Në historinë e njerëzimit janë të panumërta letrat e
shkëmbyera në gjithë botën. Por në këtë rrjedhë të pafundme
korrespondence, ka edhe letra të jashtëzakonshme që, natyrisht, nuk
shkruhen nga njerëz të zakonshëm. Letra që do të lexoni më poshtë është vlerësuar si një nga më të çuditshmet dhe më të pamundshmet e Luftës së Dytë Botërore. Në vigjilje të Krishtlindjeve të vitit 1941, Mahatma Gandi i shkruan ... Adolf Hitlerit. Përse?
Për të... ndaluar luftën dhe të bëhej aleat i Gandit në aplikimin e
strategjisë së tij për mposhtjen e së keqes me mjete jo të dhunshme!
Shumëkush do të vinte duart në kokë, duke e quajtur naivitet apo
çmenduri këtë veprim. Mirëpo përmbajtja e letrës, vendosmëria e të
shprehurit dhe solemniteti i afirmimit të bindjeve frymëzojnë respekt
dhe admirim tek lexuesi.
Ndofta edhe për shkak të kësaj letre, midis meritave të shumta të Gandit, Ajnshtajni është shprehur:
«Brezat e ardhshëm do të krenohen që jetojnë në një planet, ku dikur ka ecur Gandi»
24 dhjetor 1941.
I Dashur Mik,
Nëse ju quaj mik, ky nuk është një formalizëm. Unë nuk kam armiq. Qysh prej 33 vjetësh, qëllimi i veprimtarisë sime në jetë ka qenë sigurimi i miqësisë së gjithë njerëzimit, pa dallim race, ngjyre apo besimi.
Shpresoj se ju do të keni kohë dhe dëshirë të dini sesi i konsideron veprimet tuaja një pjesë e rëndësishme e njerëzimit, që jeton nën ndikimin e doktrinës së miqësisë universale. Ne nuk dyshojmë në kurajon dhe dashurinë tuaj për atdheun dhe ne nuk besojmë se ju jeni përbindshi që përshkruajnë kundërshtarët tuaj. Mirëpo shkrimet dhe deklaratat tuaja, si edhe ato të miqve dhe admiruesve tuaj, lejojnë të dyshosh se një numër i madh i veprimeve tuaja janë vrastarë të dinjitetit njerëzor, sidomos në gjykimin e gjithë atyre që, si unë, besojnë në miqësinë universale. I tillë është poshtërimi i Çekosllovakisë, dhunimi i Polonisë dhe aneksimi i Danimarkës. Jam i ndërgjegjshëm se, sipas konceptimit tuaj të jetës, këto zhvatje janë të lavdërueshme. Por ne kemi mësuar qysh fëmijë t'i vlerësojmë veprime të tilla si poshtëruese për njerëzimin. Për këtë arsye, ne nuk mund t'iu urojmë sukses armëve tuaja.
Por pozicioni ynë është unik. Ne i bëjmë rezistencë imperializmit britanik dhe nazizmit njëherësh. Në qoftë se ka ndonjë diferencë midis tyre, kjo është thjesht diferencë shkalle. Një e pesta e racës njerëzore u vunë nën çizmen britanike nëpërmjet metodash aspak njerëzore.
Rezistenca jonë ndaj shtypjes angleze nuk do të thotë se ne jemi kundër popullit britanik. Ne synojmë t'i bindim ata të përqafojnë doktrinën tonë të jo-dhunës, jo t'i thyejmë në fushë të betejës. Revolta jonë kundër dominimit britanik është e çarmatosur. Por, si t'i bindim edhe të mos arrijmë t'i bindim Britanikët të përqafojnë doktrinën tonë paqësore, ne jemi të vendosur t'ua bëjmë atyre të pamundur dominimin, nëpërmjet mosbashkëpunimit të padhunshëm. Nga vetë natyra e saj, kjo është një metodë e pamposhtur. Ajo është e bazuar në faktin se asnjë zhvatës nuk mund t'ia arrijë dot qëllimit pa një minimum bashkëpunimi, vullnetar apo të detyruar, nga ana e viktimës së tij.
Sunduesit tanë mund të kenë tokat tona dhe trupat tanë, por jo shpirtrat tanë. Ata nuk do t'i kenë kurrë këta të fundit, pa shfarosur të gjithë Indianët, burra, gra e fëmijë. Është e vërtetë se gjithë një popull nuk mund të ngrihet në këtë shkallë heroizmi dhe se forca mund ta thyej revoltën, por kjo nuk përbën problem. Sepse, në qoftë se mund të gjenden në Indi një numër i mjaftueshëm burrash e grash të gatshëm të sakrifikojnë jetën, pa asnjë mllef ndaj zhvatësve, në vend që të përthyejnë gjurin para këtyre, ata do të kenë përvijuar kështu rrugën e padhunshme të çlirimit nga tirania e dhunshme. Ju lutem të më besoni kur pohoj se ju do të gjeni një numër impresionant grash e burrash të tillë në Indi. Ata janë formuar qysh prej njëzet vjetësh.
Sikundër ju thashë, në teknikën e padhunshme disfata nuk ekziston. Motoja e saj është «vepro ose vdis», pa vrarë as plagosur. Ajo mund të ushtrohet praktikisht pa shpenzime dhe pa ndihmën e shkencës së shkatërrimit, që ju e keni përparuar në shkallë aq të lartë perfeksionimi. Unë habitem sesi ju nuk e kuptoni se ajo nuk është ekskluziviteti i askujt. Në qoftë se jo Britanikët, ndonjë fuqi tjetër do të arrijë ta përmirësojë më tej cilësinë e armatimit tuaj dhe do t'ju mundë me armët tuaja. Ju nuk do t'i lini vendit tuaj një trashëgim për të cilin ata do të ndiejnë krenari. Gjermania nuk do të mundë të krenohet në të ardhmen me tregimin e akteve tuaj mizorë, sado me aftësi të përpunohen ata. Unë ju kërkoj, pra, në emër të njerëzimit, ta pushoni luftën (...).
Gjatë këtij sezoni të trishtë, kur zemrat e plagosura të popujve të sfilitur të Evropës po luten për paqen, ne kemi pezulluar edhe luftën tonë paqësore. Nuk është tepër t'ju kërkoj të bëni një përpjekje për paqen që për ju nuk ka ndonjë domethënie ndoshta, por që do të thotë shumë për milionat e Evropianëve, thirrjet e heshtura për paqe të të cilëve unë i dëgjoj, sepse veshët e mi janë mësuar të dëgjojnë masat memece e vullnetndrydhura nga dhuna. Kisha si qëllim t'ju drejtoja një thirrje të përbashkët juve dhe Zotit Musolini, të cilin kam pasur nderin ta takoja gjatë udhëtimit në Angli si i deleguar në konferencën e tavolinës së rrumbullakët. Shpresoj që ai do të ketë mirësinë ta konsiderojë këtë thirrje sikur i është adresuar edhe atij vetë, me modifikimet përkatëse.
Firmosur prej autorit. (përkthim i Agim Hamitit)
Marrë nga faqja e Agim Hamitit
http://www.facebook.com/pages/Agim-Hamiti/174353345957127