore, por të rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbërore.
Nisur nga vargu "Për mjedis mue m'plastë lahuta", që Fishta e ka vënë si betim në gojën e një Zane, mendojmë se edhe vetë titulli i veprës Lahuta e Malcis ka të bëjë më tepër me mitin e Zanave këngëtare se sa me instrumentin e lahutës, me të cilin shoqëroheshin përgjithësisht vargjet epike të folklorit shqiptar. Në veprën e Fishtës metonimia "lahuta e malësisë" shënjon bëmat e malësorëve, historinë e shkruar dhe të pashkruar të shqiptarëve ndër shekuj, mbartur ndër mitet e tyre të trashëguara qysh nga parahistoria e etnogjenezës ilire që na shpie te pellazgët, popullimet paraindoeuropiane të kontinentit tonë.
Lahuta është simbol identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurën e Zanës së Frymëzimit, me të cilën këndoi për 35 vjet rresht në veprën e tij epope. Më tej ai modeloi personazhin e Orës së Shqipërisë, një Zanë që u jep fuqi të mbinatyrshme heronjve shqiptarë; skaliti figurën e Zanës së Madhe, që lufton fyt a fyt me Orën thepe të Malit të Zi etj. Fishta këndoi në Lahutë të Malcis "Panteonin" e munguar të Shtojzovalleve dhe të disa figurave të tjera mitologjike në letërsinë shqiptare. Edhe për këtë kontribut Lahuta e Malcis "është përpjekja ma vigane,- si shprehet Ernest Koliqi,- qi Shqiptari bani deri tash per t'ia zbuluem vetvetes boten e vet".
Zanat dhe Orët zënë vendin më të madh të lëndës mitologjike në Lahutë të Malcis. Veçanërisht Zana e Frymëzimit, që na shfaqet që në blenin e parë ("Marash Uci", shkruar më 1902), e identifikuar si Zana e Veleçikut. Zana e Frymëzimit është thirrur prej Fishtës që në ngjizje të poemës si një alter autor, duke e bërë kështu një element funksional të strukturës përmbajtësore dhe narrative të veprës.
Duhet thënë që në fillim se Zanat dhe Orët (dhe përgjithësisht figurat mitologjike) nuk vijnë në veprën e Fishtës si mite të gatshme, si mund të mendohet sot kur etnologët kanë arritur të studiojnë mitologjinë shqiptare dhe ta krahasojnë atë me mitologjinë ballkanike e më gjerë. Mitet në veprën e Fishtës nuk janë as ndikim i modeleve të njohura letrare të penave të shquara, si janë shprehur disa studiues kur kanë krahasuar poetin e Lahutës së Malcis me Homerin, Virgjilin, Miltonin a ndonjë tjetër. Aq më pak, Zanat dhe Orët e Lahutës së Malcis shëmbëllejnë me Vilat e mitologjisë së sllavëve të Ballkanit, për të cilat, gjithashtu, ka pasur studiues që kanë gjetur përvijime pa u thelluar sa duhet.
Në kohën kur jetonte Fishta, Zanat dhe Orët ishin një realitet, ta quajmë, fantastik shqiptar. Ditën malësorët gjallonin me pushkë në krah, natën mbylleshin në kullat e tyre për t'ua lëshuar trojet përreth qenieve mitike, të cilat kishin në dorë fatin e njerëzve, mbarëvajtjen e gjësë së gjallë, shumimin e bereqetit. Secili person ose çdo gjë e gjallë kishte Orën e vet të bardhë ose të ligë. Çdo fis a krahinë kishte Zanën e vet që ishte e bukur "me të verbue", trime "me të çartë".
Edhe në qytete (veçmas në një qytet si Shkodra) fantazia mitologjike ishte e gjallë. Netëve me hënë të plotë Zanat dhe Orët e maleve këndonin dhe hidhnin valle zabeleve më të bukura buzë ujërave, ashtu si ditën malësorët mblidheshin në log duke u argëtuar me këngë e valle.
Duke qenë edhe vetë pjesë e këtij realiteti, Fishta e thërret Zanën e Veleçikut për të kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcis bëmat e këtyre njerëzve, shpirtin e tyre. Sikur të mos kishte vepruar ashtu, dmth, po të mos e thërriste një Zanë Mali për të kënduar së bashku me të jetën e malësorëve, zor se malësorët do ta pranonin këngën e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutës së Malcis, duke u mësuar përmendsh edhe nga njerëz që nuk dinin shkrim e këndim. Sepse ndër shqiptarë ka edhe një kult të këngës, një kult të fjalës së bukur që vjen vetëm si frymëzim i magjishëm prej qenieve mitologjike, si kudo në trevat e Mesdheut. Kur duan ato, Shtojzovallet, ia vënë dikujt në dorë lahutën dhe ia rreshtojnë fjalët. Jo kushdo mund ta bëjë këtë punë, përveç të zgjedhurve prej Zanave. Fishta që kur zu fill Lahuta e Malcis ndihej i zgjedhur prej Zanës së vet të Frymëzimit: "Se pa ty, besa, moj Zanë, / Vështirë se 'i fjalë unë muj me e thanë" do të shkruajë ai më vonë.
Nisur nga vargjet e Fishtës, gjithnjë nga bleni i parë, Zana e Frymëzimit është thirrur në Lahutë të Malcis për të mallkuar armikun ("Lum, oj Zana e Veleçikut \ që m'ia lëshon ti namet anmikut"); për të nxitur malësorët në mbrojtje të trojeve të veta ("Që m'i uron djemtë e Malcis"); për të mbajtur zgjuar ndërgjegjen kombëtare edhe në kushtet më të pafavorshme ("Që m'ia qan hallin Shqipnisë"). Por, pavarësisht asaj që komunikon autori, Zana e Frymëzimit është thirrur në Lahutë të Malcis, jo vetëm si një alter autor, por edhe si një alter ego. Fishta vë në pingrimën e Zanës krahas lavdisë së të kaluarës ("në të bardhat kohë që kanë prendue") edhe dhimbjen e vet për gjendjen e rëndë ekonomiko-sociale të shqiptarit të robtuar:

Për me mbrojtë një grue te shpia,
Të cilës bukë i lypin fëmija
Edhe i len, ndoshta, me qa
Përse e mjera bukë nuk ka

(Kënga XIII, v.30-34)
Vargje të tilla, që rreth një çerek shekulli më vonë do të karakterizonin veprën e Migjenit, nuk mund të zinin vend ndryshe në një vepër epike që ishte e orientuar në lartësimin e bëmave heroike të kombit. Kemi parasysh këtu rregullat e ngurta të klasicizmit që nuk e pranonte kategorinë e së ulëtës (vulgares) në një vepër epike. Por Fishta, që i ka njohur mirë këto rregulla, ka ditur edhe t'u shmanget atyre, duke i lëshuar rrugë spontanitetit të vet poetik përmes pingërimës së Zanës së Frymëzimit. Zana e Frymëzimit, si një alter ego, shpreh në ndonjë rast edhe nervozizmin që i shkaktohej poetit prej një realiteti herë-herë aspak epik, si dhe nevojën për t'u çliruar prej mllefeve asfiksuese për shkak të politikës së atëhershme të Evropës në Ballkan, e cila ishte fare pak qytetëruese si pretendonte të ishte. Në shpërthime të tilla autori ka përdorur edhe një gjuhë tejet vulgare, si në vargjet:

Uh, Evropë, ti kurva e motit,
Që i re mohit Besës e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisë,
Me nda tokën e Shqipnisë,
Për me mbajtë këlyshët e Rusisë?

(XIII, v.40-44)
Një dimension tjetër i Fishtës, të cilin na duhet ta theksojmë që në krye të këtyre shënimeve për Zanat dhe Orët në Lahutë të Malcis, është fakti se ai ishte një frat i shkolluar që njihte mirë mitologjinë greko-romake e biblike. Fishta njihte mirë edhe letërsinë e shkruar që ishte mbështetur në atë mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orëve në Lahutë të Malcis nuk duhet marrë si aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe të mjeshtërve klasikë si Homeri e Virgjili. Aq më pak të mendohet se Zanat dhe Orët janë muzat dhe nimfat e Olimpit apo se Zana e Frymëzimit të Fishtës është muza Kaliopi që në mitologjinë greke paraqitet me lahutë në dorë dhe simbolizon epikën. Fishta e krijoi vetë figurën mitologjike të Zanës së Frymëzimit sipas lëndës mitologjike që gjallonte në popull. Zana e tij e Frymëzimit nuk është as Diana e romakëve që identifikohet me Artemidën e grekëve, sa do që në thelb ka diçka të përbashkët me të, sepse simbolizon mbrojtjen e natyrës së virgjër. Çabej që e ka lidhur origjinën e fjalës "Zana" me Dianën e romakëve, ka theksuar se "kulti i fortë i Dianës në Shqipëri e përveç këtij vendi në mbarë Gadishullin e Ballkanit të kohës antike sikundër shihet nga dëshmia e mbishkrimeve (...) na bën të pranojmë që te kjo Diana kemi të bëjmë me një "interpretatio latina" të hyjnive epikore (vendase) pararomake." Ka edhe një shpjegim të A.Meyerit, që vëren se "tek emri ilir Thana... mund që të ruhet një shkallë e vjetër e shqipes Zana", të cilën e lë të kuptuar edhe Çabej si të pranuar. Në këtë rast kemi të drejtë ta lidhim edhe me kuptimin e foljes me thanë (ai thot-ë), pra, me simbolikën e Thot-it, një nga perënditë më të lashtë të Egjyptit me origjinë pellazge (iliro-shqiptare), siç e klasifikon prof. Katapano në veprën e tij, "Thot-i fliste shqip".

Në blenin e dytë të Lahutës së Malcis, në episodin e Vraninës (botuar më 1907) Zana e Frymëzimit (ajo nuk identifikohet më si Zana e Veleçikut) zë vend më dukshëm në strukturën përmbajtësore dhe narrative të atij cikli. Në një farë mënyre mund të thuhet se Zana e Frymëzimit, gjithnjë si një alter autor, "përzihet" në konfliktin e çetës shqiptare të Oso Kukës me cubat e sirdarit të Malit të Zi. Me të narracioni fiton një përmasë të re, tepër origjinale, sepse dialogu i saj me autorin zbulon në një farë mënyre intrigën e atij konflikti të ashpër tragjik midis shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre.

Në blenin e tretë të Lahutës së Macis Zana nis të na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimë është "Ora e Shqipnisë". Duhet të risjellim ndër mend se bleni i tretë "Lidhja e Prizrenit" (shkruar dhe botuar së pari më 1920-1922) zë vend në Lahutë të Macis fill mbas episodit të Oso Kukës (bleni i dytë), me të cilin hapet vepra. Kur shkruheshin dhe botoheshin të pesë këngët e episodit "Lidhja e Prizrenit", Shqipëria ishte bërë shtet i pavarur, ishin vendosur kufijtë dhe kishin filluar të funksiononin institucionet. E kaluara nuk ishte më një tregim mitologjik për fisin apo një këngë folklorike trimërie. E kaluara tashmë është histori. Marash Uci dhe Oso Kuka janë një pjesë e saj. Fiset e malësorëve që u përballën me shovinizmin malazias, gjithashtu, një pjesë e saj. Madje e gjithë Shqipëria dhe Ballkani ishin pjesë e konflikteve historike të perandorive të kohës dhe të Fuqive të Mëdha. Ashtu si sot dhe dje, në vitet '20-'30, kur vazhdonte të shkruhej Lahuta e Malcis, Fishta ishte ndërgjegjësuar se po shkruante epopenë e fisit dhe të kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar i kishte rrënjët deri thellë në mitet e veta. Zana e Frymëzimit do ta shoqërojë autorin si në dy blenet e para. Por tashmë Fishta është bërë intim me të. Ai i drejtohet me shprehje të tilla, si: "Deh, moj Zanë, ty, t'qofsha true".
Edhe në këngën e fundit Fishta nuk e harron Zanën e vet të Frymëzimit, e cila për disa dekada i ka qëndruar pranë. Ai tani e quan një bjeshkatare, me të cilën ka realizuar një monument të pavdekshëm në gjuhën shqipe:
"Ndertue kem 'i pomendare, \ Rrfe as mot mos m'e dërmue".
Të pathemelta mbetet argumentimet e disa studiuesve që te kjo Zanë vazhdojnë të kërkojnë një figure "që del në literaturën tonë si substitut i Perëndive të literaturës antike greke". Ajo është thjeshtë një krijesë e poetit që i shton rrëfimit epik notat e "tipizimit lirik". Më kot janë munduar edhe zëra të tjerë që kanë kërkuar te këto Orë dhe Zana të Lahutës së Malcis analogji apo diçka tjetër me Vilat e epikës sllave. Mund të ishte e kundërta.

Fakti që figurat mitologjike shqiptare vijnë fuqishëm në letërsinë e shkruar shqiptare kaq vonë, në fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si "një fenomen i vonuar në letërsi", krahasuar me letërsinë e vendeve të zhvilluara, përfshirë, psh, letërsinë dhe kulturën gjermane me Richard Ëagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e të cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veçanërisht, të eposit të Nibelungëve. Mund të kujtojmë këtu se në vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutës së Malcis në Evropë vlerësohej me Çmimin Nobel italiani Karduçi (1835-1907), që në vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik. Në një këndvështrim më të guximshëm, për shfrytëzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve të letërsisë gojore, mund të shtonim se ai ishte në të njëjtën paralele me zhvillimet estetike evropiane të kohës së tij. Autori i Lahutës së Malcis ishte në vazhdën e atyre shkrimtarëve romantikë, për të cilët është thënë se "në krijimtarinë e tyre pati gjallërim edhe një lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist".


Kënga e fundit
Edhe në këngën e fundit Fishta nuk e harron Zanën e vet të Frymëzimit, e cila për disa dekada i ka qëndruar pranë. Ai tani e quan një bjeshkatare, me të cilën ka realizuar një monument të pavdekshëm në gjuhën shqipe: "Ndertue kem 'i pomendare, \ Rrfe as mot mos m'e dërmue".

T. Çobani